Skip to main content

Area of Cooperation: Economy

YEA-të në Ditën e Evropës në Bruksel

Disa Ambasadorë të Rinj Evropianë (YEA) nga Ballkani Perëndimor u ftuan në Ditën e Evropës  të këtij viti në Bruksel, duke iu bashkuar YEA-ve të tjerë nga Rajoni Lindor i Fqinjësisë së BE-së dhe Ambasadorët Vullnetmirë nga  Rajoni Jugor i Fqinjësisë. Dymbëdhjetë Ambasadorë të Rinj Evropianë nga Ballkani Perëndimor patën mundësinë të ndërvepronin me moshatarët e tyre dhe zyrtarë të BE-së dhe rajoneve fqinje, si dhe të merrnin pjesë në aktivitete të ndryshme.

 

YEA-të e angazhuara në diskutime me njësi të ndryshme brenda Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG NEAR), duke i lejuar të kuptonin më tepër për projektet dhe zonat e fokusit brenda DG NEAR. Për më tepër, ata patën mundësinë të takonin kolegë YEA nga Rajonet Lindore dhe Jugore të Fqinjësisë. Veç kësaj, ata vizituan Kolegjin e Universitet Evropian në Brugge, ku u angazhuan në diskutime me rektorin e universitetit, Znj. Federica Mogherini, lidhur me rolin e të rinjve dhe akademisë. Ditën e fundit të aktiviteteve, ata organizuan një sërë aktivitetesh të ndryshme gjatë Ditës së Hapur në Berlaymont, duke e shfaqur rajonin e Ballkanit Perëndimor në mënyrë krijuese.

Fushata „MADE OF US“ arrin sot në Bosnjë dhe Hercegovinë

„Made of Us – një fushatë rrugëtimi BE-Ballkani Perëndimor“, e financuar nga Bashkimi Evropian dhe e sjellë për ju nga WeBalkans arrin këtë javë në Maqedoninë e Veriut.  Kjo fushatë ndërgjegjësimi synon të promovojë në imazh pozitiv të BE-së te njerëzit në Ballkanin Perëndimor, dhe anasjelltas. Protagonistët e saj janë 12 vlogerë të rinj nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor që udhëtojnë nëpër rajon në çifte. Secili çift i bën të njohura përvojat e veta përgjatë rrugëtimit duke krijuar përmbajtjet e tyre online.

 

BE-ja në Bosnjë dhe Hercegovinë shtruan një sillë për median sot për të shpallur fillimin e rrugëtimit në Bosnjë dhe Hercegovinë. Aurelie Valtat, Zëvendës Shef në detyrë i Delegacionit të BE-së në BdhH dhe Patrik Turosik, Zëvendës Shef i Misionit dhe Konsull, Ambasada e Sllovakisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, mikpritën vlogerët dhe i përgëzuan për kontributin për promovimin e BE-së dhe Bosnjë dhe Hercegovinës.

 

Vlogerët, Milos Kuzmanovic (@miloskuzmanov1c) nga Bosnjë dhe Hercegovina dhe Simona Gavalcova (@vecinko) nga Slovakia, u nisën sot në udhëtimin e tyre. Ata do të udhëtojnë për plot shtatë ditë midis datave 9 maj, duke shfaqur të mirat që ofron Bosnja dhe Hercegovina, si dhe investimet e BE-së në rajon. Ata do të vizitojnë pika të ndryshme në vend, përfshirë dhe qytetin historik të Travnikut, projektet për të drejtat e njeriut dhe bizneset turistike që mbështeten nga BE-ja.  Gjithashtu, do të vizitojnë Muzeun e Fëmijërisë gjatë Luftës të vlerësuar me çmim nga BE-ja, një muze i dedikuar përvojës së rritjes së ndikuar nga lufta, dhe midis projekteve të financuara nga BE-ja, Rrugën e Vjetër Hekurudhore, projekt që përfshin vendosjen e një piste për biçikleta përgjatë itinerarit të hekurudhës së vjetër dhe kampin e kanotazhit Encijan që ndodhet në Lumin Tara, një nga lumenjtë më të bukur të Ballkanit Perëndimor.

 

Fushata nisi më 18 prill dhe do të vijojë deri më 30 maj, dhe çdo javë do t’i kushtohet te një nga partnerëve të WB6-s. Vlogerët do të vizitojnë gjithsej 18 projekte të mbështetura nga BE-ja, do të përshkojnë 6000 km me autovetura dhe do të takojnë personalitete interesante dhe frymëzuese vendase përgjatë rrugës, ndërkohë që do të shfaqin gjithë peizazhet natyrore, vendndodhjet e jashtëzakonshme me interes për t’u vizituar dhe trashëgiminë unike kulturore të Ballkanit Perëndimor. Dymbëdhjetë vlogerët do t’i regjistrojnë përvojat e tyre nëpërmjet pajisjeve të tyre personale dhe kanaleve të medias sociale, duke e kthyer udhëtimin e tyre në përmbajtje me cilësi të lartë rrjeti dhe mediash sociale, me foto dhe video që do të shpërndahen nëpër kanalet e WeBalkans.

 

Mos humbisni momentet më të spikatura të këtij rrugëtimi emocionues – filloni të ndiqni qysh tani WeBalkans dhe 12 vlogerët nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor në Instagram!

E BËRË NGA NE: Sapo ka nisur një aventurë e mrekullueshme

WeBalkans dhe Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG NEAR) njoftojnë me krenari nisjen e fushatës ndërgjegjësuese “Made of Us – An EU-Western Balkans road trip” (E bërë nga ne – rrugëtim BE – Ballkani Perëndimor) që synon të promovojë një përshtypje pozitive për BE-në te banorët e Ballkanit Perëndimor, dhe e kundërta. Formati i fushatës karakterizohet nga 12 vlogerë nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor, që janë protagonistët e fushatës të cilët do të udhëtojnë nëpër rajon në çifte të përbëra nga një vloger nga BE-ja dhe një tjetër nga BP-ja. Çdo çift do të udhëtojë në një nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe do t’i bëjnë publike përvojat e tyre përgjatë rrugëtimit nëpërmjet përmbajtjeve online të krijuara prej vetë atyre.

 

Ambasadori i BE-së në Mal të Zi, znj. Oana Cristina Popa, ambasadori italian, znj. Andreina Marsella, si dhe folës të tjerë, folën në aktivitetin me rastin e nisjes së fushatës, që u mbajt në Shtëpinë e Evropës në Podgoricë.  Aktiviteti përfshinte ushqim të frymëzuar nga BE-ja dhe Ballkani, muzikë dhe lidhje me personalitete nga fushatat e mëparshme WeBalkans, si dhe influencues lokalë malazezë të mediave sociale.

 

Edhe vlogerët që mbulojnë pjesën e Malit të Zi të rrugëtimit, Emir Cirikovi nga Mali i Zi dhe Alice Franchi nga Italia, ndodheshin fizikisht në aktivitet dhe folën të dy bashkë me dhjetë vlogerë të tjerë të Made of Us që morën pjesë online. Pas aktivitetit, ata u nisën menjëherë për rrugëtimin e tyre me autoveturë.

 

Fushata do të zgjasë gjithsej gjashtë javë, midis 18 prillit dhe 30 majit, dhe çdo javë do t’i kushtohet një prej partnerëve të EB6-s. Vlogerët do të mbulojnë gjithsej 18 projekte të mbështetura, duke përshkuar 6000 kilometra me autovetura, dhe do të takojnë shumë personalitete lokale interesante dhe frymëzuese përgjatë rrugës, ndërkohë që do të shfaqin peizazhet natyrore, pikat më të spikatura dhe trashëgiminë unike kulturore që ofron Ballkani Perëndimor.  Dymbëdhjetë vlogerët do t’i regjistrojnë përvojat e tyre nëpërmjet pajisjeve të tyre personale dhe kanaleve të medias sociale, duke e kthyer udhëtimin e tyre në përmbajtje me cilësi të lartë rrjeti dhe mediash sociale, me foto dhe video që do të shpërndahen nëpër kanalet e WeBalkans.

 

Mos humbisni asnjë moment nga ky rrugëtim emocionues – filloni të ndiqni qysh tani WeBalkans dhe të gjithë vlogerët në Instagram.

Java e Mundësive të BE-së – Zbuloni se çfarë ju ofron BE-ja

Bashkimi Evropian iu ofron mundësi të ndryshme qytetarëve, institucioneve, shoqërive dhe organizatave serbe, duke filluar nga ndihma financiare e deri te udhëtimet falas dhe programet e shkëmbimit. Ky është mesazhi kryesor i Javës së Mundësive të BE-së – një aktivitet unik që do të zhvillohet nga data 15 deri në datën 21 maj në Beograd (Salla MTS), Niš (Hoteli Ambassador), dhe Novi Sad (Panairi Novi Sad). Java e Mundësive në BE organizohet bashkërisht nga Delegacioni i BE-së në Serbi dhe Qeveria e Republikës së Serbisë.

 

Në gjashtë ditë do të realizohen mbi 120 panele dhe seanca informuese, duke iu ofruar pjesëmarrësve mundësinë që të mësojnë se si të aplikojnë për programet, projektet, dhe fondet e BE-së. Sipërmarrës, biznesmenë, fermerë, studentë, nxënës, mësues, risiprurës, institucione, qeveri vendore, media, shoqata qytetare, dhe organizata të tjera do të paraqesin mundësi të shumta.

 

Folës të ndryshëm do të analizojnë tema ekonomike dhe do të japin informacione specifike rreth fondeve në fusha të ndryshme, si: biznesi, risitë, arsimi, kultura, dhe segmente të tjera bashkëpunimi. Java e Mundësive në BE do të përmbyllet duke pasur në vëmendje bujqësinë, dhe seancat do të zhvillohen gjatë Panairit Bujqësor të këtij viti në Novi Sad.

Fushata MADE OF US mbërrin sot në Kosovë

Made of Us – një fushatë “rrugëtimi BE-Ballkani Perëndimor”, e financuar nga Bashkimi Evropian dhe e sjellë për ju nga WeBalkans mbërrin këtë javë në Kosovë. Kjo fushatë ndërgjegjësimi synon të promovojë në imazh pozitiv të BE-së te njerëzit në Ballkanin Perëndimor, dhe anasjelltas. Protagonistët e saj janë 12 vlogerë të rinj nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor që udhëtojnë nëpër rajon në çifte. Secili çift i bën të njohura përvojat e veta përgjatë rrugëtimit duke krijuar përmbajtje online.

 

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë zhvilloi sot një drekë me median për të çelur rrugëtimin në Kosovë. Alessandro Bianciardi, Zëvendës Shefi i Seksionit të Bashkëpunimit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, mirëpriti dhe përgëzoi vlogerët për kontributin e tyre në promovimin e BE-së dhe Kosovës.

 

Vlogerët, Alb Muhaxhiri (@albfilmss) nga Kosova dhe Brian Rocca (@brianrocca) nga Holanda, e nisin sot rrugëtimin e tyre. Ata do të udhëtojnë për plot shtatë ditë midis datave 25 prill dhe 1 maj, duke shpalosur të mirat që ofron Kosova, si dhe investimet e BE-së në rajon. Ata do të vizitojnë pika të ndryshme në vend, duke përfshirë dhe qytetin historik të Prizrenit, Bjeshkët e Rugovës, dhe Festivalet e Filmave, projektet Risiprurëse, si dhe bizneset turistike që mbështeten nga BE-ja. Disa nga projektet e financuara nga BE-ja që do të vizitojnë janë Labbox, një projekt që iu mundëson fëmijëve të eksperimentojnë me projekte të vogla inxhinierike dhe elektronike; Dokufest, një festival filmash i mirënjohur në mbarë botën; si dhe Balkan Natural Adventure, një shoqëri operatorësh turistikë që tërheq vizitorë nga e gjithë bota në Kosovë.

 

Fushata nisi më 18 prill dhe do të vijojë deri më 30 maj, dhe çdo javë do të përqendrohet te një nga partnerët e WB6-s. Vlogerët do të vizitojnë gjithsej 18 projekte të mbështetura nga BE-ja, do të përshkojnë 6000 km me autovetura dhe do të takojnë personalitete vendase interesante dhe frymëzuese përgjatë rrugës, ndërkohë që do të shfaqin gjithë peizazhet natyrore, vendndodhjet e jashtëzakonshme me interes për t’u vizituar dhe trashëgiminë unike kulturore të Ballkanit Perëndimor. Dymbëdhjetë vlogerët do t’i regjistrojnë përvojat e tyre nëpërmjet pajisjeve të tyre personale dhe kanaleve të medias sociale, duke e kthyer udhëtimin e tyre në përmbajtje me cilësi të lartë rrjeti dhe mediash sociale, me foto dhe video që do të shpërndahen nëpër kanalet e WeBalkans.

 

Mos humbisni momentet më të spikatura të këtij rrugëtimi emocionues – filloni të ndiqni qysh tani WeBalkans dhe 12 vlogerët nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor në Instagram!

Ndihma e drejtpërdrejtë financiare e BE-së për Kosovën tejkalon shumën prej 1.3 miliardë eurosh

Marrëveshja e përvitshme e 16-të radhazi e Financimit ndërmjet European Union dhe Kosovës, në kuadër të Instrument for Pre-accession Assistance (IPA) të BE-së iu prezantua zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ,më 24 mars, në Prishtinë, nga Ambasadori i BE-së  për Kosovën, Tomas Szunyog. Marrëveshja, e cila ka një vlerë prej 62 milionë eurosh dhe që është pjesë përbërëse e IPA III për vitet 2021-2027, e rrit shumën totale të ndihmës së drejtpërdrejtë financiare nga BE-ja në mbi 1.3 miliardë euro dhe rikonfirmon BE-në dhe shtetet e saj anëtare si donatorët kryesorë të fondeve për Kosovën.

 

Kjo është marrëveshja e dytë e asistencës financiare ndërmjet BE-së dhe Kosovës për këtë vit; vetëm muajin e kaluar, BE-ja i ofroi Kosovës 75 milionë euro në kuadër të  Paketës së saj të Mbështetjes për Energjisë për Ballkanin Perëndimor, për t’i ndihmuar qytetarët dhe bizneset e saj të përballojnë rritjen e çmimeve të energjisë, për të stimuluar  kursimin e energjisë, dhe për të përmirësuar eficiencën e energjisë.

 

Marrëveshja e Financimit, e nënshkruar sot nga zëvendëskryeministri Bislimi, do ta ndihmojë Kosovën ër të përmirësuar integrimin socio-ekonomik të komuniteteve të  pakicës dhe të të kthyerve, dhe për të zhvilluar infrastrukturën e menaxhimit të mbetjeve dhe ujërave të ndotura, duke përfshirë sistemin e kanalizimeve të kryeqytetit, Prishtinës, për të përmirësuar eficiencën e energjisë në sektorin publik, dhe për të përafruar legjislacionin e Kosovës me legjislacionin e BE-së dhe për të mbështetur profesionistët ligjorë.

 

BE-ja filloi të ofronte fonde IPA për Kosovën në vitin 2007. Programet IPA I dhe IPA II përfshijnë periudhën 2007-2020, duke 14 Marrëveshje vjetore Financimi me vlerë 1.2 miliard euro. Financimi IPA III që përfshin periudhën 2021-2027 dhe Marrëveshjet shoqëruese vjetore të Financimit, që kanë filluar të zbatohen vitin e kaluar, së bashku me Marrëveshjen për vitin 2021 kanë një vlerë prej 64 milionë eurosh dhe Marrëveshja për vitin 2022, e dorëzuar sot, ka një vlerë prej 62 milion eurosh.

BE-ja dhe Shqipëria finalizojnë marrëveshjet IPA22 dhe IPA23, falë të cilave Shqipëria përfiton 162.6 milionë euro asistencë nga BE-ja

Më 24 mars, Këshilli i Ministrave i Qeverisë së Shqipërisë miratoi Marrëveshjet e Financimit ndërmjet European Commission dhe Republikës së Shqipërisë për Planet Vjetore të Veprimit (PVP) për vitet 2022 dhe 2023, në kuadër të Pre-Accession Assistance (IPA) III.

 

Programi 2022 (IPA22) përfshin një kontribut të BE-së prej 82.6 milionë eurosh dhe mbulon masat në fushat e mbrojtjes së mjedisit, zhvillimin e perspektivave për të rinjtë, forcimin e demokracisë, përafrimin me legjislacionin e BE-së, vazhdimin e luftës kundër krimit të organizuar, forcimin e gjyqësorit, si dhe mbështetjen e reformave për të përmbushur standardet dhe normat e BE-së. Programi i vitit 2023 (IPA23) do të sigurojë edhe 80 milionë euro të tjera në mbështetje të shqiptarëve për përballimin e pasojave socio-ekonomike të krizës energjetike. Fondet nga të dyja programet janë grante që nuk kanë nevojë të shlyhen nga Shqipëria.

 

Programi IPA23 do t’i mbështesë shqiptarët që të përballojnë pasojat socio-ekonomike të krizës energjetike duke financuar përgjigjen e Qeverisë së Shqipërisë ndaj krizës energjetike, ku parashikohen:

 

-Subvencionimi i faturave të energjisë për më shumë se 1 milion familje shqiptare;

 

-Mbështetje për 168,000 ndërmarrje të vogla dhe të mesme në Shqipëri për të kompensuar çmimet e larta të energjisë.

 

Kjo është pjesë e paketës së mbështetjes energjetike të BE-së prej 1 miliard eurosh të shpallur në Samitin BE – Ballkani Perëndimor në Tiranë, në vitin 2022.

 

Bontex: Përtërirja e industrisë së veshjeve në Bosnje dhe Hercegovinë

Historia frymëzuese e kthimit të një sipërmarrësi të suksesshëm në atdheun e tij.

Senaid Husić u largua nga vendlindja e tij, Bosnja dhe Hercegovina, në fund të viteve 1980. Teksa ekonomia e Jugosllavisë po përkeqësohej, ai u zhvendos në Zvicër me aspiratën për të siguruar një jetë më të mirë për veten dhe familjen e tij. Ai ka punuar në disa pozicione drejtuese në industri të ndryshme për disa vite, duke përfshirë sektorin e teknologjisë së informacionit. Pas një karriere të suksesshme në biznes që zgjati më shumë se 25 vjet në Zvicër, Senaidi vendosi të kthehej në vendin e tij të origjinës në fillim të viteve 2000 dhe të ngrinte një kompani në Bosnje dhe Hercegovinë. Pas konsultimit me bashkëpunëtorët e biznesit dhe miqtë e tij në Zvicër, ai vendosi të investojë në një fabrikë të dedikuar për prodhimin e këmishave, gjë që çoi në themelimin e Bontex në vitin 2004.

“Aktualisht ne dominojmë rreth 80% të tregut të këmishave në Zvicër dhe në momentin e duhur do të krijojmë një partneritet tjetër ndërkombëtar në Austri, ku furnizojmë me veshje mjekësore. Në vitet e fundit, ne kemi bashkëpunuar edhe me partnerë në Gjermani dhe shtete të tjera.“

Fillimisht, Bontex punësoi afërsisht 50 punonjës dhe filloi një partneritet me një kompani zvicerane për eksportin e këmishave në Zvicër. Ky partneritet u zhvillua konsiderueshëm me kalimin e kohës. Admira Basic ka punuar si menaxhere e përgjithshme në Bontex për më shumë se shtatë vjet. “Aktualisht ne dominojmë rreth 80% të tregut të këmishave në Zvicër dhe në momentin e duhur do të krijojmë një partneritet tjetër ndërkombëtar në Austri, ku do furnizojmë me veshje mjekësore. Në vitet e fundit, ne kemi bashkëpunuar edhe me partnerë në Gjermani dhe shtete të tjera,“ shpjegon Admira.

Më tej, Amira vazhdon: përveç produkteve cilësore, çelësi i suksesit të tyre qëndron në afërsinë e fabrikës me vendet e BE-së. Për më tepër, ndryshe nga konkurrentët e tyre, ata janë në gjendje të përballojnë porositë në sasi të vogla.  Pavarësisht se ka furnizuar kompani dhe marka të shumta gjatë viteve, Bontex-i nuk ka shitur më parë nën emrin e vet. “Ne kemi investuar shumë në teknologji dhe fuqinë punëtore dhe nuk kemi pasur mundësinë të fokusoheshim në dizajnin dhe reklamimin e produkteve tona,“ shpjegon Admira. Megjithatë, u krijua një mundësi me thirrjen për propozime të nisur nga programi EU4Business i financuar nga BE-ja, i cili po ndihmonte bizneset në Bosnje dhe Hercegovinë të rimëkëmbeshin nga pandemia e Covid-19-ës. Me mbështetjen e programit të rimëkëmbjes EU4Business, Bontex-i lançoi një faqe interneti të re dhe dyqan online, krijoi një njësi dizajni brenda kompanisë për të krijuar dizajne të markës së Bontex-it dhe për të blerë tekstile cilësore për linjat e tyre të reja të produkteve.

“Ekipi ynë i dizajnit, i përbërë nga pesë kolegë të rinj, ka dhënë rezultate mbresëlënëse dhe unë jam optimiste për të ardhmen e kompanisë sonë. Na u dha një shans dhe treguam që mund ta justifikonim atë besim.“

Rreth projektit

EU4Business është një projekt i BE-së që synon të forcojë kapacitetet e Bosnje dhe Hercegovinës në rritjen ekonomike dhe punësim duke nxitur konkurrencën dhe novacionin në sektorë të zgjedhur. Ka një buxhet prej 16.1 milionë euro: 15 milion euro financuar nga Bashkimi Evropian dhe 1.1 milionë euro nga Republika Federale e Gjermanisë.

EU4Business është pjesë e German Federal Ministry for Economic Cooperation and Development’s Local Development Strategies – Local Self-Government and Economic Development Programme në Bosnje dhe Hercegovinë.

Me mbështetjen e fundit të marrë nga programi i rimëkëmbjes EU4Business, Bontex-i parashikon një rritje prej 30% të të ardhurave në të ardhmen e afërt. “Ekipi ynë i dizajnit, i përbërë nga pesë kolegë të rinj, ka dhënë rezultate mbresëlënëse dhe unë jam optimiste për të ardhmen e kompanisë sonë. Na u dha një mundësi dhe ne treguam aftësinë tonë për të justifikuar atë besim.“ thotë Admira.

Aktualisht, Bontex ka një fuqi punëtore prej 200 punonjësish dhe ata po planifikojnë ta shtojnë këtë numër në mbi 300 në vitet në vijim. Për më tepër, ata planifikojnë të vazhdojnë të investojnë në teknologji dhe marketingun e markës së tyre.

Proton Cable: Pioner për prodhimin e kabllove të qëndrueshme dhe novatore në Kosovë

Si e bëri të mundur mbështetja e BE-së udhëheqjen e tregut të kabllos pa halogjenë në Ballkanin Perëndimor dhe shtrirjen globale të Proton Cable.

Proton Cable, kompani e specializuar për telat dhe kabllot elektrikë në Kosovë, ka zënë vend shpejt si lojtar kyç në Ballkanin Perëndimor, që nga themelimi në 2010-n. Deri më tani, rrugëtimi ka pasur vështirësi, por ka qenë i suksesshëm falë mbështetjes nga Bashkimi Evropian. Besim Dida, partneri menaxhues në Proton Cable, shpjegon se vizioni i kompanisë ka qenë që në krye të herës prezantimi i risive në tregun e kabllove.“ Para se të nisnim prodhimin, kabllot në treg nuk kishin ndonjë markë. Të gjithë e dinin që ishte kabllo, por nuk kishin të shënuara tipin apo emrin e markës dhe kabllot nuk shpërndaheshin me paketimin e markës,“ thotë Besimi.

“Zbuluam edhe se në rajonin tonë nuk kishte prodhues kabllosh pa halogjenë, dhe kostoja e teknologjisë për prodhimin e tyre ishte relativisht e lartë.“

Në 2017-n, kompania krijoi seksionin për përpunimin e telit të bakrit duke e rritur pavarësinë e saj nga prodhuesit e lëndëve të para dhe qëndrueshmërinë e tyre në treg. Si kompani e përqendruar te risia dhe ecja në një hap me zhvillimet në tregun ndërkombëtar, ata zbuluan se Bashkimi Evropian kishte prezantuar një direktivë të re që kërkonte që kabllot e përdorur në hapësirat publike duhet të ishin pa halogjenë. Këto kabllo, kur bien në kontakt me zjarrin, nuk lëshojnë gaze të dëmshme që do të dëmtonin mjedisin ose shëndetin e njerëzve. „Po ashtu, zbuluam edhe se nuk kishte prodhues kabllosh pa halogjenë në rajonin tonë, dhe se kostoja e teknologjisë për prodhimin e tyre ishte relativisht e lartë,“ thotë Besimi.

Proton Cable vendosi të bëhej kompania e parë e rajonit që do të fuste në treg kabllo pa halogjenë në përputhje me standardet e BE-së. Kompania e kishte nisur tashmë me sukses fabrikën e kabllos dhe telit të bakrit, por duke qenë se nisma e fundit ishte shumë e vështirë nga pikëpamja financiare, ata kërkuan ndihmë dhe u erdhi mbështetje nga Bashkimi Evropian. BE-ja i mbështet për blerjen e teknologjisë për linjën e prodhimit të kabllove pa halogjenë dhe për linjën e mbështjelljes së përbërë kokrrizore.

Për më tepër, kompania pati mundësi të shfrytëzonte mundësinë që u paraqit për shkak të mungesave të prodhuesve të mbështjelljes kokrrizore të shkaktuar nga lufta në Ukrainë. „Duke qenë se tashmë e kishim teknologjinë e blerë me mbështetjen e BE-së dhe e kishim vënë në punë, vendosëm ta përdornim këtë mundësi dhe ta zgjeronim tregun tonë,“ thotë Besimi. Proton Cable nisi të eksportonte në vendet fqinje dhe tashmë e ka zgjeruar tregun e vet më tej, duke përfshirë dhe Austrinë dhe Kroacinë.

„Ky grant nga BE-ja ishte pika e kthesës për ne. Jemi prodhuesit e parë të kabllos pa halogjenë në rajon dhe tani po eksportojmë dhe në vendet e BE-së.“

Lidhur me projektin

Projekti i financuar nga BE-ja Nxitja e punësimit të grupeve të disavantazhuara dhe rritja e konkurrencës globale të industrisë së instalimeve elektrike në Kosovë në përputhje me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës social” u nis në vitin 2020. Qëllimi i projektit ishte nxitja e punësimit, rritja e gjithëpërfshirjes sociale dhe krijimi i modeleve të qëndrueshme sipërmarrëse në Kosovë.

Proton-i po shpreson ta zgjerojë më tej tregun e vet dhe po lobon me institucionet që të pranojnë direktivën e BE-së për përdorimin e kabllove elektrike në hapësirat publike në Kosovë.“ Ky grant nga BE-ja ishte pika e kthesës për ne. Jemi prodhuesit e parë të kabllos pa halogjenë në rajon dhe tani po eksportojmë dhe në vendet e BE-së,“ thotë Besimi.

Falë mbështetjes së marrë, Proton-i ka rritur dhe numrin e punonjësve të vet. U trajnuan 129 persona për bazat e instalimit elektrik dhe përdorimin e kabllove pa halogjenë dhe 17 prej tyre u punësuan menjëherë në Fabrikën e Proton Cable. Pesëdhjetë të tjerë përfunduan stazhin, ndërsa 58 të tjerët i shtuan aftësitë e tyre dhe gjetën punë në kompani të tjera.

BE-ja miraton 24 programe të reja garancie për të nxitur investimet në rajonet ku ndjek politikat e zgjerimit dhe fqinjësisë së mirë.

Bordi Operativ i Fondit Evropian për Zhvillimin e Qëndrueshëm plus (EFSD+) ka miratuar sot një paketë të mëtejshme me 24 programe garancie për të mbështetur investimet në vendet fqinje të BE-së dhe vendet në zgjerim. Bashkë me tri garancitë për Ballkanin Perëndimor për mbështetjen e NVM-ve të miratuara në dhjetor, garancitë e reja, me vlerë 2.4 miliardë euro, pritet të sjellin investime deri në 17 miliardë euro në sektorët prioritarë, duke përfshirë energjinë e rinovueshme, lidhshmërinë digjitale dhe konkurrueshmërinë e sektorit privat, në kuadër të Planeve Ekonomike dhe të Investimeve (EIPs), që janë mjetet për të vepruar në Portën Globale në Ballkanin Perëndimor dhe Rajonet Jugore dhe Lindore të Fqinjësisë.

 

EFSD+, krahu financiar në kuadër të Fqinjësisë së mirë me BE-në, Instrumentin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Zhvillimit – Evropa Globale, ofron garanci për të pakësuar riskun për investimet e bashkërenditura me prioritetet e BE-së në vendet partnere.

 

Institucionet financiare evropiane dhe ndërkombëtare, si Banka Evropiane e Investimeve (EIB), Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), dhe bankat kombëtare për zhvillim të BE-së, do të punojnë bashkë me Komisionin Evropian për të krijuar mundësi investimi, në përputhje me Ekonominë dhe programet novatore të Planit të Investimeve dhe që pritet të grumbullojnë shumë investitorë privatë.

 

Pasi të jenë nënshkruar marrëveshjet e garancisë midis BE-së dhe një totali prej 11 Institucioneve Financiare Ndërkombëtare dhe Evropiane, si EIB-ja, EBRD-ja dhe bankat kombëtare për zhvillim, këto entitete do të kenë tre vjet kohë që të krijojnë mundësi investimi në fushat e konkurrueshmërisë së sektorit privat dhe një agjendë inovacioni për Ballkanin Perëndimor; Lidhshmërinë e Detit të Zi me Rajonin Lindor të Fqinjësisë; tranzicionin dhe sigurinë e energjisë në Rajonin Jugor të Fqinjësisë. Garancia e BE-së supozohet dhe të rritë financat e bankave për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe të shtojë lëshimin e bondeve të gjelbra në vendet partnere të BE-së.