Parandalimi i përmbytjeve me mbështetjen e natyrës
4 Dhjetor 2020
Një universitet në Shqipëri ka zhvilluar një projekt për parandalimin e përmbytjeve me anë të vendosjes së trungjeve prej fibrash natyrale të biodegradueshme dhe mbjelljes së pemëve në shtratin e lumenjve.
“Ajo është lloji i profesoreshës që na frymëzon të shikojmë më tej dhe të kërkojmë më tepër për çdo temë,” thotë një nga studentët e profesoreshës Enkelejda Kucaj në Universitetin Polis të Tiranës rreth leksioneve të saj për ambientin.
Profesoresha Kucaj sjell të njëjtin pasion frymëzues në kërkimin e saj. Si pjesë e doktoraturës së saj ajo zhvilloi një studim kyç rreth ndotjes në lumin e Lanës dhe lumin e Tiranës në Shqipëri. Ky punim bëri që ajo të studionte një temë po aq të rëndësishme dhe të lidhur me temën – parandalimin e përmbytjes së lumenjve – por iu desh ta shtynte për më vonë. “Për shkak të mungesës së kohës dhe burimeve, nuk pata mundësinë ta trajtoja këtë problem,” shprehet ajo.



