Skip to main content

Area of Cooperation: Environment

Këshilli i Stabilizim-Asociimit, BE-Mal i Zi

Mali i Zi dhe Bashkimi Evropian zhvilluan një takim në nivel ministror për Këshillin e 11-të të Stabilizim-Asociimit. Takimi u zhvillua në Podgoricë, Mal i Zi.

 

Kjo ishte hera e parë që takimi i Këshillit të Stabilizim-Asociimit u mbajt në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Mbledhja theksoi angazhimin e qartë të Bashkimit Evropian për integrimin evropian të të gjithë rajonit dhe për procesin e antarësimit të Malit të Zi.

 

Pjesëmarrësit diskutuan strategjinë e anëtarësimit – kryesisht duke u mbështetur te Commission’s Montenegro 2021 Report. Pjesëmarrësit mirëpritën përparimin e shënuar në negociatat e anëtarësimit deri më tani, me të 33 kapituj të negociatave të hapur dhe tre kapituj përkohësisht të mbyllur.

 

Gjithashtu, Këshilli i Stabilizim-Asociimit shqyrtoi marrëdhëniet dypalëshe në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe shkëmbeu pikëpamje mbi zhvillimet e fundit në Mal të Zi dhe në Ballkanin Perëndimor.

 

BE-ja përgëzoi harmonizimin e plotë të Malit të Zi me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, duke përfshirë masat kufizuese të BE-së pas agresionit të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës, dhe e vlerësoi këtë si një sinjal të fortë të orientimit strategjik të vendit dhe angazhimit për arritjen e synimit të anëtarësimit në BE. Pjesëmarrësit mirëpritën edhe përpjekjet e bëra tashmë për të zbatuar sanksionet dhe inkurajuan që të vazhdojnë me hapat e nevojshëm për të zbatuar plotësisht masat kufizuese të miratuara.

 

Bashkimi Evropian u përfaqësua nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell dhe Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë, Olivér Várhelyi. Mali i Zi u përfaqësua nga kryeministri Dritan Abazović. Takimi u kryesua nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.

Prodhimi i ushqimeve të lehta me energji diellore

Një kompani nga BH-ja ka fituar pavarësi energjitike thuajse të plotë duke instaluar panele diellore me mbështetjen e BE-së.

Kompania Voćar nga Brčko u themelua mbi 30 vjet më parë. Në gjuhën boshnjake, emri i kompanisë do të thotë “kultivues frutash” dhe farat e kompanisë u mbollën nga Avdo Musić-i shumë dekada më parë. Ai ishte një ndër prodhuesit më me famë të kumbullave në rajon dhe shiste kumbulla natyrale dhe të thata në tregjet vendase. Në vitin 1989, kur Jugosllavia socialiste filloi të liberalizohej ekonomikisht dhe qytetarët lejoheshin të hapnin kompani private, djali i tij Meho vendosi ta çonte biznesin një hap më tej duke regjistruar dhe hapur zyrtarisht kompaninë Voćar. Voćar-i tanimë prodhon një gamë të gjerë ushqimesh të lehta, që nga vaferët e kokoshkat e deri tek gjalpi i kikirikut. Slogani i kompanisë është “Për një shije më të mirë jete!”.

Tani, kompania drejtohet nga nipi i Avdos, Esed Musić-i. Esedi shpjegon se rrugëtimi nga rritja e kumbullave deri tek prodhimi i ushqimeve të lehta ishte mjaft i vështirë. Si shumë familje të tjera gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, edhe e tyrja humbi thuajse gjithçka dhe, kur mbaroi lufta, iu desh të niste çdo gjë nga fillimi. Pikërisht gjatë kohës që rinisën punën, u erdhi ideja të provonin të zgjeronin gamën e produkteve të tyre. “Në atë kohë nuk kishte thuajse fare prodhim në Bosnjë dhe Hercegovinë: gjithçka vinte nga jashtë shtetit. Papritmas, u krijua një treg i madh, kështu që vendosëm ta shfrytëzonim këtë mundësi dhe të përqendroheshim tek zëvendësimi i produkteve të importuara,” thotë Esedi.

“Po të kishim instaluar vetë një sistem panelesh diellore, do të kishim një barrë shumë të madhe financiare mbi supe. Mbështetja nga Bashkimi Evropian ishte vërtet thelbësore: na dha shtysën që na nevojitej për të vazhduar me planifikimin e punës tonë dhe zhvillimit afatgjatë.”

Pas luftës, Voćar-i nisi punën me pesë punonjës, ndërsa tani ka 60 punonjës me orar të plotë dhe shumë bashkëpunëtorë të jashtëm që përfitojnë nga bashkëpunimi me kompaninë. Pas 30 vjetësh, kompania prodhon mbi 100 produkte të ndryshme që u ofrohen klientëve në Bosnjë dhe Hercegovinë, por edhe atyre në Shtetet e Bashkuara, Australi, shtetet e Bashkimit Evropian, etj.

Sidoqoftë, pandemia ndikoi tek operacionet e kompanisë njëlloj si tek ekonomia globale. Esedi thotë se gjatë krizës filluan të mendonin si të shkurtonin shpenzimet që të mund të ruanin qëndrueshmërinë financiare. Shpenzimi i parë që u erdhi ndërmend ishte fatura e energjisë elektrike, por çdo investim kishte kosto dhe nuk dukej shumë praktike tentimi i investimit në një kohë të atillë.

Megjithatë, në vitin 2021, me ndihmën e projektit EU4AGRI, të financuar nga BE-ja, një ëndërr e vjetër e parealizuar e kompanisë Voćar u bë realitet, duke qenë se arritën të investonin për një sistem panelesh diellore që u dha mundësinë të plotësonin rreth 65% të nevojave totale të energjisë elektrike. “Po të kishim instaluar vetë një sistem panelesh diellore, do të kishim një barrë shumë të madhe financiare mbi supe. Mbështetja nga Bashkimi Evropian ishte vërtet thelbësore: na dha shtysën që na nevojitej për të vazhduar me planifikimin e punës tonë dhe zhvillimit afatgjatë,” thotë Esedi.

“Produktet tona prodhohen me ndihmën e energjisë së gjelbër dhe për këtë jemi shumë krenarë.”

Lidhur me projektin

Projekti EU4AGRI është një nismë katër-vjeçare (2020-2024) që synon modernizimin e sektorit agro-ushqimor, hapjen e vendeve të reja të punës bashkë me ruajtjen e vendeve aktuale dhe mbështetjen e rimëkëmbjes nga kriza e COVID-19-ës në Bosnjë dhe Hercegovinë. Vlera totale e projektit të financuar nga BE-ja është mbi 20.25 milion euro dhe është vënë në zbatim me bashkëpunimin dhe bashkë- financimin e Agjencisë Çeke të Zhvillimit dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në BH.

Deri më tani, projekti EU4AGRI ka mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet e BH-së me 45 investime me vlerë rreth 5,5 milion euro, mbi 3,2 milion euro prej të cilave u financuan nga Bashkimi Evropian.

“U vendosën panele diellore në çatitë e godinave tona të prodhimit dhe magazinave, që ishin ideale për shkak tëvendndodhjes dhe formës së çative,” shpjegon Esedi. “Centrali ynë fotovoltaik zë një hapësirë prej 1000 m2 dhe prodhon 150 KW energji elektrike, gjë që na jep shumë dorë për pavarësinë tonë energjitike. Shpenzimet e ngritjes së centralit fotovoltaik arrinin rreth 83,000 euro, nga të cilat 54,000 euro u mundësuan nga projekti EU4AGRI dhe 29,000 euro nga Voćar-i.

Një vlerë tjetër e këtij projekti ishte reduktimi i emetimit të dioksidit të karbonit (CO2) me rreth 76%, duke ulur kështu edhe ndikimin negativ në mjedis. Siç thotë Esedi, “Produktet tona prodhohen me ndihmën e energjisë së gjelbër dhe për këtë jemi shumë krenarë.”

Rezultatet e deritanishme e kanë nxitur Voćar-in të plotësojë nevojat e energjisë elektrike ekskluzivisht nga burimet e ripërtërishme edhe në të ardhmen. Esedi shpjegon, “Kemi edhe çati të tjera të pashfrytëzura që plotësojnë kriteret për instalimin e një centrali fotovoltaik dhe duam të arrijmë 100%pavarësi energjitike. Në këtë mënyrë, do të mund të kontribuojmë edhe më tepër për mbrojtjen mjedisore”.

BE financon asistencën teknike për Projektin e Menaxhimit të Ujërave të Zeza të Durrësit në Shqipëri

Asistenca teknike e Western Balkans Investment Framework (WBIF) për projektin e menaxhimit të ujërave të zeza të Durrësit u lançua më 25 maj në Tiranë, në praninë e aktorëve kryesorë, duke përfshirë Ujësjellës Kanalizime Durrës, Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturën e Mbetjeve, Agjencinë Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Asistencës, Delegacionin e BE-së në Shqipëri, si dhe përfaqësues të WBIF, Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD) dhe Objektit të Projektit të Infrastrukturës 11, që do të zbatojë projektin.  
Projekti synon të përmirësojë kushtet e jetesës dhe mjedisit bregdetar të 350,000 banorëve në qarkun e Durrësit. Projekti do ta arrijë këtë qëllim nëpërmjet ndarjes së rrjetit të ujërave të zeza dhe kanalizimeve në rajon, reduktimit të prurjeve të ujërave të shiut në impiantin e trajtimit të ujërave të zeza për të shtuar në maksimum vëllimin e ujërave të zeza dhe ngarkesën biologjike drejt dy impianteve ekzistuese të trajtimit të ujërave të ndotura, duke i shfrytëzuar ato në kapacitetin maksimal për të trajtuar vetëm ujërat e ndotura, duke anashkaluar ujërat e bardha (ujrat e rreshjeve). Ai do të përmirësojë cilësinë e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore në rajon dhe në detin Adriatik, duke ndikuar pozitivisht në biodiversitetin (përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike) dhe turizmin (zhvillimin ekonomik).  
Rrjetet e grumbullimit të ujërave të zeza në qytetin e Durrësit janë të vjetra, të ndërtuara me tubacione  betoni të cilat janë të prirura për të infiltruar , nuk kanë pjerrësinë e duhur dhe shpesh bëhen objekt bllokimi. Shumica e sistemeve të grumbullimit të kanalizimeve janë të kombinuara dhe mbledhin ujërat e zeza së bashku me ujërat e rreshjeve. Vëllime të konsiderueshme të ujërave të zeza po derdhen në det për shkak të shkallës së dobët të lidhjes, infiltrimit të ujërave të zeza dhe vërshimeve gjatë ditëve me mot të thatë dhe me shi.  
Bashkimi Evropian, përmes WBIF ka ofruar një grant për asistencë teknike prej 500,000 euro. Kostoja totale e vlerësuar e investimit të Projektit të Menaxhimit të Ujërave të Zeza në Durrës është rreth 40 milionë euro dhe është planifikuar të financohet nëpërmjet një huaje të AFD-së dhe burimeve lokale.

Sondazhi i opinionit publik tregon një mbështetje të fortë për BE-në në Mal të Zi

Një numër i madh njerëzish mbështesin anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian, të cilët kanë një qëndrim pozitiv ndaj komunitetit dhe do të jepnin votën e tyre në referendumin e mundshëm që Mali i Zi të jetë vendi anëtar i radhës. Mbështetja e tyre u konfirmua përsëri në muajin maj nëpërmjet një sondazhi të opinionit publik të organizuar nga DeFacto Cosultancy for the European Union dhe qeveria e Malit të Zi. Në këtë sondazh morën pjesë 1,008 persona në të gjithë vendin, të cilët u pyetën për opinionin e tyre rreth procesit të integrimit dhe pranimit në BE.

 

Mbështetja e fortë për idenë evropiane, e përkthyer në shifra tregon se 76% e qytetarëve kanë një qëndrim pozitiv ndaj Bashkimit Evropian dhe pothuajse po i njëjti numër (74.6%) mbështet procesin e anëtarësimit në BE. Nëse do të mbahej një referendum ditën e nesërme, pothuajse 90% e votave duke u mbështetur në sondazhin e bërë, 4/5 e votave ose 83.5% do të votonin që Mali i Zi të bëhej pjesë e Bashkimit Evropian.

 

BE-ja njihet si donatori më i madh në Malin e Zi nga 43% e qytetarëve, dhe 39% mendojnë se BE-ja ka treguar solidaritetin më të madh në luftën kundër COVID-19.

YEA-të takohen me Presidentin e Këshillit Evropian në Kosovë

Young European Ambassadors (YEAs) nga Kosova u takuan dhe diskutuan me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, gjatë vizitës së tij në Kosovë. YEA-të prezantuan rrjetin e tyre dhe shpjeguan qëllimin e tij dhe motivimet e tyre për t’u bërë Young European Ambassadors.

 

Pas prezantimit të parë, diskutimi kaloi në çështjet rajonale dhe globale si konflikti i kohëve të fundit në Ukrainë dhe rëndësia e paqes. Në pjesën përfundimtare të diskutimit, YEA-të ngritën temën e lirisë së lëvizjes për të rinjtë nga Ballkani Perëndimor dhe ranë dakord me Presidentin për rëndësinë e programeve të tilla si ERASMUS+ dhe nismave e programeve të tjera të financuara nga BE-ja për zhvillimin e mëtejshëm personal dhe profesional të të rinjve në Ballkanin Perëndimor.

 

Platforma YEA është një rrjet krijues i aktivistëve të rinj nga i gjithë Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia). YEA-të kanë formime të ndryshme, por të gjithë ndajnë një vizion të përbashkët: bashkimin e Ballkanit Perëndimor  në diversitet. Ata mësojnë për njëri-tjetrin dhe BE-në së bashku, ndjekin projekte krijuese, fitojnë aftësi të reja, lidhen përmes rrjeteve sociale dhe organizojnë veprimtari frymëzuese – gjithmonë të shtyrë nga ideja se aktivizmi tek të rinjtë është forca më e fuqishme e ndryshimit social.

 

Qëllimet e rrjetit përfshijnë: ndarjen e vlerave të BE-së; shtimin e ndërgjegjësimit për bashkëpunimin e BE-së me partnerët e saj të Ballkanit Perëndimor; paraqitjen e rezultateve konkrete të këtij bashkëpunimi; kontributin në dialogun politik mbi tema të ndryshme dhe shtimin e aktivizmit civil.

Lançohet fushata Europeans Making A Difference

On 10 June, the European External Action Service launched the fourth edition of the “Europeans Making a Difference” campaign at the Italian Cultural Institute in Paris. Within the European Year of Youth, this edition of the “Europeans Making a Difference” campaign portrays young people from the Western Balkans who do things that matter, in the region and far beyond.

 

High Representative/ Vice-President Josep Borrell said: “This campaign gives a platform to people who move boundaries; who inspire and open doors for others. In our work we come across Europeans who make a difference every day. With this campaign, we want to highlight their stories not just because they are good, genuine human stories but also because their stories are not known enough in our EU Member States, and not visible enough in the Western Balkans either.”

   

The launch event presented inspiring young people from the Western Balkans in debate followed by six videos portraying their work.

Pollinator Park frymëzon nxënësit e shkollave të mesme në Ditën Botërore të Mjedisit

Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, Europe House në Podgoricë organizoi një promovim bashkëveprues të Pollinator Park, botën e mrekullueshme të insekteve pjalmuese  në realitet virtual. Europe House priti nxënësit e Ivan Uskoković Secondary Vocational School dhe Vaso Aligrudić Electrical Engineering School nga Podgorica, të cilët kishin mundësinë të provonin për herë të parë kufjet Oculus VR dhe të “ecnin” nëpër botën virtuale të insekteve pjalmuese. Nxënësit e shkollës së mesme folën me entuziazëm për këtë përvojë unike pasi vizituan Miro’s Meadow, City Lab dhe Canteen, të cilat janë pjesë e Pollinator Park.

 

Një kombinim i një kopshti zoologjik, një parku, një muzeu ndërveprues dhe një topi kristali, Pollinator Park i sjell vizitorët në vitin 2050, duke u treguar se çfarë do të mbajë e ardhmja nëse pjalmuesit do të zhduken.

 

Komisioni Evropian krijoi Pollinator Park vitin e kaluar në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin dhe të mobilizojë shoqërinë për të mbrojtur pjalmuesit. Ky mjet është në dispozicion të publikut, të muzeve, shkollave dhe institucioneve të tjera, palëve të interesuara e partnerëve në Evropë dhe më tej. Ai mbështet aktivitetet e komunikimit dhe edukimit për krizën mjedisore e klimatike të kësaj dekadë, të cilat janë të domosdoshme për veprimet për të shpëtuar planetin tonë.

Festivali the New European Bauhaus

Edicioni i parë i festivalit “the New European Bauhaus”, duke nisur nga 9 qershori do të bëjë së bashku ekspozita, performanca artistike, konferenca, seminare dhe evente të ndryshme duke kombinuar eventet me prani fizike në Bruksel me aktivitete virtuale dhe evente shoqëruese në vendet e BE-së dhe më tej, përfshirë dhe Ballkanin Perëndimor. Me oratorë të mrekullueshëm, debate, performanca artistike, ekspozita dhe mundësi për të krijuar lidhje të reja, festivali është një mundësi për ekspertët, organizatat dhe familjet për të diskutuar rreth planifikimit dhe krijimit të mënyrave të reja për të bashkëjetuar në të ardhmen.

 

Temat kryesore të festivalit janë bukuria, qëndrueshmëria, gjithëpërfshirja dhe synimi është krijimi i një marrëdhënie që do të lidhë botën e studimit, shkencës e teknologjisë me arsimin, përfshirjen civile, artin, kulturën dhe arkitekturën.

 

The New European Bauhaus është një nismë ndërdisiplinore dhe kreative që lidh European Green Deal me hapësirat dhe përvojave tona të të jetuarit. Na fton të gjithëve të imagjinojmë dhe të ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme dhe gjithërfshirëse, të bukur për sytë, mendjen dhe shpirtrat tanë.

 

Lançuar nga Presidentja von der Leyen në vitin 2020 State of the Union, New European Bauhaus është projektuar nga bashkëpunimi i mijërave njerëzve dhe organizatave në Evropë dhe përtej Evropës. Në shtator të vitit 2021, nisma pati një zhvillim nga bashkë-projektimi në realizim me një politikë bazuar të Commission Communication që përcakton veprimet politike dhe financimin për ta bërë nismën realitet.

Të luftojmë ndotjen përtej kufirit

Bashkitë ndërkufitare në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi bashkojnë forcat për luftën kundër ndotjes

Zonat kufitare të Likovës në Maqedoninë e Veriut dhe të Preshevës në Serbi janë të dyja bashki me popullsi të vogël: Likova ka 13,000 banorë, ndërsa Presheva 27,000. Duke qenë se shumica e banorëve të tyre jetojnë në zona rurale, ata kanë kulturë, tradita e sistem ekonomik të ngjashëm dhe lidhje të forta familjare e miqësie. Sidoqoftë, kanë edhe të njëjtin problem të rëndësishëm: një nivel të lartë ndotjeje që vjen nga vend-grumbullimet e paligjshme të mbeturinave.  Në bashkinë e Preshevës gjenden 11 vend-grumbullime të paligjshme mbeturinash dhe shtatë të tilla në Likovë.

Të dyja bashkitë kanë një sistem për grumbullimin e mbetjeve, që është organizuar nëpërmjet kompanive të shërbimit publik. Sidoqoftë, këto kompani nuk i mbulojnë krejtësisht bashkitë e tyre përkatëse. Kompania Pisha në Likovë mirëmban dhjetë fshatra nga 22 fshatrat e banuara në zonën ku është rënë dakord të grumbullohen mbetje, ndërsa kompania Moravica në anën serbe të kufirit mbulon 11 fshatra nga 34 të tilla të banuara në bashki. Problemi në rritje i fshatrave, të cilave nuk u është ofruar shërbim, nuk u arrit të shqyrtohej në nivel bashkiak për shkak të mungesës së fondeve dhe koordinimit dhe për këtë arsye, dy bashkitë vendosën të kërkonin mbështetje të jashtme për të menaxhuar problemin.

“Duke marrë parasysh përmasat relativisht të vogla të bashkive, numri i njerëzve me sëmundje ngjitëse ishte shumë i lartë dhe për ne ishte e dukshme që një ndër arsyet kryesore për këtë ishin vend-grumbullimet e paligjshme të mbeturinave dhe mjedisi i ndotur.”

Të bashkojmë forcat për një mjedis më të mirë

Aleksandar Gumberovski është menaxher projekti me bashkinë e Likovës. Ai shpjegon se, në bazë të të dhënave zyrtare, të marra nga Spitali Rajonal në Vranjë, numri i personave me sëmundje ngjitëse në bashkinë e Preshevës ishte 20 në vitin 2017, 30 në vitin 2018 dhe 35 vetëm në gjysmën e parë të vitit 2019. Në anën e tij të kufirit, në Likovë, numri i njerëzve me sëmundje ngjitëse ishte 23 në vitin 2017, 38 në vitin 2018 dhe 42 vetëm në gjysmën e parë të vitit 2019, gjë që dëshmon për rritje të vazhdueshme të infektimit edhe atje. “Duke marrë parasysh përmasat relativisht të vogla të bashkive, numri i njerëzve me sëmundje ngjitëse ishte shumë i lartë dhe për ne ishte e dukshme që një ndër arsyet kryesore për këtë ishin vend-grumbullimet e paligjshme të mbeturinave dhe mjedisi i ndotur,” thotë Aleksandar-i.

Për shkak të madhësive të tyre dhe ekonomisë kryesisht rurale, asnjëra prej bashkive nuk zotëron fonde të mjaftueshme për të mbuluar në mënyrën e duhur të gjitha shërbimet për banorët dhe kjo është arsyeja pse nuk arritën të ofronin shërbime për grumbullimin e mbetjeve për të gjithë qytetarët . Sidoqoftë, duke qenë se në bashkinë e Likovës pati një përvojë të mirë mbështetjeje nga donatorët, ata bashkuan forcat me bashkinë fqinje të Preshevës në anën serbe të kufirit dhe vendosën të aplikonin për financim nga BE-ja, që t’i ndihmonte me këtë problem.

Ata krijuan bashkarisht një projekt të titulluar “Më Pak Mbeturina, Më Pak Rrezik, Më Shumë Shëndet” dhe morën mbështetje nga programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Maqedoni e Veriut – Serbi, të financuar nga BE-ja. Nëpërmjet projektit, ata blenë dy kamionë të mëdhenj për grumbullimin e mbetjeve, 20 kontejnerë më të mëdhenj për grumbullimin e mbetjeve dhe mbi 1700 kazanë të vegjël për t’i shpërndarë në familjet e rajonit.

“Këto bashki janë të pazhvilluara dhe ka mungesë fondesh për thuajse çdo sektor. Për këtë arsye, mbështetja e BE-së luan rol shumë të rëndësishëm për zgjidhjen e problemeve tona, madje ndonjëherë edhe për ato më të thjeshtat.”

Lidhur me projektin

Projekti i bashkëpunimit ndërkufitar “Më Pak Mbeturina, Më Pak Rrezik, Më Shumë Shëndet”, i financuar nga BE-ja, nisi në fillim të vitit 2021 dhe do të vazhdojë deri në fund të vitit 2022. Vlera e përgjithshme e projektit arrin mbi 250,000 euro, rreth 85% prej të cilave janë financuar nga BE-ja. Objektivat specifikë të këtij projekti përfshijnë:

rritjen e kapacitetit për të menaxhuar rreziqet e krijuara nga njeriu dhe ato të lidhura me asgjësimin e mbetjeve të ngurta dhe me mbrojtjen e mjedisit; rritjen e kapacitetit dhe përmirësimin e qasjes së institucioneve ndaj shërbimeve për organizimin e mbetjeve; rritjen e ndërgjegjësimit tek banorët vendas për pasojat e ndotjes; dhe uljen e sëmundjeve ngjitëse.

Përveç mbështetjes me pajisje, projekti do të nisë gjithashtu edhe një fushatë ndërgjegjësimi me fletëpalosje dhe video, për të ndryshuar zakonet e qytetarëve që lidhen me mjedisin, duke i inkurajuar të përdorin kazanët e sapo-blerë për mbetjet e tyre.

Ky nuk është projekti i parë i financuar nga BE-ja nga i cili ka përfituar bashkia e Likovës. Aleksandar-i shpjegon se, bashkia është në kufi edhe me Bullgarinë dhe Kosovën dhe për këtë arsye, ata kanë qenë pjesë e programeve të tjera për bashkëpunim ndërkufitar. “Këto bashki janë të pazhvilluara dhe ka mungesë fondesh për thuajse çdo sektor. Për këtë arsye, mbështetja e BE-së luan rol shumë të rëndësishëm për zgjidhjen e problemeve tona, madje ndonjëherë edhe për ato më të thjeshtat,” thotë ai.

Ambasadori i BE-së viziton panairin e bujqësisë në Novi Sad

Emanuele Giaufret, ambasadori i BE-së në Serbi, Branislav Nedimović, Minister of Agriculture, and Jadranka Joksimović, Minister of European Integration, vizituan panairin e bujqësisë në Novi Sad në 25 maj.  
Vitin e kaluar, me eksporte ushqimore prej në BE 2.3 miliardë euro, Serbia arriti një bilanc tregtar pozitiv prej gati 700 milionë euro. Kjo sasi më shumë sesa gjysma (55%) e gjithë ushqimeve të eksportuara nga Serbia për në BE-në.  
Duke iu referuar Instrument for Pre-Accession Assistance for Rural Development III (IPARD III), ambasadori Emanuele Giaufret tha: “Një punë e mrekullueshme është bërë gjatë përgatitjes së programit IPARD III, i cili ishte i miratuar nga komisioni në mars të këtij viti. Kjo sjell një shumë shtesë prej 377 milion euro për sektorin e bujqësisë në Serbi ku 288 milion euro është financim nga BE. Nga ana tjetër, duhet theksuar se Serbia duhet të bëjë përpjekje për të bërë të mundur zbatimin e programit IPARD II dhe të shmang çdo mundësi që mund të sjelli humbje shtesë të financimit sipas këtij programi. Serbia humbi 3.7 milion euro në vitin 2021 për shkak të problemeve të vazhdueshme me pagesat e fondeve vjetore.  
Gjatë ciklit të dytë të programit IPARD, i cili është duke përfunduar, nëntë thirrje publike janë njoftuar dhe më shumë se 550 grante janë miratuar ku gjysma prej tyre tashmë janë paguar për fermerët serbë dhe prodhuesit ushqimorë.  
Ambasadori gjithashtu tregoi dhe për projekte të tjera të suksesshme të financuara nga BE-ja për Serbinë. Për shembull, asnjë rast tërbimi nuk është regjistruar në Serbi për vite me radhë dhe BE është pjesëmarrëse në gjetjen e një mënyre për parandalimin e gripit të derrave. BE ka mbështetur kontrollin dhe gjetjen e një mënyre për të zhdukur këto sëmundje të rrezikshme me një financim prej më shumë se 20 milion euro. BE është duke financuar edhe projekte për të mbështetur blerjen e paneleve diellore, gjithashtu dhe blerjen e pajisjeve për National Reference Laboratory.  
Duke theksuar dëshirën për një bashkëpunim të mëtejshëm ambasadori Giaufret thotë: Së bashku jemi më mirë”