Skip to main content

Autor: WeBalkans

Çmimi për kryebashkiakun më miqësor ndaj komunitetit Rom në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi

ERGO Network ka lançuar një thirrje për ‘’Kryebashkiakun më miqësor ndaj komuniteti Rom’’ si pjesë e projektit ‘”The Power of Change for Roma Women in the Western Balkans and Turkey” të zbatuar së bashku nga Roma Active Albania dhe ERGO Network. Thirrja është pjesë e një fushate më të gjerë që synon të rrisë ndërgjegjësimin – dhe të ndryshojë qëndrimet ndaj – gjithëpërfshirjes së Romëve dhe të kontribuojë në kapërcimin e barrierave të shumta.

 

Kryebashkiakët fitues të çmimeve nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia do të marrin pjesë në një ngjarje të veçantë në Bruksel si pjesë e Roma Week midis datave 16 dhe 19 maj, për të takuar një përfaqësues të lartë nga European Commission’s Directorate-General for Neighbourhood and Enlargement (DG NEAR).

 

Konkursi do të jetë i hapur deri më 15 prill dhe në çdo vend do të krijohet një juri e pavarur për të zgjedhur fituesin e konkursit në bazë të kritereve të përcaktuara. Partnerët e projektit të Romani Women Power of Change in the Western Balkans and Turkey do të zhvillojnë sesione informuese lokale për të informuar më tej komunat e interesuara mbi fushatën dhe konkurrencën.

 

Fushata dhe konkursi financohen nga Bashkimi Evropian.

Task-forca për dezinformimin në lidhje me luftën në Ukrainë

Një task-forcë e re do të mbledhë dhe analizojë materiale për të ndihmuar në kuptimin e prirjeve të dezinformimit në lidhje me luftën në Ukrainë. Task-forca do të fokusohet në dezinformimin në vendet e BE-së dhe EEA-së, si dhe në Ballkanin Perëndimor, duke mbledhur dhe renditur materialet përkatëse si kontrolli i fakteve, hetimet, analizat e shpejta dhe kërkimet mbi fushatat e dezinformimit, si dhe iniciativat për edukimin e medias. Task-forca synon gjithashtu të identifikojë grupet e të dhënave të nevojshme për të kuptuar fushatat e dezinformimit.

 

The European Digital Media Observatory (EDMO) ka publikuar tashmë një listë të përditësuar (list) rregullisht në internet me dezinformime në lidhje me luftën. Materiale të tilla mund të informojnë politikëbërësit, përfshirë Komisionin Evropian, për të ndihmuar në kuptimin e fenomenit të dezinformimit dhe për të kontribuar në një proces vendimmarrjeje të bazuar në prova për luftën në Ukrainë.

 

Anëtarët e grupit të punës do të bashkëpunojnë me qendrat kombëtare dhe rajonale të EDMO-së, projektet e mediave online në shkallë të vogël dhe aktorë të tjerë përkatës në të gjithë Evropën.

Gruaja shqiptare që lidh kontrata me një klikim

Me financimin e BE-së, një startup ofron shërbime ligjore digjitale.

Si e ndryshoi pandemia botën tënde? Shumë ekspertë kanë debatuar se njerëzit janë të prirur të gjejnë zgjidhje për problemet kur ata largohen nga rutina e tyre dhe kanë kohë për të punuar dhe për të zhvilluar një ide. Kjo lloj risie është pikërisht çfarë ndodhi me startup-in e krijuar nga Kristina Filip, një grua e re nga Shqipëria. Ideja e saj për të krijuar një shërbim ligjor online lindi gjatë izolimit dhe është zhvilluar që atëherë.

“Arrita të kuptoj se shumë shërbime ligjore mund të ofrohen automatikisht, por ky lloj shërbimi nuk ekzistonte në Shqipëri. Gjatë izolimit, kisha kohë të mendoja dhe erdha me ide sesi ta rregullonim këtë problem.”

Mbështetja efikase për sipërmarrësit vjen përmes automatizimit

Si një avokate e re, që ka studiuar për “Të drejtë biznesi” në Shqipëri dhe jashtë saj, Kristiana ndihej e frustruar duke shpenzuar kohë në shërbime të thjeshta ligjore të cilat e shpërqendronin nga çështje më të rëndësishme.

“Arrita të kuptoj se shumë shërbime ligjore mund të ofrohen automatikisht, por ky lloj shërbimi nuk ekzistonte në Shqipëri. Gjatë izolimit, kisha kohë të mendoja dhe erdha me ide sesi ta rregullonim këtë problem,”shprehet ajo.

Legit, startup-i që Kristiana themeloi, është një platformë digjitale që synon të ofrojë shërbime ligjore me cilësi të lartë, të shpejta dhe lehtësisht të aksesueshme për sipërmarrësit shqiptarë. Platforma bën të mundur hartimin e dokumenteve ligjore si kontratë pune, autorizim ose kontratë qiraje. Përdoruesit duhet t’ju përgjigjen një pyetësori të shkurtër dhe më pas dokumenti i tyre i personalizuar është gati në vetëm pak minuta. Veçori tjetër kyçe e platformës është kontakti me profesionistët e duhur.

Shërbimet digjitale të  “Legit” janë unike në Shqipëri, dhe besoj se dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor,” shprehet Kristiana me krenari për qasjen e saj që është e bazuar në modelet e tregut perëndimor. Që nga fillimi, ajo gjithashtu ka synuar dhe tregun kosovar, ku janë ligjet e ngjashme dhe kanë gjuhën shqipe si gjuhë parësore.Platforma e Kristianës ka gjithashtu, një seksion dedikuar sipërmarrësve dhe themeluesve të rinj për ti informuar rreth mundësive të inkubacionit, përshpejtimit dhe financimit, si dhe udhëzime ligjore që ofrohen në postimet e saj në blog.

“Mbështetja e BE-së është e mirëpritur duke qenë se plotëson një boshllëk të lënë nga institucionet, të cilët ende nuk kanë krijuar një fond të posaçëm për startup-et.“

Rreth projektit

BE për Innovation kërkon të përmirësojë ekosistemin inovativ dhe të nxisë krijimin e startup-eve në Shqipëri nëpërmjet zhvillimit të kapacitetit për inovacion mes aktorëve të ekosistemit të inovacionit, duke krijuar lidhje brenda ekosistemit të inovacionit shqiptar dhe duke financuar për startup-e dhe ofruesit e mbështetjes së inovacionit.

Startup-e si Legit kanë përfituar nga Challenge Fund, një mjet financiar konkurrues përdoret si një mjet për të adresuar çështjen e aksesit për të financuar për kompanitë inovative në fazat e para të zhvillimit, gjithashtu dhe për organizatat e angazhuara në shërbime për startup-e inovative dhe promovimin e sistemit inovativ shqiptar.

Ndiq atë që beson

Lindur si një ide gjatë izolimit, Legit ka përparuar tashmë duke u bërë operacionale.  Procesi i krijimit të biznesit nuk ishte i thjeshtë dhe Kristiana ka publikuar të gjitha sfidat në një libër elektronik, për të përcaktuar të gjithë elementët ligjorë të kërkuar. Një grant nëpërmjet BE-së, për Innovation initiative në 2021, ofroi zhvillimin e kapaciteteve dhe ekspertizë teknike për të zhvilluar dhe promovuar platformën në mars 2022.

“Mbështetja e BE-së është e mirëpritur duke qenë se plotëson një boshllëk të lënë nga institucionet, të cilët ende nuk kanë krijuar një fond të posaçëm për startup-et,” shpjegon Kristiana.

Ajo sheh nevojën për një punë të vazhdueshme për të përmirësuar në mënyrë sa më efektive nevojat ligjore të paplotësuara, që të nxënit dhe idetë e saj për të përmirësuar platformën Legit të mos mbeten me kaq. Startup-i synon të rritet së bashku me ekspertët, të cilët do të zhvillojnë më tej produktet e tij. Kristiana shprehet se ajo është e gatshme të ftojë gra për t’ju bashkuar udhëtimit të saj të startup-it, pavarësisht se ajo pranon që u zhvillua si një avokate dhe sipërmarrëse duke mësuar nga meshkujt.

Këshilla e Kristianës për gratë e reja që duan të angazhohen në biznes ose të zhvillojnë më tej karrierat e tyre është: Ndiq atë që beson! #NoRegrets.”

Komisioneri Várhelyi merr pjesë në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor

Ditën e djeshme, The European Bank for Reconstruction and Development (EBRD) priti Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi dhe krerët e qeverive të Shqipërisë (Albania), Bosnje dhe Herzegovinës(Bosnia and Herzegovina), Kosovës(Kosovo), Malit të Zi(Montenegro), (Maqedonisë së Veriut) North Macedonia dhe Serbisë (Serbia) në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor (Western Balkans Investment Summit 2022).

 

Ngjarja u zhvillua nga Presidentja e EBRD-së Odile Renaud Basso (EBRD President Odile Renaud Basso), e cila (stressed in her speech) në fjalën e saj theksoi se bashkëpunimi rajonal është jetik për prespektivën ekonomike dhe stabilitetin ekonomik të Ballkanit Perëndimor.

 

Në adresën e tij, përfaqësuesi Evropian për fqinjësi dhe zgjerim Olivér Várhelyi përshkroi planet e (European Union) Bashkimit Evropian për mbështetjen në rritjen ekonomike rajonale me 30 miliardë euro për vitet në vazhdim. Përfshirja në partneritet me investitorë institucionalë dhe privatë, financimi ka për qëllim të përshpejtojë konvergjencën sociale dhe ekonomike të rajonit me Bashkimin Evropian dhe është në pritje të rrisë produktin e saj të brendshëm bruto me 3,6%.

 

Evropa nuk mbaron në Zagreb apo Budapest, tha Z. Várhelyi “Ballkani Perëndimor patjetër përket këtu.”

 

Në fjalimet dhe përgjigjet e tyre rreth pyetjeve të investitorëve, krerët e qeverisë përmblodhën prioritetet e tyre në investim. Të gjithë udhëheqësit folën për plane për të zhvilluar burime të ripërtëritshme të energjisë, të cilat kërkojnë një sistem rajonal të energjisë për të balancuar fluksin e burimeve të ripërtëritshme në rrjetet kombëtare dhe, në disa vende, një ndryshim legjislacioni në shkallë të gjerë për të mundësuar investime private.

 

Ngjarja e sotme ishte samiti i pestë EBRD i këtij lloji. Samiti inaugurues i Ballkanit Perëndimor (Western Balkans Summit) i cili mblodhi për herë të parë të gjithë kryeministrat e rajonit, u zhvillua në selinë e EBRD-së në Londër në shkurt të vitit 2014.

Mjekët dhe stafi ushtarak serb i bashkohen Misionit të Trajnimit të BE-së në Somali

Gjashtë mjekë dhe stafi ushtarak serb do t’i bashkohen EU Training Mission in Somalia (EUTM S).. Misioni u lançua në vitin 2010, me qëllim forcimin e institucioneve federale të mbrojtjes somaleze përmes trajnimit, mentorimit dhe këshillimit. Ai përbëhet nga rreth 200 anëtarë të personelit nga shtatë shtete anëtare të BE-së, plus Serbinë.

 

Ambasadori e BE-së në Serbi, Emanuele Giaufret, ka falenderuar ushtarët serbë që do të nisen në mision, duke i uruar fat. Ai tha: “Ne jemi mirënjohës dhe krenarë që kemi mbështetjen e Serbisë në misionet dhe operacionet tona civile dhe ushtarake. Liria, demokracia dhe siguria kanë një çmim të lartë dhe personeli serb po përmbush rolet kyçe thelbësore për suksesin e misioneve të tilla. Ushtarët e BE-së kanë privilegjin të jenë në duart e sigurta të ekipit mjekësor serb. Shpresojmë që partneriteti ynë të rritet dhe të thellohet, për hir të zgjerimit të sigurisë dhe stabilitetit global.”

 

Roli i kontingjentit mjekësor të Serbisë si pjesë e këtij misioni është trajtimi, evakuimi, furnizimi dhe funksionet thelbësore për ruajtjen e shëndetit të forcës. Ai përfshin dhënien e ndihmës së parë, masat e menjëhershme për shpëtimin e jetës dhe triazhin. Për më tepër, do të kontribuojë në shëndetin dhe mirëqenien e njësisë përmes udhëzimeve në parandalimin e sëmundjeve, lëndimeve jashtë fushës së betejës dhe stresit operacional.

EIB-ja mbështet SME-të boshnjake me 20 milionë euro

The European Investment Bank (EIB), ka nënshkruar një kredi 20 milionë euroshe në degën e saj të re, EIB Global. Nëpërmjet Intesa Sanpaolo Banka BiH, kredia synon të nxisë punësimin e të rinjve, barazinë gjinore dhe praktikat shoqërore gjithëpërfshirëse midis ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SMEs) dhe ‘mid-caps’ (kompanitë me një kapitalizim prej €2 million and €10 million).

 

Këto fonde do t’i mundësojnë Intesa Sanpaolo BiH-ut t’u japë hua kompanive lokale që janë të përkushtuara për të përmirësuar ndikimin social të bizneseve të tyre dhe për të krijuar mundësi afatgjata udhëheqjeje dhe punësimi për gratë, të rinjtë dhe segmentet e popullsisë që përballen me barriera më të larta hyrjeje në tregun e punës.

 

Kjo kredi novatore përfshin një mekanizëm shpërblimi të bazuar në performancë për kompanitë që përmbushin objektiva specifike për të nxitur udhëheqjen, punësimin dhe mundësitë e zhvillimit profesional për gratë, të rinjtë dhe grupet e cënueshme (p.sh. personat me aftësi të kufizuara, refugjatët, etj.). Sipas kësaj skeme nxitëse, objektivat e përshtatura të ndikimit social do të bien dakord me çdo kompani që përfiton nga financimi i EIB-së. Një shpërblim financiar, që përputhet me nivelin e ndikimit social të krijuar, do t’u shpërndahet atyre që përmbushin këto objektiva.

 

Mekanizmi i shpërblimit do të financohet nëpërmjet një granti prej 3.3 milionë eurosh të ofruar nga EIB’s Economic Resilience Initiative Fund, me qëllim nxitjen e krijimit të vendeve të punës dhe rritjes së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të sektorit privat. Një program gjithëpërfshirës i asistencës teknike do të krijohet për të mbështetur zbatimin e projektit dhe arritjen e objektivave të ndikimit social në dakortësi me SME-të dhe mid-caps.

 

Ky do të jetë bashkëpunimi i gjashtë midis EIB-së dhe Intesa Sanpaolo BiH në mbështetje të sektorit privat në BiH që ka rezultuar në disbursimin e mbi 238 milionë euro dhe ka ofruar mbështetje për 339 kompani deri më tani. Deri më sot, EIB-ja ka dhënë 860 milionë euro për sektorin privat në Bosnje dhe Hercegovinë, gjë që ka ndihmuar në ruajtjen e afro 100,000 vendeve të punës.

Programet e reja master i bashkohen katalogut Erasmus Mundus

Njëzet e shtatë programe të reja të nivelit të masterit të përbashkët Erasmus Mundus do të ofrojnë bursa për studentët nga Ballkani Perëndimor dhe gjetkë në mbarë botën. Këto janë të parat nën Erasmus+ për periudhën 2021-2027.

 

Pranimi i parë i studentëve do të fillojë këtë vit dhe këto programe të sapozgjedhura bëjnë gjithsej më shumë se 170 programe të disponueshme në katalogun Erasmus Mundus (Erasmus Mundus catalogue). Pothuajse 127 milionë euro janë investuar në këto programe të reja, me mbështetje për mbi 2,000 bursa për studentë nga e gjithë bota. Gjatë 17 viteve të programeve të përbashkëta master të Erasmus Mundus, më shumë se 28,000 studentë nga 195 vende u janë dhënë bursa për të studiuar në 566 programe.

 

Programet e përbashkëta ndërthurin mësimdhënien më të mirë nga universitete të ndryshme, shpesh duke kombinuar fakultete dhe disiplina të ndryshme. Studenëtet studiojnë me dy ose më shumë universitete partnere gjatë dy viteve. Shumë prej tyre gjithashtu kanë një vend për kompaninë ose organizatën për të fituar eksperiencë në praktikë. Prandaj studentët diplomohen me aftësitë e duhura dhe prespektiva ndërkombëtare duke i pajisur ata për nje karrierë si praktikues, drejtues ose studiues në sektorët profesionalë kyçë/niche.

Fillojnë punimet në linjën e transmetimit të energjisë elektrike Maqedonia e Veriut – Shqipëri

Më 17 shkurt kanë filluar punimet në linjën e transmetimit 400 kV që fillon nga stacioni i transformatorit Manastir 2 dhe lidh sistemet e transmetimit të energjisë elektrike të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Projekti ka vlerë të jashtëzakonshme rajonale strategjike dhe kapitale pasi përfundon procesin e lidhjes së Maqedonisë së Veriut me sistemet e transmetimit të energjisë së të gjitha vendeve fqinje, duke i shtuar pesë ndërlidhjeve 400kV tashmë në funksionim — dy lidhje me Greqinë dhe një me Bullgarinë, Kosovën dhe Serbinë.

 

Kjo linjë e transmetmit është pjesë e projektit e kapitalit të gjerë prej 50 milionë euro (larger capital project of €50 million) për ndërlidhjen e Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë, duke përfshirë ndërtimin e një stacioni transformator pranë Ohrit që filloi në gusht, si dhe zgjerimin e stacionit transformator të Biotës 2400/100 kV. Në kontekstin e të gjithë zinxhirit lindje-perëndim, linja ndërlidhëse e transmetimit ëshë lidhja kryesore në transitin e energjisë elektrike nga Bullgaria përmes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Itali.

 

Linja e re e transmetimit do të ofrojë furnizim te përmirësuar dhe të përballueshëm me energji për banorët dhe bizneset e Maqedonisë së Veriut duke normalizuar nivelet e tensionit, duke stabilizuar rrjedhjen e ngarkesës dhe luhatjet e frekuencës, dhe duke zvogëluar humbjet teknike në sistemin e përgjithshëm të transmetimit. Ky projekt i ‘Western Balkans Investment Framework’ pritet të përfundojë në vitin 2023.

The future of Europe in a mural

The Delegation of the European Union to Serbia, in cooperation with the New Moment New Ideas company and in partnership with the Novi Sad city council for culture and the Novi Sad 2022 Foundation, is inviting artists to apply to Paint Me the Future of Europe. For this initiative in Novi Sad, this year’s European Capital of Culture, artists must be between 18 and 35 and be from Serbia, elsewhere in the Western Balkans or Europe.  
Through the mural and active engagement in other cultural activities in Novi Sad, the selected artists will demonstrate their artistic excellence, their ability to reflect on socially engaging topics, and their vision of the European continent’s future. Artists wishing to take part in Paint Me the Future of Europe should apply with a short resume, a portfolio, and a sketch of their vision of the theme, using the form at futureofeurope.newmoment.com. The website offers other details about applying for the initiative and the events around the preparation and creation of the mural.  
Applications will be accepted until 18 March. The eight selected artists will paint a wall together across the Petrovaradin Fortress during a stay in Novi Sad from 18 April to 9 May. The mural will be officially unveiled as part of Europe Day celebrations on 9 May.

Të ndryshojmë mënyrën e të bërit të gjërave

Si po ndihmojnë fëmijët malazezë për mbrojtjen e biodiversitetit duke vendosur unaza te shpendët.

Vendosja e unazave dhe shiritave te shpendët është një mënyrë e rëndësishme për të grumbulluar informacion për itineraret e migrimit të specieve të shpendëve, vendet e tyre të ndalimit, zonat e dimërimit dhe shpejtësitë e migrimit. Kjo ndihmon për gjurmimin e lëvizjeve të shpendëve dhe historikun e jetesës së tyre, që nga jetëgjatësia, shkaqet e vdekjes dhe besnikëria ndaj vendlindjes, e deri tek vendet ku ndërtojnë foletë dhe gjetja e partnerëve. Shumëllojshmëria e të dhënave të grumbulluara na ndihmon të kemi një ide më të qartë për secilën popullatë dhe nëse këto janë në vështirësi apo në lulëzim e sipër – informacion shumë i nevojshëm për mbrojtjen e popullatave të shpendëve dhe biodiversitetit.

 

Qendra për Mbrojtjen dhe Studimin e Shpendëve (CZIP), një OJQ malazeze, beson se ky aktivitet shkencor mund të jetë edhe shumë argëtues dhe për këtë arsye, vendosi të përfshijë publikun e gjerë, bashkë me fëmijët. “Kuptuam se shumë qytetarë të Malit të Zi e perceptojnë shkencën si diçka shumë të ndërlikuar, për të cilën nuk mund të gjejnë asnjë lloj informacioni… Kështu që vendosëm t’i përfshijmë dhe t’u vërtetojmë të kundërtën!”- thotë Nevena Petković nga CZIP-ja.

Vendosja e unazave të shpendët na ndihmon të kuptojmë më mirë speciet migruese

Vendosja e unazave te shpendët përfshin kapjen e shpendëve me ndihmën e një rrjete speciale dhe ngjitjen e një unaze të vogël metalike në njërën prej këmbëve të tyre, duke regjistruar kështu llojin e shpendit, moshën, seksin, gjatësinë e krahëve, peshën dhe së fundmi, gjendjen e tij. Të gjitha këto janë shumë të rëndësishme për klasifikimin e specieve dhe për të kuptuar më mirë gatishmërinë e tyre për të vazhduar migrimin. Unazat kanë të gdhendur një kod referimi që lejon që shpendët të identifikohen individualisht në rast se kapen sërish.

“Shpesh themi se stacionet tona për vendosjen e unazave janë vendet ku shpendët mund të pajisen me pasaporta malazeze pa asnjë shpenzim, stres apo nevojë për vizë. Ne duam që shpendët të ndihen të sigurt dhe t’u ofrojmë mbrojtjen e duhur,”- buzëqesh Nevena. Ajo shpjegon se qëllimi më i rëndësishëm pas vendosjes së unazave te shpendët është mbrojtja e habitateve të tyre. Në rastet kur CZIP-ja grumbullon informacion për migrimin, shkencëtarët e saj mund të identifikojnë edhe vendet ku shpendët ushqehen, pushojnë apo ngrenë foletë dhe mund të ndërmarrin veprimet e nevojshme për lobimin dhe advokimin për mbrojtjen e këtyre habitateve.

“Donim ta bënim shkencën të afërt për qytetarët në mënyrë që të gjithë të mund të marrin pjesë, të kontribuojnë dhe të mësojnë diçka të re në të njëjtën kohë.” 

Afrimi i fëmijëve me shkencën

Deri më tani, projekti ka përfshirë qindra nxënës dhe të rritur nga i gjithë Mali i Zi në aktivitetet e vendosjes së unazave te shpendët. “Me anë të këtij projekti, po mundohemi të përqendrohemi kryesisht tek të rinjtë dhe po punojmë shumë me nxënësit e vegjël, sepse shkollat në Malin e Zi nuk bëjnë prezantime mjedisore dhe fëmijët nuk edukohen sa duhet mbi këto tema, kështu që po mundohemi të bëjmë sa më shumë seminare të jetë e mundur,”- thotë Nevena. “Donim ta bënim shkencën të afërt për qytetarët në mënyrë që të gjithë të mund të marrin pjesë, të kontribuojnë dhe të mësojnë diçka të re në të njëjtën kohë.”

“Mbështetja e BE-së është thelbësore për këtë projekt, duke qenë se  pa ato fonde nuk mund të merrnim pajisjet e nevojshme, të punësonim persona të certifikuar për vendosjen e unazave te shpendët, apo të siguronim transportin dhe akomodimin e qindra fëmijëve dhe qytetarëve që kanë marrë pjesë në aktivitetin e vendosjes së unazave te shpendët.”

Lidhur me projektin

Objektivat e projektit BIOVAL (BIOdiversity VALues – vlerat e biodiversitetit) kanë për qëllim të rrisin ndërgjegjësimin për mbrojtjen e natyrës tek qytetarët, të mbështesin monitorimin e biodiversitetit dhe të ndryshojnë sjelljen e qytetarëve, duke përfshirë të rinjtë dhe mësuesit e tyre.

Aktivitet kryesore përfshijnë hartimin dhe shpërndarjen e materialeve edukuese dhe promocionale; evente të tilla si: ekspozitat, ekskursionet, pastrimet, mbjelljet, etj.; dhe organizimin e punishteve në shkollë, shkollave në natyrë, kampeve të reja të studimit, konkurseve dhe kuizeve për biodiversitetin. BE-ja ka ofruar mbi 80,000 € për të mbështetur këtë projekt. Kohëzgjatja totale e projektit është18 muaj.

Aktivitetet e CZIP-së për vendosjen e unazave te shpendët, që përfshijnë pjesëmarrjen e publikut, po vihen në zbatim si pjesë e projektit BIOVAL të financuar nga BE-ja (BIOdiversity VALues – vlerat e biodiversitetit). Përfshirja e qytetarëve në vendosjen e unazave te shpendët ka shpenzime shtesë, të tilla si transporti. Nevena shpjegon: “Mbështetja e BE-së është thelbësore për këtë projekt, duke qenë se  nuk mund të merrnim pajisjet e nevojshme, të punësonim persona të certifikuar për vendosjen e unazave te shpendët, apo të siguronim transportin dhe akomodimin e qindra fëmijëve dhe qytetarëve që kanë marrë pjesë në aktivitetin e vendosjes së unazave te shpendët.”

Një tjetër aktivitet për projektin BIOVAL është edhe Nata Bubo, kur grumbullohen të dhëna mbi bufin-shqiponjë Euro-Aziatik (Bubo bubo), duke përdorur një metodologji që përfshin vizitimin gjatë natës të vendbanimeve të kafshëve të egra, të përzgjedhura paraprakisht, dëgjimin e tingujve të bufëve dhe regjistrimin e të dhënave thelbësore në një format specifik. Nevena thotë: “Shpresojmë të vazhdojmë me projekte e aktivitete të ngjashme. Ky projekt ka pasur dhe vazhdon të ketë një ndikim pozitiv për rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve e në veçanti, fëmijëve, për mbrojtjen e habitateve të kafshëve të egra dhe shpendëve“