Autor: WeBalkans
Evropa Krijuese lançoi thirrjen për vitin 2022 për projektet evropiane të bashkëpunimit
Komisioni Evropian lançoi në shkurt një thirrje për propozime në kuadër të fushës së kulturës të programit ‘Evropa Krijuese’ për të mbështetur projekte të bashkëpunimit evropian. Me këtë thirrje, Komisioni Evropian mbështet profesionistë të sektorit kulturor dhe krijues në një spektër të gjerë aktivitetesh dhe nismash.
Veprimi integron çështjet ndërsektoriale të gjithpërfshirjes, mbrojtjes së mjedisit dhe barazisë gjinore si dhe prioritetet tematike të rëndësishme për nismën ‘New European Bauhaus’.
Me një buxhet prej €68 milionësh, veprimi do te nxisë bashkëpunimin ndërmjet organizatave të sektorëve krijues. Thirrja ka si objektiv forcimin e krijimit ndërkombëtar, lejimin e qarkullimit te veprave dhe artistëve evropianë, dhe kultivimin e talenteve. Në këtë mënyrë ai mbështet risitë, përparimin, gjenerimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike.
Ngritja e kapaciteteve apo aktivitetet trajnuese në sektorët e trashëgimisë kulturore, muzikës, librave dhe botimeve, arkitekturës, modës dhe dizajnit si dhe turizmit kulturor janë prioritetet e këtij raundi veprimesh. Projektet mund të fokusohen gjithashtu në zhvillimin e audiencës, përfshirjen sociale, qëndrueshmërinë, digjitalizimin ose zhvillimin e lidhjeve ndërkombëtare për profesionistët e kulturës.
Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor dhe BE festojnë suksesin e projekteve në Shqipëri
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) do të shpallë çmimin “Gratë Sipërmarrëse të Vitit në Ballkanin Perëndimor”
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka shpallur nismën e re për ndarjen e çmimeve “Gratë Sipërmarrëse të vitit në Ballkanin Perëndimor”, me qëllimin për të vlerësuar gratë të cilat kanë nisur dhe zhvilluar biznesin e tyre, si dhe kanë kontribuar në hapjen e pozicioneve të reja të punës për femrat dhe meshkujt në rajonin tonë.
Ky konkurs përfshin 6 kategori te biznesit: Gratë Sipërmarrëse në Fushën e Mjedisit, Gratë Sipërmarrëse në Fushën e Kreativitetit, Gratë Sipërmarrëse në Fushën e Mikpritjes dhe Turizmit, Gratë Sipërmarrëse në Komunitetin Rom, Gratë Sipërmarrëse në Start-up-e dhe Gratë e Reja Sipërmarrëse. Aplikimet do të jenë të hapura deri më 4 Mars.
Fitueset e përzgjedhura nga juria do të shpallen në Konferencën Rajonale për Gratë Sipërmarrëse të Vitit në Ballkanin Perëndimor më 11 mars në qytetin e Tiranës. Gjithashtu, fitueset do të kenë mundësinë të prezantojnë dhe të reklamojnë biznesin e tyre në këtë event.
Gjashtë fitueseve të çmimeve “Gratë Sipërmarrëse të vitit në Ballkanin Perëndimor” (2021), do t’u ofrohet shërbim mentorimi deri në 20 ditë gjatë një periudhe 5 mujore, do të anëtarësohen dhe do të kenë statusin e kontribuesit në Qendrën Rajonale të Grave Sipërmarrëse; do të promovohen nëpërmjet kanaleve të komunikimit të RCC-së; do të ftohen në evenimente të ndryshme të organizuara nga RCC-ja për të ndarë historitë e tyre të suksesit.
Kjo nismë është organizuar në kuadrin e Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal 2021-2024 (Common Regional Market Action Plan 2021-2024) dhe Agjendës së Fuqizimit Ekonomik të Grave të RCC-së. (RCC WomenEconomic Empowerment Agenda). Projekti është i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.
Epoka e bujqësisë kibernetike në Serbi
“Si inxhiniere unë besoj se shkenca duhet t’i përgjigjet nevojave të shoqërisë dhe të përmirësojë cilësinë e jetës së njerëzve dhe kam reflektuar gjatë mbi mënyrat se si ta drejtoj kërkimin tonë drejt këtij qëllimi.”
I themeluar në vitin 2015, Instituti BioSense për Kërkim dhe Zhvillim për Teknologjinë e Informacionit si pionierë të transformimit të bujqësisë në Serbi. Profesoresha Bengin është bashkëthemeluesja e Institutit. Ajo shpjegon se kur ishte e vogël kishte dëgjuar shpesh të thuhej se toka në Vojvodinë, rajonin verior të Serbisë, është aq pjellore sa mund të ushqejë të gjithë Evropën. Por ajo pa se ky nuk ishte rasti Po ashtu, kur u rrit asaj i dukej absurde të përfshihej në kërkime shkencore komplekse rezultatet e të cilave mbeten në faqet e revistave shkencore ose librave. “Si inxhiniere unë besoj se shkenca duhet t’i përgjigjet nevojave të shoqërisë dhe të përmirësojë cilësinë e jetës së njerëzve dhe kam reflektuar gjatë mbi mënyrat se si ta drejtoj kërkimin tonë drejt këtij qëllimi,” shprehet Profesoresha Bengin. Kjo më çoi drejt idesë së një instituti shkencore si një bazë të dhënash të cilës mund t’i drejtohen fermerët, bizneset dhe politikëbërësit për të zgjidhur problemet në këtë fushë. Profesoresha Bengin shpjegon se u has me sfida administrative, financiare dhe ndërpersonale në rrugën për ta arritur këtë – dhe që ambiciet e saj mund të kenë qenë jetëshkurtra pa financimin e BE-së për shkencën nëpërmjet programit FP7 dhe më pas nëpërmjet Horizon 2020. “Projekt pas projekti, si të ishte tullë pas tulle ne hapëm një shteg që na ka bërë të njohur sot si lideri botëror në transformimin digjital të bujqësisë,” shprehet profesoresha Bengin.“Përpara ANTARES, ne thjesht ëndërronim – ëndërronim të ndërtonim një qendër kërkimore serioze në Serbi, të ngjashme me ato që shihnim jashtë vendit; ëndërronim të mbanim këtu studentët tanë më të mirë e të mos i shihnim të largoheshin nga vendi. Ne kishim një vizion që fermerët të mund të jetonin me dinjitet me punën e tyre. ANTARES na ndihmoi t’i kthenim këto ëndrra në realitet.”
Rreth projektit Me një buxhet prej thuajse €30 milionë, ANTARES projekti më i madh kërkimor i financuar ndonjëherë nga Bashkimi Evropian në Republikën e Shqipërisë. Projekti mbështetet nga pjesëmarrja e Ministrisë Serbe të Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik e cila siguron si mbështetjen institucionale dhe legjislative, por edhe bashkëfinancim prej€14 milionë. ANTARES është bashkëfinancuar nëpërmjet programit Horizon 2020 të Bashkimit Evropian. Profesoresha Bengin është koordinatorja e projektit ‘ANTARES të financuar nga Horizon 2020 i BE-së, i cili mbështet Institutin BioSense teksa evoluon në një qendër evropiane e ekselencës kërkimore e drejtuar nga tregu. “Përpara ANTARES, ne thjesht ëndërronim – ëndërronim të ndërtonim një qendër kërkimore serioze në Serbi, të ngjashme me ato që shihnim jashtë vendit; ëndërronim të mbanim këtu studentët tanë më të mirë e të mos i shihnim të largoheshin nga vendi. Ne kishim një vizion që fermerët të mund të jetonin me dinjitet me punën e tyre. ANTARES na ndihmoi t’i kthenim këto ëndrra në realitet.” Sot BioSense ka një ekip me 140 inxhinierë elektrikë, programues, biokimistë, fizikantë, biologë dhe agronomë. Vendimet për punësimet merret duke u bazuar vetëm në ekselencë dhe gjysma e ekipit janë gra. Profesoresha Bengin shpjegon se gratë janë të domosdoshme në shkencë. “Ato i qasen zgjidhjes së çdo sfide shkencore në mënyrë specifike, që plotëson atë të kolegëve të tyre meshkuj. Si inxhinier elektrike, unë nuk besoj se profesionet janë të ndara për femra dhe për meshkuj”. “Unë vërtet besoj se vajzat duhet të dëgjojnë vetveten, të ndjekin dëshirat dhe interesat e tyre dhe të krijojnë modele të reja sjelljeje, në të cilat nuk do të ndjekin shembujt mashkullorë, por do të krijojnë historitë e tyre autentike të suksesit”.Artefaktet e çmuara tashmë janë ekspozuar në një ndërtesë të çmuar
“Duke qenë se nuk kishim një hapësirë të caktuar na u desh të shfaqnim artefaktet tona arkeologjike dhe etnologjike në muzeun kombëtar në kryeqytet.”
Një muze i ri për trashëgiminë kulturore Qyteti i Gjilanit/Gnjilane dhe zonat përreth janë të pasura me artefakte arkeologjike dhe etnologjike, por deri para pesë vitesh nuk kishte një hapësirë të veçantë ku këto të shfaqeshin. “Duke qenë se nuk kishim një hapësirë të caktuar na u desh të shfaqnim artefaktet tona arkeologjike dhe etnologjike në muzeun kombëtar në kryeqytet,” shprehet GjylshenDoko Berisha, drejtori i muzeve në Gjilan/Gnjilane. Situata ndryshoi në vitin 2016 me hapjen e muzeut arkeologjik dhe më pas u përmirësua më tej me hapjen e muzeut etnologjik, që përfitoi nga mbështetja e BE-së. Djellza Ademi ishte koordinatorja projektit të bashkëpunimit ndërkufitar të financuar nga BE-ja (CBC) që përqendrohet në përmirësimin e vlerave të trashëgimisë natyrore dhe kulturore që mundësuan rinovimin e ndërtesës dhe hapjen e muzeut etnologjik. Ajo shpjegon se bashkia e Gjilanit/ Gnjilane ka një numër të lartë vizitorësh gjatë vitit, veçanërisht ata nga diaspora që vizitojnë qytetin rregullisht një ose dy herë gjatë vitit. “Pavarësisht trashëgimisë së pasur kulturore dhe natyrore, nuk kishim shumë për t’i ofruar vizitorëve,” shprehet Djellza. Me nismën e bashkisë dhe ne bashkëpunim me bashkinë e Kumanovës dhe në anën tjetër të kufirit në Maqedoninë e Veriut u vendos të krijohej një destinacion turistik më të mirë. Thirrja e CBC-së për Kosovën-Maqedoninë e Veriut ishte marrëveshje perfekte për këtë lloj nisme duke qenë se të dyja nismave i mungonte financimi dhe ekspertiza.“Bashkia e Gjilanit ka përfituar nga një sërë projektesh të financuara nga BE-ja në vitet e fundit dhe do të kishte qenë shumë e vështirë të zbatoje këto aktivitete pa mbështetjen e BE-së.”
Rreth projektit Qëllimi i projektit të bashkëpunimit ndërkufitar të financuar nga BE-ja është “Përmirësimi i vlerave të trashëgimisë natyrore dhe kulturore” ishte të sillte investime dhe të promovonte zonën ndërkufitare si destinacion turistik dhe të theksonte vlerat e trashëgimisë kulturore dhe natyrore nëpërmjet ruajtjes dhe ristauruar një ndërtesë të vjetër dhe për të krijuar evente kulturore tradicionale në zonën ndërkufitare. Rezultatet e projektit përfshijnë ruajtjen dhe restaurimin e vendeve të trashëgimisë kulturore, ndërtimin e vendndodhjeve për sportet dhe promovim i shtuar i trashëgimisë kulturore. Vlera totale e projektit ishte €477,000 dhe ai u përfundua në 20 muaj. Me mbështetjen e BE-së, dy bashkitë partnere në projekt arritën të restaurojnë ndërtesën e vjetër dhe ta përshtaste për ta përdorur si Muze Etnografik, për të ndërtuar një amfiteatër dhe për të krijuar një hapësirë për të luajtur futboll, basketboll dhe tenis në Kumanovë. Përveç përmirësimit të infrastrukturës, partnerët e projektit lançuan një platformë online me informacion të lidhur me turizimin dhe kulturën në zonën ndërkufitare. Gjithashtu, ata organizuan festivale popullore dhe evente ndërlidhëse me operatorë të turizmit dhe ofrues të shërbimeve dhe aktivitete të tjera për të promovuar rajonin ndërkufitar si destinacion turistik. “Bashkia e Gjilanit ka përfituar nga një sërë projektesh të financuara nga BE-ja në vitet e fundit dhe do të kishte qenë shumë e vështirë të zbatoje këto aktivitete pa mbështetjen e BE-së,” – shprehet Djellza Ademi.Ekspozita “Lidhjet” në Shtëpinë e Evropës në Kosovë
Në prani të artdashësve të shumtë, Shtëpia e Evropës në Mitrovicën e Veriut në Kosovë ka hapur ekspozitën “Lidhjet” nga Katarina Nedeljković. Ekspozita, e para e Katarinës, kishte punime të saj artistike në skulpturë, pikturë dhe grafikë.
Sipas Katarinës, tema “Lidhjet” i erdhi në mënyrë spontane. “Është shumë e rëndësishme të dimë se çfarë marrëdhënieje duam të kemi me natyrën, Zotin, veten, familjen, miqtë dhe të tjerë. Unë i krijova punimet e mia abstrakte mbi këto baza, duke u përpjekur të shfaq lidhjet më të rëndësishme për mua” shprehet ajo.
Ekspozitën “Lidhjet” mund ta vizitoni në Shtëpinë e Evropës në Mitrovicën e Veriut çdo ditë pune, nga ora 9.00 deri më 18.00.
Granti prej 500,000 Eurosh i BEI-t do të mundësojë lëvizshmëri urbane të qëndrueshme në Nish, Serbi
Banka Evropiane e Investimeve (BEI) – krahu financues i BE-së – ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me qytetin e Nishit në Serbi për të financuar përgatitjen e një plani për lëvizshmëri urbane të qëndrueshme duke i mundësuar qytetit të marrë vendime të informuara lidhur me investimet në sistemin e tij të transportit. Duke marrë parasysh modelet ekzistuese të udhëtimit, tendencat e zhvillimit dhe objektivat e planifikimit strategjik të bashkisë, plani i lëvizshmërisë urbane të qëndrueshme do të garantojë optimizimin e investimeve për të ofruar lëvizshmëri efikase, të sigurt, të leverdishme dhe më pak të varur nga karboni. Ndihma teknike do t’i mundësojë qytetit të Nishit të shqyrtojë mundësitë e krijuara nga eliminimi i ardhshëm i trafikut rrugor të shkaktuar nga transporti i mallrave në korridorin hekurudhor ndërurban që përshkon qytetin.
Plani për lëvizshmërinë urbane të qëndrueshme dhe investimet që do të gjenerojë do të ndihmojnë rritjen e Nishit, mbështetur nga një sistem transporti me cilësi të lartë dhe të mirintegruar dhe do të rrisin fuqinë tërheqëse të qytetit si vend banimi dhe investimi. Ndihma teknike do të ofrohet nga Ekipi i Evropës dhe Nisma e përbashkët e Financimit të Projekteve Urbane midis BEI-t dhe AFD-së, e ndërmarrë për të mbështetur projektet urbane ambicioze.









