Artefaktet e çmuara tashmë janë ekspozuar në një ndërtesë të çmuar
8 Shkurt 2022
Kosova, Maqedonia e Veirut
Një projekt i financuar nga BE-ja ka kthyer një pallat osman në një burim kulturor si për banorët dhe vizitorët në zonën midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Një sënduk dasme mbi dyqind vjeçar, një kostum tradicional, vegla këpucari dhe argjendari dhe artefakte të tjera historike mund të shihen tani nga vizitorët në muzeun etnologjik në Gjilan/Gnjilane në Kosovën lindore. Ato janë vendosur në një ndërtesë të njohurpër vendasit si Pallati i Hysen Pashës duke qenë se është ndërtuar nga Hysen Pasha Milla, një nga administratorët udhëheqës të Perandorisë Osmane në vend. Ai u ndërtua në vitin 1887 dhe për disa dekada u përdor si shtëpi, derisa u konfiskua nga qeveria Jugosllave dhe pas Luftës së Dytë Botërore u përdor për shtatë dekada si shkollë.
Sot ai është një nga strukturat arkitekturore më të mira të periudhës osmane në Kosovë. Në veçanti, tavanet me dru të gdhendur e bëjnë një vend unik për t’u vizituar, por përdorimi deri në kohët e fundit si shkollë muzike nënkupton se vizitorët kishin akses të kufizuar në të. Kjo ndryshoi falë nismës së bashkisë së Gjilanit/Gnjilane me mbështetjen e BE-së.



