Autor: WeBalkans
‘Udhë’ gjen një mënyrë për të ofruar udhëtime të përbashkëta me makinë në Kosovë
Kur ishte student në Prishtinë, Eroll Gorçit i duhej të udhëtonte disa herë në javë nga qyteti i tij i lindjes, Peja, që ndodhet rreth 80 km larg. Taksitë ishin shumë të shtrenjta, ndërsa autobusët nuk ishin edhe aq të shpeshtë. Për këtë arsye, si shumë persona të tjerë që duhet të bëjnë rrugë të gjatë për në punë, ai kërkoi zgjidhje alternative, duke parë nëse ndonjë nga miqtë apo të afërmit e tij do të udhëtonin për në kryeqytet, që të mund të shkonte bashkë me ta.
Erolli ishte student teknologjie e shkencash kompjuterike. Teksa zhvillonte aftësitë e tij prej IT-je, ai kuptoi se mbushja e zbrazëtisë në transportin inter-urban me një platformë për transport të përbashkët me makinë mund të ishte me interes si biznes. Dhe kështu filloi “Udhë”, aplikacioni i parë për transport të përbashkët me makinënë pjesën jugore të Ballkanit që lidh shoferët me pasagjerët.
“Para se të krijonim aplikacionin, donim ta testonim metodën nëpërmjet mediave sociale dhe kjo pati sukses.”
Erolli dhe miqtë e tij e diskutuan fillimisht këtë ide disa vite më parë, ku ranë dakord që të krijonin një faqe në media sociale, ku të interesuarit të mund të komunikonin dhe të planifikonin për të ndarë udhëtimin. “Para se të krijonim aplikacionin, donim ta testonim metodën nëpërmjet mediave sociale dhe kjo pati sukses,”- thotë Erolli.
Brenda një periudhe shumë të shkurtër, grupi i transportit të përbashkët në Facebook grumbulloi rreth 10,000 anëtarë. Kjo vërtetoi se njerëzit kishin interes, kështu që ekipi u bind për mundësinë e zhvillimit të një shërbimi profesional. Ata filluan të krijojnë aplikacionin për shoferët dhe pasagjerët në fillim të vitit 2020. Meqenëse kishin shumë pak përvojë në këtë lloj sipërmarrjeje, ata aplikuan për projektin VentureUP të financuar nga BE-ja për ndihmë teknike të përqendruar te krijimi i prototipave. Erolli dhe ekipi i tij nxorën përfitime nga webinar-et, instrumentet e marketingut, modelimet e biznesit dhe financimet, të cilat ndihmuan shumë për krijimin e njohurive të tyre në këtë fushë. Për më tepër, ata u fokusuan te grumbullimi sistematik i të të dhënave, gjë që u dha një pikënisje të mirë dhe siguri te modeli i tyre i biznesit dhe për krijimin e aplikacionit.
“Mbështetja e dhënë nga Bashkimi Evropian ishte thelbësore për zhvillimin dhe realizimin e idesë sonë.”
Mbi projektin
VentureUP, Projekti Inkubator i Sipërmarrjes i Universitetit të Prishtinës në Kosovë, mbështetur nga Bashkimi Evropian, u jep mundësinë studentëve dhe startup-eve të ndërtojnë biznese punëdhënëse dhe të rrisin shanset për punësim të suksesshëm në Kosovë. Gjatë programit të parë inkubator në vitin 2019, përfunduan programin shtatë startup-e, me një total prej 23 anëtarësh ekipi. Ndër to, katër startup-e u regjistruan si biznese ligjore që gjenerojnë të ardhura, duke punësuar gjithsej 15 persona. Në vitin 2020 pati rreth 12 startup-e me 31 anëtarë ekipi që përfunduan programin e dytë inkubator. Si rezultat, janë regjistruar pesë biznese ligjore, duke gjeneruar kështu të ardhura dhe duke punësuar një total prej 18 personash.
Aplikacioni u hodh në treg me anë të Google Play dhe Apple Store që në janar të vitit 2021. Komuniteti online tashmë ka mbi 30,000 ndjekës në mediat sociale dhe rreth 15,000 përdorues të aplikacionit për celular. Çdo ditë, ata zgjidhin probleme transporti për qindra pasagjerë. Ekipi prej katër personash tanimë kërkon të shtojë fitimet dhe të sigurojë ndihmën e një investitori engjëll për zgjerimin e biznesit. Ata po planifikojnë të nisin shërbimin në Shqipëri dhe në tregjet e Ballkanit, ku platforma më e madhe e transportit të përbashkët nga BE-ja ka dështuar.
Erolli shpjegon se në sistemin arsimor të Kosovës mungon mësimi për sipërmarrjen, mënyrat e shndërrimit të një ideje në produkt, si dhe për monetarizimin e ideve. Për të, projektet inkubatore janë shumë të rëndësishme për të hedhur hapat e parë të biznesit dhe të sipërmarrjes. “Mbështetja e dhënë nga Bashkimi Evropian ishte thelbësore për zhvillimin dhe realizimin e idesë sonë,”- thotë ai.
Përfaqësuesi i Lartë / Zëvendëspresidenti Josep Borrell në Ballkanin Perëndimor
Ekspozita që promovon EU Green Deal hapet në Shkup
Ne vijim të dy ekspozitave të frymëzuara nga pandemia, për temat e kthimit të mërzisë në kreativitet dhe artin si një mënyrë për t’u larguar nga realiteti, Rezidenca e Ambasadorit të BE-së në Maqedoninë e Veriut është do të mirëpresë sërish një shfaqje tjetër artistike.
Ekspozita, e hapur më 10 mars nga Ambasadori i BE-së, David Geer, dhe Zonja e Parë, Elizabeta Gjorgjievska, është pjesë e fushatës së Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut për të promovuar objektivat – dhe mundësitë – e European Green Deal. Green Deal lidhet me jetesën, prodhimin dhe përmbushjen e nevojave tona me kosto minimale për planetin dhe burimet e tij. Bëhet fjalë për trajtimin e pasojave të ndryshimeve klimatike, ruajtjen e biodiversitetit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Veprat e artit janë nga Ozbek Ayvaz, Maja Kirovska, Zoran Todovikj, Nenad Tonkin, Vana Uroshevikj, dhe Velimir Zhernovski, dhe janë përzgjedhur nga Galeria Skopje Acanthus. Ato përfshijnë reflektime mbi riciklimin – jo vetëm si një mënyrë për të mbrojtur burimet natyrore, por edhe për të stimuluar kreativitetin, dhe për ndërgjegjësuar rreth varësisë tonë nga natyra, dhe fuqinë shëruese të natyrës. Ekspozita do të jetë e hapur per publikun deri me 20 maj. Vizitorët mund të rezervojnë një orar dhe bileta falas nëpërmjet faqes në Facebook (EU za Kultura Facebook page).
EIB konfirmon përsëri angazhimin për tranzicionin e gjelbër në Maqedoninë e Veriut
Gjatë një vizite në Maqedoninë e Veriut, zëvendës presidenti i European Investment Bank (EIB) konfirmoi përsëri angazhimin e bankës së BE-së për tranzicionin e gjelbër. Nënkryetarja Lilyana Pavlova përshkroi mbështetjen për dekarbonizimin nga EIB-ja – krahu huadhënës i BE-së – përmes projekteve kyçe të përshkruara në Planin Ekonomik dhe të Investimeve.
Takimet bilaterale me Kryeministrin Dimitar Kovačevski dhe me ministrat e tjerë përfshirë Ministrin e Financave Fatmir Besimi, me Kryetarin e Bashkisë të Shkupit dhe Kryetarin e Delegacionit të Maqedonisë së Veriut, ndihmuan në identifikimin e mundësive të reja për zgjerimin e bashkëpunimit në kuadër të degës së re Globale të EIB-së. Filiali Global synon të rrisë mbështetjen për vendet jashtë Bashkimit Evropian.
Zëvendës presidentja Pavlova theksoi mbështetjen për zhvillimin e infrastrukturës moderne hekurudhore, rrjetit të energjisë dhe infrastrukturës së sistemit te ujit për të ndihmuar vendin të përshtatet me ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit. Banka gjithashtu synon të zhvillojë instrumente të reja të garancisë dhe të ndarjes së rrezikut për sektorin privat në bashkëpunim me Komisionin Evropian.
Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, EIB ka dhuruar 156 milionë euro për Maqedoninë e Veriut për të mundësuar rimëkëmbjen sa më të shpejtë të bizneseve të vogla dhe të mesme dhe për të lehtësuar ndërtimin e një rrjeti të ri të domosdoshëm të gazit për furnizimin e qëndrueshëm dhe të sigurt me energji. Në të ardhmen, banka do të ndihmojë edhe partnerët e saj në Maqedoninë e Veriut për të rritur kapacitetet për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve, gjë që do të ndihmojë në realizimin e investimeve me ndikim të madh për të mirën e vendit dhe popullit të tij.
Progresi në projektin më të madh mjedisor të Maqedonisë së Veriut
Një hap kyç në zbatimin e projektit 136 milionë eurosh të financuar nga BE-ja u bë me njoftimin e hapjes së tenderëve për ndërtimin e projektit më të madh mjedisor të Maqedonisë së Veriut – Impianti i trajtimit të ujërave të zeza në Shkup.
Impianti i trajtimit të ujërave të zeza në Shkup është një nga 21 projektet kryesore të përzgjedhura në shkurt për tu financuar nga BE në vitin 2022 përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor. Paketa e investimeve është një hap më tej në zbatimin e Planit Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor 2021-2027 (Economic and Investment Plan for the Western Balkans 2021-2027). Impianti i trajtimit të ujërave të zeza në Shkup është një nga projektet mjedisore të përzgjedhura për financim në kuadër të Flagship 7 – trajtimi i ujërave të zeza në Shkup (Flagship 7 – Waste and Wastewater Management)
BE-ja po e financon këtë projekt me një grant investimi prej 70 milionë euro, duke plotësuar një hua prej 35 milionë euro nga European Bank for Reconstruction and Development, një hua prej 30 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe fonde nga donatorët dypalëshe. Ujërat e zeza në Shkup aktualisht derdhen në lumin Vardar pa u trajtuar, projekti pritet të ketë përfitime të konsiderueshme mjedisore dhe shëndetësore për banorët e Shkupit. Ai gjithashtu do të kontribuojë në përputhjen e ligjeve te Maqedonisë së Veriut me ligjet dhe standardet përkatëse të BE-së për mjedisin dhe ujin.
Modernizimi i Portit Brčko po bën hapa përpara
Punimet e ndërtimit për projektin e Fazës 1 të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor për Rindërtimin dhe Modernizimin e Portit të Lumit Brčko po përparojnë, për të përfunduar platformën e portit. Ky është hapi i parë i projektit i cili filloi në qershor 2021. Punimet do të vazhdojnë me blerjen e një vinçi të ri dhe rindërtimin e rrugës hyrëse nga porti në Bijeljinska cesta si dhe hekurudhës industriale nga porti në stacionin hekurudhor Brčko Novo.
Pajisjet e Portit Brčko janë kryesisht të vjetëruara dhe vinçat kanë më shumë se 50 vjet që janë përdorur. Një vinç i ri me një kapacitet mbajtës deri në 16 tonë (tre herë më i madh se kapaciteti aktual), do të kontribuojë në rritjen e kapacitetit të mbajtjes të mallrave në 150-200 tonë në orë.
Vlera totale e projektit është 10 milionë euro, e financuar nga një grant investimi i Bashkimit Evropian prej më shumë se 3 milionë euro dhe një hua nga European Bank for Reconstruction and Development prej 7 milionë euro.
Projekti i ndertimit për Portin Brčko është identifikuar dhe në Planin Ekonomik dhe Investimeve të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor si “Flagship 1 brenda zonës së investimeve të Transportit të Qëndrueshëm.
Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet nga YEA-të në të gjithë Ballkanin Perëndimor
Për Ditën e Gruas të këtij viti, më 8 Mars, WeBalkans dhe Young European Ambassadors bashkuan forcat për të promovuar fushatën #BreakTheBias (https://www.internationalwomensday.com/). Ata e bënë këtë përmes ‘reels’ dhe përmbajtjeve të tjera të mediave sociale dhe aksioneve në rrugë në të gjithë Ballkanin Perëndimor, si në: Banja Luka, Beograd, Kumanovë, Nish, Novi Sad, Podgoricë, Prishtinë, Sarajevë, Shkup dhe Tiranë.
Aktivitetet synojnë të thyejnë paragjykimet e stereotipeve gjinore. #BreakTheBias ka të bëjë me fuqizimin e grave dhe rritjen e rolit të tyre në shoqëri dhe lirinë për të vendosur se kush janë dhe çfarë duan të bëhen.
Rrjeti WeBalkans Young European Ambassadors (YEA) u lançua në gusht të vitit 2020 nga një program komunikimi rajonal për Ballkanin Perëndimor, i përfaqësuar nga European Commission Directorate-General for Neighbourhood and Enlargement Negotiations (DG NEAR), si një rrjet krijues i të rinjve që do të sjellin ndryshimin në të ardhmen i gjithë Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnje dhe-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia). Këta 120 të rinj vizionarë janë të interesuar të mësojnë për vlerat e BE-së dhe të promovojnë mundësitë që ju ofron BE-ja, por janë gjithashtu të etur për të mbështetur tema të tilla si barazia gjinore, mësimi ndërkulturor, mbrojtja e mjedisit dhe të drejtat e njëriut, dhe për të ndarë iniciativat e përbashkëta rajonale për të rinjtë.
Karvani i Vullnetarëve i Route WB6 bën turne në tetë qytete në Ballkanin Perëndimor
Karvani i Vullnetarëve i Route WB6 është duke ardhur! Ky karvan unik krijues përbëhet nga 40 ambasadorë të rinj evropianë, vullnetarë të Route WB6 dhe gazetarë të rinj nga platforma ‘Hajde’ nga i gjithë Ballkani Perëndimor. Si pjesë e fazës përfundimtare të projektit Route WB6, duke promovuar lëvizshmërinë e të rinjve, vullnetarizmin dhe ndërtimin e paqes në rajon, karvani synon të promovojë shkëmbimet rajonale të vullnetarëve dhe vullnetarizmin e të rinjve në të gjithë rajonin. Karvani i vullnetarëve mbi rrota po viziton tetë qytete të ndryshme në rajon në një javë, ku vullnetarët e rinj angazhohen me partnerë lokalë në aktivitete si aksione për mbrojtjen e mjedisit, restaurime, workshop-e krijuese me fëmijë, takime dhe këshillat rinorë. Aktiviteti po zhvillohet në bashkëpunim me rrjetin e Young European Ambassadors.
Pika e nisjes së këtij udhëtimi ishte Podgorica më 9 mars dhe destinacioni përfundimtar është Tirana më 15 mars. Gjatë rrugës, vullnetarët do të kenë mundësinë të vizitojnë Mostarin, Sarajevën, Kopaonikun, Prishtinën dhe Manastirin, ndërkohë që do të shoqërohen me bashkëmoshatarët e tyre dhe do të kontribuojnë në komunitetet lokale.
Një nga Young European Ambassadors të përfshirë në Karvanin e Vullnetarëve të Route WB6 tha “Si YEA, ne kemi udhëtuar nëpër Ballkanin Perëndimor për studime, çështje mjedisore, socializim, debate, këngë e kërcime në festivale. Jam shumë i emocionuar që këtë herë do i bashkohemi Karvanit të Vullnetarëve të Route WB6. Të gjithë po shkojmë drejt një destinacioni: një rajon që përfaqëson vlerat evropiane. Pra, le të bashkohemi së bashku në këtë karvan, duke ndarë rrugën që çon në pajtim dhe stabilitet si dhe një të ardhme të përbashkët evropiane për rajonin.”
Çmimi Green Skills 2022
The European Training Foundation (ETF) ka nisur një thirrje për shembuj të rëndësisë së aftësive në fuqizimin e tranzicionit të gjelbër. Thirrja, e titulluar “Green transition: education, training and skills” synon të mbledhë histori rreth mënyrës sesi arsimi, trajnimi dhe zhvillimi i aftësive po mbështet zhvendosjen drejt ekonomive dhe shoqërive rrethore të qëndrueshme, të pastra, neutrale ndaj karbonit.
Qëllimi është të ofrojë ide dhe frymëzim për politikëbërësit dhe praktikuesit e arsimit dhe trajnimit që janë fqinj të BE-së dhe më gjerë.
Finalistët e suksesshëm do të marrin çmimin ETF Skills for Green Transition i cili do të prezantohet në 2022 European Vocational Skills Week të organizuar nga Komisioni Evropian. Historitë kryesore do të shfaqen në publikimet dhe komunikimet e ETF-së dhe ETF-ja do të prodhojë filma të shkurtër me historitë më interesante, disa prej të cilave do të shfaqen në 2022 European Vocational Skills Week dhe do të promovohen në kanalet e mediave sociale të ETF.









