Skip to main content

Autor: WeBalkans

YEA-të nga Shqipëria takohen me Presidenten von der Leyen në Shtëpinë e Evropës në Tiranë

Vetëm një ditë përpara Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, Ambasadorët e Rinj Evropianë (YEA) patën privilegjin të takonin Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me rastin e hapjes së aplikimeve për kampusin e Kolegjit të Evropës në Tiranë, për vitin akademik 2024-2025.

 

Gjithashtu, Rektori i Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini, u bëri një ftesë YEA-ve për të vizituar zyrat e Kolegjit të Evropës në Tiranë për diskutime në lidhje me bashkëpunimin e mundshëm në të ardhmen. Si një rrjet rajonal, Ambasadorët e Rinj Evropianë janë të kënaqur që ta zgjerojnë këtë mundësi të vyer jo vetëm te studentët e rinj në Shqipëri, por edhe tek ata nga #BallkaniPerëndimor dhe Evropa.

 

Kolegji i Evropës ka prezantuar një program pasuniversitar “Master i Arteve në Transformimin dhe Integrimin Evropian – BE-ja dhe Evropa Juglindore” që do të zhvillohet në kampusin e sapothemeluar në Tiranë. Në kampusin e tij të ri në Tiranë, Kolegji vijon angazhimin e tij të palëkundur sipas standardeve më të larta të ekselencës akademike, gjë për të cilën institucioni është i mirënjohur.

 

Masteri i Arteve në Transformimin dhe Integrimin Evropian është ideuar për të trajtuar kërkesën në rritje për ekspertë që manifestojnë njohje të plotë të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe një pikëpamje kritike të mirëzhvilluar për sfidat e rëndësishme të shekullit XXI, me fokus të veçantë te Evropa Juglindore dhe marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor.

 

Gjatë programit 10-mujor, që do të nisë në shtator 2024, pjesëmarrësit do të përvetësojnë njohuri të thelluara për strukturën institucionale të BE-së dhe funksionimin e saj në dimensione të ndryshme. Studentët do të shqyrtojnë mundësitë dhe sfidat e procesit të aderimit në BE, do të zhvillojnë ekspertizë rajonale për Evropën Juglindore dhe do të angazhohen me çështje bashkëkohore jetike, si digjitalizimi, ndryshimet klimatike dhe tranzicioni energjetik.

Fjala përshëndetëse e Presidentes von der Leyen në Samitin e Procesit të Berlinit

Faleminderit shumë kryeministër, i dashur Edi,
Z. Kancelar,
Të dashur miq,  
Çfarë historie sapo pamë në ekran, eh çfarë historie. Dhe çfarë mesazhi të fuqishëm përcjell fakti që nuk është vetëm Procesi i dhjetë i Berlinit, por është hera e parë që zhvillohet në një vend të Ballkanit Perëndimor. Një mesazh i fuqishëm në një botë që ju, Edi, e përshkruat, në të cilën jemi dëshmitarë të një lufte të egër të ndërmarrë nga Rusia ndaj Ukrainës. Ukraina po lufton për sovranitetin dhe integritetin e saj territorial dhe për vlerat tona. Po ashtu, kemi parë edhe një sulm terrorist të egër të Hamasit që vrau mbi 1,400 persona, përfshirë burra, gra, fëmijë, foshnja, vetëm sepse janë hebrenj. Po jetojmë në një planet që po digjet. Po sfidohemi nga GenAI. Në kohë të tilla, ju nevojiten miq të mirë. Dhe siç e thatë, ju jeni ndër miqtë më të mirë që mund të kishim kërkuar. Na lini të punojmë që t’i bashkoheni Bashkimit Evropian, i cili ka dëshmuar se është e mundur që të kemi, bashkërisht, paqe afatgjatë dhe prosperitet të qëndrueshëm.  
Dhe në fakt, çfarë mesazhi i fuqishëm ai i djeshmi, kur nisëm regjistrimin në Kolegjin e Evropës në Tiranë. Dhe këta studentë të rinj tashmë do të studiojnë çështjet evropiane. Ata vijnë nga Shqipëria, i gjithë Ballkani Perëndimor, dhe nga Bashkimi Evropian. Çfarë mesazhi i fuqishëm për brezin e ardhshëm që do të çojë përpara idenë e Bashkimit Evropian.  
Sikurse e thatë, Procesi i Berlinit filloi në vitin 2014. Dhe ia vlen që të shfletojmë dokumentet e asaj kohe. “Qëllimi është të bëjmë progres real në procesin e reformës dhe në bashkëpunimin ekonomik rajonal.” Ja përse jemi këtu. Dhe falë Planit tonë Ekonomik dhe të Investimeve prej 30 miliardë eurosh kemi hedhur tashmë themele të forta. Ky plan po jep rezultat. Gjysma e planit, 16 miliardë euro, po zbatohet aktualisht. Por, duhet bërë akoma edhe më shumë. Dëshiroj të ndalem pak minuta te kjo pikë.  
Ekonomitë tona, Ballkani Perëndimor dhe Tregu i Vetëm Evropian, janë ende shumë të ndara. Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor zënë 35% të mesatares së BE-së. Pra, duhet që të shfrytëzojmë potencialin që ekziston këtu në Ballkanin Perëndimor dhe ta bëjmë pjesë të Tregut të Vetëm Evropian. Dhe ky është thelbi i Planit të Rritjes Ekonomike. Nga përvoja e zgjerimit, dimë se fuqia e zgjerimit të kursit qëndron te vlerat që na bashkojnë me vendet që iu bashkuan Bashkimit Evropian hap pas hapi. Por, fuqia e dytë është zhvillimi ekonomik. Sa herë që ka pasur zgjerim, jo vetëm vendet që iu bashkuan Bashkimit Evropian patën një shtysë të madhe në zhvillimin e tyre ekonomik, pasi u bënë pjesë e Tregut të Vetëm, por u përmirësua edhe Bashkimi Evropian sepse u zgjerua edhe Tregu i Vetëm.  
Dhe tashmë ky është parimi i Planit të Rritjes Ekonomike. Në thelb, duam që në fusha të caktuara të hapim dyert e Tregut të Vetëm, Tregut të Vetëm Evropian, për shoqëritë e Ballkanit Perëndimor. Dhe këtë duhet ta planifikojmë tani. Po e zgjerojmë atë në fusha si: lëvizja e lirë e mallrave dhe shërbimeve, transporti rrugor, energjia, elektriciteti, Tregu i Vetëm Digjital i BE-së dhe, më e rëndësishmja, lehtësimi i kryerjes së pagesave jo me para fizike me një zonë të vetme evropiane pagesash.  
Por, sigurisht, hapja e dyerve nuk mjafton. Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të plotësojnë Tregun e tyre të Përbashkët Rajonal. Dhe kjo do të thotë se është kusht që vendet e Ballkanit Perëndimor t’u japin akses fqinjëve të tyre në tregun e tyre [t’u japin akses fqinjëve të tyre në tregun e tyre]. Me fjalë të tjera, nëse do e shtroja ndryshe, pra nëse ka pengesa, vetëm vetveten mund të bllokoni. Të tjerët do të ecin përpara.  
Dhe për të ecur përpara nevojiten reforma, reforma të thella, për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për ta bërë mjedisin më tërheqës. Këto reforma do të mbështeten me financim për investime nga Bashkimi Evropian, nëse do të ndërmerren. Ky Plan i Rritjes Ekonomike është një incentivë shumë e fuqishme. Është një incentivë për të hapur dyert në aspektin ekonomik, por edhe për të kërkuar hapjen e kufijve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për të zbatuar reformat e nevojshme. Dhe kjo shoqërohet me financim të investimeve.  
Vetëm duke punuar së bashku do ta sjellim Ballkanin Perëndimor pikërisht aty ku i takon, në zemër të Bashkimit Evropian. Në fakt, historia është në lëvizje. Mesazhi im është: Tashmë, ky është një moment vendimtar. Mos e humbni mundësinë, kapeni mundësinë, shfrytëzojeni momentin dhe ne do punojmë me ju për këtë.  
Shumë faleminderit, Edi.

Fuqizimi i Rinisë për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore të Prozor-Rama

Fondi i BE-së ReLOaD2 mbështet Edukimin e Rinisë për Ruajtjen dhe Promovimin e Trashëgimisë Kulturore në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Prozor-Rama, që ndodhet në Kantonin e Hercegovinës-Neretva të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, shquhet për një histori mbresëlënëse që shtrihet nëpër shekuj. Ky qytet luajti një rol thelbësor gjatë periudhës së sundimit Osman dhe shërbeu si një qendër tregtare jetësore. Akoma edhe në ditët e sotme, gjurmët e kësaj epoke historike zbukurojnë arkitekturën e qytetit, me rrugë të dekoruara me shtëpi tradicionale në stilin osman. Në mesin e pamjeve të veçanta në Prozor-Rama ndodhet kulla mesjetare e Prozor-it, një fortesë e lashtë që ofron pamje gjithëpërfshirëse të krahinës përreth. Kjo fortesë, e ndërtuar në shekullin 14-të, qenë dëshmitare e shumë betejave dhe shërben si një dëshmi e historisë tronditëse të qytetit. Në këtë zonë përfshihen edhe vendet historike si siti arkeologjik Gradac, kulla mesjetare e Prozor-it, manastiri françeskan i Šćit-it dhe xhamia e Lizoperci-t.

“Së fundmi, kemi qenë duke punuar në sitin arkeologjik Gradac, ku jam i angazhuar profesionalisht si një specialist i historisë. Gjatë kësaj periudhe, kuptova nevojën për një organizatë të përkushtuar në promovimin e trashëgimisë sonë kulturore të pasur.”

Antun Kovcalija, një profesionist i historisë, ka themeluar së fundmi OJQ-në “Association Hereditas” me qëllim kryesor të avancojë promovimin lokal dhe më gjerë të trashëgimisë kulturore të Prozor-Rama. “Së fundmi, kemi qenë duke punuar në sitin arkeologjik Gradac, ku jam i angazhuar profesionalisht si një specialist i historisë. Gjatë kësaj periudhe, kuptova nevojën për të pasur një organizatë të përkushtuar në promovimin e trashëgimisë sonë kulturore të pasur.” shprehet ai.

Në fillim të këtij viti, Z. Kovcalija mori pjesë në takime me të rinj të organizuara nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në kuadër të Regional Programme on Local Democracy in the Western Balkans 2 (ReLOaD2), i financuar nga Bashkimi Evropian. Këto takime kishin për qëllim identifikimin e interesave të të rinjve dhe eksplorimin e mënyrave për t’i mbështetur ata. Trashëgimia kulturore doli si një nga temat me interes në mesin e pjesëmarrësve të rinj. Si rezultat, Z. Kovcalija dhe anëtarë të tjerë të organizatës hartuan një propozim projekti dhe e nisën zbatimin me mbështetjen e ReLOaD2.

Projekti “Youth Active in Culture,” drejtuar nga Citizens’ Association “Hereditas” në Prozor-Rama, synon të përfshijë individë të rinj në promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, historike dhe natyrore të komunës. Aktivitetet fillestare përfshijnë publikimin e një thirrjeje publike për pjesëmarrjen e të rinjve, prezantime të projekteve dhe ofrimin e një moduli mbi aktivizimin dhe vullnetarizmin e të rinjve. Faza e dytë e projektit përfshin workshop-e edukative në vende kulturore dhe historike të rëndësishme, të udhëhequra nga ekspertë në fusha përkatëse. Këto workshop-e do të zhvillohen në vendet historike si siti arkeologjik Gradac, kulla mesjetare e Prozor-it, manastiri françeskan i Šćit-it dhe xhamia e Lizoperci-t. Këto aktivitete ofrojnë për të rinjtë njohuri në lidhje me kontekstin dhe rëndësinë e këtyre vendeve, duke përfshirë ata në punëtori kreative dhe nismat vullnetare ekologjike të lidhura me këto vende. Nismat e vullnetarëve përfshijnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e kullës mesjetare të neglizhuar në Prozor. Për më shumë, projekti synon të instalojë tabela informuese të përhershme dhe të rregullojë rrugët lidhëse midis këtyre vendeve të rëndësishme.

“Reagimi i të rinjve ka qenë fantastik. Ata janë entuziastë për fitimin e aftësive të reja, veçanërisht për fotografinë. Ne kemi zhvilluar workshop për fotografinë në disa vende të trashëgimisë kulturore, dhe dëshmia konkrete e përkushtimit të tyre shihet në cilësinë e shkëlqyer të fotove që ata kanë bërë.” 

Rreth projektit 

The Regional Programme on Local Democracy in the Western Balkans 2 (ReLOaD2) është vazhdim i nismave të mbështetura nga BE-ja, të tilla si: Local Democracy Strengthening Project (LOD, 2009-2016) dhe Regional Program for Local Democracy in the Western Balkans (ReLOaD, 2017-2020). Ashtu si projektet e mëparshme, ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). ReLOaD2 është zbatuar nga Ballkani Perëndimor, në veçanti Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina (BiH),Kosova*, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.

Deri më tani, projekti ka realizuar gjysmën e organizimeve. Ka organizuar me sukses një workshop për fotografinë, një modul të fokusuar në aktivizimin vullnetar të rinjve, një workshop të dedikuar për trashëgiminë kulturore dhe një operacion vullnetar për pastrimin në afërsi të kalasë. Z. Kovcalija thekson se deri më tani, interesimi dhe angazhimi i pjesëmarrësve të rinj në këto aktivitete të projektit ka qenë shumë e lartë. “Reagimi i të rinjve ka qenë fantastik. Ata janë entuziastë për fitimin e aftësive të reja, veçanërisht për fotografinë. Ne kemi zhvilluar workshop-in për fotografinë në disa vende të trashëgimisë kulturore, dhe dëshmia konkrete e përkushtimit të tyre shihet në cilësinë e shkëlqyer të fotove që ata kanë bërë” shprehet ai.

Forumi Rinor i BP 2023 në Tiranë: Fuqizimi i të Rinjve për të Vepruar sipas Deklaratës së Berlinit

Nën temën “Balkan Youth Express,” ky forum mblodhi së bashku më shumë se 90 pjesëmarrës duke përfshirë 36 pjesëmarrës të rinj nga rajoni, ministra, palë interesi të ndryshëm vendor dhe rajonal, përfaqësues institucional dhe më shumë. Së fundmi, u krijua një hapësirë dhe një platformë për të rinjtë për të ndjekur zhvillimet që rrjedhin nga Deklarata e Berlinit në vitin e 2022, për të vendosur shtyllat e Deklaratës për vitin 2023, dhe për të vendosur veprime dhe aktivitete të prekshme për t’i shndërruar këto aspirata në realitet. Për më tepër, për të pasur mundësinë për t’i trajtuar të gjitha këto në tryezën e vendimmarrjes së lartë të aktorëve të BP-së dhe BE-së.

 

Gjithashtu, Ambasadorët e Rinj Evropian morën pjesë në forum. Disa si pjesëmarrësit dhe të tjerët si lehtësues.

 

Aktiviteti filloi në Center for Openness and Dialogue në Tiranë, dhe nga atje, të gjithë pjesëmarrësit gjatë udhëtimit nga Elbasani në Durrës nisën një trajnim. Gjatë udhëtimit,të rinjtë u angazhuan në diskutime produktive duke u fokusuar në 3 shtyllat kryesore të Deklaratës së Berlinit për të formësuar planet e veprimet. Një ditë më vonë, të rinjtë prezantuan zyrtarisht pikat e veprimit para palëve të interesit vendor në aktivitetin përmbyllës në Qendrën Piramida.

 

Forumi luajti një rol vendimtar në kuadrin më të gjerë të Procesit të Berlinit të nisur në vitin 2014, që synon nxitjen e integrimit rajonal dhe forcimin e lidhjeve me BE-në. Në kuadër të kësaj nisme, Zyra Rajonale për Bashkëpunimin Rinor (RYCO) është shfaqur si një mekanizëm institucional jetik, që lidh dhe fuqizon të rinjtë e Ballkanit Perëndimor. Samiti i ardhshëm i Procesit të Berlinit 2023 në Tiranë më 16 tetor premton jo vetëm të shfaqë përkushtimin e rajonit për integrim, por edhe të fuqizojë të rinjtë e tij dhe të forcojë bashkëpunimin mes vendimmarrësve.

 

36 përfaqësues të rinj nga rajoni, pjesëmarrës në Forumin Rinor të BP-së 2023, u bënë thirrje palëve të interesit dhe vendimmarrësve të reflektojnë mbi pikat e formuluara të veprimit dhe të bashkëpunojnë në mënyra të ndryshme.

Sjellja e ekselencës evropiane në Tiranë Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me Kolegjin e Evropës

Në një aktivitet të dedikuar, mbajtur në Shtëpinë e Evropës, në Tiranë, të premten, më 6 tetor, Bashkimi Evropian bëri një hap të rëndësishëm drejt rritjes së mundësive arsimore për studentët shqiptarë. U nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi me Kolegjin e mirënjohur të Evropës, duke hapur dyert për një arsimim të nivelit botëror për studiuesit aspirantë shqiptarë. Marrëveshja zyrtarizon dhe i hap rrugën krijimit të një dege të Kolegjit të Evropës në kryeqytetin shqiptar.

 

Në këtë aktivitet morën pjesë zyrtarë të lartë si nga BE ashtu edhe nga Shqipëria, duke përfshirë Rektoren e Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini, Komisionerin Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi, Ambasadorin Luigi Soreca, Drejtoreshën Menaxhuese të Bashkimit Evropian Angelina Eichhorst, Ministren e Arsimit dhe Sporteve Ogerta Manastirliu, dhe Kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Prania e tyre kolektive theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi për nxitjen e lidhjeve më të forta mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Memorandumi, i cili do ta sjellë për herë të parë këtë institut prestigjoz jashtë BE-së, u nënshkrua nga përfaqësuesit e Ministrisë së Edukimit, Bashkisë së Tiranës dhe Kolegjit të Evropës, në prani të Komisionerit Varhelyi dhe Ambasadorit Soreca.

 

Në ceremoni morën pjesë dhe Ambasadorët e Rinj Evropian (YEA) nga Shqipëria. Gjatë aktivitetit, YEA-të patën privilegjin të takohen me figura të shquara si Olivér Várhelyi, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Luigi Soreca, Ambasadori i BE-së në Shqipëri dhe Federica Mogherini, Rektorja e Kolegjit të Evropës. YEA-të entuziastë përcollën emocionet e tyre për këtë kampus të ri.

 

Kolegji i Evropës është i njohur për përsosmërinë e tij në edukimin e liderëve dhe diplomatëve të ardhshëm evropianë. Duke krijuar një prani në Tiranë, ai ofron një mundësi të shkëlqyer për studentët vendas dhe të tjerë nga e gjithë bota për të hyrë në arsimin e lartë në një kampus të sapothemeluar. Ky zhvillim përputhet në mënyrë të përkryer me angazhimin e BE-së për të mbështetur arsimin dhe zhvillimin e aftësive në rajonet fqinje.

YEA-të nga Shqipëria vizitojnë projektin e financuar nga EU4Schools

Më 2 tetor, Ambasadorët e rinj Evropianë (YEA-të) Edona Haklaj dhe Stjuart Islamaj, nga Shqipëria, bënë një vizitë në shkollën e mesme “Olsi Lasko”, e cila është rinovuar me shumë kujdes falë programit #EU4Schools. Gjatë vizitës së tyre, Edona she Stjuart patën mundësinë të eksplorojnë ambientet e përmirësuara të shkollës dhe të angazhohen me nxënësit atje. Për më tepër, ata shfrytëzuan rastin të prezantojnë Rrjetin YEA dhe të hedhin dritë mbi mundësitë e panumërta që Bashkimi Evropian ofron për popullsinë e të rinjve të rajonit. YEA-të patën gjithashtu një shkëmbim të vlefshëm me nxënësve dhe mësuesve, duke fituar njohuri mbi ndikimin transformues që projekti ka pasur në përvojën e të nxënit. Këto njohuri u ndanë më pas përmes kanaleve të mediave sociale të Webalkans.

 

Nisma “EU4Schools” është një program i lavdërueshëm i financuar nga Bashkimi Evropian, i nisur si përgjigje ndaj tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, 2019. Ky program aktualisht po zbatohet në përmjet një përpjekjeve bashkëpunuese midis UNDP-së dhe qeverisë shqiptare, duke ofruar mbështetjen financiare për shtetasit në njëmbëdhjetë bashkitë: Durrës, Kamëz, Kavajë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Shijak, Tiranë, dhe Vorë. Vlen të theksohet se ky program përbën një komponent jetik të angazhimit financiar të Bashkimit Evropian, siç u deklarua gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Donatorëve të mbajtur në Bruksel më 17 shkurt, 2020. Objektivi kryesor i kësaj nisme është të forcojë më tej qeveritë vendore dhe kombëtare në përpjekjet e tyre për të pakësuar humbjet sociale dhe ekonomike, duke përshpejtuar procesin e rimëkëmbjes përmes rinovimit dhe rindërtimit të ambienteve arsimore.

Aplikimet janë të hapura për 36,000 të rinjve të lindur në 2005 për të marr një biletë udhëtimi falas falë DiscoverEU

Komisioni ka nisur thirrjen e vjeshtës DiscoverEU, falë së cilës 36,000 të rinj do të marrin një biletë udhëtimi falas për të eksploruar Evropën.

 

Raundi i aplikimit fillon sot në orën 12:00 CEST dhe do të përfundojë të mërkurën më 18 tetor në orën 12:00 CEST. Për të fituar një biletë udhëtimi, të rinjtë ftohen të aplikojnë në Portalin Evropian i Rinisë, t’i përgjigjen 5 pyetjeve të kuizit dhe një pyetje për të zgjedhur fituesin. Aplikantët e suksesshëm të lindur midis 1 janarit 2005 dhe 31 dhjetorit 2005 do të mund të udhëtojë në Evropë deri në 30 ditë gjatë periudhës së udhëtimit 1 mars 2024 dhe 31 maj 2025. Thirrja është e hapur për aplikantët nga Bashkimi Evropian dhe vendet e treta të lidhura me Programin Erasmus +, d.m.th Islanda, Lihtenshtajni, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Serbia dhe Turqia.

 

Pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të zbulojnë itinerarin New European Bauhaus, i nisur në janar 2023. Ai synon të frymëzojë të rinjtë kur zgjedhin destinacionet e tyre dhe të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e bërjes së Bashkimit Evropian ‘të bukur, të qëndrueshëm, së bashku’. Pjesëmarrësit do të vazhdojnë gjithashtu të përfitojë nga iniciativat e nisura në vitin 2022 gjatë Vitit Evropian të Rinisë, siç është DiscoverEU Culture Route. Kjo e fundit ndërthur destinacione dhe degë të ndryshme kulturore, duke përfshirë arkitekturën, muzikën, artin figurativ, teatrin, modën, dizajnin dhe më shumë. Udhëtarët e DiscoverEU mund të vizitojnë Kryeqytetet e Kulturës Evropiane, destinacionet e shtuara në Listën prestigjoze të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s ose mbajtësit e Etiketës së Trashëgimisë Evropiane. Që nga viti 2018, 248,000 bileta udhëtimi janë vënë në dispozicion tët të rinjve.

New European Bauhaus: aplikimet e hapura për edicionin 2024 të NEB Prizes

Komisioni ka hapur aplikimet për ‘’2024 New European Bauhaus (NEB) Prizes’’, që përfshin aplikime nga Ballkani Perëndimor. Pasi u pranuan 4,500 aplikime gjithsej për edicionet e mëparshme, “NEB Prizes 2024“ do të shpërblejë këtë vit 20 projekte dhe koncepte inovative shembullore që përfaqësojnë qëndrueshmërinë, estetikën dhe gjithëpërfshirjen. Për herë të parë këtë vit, ne do të mirëpresim aplikimet e projekteve dhe koncepteve në Ukrainë, përveç Shteteve Anëtare të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Çmimet ‘Njohja speciale për përpjekjet për rindërtim dhe rimëkëmbje të Ukrainës’ do të njohin projektet dhe konceptet që kontribuojnë në rimëkëmbjen dhe rindërtimin e Ukrainës në përputhje me vlerat e New European Bauhaus. Një tjetër veçori e re këtë vit është fokusi në projektet dhe konceptet nga rajonet e BE-së që përballen me çështje ose sfida socio-ekonomike në tranzicionin binjak digjital dhe të gjelbër.

 

Çmimet e vitit 2024 do të vlerësojnë projektet ekzistuese si dhe konceptet e zhvilluara nga talentet e reja në katër kategori: Rilidhja me natyrën; Rifitimi i ndjenjës së përkatësisë; Prioriteti i vendeve dhe njerëzve që kanë më shumë nevojë për të dhe formimi i një ekosistemi industrial rrethor dhe mbështetja e të menduarit të ciklit jetësor.

 

Çmimet e vitit 2024 do t’i jepen 20 fituesve që do të marrin shpërblim për çmimin deri në €30,000, si dhe një paketë komunikimesh që do t’i ndihmojë ata të zhvillojnë dhe promovojnë më tej projektet dhe konceptet e tyre. Ato do të shpallen gjatë Festivalit New European Bauhaus, që do të zhvillohet në Bruksel nga 17 deri më 21 prill, në një ceremoni të organizuar nga Komisioni. Festivali do të bashkojë individë me prejardhje të ndryshme, në një sërë workshop-e, aktivitetesh dhe ngjarjesh satelitore për të diskutuar dhe formësuar të ardhmen tonë. Thirrja për ngjarje satelitore është ende e hapur deri më 31 dhjetor 2023.

Ulja e tarifave roaming midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së

Në dhjetor 2022, 38 operator telekomunikacioni nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor ranë dakord të ulnin tarifat roaming. Kjo marrëveshje tashmë ka hyrë në fuqi nga 1 tetori 2023, që do të thotë se roaming ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe BE-së është bërë më i përballueshëm si për shtetasit ashtu edhe bizneset në këto rajone. Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Komisioni Evropian kanë mbështetur këtë proces.

 

Këta operator u angazhuan me dëshirë të lirë që ta zvogëlonin në mënyrë domethënëse hendekun midis tarifave brenda vendit dhe roaming për përdorimin e internetit kur udhëtoni në të dyja drejtimet midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Uljet fillestare të çmime janë duke u zbatuar aktualisht nga operatorët pjesëmarrës të telekomunikacionit. Shumë prej tyre ofrojnë paketa me çmime nën kufijtë maksimalë të përcaktuar, duke i bërë ato të aksesueshme për një gamë të gjerë konsumatorësh. Ulje të mëtejshme janë planifikuar për 2026, duke ndjekur rrugën e përcaktuar me synimin për t’i bërë tarifat roaming afër çmimeve të vendit në 2028.

 

Operatorët e telekomunikacionit si nga BE-ja ashtu edhe nga Ballkani Perëndimor janë të ftuar t’i bashkohen kësaj nisme.

Open4Business është i hapur për regjistrim

A jeni pronar i një biznesi të vogël në Ballkanin Perëndimor? Dëshironi të zgjeroni horizontin tuaj dhe të keni më shumë ndikim? Bashkohuni me eventin informativ rajonal që premton të hedh dritë mbi mundësitë financiare për ndërmarrjet mikro, të vola dhe të mesme (MSMEs).

 

Open4Business – Hartuar në Ballkanin Perëndimor – Mbështetur nga BE-ja” është një event i dedikuar për MSME-të në Ballkanin Perëndimor për të mësuar më shumë rreth mundësive financiare, duke përfshirë disponueshmërinë e Bashkimit Evropian gjatë Kornizës së investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).

 

Mbështetja e zhvillimit të një sektori privat të fuqishëm, rritja e konkurrencës dhe krijimi i vendeve të punës në rajon janë objektivat kryesore të Planit Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, plani i rimëkëmbjes për rajonin i vendosur në vitin 2020 nga BE-ja dhe i miratuar nga partnerët e Ballkanit Perëndimor.

 

Investimet e rëndësishme mbështesin bizneset e vogla, veçanërisht në fusha të tilla si investimet dhe teknologjitë e gjelbra, mikro-financimet, eficienca e energjisë, projektet e energjisë së rinovueshme, bujqësia e qëndrueshme, ekonomia qarkulluese, eko-turizmi dhe ndërmarrjet e udhëhequra nga gratë dhe të rinjtë.

 

Merrni pjesë drejtpërdrejtë, në distancë ose online

 

Organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Fqinjësinë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit (DG NEAR), në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe Forumin e Investimeve të 6 Dhomave të Ballkanit Perëndimor (WB6CIF), seanca e paradites e eventit do të mbahet drejtpërdrejt në Shkup, nga distanca në pesë kryeqytete të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe i aksesueshëm online. Ka disa mënyra për të marr pjesë dhe për të maksimizuar mundësitë tuaja të rrjetëzimit.

 

Nëse nuk mund të jeni të pranishëm në Shkup, mund ta ndiqni seancën e paradites në distancë me Dhomat e Tregtisë në kryeqytetet e tjera rajonale, së bashku me kolegët tuaj.

 

Seanca e paradites do të zhvillohet njëkohësisht, në të gjashtë kryeqytetet, kështu që ju mund të rezervoni një orar për të diskutuar me institucionet tuaja financiare vendore në një nga gjashtë vendet rajonale.

 

Dhe nëse nuk mund të arrini në ndonjë nga këto vende, mund të ndiqni përsëri eventin dhe të rezervoni një konsultë me institucionet tuaja financiare të preferuara duke përdorur platformën tonë të eventeve online.