Skip to main content

Area of Cooperation: Economy

Fjalimi për situatën e Unionit për vitin 2022 nga Presidentja Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të mbajë fjalimin e saj të tretë të ‘Situatës të Unionit’ para Parlamentit Evropian, më 14 shtator 2022. Si çdo vit, gjatë fjalimit do të rishikohen arritjet e deritanishme dhe do të shpaloset vizioni i saj për të ardhmen.  Fjalimi do të ndiqet nga një debat plenar.

 

Pas dy viteve të pandemisë dhe me luftën që vazhdon të zhvillohet në kontinentin evropian pas agresionit rus në Ukrainë, Presidentja e Komisionit Evropian do të bëjë njoftime të rëndësishme për t’i trajtuar këto sfida dhe do të shpalosë vizionin e saj për të ardhmen e Bashkimit Evropian. Duke marrë parasysh kontekstin e veçantë gjeopolitik, këtë vit, fjalimi i ‘Gjendjes së Bashkimit Evropian’ pritet të tërheqë vëmendje jashtë BE-së edhe më shumë se në të kaluarën.

 

SOTEU 2022 do të transmetohet Live edhe në Ebs, në platformat e mediave sociale të Komisionit: FacebookTwitterLinkedInYoutube dhe Telegram – si dhe në llogaritë personale të presidentes von der Leyen në TwitterInstagram dhe LinkedIn.

‘Green for Growth Fund’ do të rrisë efikasitetin e energjisë dhe burimeve për bizneset dhe familjet në Kosovë

‘Green for Growth Fund’ (GGF) ka siguruar një hua të varur prej 7 milion eurosh për partnerin e tij, BKT Kosovo. Të ardhurat do të fuqizojnë bazën e kapitalit të bankës dhe do të bëjnë të mundur që BKT Kosovo të rrisë efikasitetin e energjisë dhe burimeve, duke u dhënë hua ndërmarrjeve mikro, të vogla e të mesme (MSME-ve), individëve privatë, si dhe projekteve të energjisë së ripërtërishme në zonat urbane dhe gjysmë-urbane të Kosovës.

 

Instrumenti synon të rrisë kapacitetet e bankës për të çuar përpara financimin e gjelbër afatgjatë dhe të qëndrueshëm. Investimi pritet të reduktojë 4,800 tonë emetimi të CO2-shit në vit dhe të kursejë 21,800 megavat-orë energji primare në vit. Kjo korrespondon me shmangien e emetimit të gazrave serë për një vit nga mbi 1000 automjete pasagjerësh që punojnë me benzinë. Në bazë të instrumentit, BKT Kosovo do të përfitojë nga ndihma teknike, në përputhje me nismën “Deep Greening” të fondit, që synon të krijojë qëndrueshmëri në veprimtaritë themelore të biznesit të BKT-së, të përmirësojë sistemin e tyre të menaxhimit mjedisor dhe social dhe të rrisë kapacitetin për dhënien e kredive të gjelbra.

Shpallen fituesit e Balkathon 3.0

Regional Cooperation Council (RCC) prezantoi fituesit e Balkathon 3.0, konkursit të tretë online për zgjidhjet më të mira digjitale në Ballkanin Perëndimor. Fituesit përfshijnë pjesëmarrës nga të gjashta ekonomitë e Ballkanit Perëndimor. Këtë vit, konkursi pati rreth 60 aplikime, të bëra nga ekipe prej të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. 12 skuadrat finaliste, shtatë prej të cilave drejtoheshin nga vajza, përbëheshin nga 37 anëtarë, ndër të cilët 18 ishin vajza.

 

Në ceremoninë e çmimeve të organizuar në Prishtinë, Johannes Stenbaek-Madsen, Shefi i Bashkëpunimit të Bashkimit Evropian në Kosovë, tha:-“Balkathon-i është një nga gjërat e shumta që mbështet BE-ja, me vizionin e bukur që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë anëtare të Bashkimit Evropian një ditë”.

 

Gjatë dy viteve të fundit, gati 250 aplikues kanë qenë pjesë e magjisë së Balkathon-it, duke konkurruar, duke hapur horizonte të reja dhe duke gjetur zgjidhje të pazakonta. Tashmë janë zhvilluar dhe hedhur në treg nëntë produkte të fituesve të mëparshëm të Balkathon-it dhe së shpejti, numri do të shkojë 15.

Bëhet një thirrje e re publike për EU4AGRI-Recovery

Si pjesë e projektit EU4AGRI-Recovery, të financuar nga BE-ja, është bërë një thirrje publike për grante, me qëllim nxitjen e përmirësimit të efikasitetit të burimeve industriale dhe zinxhirëve të vlerës rrethore në sektorin agro-ushqimor.

 

Nëpërmjet kësaj thirrjeje publike, Bashkimi Evropian do të mbështesë bizneset agro-ushqimore që dëshirojnë ta orientojnë prodhimin e tyre drejt pastërtisë dhe efikasitetit të burimeve nëpërmjet modeleve ekologjike, digjitale dhe rrethore të biznesit, për të arritur bujqësi të qëndrueshme, përdorim të kontrolluar të burimeve natyrale dhe prezantim të praktikave të duhura. Mund të aplikojnë zejtarët, sipërmarrësit privatë, kooperativat dhe ndërmarrjet mikro, të vogla e të mesme, që përpunojnë produkte bujqësore apo prodhojnë produkte primare bujqësore, që janë regjistruar të paktën një vit para datës së kësaj thirrjeje publike.

 

Totali i fondeve në dispozicion për këtë thirrje është 2.8 milion BAM dhe granti për secilin aplikim do të variojë midis 20,000 BAM dhe 80,000 BAM. Kërkohet që aplikantët të bashkë-financojnë 15% të vlerës totale të shpenzimeve të pranueshme të projektit.

 

“Mbështetja e Bashkimit Evropian ndaj Rigjenerimit dhe Ripërtëritjes së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Bosnjë dhe Hercegovinë”, EU4AGRI-Recovery, është një nismë që prej më shumë se dy vitesh e gjysmë synon të ndihmojë Bosnjën dhe Hercegovinën për zbutjen e pasojave ekonomike që ka sjellë pandemia e COVID-19-ës te bizneset agro-ushqimore dhe operatorët e turizmit rural, si dhe të sigurojë vazhdimësinë e proceseve të tyre.

 

Energjia diellore ndrit të ardhmen e një kompanie Boshnjake

Për të plotësuar nevojat e një kompanie për energji, një kompani ushqimore në Bosnjë dhe Hercegovinë ka instaluar një nga centralet me energji diellore më të mëdha të rajonit, me ndihmën e BE-së.

Madi, me bazë në Teshanj, është një nga të paktat kompani që mund të eksportojnë mish të freskët pule në Bashkimin Evropian. Kompania u themelua në 1989 dhe në 2000-n, nisën fabrikën e tyre të parë të përpunimit të mishit të pulës. Në 2015, kishin krijuar thertoren më të madhedhe më moderne të shpendëve në rajon, me kapacitet përpunimi për 6000 zogj në një orë, dhe 24 milionë në vit. Sot njihet si kryesuesja e tregut në Bosnjë dhe Hercegovinë

Megjithatë, pandemia e KOVID-19-ës, pati ndikim negative te Madi, pavarësisht se ishte një nga kompanitë më të suksesshme në Bosnjë dhe Hercegovinë. Kompania vuajti nga probleme me furnizimin dhe iu desh të rishikonte shpenzimet, duke kursyer sa më shumë të mundte. Për të përballuar problemet, menaxhimi vendosi të krijonte një ekip veprimi për të optimizuar shpenzimet.

“Kishim qenë përherë të ndërgjegjshëm se shpenzimi ynë kryesor ishte elektriciteti. Gjëja e parë që shqyrtuam ishte ulja e shpenzimeve për energjinë. Pas një studimi të hollësishëm, dolëm në përfundimin se një nga zgjidhjet më të mira do të ishte instalimi i një centrali energjie diellore.“

Mirel Dedukiç u caktua si kreu i këtij ekipi veprimi. Ai shpjegon se vunë re se një nga zërat kryesorë të shpenzimit ishte energjia elektrike. “Kishim qenë përherë të ndërgjegjshëm se shpenzimi ynë kryesor ishte elektriciteti. Gjëja e parë që shqyrtuam ishte ulja e shpenzimeve për energjinë.“

Ai e dinte se nevoja më e madhe për energji e Madi-t ishte gjatë verës, kur panelet diellore do të kishin dhe kapacitetin e tyre më të madh të prodhimit. Pas një studimi të hollësishëm, dolëm në përfundimin se një nga zgjidhjet më të mira do të ishte instalimi i një centrali energjie diellore.“ Atë herë, kompania i hyri një investimi unik për Bosnjë dhe Hercegovinën.

Ndërsa Madi po bënte një studim realizueshmërie për investimin te centrali i energjisë diellore, programi i financuar nga BE-ja, EU4AGRI, nisi një thirrje për propozime. Thirrja përfshinte kompanitë e industrisë së mishit. „Projekti ynë ishte pothuajse gati dhe e patëm të lehtë që të aplikonim,“ thotë Mireli.

Me bashkë-financim nga EU4AGRI, Madi instaloi një central energjie diellore me kapacitet 1,000 kë. Centrali i energjisë u instalua në tri salla prodhimi dhe zuri 5500 m2. Kapaciteti i përgjithshëm vjetor i prodhimit është 1,147 MWh, që mbulon 15% të konsumit të elektricitetit nga kompania. Veç kësaj, në 2021, instaluan dhe central energjie diellore tjetër me kapacitet 1,000 kë, kështu që 30% e energjisë së tyre elektrike vjen nga burime të rinovueshme.

„Jemi shumë krenarë që kemi ndihmuar për ruajtjen e mjedisit me këtë projekt. Veç kësaj, kemi ulur kostot tona dhe kemi arritur vetë-qëndrueshmëri lidhur me furnizimin me energji elektrike.”

Lidhur me projektin

Projekti EU4AGRI është një iniciativë katër-vjeçare (2020 – 2024) që synon të modernizojë sektorin agro-ushqimor në Bosnjë dhe Hercegovinë, duke krijuar vende pune të reja, ndërkohë që ruhen vendet ekzistuese të punës dhe ndihmohet ripërtëritja nga kriza e KOVID-19-ës. Vlera totale e projektit është 20.25 milionë Euro, të financuara kryesisht nga Bashkimi Evropian, por zbatohet dhe bashkëfinancohet në bashkëpunim me Agjencinë Çeke të Zhvillimit dhe Programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Projekti EU4AGRI ka mbështetur deri tani fermerë dhe ndërmarrje në Bosnjë dhe Hercegovinë me 45 investime me vlerë gati 5.5 milionë Euro, nga të cilat, 3.2 milionë Euro u financuan nga Bashkimi Evropian.

Sipas Mirelit, energjia e prodhuar nga centrali i tyre i energjisë diellore përfaqëson reduktimin e ndotjes me pak më shumë se 1,800,000 kg CO2, që është e barazvlershme me 600,000 litra karburant ose 800 tonë qymyr. „Jemi shumë krenarë që kemi ndihmuar për ruajtjen e mjedisit me këtë projekt. Veç kësaj, kemi ulur kostot tona dhe kemi arritur vetë-qëndrueshmëri lidhur me furnizimin me energji elektrike,“ thotë Mireli.

Plani për të ardhmen është që Madi të vijojë të jetë kompania më e madhe e industrisë së mishit në Bosnjë dhe Hercegovinë, nëpërmjet investimit të vijueshëm te burimet njerëzore dhe teknologjisë moderne. Për më tepër, kanë themeluar një kompani të re „Mipower d.o.o.“, që do t’i përkushtohet plotësisht prodhimit dhe tregtimit të energjisë elektrike. Planifikojnë të instalojnë të paktën dhe 10Më panele diellore.

Kampi i skautistëve në Maqedoninë e Veriut, i hapur për aventura

Një projekt i financuar nga BE-ja nxit përmirësimin e ambienteve dhe shërbimeve në një kamp skautistësh në Strugë

Kampi i Skautistëve Krste-Jon mund të gjendet në një zonë të mrekullueshme: pranë pyjeve dhe plazhit të liqenit të Ohrit. Gjithashtu, ndodhet afër qendrës së qytetit të Strugës. Kampi i skautistëve u hap në vitet ‘70 me një infrastrukturë shumë të thjeshtë dhe investimi i parë shtesë u bë vetëm në vitin 2003, kur bashkia financoi ndërtimin e godinës së parë prej betoni me tetë dhoma.

“Kishim probleme madhore me infrastrukturën: nuk kishim tualete, ujë të ngrohtë apo ndriçim.”

Marjan Glavinceski është drejtuesi i organizatës së shoqërisë civile Krste-Jon Struga, që menaxhon kampin. Ai shpjegon se pavarësisht mjedisit të mrekullueshëm ku ndodhet kampi, për turistët nuk ishte edhe aq tërheqës. “Kishim probleme madhore me infrastrukturën: nuk kishim tualete, ujë të ngrohtë apo ndriçim.”

Fatmirësisht, tre vjet më parë u hapën mundësi të reja për këtë kamp skautistësh, kur stafi i menaxhimit të kampit vendosi të kërkonte mbështetje për të përmirësuar kushtet e tij. Këtë mbështetje e morën nga Bashkimi Evropian dhe së bashku, e shndërruan kampin në një nga vendet më tërheqëse në Ballkanin Perëndimor.

Projekti ‘Local and Regional Competitiveness’, i financuar nga BE-ja, e mbështeti kampin për të përmirësuar infrastrukturën e tij fizike, si dhe për të krijuar atraksione të reja për vizitorët. Deri më sot, kampi ka ndërtuar shtatë shtëpiza të ngritura mbi këmbalecë, zgjeruar godinën aktuale dhe përmirësuar infrastrukturën e sheshit të tendave. Si rezultat, kampi tani mund të strehojë deri në 200 vizitorë njëherazi, duke u siguruar tualete të përshtatshme e ujë të ngrohtë.

Projekti gjithashtu nisi shërbime të reja turizmi aventuresk, duke përfshirë këtu zhytje me skafandra, ture çiklistike e marshimi në këmbë dhe lundrim me kajak. Projekti ndihmoi me blerjen e pajisjeve për këto atraksione dhe mbështeti trajnimin e instruktorëve. “Tani mund t’i mbajmë vizitorët të zënë gjatë qëndrimit të tyre: nëse qëndrojnë për pesë ditë, çdo ditë do të kenë rastin të bëjnë diçka ndryshe. Zhytja me skafandra në liqenin e Ohrit është atraksioni më i kërkuar nga vizitorët për momentin,” thotë Marjani.

“Mbështetja nga BE-ja ishte thelbësore. Ne jemi një organizatë e vogël që funksionon brenda zonës dhe nuk kishim potencial për t’u zgjeruar pa këtë mbështetje.”

Lidhur me projektin

‘Local and Regional Competitiveness Project’ (LRCP) është një projekt investimi katër-vjeçar, i financuar nga një grant i Bashkimit Evropian (Instrument for Pre-Accession Assistance – IPA II). Projekti ofron një qasje gjithëpërfshirëse për zhvillimin e turizmit dhe menaxhimin e destinacionit. Do të dhurojë fonde investimi dhe do të rrisë kapacitetin për të mbështetur fuqizimin e sektorit, investimet për destinacione dhe mirëqenien e destinacionit specifik. Objektivi i LRCP-së është të rrisë kontributin e turizmit për zhvillimin ekonomik të zonës dhe kapacitetin e qeverisë dhe institucioneve publike për të nxitur zhvillimin e turizmit dhe lehtësuar menaxhimin e destinacioneve.

Marjani shpjegon se për shkak të projektit, numri i vizitorëve është rritur mjaft dhe vitin e shkuar, numri i vizitorëve të huaj ishte më i lartë se i atyre nga Maqedonia. “Mbështetja nga BE-ja ishte thelbësore. Ne jemi një organizatë e vogël që funksionon brenda zonës dhe nuk kishim potencial për t’u zgjeruar pa këtë mbështetje,” thotë Marjani.

Kampi i investoi fitimet e vitit të shkuar për përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës dhe, në të ardhmen, ka në plan të prezantojë atraksione të reja si fluturimi me deltaplan. “Duam të zhvillohemi më tej dhe të bëhemi një element i rëndësishëm në tregun e turizmit aventuresk në Ballkanin Perëndimor,” thotë Marjani.

BE-ja dhe EBRD-ja mbështesin ndërmarrjet e vogla në Shqipëri

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në Shqipëri do të përfitojnë nga një financim i ri i ofruar nga European Bank for Reconstruction and Development (EBRD), bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian përmes granteve nxitëse.

 

Banka do t’i alokojë një hua në vlerën 3 milion euro ProCredit Bank në Shqipëri si dhe BE-ja ka ofruar 450,000 euro në formën e granteve nxitëse për të mbështetur investimet e bizneseve lokale me qëllimin për të rritur konkurrencën. Më shumë se gjysma e shumës totale do të përdoret për të financuar investimet në teknologjinë e gjelbër dhe efiçensën e energjisë.

 

Huaja do të përmirësojë disponibilitetin e fondeve për NVM-të dhe do të mbështesë ato për të përballuar rritjen e kostove në mjedisin aktual ekonomik. NVM-të do të kenë mundësinë të aplikojnë për fonde për të investuar në përmirësimin ose zgjerimin e strukturave të tyre të prodhimit, pajisjeve të reja dhe operacioneve. Ndërmarrjet do të kenë gjithashtu mundësinë të investojnë në fushat e mbrojtjes së mjedisit, sigurinë e punëtorëve dhe sigurinë e cilësinë e produktit për të arritur standardet e BE-së,  duke i ndihmuar ata të jenë më konkurrues.

 

NVM-të pjesëmarrëse kanë të drejtën e një granti nxitës, ekuivalente me 15% të shumës së huasë.

 

Dakordsimet janë pjesë e Competitiveness Support Programme të NVM në Ballkanin Perëndimor, të cilat janë bashkëfinancuar nga BE-ja. Nisma fokusohet në përmirësimin e operimit dhe standardeve të produktit të ndërmarrjeve të vogla që të mund të konkurrojnë në nivel vendor dhe në tregun e BE-së.

EIB Global viziton Malin e Zi

Një delegacion nga European Investment Bank (EIB), banka e Bashkimit Evropian dhe dega e saj e zhvillimit e themeluar së fundmi, EIB Global, u takua me qeverinë e Malit të Zi në Podgoricë më 29 korrik. Qëllimi i tyre ishte të identifikonin projekte të reja dhe të vazhdonin bashkëpunimin e tyre të suksesshëm në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, si dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

 

Drejtuar nga administratori i Acting Managing, Markus Berndt, delegacioni i EIB Global takoi kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazović, zëvëndëskryeministrat Jovana Marović dhe Ervin Ibrahimović, dhe ministrin e Financave Aleksandar Damjanović. Së bashku, ata biseduan mundësitë e investimit të alokuara për Malin e Zi nga Economic and Investment Plan i BE-së për Ballkanin Perëndimor, dhe mënyrat që EIB Global mund të mbështesë Malin e Zi në tërheqjen e fondeve të mundshme nga ky program dhe programe të tjera të BE-së.

 

Që nga 2020, EIB Global dhe Investment and Development Fund of Montenegro (IDF) kanë alokuar 150 milion euro në formën e një huaje më të përballueshme për të nxitur rimëkëmbjen pas pandemisë dhe dekarbonizimin e ekonomisë së Malit të Zi. Bashkëpunimi i EIB Global me IDF ka ndihmuar bizneset e vogla dhe të mesme që të rimëkëmben më shpejt nga pandemia dhe ka mbështetur tranzicionin e Malit të Zi drejtë një ekonomie qarkulluese, të gjelbër, të qëndrueshme dhe të drejtë sociale.

Presidentja von der Leyen në Shkup, Maqedoni e Veriut

Më 14 korrik, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vizitoi kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkupin. Gjatë vizitës së saj, Presidentja von der Leyen së pari u takua me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Pas këtij takimi, Presidentja u takua me Kryeministrin Dimitar Kovačevski.
 
Si ngjarje kryesore të vizitës së saj, Presidenja von der Leyen mbajti fjalën e saj në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, në një seancë solemne ku morën pjesë Presidenti, Kryeministri, parlamentarët dhe zyrtarët e lartë.

BE mbështet the first International Prosciutto Fair në Malin e zi

The first International Prosciutto Fair në Malin e Zi, MESAP 2022, u organizua më 14 dhe 15 korrik në sheshin Dvorski, në Cetinje, me mbështetjen financiare të partnerëve duke përfshirë dhe Bashkimin Evropian në Malin e Zi. Shtatëmbëdhjetë ekspozues nga Mali i Zi, vendet e rajoni dhe më gjerë, prezantuan produktet e tyre duke u dhënë mundësinë vizitorëve të shijojnë gatime të shijshme të mishit falas.

 

Përveç promovimit të proshutës, organizatorët kishin organizuar lojëra duke ofruar çmime për vizitorët, një konkurs për stendën e dekoruar më bukur dhe një koncert me artistët më të njohur vendas e të huaj si Jelena Tomašević dhe Kaliopa.

 

Panairi, pati  edhe një karakter edukativ. Profesorë dhe pedagogë të shkëlqyer, Director of the Cluster of Croatian Prosciutto, Ante Madir, dhe Profesor Vladimir Tomović nga Universiteti i Novi Sad, treguan procesin e prodhimit të proshutës.

 

Përveç Bashkimit Evropian në Malin e Zi, the first International Prosciutto Fair në Malin e Zi, MESAP 2022, u mbështet edhe nga Montenegrin Prosciutto Cluster, the Tourism Organisation Prijestonica Cetinje, the Old Royal Capital Cetinje, the Ministry of Agriculture, Forestry, and Water Management, the Ministry of Economic Development and Tourism, the Chamber of Commerce of Montenegro, dhe Kompania Mtel Imate Prijatelje.