Aspirata të reja për karrierë në Konstanz, Gjermani
18 Nëntor 2020
Një student serb i shkencave politike përjetoi mënyra të reja të të nxënit në studimet e nivelit master në Gjermani me mbështetjen e ERASMUS+.
Goran Trailov beson se korrupsioni është një nga sfidat e rëndësishme që Serbia duhet të tejkalojë. Prandaj ai zgjodhi të studiojë shkenca politike dhe më pas zgjodhi sundimin e ligjit dhe korrupsionit si temën për tezën e diplomës së masterit. “Kjo është një çështje që kërkon vëmendje urgjente dhe kam shkruar për të që në fillimet e studimeve të mia. Ky është një problem i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor,” shprehet ai.
Goran përfundoi studimet master në Universitetin e Konstanz-ës në Gjermani, me një tezë rreth sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor në kontekstin e teorisë së Evropianizimit. Ai përzgjodhi Serbinë dhe Malin e Zi si vendet për rastin studimor dhe korrupsionin si temë specifike për studim. Një nga përfundimet e tezës së tij ishte se ka një shpresë të vërtetë për një të ardhme më të mirë në Serbi në këtë drejtim. Goran shpjegon se numri i çështjeve të lidhura me korrupsionin në gjykata po shtohet, por duhet bërë ende shumë punë për të arritur standardin e BE-së.



