Autor: WeBalkans
Njihuni me Donikën, një artiste pamore nga Tirana, e cila po ruan kujtimin e një shtëpie të vjetër dhe pronarit të saj, që refuzoi t’i nënshtrohej valës së pandalshme të zhvillimit urban.
Myslym Shyri është një nga rrugët më të ngarkuara në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë. Për dekada me radhë, ajo ishte një lagje e qetë rezidenciale, pa dyqane dhe bar-kafe. Por, kjo ndryshoi me rënien e komunizmit në vitet 1990, kur thuajse të gjitha shtëpitë dhe apartamentet i shndërruan katet përdhese në sipërmarrje tregtare. Të gjitha përveç njërës.
Ky është një pallat si shumë të tjerë, por në këtë kat përdhes nuk ka asnjë dyqan apo bar kafe. Përpara tij kalonin njerëz të shumtë çdo ditë, një prej të cilëve ishte Donika Çina, një artiste pamore banuese në Tiranë. Ajo u frymëzua ta përfshinte apartamentin në shfaqjen e saj aristike.
Shkollat Serbe përgatiten për epokën digjitale
Shkollat në Serbi kalojnë në arsimin digjital me mbështetjen e Bankës Evropiane të Investimeve.
Mbylljet e shkollave dhe universiteteve për shkak të koronavirusit kanë prekur mbi 90% të popullatës botërore të studentëve dhe nxënësve në 194 vende.
Qeverive u është dashur të reagojnë me shpejtësi dhe të organizojnë mësimin në distancë; një pjesë e madhe kanë zbatuar edhe programe të mësimit online. Kështu, kriza ka vënë në dukje ndarjen digjitale, si ndërmjet vendeve, dhe brenda tyre, si dhe nevojën botërore për transformimin digjital të infrastrukturës së arsimit. Banka Evropiane e Investimeve (EIB) ka mbështetur zellshëm Serbinë në këtë drejtim dhe ndihma e Bankës do të thotë se të gjitha shkollat në Serbi do të jenë digjitale deri në fund të vitit 2021.
“Një infrastrukturë digjitale më e mirë përmirëson efektshmërinë e shkollës në rast emergjencash”.
Një projekt që përmbush nevojat në kohë Kur Serbia u karantinua në mars të vitit 2020, mësimi u zhvendos nga klasa në televizion. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik filloi transmetimin e përmbajtjes arsimore për nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme në kanalet e televizioneve publike kombëtare të Serbisë. Sikurse shumë vendeve të tjera, Serbisë iu desh të gjente një zgjidhje të shpejtë dhe të përshtatej me këtë “normalitet të ri” duke krijuar përmbajtje të specializuara për një sërë klasash. Megjithatë, gjatë viteve të fundit, Serbia kishte qenë duke përgatitur përmbajtjen e arsimit digjital, pasi Ministria e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik filluan zbatimin e projektit “Shkolla të Lidhura” në vitin 2019, me kosto të përgjithshme të parashikuar 111 milionë Euro. Përpara këtij projekti, në Serbi ishin 2,000 klasa të pajisura me infrastrukturë digjitale, por, në vitin 2019, ky numër shkoi në mbi 10,000. Sipas Eurostat-it, niveli i aftësive digjitale individuale në Serbi u rrit nga 32% në vitin 2015, në 46% në vitin 2019.“Deri në fund të vitit tjetër, më shumë se 1,800 shkolla të mëdha do të mbulohen plotësisht me akses në internet wireless me shpejtësi të lartë.”
Dy fjalë rreth EIB-së Banka Evropiane e Investimeve është huadhënësja kryesore e Bashkimit Evropian. EIB-ja është institucioni financiar shumëpalësh më i madh në botë dhe një nga ofruesit më të mëdhenj për financimin e klimës, duke investuar për një të ardhme të qëndrueshme për të gjithë. Në nëntor të vitit të kaluar, EIB-ja ra dakord ta mbështesë këtë projekt me një hua prej 65 milionë Eurosh. Projekti është duke modernizuar shkollat fillore dhe të mesme në Serbi me pajisje të reja dhe lidhje digjitale. Në këtë mënyrë, investimi i EIB-së do të mbështesë strategjinë kombëtare të arsimit të Serbisë dhe do të kontribuojë për rritjen ekonomike dhe të prodhimtarisë, punësimin e të rinjve dhe zhvillimin e kapacitetit të vendit për novacion. “Pandemia e COVID-19-ës dhe kufizimet sociale shkaktuan ndërprerje të theksuar të sistemeve dhe proceseve arsimore. Këto rrethana të paprecedenta treguan se një infrastrukturë digjitale më e mirë përmirëson efektshmërinë e shkollës në raste emergjence”, tha Isabelle Stoffel, Përgjegjësja e Lartë e Huave e EIB-së, e cila punoi për marrëveshjen. Milan Dobrijević drejton departamentin e axhendës digjitale në Ministrinë serbe të Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit dhe ka punuar në këtë projekt që prej fillimit të tij. “Deri në përfundim të vitit tjetër, më shumë se 1,800 shkolla të mëdha do të mbulohen plotësisht me akses në internet wireless me shpejtësi të lartë, ndërsa shkollat e tjera të largëta do të lidhen nëpërmjet njësive mobile broadband”, tha ai. Krahas infrastrukturës digjitale, projekti po investon për trajnimin e mësuesve në nivel kombëtar. Gjithsej, rreth 50,000 mësues nga i gjithë vendi do të përmirësojnë aftësitë e tyre digjitale nëpërmjet këtij trajnimi. Duke nisur nga ky vit shkollor, shkenca kompjuterike do të jetë lëndë e detyrueshme për nxënësit e klasës së parë, ndërsa lënda e programimit do të përfshihet në klasën e tretë.Një valë lulëzimi
Nxjerrja e anijeve të mbytura në Luftën e Dytë Botërore mundëson lundrim më të sigurt në Danub dhe nxitje të ekonomisë së Serbisë.
Danubi është lumi i dytë më i gjatë evropian dhe përshkon dhjetë shtete. E gjithë shtrirja e tij në Serbi (588 km) është e lundrueshme, por rrjedha ujore e Danubit është shumë më e ngushtë në grykën e Djerdap-it për shkak të numrit të madh të mjeteve lundruese që janë mbytur aty gjatë fundit të Luftës së Dytë Botërore.
Në këtë seksion të lumit Danub, në drejtim të rrjedhës së sipërme të portit Prahovo, rrjedha ujore është vetëm 180 metër e gjerë dhe 23 anijet e fundosura aty e ngushtojnë këtë seksion në 100 metra. Prandaj, një projekt i mbështetur nga Banka Evropiane e Investimeve për nxjerrjen e këtyre anijeve të fundosura është me rëndësi të madhe, sepse pengesat nën ujë pengojnë lundrimin, veçanërisht kur niveli i ujit është i ulët. Pjesa e parë e projektit përqendrohet në gjetjen e mënyrës së duhur për të hequr minat dhe lëndët e rrezikshme nga anijet, si dhe përcaktimin e vendndodhjeve të tyre të sakta.
“Investimi do të përmirësojë qarkullimin lumor në Serbi, pasi vendi humbet deri në 5 milionë euro në vit për shkak të lundrimit të pasigurt në këtë seksion të Danubit”.
Lundrim më i sigurt dhe i shpejtë në Danub Disa nga pjesët e anijeve që kanë qëndruar të fundosura në Danub për më shumë se shtatë dekada do të vendosen në ekspozitë, ndërsa pjesët e tjera do të rikthehen në Gjermani. Pastrimi i shtratit lumor do ta bëjë lundrimin në këtë pjesë të lumit shumë më të sigurt dhe të shpejtë, si dhe do të sjellë përmirësim mjedisor. Investimi do të përmirësojë qarkullimin lumor në Serbi, pasi vendi humbet deri në 5 milionë euro në vit për shkak të lundrimit të pasigurt në këtë seksion të Danubit, sipas ish-Ministrit të Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajlović. Projekti për nxjerrjen e anijeve do të financohet nëpërmjet një huaje nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB), me kushte shumë të favorshme, në bashkëpunim me Qeverinë e Serbisë. “Rikthimi i sigurisë së lundrimit në Danub është ajo që duam të arrijmë: heqjen e pengesave dhe tejkalimin e barrierave të dukshme dhe të padukshme, në këtë rast, nën sipërfaqen e ujit”, tha Sem Fabrizi, Ambasadori i BE-së në Serbi. Integrimi në BE është para së gjithash një proces paqeje dhe bashkimi. Që prej themelimit, BE-ja është përqendruar te tejkalimi i vështirësive të së shkuarës dhe hapja e rrugës për integrimin të mëtejshëm. “Jemi përkushtuar ta bëjmë Serbinë dhe të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor pjesë të kësaj aventure të mrekullueshme”, tha Fabrizi.“Të gjithë në këtë vend janë të lidhur emocionalisht me këtë lumë që shpalos histori të rëndësishme të së shkuarës”.
Dy fjalë rreth EIB-së Banka Evropiane e Investimeve është huadhënësja kryesore e Bashkimit Evropian. EIB-ja është institucioni financiar shumëpalësh më i madh në botë dhe një nga ofruesit më të mëdhenj për financimin e klimës, duke investuar për një të ardhme të qëndrueshme për të gjithë. Banka Evropiane e Investimeve është aktive në Serbi që prej vitit 1977 dhe ka investuar mbi 6 miliardë Euro në projekte të ndryshme. Pjesa më e madhe e fondeve, thuajse 40% (2.1 miliardë Euro), është investuar në projekte transporti, nga të cilat 165 milionë Euro janë investuar në sektorin energjetik. Lumi përfaqëson një burim të vyer natyror për energji, ushqim dhe ujë të pijshëm, duke prodhuar 22% të furnizimit kombëtar me energji. Njëkohësisht, ai shtrihet përgjatë një itinerari të rëndësishëm lundrimi, duke mundësuar transport me kosto efektive në tregjet rajonale dhe të BE-së. Dubravka Negre, Drejtoresha e EIB-së në Ballkanin Perëndimor, shprehet se ky projekt është i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Serbisë, por ka edhe domethënie të madhe historike. “Të gjithë në këtë vend janë të lidhur emocionalisht me këtë lumë që shpalos histori të rëndësishme të së shkuarës”, thotë ajo. Negre shton se, nëpërmjet kontributit për zgjerimin e lidhjeve ekonomike ndërkombëtare, lumi rilidh popujt e Ballkanit që ndajnë një të shkuar të përbashkët. Sot, pas shumë dekadash, ata mund të takohen në të njëjtën rrugë drejt një tregu të ri të përbashkët me vlera dhe perspektiva evropiane për një të nesërme më të mirë.Bajpasi i COVID-19-ës
Pavarësisht pandemisë së COVID-19-ës, puna në autostradën e re të Bosnje dhe Hercegovinës vazhdon falë granteve të BE-së, financimeve nga banka e BE-së – dhe refuzimit për të hequr dorë.
Popujt e Ballkanit Perëndimor dinë të vazhdojnë të ecin përpara edhe në kohë të vështira. Megjithatë është mbresëlënëse që pavarësisht vështirësive ekonomike dhe sociale të pandemisë COVID-19, punimet në arterien e re të transportit në Bosnje dhe Hercegovinë vazhdojnë. Punimet do ta transformojnë terrenin e thyer në një autostradë moderne të mirëmbajtur që do të sjellë përfitime duke shkurtuar kohën e udhëtimit dhe përmirësuar sigurinë në rrugë.
Punimet e pandërprera në këtë autostradë madhore rajonale, e njohur si Korridori Vc, janë bërë të mundura nga masat paraprake të mundësuara nga autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe kontraktorët që prezantuan protokolle sigurie rigoroze dhe pajisje mbrojtëse. Shëndeti i punonjësve të ndërtimit monitorohet çdo ditë dhe kantieret dezinfektohen rregullisht. Qëllimi i këtyre përpjekjeve është vazhdimi i operacioneve, ruajtja e vendit të punës dhe sigurimi i të ardhurave të rregullta për personat e përfshirë në këtë projekt.
“Ne përpiqemi të riorganizojmë punën tonë aq sa mundemi dhe të ecim përpara siç do të bënim në rrethana normale.”
Transport më i shpejtë për 1.5 milionë njerëz Garantimi i masave të sigurisë mjekësore dhe kufizimeve dhe në të njëjtën kohë sigurimi në kohën e duhur të furnizimit me materiale ndërtimi dhe pjesë rezervë për makineritë është një përgjegjësi e madhe. COVID-19 ka prishur zinxhirët e furnizimit dhe prodhimit në të gjithë botën. Përkrahja e BE-së ka qenë thelbësore për Ballkanin Perëndimor, duke mundësuar qarkullimin më të thjeshtë të mallrave në rajon dhe në BE për të gjithë llojet e projekteve, duke përfshirë edhe ndërtimin e Korridorit Vc. “Ne përpiqemi të riogranizojmë punën sa më shumë të mundemi dhe të ecim përpara siç do të bënim në rrethana normale,” shprehet Semir Muslić, mbikëqyrësi i kantieri për një nga kontraktorët që punon në Tunelin Ivan. Rëndësia e këtij programi ambicioz investimi ka një ndikim shumë të gjerë. Korridori Vc është një nga projektet e transportit më të rëndësishëm në rajon, që lidh Bosnjën dhe Hercegovinën me Hungarinë, Kroacinë lindore dhe detin Adriatik. Banka Evropiane e Investimeve (EIB) ka investuar 631 milionë EUR në ndërtimin e 102 km autostradë në këtë korridor.“Banka Evropiane e Investimeve mbetet e përkushtuar në zhvillimin afatgjatë të qëndrueshëm të Bosnjës dhe Hercegovinës.”
Dy fjalë rreth EIB-së Banka Evropiane e Investimeve është huadhënësja kryesore e Bashkimit Evropian. EIB-ja është institucioni financiar shumëpalësh më i madh në botë dhe një nga ofruesit më të mëdhenj për financimin e klimës, duke investuar për një të ardhme të qëndrueshme për të gjithë. Këto fonde nga EIB-ja janë plotësuar me më shumë se 200 milionë euro në grante të Bashkimit Evropian, të ofruar nën Agjendën e Ndërlidhjes. Ato janë kanalizuar nëpërmjet Kuadrit të Investimit të Ballkanit Perëndimor, një mekanizëm që kombinon grantet me partnerin zbatues për të mbështetur zgjerimin e BE-së dhe zhvillimin socio-ekonomik në rajon. “Banka Evropiane e Investimeve mbetet e përkushtuar në zhvillimin afatgjatë të qëndrueshëm të Bosnje dhe Hercegovinës dhe ne jemi krenarë për rolin tonë si një nga investitorët madhorë në infrastrukturën rrugore të vendit,” shprehet Matteo Rivellini, kreu i huadhënies për bankën e BE-së në Kroaci, Slloveni dhe Ballkanin Perëndimor. Lidhja e qyteteve, rajoneve dhe vendeve krijon një shumëllojshmëri mundësish të tjera për rritjen socio-ekonomike, punësimin dhe rrjedhën e tregtisë rajonale. Rrugët moderne shtojnë sigurinë duke ulur shkallën e aksidenteve dhe duke ulur kostot e operimit të automjeteve. 1.5 milionë njerëz që jetojnë në Korridorin Vc tanimë kanë akses në një autostradë të re që përgjysmon kohën dhe shpenzimet e tyre për udhëtim. Rrjetet e transportit më të sigurta, më të shpejta, më efikase dhe më inteligjente janë kusht paraprak për krijimin e një tregu më koherent dhe të integruar në rajon dhe domosdoshmëri për kushte më të mira jetese për popujt e Ballkanit Perëndimor. Dhe as koronavirusi nuk mund ta ndalojë këtë.Një revistë nga rinia serbe për rininë serbe
Themeluar nga profesionistë të rinj të medias të nervozuar nga mungesa e mundësive për punë të paguar në fushën e gazetarisë, Oblakoder po e ngurtëson me shpejtësi vendin e tij si zëri i të rinjve në Serbi.
Tri vite më parë, një grup gazetarësh të rinj në Serbi po hasnin vështirësi në depërtimin në tregun e punës pas përfundimit të studimeve. Pjesa më e madhe e portaleve mediatike në vend mund të ofronin vetëm stazhe të papaguara dhe punë vullnetare. Të nervozuar nga mungesa e mundësive, grupi vendosi të themelojë një revistë nga të rinjtë për të rinjtë, të cilën e quajtën Oblakoder, që do të thotë qiellgërvishtës në gjuhën serbe.
Marina Zec, kryeredaktorja e Oblakoder e përzgjodhi emrin teksa ishte ulur në një kafene në Beograd me një tjetër themelues të revistës. “Pjesa tjetër e ekipit dhe unë e kishim menduar të gjithë projektin, gjëja e vetme që mungonte ishte emri,” kujton Zec. “Vendosëm të mos ngriheshim nga tavolina derisa të kishim gjetur një”.
Zec shpjegojnë se fjala ‘oblakoder’ vjen nga fjala ‘oblak’ ose ‘re’ dhe krijon idenë e të pasurit ‘kokën në re’ dhe atë të një qyteti modern plot me qiellgërvishtës. Ideja frymëzoi edhe paraqitjen e faqes së internetit, që ka formën e një qiellgërvishtësi.
“Ne [të rinjtë] zakonisht portretizohemi ose si shenjtorë ose si djaj, nuk ka rrugë të mesme. Ne dëshironim të ofronim një perspektivë me më shumë ngjyra.“
Që nga ideimi, qëllimi kryesor i Oblakoder ka qenë të sfidojë mënyrën se si portretizohen të rinjtë në median serbe. “Ne zakonisht shihemi ose si shenjtorë ose si djaj, nuk ka rrugë të mesme. Ne dëshironim të ofronim një perspektivë me më shumë ngjyra,” shpjegon Zec, që ka punuar në fushën e gazetarisë dhe PR-it që në moshën 19 vjeçare. Përmbajtja e revistës sjell të rinj serbë të talentuar, artistë dhe aktivistë si mënyrë për të sfiduar këtë stereotip. Revista ka pasur sukses të menjëhershëm si mes lexuesve, por edhe mes kolegëve gazetarë Kështu u kthyem nga një ekip vullnetarësh në një mundësi të paguar për gazetarët e rinj “Kur filluam, nuk e dinim se çfarë po bënim,” pranon Zec. “Por, ishim të vendosur të tregoheshim profesionistë. Adoptuam vlerat e rrepta të gazetarisë si objektiviteti, profesionalizmi, kontrolli i vazhdueshëm i burimeve, por duke u përqendruar në prodhimin e përmbajtjeve interesante për një audiencë më të re.”“Adoptuam vlerat e rrepta të gazetarisë si objektiviteti, profesionalizmi, kontrolli i vazhdueshëm i burimeve, por duke u përqendruar në prodhimin e përmbajtjeve interesante për një audiencë më të re.”
Dy fjalë për European Endowment for Democracy European Endowment for Democracy (EED) është një organizatë e pavarur që ofron grante e ngritur në vitin 2013 nga Bashkimi Evropian (BE) dhe shtetet anëtare të BE-së për të nxitur demokracinë në Lagjen Evropiane, Ballkanin Perëndimor, Turqi dhe më tej. EED mbështet organizatat e shoqërisë civile, lëvizjet pro demokracisë, aktivistët civilë dhe politikë, platformat e pavarura mediatike dhe gazetarët që punojnë për një sistem politik pluralist dhe demokratik. Gjatë muajve të parë, nuk kishte shumë para dhe ekipi punonte në mënyrë vullnetare, pa u shkëputur nga puna gjatë ditës për të mbuluar shpenzimet, për t’i kushtuar kohë Oblakoder gjatë mbrëmjeve. “Mbështetja e EED-së [European Endowment for Democracy] gjatë marsit të kaluar ka qenë shpëtim për ne”, shprehet Zec, duke theksuar se si financimi i EED-së i ka mundësuar revistës së blejë pajisje të reja dhe të marrë me qira një hapësirë për zyra, duke i dhënë atyre stabilitetin financiar për të bërë plane për zhvillimin afatgjatë. Oblakoder numëron tanimë një staf prej rreth 15 gazetarësh, një e treta e të cilëve punojnë me kohë të plotë. Revista që qëndron në kontakt me të rinjtë në Serbi Pjesa më e madhe e audiencës sëOblakoderështë e moshave 23 dhe 35 vjeç; këta janë brezi i mijëvjeçarit që po përpiqen të gjejnë vendin e tyre në botë dhe në Serbi ku shkalla e papunësisë midis të rinjve shkon deri në 30% dhe ku mundësitë e disponueshme për punë nuk përshtaten me nivelin e arsimimit për shumë të rinj. Tanimë Oblakoder ka një bazë prej 40,000 dhe 50,000 lexuesish çdo muaj dhe 13,000 ndjekës në Instagram. “Nëpërmjet monitorimit kemi kuptuar edhe se njerëzit i lexojnë deri në fund artikujt tonë. Ndihemi krenarë që njerëzit nuk kalojnë kohën pa i kushtuar vëmendje faqes tonë, por janë vërtet të interesuar në çfarë kemi për të thënë,” shprehet Zec. Arsyeja pas këtij suksesi, sipas Zec është sepse ekipi shkruan për çështje të rëndësishme dhe jo për të marrë klikime. Ndonëse projekti nisi si një revistë për stilin e jetesës dhe artin, Oblakoder tanimë është zgjeruar për të përfshirë çështje si të drejtat e njeriut dhe përfshirjen e minoriteteve dhe personave me aftësi të kufizuara. “Jemi shumë krenarë që diçka që vetëm pak vite më parë ishte thjesht një ide tani është kthyer në një realitet,” thotë ajo.Festivali i filmit që sjell 50,000 vizitorë në një qytet të vogël të Kosovës.
Nga fillesat e thjeshta, festivali i filmave me metrazh të shkurtër dhe dokumentarëve, DokuFest është kthyer në një nga festivalet e filmave më të mirënjohur në rajon.
Një ide,1,000 EUR dhe pasioni për të rikthyer jetën në qytetin e tyre të vogël ishte gjithçka iu duhej disa admiruesve të filmave nga Prizreni në Kosovë për të nisur atë që sot është një nga festivalet më të njohura të filmave në rajon – DokuFest.
Vitin tjetër DokuFest do të festojë përvjetorin e 20-të. Në të njëjtën kohë, festivali është një nga festivalet që kualifikohet për çmimet e Akademisë Britanike të Filmit dhe Televizioni (BAFTA) dhe në dy vitet e fundit është vlerësuar si një nga ‘25 festivalet e filmave më interesante në botë’ nga revistaMovieMaker.
Veton Nurkollari është një nga themeluesit e festivalit. Ai kujton: “Ndodhi menjëherë pas luftës dhe ne patëm dëshirën të sillnim pak energji kulturore në qytet. Menduam të organizonim një festival filmi, por për të qenë të sinqertë nuk ia kishim idenë fare si ta bënim këtë. Ishim rreth dhjetë vetë dhe asnjë nga ne nuk kishte përvojë në organizimin e festivaleve të filmit. Në fakt, atëherë asnjë nga ne as nuk kishte qenë në një festival filmi! Por megjithatë, ne vendosëm ta provonim.”
“Nëpërmjet mekanizmave të saj të përzgjedhjes dhe financimit, BE-ja na ka identifikuar si një veprimtari që ia vlen të mbështet dhe ne nuk na mbetet gjë tjetër për të bërë veçse të shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë.”
Fillimi i thjeshtë Për edicionin e parë ata mblodhën ekuivalentin e rreth 1,000 EUR nga një organizatë donatore dhe kontribuuan edhe vetë një shumë të barabartë dhe morën hua një projektor amator filmash nga një profesor kinematografie. Ata ia dolën të mblidhnin 32 filma dokumentarë për shfaqen, kryesisht nga vendet fqinje. Festivali ishte gati të niste. Disa dhjetëra të ftuar, kryesisht profesionistë të kinematografisë, morën pjesë në javën e festivalit. Për pesë vitet e ardhshme, e gjithë puna e bërë për festivalin është bërë në mënyrë vullnetare dhe themeluesve shpesh iu është dashur të kontribuojnë me paratë e tyre për të çuar përpara festivalin. Përpjekjet e tyre u shpërblyen. DokuFesttani i bën qytetit rreth 5 milionë EUR xhiro çdo vit dhe rreth 50,000 admirues të filmave marrin pjesë në festivalin që zgjat gjithë javës. Ky është një kontribut i jashtëzakonshëm për ekonominë e një qyteti me 80,000 banorë. Në 20 vitet e fundit festivali ka kontribuar edhe në një imazh më të gjerë për Kosovën nëpërmjet artikujve në gazetat si The Guardian dhe artikullit prej 10 faqesh rreth festivalit në revistën gjatë fluturimeve të linjës ajrore Lufthansa. Megjithatë, financimi mbetet një sfidë. Vetoni i referohet festivaleve të tjera të filmit si ‘Berlinale’, që ka një buxhet rreth 30 milionë EUR, ose festivalit të filmit në Sarajevë që ka një buxhet vjetor prej 2 deri në 4 milionë EUR. Në krahasim me to, buxheti i fundit i DokuFest prej 400,000 EUR duket shumë i vogël. “Patjetër që kjo është një rritje e madhe krahasuar me buxhetin me të cilin kemi nisur, por nuk mjafton për të organizuar një festival ndërkombëtar filmi,” shprehet Vetoni. “Ne duam të sjellim risi të reja në festival, por për këtë duhet të kemi një buxhet prej të paktën 700,000 EUR dhe ndoshta deri në 1 milionë EUR çdo vit.” Donatorët ndërkombëtarë, duke përfshirë Bashkimin Evropian dhe sektorin privat kanë qenë mbështetësit më të shquar të festivalit. Vetoni shpjegon se mbështetja e ofruar nga BE-ja ka qenë e konsiderueshme. ”BE-ja na ka ofruar mbështetje të vazhdueshme për festivalin. Ata na mbështetën me financimin për ndërtimin e një kinemaje të re si dhe shumë projekte të tjera në shkallë më të ulët,“ thotë ai. Një nga projektet që Vetoni thekson është programi i trajnimit për filmbërësit e rinj. Ky program është nisur me mbështetjen e Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut të BE-së (EIDHR). Ky projekt filloi në vitin 2013 me qëllimin për të promovuar lidhjet ndërkombëtare dhe ndëretnike në Kosovë nëpërmjet rrëfimit të historive nga të rinjtë nga komunitete dhe etni të ndryshme. Edhe pasi financimi për projektit mbaroi në vitin 2015, programi i trajnimit ka vazhduar dhe gjashtë breza të rinjsh janë trajnuar duke prodhuar mbi 70 filma. Disa prej tyre po garojnë në festivale filmi të rëndësishëm rreth botës. “Nëpërmjet mekanizmave të saj të përzgjedhjes dhe financimit, BE-ja na ka identifikuar si një veprimtari që ia vlen të mbështet dhe ne nuk na mbetet gjë tjetër për të bërë veçse të shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë.” shprehet Vetoni.“Mundësia për t’i sjellë gëzim shumë personave nëpërmjet punës tënde është diçka e pakrahasueshme. Shpresoj se festivali do t vazhdojë me këtë energji pozitive dhe pasion në vitet në vijim.”
Kanë kaluar njëzet vjet, por me siguri që festivali do të vazhdojë për shumë vite. “Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm përtej ëndrrave të mia më ambicioze,” shprehet Vetoni. “Mundësia për t’i sjellë gëzim shumë personave nëpërmjet punës tënde është diçka e pakrahasueshme. Shpresoj se festivali do të vazhdojë me këtë energji pozitive dhe pasion në vitet në vijim. Çdo përpjekje ia vlejti.” Një trashëgimi e kaluar te brezat e rinj Vetëm dy nga anëtarët themelues janë ende pjesë e menaxhimit të festivalit dhe Vetoni është krenar për këtë: “Qëllimi ynë ishte të përfshinin sa më shumë të rinj në menaxhimin e festivalit. Drejtoresha aktuale e festivalit na u bashkua si vullnetare para shumë vitesh dhe tashmë ajo është menaxherja e të gjithë sipërmarrjes.“Le të bëjmë kanionin e lumit Tara një destinacion turistik ndërkombëtar!
Një sipërmarrës nga Bosnja dhe Hercegovina e ka kthyer kanionin e lumit Tara në burim të ardhurash për vendet që lidh lumi.
Kampi Encijan për rafting ndodhet në kanionin e lumit Tara dhe lidh Bosnje dhe Hercegovinën me Malin e Zi. Kanioni konsiderohet si një nga më të bukurit e Ballkanit Perëndimor dhe kampi është gjëja më e veçantë e kanionit.
Me akomodimin në shtëpiza, kuzhinën tradicionale dhe një tarracë sipër lumit dhe mjedisin mahnitës rreth tij, kampi ka qenë vendi i preferuar për adhuruesit e raftingut dhe pushimeve në natyrë për më shumë se 15 vjet.
Nga hobi në një sipërmarrje serioze biznesi
Milan Šupić, nga qyteti fqinj Foča, është pronari i kampit. Deri para 20 vitesh, raftingu ishte thjesht hobi i tij i preferuar, por më pas ai vendosi ta kthente në biznes. Vendimi i ndryshoi jetën, por krijoi edhe një burim të ri të ardhurash për shumë nga qytetarët në vendlindjen e tij. “Në fillim, biznesi nuk ishte shumë i suksesshëm. Por më pas, pas katër ose pesë vitesh, kampi u bë një sipërmarrje serioze. Kur bën diçka që të pëlqen, suksesi është i pashmangshëm,” shprehet Milan.
“Në fillim, biznesi nuk ishte shumë i suksesshëm. Por më pas, pas katër ose pesë vitesh, kampi u bë një sipërmarrje serioze. Kur bën diçka që të pëlqen, suksesi është i pashmangshëm.”
Milan shpjegon se kur vendosi të fillonte biznesin, aty nuk kishte asgjë. Tani kanioni i Lumit Tara është një destinacion i njohur për adhuruesit e Ballkanit Perëndimor. Njëzet e pesë kampe të reja raftingu janë ngritur përreth kanionit që atëherë. Rreth 50,000 turistë kanë vizituar kanionin në dy vitet e fundit. Rajoni ofron edhe veprimtari të turizmit të aventurës, duke përfshirë lundrimin me kanoe dhe ecjen në mal në bukuritë natyrore të parqeve kombëtare të Sutjeskës dhe Durmitorit. Milan shpjegon se vizitorët zakonisht qëndrojnë pesë ditë për të shijuar paketën e plotë. Ata e kalojnë darkën pranë zjarrit me ushqim tradicional dhe pije dhe gjatë ditës shkojnë për rafting ose shijojnë një nga format e tjera të turizmit të aventurës. Sidoqoftë, si shumë sipërmarrje në fillimet e tyre në Ballkanin Perëndimor, biznesi i Milanit hasi sfida. Ai kujton se para 20 vitesh nuk kishte rrugë për të shkruar në kanion. Mënyra e vetme për të shkuar atje ishte duke bërë një shëtitje të gjatë mes për mes një pylli të dendur ose nëpërmjet një udhëtimi me varkë. “Kur vendosa të ndërtoj kampin, fillimisht m’u desh t’i çoja të gjitha materialet në anën tjetër të kufirit në Mal të Zi dhe prej andej të transportoja materialin me varkë në vendndodhjen e kampit,” shprehet ai. Tashmë, rruga e asfaltuar mundëson mbërritjen në Kanion me makinë dhe minibus, por numri në rritje i vizitorëve kërkon edhe përmirësime për sigurinë e vizitorëve dhe shërbime më të mira informimi.“Falë projektit u vendos sinjalistikë e re orientuese në rrugë; për më tepër ata vendosën stola dhe identifikuan panoramën. Këto elemente në dukje të thjeshta ishin shumë të rëndësishme për një destinacion turistik ndërkombëtar si kanioni i lumit Tara.”
Projekti T.A.R.A u financua si pjesë e programit për Bashkëpunimin Ndërkufitar BiH-MNE 2014-2020. Partneri kryesor është bashkia Plužine nga Mali i Zi dhe partnerë të tjerë përfshijnë Parkun Natyror Piva, bashkinë Foča dhe Organizatën Turistike të bashkisë Foča nga Bosnja dhe Hercegovina. Mbështetja e BE-së për një përvojë turistike më të sigurt dhe më të pasur. Për të përmbushur këto sfida, mbështetja nga projekti i financuar nga BE-ja, Turizmi, Adrenalina dhe Aventura Rafting (T.A.R.A) erdhi “fiks në kohën e duhur” sipas Milan. Ai shpjegon se pas ndërtimit të rrugës së re, numri i vizitorëve që filluan të udhëtojnë me automjetet e tyre është shtuar. Më parë rruga nuk kishte sinjalistikë dhe disa prej tyre humbnin ose vonoheshin. Falë projektit, rruga tani ka sinjalistikën e duhur, me stola dhe shenja për panoramën gjatë rrugës. Përmirësime të tjera të infrastrukturës janë në punë e sipër. Planet përfshijnë ndërtimin e platformave për rafting në mbërritje dhe pikat e zbritjes, një platformë lundruese mbi lumin Piva, platforma për soditje të natyrës dhe rrugë për ngjitje në shkëmbinj. Projekti po kontribuon edhe në protokollet e sigurisë për vizitorët duke shtuar koordinimin e shërbimeve të shpëtimit në të dyja anët e kufirit, zhvillimin e procedurave të përbashkëta të sigurisë me ushtrime emergjence dhe shpëtimi të përbashkëta dhe blerjen e pajisjeve të shpëtimit.Vullnetare 83 vjeçare heroinë e Serbisë
Danica Šmic nga Serbia kontribuon si vullnetare duke qëndruar në kontakt me njerëz të moshuar që kanë nevojë për ndihmë gjatë pandemisë së COVID-19-ës.
Danica Šmic lindi në Beograd në vitin 1937 dhe i mbijetoi bombardimit të qytetit duke u fshehur në bodrumin e ndërtesës ku jetonte me prindërit e saj. Ajo është mësuese e fizikës dhe matematikës në pension dhe ka dy djem; ajo është edhe një vullnetare heroinë që ka bërë bamirësi për më shumë se 50 vjet duke ndihmuar personat në nevojë.
“Puna vullnetare është një nga kënaqësitë më të mëdha për mua. Më pëlqen shumë të vizitoj njerëzit që jetojnë vetëm, që të mos ndihen të vetmuar apo të harruar,” shprehet Danica, që përfundoi një kurs për t’u bërë infermiere vullnetare në Kryqin e Kuq në vitin 1970 dhe nuk ka ndaluar së marri pjesë në mënyrë aktive në jetën publike që atëherë – si në periudha lufte dhe paqe. “Nëse duam që bota të jetë një vend më i mirë, me i drejtë dhe më human hapi i parë është puna vullnetare; të mos ndihmojmë njëri-tjetrin vetëm gjatë pandemive ose përmbytjeve. Duhet të jetë pjesë e përditshme e jetëve tona.” Danica ka vazhduar të jetë aktive gjatë pandemisë së COVID-19-ës: ajo shkruan dhe publikon dhe mban kontakte me njerëz të moshuar që kanë nevojë për ndihmë, që ndihen të vetmuar ose te refuzuar nga komuniteti.
”Njerëzit e moshuar nuk janë barrë për shoqërinë: shoqëria mund të përfitojë prej tyre.”
Për më shumë se gjysmë shekulli aktivizëm dhe vullnetarizëm, Danica ka qenë advokuese për të drejtat e njerëzve të moshuar: “Njerëzit e moshuar nuk janë barrë për shoqërinë: shoqëria mund të përfitojë prej tyre, por solidariteti ndërbreznor është veçanërisht i rëndësishëm dhe kjo u bë e dukshme gjatë pandemisë së koronavirusit. Koronavirusi nuk na ndaloi të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe ia dolëm të vazhdojmë me punën vullnetare, por në një tjetër mënyrë dhe solidariteti ndërbreznor na ndihmoi të kontaktojmë njëri-tjetrin dhe të mësojmë nga njëri-tjetri.” Kjo vullnetare shprehet se të gjithë duhet të gjejnë ‘vullnetarin brenda tyre’ dhe të ndihmojnë personat në lagjen e tyre sa më shumë të munden. Familja dhe shkolla janë shumë të rëndësishme për sa i përket krijimit të këtyre zakoneve mes fëmijëve dhe të rinjve: “Mendoj se duhet të bëhen mësime rreth vullnetarizmit dhe solidaritetit dhe se njerëzit duhet të angazhohen në këto veprimtari që në moshë të vogël. Ne jemi një komb që dëshiron, i pëlqen dhe di të ndihmojë tjetrin, por edhe që priret t’i harrojë gjërat shumë shpejt.““Jam e lumtur për foton, jam pa fjalë. Sukseset dhe lavdërimet janë një kënaqësi e madhe, por një përgjegjësi akoma më e madhe. Ky është frymëzimi dhe nxitja që të vazhdosh të punosh.”
Ky projekt është financuar nëpërmjet një projekti në shkallë më të gjerë ‘Veprimi Parësor për Barazinë Gjinore’ – i zbatuar në partneritet me UN Women dhe Delegacionin e BE-së në Serbi – që synon të forcojë kapacitetet administrative për barazinë gjinore dhe të sjellë përparime në zbatimin e angazhimeve kombëtare dhe të BE-së për barazinë gjinore nëpërmjet politikave gjinore. Danica u shfaq në një fotografi të titulluar “Në një stacion autobusi – një vullnetare rrugës për të vizituar një të moshuar në nevojë” që fitoi çmimin e parë për foton më të mirë në kategorinë e një projekti të BE-së në konkursin Focus nga delegacioni i BE-së në Serbi në partneritet me National Geographic Serbia Fotografia u postua nga një projekt i titulluar “Pjesëmarrja e shtuar e grave në moshë të madhe në jetën publike dhe politike”, i zbatuar nga Shoqata për Miqësinë e Qytetarëve në partneritet me organizatën FemPlatz. “Jam shumë e lumtur për foton, jam pa fjalë – shprehet ajo. Sukseset dhe lavdërimet janë një kënaqësi e madhe, por një përgjegjësi akoma më e madhe. Ky është frymëzimi dhe nxitja që të vazhdosh të punosh.”Ekonomia digjitale: një mundësi gjatë krizës
Të rinjtë në Kosovë dhe Malin e Zi lançojnë një risi sociale dhe i bashkohen ekonomisë digjitale me mbështetjen e një projektit të financuar nga BE-ja.
Masat ndërkombëtare dhe kombëtare për të parandaluar përhapjen e virusit, nga distancimi fizik te mbyllja e bizneseve kanë reduktuar të ardhurat e familjeve dhe konsumin, duke filluar një krizë ekonomike në të gjithë botën. Ballkani Perëndimor nuk ka mbetur i paprekur në këtë aspekt: Raporti i Rregullt Ekonomik i Ballkanit Perëndimor i Bankës Botërore: Vjeshtë 2020, parashikoi që veprimtaria ekonomike në rajon do të tkurret me 4.8% në përgjithësi në vitin 2020, duke shkaktuar një recension më të rëndë sesa krizat financiare botërore të kohëve të fundit.
Në të njëjtën kohë pandemia ka krijuar mundësi të reja. Një dokument përmbledhës i shkurtër rreth tregtisë elektronike gjatë periudhës së COVID-19-ësi publikuar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim identifikon se si kriza e COVID-19-ës ka përshpejtuar zgjerimin e tregtisë elektronike drejt firmave, konsumatorëve dhe llojeve të reja të produkteve.
Një nismë premtuese që mund të kthehet në një biznes të madh
Miloš Laković, 27 vjeç, është një mësues gjimnazi dhe sipërmarrës me kohë të pjesshme nga Mali i Zi. Ai është një nga vizionarët që e pa krizën e pandemisë si një mundësi. Miloši pati një ide biznesi për një platformë online që do të lidhte ofruesit me përdoruesit e shërbimeve. E kishte pasur këtë ide prej kohësh, por pandemia e bëri të mendonte më seriozisht për të dhe të ndërmerrte një nismë për ta lançuar atë. “Si mësues, unë e di se shumë nga kolegët e mi bëjnë kurse private pas orarit të punës. Situata e krijuar nga pandemia më bëri të mendoj ‘pse të mos promovoj dhe ofroj këto shërbime online?’ dhe vendosa ta zhvilloj këtë ide më tej,” shprehet Miloši.
“Si mësues, unë e di se shumë nga kolegët e mi bëjnë kurse private pas orarit të punës. Situata e krijuar nga pandemia më bëri të mendoj ‘pse të mos promovoj dhe ofroj këto shërbime online?”
Me kalimin e kohës, Miloši dhe ekipi i tij krijuan lloje të tjera shërbimesh – përveç mësimdhënies private – që do të reklamohen nëpërmjet platformës, nga shitjet e pikturave te kozmetika. Ata janë tani në fazën përfundimtare të kërkimeve për tregun dhe së shpejti do të fillojnë me zhvillimin e platformës. Miloši shpjegon se shumë nga meritat për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj nisme i shkojnë përkrahjes që mori falë pjesëmarrjes në workshop-e të ofruara nga projekti i financuar nga BE-ja, Vetëpunësim dhe Sipërmarrje sociale për të Rinjtë. “Duke marrë pjesë në këto workshop-e, ia arritëm të zhvillonim në tej idenë dhe ta sjellim në nivelin e një nisme të vërtetë sipërmarrjeje,” shprehet ai.“Duke marrë pjesë në këto workshop-e, ia arritëm të zhvillonim në tej idenë dhe ta sjellim në nivelin e një nisme të vërtetë sipërmarrjeje.”
Rreth projektit Projekti ‘Vetë-punësim dhe Sipërmarrje Sociale për të Rinjtë’ zbatohet nën Programin për Bashkëpunimin Ndërkufitar IPA 2014-2020 Mali i Zi – Kosovë, financuar nga Bashkimi Evropian. Projekti po zbatohet nga organizatat e shoqërisë civile Shoqata për Mirëqenien Demokratike – Zid, Lens, Qendra liberal-demokrate dhe Qendra për Aftësitë Kreative. Projekti filloi në janar 2019 dhe pritet të përfundojë në fillim të vitit 2021. I2 Space –vendi i nismave Qëllimi i projektit është të përmirësojë aksesin në tregun e punës për të rinjtë në Malin e Zi dhe Kosovë. Thelbi i idesë së projektit është krijimi i mjediseve fizike në një format të njohur si ‘Hackerspace’ duke i pajisur këto hapësira me instrumentet e nevojshme dhe duke ofruar trajnim dhe mentorim për të rinjtë në risitë sociale dhe teknologjinë digjitale. Projekti është i vendosur në dy hapësira të tilla një në Pejë në Kosovë dhe një në Podgoricë në Malin e Zi. Hapësirat janë emërtuar ‘I2 Space’. Gjatë dy viteve të projektit, më shumë se 200 të rinj kanë përfituar nga veprimtaritë e ‘12 Space’ në Pejë dhe Podgoricë. Disa prej tyre kanë filluar të fitojnë nëpërmjet punësimit ose duke ofruar shërbime në mënyrë të pavarur. Projekti ofroi kurse dhe programe mentorimi rreth kodimit dhe personalizimit të rrjetit, printerave 3D dhe elektronikës, marketingut digjital dhe grafik dizajnit dhe fotografisë. Božina Stešević është menaxherja e projektit në organizatën për shoqërinë civile Shoqata për Mirëqenien Demokratike – Zid, partneri kryesor i projektit në Malin e Zi. Ai thotë se një nga arritjet kryesore të projektit është konceptimi dhe funksionimi efektiv i vetë komunitetit ‘12 Space’. “Ekziston një rreth i brendshëm i përdoruesve të ‘12 Space’ që bashkëpunojnë mes tyre dhe e bëjnë këtë në një hapësirë të përbashkët fizike. Më pas është rrethi i të gjithë të rinjve që kanë marrë pjesë në trajnim; dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme rrethi më i gjerë që lidh të rinjtë nga të dyja anët e kufirit që po bashkëpunojnë për të shkëmbyer ide dhe perspektiva biznesi dhe duke shpërbërë paragjykimet.” Mentorimi ballë për ballë është një nga elementet kryesore të projektit. Si pjesë e saj, nga pjesëmarrësit pritet që të zhvillojnë prototipe për startupe biznesi që kanë potencialin për t’u zhvilluar më tej. Deri më sot aplikantët e programit kanë sjell prototipe për 23 ide startupi, duke përfshirë idenë e Milošit.Të bashkohemi dhe të hamë së bashku në Prizren, Kosovë
Një grup organizatash nga Kosova po prezantojnë mënyra novatore për të prezantuar trashëgiminë kulturore si një përvojë bashkëkohore që duhet të jetohet dhe shijohet.
Prizreni konsiderohet si kryeqyteti kulturor i Kosovës për shkak të historisë së tij dhe trashëgimisë kulturore të pasur. Qyteti ka gjithashtu një trashëgimi të pasur ushqimore, duke përfshirë leqenik bukë misri, djathin vendas, dhe gatimet me mish si tavë, dhe sarma.
Megjithatë, këto gatime të shijshme nuk janë të aksesueshme për pjesën më të madhe të vizitorëve. Ato janë pjesë e menusë së zakonshme në shtëpi të familjeve në Prizren, por rrallëherë gjenden në restorante.
Një grup organizatash të shoqërisë civile ka marrë iniciativën të prezantojë këtë thesar të shijshëm të fshehur edhe për vizitorët që nuk kanë miq në Prizren. Ideja është e thjeshtë: një aplikacion online që prezanton varietete të ushqimit tradicional dhe shtëpitë ku mund të shijohet ky ushqim për një tarifë të caktuar. Në këtë mënyrë, përveç shijimit të ushqimit tradicional, vizitori do të ketë mundësinë të shohë dhe jetën familjare dhe të shijojë dekorin e brendshëm të shtëpive historike të Prizrenit.









