Skip to main content

Vullnetare 83 vjeçare heroinë e Serbisë

Danica Šmic nga Serbia kontribuon si vullnetare duke qëndruar në kontakt me njerëz të moshuar që kanë nevojë për ndihmë gjatë pandemisë së COVID-19-ës. Danica Šmic lindi në Beograd në vitin 1937 dhe i mbijetoi bombardimit të qytetit duke u fshehur në bodrumin e ndërtesës ku jetonte me prindërit e saj. Ajo është mësuese e fizikës dhe matematikës në pension dhe ka dy djem; ajo është edhe një vullnetare heroinë që ka bërë bamirësi për më shumë se 50 vjet duke ndihmuar personat në nevojë. “Puna vullnetare është një nga kënaqësitë më të mëdha për mua. Më pëlqen shumë të vizitoj njerëzit që jetojnë vetëm, që të mos ndihen të vetmuar apo të harruar,” shprehet Danica, që përfundoi një kurs për t’u bërë infermiere vullnetare në Kryqin e Kuq në vitin 1970 dhe nuk ka ndaluar së marri pjesë në mënyrë aktive në jetën publike që atëherë – si në periudha lufte dhe paqe. “Nëse duam që bota të jetë një vend më i mirë, me i drejtë dhe më human hapi i parë është puna vullnetare; të mos ndihmojmë njëri-tjetrin vetëm gjatë pandemive ose përmbytjeve. Duhet të jetë pjesë e përditshme e jetëve tona.” Danica ka vazhduar të jetë aktive gjatë pandemisë së COVID-19-ës: ajo shkruan dhe publikon dhe mban kontakte me njerëz të moshuar që kanë nevojë për ndihmë, që ndihen të vetmuar ose te refuzuar nga komuniteti.

”Njerëzit e moshuar nuk janë barrë për shoqërinë: shoqëria mund të përfitojë prej tyre.”

Për më shumë se gjysmë shekulli aktivizëm dhe vullnetarizëm, Danica ka qenë advokuese për të drejtat e njerëzve të moshuar: “Njerëzit e moshuar nuk janë barrë për shoqërinë: shoqëria mund të përfitojë prej tyre, por solidariteti ndërbreznor është veçanërisht i rëndësishëm dhe kjo u bë e dukshme gjatë pandemisë së koronavirusit. Koronavirusi nuk na ndaloi të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe ia dolëm të vazhdojmë me punën vullnetare, por në një tjetër mënyrë dhe solidariteti ndërbreznor na ndihmoi të kontaktojmë njëri-tjetrin dhe të mësojmë nga njëri-tjetri.” Kjo vullnetare shprehet se të gjithë duhet të gjejnë ‘vullnetarin brenda tyre’ dhe të ndihmojnë personat në lagjen e tyre sa më shumë të munden. Familja dhe shkolla janë shumë të rëndësishme për sa i përket krijimit të këtyre zakoneve mes fëmijëve dhe të rinjve: “Mendoj se duhet të bëhen mësime rreth vullnetarizmit dhe solidaritetit dhe se njerëzit duhet të angazhohen në këto veprimtari që në moshë të vogël. Ne jemi një komb që dëshiron, i pëlqen dhe di të ndihmojë tjetrin, por edhe që priret t’i harrojë gjërat shumë shpejt.“

“Jam e lumtur për foton, jam pa fjalë. Sukseset dhe lavdërimet janë një kënaqësi e madhe, por një përgjegjësi akoma më e madhe. Ky është frymëzimi dhe nxitja që të vazhdosh të punosh.”

Ky projekt është financuar nëpërmjet një projekti në shkallë më të gjerë ‘Veprimi Parësor për Barazinë Gjinore’ – i zbatuar në partneritet me UN Women dhe Delegacionin e BE-së në Serbi – që synon të forcojë kapacitetet administrative për barazinë gjinore dhe të sjellë përparime në zbatimin e angazhimeve kombëtare dhe të BE-së për barazinë gjinore nëpërmjet politikave gjinore.     Danica u shfaq në një fotografi të titulluar “Në një stacion autobusi – një vullnetare rrugës për të vizituar një të moshuar në nevojë” që fitoi çmimin e parë për foton më të mirë në kategorinë e një projekti të BE-së në konkursin Focus nga delegacioni i BE-së në Serbi në partneritet me National Geographic Serbia Fotografia u postua nga një projekt i titulluar “Pjesëmarrja e shtuar e grave në moshë të madhe në jetën publike dhe politike”, i zbatuar nga Shoqata për Miqësinë e Qytetarëve në partneritet me organizatën FemPlatz. “Jam shumë e lumtur për foton, jam pa fjalë – shprehet ajo. Sukseset dhe lavdërimet janë një kënaqësi e madhe, por një përgjegjësi akoma më e madhe. Ky është frymëzimi dhe nxitja që të vazhdosh të punosh.”

Ekonomia digjitale: një mundësi gjatë krizës

Të rinjtë në Kosovë dhe Malin e Zi lançojnë një risi sociale dhe i bashkohen ekonomisë digjitale me mbështetjen e një projektit të financuar nga BE-ja. Masat ndërkombëtare dhe kombëtare për të parandaluar përhapjen e virusit, nga distancimi fizik te mbyllja e bizneseve kanë reduktuar të ardhurat e familjeve dhe konsumin, duke filluar një krizë ekonomike në të gjithë botën. Ballkani Perëndimor nuk ka mbetur i paprekur në këtë aspekt: Raporti i Rregullt Ekonomik i Ballkanit Perëndimor i Bankës Botërore: Vjeshtë 2020, parashikoi që veprimtaria ekonomike në rajon do të tkurret me 4.8% në përgjithësi në vitin 2020, duke shkaktuar një recension më të rëndë sesa krizat financiare botërore të kohëve të fundit. Në të njëjtën kohë pandemia ka krijuar mundësi të reja. Një dokument përmbledhës i shkurtër rreth tregtisë elektronike gjatë periudhës së COVID-19-ësi publikuar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim identifikon se si kriza e COVID-19-ës ka përshpejtuar zgjerimin e tregtisë elektronike drejt firmave, konsumatorëve dhe llojeve të reja të produkteve. Një nismë premtuese që mund të kthehet në një biznes të madh  Miloš Laković, 27 vjeç, është një mësues gjimnazi dhe sipërmarrës me kohë të pjesshme nga Mali i Zi. Ai është një nga vizionarët që e pa krizën e pandemisë si një mundësi. Miloši pati një ide biznesi për një platformë online që do të lidhte ofruesit me përdoruesit e shërbimeve. E kishte pasur këtë ide prej kohësh, por pandemia e bëri të mendonte më seriozisht për të dhe të ndërmerrte një nismë për ta lançuar atë. “Si mësues, unë e di se shumë nga kolegët e mi bëjnë kurse private pas orarit të punës. Situata e krijuar nga pandemia më bëri të mendoj ‘pse të mos promovoj dhe ofroj këto shërbime online?’ dhe vendosa ta zhvilloj këtë ide më tej,” shprehet Miloši.

“Si mësues, unë e di se shumë nga kolegët e mi bëjnë kurse private pas orarit të punës. Situata e krijuar nga pandemia më bëri të mendoj ‘pse të mos promovoj dhe ofroj këto shërbime online?

Me kalimin e kohës, Miloši dhe ekipi i tij krijuan lloje të tjera shërbimesh – përveç mësimdhënies private – që do të reklamohen nëpërmjet platformës, nga shitjet e pikturave te kozmetika. Ata janë tani në fazën përfundimtare të kërkimeve për tregun dhe së shpejti do të fillojnë me zhvillimin e platformës. Miloši shpjegon se shumë nga meritat për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj nisme i shkojnë përkrahjes që mori falë pjesëmarrjes në workshop-e të ofruara nga projekti i financuar nga BE-ja, Vetëpunësim dhe Sipërmarrje sociale për të Rinjtë. “Duke marrë pjesë në këto workshop-e, ia arritëm të zhvillonim në tej idenë dhe ta sjellim në nivelin e një nisme të vërtetë sipërmarrjeje,” shprehet ai.

 “Duke marrë pjesë në këto workshop-e, ia arritëm të zhvillonim në tej idenë dhe ta sjellim në nivelin e një nisme të vërtetë sipërmarrjeje.”

Rreth projektit Projekti ‘Vetë-punësim dhe Sipërmarrje Sociale për të Rinjtë’ zbatohet nën Programin për Bashkëpunimin Ndërkufitar IPA 2014-2020 Mali i Zi – Kosovë, financuar nga Bashkimi Evropian. Projekti po zbatohet nga organizatat e shoqërisë civile Shoqata për Mirëqenien Demokratike – Zid, Lens, Qendra liberal-demokrate dhe Qendra për Aftësitë Kreative. Projekti filloi në janar 2019 dhe pritet të përfundojë në fillim të vitit 2021. I2 Space –vendi i nismave  Qëllimi i projektit është të përmirësojë aksesin në tregun e punës për të rinjtë në Malin e Zi dhe Kosovë. Thelbi i idesë së projektit është krijimi i mjediseve fizike në një format të njohur si ‘Hackerspace’ duke i pajisur këto hapësira me instrumentet e nevojshme dhe duke ofruar trajnim dhe mentorim për të rinjtë në risitë sociale dhe teknologjinë digjitale. Projekti është i vendosur në dy hapësira të tilla një në Pejë në Kosovë dhe një në Podgoricë në Malin e Zi. Hapësirat janë emërtuar ‘I2 Space’. Gjatë dy viteve të projektit, më shumë se 200 të rinj kanë përfituar nga veprimtaritë e ‘12 Space’ në Pejë dhe Podgoricë. Disa prej tyre kanë filluar të fitojnë nëpërmjet punësimit ose duke ofruar shërbime në mënyrë të pavarur. Projekti ofroi kurse dhe programe mentorimi rreth kodimit dhe personalizimit të rrjetit, printerave 3D dhe elektronikës, marketingut digjital dhe grafik dizajnit dhe fotografisë. Božina Stešević është menaxherja e projektit në organizatën për shoqërinë civile Shoqata për Mirëqenien Demokratike – Zid, partneri kryesor i projektit në Malin e Zi. Ai thotë se një nga arritjet kryesore të projektit është konceptimi dhe funksionimi efektiv i vetë komunitetit ‘12 Space’. “Ekziston një rreth i brendshëm i përdoruesve të ‘12 Space’ që bashkëpunojnë mes tyre dhe e bëjnë këtë në një hapësirë të përbashkët fizike. Më pas është rrethi i të gjithë të rinjve që kanë marrë pjesë në trajnim; dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme rrethi më i gjerë që lidh të rinjtë nga të dyja anët e kufirit që po bashkëpunojnë për të shkëmbyer ide dhe perspektiva biznesi dhe duke shpërbërë paragjykimet.” Mentorimi ballë për ballë është një nga elementet kryesore të projektit. Si pjesë e saj, nga pjesëmarrësit pritet që të zhvillojnë prototipe për startupe biznesi që kanë potencialin për t’u zhvilluar më tej. Deri më sot aplikantët e programit kanë sjell prototipe për 23 ide startupi, duke përfshirë idenë e Milošit.

Të bashkohemi dhe të hamë së bashku në Prizren, Kosovë

Një grup organizatash nga Kosova po prezantojnë mënyra novatore për të prezantuar trashëgiminë kulturore si një përvojë bashkëkohore që duhet të jetohet dhe shijohet. Prizreni konsiderohet si kryeqyteti kulturor i Kosovës për shkak të historisë së tij dhe trashëgimisë kulturore të pasur. Qyteti ka gjithashtu një trashëgimi të pasur ushqimore, duke përfshirë leqenik bukë misri, djathin vendas, dhe gatimet me mish si tavë, dhe sarma. Megjithatë, këto gatime të shijshme nuk janë të aksesueshme për pjesën më të madhe të vizitorëve. Ato janë pjesë e menusë së zakonshme në shtëpi të familjeve në Prizren, por rrallëherë gjenden në restorante. Një grup organizatash të shoqërisë civile ka marrë iniciativën të prezantojë këtë thesar të shijshëm të fshehur edhe për vizitorët që nuk kanë miq në Prizren. Ideja është e thjeshtë: një aplikacion online që prezanton varietete të ushqimit tradicional dhe shtëpitë ku mund të shijohet ky ushqim për një tarifë të caktuar. Në këtë mënyrë, përveç shijimit të ushqimit tradicional, vizitori do të ketë mundësinë të shohë dhe jetën familjare dhe të shijojë dekorin e brendshëm të shtëpive historike të Prizrenit.

“Ideja e qendrës është të mbledhë nga shumë sektorë organizatat që janë aktive në fushën e trashëgimisë kulturore dhe të krijojë sinergji”

Bërja e prekshme e trashëgimisë së paprekshme.  Prizreni ka vepra arkitekturore të jashtëzakonshme, dhe sitet e tij kulturore janë dëshmi e ndikimeve dhe traditave kulturore të shumëllojshme. Sidoqoftë qyteti ka një trashëgimi të pasur të paprekshme – në veçanti veprat artizanaleqëndisjet për pajë , sixhadetë dhe filigranin ), muzikën dhe gastronominë. “Ne jemi mësuar që kur të mendojmë për Prizrenin të mendojmë për xhami e kisha të vjetra, por kemi shumë pak udhëzime për të shijuar gjëra të tjera, si muzikën, ushqimin dhe filigranin. Ideja jonë është që t’i japim njerëzve mundësinë të kuptojnë trashëgiminë kulturore, jo vetëm si diçka nga e shkuara, por si diçka bashkëkohore që mund ta prekësh, jetosh dhe shijosh,“ shprehet Erëmira. Erëmira shpjegon edhe se një nga qëllimet e qendrës së trashëgimisë është të kapë vrullin vendor. “Nëse ka një ide ose një mundësi ne mund ta mbështesim dhe nxisim atë dhe të përdorim qendrën pak a shumë si një laborator ku hidhen ide, që më pas testohen dhe zhvillohen më tej me bashkëpunimin tonë dhe mbështetje profesionale. Vizioni përfundimtar është ngritja e zërit të organizatave të trashëgimisë kulturore dhe shtimi i prezencës sonë dhe numrit të projekteve në fushën e trashëgimisë kulturore,“ shprehet ajo.

“Ne jemi në bashkëbisedim të vazhdueshëm; ne po krijojmë ide së bashku dhe mendoj se kjo është e rëndësishme.”

ILUCIDARE është një projekt tre vjeçar i financuar nga programi i Bashkimit  Evropian Horizon 2020. Projekti drejtohet nga Universiteti i Leuven-it (Belgjikë) dhe bën së bashku tetë partnerë ndërkombëtarë Projekti synon të promovojë novacionin e frymëzuar  nga trashëgimia dhe bashkëpunimin ndërkombëtar të frymëzuar nga trashëgimia. Projekti po zbatohet në katër kontinente me vendndodhje që përfshijnë Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor, Afrikën Veriore, Afrikën Sub-Sahariane, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Jugore. Ky projekt dëshiron që ndikimi i tij afatgjatë të jetë vendosja e rrjetit të parë botëror të praktikuesve që promovojnë novacionin e frymëzuar nga trashëgimia dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në të gjithë botën. Promovimi i bashkëpunimit ndërkombëtar të frymëzuar nga trashëgimia në të gjithë botën.  OJQ-ja Cultural Heritage without Borders është partneri i projektit në Ballkanin Perëndimor. Përveç novacioneve të frymëzuara nga trashëgimia që vijnë nga qendra e tij, projekti ka një iniciativë të përqendruar në bashkëpunimin ndërkombëtar të frymëzuar nga trashëgimia.  Në veçanti, ata po hartëzojnë dhe regjistrojnë kullat (shtëpi tradicionale prej guri) në Shqipëri, Kosovë dhe Malin e Zi dhe po përgatisin një çështje për to që të përfshihen në Listën e UNESCO-s për Trashëgiminë Kulturore. Dr. Aziliz Vandesande është një kërkuese shkencore post-doktorale në Qendrën Ndërkombëtare Raymond Lemarie për Konservim në Universitetin Katolik të Leuven-it dhe është koordinatorja teknike e projektit. Ajo shpjegon se gjatë zhvillimit të projektit dëshironin të përqafonin një koncept të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare. “Ajo që përshtatet më së mirë është ideja e shkëmbimit të njohurive. “Ne jemi në bashkëbisedim të vazhdueshëm; ne po krijojmë ide së bashku dhe mendoj se kjo është e rëndësishme,”  shprehet ajo.

Tradita, moda dhe arti mund të kthehen në biznes

Një grua nga Rožaje në Malin e Zi ndërthur traditën, modën dhe artin për të filluar një biznes të ri. Igbala Murić, 49 vjeç, jeton në qytetin e vogël kufitar të Rožajes në Malin e Zi. Që në moshë të re asaj i pëlqente të qëndiste tekstile tradicionale si shtresa, rroba dhe peceta. Kur ishte nxënëse në gjimnaz, ajo e kishte vendosur se do të ndërtonte një jetë profesionale bazuar në këto aftësi. Në pajtim me prindërit e saj, ajo u regjistrua në një shkollë të mesme profesionale për prodhimin e tekstilit. Më pas ajo punoi si rrobaqepëse në kompani të ndryshme në Malin e Zi dhe Turqi, por kjo punë nuk përfshinte punime tradicionale. “Më mungonte të punoja te rrobat tona tradicionale dhe tekstile të tjera. Veshja jonë tradicionale është unike dhe e bukur dhe është edhe trashëgimia jonë kulturore,“ shprehet ajo. Gjatë gjithë kohës, Igbala ka dashur të bëjë diçka për ruajtjen e trashëgimisë tradicionale në tekstile. Ideja e saj ishte të niste biznesin e saj i cili do të specializohej në prodhimin e rrobave tradicionale të kulturës së saj. Por, për ta bërë këtë, ajo kishte nevojë për mbështetje financiare dhe të dinte si të fillonte dhe menaxhonte një biznes. Kaluan vite, por ajo nuk mundi të fillonte asgjë të qëndrueshme.

“Veshja jonë tradicionale është unike dhe e bukur dhe është edhe trashëgimia jonë kulturore“

Gjetja e mbështetjes së duhur Në vitin 2019, Igbala dëgjoi për projektin ‘Zejtari’, i financuar si pjesë e programit IPA CBC Serbi-Mali i Zi 2014-2020, i financuar nga Bashkimi Evropian. Projekti që ofroi mbështetje për gratë dhe të rinjtë në rajonin Rožaje në Malin e Zi dhe rajonin e Sjenicës në Serbi. Ajo regjistroi një kompani dhe aplikoi për mbështetje. Ajo mori pjesë në programin e trajnimit për menaxhimin e biznesit, mori nga projekti një makinë qepëse të re dhe iu bashkua botës së sipërmarrjes. Ky projekt ofroi mbështetje për më shumë se 90 individë si Igbala duke i përfshirë ata në këtë trajnim dhe një program mentorimi. Si rezultat i mbështetjes , që nga fillimi i këtij viti ajo ka shtuar prodhimin dhe kishte planifikuar të punësonte gra të tjera, derisa planet e saj u ndërprenë nga pandemia.  “Unë po punoja kryesisht me punime artizanale. Mbështetja nga projekti më dha mundësinë të zgjeroja biznesin tim, të rrisja prodhimin dhe të shisja edhe në pjesë të tjera të Malit të Zi,“ shprehet ajo.

“Mbështetja nga projekti më dha mundësinë të zgjeroja biznesin tim, të rrisja prodhimin dhe të shisja edhe në pjesë të tjera të Malit të Zi.“

Amela Kovačević Kalender, menaxherja e projektit, shprehet: ‘Bashkia e Rožaje-s është krenare të mbështesë zhvillimin e ekonomisë vendore, duke u përqendruar në krijimin e vendeve të punës dhe sipërmarrjen. Ne synojnë të inkurajojmë njerëzit të ndjekin idetë e tyre dhe të tregojnë se edhe iniciativat e vogla mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në ekonominë vendore.’ Partnerët zbatues të projektit janë Bashkia e Rožajes dhe Bashkia e Sjenicës, në bashkëpunim me dy shkollat profesionale të këtyre qyteteve. Projekti ‘Zejtari’, u financua si pjesë e programit IPA CBC Serbi-Mali i Zi  2014-2020, i financuar nga Bashkimi Evropian. Ndihma për bizneset tradicionale  Sipërmarrjet mikro, të vogla ose të mesme luajnë një rol kyç në punësimin e fuqisë punëtore të shumëllojshme dhe në gjenerimin e të ardhurave për komunitetet vendore si në Malin e Zi edhe në Serbi. Nën drejtimin e autoriteteve vendore, projekti ka mbështetur bashkëpunimin mes shkollave të mesme profesionale nga bashki të caktuara për të ngjallur interes në bizneset tradicionale si punimet artizanale. Projekti ka gjeneruar vende të reja pune për pjesët e cenueshme të popullatës, duke përfshirë të rinjtë dhe gratë, duke i ofruar atyre ndihmën që u nevojitet për sa i përket njohurive në biznes, mbështetjes së startupeve, trajnimit dhe mentorimit. Për më tepër, projekti ka ofruar mjete artizanale të specializuara për shkollat e mesme në Rožaje dhe pranë Sjenicës në Serbi, që do të përdoren nga nxënësit dhe sipërmarrës të tjerë të mundshëm.

T’i japësh zë barazisë me dizajnet e modës

Një dizajnuese mode nga Maqedonia e Veriut pasqyron filozofinë ‘punk’ në dizajnet e saj. Teodora filloi të dëgjonte muzikë punk kur ishte 14 vjeç. “Përpara kësaj isha një fëmijë i zakonshëm, kisha kukulla Barbie dhe dhomën e kisha ngjyrë rozë. Çdo gjë ishte shumë vajzërore“ shprehet ajo, duke kujtuar rrobat që u qepte kukullave të saj Barbie. Ajo shpjegon se u rrit me shumë dashuri dhe përkujdesje nga prindërit e saj me një fëmijëri thuajse ideale. Por në moshën e adoleshencës ajo u bë rebele. Si të gjejmë stilin punk në Shkup? Duke qenë se Teodora shkoi nga ngjyra rozë në stilin punk, ajo donte edhe të vishej sipas këtij stili. Sidoqoftë, vendlindja e saj – Shkupi – nuk kishte dyqane që shisnin rroba të stilit punk. Ajo shpjegon, “Njihja disa fëmijë, prindërit e të cilëve pëlqenin stilin punk kur ishin të rinj, kështu që ata vishnin rrobat e vjetra të prindërve të tyre. Unë nuk isha në atë situatë, kështu që fillova të dizajnoja vetë rrobat e mia të stilit punk.“ Atëherë, Teodora nuk e dinte se ky do të ishte fillimi i markës së saj së modës dhe i karrierës së saj në dizajn. Vetëm më vonë ajo vendosi të studiojë dizajn mode dhe vendosi të shkojë në Londër ku i kishte edhe fillesat kultura punk. Kur ishte atje, ajo zhvilloi dizajnet e saj. “Për mua, stili punk ka qenë gjithmonë të lesh pas atë që mendon shoqëria dhe të jesh e lirë,” shprehet ajo, dhe krijimet e Teodorës e pasqyrojnë këtë duke përdorur materiale të pazakontë dhe duke kombinuar normat gjinore.

Ajo shpjegon, “Njihja disa fëmijë, prindërit e të cilëve pëlqenin stilin punk kur ishin të rinj, kështu që ata vishnin rrobat e vjetra të prindërve të tyre. Unë nuk isha në atë situatë, kështu që fillova të dizajnoja vetë rrobat e mia të stilit punk.“

Pasi u diplomua nga Universiteti Middlesex në Londër, Teodora filloi të kërkonte mënyra për t’iu bashkuar tregut të modës duke promovuar dhe shitur markën e saj. Ajo e dinte se të pasurit e një marke unike mund të jetë një bekim, por gjithashtu ka sfidat e veta – ishte e vështirë të gjeje një vend në treg përkrah markave dominuese. Ajo ishte vetëm 21 vjeç dhe mundësitë ishin të pakta, por Fundjava e Modës në Shkup, një OJQ nga vendlindja e saj e ftoi që të ekspozonte  punën e saj në Javën e Modës në Riga dhe më pas në Javën e Modës në Lisbon. “Nuk mund ta besoja që kjo po ndodhte! Sveta nga Fundjava e Modës në Shkup kishte dëgjuar që isha diplomuar dhe se e kisha gati koleksionin e diplomimit. Ajo më telefonoi dhe tha që do të isha një kandidate e mirë për të përfaqësuar Maqedoninë e Veriut në këto shfaqje. U emocionova shumë,” thotë Teodora duke buzëqeshur. Së bashku me partnerët nga Belgjika, Franca, Letonia dhe Portugalia, Fundjava e Modës në Shkup ka lançuar një projekt të quajtur Moda e Bashkuar, i financuar nga programi  Evropa Krijuese i Bashkimit Evropian. Projekti ndihmon dizajnerët e rinj të promovojnë punën e tyre, të mësojnë aftësi të reja në reklamimin e modës dhe të krijojnë lidhje me kolegë dhe kompani mode në të gjithë Evropën. Mësimi i bazave Teodora shprehet se e pa këtë si një mundësi të mirë për të mësuar praktikat e industrisë së modës. “Doja të mësoja si përgatitesh për një shfaqje mode, si bëhen flokët dhe grimi ose si praktikohen modelet.” Si në Lisbonë edhe në Riga, Teodora mori pjesë edhe në workshop-e dhe seminare me folës të ftuar për të diskutuar mundësitë prodhuese dhe bashkëpunuese, qëndrueshmërinë e markave dhe strategjitë e marketingut. Megjithatë, ajo shprehet se “ishte mundësia e bashkëbisedimit gjatë festave joformale me prodhues të ndryshëm që e ndihmuan  të kuptojë se si funksionon vërtet industria“ që e ndihmuan më së shumti.

“Për mua, stili punk ka qenë gjithmonë të lesh pas atë që mendon shoqëria dhe të jesh e lirë”

Making punk big Teodora currently works as a graduate academic assistant at Middlesex University. She is still actively promoting her brand, using all that she has learned, and aims to become a designer who is well-known in Europe and beyond. “I have this feeling that I can do something really big. It sounds like a cliché, but I firmly believe that one day I am going to be big,” she says.

Aventurat natyrore në Ballkanin Perëndimor me Nolin dhe kompaninë e tij

Një sipërmarrës i ri nga Kosova rrit kompaninë e tij për turizmin rural me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Nol Krasniqi është anëtar i ekipit kosovar të ngjitjes në shkëmbinj, aktivist mjedisor dhe guidë turistike malore. Ai jeton në qytetin e Pejës në Kosovë, i cili është i rrethuar nga Bjeshkët e Nëmuna – një nga vargmalet më mbresëlënëse në Ballkanin Perëndimor. Po të shohësh shkëmbinjtë gëlqerorë, është shumë e thjeshtë të kuptosh përse këto male janë atraksion për kaq shumë turistë.  Noli ka punuar vetë si guidë turistike malore që kur ka qenë 18 vjeç dhe në vitin 2014 ai vendosi ta kthejë punën e tij me kohë të pjesshme në një biznes me kohë të plotë, së bashku me partnerin e tij të biznesit, Virtytin. Një ofertë më e mirë  Noli shpjegon se ata filluan të mendonin për biznesin e turizmit malor kur numri i vizitorëve në qytet dhe në malet përreth filloi të rritet dhe operatorët e parë turistikë iu bashkuan tregut.  “Ata po ofronin shumë pak mundësi turistike. Ne menduam se mund të ofronin diçka më të mirë dhe lançuam kompaninë,“ shprehet ai. Gjashtë vite më pas, ‘Balkan Natural Adventure’ është një konkurrent i rëndësishëm në sektorin e turizmit malor jo vetëm në Kosovë, por edhe për vendet fqinjë si Shqipëria dhe Mali i Zi.

“Mbështetja e ofruar nga Bashkimi Evropian ishte një etapë e rëndësishme për qëndrueshmërinë ekompanisë sonë”

Strategjia e re e tregut  Kompania ka mirëpritur mbi 700 grupe turistësh Megjithatë, përveç suksesit ata kanë hasur edhe vështirësi dhe sfida. Që në fillim, transporti i turistëve ka qenë një problem i madh për shkak të kostos dhe besueshmërisë së shërbimit. Fillimisht ata punësuan autobusë të vegjël ose taksi në varësi të numrit të vizitorëve në grup. Por kjo ishte thjesht një zgjidhje afatshkurtër. “Madhësia mesatare  e grupeve me vizitorë është rreth tetë persona. Tregu nuk ofronte zgjidhje fort të mira për këtë madhësi grupi: shpesh na është dashur të marrim me qira minibusë me 20 vende ose të marrim me qira dy makina. Nuk ishte frytdhënëse financiarisht,“ shprehet Noli. Për më tepër, kompanitë e makinave me qira nuk ishin gjithnjë të besueshme dhe kjo e bënte akoma dhe më sfidues organizimin e transportit.  “Ne po përqendroheshim në turizmin malor dhe më pas pamë se vizitat kulturore po shtoheshin – na duhej shumëllojshmëri.” Tri vite më parë, partneri në biznes i Nolit, Virtyti, pa një thirrje të hapur të lançuar nga Bashkimi Evropian në rrjetet sociale për mbështetjen e kompanive, duke përfshirë ato që punojnë në fushën e turizmit. Duke qenë se ‘Balkan Natural Adventure’ kishte nevojë për mbështetje, ata vendosën të aplikonin. Ata kërkuan ndihmë për reklamim ndërkombëtar të kompanisë, për studime për zhvillimin e  vizitave kulturore dhe blerjen e një fugoni me tetë vende për pasagjerë për të zgjidhur problemin e tyre me transportin.  Propozimi i tyre u miratua dhe atyre iu bashkë-financuan të gjitha nevojat nga Bashkimi Evropian. “Mbështetja e ofruar nga Bashkimi Evropian ishte një etapë e rëndësishme për qëndrueshmërinë e kompanisë sonë. Përveç rritjes së besueshmërisë dhe numrit të shërbimeve tona, ne punësuam më shumë njerëz. Tani kemi tri persona që punojnë me kohë të plotë në departamentet e shitjes dhe administrimit dhe kemi 15 anëtarë të personelit me kohë të pjesshme që punojnë si guida turistike dhe shoferë,“ shprehet Noli. Ai e përshkruan ekipin e tyre aktual si profesional dhe shpjegon se ai përfshin guida nga Shqipëria dhe Mali i Zi. “Fillimisht patëm probleme me gjetjen e personave të përkushtuar ndaj punës si guida. Megjithatë, pasi patëm disa shembuj të mirë ku guidat fitonin rrogën e një viti në katër muaj, gjërat filluan të ndryshojnë.“ Po të mos kishte qenë për pandeminë e COVID-19-ës, ‘Balkan Natural Adventure’ do të kishte mirëpritur 500 grupe turistësh këtë vit. Kjo do të kishte qenë një rritje e rëndësishme. Pavarësisht pandemisë, Noli dhe partneri i tij parashikojnë një të ardhme të shndritshme për kompaninë e tyre: në dhjetë vitet e ardhshme, ata presin të shtojnë 40 guida turistike dhe shoferë me kohë të pjesshme dhe të rritin ë stafin e tyre me kohë të plotë në dhjetë persona.

“Gjithnjë e më tepër persona po e shikojnë turizmin e qëndrueshëm si të ardhmen e tyre”

  Por kemi ende sfida të tjera përpara nesh. Ndër kryesoret përfshijnë ndërtimet e paligjshme në male, hidrocentralet dhe ndotjen e ajrit. Megjithatë, Noli mbetet optimist. “Gjithnjë e më tepër persona po e shikojnë turizmin e qëndrueshëm si të ardhmen e tyre,” shprehet ai. “Pas fushatës reklamuese, gjatë vitit 2020 patëm më shumë rezervime seç kishim pasur në të tri vitet e fundit së bashku.  COVID-i pati efektet  e tij, por fatmirësisht pjesa më e madhe e klientëve i shtynë rezervimet e tyre: ata nuk i anuluan ato, kështu që investimi ynë nuk humbi,“ thekson Noli.

Afrimi i perspektivave vendore dhe atyre të BE-së

Një grua nga Bosnja dhe Hercegovina përdor përvojën e saj ndërkombëtare në Erasmus për të ndërthurur perspektivat vendore dhe të BE-së. Amela ka studiuar infermieri në shkollën e mesme. Meqenëse ka qenë një nxënëse shumë e mirë, ajo kishte mundësinë të studionte mjekësi dhe të bëhej doktoreshë. Megjithatë, pak pasi përfundoi shkollën e mesme, planet e saj për profesionin e të ardhmes filluan të merrnin rrjedhë tjetër. “Unë kuptova se vazhdimi në Fakultetin e Mjekësisë do të thoshte gjashtë vite të tjera gjatë të cilëve do të më duhej shumë punë dhe studim. Isha e re dhe po kërkoja për më shumë përvoja jetësore, kështu që vendosa të bëja një pushim njëvjeçar,” shprehet ajo. Plani fillestar për një pushim njëvjeçar u shty me pesë vite të tjera. Ajo filloi të punonte në furrën e bukës së vëllait të saj, më pas u shpërngul në Shtetet e Bashkuara ku punoi si fotografe dhe më pas udhëtoi drejt Evropës dhe punoi si kujdestare private në Zvicër dhe si mësuese private anglishteje në Gjermani. Amela shprehet se ajo e vlerësoi shumë këtë përvojë sepse i zgjeroi perspektivën e saj kulturore dhe i mësoi shumë rreth jetës. Ajo e ka shijuar shumë mjedisin ndërkombëtar të punës.

“Përvoja jashtë vendit tregoi se isha e zonja në krijimin e lidhjeve, dhe përveç kësaj tashmë unë mund të flas gjuhë të huaja me vetëbesim”

Rikthimi në shtëpi Pas rikthimit në Bosnje dhe Hercegovinë ajo përfundoi stazhin e infermierisë, por pas gjithë përvojës ndërkombëtare, ajo nuk ishte më e bindur nëse donte të punonte si infermiere apo të studionte mjekësi. Përvojat e saj gjatë pushimit bënë që aspiratat e saj profesionale të merrnin tërësisht tjetër drejtim. “Përvoja 6-vjeçare jashtë vendit tregoi se isha e zonja në krijimin e lidhjeve, dhe përveç kësaj tashmë unë mund të flas gjuhë të huaja me vetëbesim” Kështu që vendosa të studioj marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Sarajevës,“ shprehet Amela. Nga përvoja e saj ndërkombëtare ajo e dinte edhe se niveli i arsimimit në universitetet e BE-së është më i mirë sesa në Bosnjë dhe Hercegovinë. Kështu që kur pati mundësinë nga ERASMUS+ për të përfunduar një pjesë të studimeve të saj në një vend të BE-së, ajo nuk hezitoi të aplikonte. Nëpërmjet programit të shkëmbimit të studentëve Erasmus, ajo pati mundësinë të studiojë një semestër në Francë dhe një tjetër në Lituani. Përsëri jashtë vendit Amela përshkruan përvojën me Erasmus si “të mrekullueshme“. Për sa i përket cilësisë, asaj i la shumë mbresa aksesi në biblioteka dhe burimet  që ishin të gjitha digjitale. Ajo gjithashtu u mrekullua  dhe nga  shumë burime të tjera dhe nga gama e gjerë  e përmbajtjeve, më të pasura se ato me të cilat ishte mësuar. “Është diçka që vërtet na mungon këtu në Bosnje dhe Hercegovinë,” shprehet ajo. Diçka tjetër që i la mbresa Amelës ishte marrëdhënia e hapur profesionale midis studentëve dhe profesorëve. Amela shpjegon se në Bosnje dhe Hercegovinë, veçanërisht në universitetet shtetërore ekziston një hierarki e rreptë mes studentit dhe profesorit. “Këtu, mendimi juaj nuk merret në konsideratë sepse ti je thjesht një student, por në universitetet në Lituani dhe Francë mendimi im merrej në konsideratë dhe vlerësohej. Ky ishte një përfitim i jashtëzakonshëm,” shprehet ajo.

“Unë jam nga Bosnja, por ndihem edhe evropiane. Për shkak të përvojës sime profesionale dhe jetësore, jam në gjendje të marr parasysh të dyja perspektivat“

Pas diplomimit, plani i saj është të punojë në një institucion të BE-së. Amela beson se në disa vende mungon diçka për sa i përket integrimit në BE të Bosnje dhe Hercegovinës. Mungon perspektiva vendore. Sipas saj, integrimi në nivelin qeveritar po përparon me sukses, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për integrimin në nivelin e popullit. “Do të isha shumë e kënaqur të jepje kontributin tim për këtë. Kjo është arsyeja pse zgjodha një program të studimeve master të quajtur ‘Studime globale – Perspektiva evropiane’ ku mund të ndërthur perspektivën globale me atë vendore,“ shprehet ajo. Duke parë gjithçka që mund të përfitosh nga përvoja në Erasmus, pas diplomimit Amela aplikoi për të zhvilluar edhe studimet Master nëpërmjet Erasmus. Aktualisht ajo është duke përfunduar një diplomë të përbashkët master Erasmus Mundus në Leizig dhe Vienë. “Unë jam nga Bosnja, por ndihem edhe evropiane. Për shkak të përvojës sime profesionale dhe jetësore, jam në gjendje të marr parasysh të dyja perspektivat dhe kjo mund të  jetë  mjaft e dobishme“, shprehet Amela.

Parandalimi i përmbytjeve me mbështetjen e natyrës

Një universitet në Shqipëri ka zhvilluar një projekt për parandalimin e përmbytjeve me anë të vendosjes së trungjeve prej fibrash natyrale të biodegradueshme dhe mbjelljes së pemëve në shtratin e lumenjve. “Ajo është lloji i profesoreshës që na frymëzon të shikojmë më tej dhe të kërkojmë më tepër për çdo temë,” thotë një nga studentët e profesoreshës Enkelejda Kucaj në Universitetin Polis të Tiranës rreth leksioneve të saj për ambientin. Profesoresha Kucaj sjell të njëjtin pasion frymëzues në kërkimin e saj. Si pjesë e doktoraturës së saj ajo zhvilloi një studim kyç rreth ndotjes në lumin e Lanës dhe lumin e Tiranës në Shqipëri. Ky punim bëri që ajo të studionte një temë po aq të rëndësishme dhe të lidhur me temën – parandalimin e përmbytjes së lumenjve – por iu desh ta shtynte për më vonë. “Për shkak të mungesës së kohës dhe burimeve, nuk pata mundësinë ta trajtoja këtë problem,” shprehet ajo.

“Kam studiuar vegjetacionin për 15 vjet dhe një nga përfundimet thelbësore për mua është që natyra rigjeneron vetveten nëse njerëzit nuk ndërhyjnë”

Një mundësi e re Sidoqoftë, pak më vonë asaj iu ofrua një mundësi e shkëlqyer për t’u përballur me këtë sfidë të konsiderueshme. Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit në Shqipëri ftoi Universitetin Polis që të paraqiste propozime novatore për projekte të lidhur me reziliencën ndaj përmbytjeve, thatësirave dhe motit ekstrem. Ftesa erdhi si pjesë e projektit BRIGAID të financuar nga BE-ja që kishte bërë kërkesë për propozime. Ekipi i profesoreshës Kucaj në Universitetin Polis paraqiti një zgjidhje novatore të bazuar në përshtatjen e teknikave miqësore me mjedisin për të parandaluar përmbytjen nga lumenjtë. Propozimi u miratua nga profesoresha Kucaj dhe ekipi i saj i studentëve dhe kolegë të tjerë nga universiteti filluan të punojnë për zbatimin. Lumi i Erzenit u përzgjodh si vendi i provës.

“Besoj se ndikimi më i rëndësishëm i këtij projekti është përfshirja e studentëve. Ata kanë qenë aktivë në këtë projekt dhe janë të gatshëm të eksplorojnë më tej”

Projekti BRIGAID zbatohet nga 24 partnerë nga vende të ndryshme; kryesisht universitete, ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe institute kërkimore. Konsorciumi drejtohet nga Universiteti Teknologjik i Delf-it në Vendet e Ulëta dhe financohet nga programi Horizon 2020 i Bashkimit Evropian. Partneri i projektit në Shqipëri është departamenti qeveritar i Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit. Nensi Lalaj nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit në Shqipëri (AKPT) është koordinatorja vendore e projektit. Ajo shpjegon që risitë e suksesshme për të menaxhuar ndryshimin e klimës janë veçanërisht sfiduese në Shqipëri ku njerëzit nuk janë njohur me këto koncepte. Si rrjedhojë, është e rëndësishme të përfshini sa më shumë aktorë të jetë e mundur në mënyrë që kërkuesit, akademikët dhe përdoruesit fundorë të mund të punojnë së bashku. Sipas Lalaj, projektet si BRIGAID ndihmojnë brezin e ri të transferojë njohuritë në praktikë. “Besoj se ndikimi më i rëndësishëm i këtij projekti është përfshirja e studentëve. Ata kanë qenë aktivë në këtë projekt dhe janë të gatshëm të eksplorojnë më tej,” shprehet ajo.

Aspirata të reja për karrierë në Konstanz, Gjermani

Një student serb i shkencave politike përjetoi mënyra të reja të të nxënit në studimet e nivelit master në Gjermani me mbështetjen e ERASMUS+. Goran Trailov beson se korrupsioni është një nga sfidat e rëndësishme që Serbia duhet të tejkalojë. Prandaj ai zgjodhi të studiojë shkenca politike dhe më pas zgjodhi sundimin e ligjit dhe korrupsionit si temën për tezën e diplomës së masterit. “Kjo është një çështje që kërkon vëmendje urgjente dhe kam shkruar për të që në fillimet e studimeve të mia. Ky është një problem i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor,” shprehet ai. Goran përfundoi studimet master në Universitetin e Konstanz-ës në Gjermani, me një tezë rreth sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor në kontekstin e teorisë së Evropianizimit. Ai përzgjodhi Serbinë dhe Malin e Zi si vendet për rastin studimor dhe korrupsionin si temë specifike për studim. Një nga përfundimet e tezës së tij ishte se ka një shpresë të vërtetë për një të ardhme më të mirë në Serbi në këtë drejtim. Goran shpjegon se numri i çështjeve të lidhura me korrupsionin në gjykata po shtohet, por duhet bërë ende shumë punë për të arritur standardin e BE-së.

“Imagjinoni 1,000 njerëz nga e gjithë bota në një qytet të vogël ku të keni mundësinë t’i njihni. Nuk do të keni mundësinë të gjeni sfond të tillë kulturor në qytete të mëdha si Berlini. Ishte mahnitëse.”

Një mundësi thuajse e humbur Pasi përfundoi studimet bachelor, Goran u regjistrua për studime të nivelit master në Universitetin e Beogradit. Në fund të vitit të parë ai vendosi të vazhdonte studimet e nivelit master jashtë vendit me mbështetjen e programit ERASMUS+ të Bashkimit Evropian. Ai kishte dëgjuar për ERASMUS+ gjatë studimeve të tij, por atëherë nuk ia kishte dalë të regjistrohej për shkak të një vonese. “Në fund të vitit të parë të studimeve master, një ndihmës profesor i cili është edhe koordinatori i ERASMUS+ në universitetin tim më këshilloi të aplikoja”, shprehet Goran. Goran u pranua për të vazhduar studimet në Universitetin e Kostanz-ës në Gjermani. “Në fillim isha i frikësuar. Kisha jetuar gjithë jetën në Borgrad dhe për herë të parë po shpërngulesha në një mjedis të ri: një qytet i vogël në Gjermani,” shprehet Goran. Por frikërat e tij u zhdukën sapo mbërriti aty. Konstanz është një qytet universitar historik me pothuajse 80,000 banorë dhe një peizazh shumë të bukur në brigjet e lumit Constance. Qyteti mirëpret 10,000 studentë, 1,000 nga të cilët janë studentë ndërkombëtarë. Kjo ishte një nga cilësitë që i la mbresa fillimisht Goranit. Imagjinoni 1,000 njerëz nga e gjithë bota në një qytet të vogël ku të keni mundësinë t’i njihni. Nuk do të keni mundësinë të gjeni pasuri të tillë kulturore në qytetet e mëdha si Berlini. Ishte mahnitëse,” shprehet Goran-i.

“Profesorët në Konstanz dëgjonin më tepër se çfarë kishim për të thënë dhe ishin të hapur të mësonin nga studentët”

Synimi drejt integrimit të BE-së Tani që është diplomuar, Goran planifikon të aplikojë për një trajnim në institucionet e BE-së në Bruksel. Duke marrë në konsideratë se po synon për një punë në Ministrinë e Integrimit në BE ose organizata të tjera të lidhura me BE-në në Serbi sepse dëshiron të punojë për integrimin e vendit të tij në BE. Ai shpjegon se nevojiten politikanë profesionistë të arsimuar në Ballkanin Perëndimor dhe kudo tjetër. “Në ditët e sotme bën atë për të cilën ke studiuar. Në të shkuarën mund të studioje fizikë dhe të bëheshe kancelar i Gjermanisë. Nuk mendoj se do të jetë më ashtu,” shprehet ai.     Goran-it i la mbresa edhe cilësia e arsimit. Diçka që i la mbresa ishte shumëllojshmëria e lëndëve që mund të zgjidhte të ndiqte. Siç shpjegon ai, disa lëndë përsëriten për vite, por pjesa më e madhe e tyre ndryshojnë dhe çdo fillim viti prezantohet një katalog i ri prej të cilit studentët mund të zgjedhin. “Ishte fantastike. Me lëndët e reja, na u dha mundësia të qëndrojmë të informuar me çfarë po ndodh në botë. Nuk do të doja të thosha ‘më i sofistikuar’, por kjo është fjala e duhur për të krahasuar Universitetin e Konstanz-ës me universitetin tim në Beograd,” shprehet Goran. Një tjetër cilësi që Goran-i evidenton është qasja e profesorëve dhe ndërveprimi në leksione. “Profesorët në Konstanz dëgjonin më tepër se çfarë kishim për të thënë dhe ishin të hapur të mësonin nga studentët. Nuk ishte e njëjta gjë për profesorët e mi nga Universiteti i Beogradit.” Ai vlerëson dhe faktin që shpesh profesorët dilnin nga programi mësimor dhe sillnin të ftuar nga institucionet e BE-së për të ndarë përvojat e tyre. “Mbaj mend se njëherë patëm kreun e një agjencie të BE-së që operonte në Afrikë. Ai na shpjegoi si punonte ekipi atje dhe na foli për sfidat dhe si i tejkalonin ato. Ishte argëtuese,” shprehet ai.

Sjellim magjinë e filmit të animuar në një qytet në Kosovë

Njëmbëdhjetë vite më parë, pesë adoleshentë në Kosovë nisën një festival filmash të animuar. Sot, ANIBAR është një një festivalet kryesore të llojit të tij në Evropë. Në vitin 2005, pesë adoleshentë admirues të filmave të animuar ishin në kërkim të mënyrave për të mësuar si bëhet animimi. Ata jetonin në qytetin e Pejës në Kosovë dhe në atë kohë nuk kishte asnjë shkollë animacioni në Kosovë dhe ata nuk kishin burimet për të udhëtuar jashtë vendit për të mësuar. Kështu që vendosën të sillnin mundësinë për të mësuar animacionin në qytetin e tyre. Sapo mbushën 18 vjeç, ata regjistruan një OJQ dhe filluan punën për të nisur atë që do të bëhej një nga festivalet më të njohura të filmave të animuar në Evropë – ANIBAR. “Zakonisht festivalet zhvillohen anasjelltas,” shprehet Arba Hatashi, drejtoresha aktuale e festivalit. “Fillimisht duhet të ketë një shkollë animacioni ku mësohet si bëhen filmat e animuar dhe më pas themelohet festivali ku mund t’i shfaqin ata. Ne bëmë të kundërtën: themeluam festivalin në mënyrë që të sillnin filma dhe mentorë ndërkombëtarë në Pejë dhe të mësonim si të bënim filma të animuar.” Pas 11 vitesh, arsimi mbetet një aspekt i rëndësishëm i festivalit. Fillimisht, themeluesit e festivalit dhe të rinj të tjerë përfituan nga masterklasat dhe workshop-et e ofruara nga trajnuesit që vizituan Pejën gjatë javës së festivalit. Në vitin 2016, ata themeluan Akademinë e Animacionit në Pejë dhe Prishtinë si një kurs animacioni që ofrohet gjatë gjithë vitit.

“Ideja origjinale e festivalit ishte t’i mësonim brezave të rinj mjeshtërinë e animacionit. Ky mbetet misioni ynë më i rëndësishëm.”

Tashmë Akademia po mëson brezin e katërt të nxënësve, teksa shumë të rinj nga brezat e kaluar po punojmë në sektorin e filmave të animuar në Kosovë dhe katër prej tyre po studiojnë në vende të Evropës. Akademia financohet nëpërmjet festivalit dhe mbështetësve të organizatës. “Ideja origjinale e festivalit ishte t’i mësonim brezave të rinj mjeshtërinë e animacionit. Ky mbetet misioni ynë më i rëndësishëm,” shprehet Arba. Suksesi erdhi me hapa galopantë Festivali ANIBAR ka shfaqur qindra filma të shkurtër dhe ka mirëpritur profesionistë ikonikë të animacionit si Koji Yamamura dhe të tjerë nga produksione të filmave të animuar të njohur në të gjithë botën duke përfshirë, The Simposons, BoJack Horseman dhe Rick and Morty.

“Vitin e kaluar kemi shfaqur rreth 300 filma të animuar me metrazh të shkurtër dhe kemi pasur një sërë workshop-e dhe masterklasa. Festivali është tashmë një eveniment i domosdoshëm për të rinjtë dhe ekonominë e qytetit.”

Zhvillimi personal dhe profesional Arba iu bashkua festivalit si vullnetare në vitin 2013, kur ishte vetëm 14 vjeç. Që atëherë ajo ka mësuar shumë aftësi dhe është rritur si person si pjesë e ANIBAR. “Kur iu bashkova festivalit nuk dija as si të shkruaja një email. Pjesëmarrja në ANIBAR kontribuoi shumë në zhvillimin tim personal dhe profesional,” shprehet ajo. Vitin e kaluar ajo u caktua drejtoreshë e Festivalit, duke u bërë një nga drejtorët më të rinj të festivaleve në Evropë. Ajo thotë se e di që do të vazhdojë të mbetet pjesë e festivalit në një mënyrë apo një tjetër në vitet që do të vijnë. “Ju mund të mendoni se do ta humbnin pasionin fillestar për festivalin,” shprehet Arba. “Por sinqerisht, çdo ditë që punojmë për festivalin mahnitemi dhe rigjejmë pasionin e ditës së parë, teksa festivali vazhdon të na ushqejë me energji dhe dashuri.” ANIBAR ka kontribuar edhe në ekonominë e Pejës. Vitin e kaluar 11,000 njerëz vizituan qytetin gjatë javës së festivalit. Kjo është një shifër e konsiderueshme për një qytet prej 49,000 banorësh. “Vitin e kaluar kemi shfaqur rreth 300 filma të shkurtër të animuar dhe kemi pasur një sërë workshop-e dhe masterklasa. Festivali është tashmë një eveniment i domosdoshëm për të rinjtë dhe ekonominë e qytetit,” shprehet Arba. Ky ndikim nuk do të ishte arritur pa ndihmën e donatorëve dhe Bashkimi Evropian ka qenë një nga mbështetësit kryesorë të Festivalit gjatë viteve. Arba shprehet se që në fillimet e tij, stafi i festivalit përfitoi nga trajnime përmes veprimtarive të ndryshme të lidhura me ERASMUS+. Mbështetja e drejtpërdrejtë nga BE-ja ka nisur në vitin 2014 dhe nuk ka reshtur që atëherë. “Kjo mbështetje është shumë e mirëpritur duke qenë se festivali përfshin shpenzime të shumta si kostot e udhëtimit dhe akomodimit të vizitorëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë si dhe kostot e shfaqjeve,” shprehet Arba. Ajo shpreson se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë festivalin në të ardhmen, duke qenë se është një investim për ekonominë, artin dhe të rinjtë.