Skip to main content

Autor: WeBalkans

Fillojnë punimet në shkollën e parë në Malin e Zi sipas programit arsimor të mbështetur nga WBIF.

Një moment historik në planin gjithëpërfshirës të Malit të Zi për të rinovuar shkollat parauniversitare ndodhi më 26 gusht teksa u vu guri i themelit në shkollën fillore “Vladimir Nazor” në Pogdoricë. Në ceremoni morën pjesë kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazović, ministri i arsimit Miomir Vojinović dhe drejtoresha e shkollës Ljiljana Marković. Pritet që ndërtimi i shkollave të përfundojë pas 17 muajsh.

 

Institucionet arsimore të Malit të Zi përballen me sfida të veçanta për shkak të fondeve dhe mirëmbajtjes të pamjaftueshme të cilat ndikojnë në cilësinë e arsimit. Ky program gjithëpërfshirës  i mbështetur nga WBIF për rinovimin e shkollave të sistemit parauniversitar përfshin ndërtimin, rinovimin dhe pajisjen e ndërtesave të shkollave dhe kopshteve në Podgoricë dhe në nëntë bashki të tjera. Fokusi është në shtimin e kapaciteteve shkollore të vendit duke krijuar 2,100 vende të reja dhe rreth 530 vende të reja pune me kohë të plotë, kryesisht për mësuesit. Zhvillimet e planifikuara do të ndihmojnë në lehtësim e mbingarkesës në shkolla dhe do të shtojnë aksesin e fëmijëve në instrumente më të mira mësimore duke përmirësuar kështu punësimin e të rinjve. Deri në vitin 2026, më shumë se 10,000 studentë në vit do të përfitojnë nga mjediset novatore të të nxënit për shkak të këtyre investimeve.

 

Pritet që nëpërmjet programit të investohen më shumë se 64 milionë euro, gjysma e të cilave do të mundësohen nga buxheti kombëtar i Malit të Zi. Donatorët dypalësh  dhe BE-ja do të kontribuojnë me 11.4 milionë euro nëpërmjet grantit të WBIF dhe European Investment Bank (EIB) me një borxh prej 18 milionë euro dhe një grant prej 2.5 milionë euro. Granti i EIB do të mbulojë mbështetjen teknike dhe këshillimore për përgatitjen dhe prokurimin e projektit dhe për zhvillimin e një standardi kombëtar për monitorimin dhe vlerësimin për përdorimin e projekteve të ngjashëm. Kjo paketë investimesh do të përshpejtojë modernizimin e shkollave të arsimit publik dhe infrastrukturën në vend.

Hapja e festivalit të pikturës ‘Naïve’ në Kovačica

U hap për herë të dytë festivali sllovak i pikturës ‘naïve’ në Galerinë Babka në Kovačica. Ekspozita “Reformers of Slavic literacy and language among the Slavic peoples in Europe” me autor Veiroslava Svetlik u hap me praninë e ambasadorit të Bashkimit Evropian në Serbi Emanuele Giaufret, zëvendës kryeministrit të Republikës së Serbisë dhe ministres së kulturës Veiroslava Svetlik, ambasadorit sllovak në Serbi Fedor Rosocha, si dhe përfaqësuesve nga bashkia Kovačica dhe drejtorit të Forum of Slavic Cultures Andreja Rihter. Arti Naïve në Kovačica është nominuar për t’iu bashkuar listës së UNESCO-s për trashëgiminë kulturore.

 

Gjatë ceremonisë hapëse, të ftuarit e shumtë, duke përfshirë edhe artistët e pikturave naïve si dhe qytetarë të Kovačica-ës morën pjesë në prezantimin e “Primer of Slovak naïve painting in Serbia” nga Juraj Hamar. Gjatë hapjes së festivalit, ambasadorin i Bashkimit Evropian në Serbi theksoi bashkëpunimin e jashtëzakonshëm midis Bashkimit Evropian dhe Serbisë në fushën e ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe përmendi mbështetjen e Bashkimit Evropian për rikonstruksionin dhe mbrojtjen e qendrave të rëndësishme kulturore si Golubac, Fetislam Fortress, Bač Fortress dhe shumë të tjera.

 

Arti ‘Naïve’ në Kovačica është nominuar për t’u përfshirë në UNESCO Representative List of Intangible Cultural Heritage dhe ambasadori Giaufret shprehu kënaqësinë e tij për këtë. Bashkimi Evropian vazhdon të jetë entuziast për bashkëpunimin me Serbinë në fushën e ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe një nga patronët e festivalit është zëvendës presidenti i Komisionit Evropian, Maroš Šefčovič.

Hapja e Pride Week në Serbi

Më 4 shtator u hap në Kalemegdan Pride Week me praninë e ambasadorit të Bashkimit Evropian në Serbi Emanuel Giaufret, zëvendës drejtorit të Delegation Plamena Halacheva, si dhe përfaqësues të misioneve diplomatike. Aktivistët mbanin banderola që lexonin “Law on same-sex unions (Ligji për martesat e të njëjtit seks)”, “Law on gender identity (Ligji për identitetin gjinor)”, “We are not even close (Jemi ende shumë larg)”.

 

Gjatë Pride Week në Serbi janë planifikuar një sërë eventesh për të drejtat e njeriut për komunitetin LGBT+. Më 9 shtator, ditën e shtunë, është njoftuar mbajtja e një parade që planifikohet të zhvillohet në qendër të Beogradit.

 

“Periudha aktuale nuk është fare optimiste për komunitetin LGBT+ dhe situata është shumë më keq se kohë më parë,” u shpreh drejtori i Belgrade Pride Goran Miletić në ceremoninë e saj të hapjes.

 

Ai rikujtoi se vitin e shkuar qeveria e ndaloi itinerarin e planifikuar për Europride dhe braktisi miratimin e Ligjit për martesat e të njëjtit seks. Disa nga vlerat bazë të Bashkimit Evropian përfshijnë barazinë dhe të drejtat e njeriut. Nëpërmjet motos “united in diversity”, BE-ja dëshiron të shprehë solidaritetin, të mbrojë barazinë dhe dashurinë në të gjitha format.

 

Pride Week do të zhvillohet nga data 4 deri më datë 10 shtator

NVM-të e suksesshme të Kosovës shfrytëzojnë fuqinë e diellit për energji

Mbështetja e BE-së ndihmon NVM-të e Kosovës të shfrytëzojnë energjinë diellore dhe të ecin drejt integrimit në BE.

Dielli është burimi kryesor i energjisë që gjendet në planetin Tokë dhe Kosova vlerësohet të ketë 240 ditë me diell në vit. Duke shfrytëzuar këtë potencial të bollshëm dhe duke kaluar në burime të pastra të energjisë, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në Kosovë kanë filluar investimet në energjinë e rinovueshme, të mbështetura nga Bashkimi Evropian (BE), duke korrur përfitimet përkatëse. Për më tepër, këto investime në energjinë e rinovueshme jo vetëm që po ndihmojnë bizneset, por edhe po i hapin rrugën Kosovës drejt anëtarësimit në BE, e cila ofron mundësi të shumta, veçanërisht për NVM-të. Megjithatë, rruga drejt miratimit të acquis communautaire përfshin ndryshime thelbësore rregullatore, duke imponuar një barrë të konsiderueshme financiare për ndërmarrjet që përpiqen të përmbushin këto standarde të reja.

“Ne kemi instaluar panele diellore me kapacitet 112kwp, të cilat kanë ulur ndjeshëm shpenzimet tona të energjisë. Më parë na është dashur të paguajmë një faturë të energjisë elektrike prej përafërsisht 1200 euro në muaj. Tani, shpenzimet tona mujore janë afërsisht 200 euro. Kjo përkthehet në një reduktim të përafërt prej 80% të kostove tona të energjisë.”

Falë përkushtimit të palëkundur dhe punës së palodhur, Forma SHPK, një ndërmarrje e mesme e themeluar në vitin 2013 në fshatin Bresalc të komunës së Gjilanit/Gnjilane, ka bërë përparime të konsiderueshme në sektorin e saj. Besim Rexhi, menaxher në Forma Sh.pk, thekson objektivin e tyre parësor për zgjerimin në tregjet vendore dhe ndërkombëtare, duke tërhequr klientë të rinj. Ai thekson faktorët kritikë që kontribuojnë në suksesin e tyre, duke përfshirë një fuqi punëtore të përkushtuar dhe një angazhim për inovacion të vazhdueshëm në produkte dhe shërbime.

Kompania aktualisht punëson 70 persona, një rritje e konsiderueshme nga stafi fillestar prej 10-15 punonjësish. Prodhimi i tyre kryesor përfshin prodhimin e komponentëve plastikë që përdoren kryesisht në shërbimet e transportit, veçanërisht për shërbimet e trenave dhe tramvajit, me Gjermaninë që është destinacioni i tyre kryesor i eksportit.

Në përpjekje për të reduktuar shpenzimet e energjisë dhe për të kontribuar në ruajtjen e mjedisit, Forma SHPK investoi në panele diellore përmes një kredie të lehtësuar nga EBRD’s Kosovo SME Competitiveness Support Programme. Si pjesë e kësaj nisme, Forma SHPK mori gjithashtu udhëzime të vlefshme teknike falas nga një ekip ndërkombëtar konsulentësh dhe një grant për kthimin e parave të financuara nga BE-ja. Besim Rexhi, menaxheri i kompanisë, vlerëson rezultatet e jashtëzakonshme të këtij investimi. “Ne kemi instaluar panele diellore me kapacitet 112kwp, të cilat kanë ulur ndjeshëm shpenzimet tona të energjisë. Më parë na është dashur të paguajmë një faturë të energjisë elektrike prej përafërsisht 1200 euro në muaj. Tani, shpenzimet tona mujore janë afërsisht 200 euro. Kjo përkthehet në një reduktim të përafërt 80% të kostove tona të energjisë.” shprehet me krenari Rexhi.

“Pendimi im i vetëm është që më përpara nuk kam qenë i vetëdijshëm për avantazhet e jashtëzakonshme të energjisë së rinovueshme. Nëse do të ishte e mundur do të instaloja edhe 100 panele shtesë edhe pse panelet e tanishme diellore plotësojnë në mënyrë adekuate kërkesat e mia për energji. Përfshirja e praktikave miqësore me mjedisin jo vetëm që redukton shpenzimet tuaja të energjisë, por gjithashtu ofron një ndjenjë personale kënaqësie, duke e ditur që po kontribuon pozitivisht në planetin tonë.”

Rreth projektit

EBRD’s Kosovo SME Competitiveness Support Programme në Kosovë është zhvilluar posaçërisht për të ndihmuar NVM-të në pronësi private për të përmbushur rregulloret e reja dhe për të kuptuar kërkesat e përmirësimit në fushën e mbrojtjes së mjedisit, shëndetit dhe sigurisë në punë dhe cilësisë dhe sigurisë së produkteve. Linja e kredisë e ofruar nga BERZH-i nëpërmjet bankave partnere vendase, së bashku me një grant prej 15% dhe asistencë teknike falas të financuar nga Bashkimi Evropian, ndihmon NVM-të të identifikojnë kërkesat e tyre për investime për përmirësimin drejt përputhshmërisë me Direktivat prioritare të BE-së. Këshilla teknike falas, e ofruar nga një ekip ndërkombëtar ekspertësh, i ndihmon NVM-të në Kosovë të gjejnë zgjidhjen më të mirë për t’iu përmbajtur direktivave të BE-së, të jenë konkurruese në tregtinë e tyre me partnerët e BE-së dhe të rrisin përfitimin e tyre në vend përmes ofertave të produkteve dhe shërbimeve me cilësi më të lartë.

Udhërrëfyesi i ardhshëm i kompanisë përfshin një angazhim për të zgjeruar eksportet duke hyrë në tregje të tjera jashtë shtetit, duke nxitur marrëdhënie të forta me klientët, furnizuesit dhe partnerët e ndryshëm dhe duke përmirësuar më tej fuqinë e tyre punëtore. Gjithashtu, Besimi bën thirrje që bizneset e tjera në Kosovë të përfshijnë burimet e pastra të energjisë. “Pendimi im i vetëm është që më përpara nuk kam qenë i vetëdijshëm për avantazhet e jashtëzakonshme të energjisë së rinovueshme. Nëse do të ishte e mundur do të instaloja edhe 100 panele shtesë edhe pse panelet e tanishme diellore plotësojnë në mënyrë adekuate kërkesat e mia për energji. Përfshirja e praktikave miqësore me mjedisin jo vetëm që redukton shpenzimet tuaja të energjisë, por gjithashtu ofron një ndjenjë personale kënaqësie, duke e ditur që po kontribuon pozitivisht në planetin tonë,” përfundon prerazi Rexhi.

Fuqizimi i kineastëve të rinj: Ndikimi i Sarajevo Film Festival

Roli i Sarajevo Film Festival në promovimin e talenteve të reja.

Në vitin 1995, në përfundim të rrethimit 4-vjeçar të Sarajevës, Obala Art Centar ndërmori nismën për të themeluar Sarajevo Film Festival, me qëllim për të ndihmuar në rindërtimin e shoqërisë civile dhe për të ruajtur shpirtin kozmopolit të qytetit. Sot, pas pothuajse tri dekadash, Sarajevo Film Festival ka dalë në pah si festivali më i veçantë i filmit në rajon, duke u njohur si nga profesionistët e industrive të filmit ashtu edhe nga audienca e larmishme. Çdo gusht, festivali mbledh përfaqësues nga industria e filmit, kineastë, profesionistë medie dhe një audiencë të madhe nga Bonja dhe Hercegovina dhe më tej. Ngjarja kryesore në kalendarin e filmit është festivali, i cili njihet për programin e jashtëzakonshëm, për sektorin e fuqishëm të industrisë dhe për platformën ku mësojnë dhe lidhen kineastët e rinj.

Gjithashtu, festivali luan një rol thelbësor në nxitjen e rritjes personale dhe profesionale te individët e rinj, nëpërmjet mundësive të përfshirjes së vullnetarëve, perspektivave të punësimit dhe programeve të dedikuara si për shembull Talents Sarajevo. Këto nisma i japin mundësi të rinjve të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të përmirësojnë karrierat e tyre në industrinë e filmit.

“Besoj se Sarajevo Film Festival është mbi të gjitha vendi ku mund të takojnë profesionistët nga e gjithë bota. Keni mundësinë t’i takoni, t’i bëni pyetje dhe shpesh të pini një kafe me to dhe të mësoni prej tyre.“

Tarik Bico, 25 vjeçar i sapodiplomuar nga Academy of Performing Arts në Sarajevë, Bosnjë Hercegovinë, ka marrë pjesë aktivisht në festival prej disa vitesh. Rrugëtimi i tij nisi në vitet e para të studimit, kur ai iu bashkua festivalit dhe gradualisht punoi si ndihmës koordinator programi për tre vjet në programin e konkursit të dokumentarëve. Që nga viti i kaluar, Tarik ka marrë rolin e prodhuesit, krijuesit dhe drejtuesit, duke bashkëpunuar me kolegët e tij për të prodhuar përmbajtjen e shumëllojshme të festivalit.

Për Tarikun, Sarajevo Film Festival ka dhënë kontribute të mëdha si një platformë që lidh profesionistët nga e gjithë bota. Festivali ofron mundësi të paçmueshme për t’u lidhur me ta, për t’i bërë pyetje dhe madje për të pire një kafe ndërkohë që mëson nga eksperiencat e tyre. “Besoj se Sarajevo Film Festival është mbi të gjitha vendi ku mund të takojnë profesionistët nga e gjithë bota. Keni mundësinë t’i takoni, t’i bëni pyetje, të pini një kafe me to dhe të mësoni prej tyre.“ thotë Tarik.

Megjithëse festivali është padyshim vendi ku kalohet mirë dhe takohen kineastë të kualifikuar, Tariku thekson natyrën sfiduese të kësaj pune. Ai e shikon festivalin si një mjedis të veçantë për testimin dhe zhvillimin e aftësive, pasi i vendos individët në situata ku duhen të përshtaten dhe të përdorin të gjithë potencialin e tyre. Tariku e shikon festivalin si mjedis ideal për zhvillim personal dhe profesional.

“Mezi po pres që të fillojë festivali. Kërkon shumë punë, por çdo vit përcjell emocione të reja.”

Lidhur me programin

Creative Europe është programi i BE-së, i cili mbështet sektorët kulturor dhe kreativë. Programi i ri Creative Europe 2021-2027, me buxhet prej 2.44 miliardë euro, do të investojë në veprimtari që forcojnë diversitetin kulturor dhe që i përgjigjen nevojës dhe sfidave të sektorëve kulturorë dhe kreativë. Këto risi do të kontribuojnë për rimëkëmbin e këtyre sektorëve, duke forcuar përpjekjet e tyre që të bëhen më digjitalë, më ekologjikë, më ripërtëritës dhe më gjithëpërfshirës.

Para dy vitesh, Tariku realizoi projektin filmik për diplomim, i cili e kishte premierën në Sarajevo Film Festival. Kjo është një dëshmi për faktin se festivali shërben si një platformë thelbësore për kineastët e rinj, të cilët shfaqin punën e tyre. Aktualisht, Tariku është i zhytur në projektin e tij të filmit me metrazh të gjatë, me qëllim që ta përfundojë brenda tre viteve të ardhshme. Teksa po punon me maturi për filmin, ai merr pjesë me zell në edicionin e radhës të Sarajevo Film Festival. “Mezi po pres që të fillojë festivali. Kërkon shumë punë, por çdo vit përcjell emocione të reja,” thotë Tariku.

Gjatë dekadave të huaja, Sarajevo Film Festival ka marrë mbështetje të rëndësishme nga Bashkimi Evropian, kryesisht nëpërmjet programit Creative Europe. Kjo gjë ka luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen dhe suksesin e festivalit.

Nga një fermë e vigë në një korporatë shpezërie

Programi IPARD I financuar nga BE mbështet rritjen e ndërmarrjes Malazeze të shpezërisë.

Në të njëzetat e tij, Radovan Jovovic u diplomua në fakultetin juridik të Beogradit me synimin për t’u bërë jurist dhe për të punuar për një ndërmarrje shtetërore. Megjithatë, gjithçka ndryshoi gjatë një udhëtimi nëpër Evropë, kur ai u ndesh me një fermë pulash që i ngjalli interesin. I intriguar, ai ndaloi të bisedonte me pronarin e fermës, pa e ditur se ky takim do të ndikonte thellësisht në jetën e tij. “Teksa po flisja me pronarin e fermës së pulave, fillova të kuptoj së kjo mund të jetë një sipërmarrje biznesi interesante për t’u eksploruar.“ reflekton Radovan.

“Si biznes familjar arritëm të fitonim të ardhura të mira, veçanërisht duke pasur parasysh kushtet ekonomike të viteve 90-të.”

Pas kthimit në Mal të Zi, Radovan ndoqi karrierën e tij si avokat në një institucion qeveritar. Megjithatë, dëshira e tij për të filluar një fermë pulash vazhdonte. Me ndihmën e prindërve të tij, ai mori iniciativën dhe themeloi një fermë të vogël me rreth 70 pula që shtronin vezë. Për kënaqësinë e tij, sipërmarrja doli të ishte fitimprurëse. Kostoja për të ushqyer pulat ishte e arsyeshme, dhe çmimet e tregut për vezë ishin të favorshme. “Si biznes familjar arritëm të fitonim të ardhura të mira, veçanërisht duke pasur parasysh kushtet ekonomike të viteve 90-të. shprehu Radovan

Konflikti dhe lufta në ish-jugosllavi kishte një ndikim dëmtues në këtë biznes; megjithatë, kompania mbijetoi pavarësisht sfidave. Sanksionet ekonomike të vendosura mbi Jugosllavinë dhe kushtet e lëkundshme të tregut e bënë të vështirë të kryesh një biznes. Shpjegoi Radovan Megjithatë, rreth vitit 2004, situata filloi të normalizohet , dhe tregu dal nga dalë u stabilizua. Kjo gjë ndodhi në kohën kur Radovan bëri një vizitë tjetër në Evropë, kësaj radhe me qëllim që të gjente pajisje dhe teknologjinë e nevojshme për të zgjeruar operimet e tyre për të strehuar 10.000 pula që shtrojnë vezë.

Në vitin 2007, ata blenë me sukses pajisje teknologjike kompjuterike më të avancuara nga Evropa. Njëkohësisht, ata zgjeruan hapësirën fizike të fermës dhe ndërtuan një objekt të ri, modern me një kapacitet prej mbi 15,000 pula që shtrojnë vezë. “Investimi shënoi një pikë kthese në historinë e kompanisë sonë, duke e shndërruar atë nga një ndërmarrje e vogël familjare në një korporatë”, pohon Radovan.

“Si një nga pionierët që aplikoi për programin IPARD në Mal të Zi, mund të them me bindje se mbështetja që morëm ishte një pikë kthese dhe një shtysë jo vetëm për ndërmarrjen tonë, por edhe për shumë biznese të tjera në vendin tonë”.

Lidhur me programin

Pjesë e Instrumentit për Asistencën e Para-Aderimit (IPA) i projektuar për të mbështetur reformat në vendet në procesin e anëtarësimit në BE, Instrumenti për Asistencën e Para-Aderimit për Zhvillimin Rural (IPARD) fokusohet në sektorët agro-ushqimor dhe zonat rurale të atyre vendeve. Nëpërmjet këtij instrumenti, BE-ja u ofron përfituesve ndihmë teknike dhe financiare, për t’i bërë sektorët e tyre bujqësorë dhe zonat rurale më të qëndrueshme dhe në përputhje me politikat e përbashkëta bujqësore të BE-së.

Radovan shpjegon se vitet e fundit, ata kanë hasur në sfida shtesë, duke përfshirë çështjet e tregut që rrjedhin nga pandemia COVID-19 dhe mungesat e ushqimit të pulave dhe lëndëve të para për shkak të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës. „ Megjithatë ne i kemi kaluar këto sfida me sukses gjë që vërteton qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e ndërmarrjes tonë thekson Radovan.

Duke qenë një ndërmarrje e qëndrueshme dhe stabël, Alkoset ka patur mundësinë të përfitojë nga ndihma e BE-së nëpërmjet programit IPARD për Malin e Zi. Ndërmarrja ka përfituar nga ndihma në ndërtim, rindërtim dhe prokurim të pajisjeve, duke përfshirë agregat, termoteknike, pajisje për rritjen e pulave në kafaze, pajisje për pula që shtrojnë vezë dhe ndërtimin e një objekti të ri. “Si një nga pionierët që aplikoi për programin IPARD në Mal të Zi, mund të them me bindje se mbështetja që morëm ishte një pikë kthimi dhe një shtysë jo vetëm për kompaninë tonë por edhe për shumë biznese të tjera në vendin tonë”, shton Radovan.

Rigjallërimi i Turizmit në veriun e Malit të Zi: Një projekt inovativ

Një projekt i financuar nga BE-ja mbështet fuqizimin e turizmit rural në Mal të Zi

Pjesa veriore e Malit të Zi ka pasuri të thesareve natyrore dhe kulturore, duke e bërë atë një destinacion tërheqës për vizitorët. Vitet e fundit, turizmi rural familjar ka pësuar rritje të ndjeshme në rajon, numrin e vizitorëve në rritje të vazhdueshme. Kjo mund t’i atribuohet, në një pjesë të madhe, disponueshmërisë së ushqimeve dhe pijeve të bëra në shtëpi me cilësi të lartë, si dhe mundësinë për të qëndruar në mjedise tradicionale. Megjithatë, përkundër këtyre zhvillimeve pozitive, numri i vizitorëve nuk kishte arritur ende në nivelet e dëshiruara. Arsyeja për këtë ishte mungesa e atraksioneve shtesë apo opsioneve argëtuese që do të joshin vizitorët të zgjasin qëndrimin e tyre. Duke e njohur këtë sfidë, Shoqata e Turizmit Rural, një OJQ që vepron në pjesën veriore të Malit të Zi, filloi një projekt që synonte adresimin e kësaj çështjeje dhe përmirësimin e situatës së përgjithshme.

“Ndërsa familjet rurale në veriun e Malit të Zi ofrojnë ushqim dhe akomodim të shkëlqyer, atyre u mungon përvoja në ofrimin e argëtimit për vizitorët.”

Dalibor Sekularac, përfaqësues i Shoqatës së Turizmit Rural, thekson se çështja e opsioneve të kufizuara të argëtimit për vizitorët ka qenë një temë e rregullt e diskutimit brenda shoqatës për më shumë se një vit. “Ndërsa familjet rurale në veriun e Malit të Zi ofrojnë ushqim dhe akomodim të shkëlqyer, atyre u mungon përvoja në ofrimin e argëtimit për vizitorët,” shpjegon Dalibor. Për të adresuar këtë, shoqata hartoi një plan për të krijuar një shteg ecjeje prej nëntë kilometrash që lidh fshatrat Lubnice dhe Kurkikuce. Ky shteg do t’u ofronte vizitorëve një shëtitje të lehtë dhe të këndshme, duke i lejuar ata të eksplorojnë atraksionet natyrore të rajonit. Fokusi ishte veçanërisht në turizmin familjar, pasi zona kishte tashmë shtigje sfiduese për alpinistët me përvojë, por mungonin opsionet e përshtatshme për familjet me fëmijë që preferojnë shëtitjet rekreative.

Për të zbatuar vizionin e tyre, Shoqata e Turizmit rural aplikoi për financim përmes Programit për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili mbështetet nga BE-ja dhe zbatohet nga UNDP-ja. Projekti i tyre ishte në përputhje me kriteret e programit dhe atyre iu dha mbështetja e nevojshme. Me ndihmën e ReLOaD2, ata identifikuan dhe pastruan shtegun, përdorën shënjimin profesional GPS për të siguruar saktësinë, instaluan sinjalistikën e nevojshme dhe krijuan një hartë dhe broshura që ofronin informacione për shtegun. Për më tepër, ata promovuan shtegun në platformat e turizmit në natyrë si Vikilock dhe faqen e tyre të internetit. Për të rritur shikueshmërinë, ata paraqitën 3 video promovuese—njëra tregon shtegun, tjetra nxjerr në pah familjet rurale dhe e treta ofron një pasqyrë të turizmit rural në rajon. Informacioni për shtegut përfshin gjithashtu etiketimin gjeografik, duke pasqyruar tendencën aktuale në turizmin modern.

“Shtegu është në favor të vizitorëve dhe disa pronarëve të familjeve rurale madje kanë filluar të ofrojnë shërbime udhërrëfyese.”

Rreth projektit

Programi Rajonal për Demokraci Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2) është vazhdim i nismave të mbështetura nga BE-ja, si: Projekti për Forcimin e Demokracisë Vendore (LOD 2009 – 2016) dhe Programi i zgjeruar Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD, 2017-2020). Objektivi i përgjithshëm i projektit është forcimi i demokracive pjesëmarrëse dhe i integrimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, duke fuqizuar shoqërinë civile dhe duke i nxitur të rinjtë që të marrin pjesë në mënyrë aktive në procesin e vendimmarrjes, si dhe nëpërmjet përmirësimit të një mjedisi mbështetës ligjor dhe financiar për shoqërinë civile.

Shtegu është funksionale për gati një vit tani dhe së fundmi, përfaqësues nga Shoqata e Ekonomive Familjare Rurale, UNDP-ja dhe BE-ja vizituan fshatrat për të vlerësuar performancën e tij. “Shtegu është në favor të vizitorëve dhe disa pronarëve të familjeve rurale madje kanë filluar të ofrojnë shërbime udhërrëfyese,” thotë Dalibor.

Sipas Dalibor, projekti jo vetëm që ka ofruar mbështetje për familjet, por ka shërbyer edhe si një mundësi e vlefshme mësimi. “Edhe pse ishte një projekt i shkallës së vogël, ai na ka pajisur me aftësi të rëndësishme në prokurim, raportim dhe fusha të tjera përkatëse,” shpjegon Dalibor. “Me njohuritë që kemi fituar, ndihemi më të sigurt gjatë aplikimeve për projekte dhe programe më të mëdha të financuar nga BE-ja dhe donatorë të tjerë.”

Revolucionarizimi i kërkimit bujqësor në Serbi Godina e re themelore e institutit BioSense

Me një mbështetje nga kredia e EIB-së, instituti BioSens në Serbi fiton një ndërtesë të re me pajisje shumë të sofistikuara dhe hapësirë të madhe pune.

BioSense, Instituti pionier i Kërkimit dhe Zhvillimit për Teknologjinë e Informacionit në Biosisteme, po udhëheq detyrën në revolucionarizimin e bujqësisë përmes inovacionit digjital në Serbi. Që nga themelimi i tij në 2015, instituti ka qenë në plan të parë të eksplorimit të përparimeve më të fundit shkencore dhe teknologjike në aplikimin e IT-së në bujqësi. Objektivi i tij kryesor është të ofrojë zgjidhjet digjitale më të fundit për sektorin e bujqësisë në Serbi dhe në mbarë botën, duke fuqizuar fermerët të arrijnë rendimente më të larta me investime optimale. Ndikimi i zbulimeve shkencore të BioSense shtrihet shumë përtej kufijve të laboratorëve të tyre. Këto risi janë integruar pa probleme në shoqëri, në dobi të fermerëve, shërbimeve të ekstensionit, kompanive, politikëbërësve, studentëve dhe nxënësve.

Për të mbështetur Institutin BioSense, BE-ja po siguron financim përmes projektit ANTARES, me një grant gjithëpërfshirës prej 14 milionë euro nga programi Horizon 2020 i BE-së “Përhapja e Përsosmërisë dhe Zgjerimit të Pjesëmarrjes. “Qeveria e Serbisë ka dhënë gjithashtu një kontribut të rëndësishëm prej 20 milionë eurosh, një pjesë e të cilit është marrë përmes një kredie të favorshme prej 18 milionë eurosh nga European Investment Bank. Këto fonde janë të dedikuara për zhvillimin e infrastrukturës kërkimore, duke përfshirë ndërtesën më të avancuar të institutit dhe pajisjet e fundit shkencore.

“Që nga themelimi ynë në vitin 2015 me vetëm 10 punonjës, ne kemi përjetuar rritje të jashtëzakonshme, duke punësuar tani 150 individë. Shtrirja e kërkimit tonë është zgjeruar ndjeshëm, duke kërkuar ndërtimin e një ndërtese të re, infrastrukturë të përmirësuar dhe pajisje të përmirësuara.”

Profesor Vladimir Crnojević, drejtor i Institutit BioSense Ai thekson nevojën urgjente për hapësirë pune shtesë që ka lindur me kalimin e kohës. “Që nga themelimi ynë në vitin 2015 me vetëm 10 punonjës, ne kemi përjetuar rritje të jashtëzakonshme, duke punësuar tani 150 individë. Shtrirja e kërkimit tonë është zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme, duke kërkuar ndërtimin e një ndërtese të re, infrastrukturë të përmirësuar dhe pajisje të përmirësuara,” shpjegon profesor Crnojević.

Ndërtesa e sapondërtuar e Institutit BioSense shquhet si një nga strukturat më inovative në Serbi. Është projektuar me përpikëri për t’u kujdesur për kërkuesit që punojnë në projekte që lidhen me mikro dhe nanoteknologjinë, inteligjencën artificiale, kërkimin e biosistemit, bujqësinë qelizore, bioarkeologjinë dhe disiplina të tjera të ndryshme shkencore të ndjekura nga instituti i kërkimit dhe zhvillimit për teknologjinë e informacionit në biosisteme. Me laboratorët dhe zyrat që përbëjnë afërsisht 60% të sipërfaqes totale të ndërtesës, hapësira e bollshme e punës ofrohet për studiuesit e institutit. Duke përfshirë rreth 6,500 metra katrorë, ndërtesa shfaq elemente unike arkitekturore dhe zgjidhje të ndërlikuara inxhinierike. Veçanërisht, ndërtesa është e pajisur me teknologjinë e izolimit bazë, duke kombinuar izoluesit sizmikë dhe themelet izoluese për ta mbrojtur atë nga aktiviteti sizmik dhe madje edhe nga dridhjet më të vogla të jashtme. Ky themel anti-dridhje siguron që pajisjet delikate të vendosura brenda ndërtesës të mbeten të mbrojtura nga shqetësimet e jashtme.

Laboratorët në Institutin BioSense kërkojnë një nivel të jashtëzakonshëm pastërtie, ku edhe grimca më e vogël e pluhurit konsiderohet shumë e madhe. Për të përmbushur këto kërkesa të rrepta, laboratorë të veçantë brenda godinës janë projektuar si dhoma të pastra. Këto mjedise të kontrolluara kërkojnë praninë e ajrit të pastër dhe të pandotur, duke krijuar një hapësirë pune të përshtatshme për trajtimin e pajisjeve më delikate. Aksesi në këto dhoma është i kufizuar, duke kërkuar që individët të veshin veshjet e duhura përpara se të hyjnë gradualisht nëpër hapësira gjithnjë e më të pastra. Komunikimi vizual ndërmjet dhomave të ndryshme lehtësohet përmes paneleve të xhamit, ndërsa kutitë e dedikuara të transferimit lehtësojnë shkëmbimin e materialeve dhe pajisjeve. Për më tepër instituti ka një laborator optik, i veshur tërësisht me të zezë për kërkime të specializuara optike.

“Falë projektit ANTARES dhe mbështetjes nga European Investment Bank, ne kemi mundur të marrim pajisjet e nevojshme dhe të investojmë në ndërtesën tonë të re.”

Rreth programit

European Investment Bank, institucioni i financimit afatgjatë të Bashkimit Evropian, mbështet projekte të qëndrueshme të investimeve kapitale që çojnë përpara objektivat e politikës së BE-së. Në vendet e Ballkanit Perëndimor, operacionet financiare të EIB-së kontribuojnë në lehtësimin e procesit të integrimit me Bashkimin Evropian. Që nga 2001, BEI-ja ka dhënë 7 miliardë € në favor të projektit në Serbi.

Instituti BioSense ka përjetuar rritje të jashtëzakonshme, duke u zgjeruar nga 50 punonjës në fillimin e projektit në mbi 140 punonjës aktualisht, me më shumë se 50 me diplomë doktorature. Ky zgjerim është bërë i mundur nëpërmjet mbështetjes së programit ANTARES të financuar nga BE-ja. Projekti ka krijuar drejtpërdrejt 37 pozicione të reja dhe 15 vende të tjera pritet të plotësohen me përfundimin e projektit. Kjo rritje e konsiderueshme ka rritur ndjeshëm aftësitë shkencore të Institutit , duke rezultuar në inicimin e suksesshëm të 36 projekteve Horizon, 22 projekteve të tjera ndërkombëtare, 9 projekteve industriale dhe 38 projekteve kombëtare, më një të ardhur totale prej 25 milionë euro.

Profesor Vladimir Crnojević pranon rolin vendimtar të projektit ANTARES dhe vendimin e shtetit për të siguruar financim nga European Investment Bank. “Falë projektit ANTARES dhe mbështetjes nga European Investment Bank, ne kemi mundur të marrim pajisjet e nevojshme dhe të investojmë në ndërtesën tonë të re,” pohon profesor Crnojević.

Ndërtimi i urave lidhëse nëpërmjet Artit

Një projekt i financuar nga BE-ja që ndihmon organizatat kulturore nga Kosova dhe Serbia të krijojnë lidhje dhe zhvillojnë partneritete.

Ana Pinter, një drejtore teatri nga Beogradi në Serbi e cilëson veten si një Artiste eksperimentale. Ajo është një anëtare e Association of Independent Cultural Scene of Serbia (ICSS) një platformë bashkëpunimi  e përbërë nga mbi 80 organizata nga 21 qytete në sektorin e kulturës dhe arteve në Serbi. Aktualisht, Ana është në një vizitë në qytetin e Pejës në Kosovë si një pjesëmarrëse në Festivalin ndërkombëtar të filmave të animuar (International Animated Film Festival) (ANIBAR). Kjo është vizita e saj inauguruese në Kosovë dhe Pejë. “Jam e mahnitur nga gjallëria i këtij qyteti dhe nga festivali i këndshëm i cili ka zgjedhur Dashurinë si temën e këtij viti. Mezi pres të takoj dhe të angazhohen në diskutime me kolegët e mi nga ANIBAR, duke eksploruar themelet e bashkëpunimeve tona të mundshme,“ thotë Ana.

“Kështu që ne e menduam të rëndësishëm krijimin e një mundësie bashkëpunimi (formal dhe jo formal) për të rinjtë nga Kosova dhe Serbia. Prandaj ne zhvilluam një projekt, aplikuam për fonde dhe tani kemi filluar me zbatimin e tij.”

Ana dhe artistë të tjerë nga Association of Independent Cultural Scene of Serbia (ICSS) po vizitojnë ANIBAR si pjesë e projektit të financuar nga BE-ja “Fostering Sustainable Partnerships and Dialogue: Arts and Culture Collaboration between Kosovo and Serbia.” Ky Projekt u zbatua bashkërisht nga ANIBAR dhe ICSS-ja. Luka Knjezevic Strika përfaqësues i ICSS-së, shpjegon se ata po bashkëpunojnë me ANIBAR për dy vitet e fundit brenda kontekstit të kufijve rajonalë, duke u fokusuar në zhvillimin e bashkëpunimit kulturor ndërkombëtar dhe bashkëpunimin ndërsektorial në fushën e kulturës në Serbi dhe Kosovë. Synimi i tyre është ngritja e modeleve të reja të organizimit dhe partneritetit midis sektorit qytetar dhe atij publik.

Edhe pse ka pasur disa iniciativa  bashkëpunimi midis organizatave kulturore në të dy sektorët, akoma mbetet një mungesë bashkëpunimi të qëndrueshëm strukturor midis Organizatave në Serbi dhe Kosovë. Për më tepër ka një pamjaftueshmëri të aftësive teknike dhe komunikuese në sektorin e të dy shteteve si dhe mundësi të kufizuara për organizata të reja dhe individë për të hyrë në këtë sektor. Shumë nga personat e rinj/reja në të dyja shtetet kanë mungesë në motivim dhje aftësitë e nevojshme për tu përfshirë aktivisht në komunitetin e tyre vendas. „Kështu që ne e menduam të rëndësishëm krijimin e një mundësie bashkëpunimi (formal dhe jo formal) për të rinjtë nga Kosova dhe Serbia. Prandaj ne zhvilluam projektin, aplikuam për fonde morëm mbështetje dhe tani kemi filluar me zbatimin e tij,“ shpjegon Luka.

Projekti përfshin një sërë veprimtarish të modeluara për të përforcuar kapacitetet e sektorit kulturor dhe për tu kujdesur për bashkëpunimin midis artistëve të pa varur, hapësirave kulturore dhe institucioneve në Kosovë dhe Serbi. Këto veprimtari përfshijnë sigurimin e hapësirave kulturore me pajisje, organizimin e programeve dhe eventeve kulturore publike, dhe lehtësimin e shkëmbimit të kulturës bashkëkohore dhe programeve artistike. Gjithashtu, projekti përfshin mbledhjen e asambleve të anëtarëve të rrjetit, prodhimin e një reviste të kulturës së pavarur, publikimin në internet të artikujve të blogjeve për të mbuluar skenën e kulturës së pavarur, zhvillimin e workshop-eve dhe seancave trajnuese për artistët e rinj dhe mbështetjen e 24 shkëmbimeve artistike dhe bashkëprodhimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

„Ne gjithashtu synuam të eksploronim dhe eksperimentonim me modele të reja të bashkëpunimit kulturor midis Kosovës dhe Serbisë, duke mësuar nga njëri tjetri për të përforcuar performancën dhe ndikimin tonë.“

Rreth projektit

Nxitja e Partneriteteve dhe Dialogut të Qëndrueshëm: Projekti Arts and Culture Collaboration between Kosovo and Serbia mbështetet nga financimi i BE-së “EU Civil Society Facility and Media Programme/Western Balkans and Turkey for 2021-2023 (IPA III)”. I nisur në vitin 2023, projekti është planifikuar të zgjasë 48 muaj. Qëllimi i tij kryesor është të forcojë dhe kultivojë praktika dhe struktura bashkëpunimi kulturore bashkëkohore të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe pjesëmarrëse ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Me ndihmën e këtyre përpjekjeve bashkëpunuese, partnerët synojnë të thellojnë kuptimin mbi ndryshimet dhe ngjashmëritë midis kontekstit kulturor dhe shoqëror të Kosovës dhe Serbisë. „Ne gjithashtu synojmë të eksploronim dhe eksperimentonim me modele të reja të bashkëpunimit kulturor midis Kosovës dhe Serbisë, duke mësuar nga njëri tjetri për të përforcuar performancën dhe ndikimin tonë,“ shprehet Luka.

Organizatat kulturore dhe nismat në rajon vazhdimisht marrin iniciativën për të promovuar çështje të rëndësishme tërthore të tilla si: të drejtat e njeriut, barazia gjinore, demokracia, qeverisja e mirë, dhe qëndrueshmëria mjedisore. Anibar dhe ICSS, në veçanti kanë qenë thelbësorë në advokimin për modele inovative të partneriteteve publike qytetare për të qeverisur infrastrukturën publike. Nëpërmjet këtij projekti, organizata zbatuese do të ketë mundësinë të krijojë partneritete dhe t’i integrojë këto çështje në programet kulturore dhe artistike që zhvillohen në hapësirat kulturore.

 

YEA organizon një panel diskutimi në Shkup, Maqedoni e Veriut për të advokuar kundër stazhit të papaguar.

Ambasadorët e Rinj Evropianë Renata Penchova, Damjan Zlatanovski, dhe Stanisha Stankovikj organizuan një diskutim që synon të rinjtë, duke u përqendruar në ndalimin e stazheve të papaguar. Çështja ka arritur vëmendje të konsiderueshme në Evropë, veçanërisht pasi Parlamenti Evropian miratoi së fundmi një nismë të drejtuar nga European Youth Forum.

 

Në eventin e moderuar në mënyrë eksperte nga YEA Damjan Zlatanovski, spikati YEA Renata Penchova si një nga folëset kryesore. Renata, që është edhe ambasadore për fushatën #BanUnpaidInternships, theksoi rëndësinë e përafrimit të ligjit maqedonas me ndalimin e propozuar si dhe rolin thelbësor të të rinjve në advokimin për këtë ndryshim.

 

Gjatë eventit pjesëmarrësve i është shfaqur një intervistë e kohëve të fundit mes presidentit të European Youth Forum dhe Komisionerit Evropian Schmit. Intervista shërben si provë e mbështetjes së Komisionerit për ligjin e propozuar, që pritet të pranohet nga Komisioni Evropian në të ardhmen e afërt.

 

Eventi u zhvillua në Europe House Shkup.