Skip to main content

Autor: WeBalkans

Çmimi ETF Green Skills 2023: Shpallen dhjetë finalistët

European Training Foundation ka prezantuar dhjetë finalistët e Çmimit ETF Green Skills 2023. Çmimi i vlerëson nismat si pararojë të nxitjes së tranzicionit drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe ekologjike, teksa ato kanë demonstruar angazhim dhe inovacion të jashtëzakonshëm në promovimin dhe zhvillimin e aftësive të gjelbra në të gjithë botën.

 

Dhjetë finalistët e këtij viti kanë prejardhje dhe ekspertizë të larmishme , që përfaqësojnë vende të ndryshme. Ata u zgjodhën nga afro 600 aplikime nga mbi 60 vende. Këtu gjendet lista e plotë:

 

Fituesit e Çmimit Green Skills do të zgjidhen me votim të hapur deri më 29 shtator (23:59 CEST) dhe do të shpallen në një ceremoni çmimesh në fund të vitit 2023. Historitë e të gjithë finalistëve dhe sistemi i votimit mund t’i gjeni  këtu:  https://ec.europa.eu/eusurvey/runner/GoGreen.

 

European Training Foundation është agjencia e BE-së që mbështet vendet e fqinjësisë së BE-së për të përmirësuar sistemet e tyre të arsimit, trajnimit dhe tregut të punës. Në përputhje me objektivat e EU Green Deal and the European Year of Skills, ai mbështet në mënyrë aktive progresin drejt shoqërive dhe ekonomive qarkulluese, të qëndrueshme dhe neutrale ndaj karbonit nëpërmjet zhvillimit të aftësive.

Komisioni përfundon takimet e tryezave të rrumbullakëta me sektorët kulturorë dhe krijues

Diskutimet e tryezave të rrumbullakëta u iniciuan për të identifikuar mënyrat e forcimit të ekosistemit të sektorëve dhe industrive kulturore dhe krijuese dhe për të diskutuar sfidat, nevojat dhe mundësitë për këta sektorë.

 

Takimi i tretë dhe përfundimtar për sektorë dhe industri kulturore dhe krijuese u zhvilluan më 6 Qershor. Objektivi i diskutimeve ishte për të forcuar ekosistemin e sektorëve dhe industrive kulturore dhe krijuese dhe për të përmirësuar komunikimin ndërmjet Komisionit dhe grupeve të interesit në këto sektorë.

 

Gjatë diskutimit, pjesëmarrësit identifikuan mjetet dhe iniciativat për çdo prioritet, për shembull një arkivë e re online të praktikave të mira rreth qëndrueshmërinë dhe gjelbërimin e sektorëve dhe industrive kulturore dhe krijuese.

25 familje të zhvendosura marrin çelësat e shtëpive të reja të RHP-së në Orasje, Bosnje dhe Hercegovinë

Gjendja në Orašje, Bosnje dhe Hercegovinën (BiH) ishte po aq e këndshme  sa moti sot, pasi 25 apartamente të reja të Programit Rajonal të Strehimit (RHP) iu dorëzuan familjeve më të cenueshme të zhvendosura. RHP-ja do të përfundojë në qershor të vitit 2023, në një kohë kur do të ketë dorëzuar me sukses shtëpitë afërsisht për 34 000 njerëz.

 

Përveç vetë përfituesve, në këtë ngjarje mori pjesë Sevlid Hurtić, Ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Refugjatëve të Bosnje-Hercegovinës; Gianluca Vannini, Shef i Operacioneve, Seksioni për Zhvillim Social, Shoqëri Civile dhe Bashkëpunim Ndërkufitar në Delegacionin e Bashkimit Evropian në BiH; Esad Ivojević, sekretar në Ministrinë Federale të Personave të Zhvendosur dhe Refugjatëve të BiH; Marijan Oršolić, kryetar i Komunës së Orašje-s; Sanja Hamidović, menaxhere e programit në Delegacionin e BE-së në BiH, dhe ndër të tjera Svjetlana Mujezinović, Zyrtare për të Drejtat e Njeriut në OSBE në BiH.

 

Në emër të Bashkimit Evropian, donatori më i madh i RHP-së Gianluca Vannini u shpreh se është i nderuar të ndajë gëzimin e familjeve të pranishme. “Mbas jetesës në strehimin e përkohshëm, ata do të jenë në gjendje të gjejnë paqe dhe siguri në shtëpitë e tyre të reja dhe kushte të mira jetese,” tha ai. “

 

Së fundi, një nga përfituesit, Kristijan Jukić, po ashtu mori rastin për të falënderuar, në emër të 25 familjeve, donatorët të RHP-së, organizatat partnere zbatuese, institucionet kombëtare dhe vendore.

15 familje të zhvendosura marrin çelësat e shtëpive të reja të RHP-së në Rogatica, Bosnje dhe Hercegovinë

15 familje të tjera të cenueshme të zhvendosura morën çelësat e apartamenteve të reja të Programit Rajonal të Strehimit (RHP) në Rogaticë, Bosnje dhe Hercegovinë (BiH) sot, duke e sjellë RHP-në një hap më afër përfundimit të suksesshëm në 30 qershor.

 

Përveç vetë përfituesve, në këtë ngjarje mori pjesë Sevlid Hurtić, Ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Refugjatëve të Bosnje-Hercegovinës; Gianluca Vannini, Shef i Operacioneve, Seksioni për Zhvillim Social, Shoqëri Civile dhe Bashkëpunim Ndërkufitar në Delegacionin e Bashkimit Evropian në BiH; Davor Čordaš, Drejtor i Sekretariatit Republikan për Personat e Zhvendosur dhe Migracionin; Milorad Jagodić, kryetar i Komunës së Rogaticës dhe Sanja Hamidović, Menaxhere Programi në Delegacionin e BE-së në BiH, ndër të tjera.

 

Ministri Hurtić shfrytëzoi rastin për të theksuar se RHP-ja ka qenë një nga programet më të suksesshme e këtij lloji në BiH, duke kontribuar jo vetëm për të ndihmuar më të cenuarit por edhe në pajtimin më gjerësisht. “Krahas ofrimit të shtëpive dinjitoze për familjet e cenueshme, RHP-ja ka bashkuar të gjithë vendin, duke përfshirë autoritetet nga niveli shtetëror deri në nivelin vendor, me qëllimin për të zgjidhur këtë sfide të kahershme” tha ai. Ai falënderoi donatorët e RHP-së, BE-në, SHBA-në, Gjermaninë, Norvegjinë, Zvicrën, Italinë, Danimarkën dhe Turqinë ndër të tjera për realizimin e Programit.

 

Në emër të Bashkimit Evropian, donatori më i madh i RHP-së Gianluca Vannini u shpreh se ishte i kënaqur që pati rastin të fliste me disa nga familjet. Këto shtëpi janë simbol i prekshëm i mbështetjes së BE-së për disa nga familje më të cenueshme të BiH si refugjatët dhe personat e zhvendosur të cilët kanë jetuar për një kohë të gjatë në strehim të përkohshëm,” tha ai.

 

Orkestra „No Borders“ kampion i bashkëpunimit rajonal për vitin 2022

The Regional Cooperation Council (RCC) dhe Ministria Federale për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë (BMEIA) kanë njoftojnë se fituesi i Çmimit Dr Erhard Busek “Kampion të Bashkëpunimit Rajonal” për vitin 2022 është “No Borders Orchestra” (NBO).  
Midis shumë nominimeve të pranuara këtë vit, juria, e përbërë nga Goran Svilanovic, ish-sekretar i përgjithshëm i RCC; Asja Krsmanovic, Menaxhere e Programit të Konkurrencës në Festivalin e Filmit në Sarajevë; dhe Umut Ergezer, Koordinator i Strategjisë RCC SEE 2030/Analist i Lartë i Politikave Ekonomike, unanimisht zgjodhën NBO-në si fituese për vitin 2022. Fituesi i këtij titulli prestigjioz do të marrë shpërblim financiar në shumën prej 5000 euro. Falënderojmë të gjithë të nominuarit e shumtë dhe i urojmë fat vitin e ardhshëm.  
Kampioni i bashkëpunimit rajonal është një çmim vjetor i inauguruar nga RCC në Shkurt të vitit 2013 me rastin e 5 vjetorit të organizatës. Në vitin 2022, në bashkëpunim me BMEIA0-në , çmimi ndryshoi titullin e tij në Dr Erhard Busek “Kampion i Bashkëpunimit Rajonal”, duke nderuar pas vdekjes z. Busek i cili ishte Koordinatori Special i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore- paraardhësi i RCC, por edhe një mbështetës i vendosur i Ballkanit Perëndimor dhe avokat i zjarrtë i integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian.

BE-ja, WBIF zgjerojnë grantin prej 2.5 milionë euro për projektin e ujërave të ndotura në Kosovë

Projekti i zhvillimit i ujërave të ndotura të Gjilanit në Kosovë, i bashkëfinancuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Banka Evropiane për Investime (EIB), ka marrë mbështetje shtesë financiare nga donatorët dypalësh në Kuadrin e Investimit të Ballkanit Perëndimor (WBIF).

 

Marrëveshja për grantin prej 2.5 milionë eurosh është nënshkruar sot në Prishtinë nga Sergiy Maslichenko, drejtor i BERZH-IT për Kosovën dhe Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transferimeve të Kosovës. Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë Johannes Stenbaek Madsen, kreu i Bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe përfaqësues të ndërmarrjes rajonale të ujësjellësit, Hidromorava.

 

Fondet do të shkojnë për të ndërtuar një impiant për trajtimin e ujërave të ndotura dhe për të rehabilituar, zgjeruar rrjetin ekzistues të ujërave të ndotura dhe kanalizimet në komunën e Gjilanit. BERZH-i dha një kredi prej 10 milionësh për projektin në vitin 2019. Banka Evropiane e Investimeve (EIB) po jep një tjetër kredi prej 10 milionësh eurosh.

 

Pasi të ndërtohet, impianti i ri i trajtimit do të reduktojë ndjeshëm ndotjen që vjen nga ujërat e ndotura që derdhen në lumenjtë e afërt dhe do t’u sigurojë akses banorëve të Gjilanit në ujë më të pastër. Gjithashtu do të ndihmojë në përmirësimin e kushteve mjedisore dhe shëndetit publik, duke zbutur efektet e ndryshimeve klimatike në sektorin e ujit të pijshëm dhe ujërave të ndotura në Kosovë.

 

Kuadri i Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) mbështet zhvillimin socio-ekonomik dhe anëtarësimin në BE në të gjithë Ballkanin Perëndimor duke ofruar financa dhe asistencë teknike për investime strategjike. Është një nismë e përbashkët e Bashkimit Evropian, institucioneve financiare, donatorëve dypalësh dhe qeverive të Ballkanit Perëndimor.

Nis Java e Gjelbër e BE-së

Serbia marks the EU Green Week this year too, a set of events that gathers hundreds of citizens of all ages who share a vision of a greener Serbia with better air, water, and soil quality, less pollution, and a safe environment. This year it will take place from June 3 to June 11, and will focus on skills for sustainable, resilient, and socially fair communities.

 

The EU, which has the strongest and most complete environmental legislation in the world, hopes to see Serbia continue to transpose and implement legislation to become greener than other member states. The celebration of the EU Green Week  is a testament to the EU’s overall support to the sector in Serbia and its cooperation with national and local institutions in this aim, in a Team Europe spirit. EU Green Week events are open to all citizens and will take place all around Serbia. They include wide array of activities dedicated to all ages: sport events, workshops, round tables, eco actions and competitions.

 

Stay tuned for more updates on Green Week 2023 in Serbia! This year’s EU Green Week program is here.

 

The European Union is the world leader in environmental protection. The EU supports Serbia on its path to a healthier environment. With over 580 million EUR in non-refundable grants invested in environmental protection and climate action in Serbia, the EU is the largest donor in this area in the country. With EU’s financial support, Serbia is working to develop and implement plans for the strategic protection of environment—a sustainable system of environmental protection that creates healthier surroundings and raises the quality of life.

Ekspozita për biodiversitetin në Kodrën e Goricës prezanton 18 panele të përhershme

To mark the World Environment Day, in cooperation with the Agency for the Management of Protected Areas of Podgorica, Europe House installed eighteen permanent panels which will serve as a permanent exhibition space on Gorica Hill. Representatives from Europe House and the Capital officially opened the first exhibition titled “Protect What You Love – Biodiversity of the Protected Areas of Podgorica.”

 

Nearly 50 years since the first commemoration and the slogan “Only one Earth,” we can also say “Only one Gorica. Only one Montenegro,” said Nataša Beširević, from Europe House, during the grand opening of the exhibition. Beširević expressed gratitude to the city of Podgorica and the Agency for the Management of Protected Areas of Podgorica for being part of the daily and concrete efforts to preserve biodiversity and the environment alongside the European Union.

 

The tale about the biodiversity of the Capital’s protected areas unfolded through a captivating display on eighteen permanent panels. The exhibition showcased a diverse array of animal and plant species, along with alluring destinations nestled within the protected areas where they thrive.

Transformimi i një hobi të thjeshtë në një biznes të sukseshëm

Mbështetja e BE-së fuqizon një sipërmarrëse të re malazeze për të ngritur biznesin e saj dhe për të prodhuar lodra miqësore për mjedisin.

Jasna Radenović, një sipërmarrëse e re nga Mali i Zi, drejton një kompani krijuese që është e specializuar në prodhimin e lodrave miqësore me mjedisin. Banore e qytetit të Plavës, që ndodhet në rajonin verilindor të Malit të Zi, Jasna është nënë e tre fëmijëve. Me një popullsi prej mbi 3,000 banorësh, Plava shërben si qendra e Bashkisë së Plavës, e cila krenohet me një popullsi që tejkalon 9,000 banorë. Një dekadë më parë, Jasna synonte që fëmijët e saj të kishin lodra të punuara nga materiale natyrale. Duke pasur parasysh përzgjedhjen e kufizuar në dyqanet malazeze në atë kohë, Jasnas i lindi ideja t’i krijonte vetë lodrat. “Druri ishte një material që gjendet lehtësisht në qytetin tonë. Fillimisht, fillova të krijoja lodra stivimi prej druri, duke i përshtatur gradualisht dizajnet në përputhje me moshën dhe nevojat e fëmijëve të mi,” reflekton Jasna. Megjithatë, me kalimin e kohës, ky angazhim modest u shndërrua në diçka më thelbësore, duke bërë që Jasna ta transformonte atë në një biznes të vërtetë.

“Sot, ne krijojmë lodra miqësore me mjedisin duke përdorur drurin dhe pëlhura, për të përmbushur nevojat e të gjitha grupmoshave. Lodrat tona lehtësojnë të nxënit në fusha si matematika, shkronjat e para, notat muzikore, dhe gjeografia. Ato kontribuojnë në zhvillimin e aftësive motorike dhe stimulojnë imagjinatën e fëmijëve.”

Në 2020, Jasna shfrytëzoi rastin dhe aplikoi për skemën e fillimit të biznesit të ri të National Employment Agency e cila mori fonde nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Malit të Zi. Kjo mbështetje financiare i mundësoi asaj të themelonte kompaninë e saj, “Three Wolves.“ “Sot, ne krijojmë lodra miqësore me mjedisin duke përdorur drurin dhe pëlhura, për të përmbushur nevojat e të gjitha grupmoshave. Lodrat tona lehtësojnë të nxënit në fusha si matematika, shkronjat e para, notat muzikore, dhe gjeografia. Ato kontribuojnë në zhvillimin e aftësive motorike dhe stimulojnë imagjinatën e fëmijëve.” shpjegon Jasna.

Përveç grantit të ofruar nga BE-ja përmes Employment Agency, të cilin Jasna e përdori për të blerë makineri dhe materiale për prodhimin e lodrave, ajo mori gjithashtu mbështetje të vlefshme monitorimi për të përmirësuar aftësitë e saj të planifikimit strategjik dhe marketingut. Nëpërmjet projektit rajonal të titulluar ” Promoting Inclusive Labour Market Solutions in the Western Balkans,” financuar nga Austrian Development Agency, zyra e UNDP-së në vend ofroi ndihmë mentorimi për pjesëmarrësit e programit të vetëpunësimit. “Duke qenë se nuk kisha eksperiencë të mëparshme biznesi, isha e pasigurt se në cilat produkte të fokusohesha dhe si të prezantohesha në mënyrë efektive në treg. Megjithatë, unë mora mbështetje të veçantë nga mentorët,“ ndan Jasna.

Ndërkohë Jasna aspiron për produktet e saj të bëhen një markë tregtare e Malit të Zi, ajo pranon sfidat e hasura nga gratë sipërmarrëse në vend. “Aspekti më sfidues është ekuilibrimi i përgjegjësive personale dhe atyre të biznesit. Të kesh tre djem të moshave të ndryshme kërkon menaxhimin efektiv të kohës, duke siguruar që shkollimi dhe aktivitetet e tyre jashtëshkollore të marrin kujdesin e duhur dhe njëkohësisht duke zhvilluar biznesin,” pranon Jasna.

“Nëse nuk e provoni, nuk do e dini asnjëherë shkallën e kapaciteteve tuaja. Kam besim se, ashtu si unë, ju do të merrni ndihmë dhe mbështetje nga sistemi.”

Rreth projektit

Programi i grantit që synon mbështetjen e vetëpunësimit dhe fillimit të biznesit është një grant i drejtpërdrejtë me vlerë 3.5 milion €. Bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Malit të Zi. Kjo iniciativë, e njohur si ” Self-Employment Grants Program,” është pjesë e EU-Montenegro Employment, Education, and Social Welfare Program (SOPEES), i cili ka një financimi total prej 18 milion € nga fondet e para-anëtarësimi i BE-së. Zbatimi i programit kryhet në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Ministrinë e Financave dhe Mirëqenies Sociale, duke marrë mbështetje nga Delegacioni i BE-së në Mal të Zi.

Mbështetja e grave në biznes është thelbësore, sidomos duke konsideruar se atë shpenzojnë mesatarisht  10 vite të jetës së tyre në punë të papaguara dhe kujdesin shtëpiak. Rëndësia e kësaj mbështetjeje ka qenë më e theksuar gjatë pandemisë së COVID-19, ku gratë të cilat nuk paguaheshin dhe mbanin përgjegjësitë shtëpiake e tejkaluan tregun e punës së meshkujve me 92% Një studimi kohëve të fundit i UNDP-së zbuloi se ndërkohë që 11% e grave raportuan se zakonisht nuk angazhoheshin me punë shtëpie, përqindja e burrave ishte shumë më e lartë në nivelin 42%.

Jasna pranon ekzistencën e paragjykimeve ndaj grave sipërmarrëse, që mund të dekurajojnë ato që nisin sipërmarrjet e tyre të biznesit. Ajo ndan eksperiencën e saj , duke thënë, “Kur njerëzit zbulojnë së një grua është drejtoreshë, shpesh lind një pyetje e vazhdueshme nëse ajo është në gjendje të përballojë sfidën. Megjithatë, unë qëndrova e vendosur për t’ia dalë mbanë dhe për të kapërcyer paragjykimet e tilla. Fatmirësisht, nuk kam hasur barriera të rëndësishme brenda sistemit. Përkundrazi, të gjithë ishin mbështetës dhe ndihmues.

Jasna inkurajon gratë e papunësuara të besojnë ne vetvete dhe të aplikojnë për programe që promovojnë sipërmarrjen e grave. Ajo është e vendosur në besimin e saj se kryesorja është marrja e nismave, duke thënë: “Nëse nuk përpiqeni, nuk do ta dini kurrë shkallën e aftësive tuaja. Kam besim se, ashtu si unë, ju do të merrni ndihmë dhe mbështetje nga sistemi.”

Mbështetja e BE-së forcon sistemin e Regjistrimit të Gjendjes Civile të Kosovës, duke hapur rrugën për efikasitet dhe besueshmëri

Agjencia e Regjistrimit Civil të Kosovës ka shpallur integrimin e suksesshëm të mbi 3 milionë të dhënave të gjendjes civile të munguara në sistemin e saj të menaxhimit të identitetit. Arritja u bë e mundur nëpërmjet financimit nga Bashkimi Evropian (BE) dhe me mbështetjen e Danish Refugee Council, me kohëzgjatje nga viti 2012 deri në vitin 2023. Projekti kishte si qëllim të përmbushte mandatin e agjencisë në kuadër të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 

Më 1 qershor të vitit 2023, Agjencia e Regjistrimit Civil të Kosovës mund të shpallë zyrtarisht përfundimin e suksesshëm të integrimit të të dhënave nga mbi 12,000 regjistra të gjendjes civile në sistemin e tyre.  Kjo arritje shënoi finalizimin e projektit “ Digitalisation of the Certified Copies of Civil Registry Books – Phase III” projekt që synon të lidhë arkivin elektronik të kopjeve të certifikuara me Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile në Kosovë. Projekti, i financuar nga BE-ja, kishte një buxhet prej 2 milionë euro dhe u zbatua nga Danish Refugee Council për një periudhë 42-mujore, duke filluar nga 2 dhjetor të vitit 2019.

 

Objektivi kryesor i projektit ishte që të kontribuonte në krijimin e një sistemi unik, gjithëpërfshirës dhe të përmirësuar të të dhënave të gjendjes civile drejt rritjes së besueshmërisë së sistemit të regjistrimit të Kosovës në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë. Mori pjesë në projekt Stafi kryesor i Agjencisë së Regjistrimit Civil të Kosovës, Ministrisë së Brendshme si dhe Zyrave Komunale të Gjendjes Civile, (që ofrojnë shërbime në nivel vendor).