Skip to main content

Area of Cooperation: Environment

Progresi në projektin më të madh mjedisor të Maqedonisë së Veriut

Një hap kyç në zbatimin e projektit 136 milionë eurosh të financuar nga BE-ja u bë me njoftimin e hapjes së tenderëve për ndërtimin e projektit më të madh mjedisor të Maqedonisë së Veriut – Impianti i trajtimit të ujërave të zeza në Shkup.

 

Impianti i trajtimit të ujërave të zeza në Shkup është një nga 21 projektet kryesore të përzgjedhura në shkurt për tu financuar nga BE në vitin 2022 përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor. Paketa e investimeve është një hap më tej në zbatimin e Planit Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor 2021-2027 (Economic and Investment Plan for the Western Balkans 2021-2027). Impianti i trajtimit të ujërave të zeza në Shkup është një nga projektet mjedisore të përzgjedhura për financim në kuadër të Flagship 7 – trajtimi i ujërave të zeza në Shkup (Flagship 7 – Waste and Wastewater Management)

 

BE-ja po e financon këtë projekt me një grant investimi prej 70 milionë euro, duke plotësuar një hua prej 35 milionë euro nga European Bank for Reconstruction and Development, një hua prej 30 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe fonde nga donatorët dypalëshe. Ujërat e zeza në Shkup aktualisht derdhen në lumin Vardar pa u trajtuar, projekti pritet të ketë përfitime të konsiderueshme mjedisore dhe shëndetësore për banorët e Shkupit. Ai gjithashtu do të kontribuojë në përputhjen e ligjeve te Maqedonisë së Veriut me ligjet dhe standardet përkatëse të BE-së për mjedisin dhe ujin.

Çmimi Green Skills 2022

The European Training Foundation (ETF) ka nisur një thirrje për shembuj të rëndësisë së aftësive në fuqizimin e tranzicionit të gjelbër.  Thirrja, e titulluar “Green transition: education, training and skills” synon të mbledhë histori rreth mënyrës sesi arsimi, trajnimi dhe zhvillimi i aftësive po mbështet zhvendosjen drejt ekonomive dhe shoqërive rrethore të qëndrueshme, të pastra, neutrale ndaj karbonit.

 

Qëllimi është të ofrojë ide dhe frymëzim për politikëbërësit dhe praktikuesit e arsimit dhe trajnimit që janë fqinj të BE-së dhe më gjerë.

 

Finalistët e suksesshëm do të marrin  çmimin ETF Skills for Green Transition i cili do të prezantohet në 2022 European Vocational Skills Week të organizuar nga Komisioni Evropian. Historitë kryesore do të shfaqen në publikimet dhe komunikimet e ETF-së dhe ETF-ja do të prodhojë filma të shkurtër me historitë më interesante, disa prej të cilave do të shfaqen në 2022 European Vocational Skills Week dhe do të promovohen në kanalet e mediave sociale të ETF.

Komisioneri Várhelyi merr pjesë në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor

Ditën e djeshme, The European Bank for Reconstruction and Development (EBRD) priti Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi dhe krerët e qeverive të Shqipërisë (Albania), Bosnje dhe Herzegovinës(Bosnia and Herzegovina), Kosovës(Kosovo), Malit të Zi(Montenegro), (Maqedonisë së Veriut) North Macedonia dhe Serbisë (Serbia) në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor (Western Balkans Investment Summit 2022).

 

Ngjarja u zhvillua nga Presidentja e EBRD-së Odile Renaud Basso (EBRD President Odile Renaud Basso), e cila (stressed in her speech) në fjalën e saj theksoi se bashkëpunimi rajonal është jetik për prespektivën ekonomike dhe stabilitetin ekonomik të Ballkanit Perëndimor.

 

Në adresën e tij, përfaqësuesi Evropian për fqinjësi dhe zgjerim Olivér Várhelyi përshkroi planet e (European Union) Bashkimit Evropian për mbështetjen në rritjen ekonomike rajonale me 30 miliardë euro për vitet në vazhdim. Përfshirja në partneritet me investitorë institucionalë dhe privatë, financimi ka për qëllim të përshpejtojë konvergjencën sociale dhe ekonomike të rajonit me Bashkimin Evropian dhe është në pritje të rrisë produktin e saj të brendshëm bruto me 3,6%.

 

Evropa nuk mbaron në Zagreb apo Budapest, tha Z. Várhelyi “Ballkani Perëndimor patjetër përket këtu.”

 

Në fjalimet dhe përgjigjet e tyre rreth pyetjeve të investitorëve, krerët e qeverisë përmblodhën prioritetet e tyre në investim. Të gjithë udhëheqësit folën për plane për të zhvilluar burime të ripërtëritshme të energjisë, të cilat kërkojnë një sistem rajonal të energjisë për të balancuar fluksin e burimeve të ripërtëritshme në rrjetet kombëtare dhe, në disa vende, një ndryshim legjislacioni në shkallë të gjerë për të mundësuar investime private.

 

Ngjarja e sotme ishte samiti i pestë EBRD i këtij lloji. Samiti inaugurues i Ballkanit Perëndimor (Western Balkans Summit) i cili mblodhi për herë të parë të gjithë kryeministrat e rajonit, u zhvillua në selinë e EBRD-së në Londër në shkurt të vitit 2014.

Mjekët dhe stafi ushtarak serb i bashkohen Misionit të Trajnimit të BE-së në Somali

Gjashtë mjekë dhe stafi ushtarak serb do t’i bashkohen EU Training Mission in Somalia (EUTM S).. Misioni u lançua në vitin 2010, me qëllim forcimin e institucioneve federale të mbrojtjes somaleze përmes trajnimit, mentorimit dhe këshillimit. Ai përbëhet nga rreth 200 anëtarë të personelit nga shtatë shtete anëtare të BE-së, plus Serbinë.

 

Ambasadori e BE-së në Serbi, Emanuele Giaufret, ka falenderuar ushtarët serbë që do të nisen në mision, duke i uruar fat. Ai tha: “Ne jemi mirënjohës dhe krenarë që kemi mbështetjen e Serbisë në misionet dhe operacionet tona civile dhe ushtarake. Liria, demokracia dhe siguria kanë një çmim të lartë dhe personeli serb po përmbush rolet kyçe thelbësore për suksesin e misioneve të tilla. Ushtarët e BE-së kanë privilegjin të jenë në duart e sigurta të ekipit mjekësor serb. Shpresojmë që partneriteti ynë të rritet dhe të thellohet, për hir të zgjerimit të sigurisë dhe stabilitetit global.”

 

Roli i kontingjentit mjekësor të Serbisë si pjesë e këtij misioni është trajtimi, evakuimi, furnizimi dhe funksionet thelbësore për ruajtjen e shëndetit të forcës. Ai përfshin dhënien e ndihmës së parë, masat e menjëhershme për shpëtimin e jetës dhe triazhin. Për më tepër, do të kontribuojë në shëndetin dhe mirëqenien e njësisë përmes udhëzimeve në parandalimin e sëmundjeve, lëndimeve jashtë fushës së betejës dhe stresit operacional.

Të ndryshojmë mënyrën e të bërit të gjërave

Si po ndihmojnë fëmijët malazezë për mbrojtjen e biodiversitetit duke vendosur unaza te shpendët.

Vendosja e unazave dhe shiritave te shpendët është një mënyrë e rëndësishme për të grumbulluar informacion për itineraret e migrimit të specieve të shpendëve, vendet e tyre të ndalimit, zonat e dimërimit dhe shpejtësitë e migrimit. Kjo ndihmon për gjurmimin e lëvizjeve të shpendëve dhe historikun e jetesës së tyre, që nga jetëgjatësia, shkaqet e vdekjes dhe besnikëria ndaj vendlindjes, e deri tek vendet ku ndërtojnë foletë dhe gjetja e partnerëve. Shumëllojshmëria e të dhënave të grumbulluara na ndihmon të kemi një ide më të qartë për secilën popullatë dhe nëse këto janë në vështirësi apo në lulëzim e sipër – informacion shumë i nevojshëm për mbrojtjen e popullatave të shpendëve dhe biodiversitetit.

 

Qendra për Mbrojtjen dhe Studimin e Shpendëve (CZIP), një OJQ malazeze, beson se ky aktivitet shkencor mund të jetë edhe shumë argëtues dhe për këtë arsye, vendosi të përfshijë publikun e gjerë, bashkë me fëmijët. “Kuptuam se shumë qytetarë të Malit të Zi e perceptojnë shkencën si diçka shumë të ndërlikuar, për të cilën nuk mund të gjejnë asnjë lloj informacioni… Kështu që vendosëm t’i përfshijmë dhe t’u vërtetojmë të kundërtën!”- thotë Nevena Petković nga CZIP-ja.

Vendosja e unazave të shpendët na ndihmon të kuptojmë më mirë speciet migruese

Vendosja e unazave te shpendët përfshin kapjen e shpendëve me ndihmën e një rrjete speciale dhe ngjitjen e një unaze të vogël metalike në njërën prej këmbëve të tyre, duke regjistruar kështu llojin e shpendit, moshën, seksin, gjatësinë e krahëve, peshën dhe së fundmi, gjendjen e tij. Të gjitha këto janë shumë të rëndësishme për klasifikimin e specieve dhe për të kuptuar më mirë gatishmërinë e tyre për të vazhduar migrimin. Unazat kanë të gdhendur një kod referimi që lejon që shpendët të identifikohen individualisht në rast se kapen sërish.

“Shpesh themi se stacionet tona për vendosjen e unazave janë vendet ku shpendët mund të pajisen me pasaporta malazeze pa asnjë shpenzim, stres apo nevojë për vizë. Ne duam që shpendët të ndihen të sigurt dhe t’u ofrojmë mbrojtjen e duhur,”- buzëqesh Nevena. Ajo shpjegon se qëllimi më i rëndësishëm pas vendosjes së unazave te shpendët është mbrojtja e habitateve të tyre. Në rastet kur CZIP-ja grumbullon informacion për migrimin, shkencëtarët e saj mund të identifikojnë edhe vendet ku shpendët ushqehen, pushojnë apo ngrenë foletë dhe mund të ndërmarrin veprimet e nevojshme për lobimin dhe advokimin për mbrojtjen e këtyre habitateve.

“Donim ta bënim shkencën të afërt për qytetarët në mënyrë që të gjithë të mund të marrin pjesë, të kontribuojnë dhe të mësojnë diçka të re në të njëjtën kohë.” 

Afrimi i fëmijëve me shkencën

Deri më tani, projekti ka përfshirë qindra nxënës dhe të rritur nga i gjithë Mali i Zi në aktivitetet e vendosjes së unazave te shpendët. “Me anë të këtij projekti, po mundohemi të përqendrohemi kryesisht tek të rinjtë dhe po punojmë shumë me nxënësit e vegjël, sepse shkollat në Malin e Zi nuk bëjnë prezantime mjedisore dhe fëmijët nuk edukohen sa duhet mbi këto tema, kështu që po mundohemi të bëjmë sa më shumë seminare të jetë e mundur,”- thotë Nevena. “Donim ta bënim shkencën të afërt për qytetarët në mënyrë që të gjithë të mund të marrin pjesë, të kontribuojnë dhe të mësojnë diçka të re në të njëjtën kohë.”

“Mbështetja e BE-së është thelbësore për këtë projekt, duke qenë se  pa ato fonde nuk mund të merrnim pajisjet e nevojshme, të punësonim persona të certifikuar për vendosjen e unazave te shpendët, apo të siguronim transportin dhe akomodimin e qindra fëmijëve dhe qytetarëve që kanë marrë pjesë në aktivitetin e vendosjes së unazave te shpendët.”

Lidhur me projektin

Objektivat e projektit BIOVAL (BIOdiversity VALues – vlerat e biodiversitetit) kanë për qëllim të rrisin ndërgjegjësimin për mbrojtjen e natyrës tek qytetarët, të mbështesin monitorimin e biodiversitetit dhe të ndryshojnë sjelljen e qytetarëve, duke përfshirë të rinjtë dhe mësuesit e tyre.

Aktivitet kryesore përfshijnë hartimin dhe shpërndarjen e materialeve edukuese dhe promocionale; evente të tilla si: ekspozitat, ekskursionet, pastrimet, mbjelljet, etj.; dhe organizimin e punishteve në shkollë, shkollave në natyrë, kampeve të reja të studimit, konkurseve dhe kuizeve për biodiversitetin. BE-ja ka ofruar mbi 80,000 € për të mbështetur këtë projekt. Kohëzgjatja totale e projektit është18 muaj.

Aktivitetet e CZIP-së për vendosjen e unazave te shpendët, që përfshijnë pjesëmarrjen e publikut, po vihen në zbatim si pjesë e projektit BIOVAL të financuar nga BE-ja (BIOdiversity VALues – vlerat e biodiversitetit). Përfshirja e qytetarëve në vendosjen e unazave te shpendët ka shpenzime shtesë, të tilla si transporti. Nevena shpjegon: “Mbështetja e BE-së është thelbësore për këtë projekt, duke qenë se  nuk mund të merrnim pajisjet e nevojshme, të punësonim persona të certifikuar për vendosjen e unazave te shpendët, apo të siguronim transportin dhe akomodimin e qindra fëmijëve dhe qytetarëve që kanë marrë pjesë në aktivitetin e vendosjes së unazave te shpendët.”

Një tjetër aktivitet për projektin BIOVAL është edhe Nata Bubo, kur grumbullohen të dhëna mbi bufin-shqiponjë Euro-Aziatik (Bubo bubo), duke përdorur një metodologji që përfshin vizitimin gjatë natës të vendbanimeve të kafshëve të egra, të përzgjedhura paraprakisht, dëgjimin e tingujve të bufëve dhe regjistrimin e të dhënave thelbësore në një format specifik. Nevena thotë: “Shpresojmë të vazhdojmë me projekte e aktivitete të ngjashme. Ky projekt ka pasur dhe vazhdon të ketë një ndikim pozitiv për rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve e në veçanti, fëmijëve, për mbrojtjen e habitateve të kafshëve të egra dhe shpendëve“

Epoka e bujqësisë kibernetike në Serbi

Një projekt i bashkëfinancuar nga BE-ja mbështet shkencëtarë serbëpionierë të transformimit digjital të bujqësisë. Tashmë fermerët serbë kanë një shok të ngushtë të ri të quajtur Lala. Lala ka aftësinë tëmbledhë të dhëna dhe të analizojë menjëherë veçoritë kimike të çdo kampioni dheu dhe ta arkivojë atë për t’u përdorur më pas nga fermerët. Lala është një robot, ose siç preferojnë ta quajnë shpikësit në Institutin BioSense të Serbisë, një Agrorobot. Profesoresha Vesna Bengin nga Instituti shpjegon se një nga mënyrat më të mira për të optimizuar prodhimin bujqësor është t’i japësh çdo bime ose çdo parcele toke sasinë e saktë ushqyese që i nevojitet  “Pika e fillimit për këtë është vëzhgimi i dallimeve që ekzistojnë në dheun e pjesëve të ndryshme të një parcele dhe këtu hyn në lojë platforma jonë robotike – Agrobot Lala – duke dhënë informacione të sakta dhe precize,” shprehet ajo. I përshtatur për zbatimet në bujqësi dhe i pajisur me një sistem për kampionimin dhe analizimin e dheut, Lala ecën në një shteg të paracaktuar në një parcelë, kampionon dheun edhe e analizon menjëherë atë dhe regjistron rezultatet e matjeve të gjeoreferncuara. Si rezultat Lala shfaq një hartë me shumë shtresa në bazë të së  cilës fermerët mund të bazojnë vendimet në lidhje me mbjelljen, ujitjen dhe aplikimin e plehrave, pesticideve dhe herbicideve për të optimizuar prodhimin. “Ne jemi të lumtur që jemi pjesë e revolucionit bujqësor dhe të shohim robotë, dronë dhe të rinj me laptopë në fushtat serbe”, shprehet profesoresha Bengin.

 “Si inxhiniere unë besoj se shkenca duhet t’i përgjigjet nevojave të shoqërisë dhe të përmirësojë cilësinë e jetës së njerëzve dhe kam reflektuar gjatë mbi mënyrat se si ta drejtoj kërkimin tonë drejt këtij qëllimi.” 

I themeluar në vitin 2015, Instituti BioSense për Kërkim dhe Zhvillim për Teknologjinë e Informacionit si pionierë të transformimit të bujqësisë në Serbi. Profesoresha Bengin është bashkëthemeluesja e Institutit. Ajo shpjegon se kur ishte e vogël kishte dëgjuar shpesh të thuhej se toka në Vojvodinë, rajonin verior të Serbisë, është aq pjellore sa mund të ushqejë të gjithë Evropën. Por ajo pa se ky nuk ishte rasti Po ashtu, kur u rrit asaj i dukej absurde të përfshihej në kërkime shkencore komplekse rezultatet e të cilave mbeten në faqet e revistave shkencore ose librave. “Si inxhiniere unë besoj se shkenca duhet t’i përgjigjet nevojave të shoqërisë dhe të përmirësojë cilësinë e jetës së njerëzve dhe kam reflektuar gjatë mbi mënyrat se si ta drejtoj kërkimin tonë drejt këtij qëllimi,” shprehet Profesoresha Bengin. Kjo më çoi drejt idesë së një instituti shkencore si një bazë të dhënash të cilës mund t’i drejtohen fermerët, bizneset dhe politikëbërësit për të zgjidhur problemet në këtë fushë. Profesoresha Bengin shpjegon se u has me sfida administrative, financiare dhe ndërpersonale në rrugën për ta arritur këtë – dhe që ambiciet e saj mund të kenë qenë jetëshkurtra pa financimin e BE-së për shkencën nëpërmjet programit FP7 dhe më pas nëpërmjet Horizon 2020. “Projekt pas projekti, si të ishte tullë pas tulle ne hapëm një shteg që na ka bërë të njohur sot si lideri botëror në transformimin digjital të bujqësisë,” shprehet profesoresha Bengin.

“Përpara ANTARES, ne thjesht ëndërronim – ëndërronim të ndërtonim një qendër kërkimore serioze në Serbi, të ngjashme me ato që shihnim jashtë vendit; ëndërronim të mbanim këtu studentët tanë më të mirë e të mos i shihnim të largoheshin nga vendi. Ne kishim një vizion që fermerët të mund të jetonin me dinjitet me punën e tyre. ANTARES na ndihmoi t’i kthenim këto ëndrra në realitet.”

Rreth projektit Me një buxhet prej thuajse €30 milionë, ANTARES projekti më i madh kërkimor i financuar ndonjëherë nga Bashkimi Evropian në Republikën e Shqipërisë. Projekti mbështetet nga pjesëmarrja e Ministrisë Serbe të Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik e cila siguron si mbështetjen institucionale dhe legjislative, por edhe bashkëfinancim prej€14 milionë. ANTARES është bashkëfinancuar nëpërmjet programit Horizon 2020 të Bashkimit Evropian. Profesoresha Bengin është koordinatorja e projektit  ‘ANTARES të financuar nga Horizon 2020 i BE-së, i cili mbështet Institutin BioSense teksa evoluon në një qendër evropiane e ekselencës kërkimore e drejtuar nga tregu. “Përpara ANTARES, ne thjesht ëndërronim – ëndërronim të ndërtonim një qendër kërkimore serioze në Serbi, të ngjashme me ato që shihnim jashtë vendit; ëndërronim të mbanim këtu studentët tanë më të mirë e të mos i shihnim të largoheshin nga vendi. Ne kishim një vizion që fermerët të mund të jetonin me dinjitet me punën e tyre. ANTARES na ndihmoi t’i kthenim këto ëndrra në realitet.” Sot BioSense ka një ekip me 140 inxhinierë elektrikë, programues, biokimistë, fizikantë, biologë dhe agronomë. Vendimet për punësimet merret duke u bazuar vetëm në ekselencë dhe gjysma e ekipit janë gra. Profesoresha Bengin shpjegon se gratë janë të domosdoshme në shkencë. “Ato i qasen zgjidhjes së çdo sfide shkencore në mënyrë specifike, që plotëson atë të kolegëve të tyre meshkuj. Si inxhinier elektrike, unë nuk besoj se profesionet janë të ndara për femra dhe për meshkuj”. “Unë vërtet besoj se vajzat duhet të dëgjojnë vetveten, të ndjekin dëshirat dhe interesat e tyre dhe të krijojnë modele të reja sjelljeje, në të cilat nuk do të ndjekin shembujt mashkullorë, por do të krijojnë historitë e tyre autentike të suksesit”.

Vëzhgimi i zogjve në liqenin e zanave

Një projekt i financuar nga BE-ja promovon vëzhgimin e zogjve për turistët si pjesë e projektit të bashkëpunimit ndërkufitar.

Legjenda thotë se Liqeni i Shkodrës u krijua nga lotët e derdhura nga një zanë malazeze, e cila dëshira e saj që sytë e saj të ktheheshin nga blu në të zezë u refuzua nga Zoti, i cili në vend të kësaj ai e verboi. Zana qau aq shumë sa lotët e saj krijuan një liqen. I mahnitur nga bukuria e tij, Zoti i riktheu shikimin. Me të vërtetë, ata që kanë qenë atje e pranojnë që liqeni i Shkodrës është një nga vendet natyrore më të bukura në Ballkanin Perëndimor dhe një shesh lojërash natyrore për ata që pëlqejnë aventurat në natyrë, një park kombëtar spektakolar prej 400 kmpër tu eksploruar. Gjithsesi, ky vend i zanave përsëri nuk ka marrë vëmendjen që meriton, qoftë nga vendasit por dhe nga turistët ndërkombëtarë. Të paktën, kështu besojnë njerëzit në OJQ malazeze CZIP.

CZIP është për Centar za Zaštitu i proučavanje Ptica (“Centre for Protection and Research of Birds”) dhe organizata punon për më shumë se 20 vite për mbrojtjen e zogjve dhe mjedisit dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore në Malin e Zi. Vitin e kaluar, me organizatat partnere nga Krocia dhe Bosnja dhe Herzegovina, lançuan projektin “Pannonia-Adria Connection” ose PA.CON me financimin e BE-së për të promovuar turizmin në zonat e tre vendeve: Nijemci në Kroaci, Tuzla në Bosnja dhe Herzegovina, Liqeni i Shkodrës në Malin e Zi.

“Aktualisht pjesa më e madhe e vizitorëve në liqenin e Shkodrës tërhiqen nga ajo çfarë quajmë turizmi masiv: duke ardhur në liqen, duke pirë një kafe ose duke drekuar, shëtitje e më pas largohen. Ne donim që ta ndryshonim këtë zakon për më mirë.”

Perspektivat për zhvillimin e turizmit

Zoran Popović nga CZIP është një nga koordinatorët e këtij projekti dhe ai shpjegon se ideja e projektit është përdorimi më i mirë i burimeve në të tre vendet për promovimin e turizmit. “Aktualisht pjesa më e madhe e vizitorëve në liqenin e Shkodrës tërhiqen nga ajo çfarë quajmë turizmi masiv: duke ardhur në liqen, duke pirë një kafe ose duke drekuar, shëtitje e më pas largohen. Ne donim që ta ndryshonim këtë zakon për më mirë,”shprehet Zoran.

Zoran shprehet se ata duan që ta kthejnë liqenin në një destinacion ku turistët të qëndrojnë më gjatë, por që kjo të ndodhi, turistëve ju duhen më shumë atraksione dhe mundësi. Kjo çoi në aktivitetet e zbulimit si vëzhgimi i zogjve, hiking, çiklizmi, udhëtime me varkë dhe elemente të tjerë të ekoturizmit dhe aventuror.

Projekti i PA.CON punon në zhvillimin e zonave për vëzhgimin e zogjve në tre vende – një pikë informimi për turistët në Sopotac, një kënd lojrash dhe kulla për vëzhgimin e shpendëve në Kroaci, rinovimin e parkut natyror në Ilinčica dhe instalimin e dritave LED përgjatë rrugës dhe gjithashtu rregullimin e 16 zonave për mikro-piknikë në Bosnja dhe Herzegovina. Projekti do të investojë dhe në rikonstruksionin e argjinaturës së hekurudhës së vjetër në Virpazar, për ta kthyer në një shteg ecjeje dhe blerja e varkave me energji diellore, biçikletave elektrike dhe stacione të karikimit diellor,me synim për të promovuar aktivitetet turistike me ndikim të ulët në mjedis.

“Pa këtë nivel mbështetjeje financiare nga BE-ja, nuk do të ishte i mundur zbatimi i këtij projekti të rëndësishëm.”

Rreth projektit

Projekti PA.CON mbështetet nga Bashkimi Evropian në kuadër të IPA Cross-border Cooperation Programme Croatia – Bosnia and Herzegovina – Montenegro 2014-2020 Partneri kryesor në projektin PA.CON është Bashkia Nijemci, Kroaci;partnerët nga Bosnja dhe Herzegovina janë qyteti i Tuzit dhe Association for Development NERDA, ndërkohë partnerët në Malin e Zi janë Centre for Protection and Research of Birds and the Public Enterprise for Montenegro’s National Parks. Zbatimi i projektit PA.CON filloi zyrtarisht në tetor 2020 dhe do të zgjasë për 24 muaj.

Vlera totale e këtij projekti për tre vendet është 1.8milion, ku do të investohen 280,000euro për përmirësimin e infrastrukturës turistike në liqenin e Shkodrës. “Pa këtë nivel mbështetjeje financiare nga BE-ja, nuk do të ishte e mundur zbatimi i këtij projekti të rëndësishëm,” shprehet Zoran.

Përveç ndërhyrjeve të drejtpërdrejta në infrastrukturë dhe aktivitetet e promovimit, projekti gjithashtu përfshin ndërtimin e kapacitetit për të siguruar që ndikimi i projektit të jetë i qëndrueshëm. Nëpërmjet gjashtë kurseve mësimore në tre vende dhe një vizite studimore, partnerët e projektit dhe përfaqësuesit e grupeve të synuara do të kenë mundësinë të përmirësojnë kapacitetin dhe cilësinë e shërbimeve të tyre.

Sipas Zoranit projekti do të ketë një ndikim të rëndësishem afatgjatë në popullsinë lokale, ekonomi dhe mbrojtjen e mjedisit natyror. “Por më e rëndësishme mendoj se është ndryshimi i botëkuptimit të shumë njerëzve dhe institucioneve dhe t’ju tregojmë atyre se çfarë është e mundur dhe se sa lehtë gjërat mund të arrihen me planifikimin dhe zbatimin e duhur,” shprehet Zoran.

Dimra më të ngrohtë për nxënësit e shkollave të Prishtinës

Një projekt i financuar nga BE-ja nxit zgjerimin e rrjetit të ngrohjes qendrore që kursen energji në qytetin e Prishtinës, në Kosovë.

Shkolla fillore dhe nëntë-vjeçare Naim Frashëri është një ndër shkollat më të mëdha në kryeqytetin e Kosovës. Shkolla ka më shumë se 1,000 nxënës dhe sipërfaqe prej rreth 5,000 m2. Shqipe Vllasalija Mehmedi është drejtoresha në krye të këtij institucioni të stërmadh. Shumëkush do të mendonte se sfida madhore me të cilën përballet ajo në pozicionin e saj do të ishte e lidhur me arsimin, por në fakt është diçka krejt tjetër: “Kishim probleme të mëdha gjatë dimrit dhe nganjëherë na duhej të ndërpritnim mësimin për shkak të problemeve me sistemin e ngrohjes,”- thotë Shqipja.

Në vitin 2018, kur ajo u vendos në krye të shkollës, godina funksiononte me një sistem ngrohjeje me naftë që furnizohej njëherë në muaj. Autoritetet bashkiake qenë ato që organizonin furnizimin, si për shkollën në fjalë, dhe për shkolla të tjera. Shqipja shpjegon se ngrohja me naftë shkaktonte probleme të ndryshme, si p.sh.: kur temperaturat ishin të ulëta nafta mbaronte para se të arrinte furnizimi i radhës, si dhe dëmtime serioze ndaj mjedisit përreth shkollës. “Më kujtohet se si në vitin 2018, si mësuesit, ashtu dhe nxënësit i kishin palltot veshur gjatë mësimit, sepse nuk ishte ngrohtë sa duhej,”- thotë Shqipja.

“Nga pikëpamja ekonomike, Termokos-i ka nxjerrë përfitime të mëdha duke qenë se përveç reduktimit të humbjeve në rrjet, ka fituar edhe 3,000 klientë të rinj, përfshirë këtu edhe institucione publike si: dy kopshte, pesë shkolla, komisariate, Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si dhe Teatrin Kombëtar të Kosovës.”

 

Rritja e cilësisë së ngrohjes dhe mbrojtja më e mirë e mjedisit

Problemet me ngrohjen dhe ndotjen në Prishtinë nuk janë të pranishme vetëm në shkollën Naim Frashëri. Shumica e banorëve të Prishtinës përdorin për ngrohje qymyr ose energji elektrike nga termocentralet e Kosovës A dhe B që ndodhen aty afër, ndonëse disa prej tyre përdorin në fakt ngrohje më të efektshme nga sistemi i ngrohjes qendrore Termokos. Ngrohja krijohet nëpërmjet avullit që shpërndahet nga tubacionet e termocentralit. Sidoqoftë, një numër i konsiderueshëm godinash publike dhe private, përfshirë këtu edhe shkollën fillore Naim Frashëri, nuk ishin të lidhura me sistemin e ngrohjes qendrore, duke qenë se Termokos kishte probleme me sistemin e tij të vjetër dhe jo-të efektshëm të shpërndarjes.

Për të ndihmuar me trajtimin e këtij problemi, në vitin 2019, Zyra e BE-së në Kosovë nisi një projekt për rinovimin e sistemit të ngrohjes qendrore të Prishtinës. Qëllimi i projektit ishte lidhja e klientëve të rinj publikë dhe privatë me sistemin e ngrohjes qendrore dhe përmirësimi i furnizimit me ngrohje për klientët aktualë. Si rezultat i këtij projekti, për një periudhë dy-vjeçare, janë rinovuar 120 nënstacione të vjetra, janë instaluar 50 nënstacione të reja dhe janë zëvendësuar shtatë kilometra tubacionesh nëntokësore me tubacione të reja, të izoluara paraprakisht. Kjo ka sjellë rritjen e efektshmërisë dhe ulje domethënëse të humbjeve të ujit dhe nxehtësisë.

Si përfaqësues i Termokos-it, Naim Bytyqi, drejtor i departamentit të shitjeve dhe njëkohësisht menaxher i projektit, thotë se ky projekt ka qenë shumë i suksesshëm. “Nga pikëpamja ekonomike, Termokos-i ka nxjerrë përfitime të mëdha, duke qenë se përveç uljes së humbjeve në rrjet, ka fituar edhe më se 3,000 klientë të rinj, përfshirë këtu edhe institucione publike si: dy kopshte, pesë shkolla, komisariate, Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si dhe Teatrin Kombëtar të Kosovës.”

“I jemi shumë mirënjohës Bashkimit Evropian, duke qenë se me anë të mbështetjes së tyre tanimë jemi pajisur me ngrohje të cilësisë së lartë dhe nxënësit e mësuesit mund të mësojnë në një ambient të ngrohtë e të këndshëm dhe të përqendrohen plotësisht te edukimi i tyre.”

Lidhur me projektin

Projekti i Rehabilitimit të Sistemit të Ngrohjes Qendrore në Prishtinë përfundoi në prill të vitit 2021 dhe u financua nga Bashkimi Evropian me programin e Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit.

Ambiente të ngrohta dhe të këndshme në shkollë

Sipas Bytyqit, shumë i rëndësishëm është dhe fakti që këta klientë të rinj nuk kanë më nevojë të përdorin karburante fosile për t’u ngrohur. “Para lidhjes me sistemin e ngrohjes qendrore, të gjitha institucionet publike përdornin naftë për ngrohje. Përveç faktit që duhet të përballonin shpenzime të mëdha financiare për shkak të çmimeve të larta të naftës, këto institucione ishin edhe burim ndotjeje, sidomos për faktin që shumica e tyre ndodhen në qendër të qytetit.

“Banorët që tani janë të lidhur me rrjetin Termokos, nuk përdorin më as energji elektrike për ngrohje. Kjo ndikon pozitivisht tek ekonomia shtëpiake, sepse ul kërkesën për konsumin e energjisë elektrike dhe përmirëson cilësinë e ajrit,”- përfundon Bytyqi.

Tanimë, pas realizimit të projektit, shkolla Naim Frashëri është ka ngrohje 24 orëshe në të gjithë hapësirën e saj, duke përfshirë klasat, korridoret dhe tualetet. Sikurse thotë drejtoresha: I jemi shumë mirënjohës Bashkimit Evropian, duke qenë se me anë të mbështetjes së tyre tanimë jemi pajisur me ngrohje të cilësisë së lartë dhe nxënësit e mësuesit mund të mësojnë në një ambient të ngrohtë e të këndshëm dhe të përqendrohen plotësisht tek edukimi i tyre.”

Art tradicional me tapa shishesh plastike

Një OJQ nga Sarajeva krijon vepra të mahnitshme arti, duke përdorur tapa shishesh plastike

Në rrethinat e Sarajevës, në Ciglanë, është është ekspozuar në një vend të dukshëm një qilim i mrekullueshëm. Sidoqoftë, ky ‘Čepoćilim’ ka diçka të veçantë: është i bërë nga 25,000 tapa shishesh plastike. Emri i tij në shqip mund të përkthehet si ‘qilim tapash’. Ai u dizenjua dhe u krijua si pjesë e një projekti nga Shoqata e Artit të Gjelbër, një OJQ nga Sarajeva, në Bosnjë & Hercegovinë. Presidentja e shoqatës, Alma Hrasnica Dervišević, shpjegon se e gjithë kjo filloi rreth dhjetë vite më parë, në momentin kur i erdhi një ide për të krijuar art me anë të tapave të shisheve si pjesë e aktiviteteve për Javën Evropiane për Reduktimin e Mbetjeve në Sarajevë. “Në atë kohë, ky konsiderohej si një projekt mjaft ambicioz për ne, meqenëse nuk e dinim me siguri nëse njerëzit do ta vlerësonin këtë nismë dhe gjithashtu ishim të shqetësuar për reagimin e tyre,”- thotë Alma.

Sfida fillestare ishte mbledhja e tapave të shisheve. Alma caktoi një vend për mbledhjen e tapave të shisheve dhe kontaktoi shkollat, kompanitë dhe institucione të tjera, duke i pyetur nëse kishin dëshirë të kontribuonin për këtë projekt duke grumbulluar dhe shpërndarë tapat e shisheve plastike të hedhura. “Për çudinë time, përgjigja ishte shumë pozitive dhe brenda një kohe të shkurtër arritëm të mblidhnim një sasi të konsiderueshme tapash. Ja se si nisi trendi i Čepoćilim-it,”-thotë Alma.

“Čepoćilim-i është kombinimi perfekt i artit, trashëgimisë kulturore dhe ekologjisë. Qëllimi i këtij projekti është rritja e ndërgjegjësimit për mbledhjen e paketimeve të hedhura tutje dhe besoj se kemi treguar qartësisht se ekziston një mënyrë për t’i ripërdorur këto mbetje.”

Të krijojmë një qilim me tapa shishesh çdo vit

Pas suksesit dhe vlerësimit të qilimit të parë me tapa shishesh, Alma dhe kolegët e saj nga Shoqata e Artit të Gjelbër vendosën ta kthejnë këtë në një aktivitet të përvitshëm, ku të dizenjojnë dhe të krijojnë të paktën një tapet me tapa shishesh plastike. Për modelin, vendosën të bazoheshin te qilimi tradicional boshnjak, meqenëse kjo do të shërbente si një atraksion artistik por edhe turistik, duke kontribuar kështu për promovimin e trashëgimisë kulturore.

“Čepoćilim-i është kombinimi perfekt i artit, trashëgimisë kulturore dhe ekologjisë. Qëllimi i këtij projekti është rritja e ndërgjegjësimit për mbledhjen e paketimeve të hedhura tutje dhe unë besoj se kemi treguar qartësisht se ekziston një mënyrë për t’i ripërdorur këto mbetje,”- thotë Alma.

Duke përfshirë të rinjtë, Alma beson se arritën ta rrisin  në mënyrë domethënëse ndërgjegjësimin tek grupet që mund të kontribuojnë për mbrojtjen mjedisore në të ardhmen, nëpërmjet reduktimit dhe menaxhimit të mbetjeve.

Kohët e fundit, Shoqata e Artit të Gjelbër pati shumë mbështetje nga programi ReLOaD (Regional Programme on Local Democracy – Programi Rajonal për Demokracinë Vendore) . Programi i ndihmoi me projektin më të fundit, duke dizenjuar dhe duke krijuar stola me tapa shishesh, me një model vizual të bazuar te qilimat tradicionale boshnjake. Në aktivitetin më të fundit, përfshinë fëmijë nga shkolla  fillore Vladislav Skarić, nga shkolla Mjedenica për fëmijë me vështirësi në të nxënë dhe nga jetimorja Bjelave. Si pjesë e projektit, ngritën 30 punishte të artit ekologjik, për shndërrimin e mbetjeve në art të gjelbër. Në këto punishte, ata përdorën materiale të tilla, si shishet plastike dhe kanoçet. Në projektin e tyre përfundimtar, përdorën rreth 15,000 tapa shishesh për të ndërtuar stolat.

“Falë këtij projekti, qemë në gjendje të përfshinim më shumë fëmijë dhe të rinj në aktivitetin tonë dhe të rrisnim ndërgjegjësimin e tyre për problematikat ekologjike dhe për këtë, u jemi shumë mirënjohës programit ReLOaD dhe BE-së.”

Lidhur me programin

Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) financohet nga Bashkimi Evropian dhe vihet në zbatim nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim. ReLOaD është tani në fazën e dytë, e cila do të zgjasë deri në vitin 2024.

Projekti krijoi një ambient, në të cilin fëmijët dhe të rinjtë ishin në gjendje të zhvillonin nisma kulturore ekologjike dhe në të njëjtën kohë të miqësoheshin nëpërmjet aktiviteteve artistike. “Falë këtij projekti, qemë në gjendje të përfshinim më shumë fëmijë dhe të rinj në aktivitetin tonë dhe të rrisnim ndërgjegjësimin e tyre për problematikat ekologjike dhe për këtë, u jemi shumë mirënjohës programit ReLOaD dhe BE-së,”- thotë Alma.

Stoli me tapa shishesh ndodhet tanimë pikërisht në qendër të Sarajevës, në rrugën Gimnazijska, i rrethuar nga shkolla fillore dhe të mesme. Alma është shumë krenare për këtë vepër. Të gjithë fëmijët që punuan për të, bashkë me bashkëmoshatarët e tyre mund ta shohin çdo ditë dhe të kujtohen për rëndësinë e pakësimit dhe menaxhimit të mbetjeve.

Mbrojtja e habitateve që janë të mira për njerëzit, bimët dhe kafshët

Përmirësimi i menaxhimit të zonave të mbrojtura në Shqipëri zvogëlon humbjen e biodiversitetit.

Liqeni i Shkodrës është më i madhi në Gadishullin Ballkanik. Liqeni në veri të Shqipërisë dhe kufiri me Malin e Zi kalon nëpër të. Si një rezervat natyror, është një nga zonat më të pasura në Evropë për biodiversitet, varietete të shumta të peshkut dhe zogjve që mund të gjenden vetëm këtu. Liqeni gjithashtu luan një rol të rëndësishëm si zonë transiti – e ashtuquajtur Adriatik Flyway – për qindra mijëra zogj shtegtarë.

Megjithatë, për një kohë të gjatë kjo jetë e pasur natyrore ka qenë në rrezik nga ndotja e shkaktuar nga njeriu dhe shfrytëzimi. Kishte nevojë për ndërhyrje dhe ekspertizë për të përfshirë praktikat më të mira nga Bashkimi Evropian që kanë rezultuar në planin e parë të Lake Shkodra Management.

“Me ndihmën e BE-së, filloi një epokë e re e menaxhimit të duhur të zonave të mbrojtura.”

Menaxhim i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura

Plani i menaxhimit është vendosur nga National Agency for Protected Areas (NAPA) dhe zbatohet nga Regional Administration for Protected Areas. Age Martini, Drejtoresha e Regional Administration Chief Monitor të Shkodrës, konfirmon se plani ka qenë një revolucion në qasjen e stafit ndaj zonës së mbrojtur dhe sigurimin e rezultateve të dëshiruara. “Stafi në zyrën tonë rajonale tani ka një ide të qartë për protokollet që duhet të ndiqen brenda zonës dhe se si të përdorin pajisjet e reja për të prodhuar raporte mbi florën dhe faunën”, thotë ajo.

Plani nisi të zbatohej me ndihmën e BE-së që solli ekspertizë nga shtetet anëtare me përvojë. Mbështetja e tyre varion nga monitorimi i kafshëve të egra, trajnimi dhe ndërtimi i kapaciteteve të tjera, deri në zhvillimin e marrëdhënieve me komunitetet që jetojnë në zonën e mbrojtur, si dhe sigurimin e pajisjeve profesionale që ndihmojnë stafin të kryejë punën. “Me ndihmën e BE-së, filloi një epokë e re e menaxhimit të duhur të zonave të mbrojtura, pasi çdo anëtar i stafit ka udhëzime të qarta ndërsa ne të gjithë e dimë synimin e përgjithshëm”, shprehet Martini, duke dhënë shembullin se si edhe marrëdhënia me turistët tani ka një protokoll.

Zonat e Mbrojtura dhe NAPA rriten së bashku

Gjatë viteve të fundit ka pasur miliona turistë të regjistruar çdo vit në të gjitha zonat e mbrojtura të Shqipërisë. Ky sukses i atribuohet planeve të menaxhimit që NAPA ka zhvilluar me ndihmën e BE-së që po zbatohen në të gjitha zonat e mbrojtura të vendit. Shqipëria po fiton një reputacion në mesin e turistëve të cilët janë të tërhequr nga çmimet e ulëta, ushqimi i mirë dhe natyra e mrekullueshme.

Megjithatë, në fokus mbetet mbrojtja e biodiversitetit përmes mjeteve të mekanizmit të monitorimit në zonat e mbrojtura të paraqitura në përputhje me standardet e BE-së Natura 2000. Tani, më shumë se 100 punonjës të NAPA-s janë trajnuar për të përballuar zjarret dhe fatkeqësitë natyrore; ata e dinë procesin e mbledhjes dhe përpunimit të informacionit për sistemet e kafshëve të egra dhe mbi të gjitha kanë strategji për të rritur bashkëpunimin midis komuniteteve që jetojnë në zonat e mbrojtura dhe menaxhimin e zonave.

“Ne kemi parë komunitetet të ndryshojnë pozicionin e tyre nga skepticizmi në lidhje me synimet tona për t’u bërë përkrahës të ndryshimit pozitiv që ai ka sjellë në zonat e tyre.”

Rreth projektit

Projekti NaturAl ka kontribuar në sjelljen e rrjetit të zonave të mbrojtura në Shqipëri në përputhje me rrjetin e BE-së Natura 2000, dhe duke përfshirë standardet e BE-së, Shqipëria po përparon drejt anëtarësimit në BE.

Nga viti 2015 deri në vitin 2019, duke u fokusuar në dhjetë zona të mbrojtura të përzgjedhura, funksionoi për të forcuar menaxhimin e zonave të mbrojtura në Shqipëri duke u fokusuar në: trajnimin dhe ndërtimin e kapaciteteve të National Agency for Protected Areas dhe agjencive rajonale; monitorimin e kafshëve të egra; ofrimin e pajisjeve; dhe forcimin e marrëdhënieve me komunitetet.

Drejtori i NAPA, Zamir Dedej, konfirmon se ka përfitime të mëdha kur ke objektiva afatgjata që i japin përparësi si habitatit natyror ashtu edhe komuniteteve që jetojnë aty. “Ne kemi parë komunitetet të ndryshojnë pozicionin e tyre nga skepticizmi në lidhje me synimet tona për t’u bërë përkrahës të ndryshimit pozitiv që ai ka sjellë në zonat e tyre.” Dedej shpjegon se komunitetet tani e kuptojnë se aktivitetet e tyre duhet të monitorohen dhe se kjo kontribuon në zvogëlimin e praktikave të paligjshme si prerja e paligjshme e pyjeve ose gjuetia. Për më tepër, ata kanë kuptuar që sa më mirë të menaxhohen parqet e mbrojtura, aq më shumë turistë dhe përfitime ekonomike ka për të gjithë.

Këto zhvillime pozitive i atribuohen ndihmës së BE-së, e cila u ofrua në kohën kur ishte më e nevojshme, me NAPA-n që ka hyrë në funksion vetëm në vitin 2016. Që atëherë, Shqipëria ka bërë përparime të konsiderueshme në zgjerimin e rrjetit të zonave të mbrojtura dhe në rritjen e nivelit të zbatimit të planeve të saj të menaxhimit nga 19% në 53%. Këto rezultate kanë inkurajuar më tej Agjencinë dhe janë pozitive se bashkëpunimi me BE-në do të vazhdojë me një fazë të re që do të zvogëlojë më tej humbjen e biodiversitetit, por edhe do të parandalojë krimin mjedisor dhe do të rrisë investimet në zonat e mbrojtura në Shqipëri.