Skip to main content

Area of Cooperation: Environment

Në Serbi organizohet EU Green Week 2022

Ekonomia qarkulluese, zero ndotje dhe biodiversiteti janë në fokusin e EU Green Week për këtë vit që do të mbahet në Serbi nga data 30 maj deri më 5 qershor. The EU Green Week kërkon të rrisë ndërgjegjësimin rreth problemeve më të rëndësishme për mbrojtjen e mjedisit.

 

Gjatë festës, një numër eventesh dhe aktivitetesh online do të paraqesin rezultate konkrete të bashkëpunimit midis Serbisë, BE-së, shteteve të tjera anëtare dhe partnerëve të shumtë ndërkombëtarë. Eventet janë planifikuar në çdo vend të Serbisë duke përfshirë Beogradin, Čačak, Kruševac, Novi Sad dhe Niš. Agjenda e detajuar për EU Green Week në Serbi mund të gjendet këtu.

 

Çdo vit EU Green Week ofron një mundësi për të diskutuar politikën evropiane mjedisore me politikanët, ambientalistët kryesorë dhe palët e interesit nga Evropa dhe jashtë saj. Këtë vit pothuajse 300 evente janë planifikuar në Evropë, me fokus të veçantë në European Green Deal, një strategji rritje , e qëndrueshme dhe transformuese e BE-së, duke mbështetur një mënyrë më eficiente të përdorimit të burimeve dhe ambiciet e BE për t’u bërë neutralë ndaj klimës deri në vitin 2050.

 

Aktivitetet janë zbatuar në partneritet me Ministry of Environmental Protection, the Ministry of European Integration, qeveritë lokale, Ambasadën e Suedisë dhe Francës, the United Nations Development Program, the Swedish Development Agency, Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), KFW Bank, the European Investment Bank dhe shumë të tjerë.

 

Bashkimi Evropian është lideri botëror për mbrojtjen e mjedisit dhe po mbështet Serbinë në rrugën e saj për një mjedis më të shëndetshëm. Me më shumë se €400 milion grante të investuara për mbrojtjen e mjedisit dhe veprimetklimatike në Serbi, BE-ja është donatori më i madh në vend për këtë fushë.

Një përvojë në jetën e kafshëve të egra hapet për biznes

Me anë të mbështetjes së BE-së, zona ndërkufitare mes Malit të Zi dhe Serbisë është gati të mirëpresë turistët që adhurojnë natyrën.

Para pandemisë, Mali i Zi kishte rreth dy milionë vizitorë të përvitshëm dhe mbi shtatë milionë qëndrime gjatë natës në vit. Ky mund të konsiderohet një sukses i madh për një shtet me një popullsi prej vetëm 600,000 personash. Këta vizitorë përqendrohen kryesisht te rajonet e mrekullueshme bregdetare për pushime verore ose te vendpushimet e skive në veri. Sidoqoftë, Mali i Zi ofron edhe shumë mundësi të tjera emocionuese për turizmin e kafshëve të egra, veçanërisht në rajonin verilindor në kufi me Serbinë, i cili është pak i njohur. OJQ-ja Qendra për Mbrojtjen dhe Studimin e Shpendëve (CZIP) nga Podgorica, së bashku me partnerët nga Mali i Zi dhe Serbia, po punon për hapjen e zonës si një destinacion për adhuruesit e kafshëve të egra.

Kudo në botë, jeta e kafshëve të egra dhe vëzhgimi i shpendëve janë kthyer në aktivitete turistike gjithmonë e më popullore dhe rëndësia e tyre po njihet në të njëjtën shkallë sa dhe tregje të tjera të sigurta të turizmit. Sidoqoftë, për shkak të zonës relativisht të izoluar dhe rrjetit të dobët të transportit, infrastruktura e turizmit është e pazhvilluar këtu, pavarësisht se aty ndodhen katër parqe natyrore.

“Duke qenë se kishte mundësi të shumta për zhvillimin e turizmit, por edhe nevojë për mbështetje, vendosëm të vepronim që ta hapnim këtë peizazh përrallor për vizitorët.”

Plotësimi i nevojës për zhvillimin e turizmit

Lejla Abdić është ambientaliste dhe menaxhere projekti në Qendrën për Mbrojtjen dhe Studimin e Shpendëve. Ajo shpjegon se, bashkë me kolegët e saj, e dinin shumë mirë që rajoni ishte i pazhvilluar për nga infrastruktura e turizmit dhe aktivitetet në natyrë. “Duke qenë se kishte mundësi të shumta për zhvillimin e turizmit, por edhe nevojë për mbështetje, vendosëm të vepronim që ta hapnim këtë peizazh përrallor për vizitorët,” thotë Lejla.

Me këtë synim në mendje, ata aplikuan për thirrjen ndërkufitare për bashkëpunim të Malit të Zi/ Serbisë, “Projekti Hoo – Krijimi i Përvojave me Bufët dhe Kafshët e Tjera të Egra”, financuar nga BE-ja.  Meqenëse popullata e shpendëve të rajonit është shumë e pasur, fokusi kryesor i projektit të tyre ishte tek aktivitetet e lidhura me vëzhgimin e shpendëve, nëpërmjet krijimit të hartave dhe sinjalistikave të shtigjeve ku shihen shpendët. Ata gjithashtu po punojnë për trajnimin dhe motivimin e vendasve që të përfshihen në bizneset e lidhura me turizmin e kafshëve të egra, si dhe për krijimin e markave dhe promovimin e produkteve të turizmit, të cilat u zhvilluan si pjesë e projektit.

“Rajoni ka pasuri unike turizmi të kafshëve të egra, që nuk janë shfrytëzuar ende, por së shpejti ato do të promovohen në nivel vendor dhe ndërkombëtar, në mënyrë që vizitorët të mund t’i shijojnë.”

Lidhur me projektin

“Projekti Hoo: Krijimi i Përvojave me Bufët dhe Kafshët e Tjera të Egra” filloi në shkurt 2021. Qëllimi kryesor i projektit është të inkurajojë turizmin e kafshëve të egra, të bazuar te trashëgimia natyrore në zonën ndërkufitare mes Serbisë dhe Malit të Zi. Vlera totale e projektit është 262,029 euro dhe planifikohet të zgjasë 24 muaj. Përveç shumë gjërave të tjera, projekti parashikon të krijojë dy itinerare turizmi të kafshëve të egra, trajnimin e guidave turistike për kafshët e egra, vizita studimore dhe vëzhgimi të shpendëve dhe ngritjen e një platforme digjitale për të promovuar turizmin e kafshëve të egra në rajon.

Lejla shpjegon se zona e projektit mund t’u ofrojë shumë turistëve që adhurojnë natyrën. Për shembull, bufët kanë forcën e nevojshme tërheqëse për një përvojë të bukur turistike. Kjo zonë shërben si banesë edhe për shumë shpendë të tjerë po aq tërheqës, të tillë si shqiponjat e arta dhe perandorake, shkabat grifonë, fajkonjtë pelegrinë, thëllëzat e malit, thëllëzat e fushës, si dhe specie të rralla shpendësh, që kanë nevojë për komplekse më të mëdha pyjore natyrore si habitatet e tyre. “Rajoni ka pasuri unike të turizmit të kafshëve të egra, që nuk janë shfrytëzuar ende, por së shpejti ato do të promovohen në nivel vendor dhe ndërkombëtar, në mënyrë që vizitorët të mund t’i shijojnë.”

Lejla shpjegon më tej se, projekti po korr një sukses të madh nga pikëpamja e bashkëpunimit ndërkufitar. Organizatat partnere do të zhvillojnë guida studimi dhe aktivitete koordinimi, për të lidhur komunitetet, bizneset dhe operatorët turistikë në të dyja anët e kufirit. “Në fund të ditës, zhvillimi i rajonit lidhet ngushtë me bashkëpunimin ndërkufitar,” thotë ajo.

32 rekomandime për qëndrueshmërinë u shënuan gjatë Green Energy Days në Kosovë

BIRN Kosova organizoi një konferencë të nivelit të lartë në Prishtinë/Priština ditën E enjte si pjesë e edicionit të dytë të Green Energy Days.  BIRN gjithashtu shfrytëzoi këtë ngjarje për të nisur një raport të ri mbi Kosovo’s National Energy and Climate Plan (NECP), i cila përfshin 32 rekomandime konkrete se si vendi duhet të zhvillohet drejt një ekonomie të përdorimit të energjisë eficiente dhe 100% të rinovueshme.

 

Vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, kanë rënë dakord të prodhojnë NECP-të për të ndihmuar në planifikimin e të ardhmes së energjisë së tyre në një mënyrë të integruar që është në përputhje me politikën e Bashkimit Evropian për Energjinë. Si pjesë e Deklaratës së Sofjes për Green Agenda të nënshkruar në vitin 2020, ata gjithashtu janë angazhuar për t’i dhënë fund përdorimit të të gjitha lëndëve djegëse fosile deri në vitin 2050 dhe për të reduktuar emetimet e gazeve serë deri në vitin 2030.  Ndërsa objektivat specifike të energjisë për vitin 2030 ende nuk kanë përfunduar, raporti paraqet propozime të qarta për dekarbonizimin, bazuar në integrimin e ngushtë të tregut, prodhimin fleksibël të energjisë elektrike dhe elektrifikimin e sektorëve të transportit dhe ngrohjes në Kosovë.

 

Konferenca e nivelit të lartë u mbajt nga BIRN Kosova dhe partnerët e saj si pjesë e Green Energy Days, në kuadër të projektit “Europeanisation of Kosovo’s Environmental Agenda”, një projekt i cili mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatohet nga Bankwatch, BIRN Kosova, ERA Group dhe TV Mreža.

‘Green Energy Days’ 2022 në Kosovë

Si pjesë e iniciativës ‘Europeanisation of Kosovo’s Environmental Agenda’, Green Energy Days 2022 do të mbahen nga data 16 deri më 22 maj në Kosovë. Iniciativa është financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatohet nga Balkan Investigative Reporting Network (BIRN) Kosovo, CEE Bankwatch, ERA Group dhe TV Mreža.

 

Iniciativa mbështet pjesëmarrjen proaktive të shoqërisë civile të Kosovës, mediat dhe aktivistët e mjedisit në reformën e politikave dhe vendimmarrjen në fushën e energjisë, mjedisit dhe shëndetit publik. Qëllimi i projektit është të ndihmojë Kosovën të sjellë politikën e saj mjedisore më afër legjislacionit të BE-së dhe të nxisë dialogun midis organizatave të shoqërisë civile, mediave, aktivistëve dhe sektorit publik.

 

Green Energy Days po organizohen nga BIRN dhe partnerët e saj për herë të dytë. Qëllimi i aktivitetit shumë ditor është që t’u japë vëmendje të nevojshme rëndësisë së efikasitetit të energjisë, mbrojtjes së mjedisit dhe shëndetit publik, sidomos zyrtarëve përkatës. Këtë vit, Green Energy Days do të zhvillojnë aktivitete të shumta që do të kontribuojnë në praktikat më të mira të energjisë së gjelbër në Kosovë.

Prezantimi hudhrës hercegovinase në botë

Nëpërmjet një projekti të financuar nga BE-ja, një kompani nga Bosnja dhe Hercegovina është kthyer në lider të tregut rajonal për prodhimin e hudhrës.

Mbi 300 ditë me diell në vit dhe toka e pasur me gëlqerorë janë vetëm disa prej tipareve që e shquajnë nga të tjerët terrenin përreth qytetit të Ljubinje-s në jug të Bosnjës dhe Hercegovinës. Shumë dekada më parë, fushat në Ljubinje ishin të mbjella me duhan hercegovinas, cilësia e të cilit siguronte një jetesë të përshtatshme për popullin e këtij rajoni. Megjithatë, për shkak të rënies së investimeve për industrinë vendase të duhanit, fermerëve iu desh ta diversifikonin produktin e tyre.

Kjo nuk ishte shumë e vështirë, duke qenë se toka është shumë pjellore. Ata u përqendruan te hudhra, e cila prej shekujsh, është prodhuar dhe përdorur në rajon, si për gatim, edhe për të luftuar sëmundjet. Mundësia për biznesin e hudhrës u vu re nga Farmavit-a, një kompani nga rajoni i Ljubinje-s që vendosi të provojë jo vetëm rritjen, por edhe përpunimin e këtij produkti, për ta shpërndarë më pas në tregje më të gjera.

“Analizat e kryera nga institucionet me famë botërore kanë treguar se, për nga vetitë dhe ndikimi që ka te shëndeti, hudhra hercegovinase renditet në pesë më të mirat në botë.”

Teknologji moderne për përmirësimin e prodhimit

Stefan Šalvarica është menaxheri përgjegjës për prodhimin dhe përpunimin e hudhrës në kompani, së cilës iu bashkua në vitin 2020. Kompania u themelua në vitin 2000 dhe në fillim, prodhonin kryesisht ushqim për gjedhët. Por, pasi panë mundësinë e prodhimit të një game më të gjerë kulturash, vendosën të provonin diçka më interesante dhe të përshtatshme për tregje më të mëdha. “Analizat e kryera nga institucionet me famë botërore kanë treguar se, për nga vetitë dhe ndikimi që ka te shëndeti, hudhra hercegovinase renditet në pesë më të mirat në botë,” thotë Stefani.

Sot, Farmavit-a është kompani lider për prodhimin e hudhrës në Bosnje dhe Hercegovinë. ata prodhojnë më së shumti për eksport, edhe në BE. Gjatë rrugëtimit të tyre drejt suksesit të arritur, ata u mbështetën edhe nga nisma EU4 Business, e financuar nga BE-ja dhe e vënë në zbatim nga PKBZh-ja. Nëpërmjet kësaj mbështetjeje, kompania i dha zgjidhje një problemi madhor me burimet e ngrohjes, si dhe me problemin me avullin e formuar në procesin e trajtimit termal të hudhrës, që e kishte vështirësuar prodhimin. “Falë ventilimit dhe ajrit të kondicionuar në ambientet tona, tanimë arrijmë ta largojmë avullin brenda pak minutave. Gjithashtu, në të shkuarën, një pjesë e madhe e punës bëhej me dorë, por tani, me ndihmën e makinerive të reja, proceset e mbushjes, etiketimit dhe mbylljes së kavanozave janë përmirësuar dhe përshpejtuar,” shpjegon Stefani.

Kompania zotëron plantacionet e veta të hudhrës, por në të njëjtën kohë blen sasi të caktuara nga nën-kontraktorët e saj në Hercegovinë.  Pas blerjes, hudhra dërgohet për analiza para se të kthehet në produkt të gatshëm për klientët në raftet e supermarketeve në Bosnje dhe Hercegovinë, me markën “Aromë Hercegovine”.

“Falë projektit EU4Business, ia kemi dalë të përmirësojmë kushtet e punës dhe prodhimin, të ulim shpenzimet dhe të ofrojmë produkte unike për klientët tanë. Duke qenë se kemi përmirësuar prodhimin e hudhrës, sasia jonë vjetore e prodhimit është rritur me 10 tonë.”

Lidhur me projektin

EU4Business është një projekt i BE-së që synon të rrisë kapacitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës për të fuqizuar ekonominë dhe punësimin, duke përqafuar konkurrencën dhe risinë në sektorët e përzgjedhur. Ka një buxhet prej 16.1 milionë eurosh: 15 milion euro, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe 1.1 milion euro nga Republika Federale e Gjermanisë.

EU4Business është pjesë e Strategjive për Zhvillim Vendor – Vetëqeverisje Vendore dhe Zhvillim Ekonomik në Bosnje dhe Hercegovinë të Programit të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ).

Stefan shpjegon më tej se, prodhojnë gjithashtu edhe puré dhe marinada që përmbajnë hudhër me erëza, vaj ulliri dhe vaj luledielli. Për më tepër, falë projektit EU4Business, tanimë ata prodhojnë të ashtuquajturën hudhër të zezë. Hudhra e zezë është rezultat i fermentimit të hudhrës së freskët. Në këtë proces të përshpejtuar vjetrimi, hudhra ndryshon ngjyrën, karamelizohet dhe vetitë e saj theksohen. Kjo lloj hudhre vlerësohet shumë në tregun botëror dhe me blerjen e makinerisë së fermentimit falë mbështetjes së BE-së, kompania Farmavit u bë prodhuesi i vetëm i kësaj lloj hudhre në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Falë projektit EU4Business, ia kemi dalë të përmirësojmë kushtet e punës dhe prodhimin, të ulim shpenzimet dhe të ofrojmë produkte unike për klientët tanë. Duke qenë se kemi përmirësuar prodhimin e hudhrës, sasia jonë vjetore e prodhimit është rritur me 10 tonë,” thotë Stefani.

Përveç planeve për marinada të reja dhe futjen e hudhrës së zezë dhe asaj të freskët në tregun ndërkombëtar, kompania Farmavit  vijon të investojë për plane madhore, për të ruajtur pozicionin e tyre si lider i tregut. “Kemi investuar fonde tona shtesë për të blerë pajisje që do të na ndihmojnë për prodhimin e kapsulave të xhelatinës, të mbushura me ekstrakt hudhre. Do të bëhemi kompania e parë në rajon që prodhon suplemente dietike të këtij lloji,” thotë Stefani, i kënaqur.

Kompania Farmavit  u mbështet nëpërmjet projektit EU4Business me 150,000 BAM, ndërkohë që vlera e investimit arriti një total prej 300,000 BAM.

BE-ja mbështet ndërtesa më të gjelbra në Prizren, Kosovë

Bashkimi Evropian do të ofrojë një grant investimi prej 1 milion Eurosh për Kosovën për ta ndihmuar të përmirësojë efikasitetin energjetik të ndërtesave publike, si kopshtet, shkollat dhe objektet kryesore e kujdesit shëndetësor në qytetin e Prizrenit. Duke plotësuar grantin e BE-së, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po jep një kredi kombëtare 5 milionë Euro për këtë projekt, të zbatuar në kuadër të Programit Rajonal të Efektshmërisë së Energjisë (REEP/REEP Plus) për Ballkanin Perëndimor.

 

Marrëveshja e projektit u nënshkrua nga Ministri i Financave të Kosovës, Hekuran Murati, dheAlain Pilloux, Zëvendës Presidenti i EBRD-së, në Sesionin e Perspektivës së Investimeve në Kosovë në Takimin Vjetor të BERZH-it dhe Forumit të Biznesit në Marok.

 

Kalimi te energjia e gjelbër i Kosovës po mbështetet nga një numër kuadrosh financiarë të para-marrëveshura. Për projektet e efektshmërisë energjetike si ai i Prizrenit, grantet ofrohen nëpërmjet Programit Rajonal të Efektshmërisë së Energjisë WBIF, që mbështetet nga BE-ja, donatorët dypalësh dhe vetë përfituesit. The REEP/REEP Plus identifikohet në Planin Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor  të Komisionit Evropian, si një nga projektet kryesore për energji të pastër. Projekte të tilla kontribuojnë ndjeshëm për reduktimin e emetimeve të gazrave serrë, si dhe për përmirësimin e standardeve të jetesës dhe shëndetit të qytetarëve. Aktivitetet nën REEP/REEP Plus janë në përputhje me Rregulloren e BE-së dhe objektivat e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, që ndjekin pesë shtyllat e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane.

Ballkani Perëndimor feston Ditën e Evropës

Si çdo vit prej më shumë se dy dekadash, Dita e Evropës u festua në të gjithë Ballkanin Perëndimor më 9 maj. Qytetarët mund të shijonin aktivitete të tilla, si koncerte me muzikë live, ekspozita arti dhe sporte. Ambasadorët e Rinj Evropianë ishin edhe ata pjesë e aktiviteteve të Ditës e Evropës nëpër qytetet e Ballkanit Perëndimor, duke kontribuar nëpërmjet seminareve, diskutimeve dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese që përfshinin tema të tilla, si të drejtat e njeriut, e ardhmja digjitale dhe e gjelbër, ndërtimi i paqes dhe barazia gjinore.

Dita e Evropës përkujton firmosjen e ‘Deklaratës Shuman’ në 9 maj1950. Ky ishte një plan ambicioz për të siguruar paqen afatgjatë në Evropën e pasluftës dhe konsiderohet si fillimi i atij që sot quhet Bashkimi Evropian. Në një fjalim në Paris në 1950, ministri i atëhershëm i punëve të jashtme të Francës, Robert Schuman, hodhi idenë e tij për një formë të re bashkëpunimi politik në Evropë, qe do ta bënte të pamendueshme luftën mes kombeve të Evropës. Kjo ditë është një mundësi për të kujtuar deklaratën e Shumanit, dokumentin e parë bazë të krijimit të BE-së së sotme, bashkë me festimin e vlerave evropiane.

BE dhe BiH forcojnë bashkëpunimin për përgatitjet në rast katastrofe

European Commissioner for Crisis Management, Janez Lenarčič, visited Bosnia and Herzegovina to strengthen cooperation on disaster prevention, preparedness and response, at both national and regional level. His visit comes at a time when the country has reconfirmed its interest to join the EU’s Civil Protection Mechanism, which coordinates joint crisis response actions. The Commissioner also attended an EU-funded full-scale earthquake exercise response, with first responders taking part from Albania, Austria, Montenegro, Romania, Slovenia and other international agencies.
 
Janez Lenarčič said, “Just a few days ago, Bosnia and Herzegovina was hit by two earthquakes. We cannot always predict when and where the next one will strike, but we can get better prepared. Therefore I fully support Bosnia and Herzegovina’s request to join the EU Civil Protection Mechanism. I am confident that becoming a member of our European civil protection framework will ensure that Bosnia and Herzegovina benefits from stronger crisis response whenever large scale crises strike. Together, we can protect and save lives.”
 
The Commissioner also met with Members of the Presidency of Bosnia and Herzegovina, and Minister of Security Selmo Cikotić, amongst others. During his visit, the Commissioner also announced €2.5 million in additional humanitarian funding to help Bosnia and Herzegovina cover the needs of refugees, asylum seekers and migrants in the country.

Në gjurmët e rrëqebullit të Ballkanit në rrezik zhdukjeje

Një ekip gazetarësh të Maqedonisë së Veriut fitojnë çmimin prestigjioz të BE-së për hetimin e tyre të kërcënimeve me të cilat përballet rrëqebulli i rrezikuar.

Rrëqebulli i Ballkanit është një lloj maceje e egër që klasifikohet si një specie në rrezik kritik zhdukjeje. Besohet se vetëm rreth 45 individë nga kjo specie ekzistojnë ende në rajon. Gjuetia pa leje, degradimi i terrenit dhe aktivitetet e ndërtimit janë kërcënime serioze për macen më të madhe të rajonit.

 

Rrëqebulli i Ballkanit mund të gjendet në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë. Edhe pse gjuetia apo lëndimi i rrëqebullit të Ballkanit ndalohet me ligj në të tria shtetet, një hetim zbuloi se situata është shumë më ndryshe në praktikë. Një ekip gazetarësh nga radioja maqedonase MOF doli në përfundimin se, në fakt, kjo kafshë nuk mbrohet siç duhet dhe gjendet në rrezik serioz zhdukjeje.

Hetimi i tyre zgjati disa muaj dhe prodhoi një artikull, të titulluar “Në ndjekje të gjurmëve të rrëqebullit të Ballkanit – një artikull investigativ me dy pjesë”. Artikulli paraqet një pamje të zymtë të situatës së rrëqebullit të Ballkanit që rrezikohet vazhdimisht nga gjuetia e paligjshme. Ekipi investigativ gjeti rrëqebuj të balsamosur në muret e restoranteve pranë habitatit natyror të kafshës, rrëqebuj që mbaheshin në kafaze si tërheqje për turistët dhe dyshime për përfshirjen e zyrtarëve të policisë në gjueti. Për më tepër, hetimi tregoi se, përveç kërcënimeve nga gjuetia e paligjshme, rrëqebulli i Ballkanit po rrezikohet gjithashtu nga hedhja e paligjshme e mbetjeve dhe nga aktivitetet e ndërtimit si rrugët dhe hidrocentralet në parqet natyrore dhe përreth tyre.

”Në rajonin tonë kemi legjislacion të shkëlqyer në letër, por shpesh ky legjislacion nuk vihet në zbatim siç duhet.”

Njohja e përpjekjeve

Ekipi i gazetarëve që drejtoi dhe botoi artikullin investigativ përbëhej nga Bojan Shashevski, Daniel Evrosimoski, Emilija Petreska dhe Jasmina Jakimova. Jasmina shpjegon se frymëzimi i tyre erdhi nga dëshira për të treguar një histori që rrallëherë raportohet dhe gjithashtu për të hetuar nëse ligjet për mbrojtjen e natyrës dhe kafshëve të egra po zbatoheshin siç duhet. ”Në rajonin tonë kemi legjislacion të shkëlqyer në letër, por shpesh ky legjislacion nuk vihet në zbatim siç duhet.”

Bazuar te reagimet nga lexuesit, artikulli korri një sukses të madh dhe gjithashtu fitoi Çmimin e BE-së për Gazetarinë Investigative në Maqedoninë e Veriut për vitin 2021. Çmimi u dha nëpërmjet projektit të financuar nga BE-ja, të quajtur “Fuqizimi i Lajmeve Cilësore dhe Gazetarisë së Pavarur në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi,” dhe juria e përshkroi artikullin si produkt të një studimi të shkëlqyer.

Në ceremoninë e çmimeve, Emilija Petreska nga radioja MOF tha, “Është zhgënjyese të marrësh vesh se, edhe pas më shumë se një viti që kur publikuam artikullin, institucionet akoma nuk kanë reaguar ndaj zbulimeve. . . Çfarë të ardhmeje po planifikojmë nëse vazhdojmë të shkatërrojmë ekosistemet, habitatet natyrore të rrëqebullit të Ballkanit dhe trashëgiminë natyrore që kemi dhe – si rrjedhim – veten?”.

“Çmimi kishte rëndësi të madhe për ne, jo për paratë, por për njohjen: është një ndjesi e mrekullueshme të dish se përpjekjet e tua janë bërë të ditura”

Lidhur me projektin

Synimi i projektit të financuar nga BE-ja për “Fuqizimin e Lajmeve Cilësore dhe Gazetarisë së Pavarur në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi,” është të shtojë besimin e qytetarëve te media dhe të krijojë një mjedis të sigurt për gazetarët, që këta të fundit të mund të prodhojnë lajme të pavarura nëpërmjet trajnimit, mentorimit, ndihmës teknike dhe financiare, si dhe botimit. Projekti është zhvilluar që në vitin 2019 në shtetet kandidate të mundshme si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia.

Jasmina shpjegon se, duke qenë se ishin një organizatë e vogël mediash, ekipi i saj u habit kur u thanë se kishin fituar çmimin e parë. “Çmimi kishte rëndësi të madhe për ne, jo për paratë, por për njohjen: është një ndjesi e mrekullueshme të dish se përpjekjet e tua janë bërë të ditura,” thotë ajo.

Çmimet e BE-së për gazetarinë investigative kanë si synim të përgjithshëm kremtimin dhe promovimin e rezultateve të jashtëzakonshme të gazetarëve investigativë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, si dhe rritjen e shikueshmërisë së gazetarisë cilësore investigative nga publiku i këtyre shteteve.

TAIEX mbështet qeveritë lokale në Mal të Zi në luftën kundër ndotjes së mjedisit detar

Sipas UN environment programme, çdo minutë në oqean hidhet ekuivalenti i një kamioni me mbeturina plastike. Kjo dëmton jo vetëm ekosistemin detar, por edhe njerëzit përmes mikroplastikës në zinxhirin ushqimor.

 

Më 10-11 prill, European Commission’s Technical Assistance and Information Exchange (TAIEX) dhe Komuna e Budvës organizuan një seminar për menaxhimin e mbeturinave plastike për të gjitha komunat në bregdetin e Malit të Zi. Përfaqësuesit e institucioneve qendrore dhe sektorit të OJQ-ve gjithashtu u bashkuan në ngjarje për të shkëmbyer ide me ekspertët e BE-së nga Sllovenia dhe Belgjika.

 

Pjesëmarrësit ranë dakord se duhet të futen më shumë stimuj për riciklimin për të luftuar problemin në Adriatik. Ata gjithashtu shkëmbyen ide se si të motivojnë qytetarët për të zvogëluar përdorimin e plastikës një përdorimshme.

 

Christof Delatter, kreu i Departamentit të Strategjisë dhe Politikave në the Flanders Waste Management Agency), tregoi se si Belgjika arriti të zvogëlojë prodhimin e mbeturinave shtëpiake përmes një kombinimi të stimujve legjislativë dhe fushatave të komunikimit. Štefan Trdan nga the Water Institute of Slovenia shpjegoi rëndësinë e mbledhjes së të dhënave në lidhje me menaxhimin e mbetjeve dhe tregoi se si komunat mund ta përdorin atë në veprimet e komunikimit të orientuara drejt rezultateve të qëndrueshme dhe afatgjata.

 

Ngjarja në Budva hapi fazën e dytë të iniciativës TAIEX duke ofruar mbështetje strategjike për autoritetet lokale në Ballkanin Perëndimor dhe duke punuar drejtpërdrejt me autoritetet lokale dhe rajonale për të ndarë praktikat më të mira të politikës publike të BE-së. Më shumë workshope lokale dhe misione eksperte, gjithashtu në tema mjedisore, do të mbahen së shpejti.