Skip to main content

Hapja e rrugës së Kosovës drejt tregjeve të BE-së

Arritja e nivelit të cilësisë së produktit të BE-së ka ndihmuar një kompani ndërtimi të hyjë në tregjet ndërkombëtare dhe të përmirësojë standardet në të njëjtën kohë.

Industria e ndërtimit në Kosovë po lulëzon dhe është një kontribuues i madh në rritjen ekonomike. Kjo vjen pjesërisht për shkak të kërkesës për banim në dhe rreth kryeqytetit Prishtinë, si dhe në qytetet e tjera të mëdha. Dhe ndërsa kërkesa vazhdon të rritet, po ashtu po rritet edhe nevoja për punë të kualifikuar dhe materiale ndërtimi. Megjithatë, si me shumë produkte, shumica e materialeve të përdorura në ndërtim janë të importuara, duke krijuar një bilanc negativ tregtar për Kosovën. Por në horizont duket ndryshimi!

Disa prodhues vendas kanë parë se mund të rrisin përqindjen e tyre të tregut duke përmirësuar cilësinë e produkteve të tyre për të përmbushur standardet e BE-së – gjë që, nga ana tjetër, mundëson aksesin në tregjet më fitimprurëse të BE-së.

“Cilësia e shtrimit të betonit që prodhojmë është e njëjtë me atë që do të gjeni kudo në BE.”

Njihuni me Shalaj, një biznes familjar që operon nga Istogu në Kosovën perëndimore. Ata kanë vite që investojnë për të qenë pjesë të kësaj industrie me vlerë qindra milionë euro. Shalaj gjithmonë kanë pohuar se materialet e shtrimit të tyre janë të cilësisë gjermane.

“Cilësia e shtrimit të betonit që prodhojmë është e njëjtë me atë që do të gjeni kudo në BE. Kompania jonë ka investuar në teknologji dhe procese të brendshme për shumë vite për të sjellë produktet tona në standardet e BE-së,” shprehet Endrit Shalaj, Menaxher i Kontrollit të Cilësisë së kompanisë.

Arritja e provës së cilësisë

Megjithatë, vetëm më herët në vitin 2021 kompania Shalaj mundi të mbështeste pretendimin e tyre me një certifikatë. Me mbështetjen e një projekti të financuar nga BE, Lëvizja e Lirë e Mallrave (FMG), ata mundën të kuptonin se çfarë duhej të bënin për të marrë certifikimin ‘CE’. Vjen nga termi francez ‘conformité européenne’, shkurtesa është shenja e konformitetit të BE-së e përdorur për të vërtetuar se një sërë produktesh përmbushin standardet e sigurisë të BE-së. FMG e udhëzoi kompaninë përmes procedurës së vlerësimit të konformitetit njëvjeçar për të vërtetuar se produkti i tyre plotëson kërkesat për të hyrë në tregun e BE-së.

“Nuk mund të theksojmë sa duhet se sa të lumtur jemi që marrim certifikimin CE – diçka për të cilën kemi punuar për ta arritur për një kohë shumë të gjatë”, thotë Shalaj për arritjen që do të hapë rrugën drejt zgjerimit të pjesës së tyre në tregun vendas dhe do hapin mundësi të reja ndërkombëtare.

Por mësimi nuk u ndal me kaq. E gjithë përvoja dhe njohuritë e fituara në lidhje me procedurën e certifikimit, si dhe kërkesat ligjore vendase dhe të BE-së për materialet e ndërtimit, u ndanë me prodhues të tjerë si pjesë e projektit FMG. Një nga specialistët e përfshirë në proces theksoi se si kjo mund t’i japë një shtysë këtij sektori të rëndësishëm të ekonomisë. “Projekti FMG tregoi se është e mundur që kompanitë kosovare të marrin certifikimin CE. Tani qeveria dhe kompanitë individuale duhet të vazhdojnë punën”, thotë Adam Pinney, specialist në këtë fushë.

Ndarja e njohurive dhe ekspertizës nga specialistë si Z. Pinney si pjesë e projektit tre-vjeçar FMG ndihmoi gjithashtu në përmirësimin e legjislacionit të produktit dhe trajnimin e agjencive të zbatimit për ta bërë tregun më të sigurt për punëtorët dhe konsumatorët. Kjo përfshinte hartimin e teksteve ligjore, miratimin e standardeve evropiane, akreditimin e organeve të vlerësimit të konformitetit, marrjen e certifikatave të kalibrimit dhe trajnimin.

“Projekti FMG tregoi se është e mundur që kompanitë kosovare të marrin certifikimin CE.”

Rreth projektit

Qëllimi i projektit ‘Mbështetje për Lëvizjen e Lirë të Mallrave (FMG)’ ishte zhvillimi i infrastrukturës cilësore, mbikëqyrjes së tregut dhe të drejtave të konsumatorëve me qëllim përmirësimin e proceseve të prodhimit dhe rritjen e cilësisë dhe sigurisë së produktit.

Kjo është pjesë e një qëllimi më të gjerë për të mbështetur qeverinë e Kosovës në krijimin e një mjedisi më të qëndrueshëm miqësor për biznesin, në përputhje me standardet dhe trupin ligjor të BE-së – të njohur si ‘acquis’ – siç kërkohet nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.

Kjo është pjesë e përpjekjeve të Kosovës për të njehsuar legjislacionin e saj me ligjet e BE-së dhe për të zhvilluar gradualisht një zonë të tregtisë së lirë midis BE-së dhe Kosovës, ku lëvizja e lirë e mallrave, shërbimeve dhe kapitalit janë të garantuara reciprokisht. Kosova dhe BE-ja nënshkruan Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) në vitin 2016, duke përcaktuar të drejtat dhe detyrimet reciproke.

Arritjet si certifikimi CE për kompaninë Shalaj janë një shenjë e qartë se kompanitë janë më konkurruese, produktet janë më të mira dhe më të sigurta dhe partnerët e biznesit mund t’i besojnë njëri-tjetrit – prova e vërtetë se si po shtrohen rrugë të reja ndërmjet tregjeve të Kosovës dhe BE-së.

“Kush je ti? Teknologjia e re për verifikimin e identitetit në Serbi

Me mbështetjen e BE-së, profesorët e dy universiteteve po zhvillojnë kompaninë e tyre për verifikimin e identitetit digjital përtej Serbisë.

Miloš Milovanović është një profesor i lëndës së teknologjisë së informacionit në Universitetin e Beogradit dhe bashkëthemelues i kompanisë IT Blinking. Gjatë karrierës së tij ka punuar si muzikant, prezantues në radio, postier; gjithashtu ka punuar për një kohë të shkurtër në ndërtim para se të bëhej profesor, dhe së fundmi është kthyer në një sipëmarrës. E vetmja gjë që ka mbetur e njëjtë është dashuria e tij për teknologjinë dhe se sa interesante është mënyra se si ajo mund të ndryshojë botën. Si shkencëtar, ai i është përkushtuar hulumtimit të identitetit digjital dhe biometrikës. Së fundmi, ai sëbashku me mikun dhe njëkohësisht kolegu i tij, Miroslav Minović, vendosën të krijonin një kompani që mund tu mundësonte shoqërisë të kryenin transformimin thelbësor digjital.

Ideja e tyre për të filluar një kompani erdhi nga konkluzioni se, marrja e të dhënave dhe dokumentave në mënyrë manuale, duke shkuar në ambientet fizike ose nëpërmjet kanaleve të pasigurta dhe të paverifikuara digjitale, nuk është plotësisht i saktë dhe i vjetëruar. Gjatë procesit të aplikimit për një shërbim, për shembull, njerëzit shpesh lënë kopje të të dhënave ose dokumenteve të tyre në duart e çdo personi nëpër të cilin kalon aplikimi i tyre.  Miloš dhe Miroslav e dinin se në këtë mënyrë mund të bëheshin shkelje, vjedhje identiteti dhe të dhënat private mund të keqpërdoreshin dhe gjithashtu është i kushtueshëm në aspektin e kohës dhe anës monetare të individëve dhe organizatave. Prandaj ata punuan për të krijuar një mënyrë të besueshme, të sigurt dhe të thjeshtë për të bërë konfirmimin e identitetit.

“Për vite me radhë, kompanitë kanë kërkuar një mënyrë për të lidhur biznesin e tyre me ndërveprimin digjital, por atyre u mungonin zgjidhje të përshtatshme.”

Fundi i radhëve të gjata para bankave

Në vitin 2017, profesor Miloš dhe Miroslav ngritën pyetjen se kur radhët para degëve të bankave nuk do të krijoheshin më dhe njerëzit me të vërtetë do të fillonin të përfundonin gjërat “me anë të një kliku”. Miloš tregon se ata donin të krijonin dicka për përdorim vetjak “Për vite me radhë, kompanitë kanë kërkuar një mënyrë për të lidhur biznesin e tyre me ndërveprimin digjital, por atyre u mungonin zgjidhje të përshtatshme”, shpjegon ai.

Ai përshkruan se edhe pse ishte e qartë që ekzistonte një nevojë e tillë në treg, ku dhe sipërmarres të tjerë ishin në dijeni, ka pasur hezitime për të prezantuar produktin. “Ata thjeshtë nuk ishin gati”, thotë ai, kështu që të dy burrat morën vendimin për të mësuar tregun me ID-në digjitale. Qasja jonë ishte të prezantonim teknologjinë hap pas hapi, tjetra ishte promovimi i përfitimeve të përdorimit të teknologjisë në leksione dhe prezantime për të tërhequr bizneset edhe palët e tjera të interesuara në përdorimin e këtij produkti.

Në fund, të gjitha përpjekjet e tyre u shpërblyen dhe Blinking tani është kompania kryesore në Serbi për verifikimin e identitetit digjital dhe një nga kompanitë kryesore në rajon. Por ambiciet e tyre nuk u ndalën këtu, ata donin të rrisin shitjet e tyre në rajon dhe të hynin në tregun e BE-së dhe atë botëror. Për të arritur këtë ata kishin nevojë për mbështetje, e cila erdhi nga programi i financuar nga BE-ja, programi ‘PowerUP’ i cili ka qëllimin të mbështesë bizneset e vogla dhe të mesme (SME) të Ballkanit Perëndimor për të qenë rezilientë ndaj COVID-19 dhe për të zgjeruar praninë e tyre në treg.

“PowerUP ishte një program shumë i mirë ku kemi marrë informacione dhe aftësi shumë të dobishme. Pjesa më e rëndësishme për ne ka të bëjë me zhvillimin ndërkombëtar përtej Ballkanit Perëndimor.”

Rreth projektit

PowerUP është një program për bizneset e vogla dhe të mesme, Start-up-et inovative, të cilat janë në kërkim të mënyrave të reja për të tërhequr klientët dhe për të përshtatur modelet e tyre të biznesit, që janë të interesuar në investimet e jashtme. Programi është krijuar nga Banka Botërore në nëntor të vitit 2020 dhe financohet nga BE-ja në kuadër të Fondit për Zhvillimin dhe Inovacionin e Ndërmarrjeve të Ballkanit Perëndimor (WB EDIF- Western Balkans Enterprise Development and Innovation Facility), me kompaninë udhëheqëse konsulente, Deloitte, duke mbështetur zbatimin e tij. Më shumë se 200 kompani të tjera nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia morën pjesë në program, duke bërë trajnime që synojnë të mbështesin rritjen e mëtejshme të bizneseve, aftësinë për të tërhequr investime dhe ndërtimin e rezistencës ndaj pandemisë COVID-19.

Programi PowerUP, i financuar nga BE-ja, mbështeti Blinking për të përmirësuar disa aftësi: menaxhimin e marrëdhënieve me klientët dhe njohuritë në fushën e marketingut. “PowerUP ishte një program shumë i mirë ku kemi marrë informacione dhe aftësi shumë të dobishme. Pjesa më e rëndësishme për ne ka të bëjë me zhvillimin ndërkombëtar përtej Ballkanit Perëndimor”, thotë Miloš.

Blinking aktualisht ka 30 punonjës me kohë të plotë dhe bashkëpunëtorë të tjerë të jashtëm. “Kur bëhet fjalë për të ardhmen, ne duam të ndërtojmë diçka afatgjatë. Por e di më së miri që ne duhet të jemi të durueshëm. Gjithashtu duhet të vazhdojmë të inkurajojmë se edhe nëse jeni nga Ballkani Perëndimor mund të bëheni një pjesëtar i rëndësishëm ndërkombëtar në këtë treg. Kjo është arsyeja përse ne po investojmë, përmirësojmë dhe zhvillojmë produkte të reja, disa prej të cilave do të lançohen deri në fund të vitit. Kështu që na ndiqni në rrjetet sociale për përditësimet më të fundit”, thotë Miloš.

Shtëpia e rinovuar e gjyshit me një funksion të ri

Një projekt i financuar nga BE-ja, që promovon arkitekturën tradicionale, ndihmon fshatarët në rajonin kufitar Shqipëri-Mal i Zi për turizëm të suksesshëm.

Ushqim shtëpie dhe pa menu, me gjithçka të shërbyer të freskët nga kopshti ose pemëtorja: kjo është ajo që u ofrohet vizitorëve që qëndrojnë në bujtinën e familjes Kljajić në fshatin Lubnice, në Malin e Zi. Ata qëndrojnë në një shtëpi mbi njëqindvjeçare, me orendi dhe dekor tradicional. Bujtina drejtohet nga Maja dhe Milan Kljajić, së bashku me katër fëmijët e tyre. Rrugëtimi i tyre në sipërmarrjen në turizëm nuk ka qenë gjithnjë i lehtë. Ata janë përballur me sfida, rastësi, por dhe kënaqësi nga rezultati përfundimtar dhe buzëqeshjet e mëdha në fytyrat e vizitorëve.

Krahas bukurive natyrore dhe kuzhinës së pasur, fshati Lubnice ka dhe një arkitekturë tradicionale të bollshme. Kjo vjen nga kultura dhe historia shumë e pasur e rajonit dhe vonesat e modernizimit, çka do të thotë se shumë nga shtëpitë e vjetra janë ruajtur në fshatrat e zonës ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi.

“Të them të drejtën, nuk ma merrte mendja se kjo shtëpi e vjetër do të kishte ndonjë dobi. Megjithatë, im shoq, Milan-i, këmbënguli dhe, pak kohë më pas, u bëmë pionierët e turizmit rural në rajonin tonë”.

Nga bujqësia në shkallë të vogël në sipërmarrjen në turizëm

Deri dhjetë vjet më parë, Maja dhe Milan-i nuk kishin asnjë synim të përfshiheshin në turizëm. Milan-i prodhonte mjaltë organik dhe familja i siguronte të ardhurat përmes kësaj veprimtarie dhe prodhimeve të tjera të vogla bujqësore, që i shisnin në tregjet e qytezave përreth. Veç shtëpisë ku jetonin, kishin dhe një shtëpi tjetër 100-vjeçare. Milan-i e kishte trashëguar nga babai dhe gjyshi i tij. Shtëpia përdorej si depo për ushqime dhe orenditë që nuk u nevojiteshin më.

Si pjesë e veprimtarisë së prodhimit të mjaltit, Milan-i udhëtonte në mbarë rajonin për të ndjekur seminare dhe prej kësaj i lindi ideja ta kthente shtëpinë e vjetër në një bujtinë për turistët. “Të them të drejtën, nuk ma merrte mendja se kjo shtëpi e vjetër do të kishte ndonjë dobi. Megjithatë, Milan-i, këmbënguli dhe, pak kohë më pas, u bëmë pionierët e turizmit rural në rajonin tonë”, thotë Maja.

Shtëpia ishte në gjendje të keqe dhe familjes Kljajić i duhej të investonte për ta rinovuar. Problemi ishte se ata nuk i kishin mundësitë për këtë. Fillimisht, u mbështetën nga një organizatë dhuruese për rregullimin e çatisë, që ishte urgjente, dhe kryen disa riparime të tjera të vogla. Pas kësaj, mund të prisnin vizitorë. Maja-s i kujtohen vizitorët e parë, një grup çiklistësh bullgarë, të cilët i kishin pritur në vitin 2014. Ajo mban mend se nuk kishte fjetur natën e mbërritjes së tyre, pasi kishte merak se nuk do të mund të zgjohej në kohë për t’u përgatitur mëngjesin. “Na dukej e pabesueshme. Nuk ishim mësuar me vizitorë; i gjithë fshati ishte i entuziazmuar dhe i habitur”, thotë Maja.

Pas grupit të parë erdhën dhe të tjerë, deri sa shtëpia nisi të rezervohej për të gjithë sezonin. Megjithatë, rritja e popullaritetit u shoqërua me sfida. Shtëpia e vjetër nuk ishte rinovuar plotësisht dhe kishte probleme, ndaj familjes i nevojitej ndihmë për promovim.

“Mbështetja nga BE-ja ishte shumë e rëndësishme. Krahas parave për rinovimin përfundimtar të shtëpisë, na u dha mbështetje dhe për ta promovuar shtëpinë tonë pritëse nëpërmjet broshurave dhe mediave sociale. Kjo pati ndikim të ndjeshëm për rritjen e mëtejshme të punës sonë”.

Rreth projektit

Projekti i bashkëpunimit ndërkufitar i financuar nga BE-ja, i quajtur “Ruajtja e peizazheve kulturore në Shqipëri dhe Mal të Zi”, filloi në vitin 2018 dhe përfundoi në vitin 2020. Projekti ka në fokus përmirësimin e konkurrueshmërisë së sektorit të turizmit duke përfshirë trashëgiminë kulturore dhe natyrore. Ai ka kontribuar në promovimin e arkitekturës tradicionale të zonës ndërkufitare te vizitorët vendas dhe ndërkombëtarë, përmes ekspozitave, mediave sociale dhe një sërë artikujsh në revista të posaçme për temën e elementeve tradicionale në arkitekturën moderne dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Projekti u zbatua nga Agjencia për Zhvillim Rajonal për Bjelasica, Komovi dhe Prokletije dhe Muzeu Polimski nga Mali i Zi, në bashkëpunim me EuroPartners Development dhe Këshilli Rajonal i Shkodrës në Shqipëri.

Financimi i nevojshëm u mundësua nga një projekt bashkëpunimi ndërkufitar i financuar nga BE-ja, i quajtur “Ruajtja e peizazheve kulturore në Shqipëri dhe Mal të Zi”. Ky financim e ndihmoi familjen të përfundonte rinovimin e shtëpisë, duke ruajtur elementet e saj tradicionale kulturore dhe historike. “Mbështetja nga BE-ja ishte shumë e rëndësishme. Krahas parave për rinovimin përfundimtar të shtëpisë, na u dha mbështetje dhe për ta promovuar shtëpinë tonë pritëse nëpërmjet broshurave dhe mediave sociale. Kjo pati ndikim të ndjeshëm në rritjen e mëtejshme të punës sonë”, thotë Maja.

Tashmë, Maja dhe Milan-i planifikojnë ta vazhdojnë këtë veprimtari dhe në vitet e ardhshme. Gjithashtu, ata shpresojnë se të paktën njëri nga fëmijët e tyre do të ketë të njëjtin pasion me ta dhe do ta mbajë bujtinën hapur.

Biznes në një çantë shpine

Financimi i BE-së ka ndihmuar një sipërmarrëse nga Bosnje dhe Hercegovina në rrugëtimin e saj për të ngritur një biznes që mbështet rrugëtimet e të tjerëve

Azra Hodžić nga Bosnje dhe Hercegovina ka qenë gjithmonë një udhëtare entuziaste. Përpara pandemisë së COVID-19-ës, ajo udhëtonte për punë dhe për kënaqësi, dhe kishte vizituar vende të shumta. Udhëtimet e bëjnë të lumtur dhe një udhëtim në Berlin para disa vitesh u kthye në pikënisjen e papritur të një nisme të re biznesi.

Azra po kërkonte një çantë shpine që ta përdorte në këtë udhëtim, por edhe kur të kthehej në shtëpi. Ajo nuk po gjente dot një model që përmbushte nevojat e saj të posaçme, ndaj, sapo u rikthye në Sarajevë, projektoi një model që i përshtatej qëllimit të saj dhe e qepi bashkë me të atin.

”Të gjithë më komplimentuan për çantën e shpinës dhe më pyetën se ku e kisha marrë. Kur u thashë se e kisha bërë vetë, njëra nga shoqet më pyeti nëse mund të bëja një për të”.

Çanta e parë e shpinës që Azra projektoi dhe qepi me babanë e saj ishte një model i thjeshtë, por ishte pikërisht ajo që i duhej. Çanta u ra menjëherë në sy kolegëve të saj në shoqërinë ku punonte. ”Të gjithë më komplimentuan për çantën e shpinës dhe më pyetën se ku e kisha marrë. Kur u thashë se e kisha bërë vetë, njëra nga shoqet më pyeti nëse mund të bëja një për të”, thotë Azra.

Pas porosisë së parë, erdhën kërkesa të tjera, deri sa Azra kuptoi se kjo mund të kthehej në një punë konkrete. Ajo krijoi një faqe në media sociale ku reklamonte modele me një sërë dizajnesh. Gjithashtu, asaj i lindi një ide shumë krijuese për emrin e biznesit të saj. Ranac do të thotë ‘çantë shpine’ në gjuhën boshnjake, dhe St do të thotë ‘shën’. Kjo ishte arsyeja për emrin e shoqërisë ST RANAC të Azra-s, por ajo vuri re se, kur këto dy fjalë bëheshin bashkë, merrnin dhe një kuptim tjetër. Stranac në gjuhën boshnjake do të thotë ‘i huaj’.

Biznesi eci mirë për dy vite. Azra projektonte dhe i ati qepte. Megjithatë, rritja e vazhdueshme e numrit të porosive e detyroi Azra-n të gjente një zgjidhje për t’u zgjeruar më tej. Ajo nuk kishte trajnimin e duhur për menaxhimin e biznesit dhe as pajisjet e mbështetjen për marketing dhe reklamim.

“Më parë, nuk kisha mundësi të blija sasi të mëdha materialesh bazë, pasi varesha prej fitimeve nga porositë. Me mbështetjen e BE-së, kalova në nivel tjetër. Tani mund t’i përgjigjem një kërkese më të madhe nga klientët dhe jam gati të kem një shoqëri të madhe”

Rreth EU4Business

EU4Business synon të stimulojë zhvillimin e sipërmarrjes, sektorët për eksport dhe turizmin dhe bujqësinë në Bosnje dhe Hercegovinë. Programi financohet bashkërisht nga Bashkimi Evropian (15 milionë euro nga fondet e paraaderimit) dhe qeveria gjermane (1.1 milionë euro). Projekti zbatohet nga GIZ (Korporata gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar), Organizata Ndërkombëtare e Punës dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara dhe do të përfundojë në mars të vitit 2022.

Një shok i tregoi për programin EU4Business, që mbështet shoqëritë e reja dhe sipërmarrësit aspirantë për menaxhimin dhe rritjen e biznesit. Azra aplikoi dhe mori trajnimin e nevojshëm të menaxhimit të biznesit, që zgjati për më shumë se dy muaj. Gjithashtu, ajo mori dhe një makinë qepëse industriale të re, që i bëri të mundur babait të saj të prodhonte më shumë produkte për një kohë më të shkurtër, si dhe mbështetje financiare për blerjen paraprake të materialeve bazë në sasi të madhe.

“Më parë, nuk kisha mundësi të blija sasi të mëdha materialesh bazë, pasi varesha prej fitimeve nga porositë. Me mbështetjen e BE-së, kalova në nivel tjetër. Tani mund t’i përgjigjem një kërkese më të madhe nga klientët dhe jam gati të kem një shoqëri të madhe”, thotë Azra.

Teksa bota kërkon për mënyra të reja të udhëtimit në realitetin e COVID-19-ës, Azra ka pritshmëri se biznesi i saj do të rritet më tej. Ajo planifikon ta zgjerojë gamën e produkteve që ofron dhe, së shpejti, t’u ofrojë punësim në shoqërinë e saj dhe personave të tjerë. Ajo ka hasur padyshim sfida, por me pasionin dhe punën e saj të palodhur, si dhe me pak ndihmë nga BE-ja, ka arritur t’ia dalë.

Të rinjtë nga Serbia dhe Kosova pyesin njëri-tjetrin “Si të shoh unë ty?”

Një projekt i financuar nga BE-ja ndihmon të rinjtë të shohin përtej paragjykimeve dhe të shprehin përvojën e tyre syhapëse në filma të shkurtër. Dy organizata kulturore, Dokufest në Prizren dhe Fond B92 në Beograd, janë bërë bashkë për të mbledhur të rinj nga Kosova dhe Serbia për të parë nëse besimet e tyre kundrejt njëri-tjetrit janë me vend. Deri më tani, rreth 40 të rinj patën mundësi të sfidonin paragjykimet e tyre në projektin “How do I see you?” [Si të shoh unë ty?] Një 24-vjeçar nga Prizreni, Ismail Myrseli, shpjegon arsyen e pjesëmarrjes së tij në këtë aktivitet: “Doja të dija se për çfarë interesohet një i ri nga Serbia dhe zbulova, si ngjashmëri, ashtu dhe opinione të kundërta për shoqëritë tona”. Gjatë udhëtimit, Myrseli kaloi kohë me persona nga Kruševac në Serbi, një vend që, për habinë e tij, ngjasonte shumë me qytetin e tij. Një pjesë të shkurtër të kohës ai shpjegoi gjërat që bënte në Kosovë. Pjesën tjetër të kohës, foli për çështjet më me rëndësi për të: interesi për filmat, teatrin dhe kulturën. “Unë besoj se, nëse e mbushim hendekun e informacionit me vlera universale, nuk u lëmë hapësirë ndasive”.

“Doja të dija se për çfarë interesohet një i ri nga Serbia dhe zbulova, si ngjashmëri, ashtu dhe opinione të kundërta për shoqëritë tona”.

Dhe vërtet, organizatorët siguruan që pjesëmarrësit në projekt të ishin të përqendruar te kultura, si mënyrë për të hulumtuar dhe për të shprehur përvojën e tyre në mënyrë krijuese. U zhvilluan workshop-e, vizita në site kulturore dhe, në fund, u krijuan video që i përgjigjeshin pyetjes së thjeshtë se si takimi ballë për ballë me bashkëmoshatarët ndryshoi mënyrën se si e shohin njëri-tjetrin. Për shkak të kufizimeve nga koronavirusi, grupi i parë i vitit 2020 mundi të zhvillonte vetëm telefonata video përmes internetit, por krijimtaria e tyre në krijimin e filmave spikati te videot e shkurtra që krijuan për njëri-tjetrin. Menaxherja e projektit “How do I see you?”, Zana Arapi Xheladini, thotë se këto projekte janë pikërisht ato që u nevojiten të rinjve për t’u njohur vërtet me njëri-tjetrin, si në Kosovë, ashtu dhe në Serbi. Mungesa e informacionit ishte shtysa e idesë së projektit, siç shpjegon ajo. Gjithçka nisi kur anëtarët e ekipit të Dokufest-it ndoqën një festival në Serbi dhe të rinjtë atje u habitën nga ato që po ndodhnin në Prizren, që deri më atëherë nuk i kishin ditur. Zana shton se një pjesë e rëndësishme e projektit është monitorimi i mediave për narrativa kontradiktore dhe ndarja e tyre me pjesëmarrësit e projektit për të krahasuar pikëpamjet e ndryshme.  

“Ne jemi thjesht të rinj, që argëtohemi dhe na pëlqejnë takime dhe filma të tillë”.

Rreth projektit Projekti “How do I see you?” është konceptuar dhe zbatuar nga dy organizata të shoqërisë civile nga Kosova dhe Serbia: Dokufest dhe Fond B92. Organizatat besojnë se pikëpamjet e të rinjve mbizotërohen nga paragjykimi dhe pasojat e konfliktit, të cilat janë pengesa që cenojnë mobilitetin e të gjithë rajonit. Projekti është financuar nga fondet e para-aderimit të Bashkimit Evropian, si pjesë e Programit të Shoqërisë Civile dhe Medias për Kosovën 2018-2019. Një pjesëmarrëse nga Serbia shprehet se kjo përvojë ishte një ndër më të mirat e jetës së saj. Sara Ećimović, 23 vjeçe, u lidh menjëherë me një bashkëmoshatar nga Kosova. Përpara se të takoheshin, komunikuan në telefon për ditë me radhë, duke ndarë interesat e përbashkët, si filmat evropianë. “Mësova rreth familjes së tij, muzikës që krijonte dhe planeve të tij për të ardhmen”, thotë Ećimović, e cila ishte pjesë e grupit të parë që mori pjesë në festivalin Dokufest të filmave të shkurtër dhe dokumentarëve në Prizren.  “Më në fund, arrita të vizitoj Prizrenin dhe Kosovën”, shton ajo. Më vonë, në vitin 2021, ajo dhe pjesëmarrësit e tjerë do të shfaqin videot e tyre në festivalin Slobodna Zona në Beograd. Kjo falë të njëjtit program të shkëmbimit kulturor. Ajo e përmbyll duke thënë se “Ne jemi thjesht të rinj, që argëtohemi dhe na pëlqejnë këto takime dhe filma”.

Udhëtim në kohë: si kaloi në epokën digjitale një shkollë në Shkup

Mënyra se si mundësuan burimet për të financuar mjete mësimore moderne dhe digjitale në një shkollë të Maqedonisë së Veriut investimet infrastrukturore në shkallë të gjerë. Njëra nga shkollat më të vjetra në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, është shkolla “25 maji”. E ndërtuar në vitin 1967, aktualisht ajo ndiqet nga 1,500 nxënës. Për thuajse 50 vite nuk ishte kryer asnjë veprimtari domethënëse rinovimi. Dritaret, tualetet, çatia dhe, madje, karriget dhe bankat ishin të njëjtat që prej viteve 1970, duke bërë që shkolla të dukej thuajse si një muze. Fadil Murtezani kish studiuar në këtë shkollë kur ishte fëmijë, në vitet 1970. Ai mban mend se, në atë kohë, shkolla konsiderohej si një nga më luksozet në qytet. Dyzet vite më vonë, në vitin 2011, ai u emërua Drejtor i shkollës. “Çatia pikonte, kishim probleme me të ftohtin në dimër dhe karrigia dhe banka ku ulesha unë ishin ende aty. Pashë emrin tim mbi të,” shprehet ai me nostalgji. Bashkë me ekipin e ri të menaxhimit, Fadili u bë nismëtar për ta përmirësuar situatën sa më parë.

“Investimet infrastrukturore mundësuan burimet për të financuar mjete mësimore moderne dhe digjitale.”

Kursimi i energjisë dhe investimi në mjete digjitale Fillimisht, punimet e rinovimit filluan si një nismë e prindërve. Së pari, u kryen rinovime të vogla, duke lyer gardhin e shkollës dhe duke pastruar oborrin. Megjithatë, këto nuk mjaftonin. Shkollës kishte nevojë për më shumë punime, por nuk kishte fonde. Megjithatë, nxitja dhe entuziazmi i komunitetit vendas tërhoqi vëmendjen e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, që miratoi pa vonesë kërkesën për rinovimin dhe rikonstruksionin e shkollës, financuar me mbështetjen e Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF). WBIF-ja është një platformë e mundësuar nga BE-ja, që mbledh fonde nga burime të ndryshme, ku përfshihet Komisioni Evropian, donatorë dypalësh dhe institucione financiare ndërkombëtare. Si rezultat, shkolla “25 maji” rinovoi çatinë dhe fasadat e godinës së shkollës, ndërroi dritaret dhe rregulloi sipërfaqet e dyshemesë, si dhe sistemet e ngrohjes dhe ato elektrike. Kjo përpjekje modernizimi ka përmirësuar veçanërisht efikasitetin energjetik të shkollës, duke i bërë të mundur kursimin e energjisë dhe përmirësimin e kushteve të mësimdhënies. Kursimet e energjisë, prej më shumë sesa 100% në vit, të ardhura nga këto investime, kanë mundësuar lirimin e burimeve financiare, që u caktuan për qëllime të tjera.

“Tashmë, klasat tona janë më interesante dhe argëtohemi më shumë; e konsiderojmë veten fatlumë dhe ndihemi krenarë për shkollën tonë.”

Rreth projektit Rinovimi i shkollës “25 maji” është pjesë e një projekti në shkallë të gjerë, që përfshin ndërtimin e 70 godinave të reja të edukimit fizik në shkollat fillore dhe të mesme, si dhe rinovimin e 60 shkollave fillore dhe të mesme në mbarë Maqedoninë e Veriut. Projekti ka përfituar nga një investim i kombinuar i granteve dhe kredive të kanalizuara përmes Kuadrit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor, të mundësuar nga BE-ja. Në të përfshihen dy grante të mundësuara nga kontributet e donatorëve dypalësh të WBIF-së, si dhe dy kredi në shumën totale 42.5 milionë euro nga Banka për zhvillim e Këshillit të Evropës (CEB).   Rreth WBIF-së Kuadri i Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) është një platformë koordinimi e donatorëve që mbledh fonde nga burime të ndryshme, duke përfshirë Komisionin Evropian. WBIF-ja ofron financim dhe asistencë teknike për investimet strategjike në sektorët e energjisë, mjedisitsocialtransportit, dhe infrastrukturës digjitale. Ai gjithashtu mbështet nismat për zhvillimin e sektorit privat.  WBIF-ja është një nismë e përbashkët e BE-së, institucioneve financiare, donatorëve dypalësh dhe qeverive të Ballkanit Perëndimor. Akses më i mirë për të gjithë Tashmë, mësuesit dhe nxënësit e shkollës kanë mobilie dhe pajisje mësimore të reja, si dërrasa të bardha interaktive dhe videoprojektorë në çdo klasë, duke bërë të mundur përmirësimin e aftësive digjitale të nxënësve. “Tashmë, klasat tona janë më interesante dhe argëtohemi më shumë; e konsiderojmë veten fatlumë dhe ndihemi krenarë për shkollën tonë”, thotë Anila Ibishi, nxënëse e klasës së nëntë në këtë shkollë. Krahas ofrimit të një aksesi digjital më të mirë, rinovimet kanë përmirësuar edhe aksesin për nxënësit me aftësi të kufizuara. Shkolla është kthyer në shembull dhe institucione të tjera arsimore në Maqedoninë e Veriut po e përdorin si pikë referimi për aksesin në infrastrukturë arsimore të përshtatshme.  Arritja e standardeve arsimore evropiane në shkollën “25 maji” ka tërhequr vëmendjen e nxënësve të rinj, duke rritur numrin e regjistrimeve. Fadili thotë me krenari se “Përqindja e regjistrimit është rritur ndjeshëm pas rinovimit, pasi po aplikojnë dhe banorë nga bashki të tjera”.

Mbjellja e farave të suksesit

Kthim te rrënjët: një i ri emigrant kthehet në Shqipëri dhe bëhet sipërmarrës i suksesshëm me mbështetjen e BE-së. Mikel Hoxha u largua nga Shqipëria për të punuar në ndërtim në Greqi. Ai tregon se iu desh të shkonte në Greqi për shkak të kushteve të vështira ekonomike dhe mungesës së vendeve të punës dhe prospekteve profesionale në atdheun e tij. Ai punoi atje për disa vite në sektorin e ndërtimit, ku puna ishte e vështirë dhe jetesa nuk po bëhej më e lehtë. Për këtë arsye, dhjetë vjet më parë ai vendosi të kthehej te rrënjët e tij në Fier dhe të provonte fatin në vendin e tij. Bashkë me pjesëtarë të tjerë të familjes, ai nisi një biznes të ri, por nuk ia merrte kurrë mendja se do të kishte suksesin aktual. Menjëherë pas kthimit nga Greqia, ai ndërtoi një serë të vogël. Ideja e tij kishte të bënte me rritjen e perimeve në sasi të vogël, t’ua shpërndante tregjeve pranë dhe të siguronte të ardhura për veten dhe familjen e tij. Në atë periudhë, ai ishte i pari në qarkun e tij për këtë lloj biznesi bujqësor, pasi asnjë nga fshatarët e qytezës së tij dhe zonave përreth nuk kishin sera. Gjithashtu, atij i kujtohet se fillimi ishte tepër i vështirë pasi nuk kishte shumë para për investim dhe nuk pati as mbështetje nga qeveria ose institucione të tjera. Megjithatë, me kalimin e kohës, puna e tij e palodhur dhe qasja novatore qenë të frytshme dhe ai zhvilloi një tjetër lloj biznesi bujqësor që u rrit gradualisht dhe e bëri Mikelin një sipërmarrës të rëndësishëm në zonë.

“I pashë farërat si mundësi e mirë dhe vendosa ta zgjeroj serën për të prodhuar farëra për t’ua shitur fermerëve të tjerë”.

Ç’të mbjellësh, do të korrësh Një nga parakushtet më të rëndësishëm për bujqësinë është pasja e farërave dhe fidanëve me cilësi të lartë dhe çmime të arsyeshme. Duke qenë se Mikeli nuk kishte para për të importuar farëra, ai filloi t’i kultivonte ato vetë për nevojat e serës së tij të vogël.  Përmes praktikës, ai ia mori dorën dhe fshatarët nga zona përreth, që kishin krijuar serat e tyre, filluan të porosisnin farëra nga ai. “I pashë fidanët si mundësi e mirë dhe vendosa ta zgjeroj serën për të prodhuar farëra për t’ua shitur fermerëve të tjerë”, thotë Mikeli. Me kalimin e viteve, Mikeli u kthye në një nga sipërmarrësit kryesorë të shitjes së farërave në zonën e tij. Aktualisht, ai prodhon dhe shet mbi 12 milionë fidanë në vit. Krahas kësaj, ai ka eksportuar fidanë shalqiri në Malin e Zi dhe, vitin e kaluar, nisi eksportimin e sasive të vogla të fidanëve drejt Italisë dhe Bullgarisë. Biznesi ishte në rritje të vazhdueshme, por Mikelit i nevojitej mbështetje për ta zgjeruar më tej. Ai dëgjoi për programin e financuar nga BE-ja Instrumenti i Asistencës së Para-aderimit për Zhvillim Rural (IPARD) dhe, meqenëse përmbushte më së miri kushtet e pranueshmërisë, vendosi të aplikonte.

“Mbështetja nga BE-ja ishte një pikë ku mund të bëja hapin e madh nga të qenët fermer në të qenët një sipërmarrës i vërtetë në biznesin e farërave”.

Rreth programit Pjesë e Instrumentit të Asistencës së Para-Aderimit (IPA), i projektuar për të mbështetur vendet në proces aderimi në BE, Instrumenti i Asistencës së Para- Aderimit për Zhvillim Rural (IPARD) përqendrohet te zonat rurale dhe sektorët agro-ushqimorë në këto vende. Përmes këtij instrumenti, BE-ja u ofron përfituesve ndihmë financiare dhe teknike për të bërë sektorin e tyre bujqësor dhe zonat rurale më të qëndrueshme dhe për t’i harmonizuar ato me Politikën e përbashkët bujqësore të BE-së. Kalimi drejt sipërmarrjes Me mbështetjen e IPARD-it, Mikeli ngriti një tjetër serë moderne prej 4830m2, të pajisur me teknologjinë dhe sistemet e nevojshme që bëjnë të mundur mbjelljen dhe kultivimin vjetor të fidanëve. “Mbështetja nga BE-ja ishte një pikë ku mund të bëja hapin e madh nga të qenët fermer në të qenët një sipërmarrës i vërtetë në biznesin e farërave”, thotë Mikeli. Mbështetja nga IPARD-i mbuloi 65% të investimit dhe për pjesën e mbetur iu desh të merrte një hua bankare. Mikeli kishte provuar dhe më parë të merrte hua në bankë për zgjerimin e biznesit e tij, por nuk ia kishte dalë. Ai shpjegon se kur iu dha mbështetja nga IPARD-i, bankat ishin të gatshme të mbulonin pjesën e mbetur. Aktualisht, Mikeli ka 25 të punësuar dhe po planifikon ta zgjerojë fuqinë punëtore në të ardhmen. Gjithashtu, ai bleu dhe tokë të re pasi porositë për fidanë janë në rritje. “Bujqësia është biznes shumë i mirë për sa kohë je i gatshëm të punosh fort dhe të ruash cilësinë e produkteve të tua”, thotë ai.

Shijet vendase përballë klientëve botërorë

Një projekt i financuar nga BE-ja mbështet Shqipërinë dhe Malin e Zi për promovimin e kuzhinës vendase në nivel ndërkombëtar. Ivana Babović jeton në fshatin piktoresk Konjuhe pranë Andrijevica në veri të Malit të Zi. Fshati gjendet larg bregdetit dhe vendeve të tjera të Malit të Zi që njihen nga vizitorët. Bujqësia ka qenë burimi kryesor i të ardhurave për Ivanën, katër fëmijët dhe bashkëshortin e saj, deri pesë vjet më parë, kur përfaqësues të Agjencisë së Zhvillimit Rajonal për Bjelasica, Komovi dhe Prokletije vizituan fshatin e tyre. Ata kishin shkuar të flisnin për përfshirjen e mundshme të fshatarëve në biznes përmes një projekti të financuar nga BE-ja. Ivana thotë se kjo habiti atë vetë dhe mikeshat e saj në fshat, pasi fshati i tyre vizitohej rrallë nga të tjerët, aq më pak nga persona që i ftuan të përfshiheshin në biznes. Krahas bukurive natyrore dhe arkitekturës tradicionale, zona e Ivanës ka dhe një kuzhinë tradicionale të pasur. Kjo vjen si rezultat i begatisë së frutave dhe perimeve organike, që kanë frymëzuar një sërë recetash tradicionale, pak të njohura për personat e jashtëm deri në fillimin e këtij projekti. Disa nga pjatat karakteristike përfshijnë qullin e përgatitur nga misri i bluar në mënyrë tradicionale në mullirin e fshatit; byrekët me lëpjeta dhe djathë të bërë në shtëpi; gjellët me mish organik; dhe rakinë e bërë në shtëpi.

“Kur filluam trajnimin e parë, nuk ishim shumë optimistë për rezultatin dhe persona të tjerë nga fshati ishin dyshues dhe deri diku na vinin në lojë, duke na thënë se ‘po shkoni në shkollë’. Por, kur erdhi vizitori i parë, gjërat ndryshuan.”

  Një rrugëtim nga fshati drejt klientëve ndërkombëtarë  Ivana ishte ndër gratë e para që ranë dakord të përfshiheshin në projekt. Ajo ishte mësuar të gatuante për familjen e saj dhe të priste familjarë dhe miq, por të gatuarit dhe pritja e të huajve në këmbim të kompensimit financiar ishte diçka krejtësisht e re për të. “Deri atëherë unë isha një shtëpiake. Nuk dija asgjë për biznesin dhe vendimi për t’u bërë sipërmarrëse nuk ishte i lehtë”, thotë ajo. Megjithatë, projekti i mundësoi mbështetje të plotë me aftësi që kishin të bënin me pritjen profesionale, si sjellja me vizitorët, paraqitja e ushqimit dhe ofrimi i aktiviteteve për turistët. “Besomëni, kur filluam trajnimin e parë, nuk ishim shumë optimistë për rezultatin dhe persona të tjerë nga fshati ishin dyshues dhe deri diku na vinin në lojë, duke na thënë se ‘po shkoni në shkollë’. Por, kur erdhi vizitori i parë, gjërat ndryshuan”, thotë Ivana. Vizitorja e parë ishte një e re nga Belgjika, e cila qëndroi tri ditë, duke jetuar dhe gatuar me familjen. Pesë vite më vonë, Ivana dhe familja e saj presin rregullisht vizitorë nga mbarë bota dhe turizmi është kthyer në burimin kryesor të të ardhurave për familjen e saj. Njëra nga vajzat e saj po studion për turizëm dhe është duke menduar për zgjerimin e mëtejshëm të biznesit. Projekti i Bashkëpunimit Ndërkufitar (CBC) i financuar nga BE-ja për kuzhinën lokale si ofertë turistike e rajonit ndërkufitar përbëhet nga dy elemente kryesore. Ivana dhe familja e saj përfituan nga elementi i rrugëve të gastronomisë, që përfshinte mbështetjen për familjet e fshatit dhe lidhjen e fshatrave në Shqipëri dhe Mal të Zi me njëri-tjetrin për të ofruar një koncept turizmi të integruar të bazuar te rrugët, me fokus te gastronomia. Një element po aq i rëndësishëm i projektit ishte përfshirja e recetave tradicionale vendase në ofertën turistike duke hulumtuar dhe ruajtur gatimet rajonale dhe duke i përdorur këto gatime në restorantet vendase dhe rrugët e gastronomisë, që përfshinin zhvillimin e pikave të shijimit në shtëpitë rurale. Synimi ishte risjellja e disa prej gatimeve të harruara dhe trajnimi i shefave të kuzhinës dhe kuzhinierëve vendas për t’i përgatitur ato, në mënyrë që këto gatime të mund të përfshiheshin në menutë e hoteleve dhe restoranteve vendase.

“Jemi shumë krenarë për suksesin e librit tonë të gatimit, pasi ky sukses nuk vlen vetëm për projektin tonë, por edhe për vendet e përfshira në këtë projekt.”

Rreth projektit Projekti i financuar nga BE-ja, “Kuzhina lokale si ofertë turistike e rajonit ndërkufitar” filloi në vitin 2018 dhe përfundoi në vitin 2020. Synimi i projektit ishte përmirësimi i konkurrueshmërisë së sektorit të turizmit duke përfshirë gastronominë vendase në ofertën e përgjithshme turistike të zonës ndërkufitare. Projekti u zbatua nga RDA Bjelasica, Komovi i Prokletije dhe Organizata Kombëtare e Turizmit nga Mali i Zi, në bashkëpunim me Eco-Partners for Sustainable Development dhe Bashkinë Pukë në Shqipëri. Jelena shpjegon se ushqimi është i ngjashëm në të dyja anët e kufirit, e megjithatë ka shije dhe veçori karakteristike. Ky element i rëndësishëm ndërkufitar ka pasuruar projektin dhe ofertën turistike të rajonit. Libri i gatimit i krijuar nga projekti zuri vendin e dytë në botë në kategorinë e botimeve më të mira të kulinarisë dhe vend të parë në kategorinë e turizmit ushqimor në konkursin e Ditës Botërore të Gastronomisë së Qëndrueshme. Nga muaji qershor deri në shtator, libri është i ekspozuar në Muzeun Alfred Nobel në Suedi. “Jemi shumë krenarë për suksesin e librit tonë të gatimit, pasi ky sukses nuk vlen vetëm për projektin tonë, por edhe për vendet e përfshira në këtë projekt për CBC”, thotë Jelena Krivčević, menaxhere e projektit.

Sipërmarrësja nga Bosnje dhe Hercegovina, e frymëzuar nga bebet

Një projekt i financuar nga BE-ja mbështet një nënë sipërmarrëse në rrugëtimin e saj për të ngritur një biznes novator. Mirna Perendija është një nënë e tri fëmijëve nga Sarajeva, Bosnje dhe Hercegovinë. Ajo punoi për një kohë të gjatë në një sërë punësh, që nga sektori bankar deri në tregti. Trembëdhjetë vjet më parë ajo u bë nënë për herë të parë dhe fëmija i saj, krahas lumturisë dhe gëzimit, shërbeu si zanafillë për një biznes novator. Sot, trembëdhjetë vite më vonë, ajo është pronarja e një shoqërie të vogël që po lulëzon, me mbështetjen e BE-së. Krahas mbulimit të tregut vendas, ajo po planifikon ta hedhë produktin e saj dhe në tregun e BE-së. Mirna mban mend se, në kohën kur u bë prind, në Bosnje dhe Hercegovinë nuk kishte mbajtëse ergonomike bebesh. Ajo mundi të merrte një të tillë me ndihmën e miqve që jetonin jashtë vendit. Për fëmijën e saj të dytë, vendosi ta qepte vetë transportuesin e bebes dhe atëherë filloi të mendonte se mbajtëset e bebeve mund të ishin ide e mirë biznesi. Ato do të zgjidhnin problemin e shumë prindërve të tjerë, të cilët, sikurse Mirna, ishin të detyruar t’i importonin ose blinin ato nga jashtë me ndihmën e miqve dhe të afërmve.

“Atëherë vendosa se nuk do të punoja më për të tjerët, por do të punoja për të zhvilluar biznesin tim”.

Nga punë me kohë të pjesshme në biznes me kohë të plotë Fillimisht, Mirna prodhonte mbajtëse bebesh për miqtë, të afërmit dhe kolegët, si punë me kohë të pjesshme nga shtëpia. Megjithatë, me kalimin e kohës kërkesat filluan të shtoheshin, dhe në vitin 2015 ajo mori vendimin ta kthente këtë punë me kohë të pjesshme në një sipërmarrje më të madhe. “Vendosa që nuk do të punoja më për të tjerët, por do të punoja për të zhvilluar biznesin tim”, thotë ajo. Ajo i përmirësoi vazhdimisht produktet e saj duke modifikuar, përshtatur dhe përsosur modelin dhe funksionalitetin e mbajtëseve të saja të bebeve. Me rritjen e kërkesës, ajo punësoi punonjës me kohë të pjesshme që e ndihmuan me prodhimin. Megjithatë, pas një farë kohe, iu desh të bënte një hap më të madh. Asaj i mungonte informacioni për menaxhimin e biznesit dhe aftësitë për zgjerimin e mëtejshëm të biznesit të saj, dhe i duheshin edhe makineri. Ajo mësoi për projektin EU4Business të financuar nga BE-ja. “E pashë këtë mundësi në Facebook dhe mendova “kjo është pikërisht ajo që më nevojitet”, ndaj vendosa të aplikoja”, thotë Mirna.

“Besoj fort në sipërmarrjet nga gratë dhe mendoj se sipërmarrëset gra mund të bëjnë mrekulli me pak mbështetje. Prandaj, shpresoj se do të mund të punësoj të paktën tri nëna të tjera beqare në shoqërinë tonë, pasi dhe unë kam qenë nënë beqare.”

Rreth projektit EU4Business synon të stimulojë zhvillimin e sipërmarrjes, sektorët për eksport dhe turizmin dhe bujqësinë në Bosnje dhe Hercegovinë. Buxheti i përgjithshëm i financimit të EU4Business është 16 milionë euro, që financohet bashkërisht nga Bashkimi Evropian (15 milionë euro) dhe qeveria gjermane (1.1 milionë euro). Projekti zbatohet bashkërisht nga GIZ (Korporata gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar), Organizata Ndërkombëtare e Punës dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara dhe do të përfundojë në mars të vitit 2022. Me mbështetjen e projektit EU4Business, Mirna u trajnua për aftësitë e menaxhimit të biznesit dhe iu dha një shumë prej €5,000 si mbështetje financiare, me të cilën bleu një makineri më të mirë. Nëpërmjet këtij investimi, ajo arriti të rriste cilësinë dhe sasinë e prodhimit dhe tani mban certifikimet e nevojshme ndërkombëtare për produktet për eksport në shtetet anëtare të BE-së. Ajo është duke planifikuar zgjerimin e mëtejshëm të biznesit të saj dhe rritjen e mëtejshme të numrit të punonjësve dhe bashkëpunëtorëve. “Besoj fort në sipërmarrjet nga gratë dhe mendoj se sipërmarrëset gra mund të bëjnë mrekulli me pak mbështetje. Prandaj, shpresoj se do të mund të punësoj të paktën tri nëna të tjera beqare në shoqërinë tonë, pasi dhe unë kam qenë nënë beqare”, thotë Mirna.

Furnizim me ujë të sigurt për vite me radhë

Nga i pamjaftueshëm në të qëndrueshëm: si një projekt i mbështetur nga BE-ja e shpëtoi kryeqytetin e Kosovës nga mungesa e ujit. Prej më se tri dekadash, Musa Hasani ka punuar si një operator telefonik në një shoqëri rajonale e ujësjellësit në Prishtinë. Puna e tij duket e thjeshtë: ai u përgjigjet telefonatave të klientëve dhe i përcjell ankesat në seksionet përkatëse të ujësjellësit. Por, rreth vitit 2000, kjo punë e thjeshtë u bë e tensionuar dhe stresuese.  Musai kujton se merrte mbi 200 telefonata në ditë, shumica e të cilave ishin ankesat e pareshtura të klientëve lidhur me mungesën e ujit. Pas luftës në vitin 1999, kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, u përball me një migrim të madh të njerëzve të ardhur nga vende të tjera të Kosovës. Një infrastrukturë e shërbimeve publike që ishte projektuar për rreth 150,000 banorë, tashmë duhej të përballej me një popullsi prej mbi 300,000 banorësh. Gjatë dekadës në vijim, ndërprerjet e ujit mund të zgjasnin për më shumë se dhjetë orë në ditë në çdo lagje të Prishtinës. “Njerëzit ishin të zemëruar, pasi kjo kishte një ndikim të konsiderueshëm në cilësinë e jetës së tyre. Ata na e përcillnin këtë zemërim përmes telefonit”, kujton Musai.

“Në muajin mars 2014, liqeni i Badovcit kishte ujë të mjaftueshëm që mund të zgjaste për një muaj ndërsa Batllava për dy. Nëse nuk do të kishim një periudhë me reshje të dendura shiu gjatë muajit prill, Prishtina dhe komunat përreth do të kishin mbetur pa ujë të pijshëm”.

Një përrallë e dy liqeneve Sokol Xhafa është Drejtor i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit të Prishtinës. Ai kujton se në vitin 2010 kompania ndërmori disa ndërhyrje që deri diku e përmirësuan situatën. Por nevojitej një zgjidhje afatgjatë. Në atë kohë, burimet e vetme të shpërndarjes së ujit ishin dy rezervuarë artificialë afër Prishtinës: Liqenet e Batllavës dhe Badovcit. Sasia e ujit në këto liqene varet nga reshjet e shiut. Dhe meqenëse ndryshimet klimatike kanë ndikuar në nivelet e ujit të liqeneve, furnizimi mund të luhatet ndjeshëm nga akumulimi i tepërt i ujit në nivelet e thatësirës. Në vitin 2014, kosovarët përjetuan mungesën më të rëndë të ujit në tri dekada. “Në muajin mars 2014, liqeni i Badovcit kishte ujë të mjaftueshëm që mund të zgjaste për një muaj ndërsa Batllava për dy. Nëse nuk do të kishim një periudhë me reshje të dendura shiu gjatë muajit prill, Prishtina dhe komunat përreth do të kishin mbetur pa ujë të pijshëm”, shprehet Xhafa. Por, situata ndryshoi për mirë me mbështetjen e projektit të Ujësjellësit Rajonal të Prishtinës prej 35 milionë euro si dhe një grant prej 5 milionë eurosh nga BE-ja. Falë këtij investimi dhe financimi, të kanalizuar përmes Kuadrit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor, projekti e shpëtoi Prishtinën nga problemet e mungesës së ujit për vite me radhë dhe siguroi një furnizim të qëndrueshëm me ujë për rajonin përreth. Projekti përfshinte zhvillimin e një burimi të ri uji nga Liqeni i Ujmanit.Infrastruktura mundëson që uji të kanalizohet nga Kanali i Ibrës drejt impiantit të sapondërtuar të trajtimit të ujit në Shkabaj. Impianti i ri përfshin një laborator, një dhomë operacioni dhe zyra, seminare dhe hapësira sociale.

 “Nëse nuk do të kishim impiantin e ri, do të duhej të kishim shpallur gjendjen e emergjencës, dhe si rrjedhojë, Prishtina dhe komunat përreth do të përballeshin çdo ditë me ndërprerje të rregullta të ujit deri në 12 orë përgjatë dy viteve të fundit.”

Rreth projektit Projekti i Ujësjellësit Rajonal të Prishtinës ka përfituar nga një investim i kombinuar i granteve dhe kredive të kanalizuara përmes Kuadrit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF). Investimi përfshinte 5 milion euro mbështetje granti nga Bashkimi Evropian, një hua prej 20 milion euro nga Banka për Zhvillim KfW në emër të Ministrisë Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik dhe një kontribut prej 10 milion euro nga Kompania Rajonale e Ujit.  Rreth WBIF Kuadri i Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) është një platformë koordinimi i donatorëve që mbledh fonde nga burime të ndryshme, duke përfshirë Komisionin Evropian. WBIF ofron financim dhe asistencë teknike për investimet strategjike në sektorët e energjisëmjedisitsocialtransportit, dhe infrastrukturës digjitale. Ai gjithashtu mbështet nismat për zhvillimin e sektorit privat.  WBIF është një nismë e përbashkët e BE-së, institucioneve financiare, donatorëve dypalësh dhe qeverive të Ballkanit Perëndimor. “Vitet 2019 dhe 2020 ishin vitet me sezonin më të gjatë të thatësirës prej kohësh. “Nëse nuk do të kishim impiantin e ri, do të duhej të kishim shpallur gjendjen e emergjencës, dhe si rrjedhojë, Prishtina dhe komunat përreth do të përballeshin çdo ditë me ndërprerje të rregullta të ujit deri në 12 orë përgjatë dy viteve të fundit”, shprehet Sokol Xhafa. Furnizimi me kosto efikase dhe i qëndrueshëm Uji nxirret nga burimi natyror dhe kanalizohet përmes një tubacioni ku uji qarkullon lirshëm drejt një stacioni ku pompohet në impiantin e ujit për t’u trajtuar, përpunuar dhe filtruar. Ujësjellësi në Shkabaj ka një kapacitet prej 700 l/s: mjaftueshëm për të siguruar furnizim me ujë me kosto efikase dhe të qëndrueshëm për komunat e Prishtinës, Obiliqit, Fushë Kosovës, Graçanicës dhe Podujevës. Musa Hasani pa dyshim e ka vënë re ndryshimin e bërë nga ky projekt, me më shumë kënaqshmëri të konsumatorëve dhe cilësi më të madhe të jetesës për banorët e Prishtinës dhe rajonit të saj, si dhe më pak telefonata zemërimi për të menaxhuar. Infrastruktura e re ka sjellë gjithashtu përparime teknologjike, të cilat u mundësojnë autoriteteve të monitorojnë nivelet e ujit të Liqeneve të Badovcit dhe Batllavës, duke siguruar kështu qëndrueshmërinë e burimeve ujore të rajonit.