T’i kthejmë malet e sharrit në një nga destinacionet e preferuara për turizmin rural
31 Janar 2022
Kombinimi i natyrës, sportit dhe kulturës – si një rajon në Kosovë po përqafon potencialin e tij turistik falë një projekti të financuar nga BE-ja.
Prizreni është një qytet historik magjepsës si dhe destinacioni i preferuar i shumë turistëve vendorë dhe ndërkombëtarë. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Prizreni ka më shumë vizitorë se çdo bashki tjetër në Kosovë. Sidoqoftë, kjo dyndje e vizitorëve nuk përkthehet në numër të lartë akomodimesh Katër vite më parë, autoritetet bashkiake identifikuan këtë kontradiktë dhe zhvilluan një anketë për vizitorët për të kuptuar rrënjën e problemit. Anketa sqaroi arsyet: Prizreni është një qytet i vogël dhe një nga monumentet më të rëndësishme kulturore që mund të vizitohet në një ose dy ditë. Si rrjedhojë, pjesa më e madhe e turistëve nuk qëndrojnë më gjatë se aq.
Prizreni shtrihet në afërsi të Maleve të Sharrit. Përveç trashëgimisë kulturore, qyteti dhe rrethinat e tij ofrojnë edhe një mjedis të bukur natyror të gatshëm për t’u përdorur për ecje në mal dhe veprimtari të tjera në natyrë: një stimul që turistët të qëndrojnë më gjatë. Por deri tre vjet më parë, kishte shumë pak ose aspak infrastrukturë që vizitorët të shijonin malet. Shoqata e Alpinizmit Sharri, një OJQ nga Prizreni vendosi të marrë masa në këtë drejtim. Së bashku me kolegët nga një OJQ tjetër, Shoqata Alpine Merimangat nga Peja – ata filluan të punojnë për piketimin e rrugëve të reja për ecje në mal dhe zhvillimin e një fushate promovuese për të reklamuar rajonin si një destinacion për aventura në natyrë.



