Skip to main content

Autor: WeBalkans

EU4Schools risjell shpresën në Shqipëri

Një program i financuar nga BE-ja ndihmon në rinovimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019.

Mëngjesi i 26 nëntorit 2019 e gjeti Shqipërinë në agoni, pas një tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës Richter. Ky tërmet vrau 51 njerëz dhe mijëra pasgoditjet e tij dëmtuan shtëpi, institucione arsimore, si dhe godina publike dhe private. Ai i la qytetet e paralizuara dhe komunitetet e pashpresa. Rrënoi mjediset arsimore, duke lënë mijëra fëmijë të traumatizuar dhe të pasigurt për arsimimin e tyre në të ardhmen.

Por kishte ende një rreze shprese. Më 17 shkurt 2020, Bashkimi Evropian organizoi Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve, me titull “Bashkë për Shqipërinë”, në Bruksel, me anë të së cilës synoheshin përpjekjet për rindërtim pas tërmetit. Bashkimi Evropian, Qeveria e Shqipërisë, Organizata e Kombeve të Bashkuara, dhe Banka Botërore zhvilluan një vlerësim nevojash pas fatkeqësisë, si një instrument udhëzues për konferencën dhe një bazë për rindërtimin dhe riparimin. Komisioni Evropian premtoi 115 milionë euro nga buxheti i BE-së për të rindërtuar dhe për të riparuar me shpejtësi godinat më të rëndësishme publike.

“Kërkesa për mbështetje ishte e lartë, pasi shkollat dhe kopshtet ishin shkatërruar, duke i lënë nxënësit dhe fëmijët pa mjedise të përshtatshme të nxëni. Disa nga këto institucione arsimore kishin qenë kaherë në kushte të vështira, dhe tërmeti thjesht e përkeqësoi situatën.”

Nisma #EU4Schools, me vlerën 75 milionë euro, u prezantua shumë shpejt, duke iu sjellë shpresë nxënësve dhe mësuesve në 11 bashkitë më të prekura. Nora Kushti është specialiste komunikimi pranë UNDP në Shqipëri, dhe shprehet: “Kërkesa për mbështetje ishte e lartë, pasi shkollat dhe kopshtet ishin shkatërruar, duke i lënë nxënësit dhe fëmijët pa mjedise të përshtatshme të nxëni. Disa nga këto institucione arsimore kishin qenë kaherë në kushte të vështira, dhe tërmeti thjesht e përkeqësoi situatën.”

Gjatë procesit të rindërtimit, UNDP-ja ndërthuri dy parime kyç: #RindërtojmëMëMirë dhe #RindërtojmëSëBashku. “Rindërtojmë më mirë” nënkupton krijimin e strukturave më të forta, që mund t’iu bëjnë ballë tërmeteve dhe fatkeqësive natyrore, duke përmbushur standardet më të larta ndërkombëtare të cilësisë dhe sigurisë. 63 institucionet arsimore, që iu ofrojnë shërbime 24,000 nxënësve dhe mësuesve, do të jenë plotësisht të aksesueshme për nxënësit me aftësi të kufizuara dhe do të kenë hapësira të dedikuara për kujdes mjekësor dhe mbështetje psikologjike.

Nga ana tjetër, “Rindërtojmë së bashku” ka ofruar një mundësi unike për të përfshirë përfituesit në rindërtimin e institucioneve arsimore dhe personalizimin e projektit sipas nevojave të tyre. Janë zhvilluar 58 takime konsultuese dhe janë organizuar 16 aktivitete të tjera, që kanë bërë bashkë rreth 1,900 nxënës, prindër, përfaqësues të qeverisë vendore dhe institucioneve vendore, duke promovuar përkatësinë dhe duke siguruar qëndrueshmërinë e investimeve.

“Shkollat e reja janë fantastike dhe përfshijnë mjediset ultra-moderne, si: palestra, biblioteka bashkëkohore, laboratorë modernë, sisteme ngrohjeje dhe ftohjeje me eficiencë energjetike, si dhe aksesueshmëri të plotë për nxënësit me aftësi të kufizuara, duke përfshirë ashensorë dhe dalje emergjence: këto shkolla janë vërtet të shkëlqyera.”

Lidhur me projektin

“EU4Schools” është një program i financuar nga Bashkimi Evropian në përgjigje të tërmetit të 26 nëntorit 2019. Programi zbatohet nga UNDP-ja në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Synon të mbështetë qytetarët në njëmbëdhjetë bashkitë e prekura: Durrës, Kamëz, Kavajë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Shijak, Tiranë, dhe Vorë. Programi është pjesë e angazhimit financiar të Bashkimit Evropian gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Donatorëve, organizuar në Bruksel, më 17 shkurt 2020. Objektivi i përgjithshëm i kësaj nisme është mbështetja e mëtejshme e qeverive vendore dhe kombëtare në zvogëlimin e humbjeve sociale dhe ekonomike, si dhe përshpejtimi i procesit të rimëkëmbjes përmes riparimit dhe rindërtimit të institucioneve arsimore.

Deri tani kanë përfunduar 38 shkolla, ndaj rreth 10,000 fëmijë mësojnë në mjedise moderne, njësoj si bashkëmoshatarët e tyre në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. “Shkollat e reja janë fantastike dhe përfshijnë mjediset ultra-moderne, si: palestra, biblioteka bashkëkohore, laboratorë modernë, sisteme ngrohjeje dhe ftohjeje me eficiencë energjetike, si dhe aksesueshmëri të plotë për nxënësit me aftësi të kufizuara, duke përfshirë ashensorë dhe dalje emergjence: këto shkolla janë vërtet të shkëlqyera.” – shprehet Nora.

Portali i Transparencës është një aspekt unik i këtij projekti. Ofron përditësime në kohë reale rreth ecurisë së rindërtimit dhe forcon angazhimin e EU4Schools për të dhëna të hapura dhe transparencë. Portali ofron akses të hapur dhe gjithëpërfshirës në procesin e rindërtimit, duke nxitur besimin mes përfituesve dhe publikut.

Projekti ka zhvilluar edhe një fushatë ndërgjegjësimi publik, me titull “E dua shkollën time”. Nëpërmjet kësaj fushate, fëmijët mblidhen dhe diskutojnë tema në lidhje me shkollat e tyre, duke përfshirë barazinë gjinore, mbrojtjen mjedisore, veprimet për klimën, dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE. Është e qartë se projekti ka sjellë një ndjesi shprese në komunitet, pasi shkollat e reja dhe shumëngjyrëshe përbëjnë investime të prekshme në arsim. Sikundër thotë edhe Nora: “Ky është një investim afatgjatë i BE-së në kapitalin social dhe njerëzor, që do të sjellë përfitime të jashtëzakonshme.”

Hapen thirrjet për aplikimet për 2023 EU Award për integrimin e Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.

Thirrja për aplikimet për EU Award të pestë për integrimin e Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi është e hapur deri më 15 mars 2023. Edicioni i sivjetshëm i çmimit i kushtohet dimensionit të gjithëpërfshirjes së romëve në agjendën digjitale dhe ekonominë e gjelbër, që përfaqësojnë mundësi të reja për përmirësimin e pozitës në rajon të grave dhe burrave vulnerabël romë në të ardhmen.

 

Çmimi i BE-së për Integrimin e Romëve i 2023-shit do të promovojë iniciativat private ose publike nga aktorët e ndryshëm përkatës romë dhe jo romë – institucione publike, kompani dhe biznese private, punëdhënës, mësues dhe organizata të shoqërisë civile – për të rritur rolin e romëve, si për vënien në zbatim, ashtu dhe për përfitimin nga ekonomia e gjelbër dhe agjenda digjitale.

 

Integrimi i romëve vijon të jetë prioritet kyç në procesin e zgjerimit të BE-së dhe Komisioni Evropian i është përkushtuar mbështetjes dhe njohjes së punës së bërë nga institucionet publike, kompanitë private, bizneset (duke përfshirë, por pa u kufizuar vetëm te punëdhënësit dhe individët, si mësuesit dhe aktorët e kujdesit shëndetësor) dhe organizatat e shoqërisë civile rome dhe jo rome që ndihmuan dhe arritën përparime domethënëse, rezultate konkrete të qëndrueshme dhe ndryshime pozitive.

 

Çmimi i 2023-shit konfirmon dhe përkushtimin e BE-së ndaj mbështetjes dhe njohjes së bërë për integrimin e Romëve. Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave rome në fushën e punësimit është një dimension i rëndësishëm.

 

Çmimi i BE-së për integrimin e romëve synon të nxisë përkushtimin dhe mbështetjen politike për gjithëpërfshirjen e romëve në Ballkan dhe Turqi. Çmimi i këtij viti është edicioni i pestë që do të vërë në pah ekonominë e gjelbër dhe agjendën digjitale. Edicioni i parë i çmimit njohu rolin e rëndësishëm që luajnëorganizatat e shoqërisë civile që punojnë për integrimin e romëve. Edicioni i  dytë promovoi gjithëpërfshirjen, integrimin dhe fuqizimin e të rinjve romë. Edicioni i tretë iu dedikua “heronjve të Panjohur”, grave rome që kanë përmirësuar integrimin social të romëve ose kanë shkaktuar ndryshime pozitive për komunitetet e tyre nëpërmjet punësh dhe përkushtimit të tyre.

 

Edicioni i katërt iu dedikuapersonave të jashtëzakonshëm që promovojnë barazinë nëpërmjet punësimit.

 

Çmimi financohet nga Bashkimi Evropian dhe vihet në zbatim nga Roma Active Albania.

 

Aplikimet duhet të dorëzohen deri në 15 mars, 2023.

Kosova: Mbështetja e skuadrës Europe-EIB Global për modernizimin e rrjetit hekurudhor arrin 80 milionë Euro.

EIB Global, degë e Bankës Evropiane të Investimeve(EIB) e përkushtuar ndaj aktiviteteve jashtë Bashkimit Evropian, ka nënshkruar një marrëveshje prej 38 milionë Eurosh për rehabilitimin e 148 km hekurudhe në linjën hekurudhore 10 në Kosovë. Rinovimi i shinave dhe stacioneve hekurudhore në rrjetin hekurudhor ndërkombëtar në Kosovë do të ndihmojë për rritjen e shpejtësisë së udhëtimit dhe për përmirësimin e kapaciteteve për pasagjerë dhe mallra. Këto përmirësime do të sjellin një zhvendosje nga rrugët drejt hekurudhës dhe do të kontribuojnë për lëvizshmërinë e qëndrueshme nga ana mjedisore në rajon.

 

Si pjesë e rrjetit kryesor hekurudhor në Ballkanin Perëndimor, projekti për linjën hekurudhore 10 të Kosovës do të përmirësojë lidhshmërinë në rajon dhe integrimin në Korridorin Orient/Mesdheu Lindor. Kredia e EIB-së vjen krahasgranteve të investimit dhe ndihmesës teknike të kanalizuara përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF), së bashku me një kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ky është transhi i dytë i kredisë së EIB-së për këtë projekt hekurudhor, duke arritur shumën totale 80 milionë Euro për modernizimin e hekurudhës së Kosovës.

 

Në dhjetë vitet e fundit, EIB-ja ka mbështetur sektorin hekurudhor global duke siguruar mbi 39 miliardë Euro investime, duke ndihmuar ndërtimin ose duke përmirësuar rreth 2000 km hekurudhë dhe 304 stacione. Në Ballkanin Perëndimor, EIB Global është financues lider i linjave hekurudhore strategjike dhe siguron mbështetje teknike dhe këshilluese për përgatitjen, planifikimin dhe vënien në zbatim të projekteve për modernizimin ose përmirësimin e rrjetit hekurudhor. Deri më sot, EIB-ja ka investuar mbi 1.2 miliardë Euro në sektorin hekurudhor në gjithë Ballkanin Perëndimor, duke mbështetur bashkëpunimin dhe lidhshmërinë rajonale.

Entuziazmi për bletarinë në Malin e Zi

Një projekt i financuar nga BE-ja mbështet Shoqatën e Bletarëve të Kolashinit për të tërhequr një numër më të madh të rinjsh drejt bletarisë si biznes.

Familja Perišić nga Kolashini, një qytezë në verilindje të Malit të Zi, bleu disa koloni bletësh vitin e kaluar dhe po shijon mjaltë cilësor nga kosheret e veta. Puna për të prodhuar këtë mjaltë është bërë nga mijëra bletë dhe një studente 20-vjeçare në degën e ekonomisë. Së bashku me tetë të rinj të tjerë, së fundmi, Milica Perišić ka filluar të merret me bletari falë një projekti të Shoqatës së Bletarëve të Kolashinit, që e promovon këtë hobi për të rinjtë. Familja Perišić filloi të interesohej te bletaria që prej fillimit të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, kur u shtua vëmendja drejt produkteve natyrale. Projekti i Shoqatës së Bletarëve erdhi në kohën e duhur, duke i dhënë Milicës mundësinë dhe motivimin për të filluar rrugëtimin e saj të bletarisë.

“Së pari, kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të kaluar kohën time të lirë: mund të qëndroj në natyrë dhe të vëzhgoj këto krijesa të vogla, të pabesueshme, si dhe ta shfrytëzoj këtë mundësi të jashtëzakonshme për të fituar para dhe nuk do të dorëzohem.”

Milica beson se bletaria është një mundësi e vërtetë zhvillimi, ndonëse është thjesht një hobi që e ndihmon të mbështesë familjen dhe miqtë e saj. “Së pari, kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të kaluar kohën time të lirë: mund të qëndroj në natyrë dhe të vëzhgoj këto krijesa të vogla, të pabesueshme, si dhe ta shfrytëzoj këtë mundësi të jashtëzakonshme për të fituar para dhe nuk do të dorëzohem.” – shprehet Milica.

Ajo e pranon se njerëzve iu duket e pazakontë që një vajzë e re merret me bletari. “Ndonjëherë bëjnë shaka kur kërkoj libra dhe revista rreth bletarisë, pasi kryesisht e shohin si një hobi për të moshuarit që kanë dalë në pension, por në fund të ditës, të gjithë dëshirojnë të mësojnë më shumë mbi hobin tim,” – shton Milica. Ajo kalon shumë kohë në Podgoricë për shkak të studimeve, por kurdo që ka mundësi, kthehet në Kolashin. Milica thotë që në të ardhmen e sheh veten duke jetuar në këtë qytezë, të cilën dikur, në shkollë të mesme, e konsideronte si pengesë.

Shoqata e Bletarëve e ka promovuar bletarinë prej 20 vitesh, dhe viti i kaluar duket të ketë qenë më i suksesshmi nga përpjekjet e tyre. Bogoljub Bulatović është Kryetari i Shoqatës dhe shpjegon se deri para pesë vitesh, funksiononte si komunitet tradicional bletarësh, por të gjithë bashkë vendosën që të tërhiqnin më shumë njerëz, sidomos të rinj dhe të reja, drejt bletarisë.  “Ka kërkesë të madhe për produkte blete, por prodhimi aktual në Malin e Zi nuk i përmbush nevojat e tregut, ndaj ne donim ta përdornim këtë mundësi për t’i mbajtur të rinjtë në qytezë në vend që të shpërnguleshin në qytetet më të mëdha,” – shprehet Bogoljub.

“Me shumë mundësi do të ketë një numër të madh njerëzish që do të përfshihen në këtë veprimtari, por edhe sikur vetëm dy njerëz t’i përkushtohen seriozisht bletarisë, atëherë peizazhi i zonës së Kolashinit do të ndryshojë ndjeshëm.”

Lidhur me projektin

Programi Rajonal për Demokraci Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2) është vazhdim i nismave të mbështetura nga BE-ja, si: Projekti për Forcimin e Demokracisë Vendore (LOD 2009 – 2016) dhe Programi i zgjeruar Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD, 2017-2020). Objektivi i përgjithshëm i projektit është të forcojë demokracitë me pjesëmarrje dhe të nxitë integrimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke fuqizuar shoqërinë civile dhe duke nxitur rininë që të marrë pjesë aktive në proceset vendimmarrëse, si dhe duke përmirësuar mjedisin mbështetës ligjor dhe financiar për shoqërinë civile.

Në kuadër të misionit të tyre të ri, shoqata filloi një projekt të ri me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe UNDP-së. Në kuadër të projektit, shoqata iu ofroi fillestarëve aksesorë bletarie, literaturë moderne, si dhe trajnim të gjithanshëm rreth bletarisë. Që prej fillimit të projektit, numri i anëtarëve të shoqatës është rritur me 25%. Bogoljub shpjegon se krahas instrumenteve dhe njohurive që kanë fituar të rinjtë dhe të reja, i gjithë komuniteti vendas përfiton nga projekti, pasi bletaria rrit prodhimin frutor dhe zhvillon sektorin bujqësor në tërësi. “Me shumë mundësi do të ketë një numër të madh njerëzish që do të përfshihen në këtë veprimtari, por edhe sikur vetëm dy njerëz t’i përkushtohen seriozisht bletarisë, atëherë peizazhi i zonës së Kolashinit do të ndryshojë ndjeshëm.” – shprehet Bogoljub.

Mali i Zi është shtëpia e gjysmës së të gjitha gjallesave bimore evropiane dhe përfaqëson një potencial të jashtëzakonshëm për bletarinë. “Prandaj iu rekomandoj të gjithë personave të interesuar ndaj natyrës që të mendojnë për sipërmarrje të ngjashme.” – shprehet Bogoljub.

Njihuni me 30 Supershkollat që kanë marrë Çmim në Serbi

Zyra Rajonale për Bashkëpunimin Rinor, në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) organizoi në Shkup, më 1 janar, eventin prezantues “Njihuni me Supershkollat e Serbisë” në Beograd, më 1 shkurt 2023. Takimi mblodhi 30 shkolla të mesme nga Serbia që kishin marrë çmim, të përfaqësuara nga drejtorët dhe mësuesit e ngarkuar me koordinimin e shkëmbimeve rajonale të së ardhmes, jo vetëm për t’u takuar me njëri-tjetrin por edhe për të qenë pjesë e një lëvizjeje domethënëse si nënshkrimi i Marrëveshjeve të Partneritetit.

 

Drejtorët dhe mësuesit që do t’i koordinojnë dhe vënë në zbatim këto shkëmbime rinore, prezantuan idetë e tyre që do të zhvillohen më tej me mbështetjen e RYCO-s. Takimi shërbeu si një hapësirë ku shkollat prezantuan programet e tyre të shkëmbimit përpara disa aktorëve të rëndësishëm lokalë dhe ndërkombëtarë. Shërbeu edhe për të krijuar një vlerësim të qartë të hapave të radhës të projektit. Të rinjtë që përfaqësojnë 30 shkollat e mesme do të kenë mundësi të përfitojnë nga përvoja e veçantë që u ofron programi i Supershkollave.

 

Projektet do të vihen në zbatim me dy raunde: Raundi i parë i shkëmbimeve do të bëhet në periudhën prill-qershor 2023, ndërsa i dyti do të zhvillohet nga gushti në tetor 2023. Çdo shkollë do të shkëmbejë vizita që do të zgjasin deri në 7 ditë me shkollën partnere, me një grup prej jo më shumë se 12 nxënësish dhe 1-2 mësuesish. Nëpërmjet kësaj skeme shkëmbimi, nxënësit dhe mësuesit do të kenë mundësinë të udhëtojnë dhe t’u prezantojnë veten, shkollat dhe zakonet e tyre mikpritësve të tyre, dhe të mësojnë gjëra të reja për komunitetet në zona të ndryshme të rajonit.

RCC: Hapen nominimet për sipërmarrëset femra të Ballkanit Perëndimor për vitin 2022

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) ka kënaqësinë të njoftojë se nisi procesi i nominimit për Sipërmarrëset e Ballkanit Perëndimor të vitit 2022. RCC-ja e nisi këtë iniciativë vitin e kaluar në kuadër të Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal 2021-2024 dhe Agjendës së Fuqizimit Ekonomik të Grave për të bërë të njohura gratë që kanë nisur dhe zhvilluar bizneset e tyre dhe kanë kontribuar për punë të reja dhe të qëndrueshme për gra dhe burra të tjerë në rajonin tonë.

 

Duke qenë se në Ballkanin Perëndimor vetëm më pak se 22% e sipërmarrësve janë femra, është shumë e rëndësishme të promovohen historitë e sipërmarrëseve gra të suksesshme nga rajoni. Fuqizimi ekonomik i grave është thelbësor për të ndërtuar përpjekjet për rekuperimin e qëndrueshëm dhe rritjen domethënëse ekonomike, duke qenë se numri i grave të pranishme në tregun e punës është i lidhur ngushte me zhvillimin e rajonit.

 

RCC-ja i fton individët, përfaqësues të institucioneve publike dhe private, organizatave dhe këdo tjetër të interesuar për të nominuar sipërmarrëset gra të vitit në një (ose më shumë) nga gjashtë kategoritë e mëposhtme: Gruaja e Gjelbër Sipërmarrëse, Gruaja Kreative Sipërmarrëse, Gruaja Sipërmarrëse e Udhëtimit dhe Mikpritjes; Gruaja Rome Sipërmarrëse; Gruaja Sipërmarrëse e Start-up-it; Gruaja e Re Sipërmarrëse.

 

Procesi i njohjes do të qëndrojë i hapur deri më 28 shkurt 2023, dhe sipërmarrëset gra të përzgjedhshme duhet t’i kenë regjistruar bizneset e tyre para shkurtit 2022.

BE-ja nënshkruan Marrëveshjen e Financimit prej 70 milionë Eurosh për Paketën e Ndihmës për Energjinë për Bosnjë dhe Hercegovinën

Komisioni Evropian ka nënshkruar dhe i ka dërguar Bosnjës dhe Hercegovinës Marrëveshjen e Financimit për Paketën e Ndihmës për Energjinë, me vlerë 70 milionë Euro, që do të ndihmojë familjet më të cenueshme të Bosnjës dhe Hercegovinës për të përballuar çmimet në rritje dhe për t’u ndihmuar për tranzicionin e energjisë.  
Këshilli i Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës duhet të miratojnë dhe kundër-firmosë Marrëveshjen që të marrë transhin e parë të fondeve të alokuara prej rreth 63 milionë Eurosh. Para disbursimit të fondit, Bosnja dhe Hercegovina pritet të marrë një vlerësim pozitiv nga Komisioni Evropian për përparimin lidhur me vënien në zbatim të Planit të Veprimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës më 22 dhjetor 2022. Ky Plan Veprimi rendit masat që do të ndërmarrin autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës për përdorimin e fondeve nga Paketa e Ndihmës për Energjinë dhe mundëson tranzicionin e energjisë së vendit.  
Paketa e Ndihmës për Energjinë për Ballkanin Perëndimor u shpall nga Presidenti i Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në rajon në tetor 2022. Paketa alokon në total 1 miliard Euro për rajonin – 500 milionë Euro në formën e asistencës së menjëhershme dhe 500 milionë Euro si mbështetje afatmesme dhe afatgjatë.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri nis „Track the Truth“ (Zbulo të vërtetën), një fushatë iniciativë për të rritur ndërgjegjësimin për keqinformimin.

„Track the Truth“ lindi si thirrje nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri për të luftuar bashkarisht perceptimet e shtrembëruara të realitetit. Kjo fushatë ndërgjegjësimi e dedikuar keqinformimit dhe çinformimit e ka nisur tashmë rrugëtimin e saj të martën, më 31 Janar, me inaugurimin e një instalacioni unik në Sheshin Skënderbej, pranë Muzeut Historik Kombëtar. Bëhet fjalë për një tunel grafik, të mbuluar me keqinformime dhe në dukje me mesazhe provokuese, që ju fton të zbuloni të vërtetat e fshehura pas secilës prej tyre.

 

Qytetarët, kontrolluesit e fakteve dhe profesionistët e medias ftohen të reflektojnë për impaktin e keqinformimit duke ecur përmes këtij tuneli të gjatë nëntë metra, i veshur nga brenda me mesazhe të vërteta, të shtrembëruara në mënyrë grafikë që të ngjajnë me disa nga gënjeshtrat më të njohura për Covid-19-n, luftën në Ukrainë ose çështjet e ndryshimit klimatik. Tuneli është i pajisur më një kod QR që ju lidh me një faqe interneti ku shpjegohen mesazhet në fjalë, falë informacionit të verifikuar dhe objektiv. E njëjta platformë ofron dhe disa ndihma se si të pikasen përmbajtjet keqinformuese.

EIB Global investo 76 milionë Euro për përmirësimin e arsimit dhe transportit ujor në Serbi

Eib Global, pjesë e Bankës Evropiane të Investimeve (EIB) që merret me aktivitetet jashtë Bashkimit Evropian, ka lëvruar 76 milionë Euro për modernizimin e mëtejshëm të infrastrukturës së qëndrueshme të transportit dhe arsimit. Kjo përfshin një hua prej 40 milionë Eurosh për të ndërtuar, rinovuar dhe pajisur ambientet arsimore kudo në vend. Investime të tjera do të bëhen në qendrat rajonale të trajnimit që ofrojnë trajnim dhe arsim profesional të mesëm të lartë. Këto përmirësime infrastrukturore do të sigurojnë kushte të nxëni moderne dhe do të përmirësojnë dhe cilësinë e arsimit ndërkohë që rrisin dhe prodhimtarinë dhe punësimin në vend.  
Në sektorin e arsimit, EIB-ja dhe Republika e Serbisë nënshkruan dhe një hua shtese prej 5 milionë Eurosh për Projektin e Shkollave të Lidhura (Connected Schools Project), përveç 65 milionë Eurove të miratuara në 2020-n për të ndihmuar mundësimin e pajisjeve dhe aftësive të reja digjitale në mbi 1 500 shkolla serbe.  
Së fundmi, pas një huaje prej 100 milionë Eurosh të nënshkruar në 2018-n, Banka lëvroi dhe 31 milionë të tjera për përmirësimin e lundrimit ujor përgjatë lumenjve Savë dhe Danub, për ta bërë transportin lumor në Serbi dhe rajon më të sigurt dhe më efikas..

Workshop-i Komunikimi me BE-në me YEA-të në Shkup, Maqedoni e Veriut

Në vijim të workshop-eve të suksesshme të komunikimit të organizuara në Tiranë, Shqipëri, në tetor të vitit 2022 dhe në Beograd, Serbi në dhjetor të vitit 2022, workshop-i i tretë i komunikimit i titulluar “Communicating EU to Youth – Communicating Youth to Youth”, u organizua më 4 shkurt 2023, në ambientet e Europe House, Shkup, Maqedoni e Veriut.

 

Workshop-i është i ndarë në dy seanca:

 

Gjatë seancës së mëngjesit, YEA-ve iu drejtuan Znj. Giada Trucco (Oficere komunikimi, Komunikimi strategjik për Ballkanin Perëndimor, DG NEAR) Z. Julian Vassallo (Zëvendës kryetari i delegacionit, delegacioni i BE-së në Maqedoninë e Veriut), Znj. Selena Tasic (Menaxhere e diplomacisë publike, WeBalkans) dhe nga Znj. Michela Di Stefano (Drejtuese ekipi, WeBalkans). Gjithashtu, tre YEA-të (Ivan Durgutov nga Maqedonia e Veriut, Agnesa Jashari nga Kosova, dhe Kristian Petro nga Shqipëria) ndanë histori frymëzuese të aktivizmit në komunitetet e tyre vendase.

 

Seanca e pasdites filloi duke thyer akullin me “Draw and Lead” dhe më pas vazhdoi me “Communication Workshop” me Gareth Harding. Në fund u organizua një seancë me pyetje dhe përgjigje dhe u nda me pjesëmarrësit një formular vlerësimi.

 

Më 5 shkurt (të dielën në mëngjes), YEA-të organizuan një vizitë në “Daut Pasha Hammam”, një monument historik i ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit të pesëmbëdhjetë, që sot shërben si selia e Galerisë Kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.