Një bibliotekë me lodra në Bosnje dhe Hercegovinë, u jep fëmijëve të cenueshëm mundësinë të luajnë dhe nxënë edhe gjatë pandemisë.
Denisi* pesëvjeçar e sheh veten si mjek dhe dëshiron të bëhet i tillë kur të rritet. Çdo ditë, Denisi vizaton njerëz me veshje mjekësore dhe luan si shërues i fëmijëve të tjerë, të cilëve u referohet si pacientët e tij. E gjithë kjo krijimtari do të kishte mbetur e pazbuluar nëse nuk do të ishte për bibliotekën novatore me lodra të krijuar në qendrën Romalen për mbështetjen e romëve në qytezën e Denisit, Kakanj, në Bosnje dhe Hercegovinën qendrore. Lodrat dhe librat me tregime të cilësisë së lartë të bibliotekës e kanë bërë atë shumë të suksesshme në komunitet, ku rreth 84 fëmijë, shumica e tyre nga komuniteti rom, e vizitojnë këtë bibliotekë.
Romët janë një nga grupet minoritare më të mëdha dhe të disavantazhuara të Evropës. Diskriminimi ndaj komuniteteve rome është diçka e zakonshme, çka thellon përjashtimin e tyre. Problemet me të cilat përballen fëmijët romë mund të nisin herët dhe të kenë ndikim gjatë gjithë jetës. Një pjesë e vogël merr pjesë në arsimin në fëmijërinë e hershme dhe vetëm 50% përfundojnë arsimin e detyrueshëm. Prandaj, përkrahja e zhvillimit në fëmijërinë e hershme është thelbësore për ta ndryshuar këtë situatë.
Njihuni me Ariun e famshëm nga Mali i Zi
Habitati i vyer i ariut të murrmë shtrihet përgjatë Malit të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinës. Nëpërmjet të punuarit për një projekt ndërkufitar, shkencëtarët kanë arritur të mësojnë gjëra të reja rreth këtyre krijesave ikonike.
Borko është vetëm pesë vjeç, por tashmë është i famshëm në Malin e Zi. Vitin e kaluar, ai u shfaq në mediat malazeze dhe ende ndiqet 24 orë në ditë, si të qe personazh televiziv i një reality show. Borko është një ari që po ndiqet dhe monitorohet për qëllime shkencore, si pjesë e projektit “Bear in Mind” të financuar nga BE-ja.
Borko u kap një vit më parë dhe ekipi i shkencëtarëve të projektit i vendosi një qafore me gjurmues GPS dhe transmetues satelitor dhe e lëshuan menjëherë pas kësaj. Transmetuesi përfshin një kartë që dërgon deri në shtatë mesazhe në ditë në qendrën e kontrollit duke përcaktuar koordinatat e vendndodhjes së tij. Në këtë mënyrë, ekipi i projektit është në gjendje të mësojë më tepër rreth lëvizjeve, ushqyerjes dhe zakoneve të tjera të tij.
“Një ditë, ai notoi tetë herë përmes liqenit Piva, që është një liqen shumë i madh. Nuk e dinim se një ari në moshë të re do të ishte në gjendje për diçka të tillë”.
Jasmin Murić është koordinatori i projektit. Ai përshkruan të papriturat që kanë pasur prej lëvizjeve të Borko-s:“Një ditë, ai notoi tetë herë përmes liqenit Piva, që është një liqen shumë i madh. Ai është notar shumë i mirë. Nuk e dinim se një ari në moshë të re do të ishte në gjendje për diçka të tillë”, tha ai. Ai përshkruan një sjellje tjetër të veçantë të Borko-s: ai e kalon shumicën e kohës së tij në kanionet e thella të lumit Sushicë, ku ndoshta strehohet prej dimrave të ftohtë, pasi aty rryma e ajrit është më e dobët. Puna ndërkufitare Numri i arinjve në zonën ku jeton Borko është shumë më i vogël se sa numri minimal për një popullatë të qëndrueshme dhe ata hasin një sërë kërcënimesh nga njerëzit. Kjo vjen për shkak të asaj që Jasmin e përshkruan si një perceptim i ekzagjeruar i rreziqeve të sulmeve nga arinjtë, humbjes së habitatit nga urbanizimi dhe ndryshimeve klimatike. Gjithashtu, menaxhimi i fragmentuar ndërkufitar ka qenë sfidë në të shkuarën. Megjithatë, arinjtë nuk njohin kufij, ndaj është e rëndësishme që të krijohet partneritet me organizatat në Bosnje dhe Hercegovinë, për ndarjen e përvojave dhe hartimin e planeve të përbashkëta. Duke punuar përtej kufijve për monitorimin e arinjve dhe menaxhimin e habitatit të tyre, Jasmin është e sigurt se Borko dhe familja e tij në tërësi do të jetojnë më mirë. Me ndihmën e të dhënave të përftuara nga gjurmuesi GPS i Borko-s, ekipi i Jasmin-ës po punon për hartimin e një plani të qëndrueshëm menaxhimi dhjetëvjeçar, që do të ofrojë një qasje strategjike për një mbrojtje më të mirë të kësaj specieje dhe mjedisit të saj. Për shembull, nëse Borko del rregullisht jashtë zonës së mbrojtur të Parkut Kombëtar të Durmitorit, ata mund të sugjerojnë zgjerimin e territorit të parkut. Nëse vërejnë se ai shkon në fshatra, atëherë mund të marrin masa për ndërgjegjësimin e banorëve vendas për të siguruar se arinjtë nuk do të kërcënohen nga kurthet. Duke punuar përtej kufijve për monitorimin e arinjve dhe menaxhimin e habitatit të tyre, unë besoj se Borko dhe familja e tij në tërësi do të jenë më të sigurt.“Duke punuar përtej kufijve për monitorimin e arinjve dhe menaxhimin e habitatit të tyre, unë besoj se Borko dhe familja e tij në tërësi do të jenë më të sigurt”.
Rreth projektit
Projekti “Bear in Mind” zbatohet nga Qendra për Mbrojtjen dhe Vrojtimin e Zogjve nga Mali i Zi, në bashkëpunim me organizatat partnere nga Bosnje dhe Hercegovina. Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA ndërmjet Bosnje dhe Hercegovinës – Malit të Zi 2014-2020.
Mbështetja te rezultatet e dobishme
Projekti nuk ka të bëjë vetëm me Borko-n, apo me ariun e murrmë. Ekipi po planifikon edhe kapjen dhe shënjimin e dy specieve vendase të zogjve: thëllëzës së malit dhe gjelit të egër bishtlirë. Kjo duhet të ndihmojë po ashtu me zbulimin e informacioneve thelbësore për të kuptuar zakonet dhe lëvizjet e tyre.
Aktualisht, Borko është në gjumë letargjik në një strofull. Jasmin dhe ekipi i tij presin që të zgjohet sërish nga fundi i muajit prill kur planifikojnë të vijojnë me ndjekjen e tij. Jasmin shpjegon se informacioni rreth llojit të habitatit që përdor ariu për gjumin letargjik dhe koha e nisjes së gjumit dimëror dhe e zgjimit janë gjithashtu të rëndësishme. “Këto të dhëna mund të na vlejnë që të arrijmë në disa përfundime rreth mënyrës se si ndryshimet klimatike lidhen me zakonet sezonale të ariut”.
Çiklizëm përgjatë historisë
Një projekt i financuar nga BE-ja po mbështet rikthimin e një hekurudhe shekullore për çiklizëm dhe turizëm në Bosnje dhe Hercegovinë.
Në fund të shekullit të 19-të, Perandoria Austro-Hungareze nisi ndërtimin e një hekurudhe që do të lidhte qytetet kryesore të Bosnje dhe Hercegovinës qendrore. Punimet filluan në vitin 1891 dhe, brenda pak viteve, banorët e rajonit mund të udhëtonin me tren.
Për pjesën më të madhe të popullsisë, kjo ishte një përvojë tërësisht e re. Udhëtimi me tren ishte edhe një mundësi e jashtëzakonshme për të parë vendin teksa hekurudha përshkonte lugina malesh, kështjella mesjetare dhe peizazhe të bukura. Hekurudha funksionoi për thuajse 80 vjet, deri kur autoritetet e Jugosllavisë socialiste vendosën të ndalonin linjën, të mbyllnin stacionet dhe të hiqnin binarët e hekurudhës në vitin 1976. Arsyeja ishte ndërtimi i rrugëve të reja dhe rritja e numrit të mjeteve motorike dhe përdorimit të tyre.
“Njerëzit ishin të lidhur emocionalisht me këtë hekurudhë.”
Rikthimi Miroslav Matošević jeton në një nga periferitë e qytetit të Travnikut. Shtëpia e tij ndodhet pranë hekurudhës së vjetër dhe ai kujton kur ishte fëmijë dhe luante në binarët e hekurudhës dhe përreth stacionit të braktisur të trenit. “Njerëzit ishin të lidhur emocionalisht me këtë hekurudhë. Mbaj mend historitë që disa gra katolike nga rajoni vendosën shalle të zeza për muaj me radhë në shenjë zije kur u mbyll hekurudha. Sikur të ishte pjesëtar i familjes”, thotë ai. Miroslav është drejtori i Organizatës Turistike të Kantonit të Bosnjës Qendrore. Bashkërisht me kolegët dhe një organizatë partnere lider, Agjencinë e Zhvillimit REZ, ai ka ndërmarrë një nismë për rikthimin e hekurudhës së vjetër, por me një qëllim tjetër. Ata po punojnë për çeljen e një rruge çiklizmi 100 kilometra të gjatë përgjatë hekurudhës së vjetër dhe kanë aplikuar me sukses për mbështetje nga një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane. Qëllimi i projektit Rruga e Hekurudhës së Vjetër është zgjerimi i ofertës për turizmin në natyrë në rajon dhe mundësimi i qëndrimit më të gjatë për turistët që vizitojnë Bosnjën Qendrore gjatë verës. Paraqitja e rajonit Ky projekt përfshin shtrimin e një rruge biçikletash përgjatë hekurudhës së vjetër, promovimin ndërkombëtar të kësaj rruge dhe rajonit dhe rrjetëzimin me bizneset që ofrojnë shërbime në një sistem miqësor ndaj çiklizmit. Miro-s i pëlqen shumë nisma novatore e këtij përbërësi të tretë, që përfshin krijimin e një aplikacioni mobile miqësor ndaj biçikletave, që do të bëjë të mundur lidhjen e çiklistëve dhe bizneseve vendase, si restorante, hotele e të tjera. Në këmbim të pjesëmarrjes në aplikacion, bizneset do të zbatojnë standarde miqësore ndaj biçikletave, si hapësira për parkimin e biçikletave, hapësira ku çiklistët të mund të ndërrohen, dhe ulje tarifash për çiklistët.“Është e pabesueshme sa shumë persona u lumturuan dhe na përgëzuan kur shpallëm nisjen e projektit.”
Rreth projektit Rruga e Hekurudhës së Vjetër mbështetet përmes projektit EU4Business në BH të Bashkimit Evropian dhe Qeverisë Gjermane, dhe zbatohet nga Agjencia për Zhvillim Rajonal (REZ), Shoqata Turistike e Kantonit të Bosnjës Qendrore dhe Nesa Sistem d.o.o. Travnik. EU4Business synon të stimulojë zhvillimin e sipërmarrjes, sektorët për eksport dhe turizmin dhe bujqësinë në Bosnje dhe Hercegovinë. Buxheti i përgjithshëm i financimit të EU4Business është 16 milionë euro dhe financohet bashkërisht nga Bashkimi Evropian (15 milionë euro) dhe Republika Federale e Gjermanisë (1.1 milionë euro). Projekti zbatohet bashkërisht nga GIZ, ILO dhe UNDP, dhe do të përfundojë deri në muajin mars 2022. Rruga do të ketë të njëjtën shtrirje si hekurudha e vjetër dhe do të kalojë pesë qyteza të Kantonit të Bosnjës Qendrore: Busovača, Donji Vakuf, Jajce, Travnik dhe Vitez. Çiklistët do të mund të ndalojnë dhe t’i vizitojnë këto qyteza, por edhe monumente të trashëgimisë kulturore, si kështjella mesjetare e Travnik-ut. “Është e pabesueshme sa shumë persona u lumturuan dhe na përgëzuan kur shpallëm nisjen e projektit”. Sigurisht, krahas përfitimit ekonomik, ekziston dhe një lidhje dhe kujesë emocionale”, thotë Miroslavi. Rruga e Hekurudhës së Vjetër mbështetet nga projekti EU4Business i Bashkimit Evropian dhe zbatohet nga Agjencia për Zhvillim Rajonal (REZ), Shoqata Turistike e Kantonit të Bosnjës Qendrore dhe Nesa Sistem d.o.o. Travnik.Vlerësimi i krijueseve femra
Njihuni me Donikën, një artiste pamore nga Tirana, e cila po ruan kujtimin e një shtëpie të vjetër dhe pronarit të saj, që refuzoi t’i nënshtrohej valës së pandalshme të zhvillimit urban.
Myslym Shyri është një nga rrugët më të ngarkuara në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë. Për dekada me radhë, ajo ishte një lagje e qetë rezidenciale, pa dyqane dhe bar-kafe. Por, kjo ndryshoi me rënien e komunizmit në vitet 1990, kur thuajse të gjitha shtëpitë dhe apartamentet i shndërruan katet përdhese në sipërmarrje tregtare. Të gjitha përveç njërës.
Ky është një pallat si shumë të tjerë, por në këtë kat përdhes nuk ka asnjë dyqan apo bar kafe. Përpara tij kalonin njerëz të shumtë çdo ditë, një prej të cilëve ishte Donika Çina, një artiste pamore banuese në Tiranë. Ajo u frymëzua ta përfshinte apartamentin në shfaqjen e saj aristike.
“Për Bian ka pasur dhe ende ka shumë fjalë lidhur me jetën e saj, qëllimet dhe gjendjen e saj mendore. Vendimi i saj për të mos e shitur apo dhënë kurrë me qira shtëpinë për qëllime tregtare duket domethënës.”
Kujtimi vazhdon Donikës i bëri veçanërisht përshtypje një zonjë e moshuar, pronarja e shtëpisë, e cila e pastronte dhe lyente rregullisht pjesën e jashtme të banesës së saj në katin përdhes. Emri i kësaj zonje ishte Bia. “Për Bian ka pasur dhe ende ka shumë fjalë lidhur me jetën e saj, qëllimet dhe gjendjen e saj mendore. Vendimi i saj për të mos e shitur apo dhënë kurrë me qira shtëpinë për qëllime tregtare, sikurse kanë bërë shumë të tjerë në rrugën “Myslym Shyri”, duket domethënës”, thotë Donika. Në vitin 2017, kur Donika nisi të punojë me shfaqjen e saj, ajo mësoi se Bia kishte ndërruar jetë. Shtëpia ishte ende aty, por ajo nuk ishte e sigurt se për sa kohë do të vazhdonte të qëndronte e tillë. “Duhet të bëja diçka”, thotë ajo, “për të mbajtur gjallë kujtimin, përpara se shtëpia të kthehej në një tjetër kafene”. Si pjesë e shfaqjes së saj, Donika përsëriti zakonet e përditshme të pastrimit përpara shtëpisë, siç bënte Bia. Kjo shfaqje u filmua nga tri kamera sigurie dhe u transmetua në kohë reale në një monitor në hapësirën e ekspozitës Zeta në Tiranë. Shfaqja e saj synonte reflektimin mbi pyetjet lidhur me ritualin e përditshëm të Bias të pastrimit përpara shtëpisë: a po luftonte Bia neglizhencën e perceptuar të qytetit në shenjë proteste? A e konsideronte ajo hapësirën përpara shtëpisë së saj si pjesë të hapësirës së saj private? “Nuk mund t’ia drejtojmë këto pyetje asaj. Por mund të vijojmë të vëmë në pikëpyetje përfshirjen tonë në hapësirën publike; domethënien e veprimeve tona të vetëdijshme; ndikimin te ne të mureve tona, betonit dhe pemëve që mbulohen”, thotë Donika.“Shfaqja do të ruajë kujtimin kulturor të qytetit dhe gjestin e Bias si një protestë individuale delikate, por domethënëse.”
Rreth projektit Këto programe rezidence u krijuan në kuadër të projektit afatgjatë Beyond Matter, që është një projekt kërkimor ndërkombëtar, bashkëpunues dhe i bazuar në praktikë, që sjell trashëgiminë kulturore dhe kulturën në pragun e realitetit virtual. Një prej qëllimeve të projektit është zhvillimi i zgjidhjeve të reja për dokumentimin e aksesueshëm digjital dhe paraqitjen e rrjetëzuar të ekspozitave që ekzistojnë aktualisht, apo që kanë ekzistuar më parë, në hapësirën fizike, duke përfshirë veprat e artit, artefaktet dhe materialet edukative. Projekti mbështetet nëpërmjet programit Creative Europe të Bashkimit Evropian. Rezistenca Pjesa e jashtme e shtëpisë së Bias është ende siç ka qenë, edhe tani, pesë vjet pas vdekjes së saj. Megjithatë, ka nevojë për pak punë shtesë për t’i rikthyer pamjen që kishte kur Bia ishte gjallë. Së fundmi, Donika ndërmori nismën të zgjeronte projektin e saj artistik duke punuar në pjesën e jashtme të banesës, dhe duke e filmuar pjesën e jashtme në 3D, përpara se banesa të shndërrohet në veprimtari biznesi, sikurse banesat në katet përdhese të kësaj lagjeje. Për punën vijuese të projektit të saj, Donika aplikoi për mbështetje nga një program rezidence artistësh i financuar nga BE-ja në Tiranë. “Shfaqja do të ruajë kujtimin kulturor të qytetit dhe gjestin e Bias si një protestë individuale delikate, por domethënëse”, thotë Donika. Thirrja për programin e rezidencës u hap nga Tirana Art Lab – Qendra për Artin Bashkëkohor, Tallinn Art Hall dhe Qendra ZKM I për Artin dhe Median, duke ftuar praktikuesit ose teoricienët evropianë të artit të aplikonin për një nga tri programet e rezidencës së produksionit që mbahen në Karlsruhe, Tallinn dhe Tiranë.Shkollat Serbe përgatiten për epokën digjitale
Shkollat në Serbi kalojnë në arsimin digjital me mbështetjen e Bankës Evropiane të Investimeve.
Mbylljet e shkollave dhe universiteteve për shkak të koronavirusit kanë prekur mbi 90% të popullatës botërore të studentëve dhe nxënësve në 194 vende.
Qeverive u është dashur të reagojnë me shpejtësi dhe të organizojnë mësimin në distancë; një pjesë e madhe kanë zbatuar edhe programe të mësimit online. Kështu, kriza ka vënë në dukje ndarjen digjitale, si ndërmjet vendeve, dhe brenda tyre, si dhe nevojën botërore për transformimin digjital të infrastrukturës së arsimit. Banka Evropiane e Investimeve (EIB) ka mbështetur zellshëm Serbinë në këtë drejtim dhe ndihma e Bankës do të thotë se të gjitha shkollat në Serbi do të jenë digjitale deri në fund të vitit 2021.
“Një infrastrukturë digjitale më e mirë përmirëson efektshmërinë e shkollës në rast emergjencash”.
Një projekt që përmbush nevojat në kohë Kur Serbia u karantinua në mars të vitit 2020, mësimi u zhvendos nga klasa në televizion. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik filloi transmetimin e përmbajtjes arsimore për nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme në kanalet e televizioneve publike kombëtare të Serbisë. Sikurse shumë vendeve të tjera, Serbisë iu desh të gjente një zgjidhje të shpejtë dhe të përshtatej me këtë “normalitet të ri” duke krijuar përmbajtje të specializuara për një sërë klasash. Megjithatë, gjatë viteve të fundit, Serbia kishte qenë duke përgatitur përmbajtjen e arsimit digjital, pasi Ministria e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik filluan zbatimin e projektit “Shkolla të Lidhura” në vitin 2019, me kosto të përgjithshme të parashikuar 111 milionë Euro. Përpara këtij projekti, në Serbi ishin 2,000 klasa të pajisura me infrastrukturë digjitale, por, në vitin 2019, ky numër shkoi në mbi 10,000. Sipas Eurostat-it, niveli i aftësive digjitale individuale në Serbi u rrit nga 32% në vitin 2015, në 46% në vitin 2019.“Deri në fund të vitit tjetër, më shumë se 1,800 shkolla të mëdha do të mbulohen plotësisht me akses në internet wireless me shpejtësi të lartë.”
Dy fjalë rreth EIB-së Banka Evropiane e Investimeve është huadhënësja kryesore e Bashkimit Evropian. EIB-ja është institucioni financiar shumëpalësh më i madh në botë dhe një nga ofruesit më të mëdhenj për financimin e klimës, duke investuar për një të ardhme të qëndrueshme për të gjithë. Në nëntor të vitit të kaluar, EIB-ja ra dakord ta mbështesë këtë projekt me një hua prej 65 milionë Eurosh. Projekti është duke modernizuar shkollat fillore dhe të mesme në Serbi me pajisje të reja dhe lidhje digjitale. Në këtë mënyrë, investimi i EIB-së do të mbështesë strategjinë kombëtare të arsimit të Serbisë dhe do të kontribuojë për rritjen ekonomike dhe të prodhimtarisë, punësimin e të rinjve dhe zhvillimin e kapacitetit të vendit për novacion. “Pandemia e COVID-19-ës dhe kufizimet sociale shkaktuan ndërprerje të theksuar të sistemeve dhe proceseve arsimore. Këto rrethana të paprecedenta treguan se një infrastrukturë digjitale më e mirë përmirëson efektshmërinë e shkollës në raste emergjence”, tha Isabelle Stoffel, Përgjegjësja e Lartë e Huave e EIB-së, e cila punoi për marrëveshjen. Milan Dobrijević drejton departamentin e axhendës digjitale në Ministrinë serbe të Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit dhe ka punuar në këtë projekt që prej fillimit të tij. “Deri në përfundim të vitit tjetër, më shumë se 1,800 shkolla të mëdha do të mbulohen plotësisht me akses në internet wireless me shpejtësi të lartë, ndërsa shkollat e tjera të largëta do të lidhen nëpërmjet njësive mobile broadband”, tha ai. Krahas infrastrukturës digjitale, projekti po investon për trajnimin e mësuesve në nivel kombëtar. Gjithsej, rreth 50,000 mësues nga i gjithë vendi do të përmirësojnë aftësitë e tyre digjitale nëpërmjet këtij trajnimi. Duke nisur nga ky vit shkollor, shkenca kompjuterike do të jetë lëndë e detyrueshme për nxënësit e klasës së parë, ndërsa lënda e programimit do të përfshihet në klasën e tretë.Një valë lulëzimi
Nxjerrja e anijeve të mbytura në Luftën e Dytë Botërore mundëson lundrim më të sigurt në Danub dhe nxitje të ekonomisë së Serbisë.
Danubi është lumi i dytë më i gjatë evropian dhe përshkon dhjetë shtete. E gjithë shtrirja e tij në Serbi (588 km) është e lundrueshme, por rrjedha ujore e Danubit është shumë më e ngushtë në grykën e Djerdap-it për shkak të numrit të madh të mjeteve lundruese që janë mbytur aty gjatë fundit të Luftës së Dytë Botërore.
Në këtë seksion të lumit Danub, në drejtim të rrjedhës së sipërme të portit Prahovo, rrjedha ujore është vetëm 180 metër e gjerë dhe 23 anijet e fundosura aty e ngushtojnë këtë seksion në 100 metra. Prandaj, një projekt i mbështetur nga Banka Evropiane e Investimeve për nxjerrjen e këtyre anijeve të fundosura është me rëndësi të madhe, sepse pengesat nën ujë pengojnë lundrimin, veçanërisht kur niveli i ujit është i ulët. Pjesa e parë e projektit përqendrohet në gjetjen e mënyrës së duhur për të hequr minat dhe lëndët e rrezikshme nga anijet, si dhe përcaktimin e vendndodhjeve të tyre të sakta.
“Investimi do të përmirësojë qarkullimin lumor në Serbi, pasi vendi humbet deri në 5 milionë euro në vit për shkak të lundrimit të pasigurt në këtë seksion të Danubit”.
Lundrim më i sigurt dhe i shpejtë në Danub Disa nga pjesët e anijeve që kanë qëndruar të fundosura në Danub për më shumë se shtatë dekada do të vendosen në ekspozitë, ndërsa pjesët e tjera do të rikthehen në Gjermani. Pastrimi i shtratit lumor do ta bëjë lundrimin në këtë pjesë të lumit shumë më të sigurt dhe të shpejtë, si dhe do të sjellë përmirësim mjedisor. Investimi do të përmirësojë qarkullimin lumor në Serbi, pasi vendi humbet deri në 5 milionë euro në vit për shkak të lundrimit të pasigurt në këtë seksion të Danubit, sipas ish-Ministrit të Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajlović. Projekti për nxjerrjen e anijeve do të financohet nëpërmjet një huaje nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB), me kushte shumë të favorshme, në bashkëpunim me Qeverinë e Serbisë. “Rikthimi i sigurisë së lundrimit në Danub është ajo që duam të arrijmë: heqjen e pengesave dhe tejkalimin e barrierave të dukshme dhe të padukshme, në këtë rast, nën sipërfaqen e ujit”, tha Sem Fabrizi, Ambasadori i BE-së në Serbi. Integrimi në BE është para së gjithash një proces paqeje dhe bashkimi. Që prej themelimit, BE-ja është përqendruar te tejkalimi i vështirësive të së shkuarës dhe hapja e rrugës për integrimin të mëtejshëm. “Jemi përkushtuar ta bëjmë Serbinë dhe të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor pjesë të kësaj aventure të mrekullueshme”, tha Fabrizi.“Të gjithë në këtë vend janë të lidhur emocionalisht me këtë lumë që shpalos histori të rëndësishme të së shkuarës”.
Dy fjalë rreth EIB-së Banka Evropiane e Investimeve është huadhënësja kryesore e Bashkimit Evropian. EIB-ja është institucioni financiar shumëpalësh më i madh në botë dhe një nga ofruesit më të mëdhenj për financimin e klimës, duke investuar për një të ardhme të qëndrueshme për të gjithë. Banka Evropiane e Investimeve është aktive në Serbi që prej vitit 1977 dhe ka investuar mbi 6 miliardë Euro në projekte të ndryshme. Pjesa më e madhe e fondeve, thuajse 40% (2.1 miliardë Euro), është investuar në projekte transporti, nga të cilat 165 milionë Euro janë investuar në sektorin energjetik. Lumi përfaqëson një burim të vyer natyror për energji, ushqim dhe ujë të pijshëm, duke prodhuar 22% të furnizimit kombëtar me energji. Njëkohësisht, ai shtrihet përgjatë një itinerari të rëndësishëm lundrimi, duke mundësuar transport me kosto efektive në tregjet rajonale dhe të BE-së. Dubravka Negre, Drejtoresha e EIB-së në Ballkanin Perëndimor, shprehet se ky projekt është i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Serbisë, por ka edhe domethënie të madhe historike. “Të gjithë në këtë vend janë të lidhur emocionalisht me këtë lumë që shpalos histori të rëndësishme të së shkuarës”, thotë ajo. Negre shton se, nëpërmjet kontributit për zgjerimin e lidhjeve ekonomike ndërkombëtare, lumi rilidh popujt e Ballkanit që ndajnë një të shkuar të përbashkët. Sot, pas shumë dekadash, ata mund të takohen në të njëjtën rrugë drejt një tregu të ri të përbashkët me vlera dhe perspektiva evropiane për një të nesërme më të mirë.Bajpasi i COVID-19-ës
Pavarësisht pandemisë së COVID-19-ës, puna në autostradën e re të Bosnje dhe Hercegovinës vazhdon falë granteve të BE-së, financimeve nga banka e BE-së – dhe refuzimit për të hequr dorë.
Popujt e Ballkanit Perëndimor dinë të vazhdojnë të ecin përpara edhe në kohë të vështira. Megjithatë është mbresëlënëse që pavarësisht vështirësive ekonomike dhe sociale të pandemisë COVID-19, punimet në arterien e re të transportit në Bosnje dhe Hercegovinë vazhdojnë. Punimet do ta transformojnë terrenin e thyer në një autostradë moderne të mirëmbajtur që do të sjellë përfitime duke shkurtuar kohën e udhëtimit dhe përmirësuar sigurinë në rrugë.
Punimet e pandërprera në këtë autostradë madhore rajonale, e njohur si Korridori Vc, janë bërë të mundura nga masat paraprake të mundësuara nga autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe kontraktorët që prezantuan protokolle sigurie rigoroze dhe pajisje mbrojtëse. Shëndeti i punonjësve të ndërtimit monitorohet çdo ditë dhe kantieret dezinfektohen rregullisht. Qëllimi i këtyre përpjekjeve është vazhdimi i operacioneve, ruajtja e vendit të punës dhe sigurimi i të ardhurave të rregullta për personat e përfshirë në këtë projekt.
“Ne përpiqemi të riorganizojmë punën tonë aq sa mundemi dhe të ecim përpara siç do të bënim në rrethana normale.”
Transport më i shpejtë për 1.5 milionë njerëz Garantimi i masave të sigurisë mjekësore dhe kufizimeve dhe në të njëjtën kohë sigurimi në kohën e duhur të furnizimit me materiale ndërtimi dhe pjesë rezervë për makineritë është një përgjegjësi e madhe. COVID-19 ka prishur zinxhirët e furnizimit dhe prodhimit në të gjithë botën. Përkrahja e BE-së ka qenë thelbësore për Ballkanin Perëndimor, duke mundësuar qarkullimin më të thjeshtë të mallrave në rajon dhe në BE për të gjithë llojet e projekteve, duke përfshirë edhe ndërtimin e Korridorit Vc. “Ne përpiqemi të riogranizojmë punën sa më shumë të mundemi dhe të ecim përpara siç do të bënim në rrethana normale,” shprehet Semir Muslić, mbikëqyrësi i kantieri për një nga kontraktorët që punon në Tunelin Ivan. Rëndësia e këtij programi ambicioz investimi ka një ndikim shumë të gjerë. Korridori Vc është një nga projektet e transportit më të rëndësishëm në rajon, që lidh Bosnjën dhe Hercegovinën me Hungarinë, Kroacinë lindore dhe detin Adriatik. Banka Evropiane e Investimeve (EIB) ka investuar 631 milionë EUR në ndërtimin e 102 km autostradë në këtë korridor.“Banka Evropiane e Investimeve mbetet e përkushtuar në zhvillimin afatgjatë të qëndrueshëm të Bosnjës dhe Hercegovinës.”
Dy fjalë rreth EIB-së Banka Evropiane e Investimeve është huadhënësja kryesore e Bashkimit Evropian. EIB-ja është institucioni financiar shumëpalësh më i madh në botë dhe një nga ofruesit më të mëdhenj për financimin e klimës, duke investuar për një të ardhme të qëndrueshme për të gjithë. Këto fonde nga EIB-ja janë plotësuar me më shumë se 200 milionë euro në grante të Bashkimit Evropian, të ofruar nën Agjendën e Ndërlidhjes. Ato janë kanalizuar nëpërmjet Kuadrit të Investimit të Ballkanit Perëndimor, një mekanizëm që kombinon grantet me partnerin zbatues për të mbështetur zgjerimin e BE-së dhe zhvillimin socio-ekonomik në rajon. “Banka Evropiane e Investimeve mbetet e përkushtuar në zhvillimin afatgjatë të qëndrueshëm të Bosnje dhe Hercegovinës dhe ne jemi krenarë për rolin tonë si një nga investitorët madhorë në infrastrukturën rrugore të vendit,” shprehet Matteo Rivellini, kreu i huadhënies për bankën e BE-së në Kroaci, Slloveni dhe Ballkanin Perëndimor. Lidhja e qyteteve, rajoneve dhe vendeve krijon një shumëllojshmëri mundësish të tjera për rritjen socio-ekonomike, punësimin dhe rrjedhën e tregtisë rajonale. Rrugët moderne shtojnë sigurinë duke ulur shkallën e aksidenteve dhe duke ulur kostot e operimit të automjeteve. 1.5 milionë njerëz që jetojnë në Korridorin Vc tanimë kanë akses në një autostradë të re që përgjysmon kohën dhe shpenzimet e tyre për udhëtim. Rrjetet e transportit më të sigurta, më të shpejta, më efikase dhe më inteligjente janë kusht paraprak për krijimin e një tregu më koherent dhe të integruar në rajon dhe domosdoshmëri për kushte më të mira jetese për popujt e Ballkanit Perëndimor. Dhe as koronavirusi nuk mund ta ndalojë këtë.Një revistë nga rinia serbe për rininë serbe
Themeluar nga profesionistë të rinj të medias të nervozuar nga mungesa e mundësive për punë të paguar në fushën e gazetarisë, Oblakoder po e ngurtëson me shpejtësi vendin e tij si zëri i të rinjve në Serbi.
Tri vite më parë, një grup gazetarësh të rinj në Serbi po hasnin vështirësi në depërtimin në tregun e punës pas përfundimit të studimeve. Pjesa më e madhe e portaleve mediatike në vend mund të ofronin vetëm stazhe të papaguara dhe punë vullnetare. Të nervozuar nga mungesa e mundësive, grupi vendosi të themelojë një revistë nga të rinjtë për të rinjtë, të cilën e quajtën Oblakoder, që do të thotë qiellgërvishtës në gjuhën serbe.
Marina Zec, kryeredaktorja e Oblakoder e përzgjodhi emrin teksa ishte ulur në një kafene në Beograd me një tjetër themelues të revistës. “Pjesa tjetër e ekipit dhe unë e kishim menduar të gjithë projektin, gjëja e vetme që mungonte ishte emri,” kujton Zec. “Vendosëm të mos ngriheshim nga tavolina derisa të kishim gjetur një”.
Zec shpjegojnë se fjala ‘oblakoder’ vjen nga fjala ‘oblak’ ose ‘re’ dhe krijon idenë e të pasurit ‘kokën në re’ dhe atë të një qyteti modern plot me qiellgërvishtës. Ideja frymëzoi edhe paraqitjen e faqes së internetit, që ka formën e një qiellgërvishtësi.
“Ne [të rinjtë] zakonisht portretizohemi ose si shenjtorë ose si djaj, nuk ka rrugë të mesme. Ne dëshironim të ofronim një perspektivë me më shumë ngjyra.“
Që nga ideimi, qëllimi kryesor i Oblakoder ka qenë të sfidojë mënyrën se si portretizohen të rinjtë në median serbe. “Ne zakonisht shihemi ose si shenjtorë ose si djaj, nuk ka rrugë të mesme. Ne dëshironim të ofronim një perspektivë me më shumë ngjyra,” shpjegon Zec, që ka punuar në fushën e gazetarisë dhe PR-it që në moshën 19 vjeçare. Përmbajtja e revistës sjell të rinj serbë të talentuar, artistë dhe aktivistë si mënyrë për të sfiduar këtë stereotip. Revista ka pasur sukses të menjëhershëm si mes lexuesve, por edhe mes kolegëve gazetarë Kështu u kthyem nga një ekip vullnetarësh në një mundësi të paguar për gazetarët e rinj “Kur filluam, nuk e dinim se çfarë po bënim,” pranon Zec. “Por, ishim të vendosur të tregoheshim profesionistë. Adoptuam vlerat e rrepta të gazetarisë si objektiviteti, profesionalizmi, kontrolli i vazhdueshëm i burimeve, por duke u përqendruar në prodhimin e përmbajtjeve interesante për një audiencë më të re.”“Adoptuam vlerat e rrepta të gazetarisë si objektiviteti, profesionalizmi, kontrolli i vazhdueshëm i burimeve, por duke u përqendruar në prodhimin e përmbajtjeve interesante për një audiencë më të re.”
Dy fjalë për European Endowment for Democracy European Endowment for Democracy (EED) është një organizatë e pavarur që ofron grante e ngritur në vitin 2013 nga Bashkimi Evropian (BE) dhe shtetet anëtare të BE-së për të nxitur demokracinë në Lagjen Evropiane, Ballkanin Perëndimor, Turqi dhe më tej. EED mbështet organizatat e shoqërisë civile, lëvizjet pro demokracisë, aktivistët civilë dhe politikë, platformat e pavarura mediatike dhe gazetarët që punojnë për një sistem politik pluralist dhe demokratik. Gjatë muajve të parë, nuk kishte shumë para dhe ekipi punonte në mënyrë vullnetare, pa u shkëputur nga puna gjatë ditës për të mbuluar shpenzimet, për t’i kushtuar kohë Oblakoder gjatë mbrëmjeve. “Mbështetja e EED-së [European Endowment for Democracy] gjatë marsit të kaluar ka qenë shpëtim për ne”, shprehet Zec, duke theksuar se si financimi i EED-së i ka mundësuar revistës së blejë pajisje të reja dhe të marrë me qira një hapësirë për zyra, duke i dhënë atyre stabilitetin financiar për të bërë plane për zhvillimin afatgjatë. Oblakoder numëron tanimë një staf prej rreth 15 gazetarësh, një e treta e të cilëve punojnë me kohë të plotë. Revista që qëndron në kontakt me të rinjtë në Serbi Pjesa më e madhe e audiencës sëOblakoderështë e moshave 23 dhe 35 vjeç; këta janë brezi i mijëvjeçarit që po përpiqen të gjejnë vendin e tyre në botë dhe në Serbi ku shkalla e papunësisë midis të rinjve shkon deri në 30% dhe ku mundësitë e disponueshme për punë nuk përshtaten me nivelin e arsimimit për shumë të rinj. Tanimë Oblakoder ka një bazë prej 40,000 dhe 50,000 lexuesish çdo muaj dhe 13,000 ndjekës në Instagram. “Nëpërmjet monitorimit kemi kuptuar edhe se njerëzit i lexojnë deri në fund artikujt tonë. Ndihemi krenarë që njerëzit nuk kalojnë kohën pa i kushtuar vëmendje faqes tonë, por janë vërtet të interesuar në çfarë kemi për të thënë,” shprehet Zec. Arsyeja pas këtij suksesi, sipas Zec është sepse ekipi shkruan për çështje të rëndësishme dhe jo për të marrë klikime. Ndonëse projekti nisi si një revistë për stilin e jetesës dhe artin, Oblakoder tanimë është zgjeruar për të përfshirë çështje si të drejtat e njeriut dhe përfshirjen e minoriteteve dhe personave me aftësi të kufizuara. “Jemi shumë krenarë që diçka që vetëm pak vite më parë ishte thjesht një ide tani është kthyer në një realitet,” thotë ajo.Festivali i filmit që sjell 50,000 vizitorë në një qytet të vogël të Kosovës.
Nga fillesat e thjeshta, festivali i filmave me metrazh të shkurtër dhe dokumentarëve, DokuFest është kthyer në një nga festivalet e filmave më të mirënjohur në rajon.
Një ide,1,000 EUR dhe pasioni për të rikthyer jetën në qytetin e tyre të vogël ishte gjithçka iu duhej disa admiruesve të filmave nga Prizreni në Kosovë për të nisur atë që sot është një nga festivalet më të njohura të filmave në rajon – DokuFest.
Vitin tjetër DokuFest do të festojë përvjetorin e 20-të. Në të njëjtën kohë, festivali është një nga festivalet që kualifikohet për çmimet e Akademisë Britanike të Filmit dhe Televizioni (BAFTA) dhe në dy vitet e fundit është vlerësuar si një nga ‘25 festivalet e filmave më interesante në botë’ nga revistaMovieMaker.
Veton Nurkollari është një nga themeluesit e festivalit. Ai kujton: “Ndodhi menjëherë pas luftës dhe ne patëm dëshirën të sillnim pak energji kulturore në qytet. Menduam të organizonim një festival filmi, por për të qenë të sinqertë nuk ia kishim idenë fare si ta bënim këtë. Ishim rreth dhjetë vetë dhe asnjë nga ne nuk kishte përvojë në organizimin e festivaleve të filmit. Në fakt, atëherë asnjë nga ne as nuk kishte qenë në një festival filmi! Por megjithatë, ne vendosëm ta provonim.”
“Nëpërmjet mekanizmave të saj të përzgjedhjes dhe financimit, BE-ja na ka identifikuar si një veprimtari që ia vlen të mbështet dhe ne nuk na mbetet gjë tjetër për të bërë veçse të shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë.”
Fillimi i thjeshtë Për edicionin e parë ata mblodhën ekuivalentin e rreth 1,000 EUR nga një organizatë donatore dhe kontribuuan edhe vetë një shumë të barabartë dhe morën hua një projektor amator filmash nga një profesor kinematografie. Ata ia dolën të mblidhnin 32 filma dokumentarë për shfaqen, kryesisht nga vendet fqinje. Festivali ishte gati të niste. Disa dhjetëra të ftuar, kryesisht profesionistë të kinematografisë, morën pjesë në javën e festivalit. Për pesë vitet e ardhshme, e gjithë puna e bërë për festivalin është bërë në mënyrë vullnetare dhe themeluesve shpesh iu është dashur të kontribuojnë me paratë e tyre për të çuar përpara festivalin. Përpjekjet e tyre u shpërblyen. DokuFesttani i bën qytetit rreth 5 milionë EUR xhiro çdo vit dhe rreth 50,000 admirues të filmave marrin pjesë në festivalin që zgjat gjithë javës. Ky është një kontribut i jashtëzakonshëm për ekonominë e një qyteti me 80,000 banorë. Në 20 vitet e fundit festivali ka kontribuar edhe në një imazh më të gjerë për Kosovën nëpërmjet artikujve në gazetat si The Guardian dhe artikullit prej 10 faqesh rreth festivalit në revistën gjatë fluturimeve të linjës ajrore Lufthansa. Megjithatë, financimi mbetet një sfidë. Vetoni i referohet festivaleve të tjera të filmit si ‘Berlinale’, që ka një buxhet rreth 30 milionë EUR, ose festivalit të filmit në Sarajevë që ka një buxhet vjetor prej 2 deri në 4 milionë EUR. Në krahasim me to, buxheti i fundit i DokuFest prej 400,000 EUR duket shumë i vogël. “Patjetër që kjo është një rritje e madhe krahasuar me buxhetin me të cilin kemi nisur, por nuk mjafton për të organizuar një festival ndërkombëtar filmi,” shprehet Vetoni. “Ne duam të sjellim risi të reja në festival, por për këtë duhet të kemi një buxhet prej të paktën 700,000 EUR dhe ndoshta deri në 1 milionë EUR çdo vit.” Donatorët ndërkombëtarë, duke përfshirë Bashkimin Evropian dhe sektorin privat kanë qenë mbështetësit më të shquar të festivalit. Vetoni shpjegon se mbështetja e ofruar nga BE-ja ka qenë e konsiderueshme. ”BE-ja na ka ofruar mbështetje të vazhdueshme për festivalin. Ata na mbështetën me financimin për ndërtimin e një kinemaje të re si dhe shumë projekte të tjera në shkallë më të ulët,“ thotë ai. Një nga projektet që Vetoni thekson është programi i trajnimit për filmbërësit e rinj. Ky program është nisur me mbështetjen e Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut të BE-së (EIDHR). Ky projekt filloi në vitin 2013 me qëllimin për të promovuar lidhjet ndërkombëtare dhe ndëretnike në Kosovë nëpërmjet rrëfimit të historive nga të rinjtë nga komunitete dhe etni të ndryshme. Edhe pasi financimi për projektit mbaroi në vitin 2015, programi i trajnimit ka vazhduar dhe gjashtë breza të rinjsh janë trajnuar duke prodhuar mbi 70 filma. Disa prej tyre po garojnë në festivale filmi të rëndësishëm rreth botës. “Nëpërmjet mekanizmave të saj të përzgjedhjes dhe financimit, BE-ja na ka identifikuar si një veprimtari që ia vlen të mbështet dhe ne nuk na mbetet gjë tjetër për të bërë veçse të shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë.” shprehet Vetoni.“Mundësia për t’i sjellë gëzim shumë personave nëpërmjet punës tënde është diçka e pakrahasueshme. Shpresoj se festivali do t vazhdojë me këtë energji pozitive dhe pasion në vitet në vijim.”
Kanë kaluar njëzet vjet, por me siguri që festivali do të vazhdojë për shumë vite. “Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm përtej ëndrrave të mia më ambicioze,” shprehet Vetoni. “Mundësia për t’i sjellë gëzim shumë personave nëpërmjet punës tënde është diçka e pakrahasueshme. Shpresoj se festivali do të vazhdojë me këtë energji pozitive dhe pasion në vitet në vijim. Çdo përpjekje ia vlejti.” Një trashëgimi e kaluar te brezat e rinj Vetëm dy nga anëtarët themelues janë ende pjesë e menaxhimit të festivalit dhe Vetoni është krenar për këtë: “Qëllimi ynë ishte të përfshinin sa më shumë të rinj në menaxhimin e festivalit. Drejtoresha aktuale e festivalit na u bashkua si vullnetare para shumë vitesh dhe tashmë ajo është menaxherja e të gjithë sipërmarrjes.“Le të bëjmë kanionin e lumit Tara një destinacion turistik ndërkombëtar!
Një sipërmarrës nga Bosnja dhe Hercegovina e ka kthyer kanionin e lumit Tara në burim të ardhurash për vendet që lidh lumi.
Kampi Encijan për rafting ndodhet në kanionin e lumit Tara dhe lidh Bosnje dhe Hercegovinën me Malin e Zi. Kanioni konsiderohet si një nga më të bukurit e Ballkanit Perëndimor dhe kampi është gjëja më e veçantë e kanionit.
Me akomodimin në shtëpiza, kuzhinën tradicionale dhe një tarracë sipër lumit dhe mjedisin mahnitës rreth tij, kampi ka qenë vendi i preferuar për adhuruesit e raftingut dhe pushimeve në natyrë për më shumë se 15 vjet.
Nga hobi në një sipërmarrje serioze biznesi
Milan Šupić, nga qyteti fqinj Foča, është pronari i kampit. Deri para 20 vitesh, raftingu ishte thjesht hobi i tij i preferuar, por më pas ai vendosi ta kthente në biznes. Vendimi i ndryshoi jetën, por krijoi edhe një burim të ri të ardhurash për shumë nga qytetarët në vendlindjen e tij. “Në fillim, biznesi nuk ishte shumë i suksesshëm. Por më pas, pas katër ose pesë vitesh, kampi u bë një sipërmarrje serioze. Kur bën diçka që të pëlqen, suksesi është i pashmangshëm,” shprehet Milan.









