Skip to main content

Autor: WeBalkans

Ruajtja e trashëgimisë kulturore në Sarajevë

Një projekt i financuar nga BE-ja mbështet OJQ-në e Sarajevës për të promovuar trashëgiminë kulturore dhe tradicionale.

Pandemia COVID-19 jo vetëm që ka pasur një ndikim të madh në shëndetin global, por ka lënë gjurmë edhe në aspektet kulturore, sociale dhe ekonomike në të gjithë botën. Ky ndikim negativ është ndjerë më shumë në Bosnjë dhe Hercegovinë. Për shembull, Vedad Štaljo, që përfaqëson Shoqërinë Kulturore dhe Artistike “LOLA”, një OJQ me qendër në Sarajevë, thekson rënien e konsiderueshme te aktivitetet e tyre. Kjo rënie vazhdoi edhe në periudhën pas pandemisë, me rënien e interesit te të rinjtë për të marrë pjesë në folklorin dhe në ngjarje të tjera tradicionale të organizuara nga OJQ-ja. Vedad reflektoi mbi këtë situatë, duke thënë se: “Ne filluam të eksploronim mënyra për të rikthyer interesin e brezit të ri për traditat dhe aktivitetet e organizatës sonë.”

“Qëllimi ynë ishte përfshirja e sa më shumë të rinjve në këtë projekt, për t’u zhvilluar personalisht dhe për të kontribuar edhe në rritjen e komunitetit tonë lokal.”

Duke pasur parasysh këto objektiva, Shoqëria Kulturore Artistike “LOLA” nisi një projekt me titull “Through the alleys of traditions”. Ky projekt mori mbështetje financiare nga Programit Rajonal i BE-së për Local Democracy in the Western Balkans 2 (ReLOaD2), i cili është zbatuar nga UNDP-ja. Nëpërmjet kësaj iniciative, në komunën e Novo-s në Sarajevë u zhvilluan një sërë aktivitetesh kulturore dhe artistike si për të rinjtë ashtu edhe për të rriturit. Këto aktivitete patën një rol thelbësor në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe të komuniteteve, si dhe te kombësitë e ndryshme në Bosnje dhe Hercegovinë. Për më tepër, shërbyen si katalizator për zbatimin e Strategjisë Rinore të Komunës së Novos në Sarajevë për vitet 2022-2027. Vedad shtjellon qëllimet e projektit, duke thënë se: “Qëllimi ynë ishte përfshirja e sa më shumë të rinjve në këtë projekt, për t’u zhvilluar personalisht dhe për të kontribuar edhe në rritjen e komunitetit tonë lokal.”

Projekti u strukturua në dy module të veçanta. Moduli i parë përfshinte aktivitete të tilla si: përgatitja dhe organizimi i një ekspozite fotografike me kostume popullore tradicionale. Për më tepër, përfshinte edhe përgatitjen dhe organizimin e vitrinës inauguruese të kostumeve tradicionale, të cilat përfaqësonin popujt dhe kombësitë e ndryshme të Bosnjë-Hercegovinës. Nga ana tjetër, moduli i dytë përfshinte organizimin e koncerti kulturor-artistik, i cili zgjati gjithë natën.

“Objektivi kryesor i projektit MOST është vendosja e lidhjeve midis brezave të ndryshëm dhe rrënjosja te të rinjtë e vlerësimit të traditave kulturore në fusha të tilla si ushqim, muzikë, e më tej.”

Rreth projektit

Programi Rajonal për Local Democracy in the Western Balkans 2 (ReLOaD2) është vazhdim i nismave të mbështetura nga BE-ja, të tilla si: Local Democracy Strengthening Project (LOD, 2009-2016) dhe Programi Rajonal për Local Democracy in the Western Balkans (ReLOaD, 2017-2020). Ashtu si projektet e mëparshme, ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga United Nations Development Program (UNDP). ReLOaD2 është zbatuar nga Ballkani Perëndimor, në veçanti Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina (BiH),Kosova*, Maqedonia e Veriut, Mali i Zidhe Serbia.

Së fundmi, Shoqëria Kulturore dhe Artistike “LOLA” ka nisur një projekt të ri të titulluar MOST-“Marrëdhëniet, Bashkëpunimet dhe Traditat Ndërmjet Brezave”, i cili financohet nga Programi Rajonal për Local Democracy in the Western Balkans 2 (ReLOaD2). Kjo iniciativë është duke u zbatuar nga Shoqata Kulturo-Artistike “LOLA” dhe nga Shoqata Partnere për Shëndetin Publik, në kuadër të Komunës Novo në Sarajevë. Nëpërmjet këtij projekti, partnerët zbatues synojnë të adresojnë nevojat e kësaj popullate, duke ofruar përvoja të gjera kulturore dhe artistike, si dhe duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet brezave. Ata kërkojnë të kapërcejnë hendekun e brezave midis individëve të rinj dhe atyre të grupmoshës së tretë, teksa organizojnë aktivitete që bashkojnë këto dy grupe demografike. Vedad tregon qëllimin e projektit, duke shpjeguar se: “Objektivi kryesor i projektit MOST është vendosja e lidhjeve midis brezave të ndryshëm dhe rrënjosja te të rinjtë e vlerësimit të traditave kulturore në fusha të tilla si ushqim, muzikë, e më tej.”

Projekti MOST është projektuar për një kohëzgjatje prej gjashtë muajsh, gjatë së cilës do të zhvillohen një sërë workshop-esh të ndryshme për të angazhuar pjesëmarrës të shumtë gjatë gjithë afatit të projektit.

Roaming-i i internetit më i përballueshëm: Kapërcimi i hendekut midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Me mbështetjen e BE-së dhe të telekomunikacionit RCC, operatorët ofrojnë tarifa të përballueshme për roaming e internetit midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së

Në dhjetor 2022, 38 operator telekomunikacioni nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor ranë dakord të ulnin tarifat roaming të internetit. Kjo marrëveshje midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së ka hyrë në fuqi nga 1 tetori 2023, që do të thotë se roaming-i i internetit është bërë më i përballueshëm si për shtetasit ashtu edhe bizneset në këto rajone.  Këta operator u angazhuan vullnetarisht për të zvogëluar hendekun midis tarifave brenda vendit dhe roaming-ut për përdorimin e internetit, kur udhëtoni në të dyja drejtimet midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Uljet fillestare të çmime janë duke u zbatuar aktualisht nga operatorët pjesëmarrës të telekomunikacionit. Shumë prej tyre ofrojnë paketa me çmime nën kufijtë maksimalë të përcaktuar, duke i bërë ato të aksesueshme për një gamë të gjerë konsumatorësh. Ulje të mëtejshme janë planifikuar për vitin 2026, duke ndjekur kështu rrugën e përcaktuar, me synimin për t’i bërë tarifat roaming më afër çmimeve të vendeve, deri në vitin 2028.

 

Virtyt Gacaferri, është një biznesmen kosovar që udhëton rregullisht në vendet e BE-së. Z. Gacaferri ka një pjesë të konsiderueshme të aksioneve dhe shërben si partner menaxhues në një nga kompanitë më të suksesshme të operatorëve turistikë në Kosovë, të njohur si Balkan Natural Adventure. Çdo vit, kompania e tij mirëpret qindra vizitorë nga e gjithë bota, përfshirë këtu vendet e BE-së, të cilët eksplorojnë atraksionet e Kosovës. Ai shërben edhe si kryetar i bordit të kompanisë së parë të teknologjisë financiare (fintech) në Kosovë, franchise i kompanisë Paysera me qendër në Lituani. Për shkak të profesionit të tij, z. Gacaferri udhëton shpesh në vendet e BE-së për të marrë pjesë në ekspozita turistike dhe për të bashkëpunuar me partnerët e tij në BE. Virtyti do ta vlerësonte shumë marrëveshjen për uljen roaming të internetit. “Si një person që udhëtoj shpesh për shkak të biznesit, kjo marrëveshje do të ketë ndikim pozitiv në koston e udhëtimit dhe në biznesit tonë në përgjithësi,” thotë Virtyti.

“Pas zbatimit të RLAH-së rajonale, komisioneri Várhelyi bëri një takim inaugurues me operatorët e telekomit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Ky takim çoi më tej procesin, duke theksuar mbështetjen politike dhe rëndësinë e hapave të ardhshëm”.

Adrienn Király nga DG NEAR, hedh dritë mbi gjenezën e kësaj përpjekjeje. Nisi pas miratimit të suksesshëm të një marrëveshjeje rajonale Roam Like at Home, midis gjashtë ekonomive të Ballkanit Perëndimor, duke filluar nga 1 korriku 2021. Kjo arritje shërbeu si hap paraprak për diskutimet lidhur me uljen e tarifave roaming që lidhin Ballkanin Perëndimor dhe BE-në. Ajo pohon: “Pas zbatimit të RLAH-së rajonale, komisioneri Várhelyi bëri një takim inaugurues për operatorët e telekomit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Ky takim çoi më tej procesin, duke theksuar mbështetjen politike dhe rëndësinë e hapave të ardhshëm”.

Në vitin 2018, u përcaktua se shtrirja e Roam Like at Home në Ballkanin Perëndimor nuk ishte ligjërisht e realizueshme. Për rrjedhojë, ulja e tarifave roaming midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së duhej të mbështetej nga Marrëveshjet Vullnetare Tregtare, duke pasur parasysh modelet e biznesit të operatorëve, interesat komerciale dhe pajtueshmërinë me rregullat përkatëse të konkurrencës dhe tregtisë. Procesi i negociatave u mbikëqyr nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, në bashkëpunim me Komisionin Evropian dhe DG NEAR, me kontributin e këshillave nga DG CNECT. Raunde të shumta negociatash u zhvilluan midis BE-së dhe operatorëve të Ballkanit Perëndimor përpara se të miratohej dhe të nënshkruhej deklarata përfundimtare e roaming-ut vullnetar më 6 dhjetor 2022, gjatë Samitit BE-Ballkan Perëndimor.

Pas nënshkrimit të deklaratës, negociatat rifilluan duke përcaktuar kufijtë e saktë të çmimeve për uljen e tarifave roaming, për shërbimet roaming të internetit. Deri më 1 maj 2023, gjithsej 36 operatorë, përfshirë këtu grupet e njohura të BE-së si DT, Orange, A1, United Group dhe 4IG, si dhe operatorët e Ballkanit Perëndimor, kishin nënshkruar marrëveshjen përfundimtare. Ata ranë dakord për të ndjekur hapat si më poshtë: Duke filluar nga 1 tetori 2023, kufiri i çmimit të internetit do të jetë 18 EUR/GB, nga 1 janari 2026 do të jetë 14 EUR/GB dhe nga 1 janari 2028 do të jetë 9 EUR/GB.

“Ky proces rrit nivelin e parashikueshmërisë dhe, më e rëndësishmja, ndihmon në parandalimin e tronditjes së klientëve nga faturat.”

Rreth projektit

38 operatorë telekomunikacioni nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë rënë dakord për ta bërë roaming midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së më të përballueshëm për qytetarët dhe bizneset në të dyja rajonet, në një proces që mbështetet nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Komisioni Evropian. Kjo marrëveshje përputhet me Deklaratën Roaming të nënshkruar në Samitin e dhjetorit midis BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.

Si rezultat i marrëveshjes vullnetare, operatorët u angazhuan që ta zvogëlonin hendekun midis tarifave brenda vendit dhe roming-ut për përdorimin e internetit në të dyja drejtimet, midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Nivelet maksimale të çmimeve të shitjes me pakicë (“kufijtë e çmimeve”) për 1 gigabajt do të ulen nga tetori 2023 në 2028 si më poshtë: 18 euro nga 1 tetori 2023, 14 euro nga 2026 dhe 9 euro nga 2028. Parashikohen rishikime vjetore për vlerësimin e ndikimit dhe për hapat pasues

Sara Meić nga DG NEAR thekson rëndësinë e deklaratës, si iniciativa që rrit nivelin e para shikueshmërisë dhe ndihmon në parandalimin e tronditjes së klientëve nga faturat. Gjithashtu tregon qëllimin e mirë të tregut. Në fazat e ardhshme, Komisioni Evropian synon ta zgjerojë këtë iniciativë, duke përfshirë operatorët e telekomit që aktualisht nuk janë pjesë e procesit. Për më tepër, ata do të përpiqen të ulin më tej kufijtë e çmimeve nëpërmjet procesit të rishikimit vjetor. Sara shprehet: “Në hapat vijues do të donim të trajtonim çështjen e tarifave roaming me shumicë, të cilat do të kishin efekt pozitiv në uljen e mëvonshme të tarifave roaming me pakicë.”

Hapi i Serbisë për programin Erasmus Plus: Nxitja e mirëkuptimit dhe e mundësive të ndërsjella

Një panoramë e përgjithshme e mbështetjes së BE-së përmes programit ERASMUS + për Serbinë

Më 5 shkurt 2019, Serbia bëri një hap të rëndësishëm në Programin Erasmus Plus, duke kaluar nga një vend i thjeshtë partner në një pjesëmarrës aktiv. Në këtë ditë historike, Komisioneri Navracsics nënshkroi një marrëveshje të rëndësishme me Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Serbisë, z. Mladen Sarcevic. Rruga drejt këtij statusi dhe drejt kësaj marrëveshjeje u shënua nga procedura të shumta vlerësimi, duke u siguruar se Serbia ishte plotësisht e përgatitur për të marrë një rol më dinamik brenda Kuadrove Evropiane. Me arritje e kësaj, Serbia krenare u bë vendi i 34 që iu bashkua ligës së vlerësuar të vendeve për programin Erasmus Plus në Evropë.

Para vitit 2019, Serbia ishte e përfshirë në mënyrë aktive në këtë program global nëpërmjet projekteve të ndryshme. Vendi kishte përballuar shumë iniciativa sfiduese dhe organizatat serbe kishin grumbulluar shumë përvojë si entitete partnere brenda Erasmus Plus. Një ilustrim i dukshëm i kësaj është fakti se afro 7,000 studentë serbë kishin nisur udhëtimet mësimore jashtë vendit, ndërsa afër 4,300 individë evropianë kishin vizituar Serbinë si pjesë e disa projekteve Erasmus Plus që nga viti 2014.

“Nëpërmjet projekteve ERASMUS +, pata mundësinë të përvetësoj një mori njohurish të reja, të krijoj lidhje me njerëz dhe miq nga pothuajse çdo vend evropian dhe të fitoj perspektiva të reja.  Këto përvoja kanë riformuar në mënyrë të pamohueshme jetën time.”

Ky Program ka krijuar shumë mundësi për Serbinë gjatë katër viteve të fundit, brenda kuadrit Erasmus Plus. Ky status i ri e ka lejuar Serbinë që të angazhohet në një gamë më të gjerë projektesh, përfshirë këtu një gamë të larmishme aktivitetesh. Vihet re se Serbia i është bashkuar projekteve që fokusohen te sporti, arsimi dhe trajnimi profesional (ATP), si dhe te arsimin shkollor dhe arsimi i të rriturve. Kjo Marrëveshje ka vendosur në mënyrë efektive lidhjet midis Serbisë dhe vendeve të tjera të BE-së.

Teodora Cekić, një muzikante e re me origjinë nga Serbia, me diploma bachelor dhe master në Artet Muzikore, është një dëshmi e fuqisë transformuese të projekteve ERASMUS +. Teodora nuk është vetëm një ambasadore e re evropiane, por edhe një aktiviste e re e përkushtuar, e cila ka bashkëpunuar përmes punës vullnetare me organizata të shumta joqeveritare. Mes shumë të rinjve serbë që kanë marrë përfitime nga projektet ERASMUS +, udhëtimi i Teodorës ka qenë i jashtëzakonshëm. Ajo ka marrë pjesë aktive në mbi 20 projekte dhe programe afatshkurtra ERASMUS + në vitet e fundit, përfshirë këtu kategori të ndryshme si shkëmbimi i të rinjve dhe nismat për ngritjen e kapaciteteve.

Duke reflektuar mbi përvojën e saj me projektet ERASMUS +, Teodora thekson ndikimin e tyre si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal. “Nëpërmjet projekteve ERASMUS +, pata mundësinë të përvetësoj një mori njohurish të reja, të krijoj lidhje me njerëz dhe miq nga pothuajse çdo vend evropian dhe të fitoj perspektiva të reja.  Këto përvoja kanë riformuar në mënyrë të pamohueshme jetën time,” shprehet me pasion Teodora.

“Unë mendoj se promovimi është shumë i rëndësishëm, sepse shumica e njerëzve që takoj nga Serbia në ERASMUS + janë pothuajse të njëjtët persona. Pra, kemi nevojë për më shumë promovim, në mënyrë që më shumë të rinj të përfitojnë nga programi”.

Rreth programit

Erasmus+ është programi më i madh arsimor evropian që merret me financimin e projekteve të mobilitetit dhe të bashkëpunimit në fushën e arsimit, trajnimit, rinisë dhe sportit. Është krijuar në vitin 2014 dhe në vitin 2021 ka hyrë në një periudhë të re zbatimi shtatëvjeçare, e cila do të zgjasë deri në vitin 2027. Buxheti i parashikuar për këtë periudhë shtatëvjeçare të programit të ri Erasmus+ është më i madh se kurrë, duke arritur vlerën 26 miliardë euro.

ERASMUS + ka dëshmuar se është një rrugë e jashtëzakonshme për Serbinë, duke ofruar mundësi unike për të nxitur lidhjet mes njerëzve dhe për të ushqyer mirëkuptimin e ndërsjellë. Veçanërisht, i ka lejuar Serbinë të zgjerojë shtrirjen e saj përtej kufijve të Zonës Evropiane, duke krijuar partneritete me bashkëpunëtorë ndërkombëtarë. Kjo shtrirje përputhet me objektivin më të gjerë të BE-së për të rritur bashkëpunimin me vendet e Ballkanit Perëndimor. Përfshirja e Serbisë në vendet e Programit Erasmus Plus tregon një hap të rëndësishëm për të.

Teodora, duke reflektuar mbi ndikimin e projekteve ERASMUS +, thekson vlerën e tyre të pamasë për të rinjtë në Serbi. Megjithatë, ajo beson se promovimi më i gjerë është thelbi për pjesëmarrjen më të gjerë të të rinjve, të cilët mund të marrin pjesë në këtë program. Teodora bën avokaten e promovimit, duke vënë në dukje se shumica e individëve nga Serbia që ajo has në iniciativat ERASMUS + priren të jenë të njëjtët persona. Ajo shprehet, ““Unë mendoj se promovimi është shumë i rëndësishëm, sepse shumica e njerëzve që takoj nga Serbia në ERASMUS + janë pothuajse të njëjtët persona. Pra, kemi nevojë për më shumë promovim, në mënyrë që më shumë të rinj të përfitojnë nga programi”, thekson Teodora.

Fuqizimi i artit dhe krijimtarisë në Serbi

Programi Creative Europe i financuar nga BE mbështet artistët dhe institucionet kulturore në Serbi

‘Creative Europe’, është një program i BE-së për mbështetjen e sektorëve të kulturës dhe medias. Programi përbëhet nga dy nën-programe: Kultura – për promovimin e sektorit të kulturës dhe Programit të Medias – për të mbështetur sektorin audio-vizual. Creative Europe, me një buxhet prej 1.46 miliardë euro mbështet sektorët kulturorë dhe krijues të Evropës duke ofruar fonde për 2,500 artistë dhe profesionistë të kulturës, 2,000 kinema, 800 filma, 4,500 përkthime librash dhe garanci financiare deri në 750 milionë euro për bizneset e vogla aktive në sektor. Në Veçanti, Creative Europe ka zgjeruar shtrirjen e saj drejt institucioneve kulturore dhe artistët në Ballkanin Perëndimor, dhe vitet e fundit këtu u përfshinë dhe artistët Serb

“Këto dy eksperienca ishin shumë të vlefshme për portofolin tim artistik. Krahas arritjes profesionale, pata mundësinë të formoj miqësi dhe lidhje të reja. Në përgjithësi, ishte një përvojë mësimore shpërblyese”

Damjan Jovičin është një kompozitor dhe pianist i talentuar serb me bazë në Beograd. Ai është një figurë e shquar e brezit të ri të artistëve krijues dhe kompozitorëve në Ballkan. Damjan-i krenohet me një grup të gjerë kompozimesh muzikore dhe veprat e tij janë interpretuar nga ansamble të njohur si: RTS Orchestra and Choir, Hermes Ensemble, Mivos Quartet, Manojlović Quartet, Zagreb Flute Ensemble, String Orchestra of the Faculty of Music in Belgrade, Belgrade Guitar Duo, dhe shumë të tjerë.

 

Kompozimet e tij janë shfaqur në evente dhe vende prestigjioze, duke përfshirë Summer Course for New Music në Darmstadt, the International Summer Academy of the University of Music and Performing Arts në Vjenë, Time of Music festival të Finlandës, Walden Creative Music Retreat në New Hampshire , SHBA dhe Belgrade Music Festival (BEMUS).

Damjan-i është ndër artistët serbë që kanë korrur përfitimet e programit Creative Europe. Krijimet e tij artistike gjetën një skenë në Balkan Youth Jazz Orchestra të financuar nga BE-ja dhe u bënë pjesë e projektit “Opera: Past present Perfect!”. “Të dyja këto përvoja ishin shumë të vlefshme për portofolin tim artistik, rrëfen Damjan-i. Krahas arritjes profesionale, pata mundësinë të formoj miqësi dhe lidhje të reja. Në përgjithësi, ishte një përvojë mësimore shpërblyese”, reflekton ai.

Nisma ndërkombëtare, “Opera: Past, Present, Perfect!” u iniciua në kuadër të Creative Europe-Culture: European Cooperation Projects in 2020. Projekti zgjat nga shtatori 2020 deri në shkurt 2023. Krahas MOTO – Music, Opera, and Theater Organization, e cila shërben si drejtuese e projektit, bashkëpunëtorët përfshijnë Nieuw Geneco nga Amsterdami (Holandë), Young Musician International Association of Georgia Tbilisi (Gjeorgji), University of Donja Gorica in Podgorica (Mali i Zi), dhe Little Theatre “Duško Radović” në Serbi.

“Na u ofruan seanca mësimore online për kompozimin e operës, të cilat përfshinin komente të vlefshme për kompozimet tona muzikore. Marrja e udhëzimeve nga kompozitorë me përvojë ishte një përvojë jashtëzakonisht plotësuese dhe domethënëse.”

Rreth programit

Programi Creative Europe 2021-2027 ka një buxhet prej 2.44 miliard euro, në krahasim me buxhetin e projektit paraardhës (2014-2020) prej 1.47 miliard euro. Creative Europe investon në veprime që përforcojnë diversitetin kulturor dhe u përgjigjen nevojave dhe sfidave të sektorëve kulturorë dhe krijues. Objektivat kryesore të programit janë: të ruajë, zhvillojë dhe promovojë shumëllojshmërinë dhe trashëgiminë kulturore dhe gjuhësore evropiane dhe të rrisë konkurrencën dhe potencialin ekonomik të sektorëve kulturorë dhe krijues, në veçanti të sektorit audiovizual. Risitë e programit do të kontribuojnë në rimëkëmbjen e këtyre sektorëve, duke përforcuar përpjekjet e tyre për t’u bërë më gjithëpërfshirës, ​​më dixhital dhe më të qëndrueshëm nga pikëpamja mjedisore.

Objektivi kryesor i projektit “Opera: Past, Present, Perfect!” është të nxisë lidhjet dhe të ofrojë arsim për profesionistët e rinj, duke synuar të lehtësojë dialogët ndërsektorialë, ndërkombëtarë dhe ndërbreznorë (veçanërisht ndërmjet profesionistëve të rinj dhe mentorëve). Projekti synon të promovojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e ekspertizës, me qëllim përfundimtar për të rivendosur operën si një formë arti ndërdisiplinore dhe të mirëfilltë evropiane.

Në kuadër të këtij projekti, opera “Mercy Street” e Damjan Joviçin u shfaq   në Beograd, në teatrin Duško Radović. Megjithatë, falë mbështetjes së projektit, përveç mundësisë për të ekspozuar punën e tij, Damjan përfitoi edhe nga mundësitë e mentorimit të ofruara përmes Dutch Composers’ Union. “Na u ofruan seanca mësimore online për kompozimin e operës, të cilat përfshinin komente të vlefshme për kompozimet tona muzikore. Marrja e udhëzimeve nga kompozitorë me përvojë ishte një përvojë jashtëzakonisht plotësuese dhe domethënëse,” vë në dukje Damjan.

Grantet e EU4Culture Shndërrojnë Gratë Artizane të Krujës në Sipërmarrëse Digjitale

Programi EU4 Culture i financuar nga BE-ja mbështet gratë artizane për krijimin e markës, marketingun dhe shitjen efektive të punimeve të tyre artizanale në internet.

Artizanet e Krujës, së bashku me përfaqësues nga bashkia, komunitetet vendore, Ministrinë e Kulturës, EU Delegation dhe UNOPS-in, morën pjesë në një ceremoni për të festuar rezultatet e jashtëzakonshme të arritura përmes nismës vendore “Artisans between Past and Future”. Kjo nismë, e zhvilluar nga fondacioni “Progress” dhe e mbështetur nga programi i granteve të EU4Culture, përfshiu 12 seanca trajnimi për gratë artizane, me fokus përdorimin e mediave sociale dhe krijimin e përmbajtjeve vizualisht tërheqëse për krijimin e markës, marketingun dhe shitjen efektive të punimeve të tyre artizanale në internet.

“Ne presim që trajnimi për krijimin e markave, marketingun digjital dhe shitjet në internet të fuqizojë artizanet për të sheshuar hendekun digjital, duke siguruar një kalim sa më të lehtë. Përveç aspekteve ekonomike, këto ‘’aftësi të së ardhmes” do të kontribuojnë në ruajtjen e traditave shekullore, duke bërë të mundur kalimin e tyre te brezat e ardhshëm.”

Si pjesë e projektit, është krijuar dhe instaluar një tabelë informuese digjitale në hyrje të Pazarit të Vjetër të Krujës, e cila shërben si një burim i vlefshëm për turistët që kërkojnë informacion për artizanet dhe sitet e trashëgimisë kulturore vendore. Gjithashtu, tabela do të përdoret nga bashkia për njoftime të rëndësishme për komunitetin. Prej shekujsh, marketingu dhe shitjet në tregun e punimeve artizanale të malit të lashtë të qytetit të Krujës, ka qenë punë për burrat. Të ardhurat ishin të kufizuara në një sezon të shkurtër turistik dhe shumë të varura nga moti i mirë. Teknologjia e re ishte një zgjidhje e përkryer për të ndihmuar artizanët të përmirësojnë jetesën e tyre dhe të bëhen më të fortë ndaj sfidave dhe tronditjeve në të ardhmen, të tilla si pandemitë, kushtet e këqija të motit ose kufizimet e udhëtimeve.

“Ne presim që trajnimi për krijimin e markave, marketingun digjital dhe shitjet në internet të fuqizojë artizanet për të sheshuar hendekun digjital, duke siguruar një kalim sa më të lehtë. Përveç aspekteve ekonomike, këto “aftësi të së ardhmes” do të kontribuojnë në ruajtjen e traditave shekullore, duke bërë të mundur kalimin e tyre te gjeneratat e ardhshme”, theksoi Pamela Lama, Menaxhere e Lartë e Programit EU4CULTURE.

“Aftësitë e reja të fituara nga artizanet e Krujës dhe ngritja e pikës së re informuese, jo vetëm që do të rrisin zhvillimin ekonomik të rajonit, por do të luajnë rol të rëndësishëm në promovimin e turizmit. Rrjedhimisht, do të stimulohet ekonomia vendore dhe do të gjenerohen të ardhura të reja për komunitetet,” shtoi ajo.

“Përmes fuqizimit të artizaneve vendase me aftësi digjitale, ne lidhim të kaluarën me të ardhmen, duke siguruar që punimet artizanale tradicionale të rezistojnë në botën moderne. Kjo nismë jo vetëm që fuqizon gratë e talentuara artizane të Krujës, por edhe vlerëson bukurinë e përhershme të trashëgimisë sonë, duke e shndërruar historinë në një kryevepër të gjallë për brezat e ardhshëm.”

Rreth projektit

Në nëntor të vitit 2019, Shqipëria u godit nga tërmeti më vdekjeprurës i 50 viteve të fundit,  me magnitudë 6.3 ballë i shkallës Rihter, i cili shkaktoi dëme të mëdha në 11 bashki. Projekti EU4Culture financohet nga European Union (EU) dhe zbatohet nga United Nations Office for Project Services (UNOPS) në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë. Ai fokusohet në rinovimin dhe rigjallërimin e vendeve kryesore të trashëgimisë kulturore të dëmtuara nga tërmeti dhe përfaqëson një nga programet më të mëdha të trashëgimisë kulturore të financuar nga European Union me një buxhet total prej 40 milionë euro. Udhëhequr nga parimi “Building Back Better”, EU4Culture fokusohet në rinovimin e pikave kryesore të trashëgimisë kulturore në përputhje me UN Framework for Disaster Risk Reduction. Në të njëjtën kohë, projekti synon të rrisë potencialin turistik të Shqipërisë, duke kontribuar kështu drejtpërdrejt në rimëkëmbjen socio-ekonomike vendore dhe rajonale. Për këtë qëllim, rëndësi e veçantë i kushtohet teknologjive inovative, përfshirë tregimin digjital të historive dhe krijimin e produkteve multimediale të projektuara për të qenë të aksesueshme nga gjithë. Njëkohësisht, projekti mbështet sipërmarrjen vendore, zejtarinë dhe nismat kulturore që zhvillohen rreth vendeve të përzgjedhura përmes shpërndarjes së granteve, duke dhënë një shtysë të drejtpërdrejtë për ekonominë vendore.

EU4Culture ofroi grante për pesë nisma vendore që synojnë mbështetjen e artizanëve dhe nxitjen e turizmit kulturor në Krujë, nga të cilat përfituan mbi 500 individë. Këto aktivitete krijuan 41 mundësi të reja punësimi, përfshirë 29 vende pune të posaçme për gratë. Gjithashtu, këto nisma kontribuan në krijimin e 42 produkteve të turizmit kulturor, përfshirë një tabelë digjitale informuese, paketa të ndryshme markash, video promovuese, faqe interneti e shumë të tjera.

Juljan Aga, Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit “PROGRESS” shpjegon se për ta nisma “Artisans Between Past and Future” është më shumë se një projekt.  Ajo është një zotim i palëkundur për të ruajtur mozaikun kulturor. “Përmes fuqizimit të artizaneve vendase me aftësi digjitale, ne lidhim të kaluarën me të ardhmen, duke siguruar që punimet artizanale tradicionale të rezistojnë në botën moderne. Kjo nismë jo vetëm që fuqizon gratë e talentuara artizane të Krujës, por edhe vlerëson bukurinë e përhershme të trashëgimisë sonë, duke e shndërruar historinë në një kryevepër të gjallë për brezat e ardhshëm,” thotë Aga.

Tourism for Future: Nisma “Eco-Labels” në Kosovë dhe Mal të Zi

Një projekt i financuar nga BE-ja po mbështet bizneset në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi për të rritur kapacitetet e tyre në sektorin e turizmit.

“Eco-labels” dhe certifikata të njohura ndërkombëtarisht janë certifikime të dhëna për produktet dhe shërbimet e njohura për të ulur ndikimin e tyre në mjedis në krahasim me oferta të ngjashme, duke i bërë ato një zgjedhje më të përgjegjshme për mjedisin. Në industrinë e hotelerisë, “Eco-labeling” shërben si një mjet i vlefshëm për klientët, duke ofruar njohuri mbi praktikat e qëndrueshme që hotelet përfshijnë në veprimtaritë e tyre ditore. Sipas Sustainable Travel Report for 2019 nga Booking.com, 70% e udhëtarëve globalë shfaqin një prirje më të madhe për të rezervuar akomodime kur e dinë se objekti i jep përparësi mjedisit, pavarësisht nëse akomodimi i qëndrueshëm është qëllimi i tyre kryesor apo jo.

Në mënyrë që “eco-labels” të ruajnë besueshmërinë e tyre, ato duhet të jepen nga certifikues të pavarur të akredituar të palë të treta, të cilët janë të specializuar në vlerësimin e plotë të hoteleve dhe subjekteve të akomodimit. Kriteret e përdorura për certifikimin Eco-Lab duhet të publikohen dhe të jenë të disponueshme për konsumatorët, duke siguruar transparencë gjatë procesit. Në kushte ideale, një eco-label gjithëpërfshirës duhet të trajtojë të gjithë aspektet e qëndrueshmërisë. Krahas aspekteve mjedisore për t’u marrë në konsideratë, ky proces përfshin standardet sociale, të tilla si kushtet e punës në hotel, si dhe faktorë ekonomikë dhe kulturorë. Është e rëndësishme që destinacioni dhe komunitetet e tij vendore të përfitojnë nga turizmi, duke i lejuar ata të marrin pjesë në mënyrë aktive dhe të formësojnë industrinë e turizmit.

“Me anë të këtij projekti, synojmë të nxisim qasjen e re të mendimit largpamës në industrinë e turizmit në rajonin ndërkufitar. Këtu përfshihet prezantimi i “eco-labels”, që përfaqësojnë një nga standardet kryesore në industrinë globale të turizmit; një standard që më parë nuk ishte i pranishëm në rajonin tonë.”

Përveç përmbushjes së kritereve, procesi i certifikimit përmban procedura të ndërlikuara dhe angazhime financiare thelbësore, që mund të jenë sfiduese për t’u arritur. Duke e ditur këtë, organizatat joqeveritare (OJQ) partnere dhe bashkitë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi kanë ndërmarrë një nismë për të ndihmuar sektorin vendor të hotelerisë për marrjen e certifikimit “Eco Labels”.

Ahmet Jetullahu-meti, Drejtor Ekzekutiv i Prishtina REA, udhëheq konsorciumin ndërkufitar përgjegjës për zbatimin e projektit “Tourism for Future”. Ky projekt, ndër objektivat e tij të shumta, synon të ofrojë mbështetje për hotelet dhe objektet e ngjashme të hotelerisë në rajonet ndërkufitare për t’i ndihmuar në arritjen e certifikimit Eco Labels. Jetullahu shpjegon: “Me anë të këtij projekti, synojmë të nxisim qasjen e re të mendimit largpamës në industrinë e turizmit në rajonin ndërkufitar. Këtu përfshihet prezantimi i “eco-labels”, që përfaqësojnë një nga standardet kryesore në industrinë globale të turizmit; një standard që më parë nuk ishte i pranishëm në rajonin tonë.” Vlen të theksohet se ky projekt është bashkëfinancuar nga programi Cross-Border Cooperation (CBC) mes Kosovës dhe Malit të Zi të mbështetur nga BE-ja, i mbështetur nga Bashkia e Pejës, Bashkia e Kolashinit, Prishtina REA dhe IPER.

Certifikimi ndërkombëtar “Eco Labels” përfshin një grup gjithëpërfshirës të kritereve të pranimit, që mbulon aspekte si infrastruktura, qëndrueshmëria mjedisore, profesionalizmi i stafit, marrja e produkteve të freskëta dhe miqësore me mjedisin nga zonat vendore, dhe përfshirja e trashëgimisë kulturore në ofertat e tyre.

Aktualisht, po zhvillohen seanca trajnimi për këto tema thelbësore për kompanitë dhe profesionistët në fushën e turizmit që ndodhen në rajonet ndërkufitare. Këto seanca trajnimi, të zhvilluara veçmas në Pejë dhe Kolashin, përfshinin rreth 30 pjesëmarrës nga secila anë e kufirit, të cilët u përzgjodhën përmes një procesi të thirrjes së hapur. Gjithashtu, projekti synon të ofrojë trajnim dhe certifikim për 15 auditues të specializuar në certifikimin “Eco Labels”. Siç e thekson Ahmet Jetullahu-meti “Aktualisht, ka një mungesë të theksuar të audituesve të certifikuar për “Eco Labels” në Kosovë, Mal të Zi, apo ndonjë shtet fqinj. Prandaj, arritja e këtij certifikimi do të jetë një moment sukses historik për industrinë e turizmit në rajon”. Ne synojmë të certifikojmë të paktën 20 përfitues grantesh me certifikimin “Eco-Label” të njohur ndërkombëtarisht (10 nga rajoni i Pejës dhe 10 nga rajoni i Kolashinit), në përputhje me thirrjen transparente për aplikime për grante, të miratuar nga platforma elektronike online, e zhvilluar nga ana e projektit.

 “Pjesëmarrja dhe interesi i këtyre kompanive janë jashtëzakonisht të larta dhe ata e vlerësojnë shumë mbështetjen e ofruar nga projekti”.

Rreth programit

Objektivi global i  IPA Cross-Border Cooperation Programme Montenegro-Kosovo  është përmirësimi i standardit dhe cilësisë së jetesës së njerëzve në zonën ku zbatohet programi, përmes zhvillimit ekonomik të rajonit, të qëndrueshëm në aspektin mjedisor dhe gjithëpërfshirës në aspektin social, në lidhje me trashëgiminë kulturore dhe natyrore. Kjo do të arrihet përmes projekteve të përbashkëta që zhvillohen në kuadër të prioriteteve të mëposhtme tematike të programit: Promovimi i punësimit, lëvizshmërisë së fuqisë punëtore dhe përfshirjes sociale e kulturore përtej kufirit; mbrojtja e mjedisit, promovimi i përshtatjes dhe zbutjes së ndryshimeve klimatike dhe parandalimi e menaxhimi i riskut; si dhe nxitja e turizmit dhe e trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

Përtej certifikimit “Eco Label”, projekti po ndihmon aktivisht përfituesit në rajon duke lehtësuar zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të integruara të turizmit dhe komunikimit, si dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe ekonomisë vendore përmes një platforme krijuese elektronike të turizmit, të krijuar për promovimin dhe ndërkombëtarizimin e sektorëve ndërkufitarë të turizmit dhe trashëgimisë kulturore. Disa nga aktivitetet e rëndësishme përfshijnë festivalet e turizmit ndërkufitar dhe organizimin dhe promovimin e dy itinerareve ekologjike. Ahmet Jetullahu-Meti shpjegon historikun e projektit, duke vënë në dukje se është kryer një hulumtim i gjerë në të cilin u përfshinë mbi 136 biznese nga rajonet ndërkufitare. Shumica e këtyre bizneseve shprehën interes të madh për të marrë mbështetje për certifikimin “Eco Labels” të njohur ndërkombëtarisht. Jetullahu thekson shkallën e lartë të pjesëmarrjes dhe entuziazmit të përfaqësuesve të kompanive, duke thënë se: “Pjesëmarrja dhe interesi i këtyre kompanive janë jashtëzakonisht të larta dhe ata e vlerësojnë shumë mbështetjen e ofruar nga projekti”.

Drejt Rrugës së Shpejtë për Ndryshim

Financimi i konsiderueshëm për modernizimin e hekurudhës Beograd-Nish nxit lidhjet rajonale, tregtinë, rritjen dhe integrimin në BE.

Historia e transportit hekurudhor në Serbi filloi gjatë mesit të shekullit të 19-të kur një pjesë e madhe e rajonit ishte ende nën kontrollin e Perandorisë Austro-Hungareze dhe asaj Osmane. Transporti hekurudhor brenda Serbisë së sotme i ka fillesat e tij më 20 gusht 1854, duke lidhur Lisava-Oravica-Bazijaš. Fillimisht, trenat tërhiqeshin me kuaj, një metodë që u zëvendësua më pas nga lokomotivat me avull.  Megjithatë, zgjerimi më i rëndësishëm ndodhi pas Kongresit të Berlinit dhe shpalljes së pavarësisë së Principatës së Serbisë gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 19-të.

Rrënjët e Hekurudhave Serbe si korporatë mund të gjurmohen në vitin 1881 kur Princi Milan i themeloi zyrtarisht Hekurudhat Kombëtare Serbe. Sipas Hekurudhës Serbe, udhëtimi inaugurues nga Beogradi në Nish u bë më 23 gusht 1884, duke shënuar themelimin zyrtar të kompanisë. Kjo rrugë hekurudhore ka një rëndësi të madhe brenda Serbisë dhe ka qenë funksionale për më shumë se 130 vjet.

“Sigurimi i transportit pa probleme kërkon investime të konsiderueshme.”

Në vitet 1990, pas shpërbërjes së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, sistemi hekurudhor i Serbisë u përball me sfida të mëdha. Lënia pas dore e mirëmbajtjes së infrastrukturës, çoi në një rënie të madhe të lëvizjeve hekurudhore, veçanërisht në transportin e mallrave. Trazirat e viteve 1990, duke përfshirë konfliktet, sanksionet ndërkombëtare dhe bombardimet e NATO-s, së bashku me krizat e mëvonshme ekonomike, penguan më tej mirëmbajtjen e nevojshme të rrjetit hekurudhor të Serbisë, veçanërisht të linjës jetike Beograd-Nish.

Anita Dimoski, asistente ministre e përkohshme për hekurudha dhe transport intermodal, në Qeveria e Serbisë hedh dritë mbi situatën. Ajo shpjegon se si qeveria ashtu edhe hekurudhat kishin një plan të përcaktuar për rindërtimin e rregullt të një gjatësi të caktuar të shinave hekurudhore çdo vit. Megjithatë, për shkak të krizave financiare dhe ndikimit të pandemisë COVID-19, këto aktivitete të rutinës së mirëmbajtjes duhej të shtyheshin. “Sigurimi i transportit të pandërprerë kërkon investime të konsiderueshme”, thekson znj. Dimoski. Rrjedhimisht, ata u detyruan të reduktojnë shpejtësinë në pjesët ku ndërhyrja nuk ishte e mundur, dhe një pjesë e tillë ishte linja hekurudhore Beograd-Nish.

Vizioni i çmuar për një hekurudhe që funksionon pa probleme në këtë linjë është më në fund në prag të realizimit. Bashkimi Evropian ka premtuar një financim të konsiderueshëm prej 2.2 miliardë eurosh për linjën hekurudhore Beograd-Niš. Falë kësaj mbështetje financiare, udhëtimi me tren ndërmjet këtyre dy qyteteve serbe së shpejti do të zgjasë më pak se dy orë, me një shpejtësi deri në 200 km/h. Aktualisht, udhëtimi me tren zgjat të paktën gjashtë orë, ndërsa udhëtimi me makinë zgjat afërsisht tre orë. Konkretisht, Bashkimi Evropian do të kontribuojë deri në 610 milionë euro në grante, duke e shënuar atë si grantin më thelbësor të BE-së për një projekt të vetëm në Serbi deri më tani. Gjithashtu kjo paketë gjithëpërfshirëse përfshin një kredi prej 1.1 miliardë eurosh nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB) dhe një hua prej 550 milion euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD). Pjesa e mbetur e investimit do të mbulohet nga Qeveria e Serbisë.

Olivér Várhelyi, Komisioneri i Negociatave për Zgjerim, nënvizoi rëndësinë e këtij projekti, duke thënë: “Ne kemi zgjedhur këtë projekt sepse është në gjendje të ndryshojë realitetet në terren për popullin e Serbisë, për popullin e Serbisë jugore, dhe duke thënë këtë, edhe për të gjithë rajonin.” Ai i bëri këto komente gjatë aktivitetit të promovimit të financimit të BE-së në Beograd më 28 shkurt të këtij viti.

“Ky segment i linjës hekurudhore ka një rëndësi të madhe për Serbinë. Përtej implikimeve të tij ekonomike dhe mjedisore, ky segment ka gjithashtu rëndësi shoqërore dhe kulturore. Lidhja e njerëzve jo vetëm që nxit ruajtjen e miqësive ekzistuese, por edhe krijimin e miqësive të reja dhe kultivimin e marrëdhënieve shoqërore.”

Rreth projektit

Rehabilitimi i hekurudhës Beograd-Nish do të përmirësojë lidhjet e Serbisë me rrjetet e tjera hekurudhore evropiane. Do të lehtësojë transportin më të shpejtë të mallrave dhe do të reduktojë ndjeshëm kohën e udhëtimit. Gjithashtu, duke qenë se hekurudha është një mënyrë e pastër transporti, modernizimi i sistemit hekurudhor kontribuon në krijimin e një mjedis më të pastër. Projektet e transportit të financuara nga BE-ja në Serbi synojnë të përmirësojnë lidhjet dhe, në këtë mënyrë, të nxisin integrimin ekonomik – të Serbisë në rajon dhe të rajonit në BE. Këto projekte kontribuojnë në reformën hekurudhore dhe në iniciativën e mirëmbajtjes moderne të infrastrukturës rrugore me kosto efektive.

Pas përfundimit të saj, hekurudha e re është e gatshme të sjellë përfitime të konsiderueshme, me një udhëtim vjetor të parashikuar prej mbi 2.3 milionë pasagjerësh dhe transport prej 9.4 milionë tonë mallrash. Ky zhvillim premton krijimin e mundësive të reja të biznesit dhe perspektivave të punës. “Ky segment i linjës hekurudhore ka një rëndësi të madhe për Serbinë. Përtej implikimeve të tij ekonomike dhe mjedisore, ky segment ka gjithashtu rëndësi shoqërore dhe kulturore. Lidhja e njerëzve jo vetëm që nxit mbajtjen e miqësive ekzistuese, por edhe krijimin e miqësive të reja dhe kultivimin e marrëdhënieve shoqërore”, thekson znj. Dimoski.

Znj. Anita Dimoski thekson rolin kryesor që ka luajtur përkrahja e BE-së në këtë projekt. “Mbështetja vetëm në burimet tona do të zgjaste ndjeshëm afatin kohor të projektit dhe do të impononte një barrë të rëndë financiare për qeverinë tonë. Falë kësaj mbështetjeje, do të mund ta përfundojmë projektin shumë më shpejt”, pohon Dimoski.

Rijetësimi i Trashëgimisë: Restaurimi i ish-Arqipeshkvisë së Durrësit në Shqipëri

Projekti EU4 Culture i financuar nga BE-ja në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Kulturës restauron ndërtesën historike të Arqipeshkvisë së Durrësit në Shqipëri.

Në vitin 1850, arqipeshkvi Raffaele D’Ambrosio u përball me kundërshtimin e administratës osmane teksa u përpoq të krijonte selinë e Kishës Katolike në Shqipëri, në Durrës. Për rrjedhojë, ai zgjodhi Delbnishtin si vendndodhjen e re. Nga ky këndvështrim, arqipeshkvi mbikëqyri dhe drejtoi një rrjet prej kryesisht tetëmbëdhjetë famullish që shtriheshin në të gjithë rajonin, së bashku me katër dioqeza të tjera që ishin zbehur gjatë sundimit osman. Për më tepër, kjo zonë shërbeu si një pikë qendrore për kuvendet e ndryshme dedikuar ruajtjes së identitetit kulturor, veçanërisht në sferën sociale dhe politike gjatë sundimit të Perandorisë Osmane. Nën drejtimin e kësaj arqipeshkvie, u ngritën shkollat e para shqipe në Shën të Premten e Kurbinit në vitin 1632, e më pas në Delbnisht në 1856-ën dhe në Tiranë e Durrës në vitin 1872. Në vitet 1903, 1904 dhe 1905, në Delbnisht u zhvilluan kuvende të rëndësishme, duke sfiduar politikat tatimore të qeverisë osmane dhe duke mbrojtur të drejtat e popullit.

Në këtë rrjedhë, arqipeshkvi Pren Bardh Kamberi mori një vendim të rëndësishëm për të dërguar krahun e tij të djathtë, Dom Nikollë Kaçorrin, si përfaqësues të Kurbinit dhe të gjithë territoreve nën juridiksionin e Arqipeshkvit të Durrësit, për të marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë gjatë shpalljes së Pavarësisë më 28 nëntor 1912. Në orën 10 të mëngjesit të së njëjtës ditë, u dha urdhri për ngritjen e flamurit shqiptar në Milot nga godina në Delbnisht. Kjo arqipeshkvi pësoi dëme të konsiderueshme nga kryengritësit gjatë një sulmi të ashpër nën udhëheqjen e Haxhi Qamilit kundër mbretit Wilhelm zu Wied të Shqipërisë në shtator të vitit 1914. Rreth vitit 1967, gjatë regjimit komunist, Kisha dhe selia qendrore e Arqipeshkvisë u mbyllën me forcë. Gjatë viteve të mëvonshme, vendi u përkeqësua dhe u shkatërrua gradualisht. Megjithatë, kjo godinë ka një rëndësi të madhe historike, pasi është vizituar dy herë nga shenjtorja shqiptare, Nënë Tereza e Kalkutës, pas vitit 1990. Ngjarjet që lidhen me këtë objekt jo vetëm që janë pjesë përbërëse e historisë së kishës, por edhe e kulturës shqiptare. Për këtë arsye, në mars të vitit 2014, Ministria e Kulturës e shpalli “monument kulture”.

“Kështu, ky restaurim është i rëndësishëm për të demonstruar, si në aspektin fizik dhe atë simbolik, dëshirën për të rivendosur ndjenjën e përkatësisë, jo vetëm brenda Kishës Katolike, por në të gjithë shoqërinë shqiptare dhe diversitetin e saj fetar”.

Ish-Arqipeshkvia e Durrësit në Delbnisht (Laç) pësoi dëme të mëdha gjatë tërmetit të vitit 2019. Për shkak të rëndësisë së thellë historike, ajo u zgjodh për restaurim si pjesë e projektit EU4 Culture, financuar nga BE-ja dhe zbatuar nga UNOPS-i në Shqipëri në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Kulturës.

Don Massimiliano Maria Spezia F.d.C, famullitari gjyqësor i Arqipeshkvisë Tirana-Durrës, thekson rëndësinë e restaurimit të këtij monumenti. Ai thekson se ky restaurim synon të ringjallë një vend që mbart jo vetëm kujtimet e ngjarjeve historike, por edhe lidhjen me vlerat etnologjike, sociale dhe kulturore për të cilat paraardhësit e kombit sakrifikuan shumë. “Kështu, ky restaurim është i rëndësishëm për të demonstruar, si në aspektin fizik dhe atë simbolik, dëshirën për të rivendosur ndjenjën e përkatësisë, jo vetëm brenda Kishës Katolike, por në të gjithë shoqërinë shqiptare dhe diversitetin e saj fetar,” pohon ai.

Projekti për restaurimin e kësaj ndërtese, me një kosto totale prej 620,000 eurosh, nisi në korrik të vitit 2022 dhe zgjati për rreth një vit. Punimet gjithëpërfshirëse përfshinë riparimet e çatisë, fortifikimin e pikës qendrore të strukturës dhe godinave ngjitur, si dhe restaurimin me përpikëri të dritareve, dyerve, dyshemeve dhe rifiniturave, të gjitha në përputhje me projektet e miratuara. Gjithashtu, u zëvendësuan dhe u modernizuan pajisjet mekanike, elektrike e të tjera. Gjithashtu, projekti përfshiu gërmimin e një pusi të ri dhe instalimin e kabllove elektrike të tensionit të lartë.

Lejla Hadzic nga UNOPS shpjegon se ndërtesa ishte në një gjendje të rrënuar për shkak të mungesës së mirëmbajtjes dhe të dëmeve shtesë të shkaktuara gjatë tërmetit të vitit 2019. Ajo përmend se godina e restauruar do të shërbejë për një qëllim të dyfishtë, duke funksionuar si një lloj manastiri. Megjithatë, duke qenë se ky është një investim publik, ajo do të jetë e aksesueshme edhe për përdorim nga komuniteti. “Kështu pra, kati i parë i godinës është restauruar si dhoma konvikti, ndërsa kati përdhes do të përdoret si kuzhinë, ambient ngrënieje dhe ndenjeje. Në këtë mënyrë, nxënësit e shkollave të zonës mund ta përdorin këtë hapësirë për detyrat e shtëpisë ose aktivitete të tjera të lidhura me shkollën. Pra, në thelb komuniteti do të ketë mundësinë ta vlerësojë dhe ta përdorë këtë hapësirë”, thekson Lejla.

“Qëllimi është të rijetësohet jo vetëm struktura fizike e Rezidencës, por e gjithë zona përreth, duke e shndërruar atë në një hapësirë të aksesueshme, të vizitueshme dhe funksionale për të gjithë. Kjo qasje gjithëpërfshirëse do të përfshijë aspekte të ndryshme, që nga ai historik deri tek ai natyralist, duke lehtësuar kështu rizbulimin e historisë së rajonit dhe zakoneve përbërëse të kulturës së krishterë dhe asaj shqiptare”.

Rreth projektit

Në nëntor të vitit 2019, Shqipëria u godit nga tërmeti më vdekjeprurës i 50 viteve të fundit,  me magnitudë 6.3 ballë i shkallës Rihter, i cili shkaktoi dëme të mëdha në 11 bashki. Projekti EU4Culture financohet nga European Union (EU) dhe zbatohet nga United Nations Office for Project Services (UNOPS) në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë.  Ai fokusohet në rinovimin dhe rijetësimin e vendeve kryesore të trashëgimisë kulturore të dëmtuara nga tërmeti dhe përfaqëson një nga programet më të mëdha të trashëgimisë kulturore të financuar nga European Union me një buxhet total prej 40 milionë eurosh. Udhëhequr nga parimi “Building Back Better”, EU4Culture fokusohet në rinovimin e pikave kryesore të trashëgimisë kulturore në përputhje me UN Framework for Disaster Risk Reduction. Në të njëjtën kohë, projekti synon të rrisë potencialin turistik të Shqipërisë, duke kontribuar kështu drejtpërdrejt në rimëkëmbjen socio-ekonomike vendore dhe rajonale. Për këtë qëllim, rëndësi e veçantë i kushtohet teknologjive inovative, përfshirë tregimin digjital të historive dhe krijimin e produkteve multimediale të projektuara për të qenë të aksesueshme nga gjithë. Njëkohësisht, projekti mbështet sipërmarrjen vendore, zejtarinë dhe nismat kulturore që zhvillohen rreth vendeve të përzgjedhura përmes shpërndarjes së granteve, duke dhënë një shtysë të drejtpërdrejtë për ekonominë vendore.

Don Massimiliano Maria Spezia parashikon se monumenti i restauruar do të ushtrojë ndikim të madh në komunitetin e krishterë e më gjerë në popullin shqiptar, duke qenë i rëndësishëm për aspektin shoqëror dhe shpirtëror. Ai shpjegon se ndikimi shoqëror vjen nga aspirata e Imzot Dodaj, që varet nga kushtet e favorshme, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me rrugët e komunikimit. “Qëllimi është të rijetësohet jo vetëm struktura fizike e Rezidencës, por e gjithë zona përreth, duke e shndërruar atë në një hapësirë të aksesueshme, të vizitueshme dhe funksionale për të gjithë. Kjo qasje gjithëpërfshirëse do të përfshijë aspekte të ndryshme, që nga ai historik deri tek ai natyralist, duke lehtësuar kështu rizbulimin e historisë së rajonit dhe zakoneve përbërëse të kulturës së krishterë dhe asaj shqiptare”.

YEA-të kontribuojnë në Forumin Brave New Media

Nga data 17 deri më 18 dhjetor, Ambasadorët e Rinj Evropianë (YEA-të) nga i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor (BB6) morën pjesë aktive në ngjarjen dinamike @bravenewmedia. Kjo ngjarje krijoi një platformë ku zërat e rinj mundën të mblidhen dhe të formojnë të ardhmen e medias. Si pjesë e #BNMF23, YEA-të tanë, të përfaqësuar nga @maja.trajkovic dhe @arlindhamza, u angazhuan në një seancë të detajuar. Gjatë kësaj seance, ata diskutuan për YEA Network, lidhjen dhe detyrimet mes anëtarëve të tij, si dhe rëndësinë e këtij bashkëpunimi si për të tashmen ashtu edhe për të ardhmen e rajonit. Mesazhi kryesor që u komunikua ishte: “E kaluara i përket të kaluarës; e tashmja dhe e ardhmja janë në dorën tonë.” Pjesëmarrësit nga Rrjeti YEA përfshinin Kristian Petro, Tarik Bico, Arlind Hamza, Iva Korovic, Dmitriy Churin, Elica Matevska, Stanisha Stankovikj, Maja Trajkovic, Adrijana Nijitovic, dhe Teodora Cekic.

YEA-të marrin pjesë në Starfest 2023

Më 15 nëntor 2023, Ambasadorët e Rinj Evropianë (YEA-të) nga Bosnja dhe Hercegovina morën pjesë në mënyrë aktive në edicionin e dytë të Starfest-it. Starfest shquhet si një nga ngjarjet më të njohura në Bosnjë dhe Hercegovinë, e dedikuar punësimit të rinisë. Mbledhja e këtij viti bëri së bashku mbi 60 kompani dhe OJF-të nga Bosnja dhe Hercegovina dhe paraqiti më shumë se 20 diskutime dhe workshop-e. Gjatë aktivitetit, YEA-të dhanë një kontribut të vlefshëm duke marrë pjesë në panelin e diskutimit të titulluar “Këshilla dhe ‘Marifete’ për zhvillimin e karrierës”. Tarik Bičo, një anëtar i gjeneratës së parë të YEA-ve, prezantoi rrjetin YEA dhe ndau këshilla të hollësishme për individët e rinj që lundrojnë në rrugëtimin e tyre për të ndërtuar karrierë. Për më tepër, YEA-të zhvilluan një workshop mbi Mediat dhe Literaturën Informative, duke zgjeruar shtrirjen e tyre të workshop-it në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Përveç kësaj, ata patën mundësinë të vizitonin ambientet e projektit ReLOaD2 në Shtëpinë e OKB-së në Sarajevë dhe të angazhoheshin në diskutime me përfaqësuesit e projektit, duke eksploruar partneritete potenciale. Në përgjithësi, YEA-të luajtën një rol aktiv dhe domethënës në Starfest 2023, duke kontribuar në diskutimet mbi punësimin e të rinjve dhe zhvillimin e karrierës.