Skip to main content

Area of Cooperation: Environment

The New European Bauhaus: mundësi për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë

Duke filluar nga sot, Komisioni ka hapur aplikimet për New European Bauhaus Prizes 2023. Në vijim të dy edicioneve të fundit të suksesshme ku pati më shumë se 3,000 hyrje nga të gjithë shtetet anëtare të BE-së, konkursi i vitit 2023 do të vlerësojë me çmime 15 nisma shembullore që lidhin qëndrueshmërinë, estetikën dhe gjithëpërfshirjen – tre vlerat bazë të New European Bauhaus.

 

Në kontekstin e European Year of Skills, edicioni i këtij viti do të fokusohet në arsim dhe të nxënit. Gjithashtu, ne do të mirëpresim për herë të parë aplikimet për projektet dhe konceptet në Ballkanin Perëndimor. Ashtu si vitin e kaluar, do të ketë çmime specifike për personat nën 30 vjeç. Thirrja është e hapur deri më 31 janar 2023 në 19:00 CET.

 

Çmimet e vitit 2023 do të vlerësojnë projektet ekzistuese si dhe konceptet e zhvilluara nga talentet e reja në katër kategori:

 

-Rilidhja me natyrën

-Rifitimi i ndjesisë së përkatësisë

-Prioritizimi i vendeve dhe njerëzve që kanë më shumë nevojë

-Nevoja për të menduarit afatgjatë për ciklin e jetës në ekosistemin industrial

 

Në secilën kategori, aplikantët mund të zgjedhin mes tre drejtime të konkurrimit:

 

-Drejtimi A: “New European Bauhaus Champions”, i përkushtuar ndaj projekteve ekzistuese dhe të përfunduara me rezultate të qarta dhe pozitive.

-Drejtimi B: “New European Bauhaus Rising Stars” i dedikuar ndaj koncepteve të dorëzuara nga talentet e reja të moshës 30 vjeç ose më pak se 30 vjeç. Konceptet mund të jenë në faza të ndryshme zhvillimi, nga ide me një plan të qartë në nivelin e prototipit.

-Drejtimi C: “New European Bauhaus Education Champions” i përkushtuar ndaj nismave që fokusohen në arsim dhe të nxënit. Pranohen si projektet e përfunduara, po ashtu edhe nismat me nivel minimal maturiteti.

 

Çmimet e vitit 2023 do t’i jepen 15 fituesve që do të marrin shpërblim për çmimin deri në €30,000, si dhe një paketë komunikimesh që do t’i ndihmojë ata të zhvillojnë dhe promovojnë më tej projektet dhe konceptet e tyre.

 

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë rikonfirmon lidhjen strategjike të BE-së me partnerët e anëtarësimit

Të martën më 6 dhjetor, liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të mbajnë një Samit në Tiranë, që do të organizohet nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe do të kryesohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Komisioni Evropian do të përfaqësohet nga presidentja e tij, Ursula von der Leyen , përfaqësuesi i lartë / zëvendës presidenti për politikat e çështjeve të jashtme dhe sigurisë Josep Borrell dhe Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi.  
Samiti do të zhvillohet në Ballkanin Perëndimor për herë të parë, një shenjë e qartë e angazhimit të BE-së ndaj partneritetit strategjik me rajonin dhe perspektivën e tij për anëtarësim në BE. Diskutimet do të përqendrohen në trajtimin e përbashkët të pasojave të agresionit të luftës ruse ndaj Ukrainës, në veçanti në sektorin e energjisë. Komisioni do të raportojë zbatimin e pothuajse €30 miliardë të Economic and Investment Plan për të ndihmuar në nxitjen e rikuperimit afatgjatë të rajonit.  Për më tepër, Komisioni do të informojë për Energy Support Package prej €1 miliardë për të gjithë Ballkanin Perëndimorprezantuar nga Presidentja von der Leyen në nëntor për të ndihmuar familjet e cenueshme dhe sipërmarrjet e mesme dhe të vogla të përballojnë çmimet e larta të energjisë dhe të përparojnë investime kyçe në infrastrukturë për të zgjeruar prodhimin e energjisë së rinovueshme dhe efikasitetin e energjisë.   
Përpara Samitit, liderët do të dëshmojnë nënshkrimin e deklaratës mes përfaqësuesve të operatorëve telecom nga Ballkani Perëndimor dhe BE-ja për uljen e parë vullnetare të uljes së tarifave roaming, duke filluar nga tetori i vitit 2023, midis rajonit dhe BE-ja.

BE-ja, EBRD-ja dhe donatorët ndihmojnë Gradačac-in në Bosnjë dhe Hercegovinë që të përmirësojë furnizimin me ujë

Gradačac-i është një qytet i vogël por plot gjallëri në Bosnjë dhe Hercegovinë, me rreth 40,000 banorë. Qyteti njihet për shpirtin sipërmarrës të banorëve të tij të cilët kanë krijuar shumë biznese lokale dhe për agrobiznesin, por ka hasur vështirësi me furnizimin e paqëndrueshëm dhe të pamjaftueshëm me ujë. Me mbështetjen e Bashkimit Evropian (BE), European Bank for Reconstruction and Development (EBRD) dhe donatorëve dypalësh për Western Balkans Investment Framework (WBIF), Gradačac-i tanimë e ka zgjeruar rrjetin e tij ujësjellës dhe e ka përmirësuar infrastrukturën e ujërave të zeza.

 

Me mbështetjen e BE-së, EBRD-së dhe donatorëve të tjerë, qyteti ndërtoi 100 km tubacione të reja uji, që ndihmuan për rritjen me 80% të numrit të banesave të lidhura me tubacionin kryesor të furnizimit me ujë. Projekti përfshiu edhe zëvendësimin e tubacioneve të vjetra prej azbesti në qendrën e qytetit, që konsideroheshin të pasigurta, duke e bërë kështu qytetin e parë në Bosnjë dhe Hercegovinë që ka hequr plotësisht tubacionet prej azbesti nga rrjeti i tij.

 

Investimi u financua me një hua prej 6 milionë eurosh nga ERBD-ja dhe një grant investimi prej 3.4 milionë eurosh nga Western Balkans Investment Framework dhe Suedia.

Këshilli bie dakord për mandatin e negocimit për udhëtimin pa viza në Kosovë

Ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së ranë sot dakord për mandatin e negocimit të Këshillit për një rregullore për udhëtimin pa viza për shtetasit e Kosovës. Bazuar te ky mandat, presidenca do të fillojë negociatat me Parlamentin Evropian.

 

Projektligjet do t’i lejonin shtetasit e Kosovës që të udhëtonin në BE pa viza, për një periudhë qëndrimi 90-ditore brenda një periudhe 180-ditore. Sipas pozicionit të Këshillit, përjashtimi nga domosdoshmëria e vizës do të vihej në zbatim që në datën e fillimit të operacionit të European Travel Information and Authorisation System (ETIAS)  dhe pavarësisht situatës, jo më vonë se 1 janari 2024.

Një ish-minierë qymyri kthehet në centralin e parë gjigand diellor në Maqedoninë e Veriut

Mbështetja e BE-së për diversifikimin e burimeve të energjisë.

Në Kičevo të Maqedonisë së Veriut ngrihet një oxhak i stërmadh e i vjetër i një termocentrali që u bën hije ferrave dhe kaçubave të luginës,. Ky termocentral me qymyrguri, i quajtur Oslomej, u ndërtua në fillim të viteve ‘80 dhe ishte krenaria e Republikës së Maqedonisë së asaj kohe. Në dekadat pasuese, centrali mori të tatëpjetën, derisa në fund mbetën vetëm disa punëtorë veteranë që largoheshin me autobus pas mbarimit të turnit. Centrali 125 MW-ësh mbahej aktiv mbi bazën e aktivitetit të reduktuar, kryesisht si alternativë në raste problemesh diku tjetër në sistem. Megjithatë, shkurrnajat në rrethinat e saj janë transformuar nëpërmjet një zhvillimi entuziazmues që do ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut të ecë përpara me vendosmëri për sa i përket dekarbonizimit.

Vendet e Ballkanit Perëndimor varen akoma kryesisht nga qymyri, veçanërisht nga linjiti. Në vitin 2016, 16 termocentrale qymyri në Ballkanin Perëndimor lëshuan po aq sulfur dioksidi sa 250 termocentrale në Bashkimin Evropian. Deri në vitin 2018, pothuajse gjysma e energjisë së Maqedonisë së Veriut vinte nga qymyri dhe vendi varej kryesisht nga lëndët e djegshme fosile. Në atë periudhë kishte dy termocentrale që punonin me linjit – REK Oslomej-i në Kičevo, REK Bitola – dhe Shkupi u shpall qyteti më i ndotur në Europë.

“Ky termocentral është shembull dekarbonizimi dhe kalimi te burimet e ripërtërishme të energjisë në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon. Ky është termocentrali i parë, i ngritur mbi rrënojat e mëparshme të një miniere qymyri në Ballkanin Perëndimor.”

Sidoqoftë, Maqedonia e Veriut ishte e gatshme t’i diversifikonte burimet e saj të energjisë dhe ta pastronte ajrin e saj dhe, tanimë, kjo ambicie po kthehet në realitet. Centrali i parë diellor në shkallë të gjerë në vend, Oslomej 1, u financua me mbështetjen e Bashkimit Evropian, donatorëve dypalësh të Western Balkans Investment Framework (WBIF) dhe European Bank for Reconstruction and Development (EBRD) dhe tashmë është i lidhur me rrjetin dhe po prodhon energji elektrike të pastër.

Godina 10 MW-ëshe u ndërtua në minierën e mëparshme të linjitit, Oslomej. EBRD-ja ofroi një hua prej 5.9 milionë eurosh dhe projekti 8.7 milionë euro përfshin një grant prej 1.6 milionë eurosh nga Western Balkans Investment Framework. “Ky termocentral është shembull dekarbonizimi dhe kalimi te burimet e ripërtërishme të energjisë në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon. Ky është termocentrali i parë, i ngritur mbi rrënojat e mëparshme të një miniere qymyri në Ballkanin Perëndimor,” thotë Aleksandar Stefanovski, inxhinier për teknologjitë e reja në Power Plants North Macedonia.

“Energjia e gjelbër e ka të ardhmen përpara. Ne shohim anën pozitive sepse duhet të sigurojë punësim të përhershëm e të sigurt për punonjësit, duke qenë se ato godina kanë jetëgjatësi nga 25 deri në 35 vite. Është një ambient shumë i rehatshëm për një person që dëshiron të shijojë sigurinë e punës derisa të arrijë moshën e pensionit.“

Lidhur me projektin

Në shkurt të vitit 2022, Komisioni Evropian shpalosi një pako investimi prej 3.2 miliardë eurosh për të mbështetur 21 projekte transporti, digjitale, klime dhe të lidhshmërisë së energjisë në Ballkanin Perëndimor. Kjo është pakoja e parë madhore e projekteve në kuadër të Planit ambicioz Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor të BE-së, të cilin Komisioni e miratoi në tetor të vitit 2020 dhe projektet janë dizenjuar për të sjellë përfitime të prekshme për të gjashtë partnerët në rajon. Centrali diellor Oslomej 1 është një ndër 21 projektet më të rëndësishme (21 flagship projects), të përzgjedhur për financimin nga BE-ja nëpërmjet WBIF-së në vitin 2022. Projekti është emëruar “Flagship 4 – Renewable energy” në Economic and Investment Plan for the Western Balkans 2021-2027, të BE-së.

Projekti planifikon të ndërtojë një central të dytë fotovoltaik, Oslomej 2-shin, si vazhdimësi e të parit. Ai do të ketë një kapacitet prej 10 megavatësh. Së bashku, dy centralet do të prodhojnë energji të mjaftueshme për 5,000 banesa në Kičevo dhe në rajon.  “Energjia e gjelbër e ka të ardhmen përpara. Ne shohim anën pozitive sepse duhet të sigurojë punësim të përhershëm e të sigurt për punonjësit, duke qenë se ato godina kanë jetëgjatësi nga 25 deri në 35 vite. Është një ambient shumë i rehatshëm për një person që dëshiron të shijojë sigurinë e punës derisa të arrijë moshën e pensionit,“ thotë Čedornir Arsovski, kreu i zhvillimit dhe investimeve në kompaninë Oslomej Energy and Mining.

Për centralet diellore në Maqedoninë e Veriut planifikohen investime të tjera. WBIF-ja tashmë e ka miratuar financimin e zgjerimit të centralit në Oslomej 2 dhe ndërtimin e një centrali të ri në Bitolë me një kapacitet total të kombinuar prej 30 MW-sh. BE-ja po e mbështet këtë investim me një grant investimi prej 5.1 milionë eurosh.

600,000 KM për përmirësimin e shëndetit dhe sigurisë në punë në sektorin agroushqimor të Bosnjë dhe Hercegovinë-s.

Është bërë një thirrje publike për pjesëmarrjen në programin e çmimeve të ndihmës teknike dhe granteve, si pjesë e mbështetjes së investimeve, me qëllim përmirësimin e shëndetit dhe sigurisë në punë (duke përfshirë edhe masat mbrojtëse ndaj COVID-19) në sektorin agroushqimor të Bosnje dhe Hercegovinës, si pjesë e projektitEU4BusinessRecovery, që bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe Republika Federale e Gjermanisë.
 

Duke publikuar këtë thirrje publike me vlerë 600,000 KM, Bashkimi Evropian do t’u japë mundësinë kompanive të marrin pjesë në një program që përfshin trajnim dhe ndihmë teknike e financiare në lidhje me shëndetin e sigurinë në punë. Pas pjesëmarrjes në trajnim dhe mbështetjes së ofruar nga projekti, kompanitë do të kualifikohen për mbështetje financiare në formën e investimeve që arrijnë vlerat ndërmjet  10,000 dhe 30,000 KM, që do të përdoren për të vënë në zbatim masat e rekomanduara të shëndetit dhe sigurisë në punë (duke përfshirë këtu edhe masat mbrojtëse ndaj COVID-19).

 

Kompanitë e përzgjedhura do të marrin pjesë në trajnime falas për aspektin ligjor dhe rëndësinë e zbatimit të masave të shëndetit dhe sigurisë në punë. Për më tepër, kompanive do t’u ofrohet gjithashtu ndihmë teknike, në mënyrë që të vlerësojnë gjendjen aktuale të shëndetit dhe sigurisë në punë dhe  verifikojnë kushtet në ambientet e punës dhe t’u ofrohen rekomandimet për përmirësimin e ambientit të punës.

BE-ja cakton 3.5 milion BAM për mbështetjen e prodhimit primar bujqësor

Si pjesë e projektit EU4AGRI, të financuar nga BE-ja, është bërë një thirrje publike për të mbështetur investimet në prodhimin primar bujqësor.Kjo thirrje publike jep në dispozicion 3.5 milion BAM, me një shumë granti për çdo aplikim që varion ndërmjet 15,000 BAM dhe 300,000 BAM.

 

Aplikanti duhet të sigurojë vetë  bashkëfinancim për çdo projekt individual, për një minimum prej 35% të shumës totale të shpenzimeve të pranueshme të investimit të propozuar, përveç sektorit të prodhimit të fruta-perimeve, ku bashkëfinancimi personal duhet të jetë në një minimum prej 30%.

 

Aplikantët e përshtatshëm për grante në këtë masë mbështetëse përfshijnë  sipërmarrësit e pavarur,  kooperativat dhe kompanitë. Afati i fundit për aplikime është në orën 15.00, më 31 janar 2023.

Ruajtja e standardeve si ajka e ajkës

Një kompani bulmeti në Bosnjë dhe Hercegovinë përmirëson procesin e vet të prodhimit me ndihmën e BE-së.

Meggle BH është një nga kompanitë më të suksesshme të prodhimit të produkteve të qumështit në tregun e Bosnjës dhe Hercegovinë. Falë prezantimit të qasjeve inovative për punën e tyre dhe përputhshmërisë me standardet e larta të prodhimit, produktet e qumështit me paketim të bardhë me një tërfil blu janë tani të njohura për cilësinë në të gjithë Bosnjën dhe Hercegovinën. Grupi Meggle ka një traditë të gjatë prodhimi bulmeti, pasi është themeluar në 1887 nga Josef Anton Meggle nga Bavaria.

“Duke pasur parasysh kërkesat e tregjeve vendase dhe të huaja na duhej ta modernizonim fabrikën dhe ta rrisnim kapacitetin për prodhimin e djathit të freskët dhe kajmakut, dhe këtë e kryem duke instaluar pajisjet më moderne, për një pjesë prej të cilave u ndihmuam nga projekti EU4AGRI.”

Meggle-i hyri në tregun boshnjak në fillim të viteve nëntëdhjetë. Fillimisht, produktet Meggle importoheshin dhe shpërndaheshin. Shumë shpejt, kompania nisi të bënte plane për të themeluar fabrika prodhimi në vend, dhe në fillim të viteve 2000 blenë një fabrikë bulmeti në Bihac dhe u konsoliduan si një kompani prodhimi bulmeti. Meggle BH Ofron më se 150 produkte në hapësirën e vet të prodhimit; produktet e tyre artizanale, si qumështi, kosi, kefiri, salcë kosi, ajka, kajmaku, kremi i qumështit, si dhe produkte të tjera, zënë vend të veçantë në shumë shtëpi.

Jadranka Penava iu bashkua Meggle-it që në fillim të aktivitetit të tyre në Bosnjë dhe Hercegovinë, në fillim të viteve ‘90, dhe tani është CEO e Meggle BH. Ajo shpjegon se tregu boshnjak i priti ngrohtësisht që në fillim, dhe se kanë pasur suksese të vazhdueshme dhe rritje të qëndrueshme në vend që nga nisja e aktivitetit në Bosnjë dhe Hercegovinë. “Vitin e kaluar mblodhëm 50 milionë litra qumësht nga 2,500 fermerë në gjithë vendin, që i konsiderojmë si një pjesë shumë të rëndësishme të biznesit tonë, sepse nuk mund të kesh sukses si biznes nëse nuk siguron qumësht cilësor vendas,“ thotë Jadranka.

Gjatë 2021-shit, me mbështetjen e projektit EU4AGRI, kompania i përmirësoi proceset e veta të prodhimit duke blerë një makineri moderne për paketimin e djathit dhe kajmakut të freskët. Kapacitetet e makinerisë së vjetër të prodhimit dhe paketimit të djathit dhe kajmakut  ishin 1,800 vasketa në orë, ndërsa makineria e re ka kapacitet 3,200 deri në 4,100 vasketa me peshë të ndryshme, brenda së njëjtës periudhë kohore. Makineria e re lejon dhe paketimin e prodhimit në vasketa me forma të ndryshme, që gjë që është thelbësore për nxjerrjen e produkteve në treg. “Duke pasur parasysh kërkesat e tregjeve vendase dhe të huaja na duhej ta modernizonim fabrikën dhe ta rrisnim kapacitetin për prodhimin e djathit të freskët dhe kajmakut, dhe këtë e kryem duke instaluar pajisjet më moderne, për një pjesë prej të cilave u ndihmuam nga projekti EU4AGRI.”shpjegon Jadranka.

„Si kompani që udhëheq në tregun e Bosnjës dhe Hercegovinës, Meggle-i  pritet të përmbushë nevojat e tregut, dhe të përmirësojë dhe zhvillojë proceset e prodhimit, si dhe të hedhë në treg produkte të reja dhe novatore. Ky investim na ndihmon shumë për këto synime.“

Lidhur me projektin

Projekti EU4AGRI është një iniciativë katër-vjeçare (2020 – 2024) që synon të modernizojë sektorin agro-ushqimor në Bosnjë dhe Hercegovinë, duke krijuar vende pune të reja, ndërkohë që ruhen vendet ekzistuese të punës dhe ndihmohet ripërtëritja nga kriza e KOVID-19-ës. Vlera totale e projektit është 20.25 milionë Euro, të financuara kryesisht nga Bashkimi Evropian, por zbatohet dhe bashkëfinancohet në bashkëpunim me Agjencinë Çeke të Zhvillimit dhe Programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Projekti EU4AGRI ka mbështetur deri tani fermerë dhe ndërmarrje në Bosnjë dhe Hercegovinë me 45 investime me vlerë gati 5.5 milionë Euro, nga të cilat, 3.2 milionë Euro u financuan nga Bashkimi Evropian.

Blerja e një makine të re ndihmon dhe për rritjen e cilësisë së produkteve dhe sigurisë së procesit të prodhimit, dhe me automatizimin e disa hapave, zvogëlohet dhe mundësia e gabimeve njerëzore. „Si kompani që udhëheq në tregun e Bosnjës dhe Hercegovinës, Meggle-i  pritet të përmbushë nevojat e tregut, dhe të përmirësojë dhe zhvillojë proceset e prodhimit, si dhe të hedhë në treg produkte të reja dhe novatore. Ky investim na ndihmon shumë për këto synime.“ shton Jadranka

Mbështetja e projektit EU4AGRI nëpërmjet futjes së teknologjive të reja do të kontribuojë me siguri për zhvillimin dhe pozicionimin e mëtejshëm të kësaj kompanie në tregun vendas dhe të huaj, dhe sidomos për arritjen e standardeve me cilësi të lartë për produktet e shënuara më tërfilin blu.

Vlera e investimit të mbështetur nëpërmjet projektit EU4AGRI  është rreth 730,000 BAM (gati 375,000 Euro) nga të cilat 300,000 BAM të bashkëfinancuara nga Bashkimi Evropian (gati 155,000 Euro).

Presidentja von der Leyen në Ballkanin Perëndimor për të diskutuar mbështetjen e EU-së për trajtimin e krizës energjetike

Shantazhi energjetik i Rusisë dhe manipulimi i tregjeve nuk po e kursen as Ballkanin Perëndimor. EU-ja është e vendosur të mbështesë partnerët tanë për t’u përballur me çmimet e larta të energjisë dhe për të përmirësuar sigurinë e tyre energjetike në planin afatgjatë. Ky është konteksti i vizitës së Presidentes von der Leyen në Ballkanin Perëndimor gjatë kësaj jave. Fillimisht, Presidentja vizitoi Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku  zhvilloi takime me Presidentin Stavo Pendarovski dhe Kryeministrin Dimitar Kovačevski. Mëngjesin e së enjtes, Presidentja von der Leyen  udhëtoi drejt Prishtinës, në Kosovë, ku u takua me Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu dhe Kryeministrin Albin Kurti. Pasdite, Presidentja udhëtoi drejt Tiranës, në Shqipëri, ku u takua me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama.

 

Mëngjesin e së premtes, ajo do të udhëtojë drejt Sarajevës, në Bosnjë-Hercegovinë. Atje, ajo do të takohet me anëtarët e sapozgjedhur të Presidencës së vendit, si dhe me anëtarët e zgjedhur të Asamblesë Parlamentare dhe me përfaqësuesit e përzgjedhur të shoqërisë. Pasdite, Presidentja von der Leyen do të udhëtojë drejt Beogradit, në Serbi, ku do të takohet me Presidentin Aleksandar Vučić dhe Kryeministren Ana Brnabić. Ajo do të vizitojë edhe Interkonjeksionin e Gazit Serbi-Bullgari në fshatin Jelašnica, së bashku me Presidentin Vučić. Së fundi, të shtunën, Presidentja do të jetë në Podgoricë, në Mal të Zi, ku do të takohet me Presidentin Milo Đukanović dhe Kryeministrin Dritan Abazović. Ajo do të vizitojë projektin ‘‘Trans-Balkan Electricity Corridor: Grid Section ne Mal te Zi.

Enlargement Package 2022: Komisioni European vlerëson reformat në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi, dhe rekomandon statusin e vendit kandidat për Bosnjë-Hercegovinën

Më 12 tetor 2022, European Commission miratoi Enlargement Package 2022, që ofron një vlerësim të detajuar të situatës dhe të progresit të shënuar nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia në rrugët e tyre përkatëse drejt European Union, me fokus të veçantë te zbatimi i reformave themelore, si dhe udhëzime të qarta për prioritetet e reformës në të ardhmen.

 

Çdo vit, Komisioni miraton “Enlargement Package”, e cila është një grup dokumentesh që shpjegojnë politikën e tij për zgjerim në EU. Baza e kësaj pakete është një Komunikatë për zgjerimin, e cila vlerëson zhvillimet gjatë vitit të fundit. Ajo shqyrton progresin e shënuar nga vendet kandidate dhe vendet kandidate potenciale, sfidat e hasura dhe reformat që duhen adresuar, dhe paraqet propozime për rrugën përpara. Krahas Komunikatës kryesore, paketa përfshin Raporte në të cilat shërbimet e Komisionit paraqesin vlerësimin e tyre vjetor të detajuar për situatën lidhur me progresin e reformës në secilin vend kandidat dhe vend kandidat potencial gjatë vitit të fundit. Këto vlerësime shoqërohen me rekomandime dhe udhëzime për prioritetet e reformës.