Skip to main content

Autor: WeBalkans

Thirrje e hapur për të shprehur interesin për programet për udhëheqjen kulturore dhe median.

UNESCO, British Council dhe Italian Agency for Development Cooperation (AICS) kanë bashkuar forcat për të menaxhuar Culture and Creativity for the Western Balkans (CC4WBs). Një program i financuar nga Bashkimi Evropian që synon nxitjen e dialogut ndërkulturor dhe përforcimin e ndikimit socio-ekonomik të sektorit kulturor dhe kreativ në Ballkanin Perëndimor (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovina, Kosovë, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia).

 

Nëpërmjet një qasje të gjerë pjesëmarrëse që shenjëstron autoritetet publike, sektorin privat, organizatat e shoqërisë civile për kulturën, si dhe profesionistë individualë në këtë sektor, programi CC4WBs synon të: përmirësojë performancën e sektorit kulturor dhe kreativ në Ballkanin Perëndimor, të forcojë bashkëpunimin kulturor në dhe me rajonin dhe të evidentojë trashëgiminë kulturore gjithëpërfshirëse për zhvillimin vendas.

 

Përfituesit eventualë të programit CC4WBs janë qytetarët e Ballkanit Perëndimor që kanë mundësi të ndryshme për të aplikuar në veprimtari për zhvillimin profesional dhe për ngritjen e kapaciteteve, si dhe të marrin fonde për dritare tematike specifike.

 

Programi CC4WBs ka lançuar një thirrje të hapur për shprehje interesi në programet për udhëheqjen kulturore dhe median. Thirrja e hapur për shprehje interesi organizohet në bazë të dritares tematike 2 të portofolit për thirrjet e hapura për Culture and Creativity for the Western Balkans Programme. Synon të arrijë aplikantët individualë që janë të gatshëm të marrin pjesë në ciklet e specifikuara të programit që kontribuojnë në sfidat e sektorit kulturor dhe sfidat ndërkulturore.

 

Për informacione të mëtejshme, ju lutemi vizitoni linkun e mëposhtëm:

BE-Maqedonia e Veriut: Komisioni propozon deri në 100 milionë euro për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut

Komisioni propozoi  më 6 shkurt të ofronte deri në 100 milionë euro në ndihmë makro-financiare (MFA) për Maqedoninë e Veriut. Me këtë propozim, Komisioni i qëndron krah Maqedonisë së Veriut në këto kohë të vështira, duke qenë se pas luftës së agresionit të shpallur nga Rusia për Ukrainën, ekuilibri i jashtëm po humbet me shpejtësi për shkak të varësisë së madhe nga importet për karburant dhe elektriciteti. Maqedonia e Veriut përballet edhe me nevojën e madhe për të shlyer borxhin e jashtëm në vitin 2023 në kontekstin e kushteve financiare sfiduese.  
Ndihma e propozuar do të kontribuojë për të mbuluar nevojat financiare të Maqedonisë së Veriut në vitet 2023 dhe 2024, duke mbështetur si qëndrueshmërinë fiskale dhe reformat strukturore . Propozimi i sotëm shoqëron një program mbështetës 24 mujor të realizuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), prej 530 milionë euro.  
Ndihma do të ofrohet në formën e borxheve, që do të paguhen në dy këste. Këto dy pagesa duhet të jenë kushti për zbatimin e masave të politikave të cilat duhet të dakordësohen midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së në Memorandumin e Mirëkuptimit. Memorandumi i Mirëkuptimit ka gjasa të përqendrohet në reformat e politikave në fushat e qeverisjes fiskale, politikave tatimore, menaxhimit të investimeve publike, partneriteteve publik-privat, mjedisin e biznesit, transparencën në ndihmën shtetërore, efikasitetin e energjisë, reformën e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit. Gjithashtu, pagesat janë kusht për të provuar përparimin pozitiv në zbatimin e programit të FMN-së. Këto reforma do të mbështesin Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

BE-ja mbështet segmentin përfundimtar të Korridorit Trans-Ballkanik të Elektricitetit në Serbi

Më 23 janar, Ministrja e Minierave dhe Energjisë së Serbisë, Dubravka Đedović, Drejtori i zyrës së Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) në Beograd, Rüdiger Hartmann, Ministrja e Integrimit Evropian, Tanja Miščević, dhe Drejtoresha e “Elektromreža Srbije”, Jelena Matejić, nënshkruan një investim prej 8.9 milionë Eurosh për vënien në zbatim të segmentit 84 km të Korridorit Trans-ballkanik të Elektricitetit në Serbi.  
BE-ja ka kontribuar me një grant EBIF prej 11 milionë Eurosh për projektin, të plotësuar nga një hua KfW prej 30 milionë Eurosh.  
Segmenti përfshin ndërtimin e një linje ndërlidhëse transmetimi nga nënstacioni i Bajina Bašta deri në kufirin me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi.  
Nisja e punimeve është parashikuar në fillim të 2025-ës – pas ndërtimit të një segmentit të tretë që lidh Obrenovacin me Bajina Bašta – dhe përfundimi pritet të ndodhë në 2027-n. Tashmë janë ndërtuar njëqind e njëzet kilometra Korridor Trans-ballkanik në territorin serb, nga Pančevo deri në kufirin me Rumaninë dhe nga Kragujevaci në Kraljevo.  
Korridori i Elektricitetit Trans-Ballkanik është pjesë eEnergy Support Package për Ballkanin Perëndimor, e nisur nga Presidenti von der Leyen më 6 dhjetor me rastin e Samitit BE-Ballkan Perëndimor.

Njihuni me 16 Supershkollat e Maqedonisë së Veriut që kanë marrë çmim

Zyra Rajonale për Bashkëpunimin Rinor, në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) organizoi në Shkup, më 26 janar, eventin prezantues “Njihuni me Supershkollat e Maqedonisë së Veriut” në kuadër të Programit të Shkëmbimit të Supershkollave. Takimi mblodhi 16 shkolla të mesme nga Maqedonia e Veriut të vlerësuara me çmim, të përfaqësuara nga drejtorët dhe mësuesit e tyre të ngarkuar me koordinimin e shkëmbimeve të ardhshme rajonale, jo vetëm për t’u takuar njëra me tjetrën, por edhe për të qenë pjesë e një ecurie të rëndësishme, si nënshkrimi i Marrëveshjeve të Partneritetit.

 

Drejtorët dhe mësuesit që do t’i koordinojnë dhe vënë në zbatim këto shkëmbime rinore, prezantuan idetë e tyre që do të zhvillohen më tej me mbështetjen e RYCO-s. Takimi shërbeu si një hapësirë ku shkollat prezantuan programet e tyre të shkëmbimit përpara disa aktorëve të rëndësishëm lokalë dhe ndërkombëtarë. Shërbeu edhe për të krijuar një vlerësim të qartë të hapave të radhës të projektit. Të rinjtë që përfaqësojnë 16 shkollat e mesme do të kenë mundësi të përfitojnë nga përvoja e veçantë që u ofron programi i Supershkollave.

 

Projektet do të vihen në zbatim me dy raunde: Raundi i parë i shkëmbimeve do të bëhet në periudhën prill-qershor 2023, ndërsa i dyti do të zhvillohet nga gushti në tetor 2023. Çdo shkollë do të shkëmbejë vizita që do të zgjasin deri në 7 ditë me shkollën partnere, me një grup prej jo më shumë se 12 nxënësish dhe 1-2 mësuesish. Nëpërmjet kësaj skeme shkëmbimi, nxënësit dhe mësuesit do të kenë mundësinë të udhëtojnë dhe t’u prezantojnë veten, shkollat dhe zakonet e tyre mikpritësve të tyre, dhe të mësojnë gjëra të reja për komunitetet në zona të ndryshme të rajonit.

YEA-të marrin pjesë në një konferencë për vështirësitë dhe mundësitë e marrëdhënieve mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në Danimarkë.

Grupi Këshillues i Politikave të Ballkanit në Evropë (BiEPAG) dhe Fondi Evropian për Ballkanin (EFB), në bashkëpunim me Shoqërinë Daneze për Politikën e Jashtme dhe tri parti kryesore politike daneze – Social Demokratët, Partia Liberale dhe e Majta e Gjelbër, i mirëpritën pjesëmarrësit në konferencën që zgjati gjithë ditën, në Parlamentin Danez, më 25 janar 2023.
 
Diskutimi, që ngjalli mjaft vëmendje dhe pati një publik prej rreth 100 pjesëmarrësish, u përqendrua kryesisht te zhvillimet e fundit dhe vështirësitë aktuale të marrëdhënies midis BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor që aspirojnë të aderojnë në BE.  
Në qendër të debatit ishin mundësitë dhe pengesat për përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt aderimit në BE, nëpërmjet një dialogu midis politikëbërësve, aktivistëve dhe analistëve nga Danimarka, BE-ja dhe Ballkani Perëndimor dhe si të bëhet më i prekshëm procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor, duke e afruar rajonin me BE-në, dhe si mund ta mbështesë Danimarka procesin.  
Konferenca u ndoq dhe nga  Ambasadori I Ri Evropian (YEA) Ivan Durgutov, që ishte pjesë e panelit‘Sfidat e besimit dhe transformimit në Ballkanin Perëndimor’. Paneli përfshinte të rinj që trajtuan vështirësitë e angazhimit dhe përfshirjes së të rinjve në marrëdhëniet Ballkan Perëndimor-BE.

YEA-ja organizon një diskutim për përfshirjen më të madhe të rinisë së Maqedonisë së Veriut në shoqëri

Damjan Slatanovski, Ambasador i Ri Evropian (YEA), organizoi një diskutim për përfshirjen më të madhe të të rinjve në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut. Eventi u ndoq nga rreth 40 pjesëmarrës, duke përfshirë të rinj nga qyteti i Kumanovës dhe përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile që merren me përmirësimin e standardeve të jetesës së të rinjve dhe vënien në zbatim të politikave për të rinjtë lokalë.   
Kryetarja e Këshillit bashkiak të Kumanovës, Znj. Ivana Gjorgjievska, bëri një përmbledhje të situatës dhe planeve të Bashkisë së Kumanovës për rritjen e përfshirjes së të rinjve në vendimmarrje. Kryetarët e Këshillave Rinorë Lokalë nga rajoni verilindor treguan shembujt e tyre të punonjësve rinorë të suksesshëm të Këshillave Rinorë Lokalë Qendrës Rinore “Multikulti” dhe OJQ-ja “Qendra për Dialog Ndërkulturor” shpjegoi rolin e sektorit civil si mbështetës dhe partner për funksionimin e Këshillave Rinorë Vendorë dhe nxitjen e të rinjve që të përfshihen më shumë në vendimmarrje.

Një Lidhje në Rritje

Kompania BULGARTRANSGAZ organizoi një event të nivelit të lartë në Sofje, më 1 shkurt, për të festuar fazën kryesore të nisjes së punimeve të ndërtimit të “Gas Interconnection Bulgaria-Serbia” (IBS). Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vučić, së bashku me ministrat e Energjisë të të dy vendeve dhe ambasadoren e Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret, morën pjesë në aktivitet dhe shëtitën së bashku përgjatë gjurmës së interkonjeksionit.
 
Interkonektori i ri i gazit do të lidhë rrjetin ekzistues serb në Nish me rrjetin bullgar në kryeqytet, Sofje, dhe do të shtrihet 109 km në pjesën serbe. Pjesa e projektit në territorin serb po financohet pjesërisht nëpërmjet granteve të BE-së, 49.6 milionë Euro, dhe një hua me kushte të favorshme prej 25 milionë Eurosh nga Banka Evropiane e Investimeve.  
Punimet për interkonektorin në territorin serb filluan në janar 2022, ndërsa punimet në territorin bullgar nisën në 1 shkurt.  
IBS-ja e pjesës bullgare është një Projekt me Interes të Përbashkët (PCI) që është bashkëfinancuar nga BE-ja në kuadër të programit Lidhja e Connecting Europe Facility Energy me 27.6 milionë Euro. Mbështetja e BE-së do të kontribuojë për ndërtimin e gjithë shtrirjes së interkonektorit në territorin bullgar (62 km), nga qyteti i Novi Iskarit deri në kufirin bullgaro-serb. Përveç rrjetit të tubacioneve të gazit, do të ndërtohen dhe facilitete të tjera teknologjike, të tilla si facilitete sondimi, montime valvulash, dy stacione rregulluese gazi të automatizuara (në Slivnitsë dhe Dragoman) dhe një stacion matës gazi në Kalotinë.

Thirrje e hapur për gazetarët që të marrin pjesë në udhëtimet e medias në 2023/2024

Projekti „Pulse of Europe – Media Trips“ në BE ka lëshuar një Thirrje të re për Propozime për gazetarët që të marrin pjesë në udhëtimet e medias që do të organizohen gjatë vitit 2023 dhe gjysmës së parë të 2024-s. Aplikimi do të jetë i mundshëm gjatë gjithë asaj periudhe.  
Sikurse gjatë ciklit të mëparshëm të vënies në zbatim të projektit, thirrja ishte e vlefshme për gjithë median në Serbi – kombëtare, rajonale dhe lokale, elektronike, të shtypur dhe online – me kusht që të përputhen me Kodin e Etikës  (Kodi i Gazetarëve të Serbisë) dhe të respektojnë standardet profesionale dhe etike.  
Projekti organizon udhëtime të medias me tematika grupi që përfshijnë një numër domethënës mediash, sikurse dhe udhëtime individuale gazetarësh që do të udhëtojnë vetëm, me ndihmën logjistike të projektit.  Udhëtimet e medias në grup do të organizohen në shtetet anëtare të BE-së, vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe vendet e Partneritetit Lindor (Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjeorgji, Armeni, Moldavi dhe Ukrainë) dhe në Britaninë e Madhe.  
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe vihet në zbatim nga Instituti Goethe, në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë dhe Qendrën për Dekontaminimin Kulturor.

Risi në vlerësimet e sakta të infertilitetit mashkullor

Një projekt i financuar nga BE-ja po mbështet marketimin e zbulimit të shkencëtarëve në Serbi.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), infertiliteti është një problem shëndetësor publik në mbarë botën, dhe po rritet me 10% çdo vit. Barra e subfertilitetit dhe infertilitetit është domethënëse, me gjasë e nenvlerësuar, dhe nuk ka shfaqur rënie gjatë 20 viteve të fundit. Sipas OBSH-së, numri në rritje i rasteve të pashpjegueshme të meshkujve jofertilë në kulmin e moshës riprodhuese, dhe rënia e përqindjes së fertilitetit te meshkujt nën moshën 30 vjeç, sugjerojnë një nevojë të ngutshme për diagnozë të saktë. Tani, ekipi i shkencëtarëve Mito-REBELS nga Universiteti i Novi Sadit ka gjetur një zgjidhje të realizueshme për këtë problematikë mbarëbotërore.

 “Përmes këtij projekti kemi gjetur një qasje krejtësisht të re për vlerësimin e infertilitetit dhe subfertilitetit te meshkujt.”

Profesore Silvana Andrić është lektore në Fakultetin e Shkencave të Universitetit të Novi Sadit. Ajo ka kryer PhD-në në endokrinologjinë riprodhuese të meshkujve, si dhe ka ndjekur një trajnim pas doktoraturës rreth sinjalizimit qelizor në lidhje me endokrinologjinë riprodhuese. Ka 30 vite përvojë në hulumtimet lidhur me biologjinë riprodhuese të meshkujve, si dhe 20 vite përvojë në mësimdhënie rreth biologjisë riprodhuese dhe sinjalizimit qelizor. Vite më parë, së bashku me ekipin Mito-REBELS, ajo filloi rrugëtimin ambicioz drejt gjetjes së një zgjidhjeje për problemin e infertilitetit mashkullor, e cila është risiprurëse dhe mbështetet në marrëdhënien e mitokondrisë dhe funksionalitetit të spermës.

Profesorja Andrić shpjegon se marrëdhënia e ngushtë midis mitokondrisë dhe funksionalitetit të spermës ishte e dukshme, por për fat të keq, nuk ishte shfrytëzuar në praktikën klinike. Ekipi i saj punoi mbi propozimin duke përdorur së pari modele kafshësh dhe më pas mostra njerëzore, që shfaqën rezultate të mira në procedurat e rregullta testuese, por janë infertilë. “Përmes këtij projekti kemi gjetur një qasje krejtësisht të re për vlerësimin e infertilitetit dhe subfertilitetit te meshkujt.” – shprehet ajo.

Profesorja Andrić përshkruan se si shpikja e tyre mbështetet në një qasje molekulare, një teknologji e bazuar në testin e Reaksionit Zinxhir të Polimerazës (PCR), i cili përdoret rregullisht për diagnostikim, duke përfshirë edhe COVID-19. Për këtë arsye, atyre nuk iu duhet të krijojnë teknologji të re për ta zbatuar zgjidhjen e tyre.

 “Mbështetja që kemi marrë nga Projekti EU4TECH ishte kyçe dhe e jashtëzakonshme.”

Lidhur me projektin

EU4TECH Proof of Concept (PoC) Western Balkansishte një Instrument dy-vjeçar shumëkombësh për projektin e Para-Aderimit (IPA), i financuar nga BE-ja nëpërmjetWestern Balkans Enterprise dhe Development Innovation Facility (WBEDIF). Projekti mbulonte gjashtë ekonomitë e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Projektet e mbështetura e kishin fillesën tek organizatat e kërkimit publik, start-up-et, dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Pavarësisht suksesit të tyre shkencor, profesores dhe ekipit të saj iu desh të bënin punë shtesë, jashtë fushës së tyre profesionale, për ta sjellë këtë risi në jetë. Kjo punë përfshinte strategjinë e marketimit, vendosjen e markës tregtare, si dhe dokumentet në lidhje me prototipin. Në këtë rast, ata përfituan mbështetje nga projekti EU4TECH. Tani, profesorja Andrić dhe ekipi i saj do të arrijnë të marrin fonde shtesë ose të tërheqin investues për ta hedhur produktin në treg. “Mbështetja që kemi marrë nga Projekti EU4TECH ishte kyçe dhe e jashtëzakonshme.” – shprehet profesorja Andrić.

Shpikja pritet të hidhet në treg gjatë vitit të ardhshëm. Profesorja Andrić shprehet se është e interesuar që ta mbajë shpikjen pjesë të Universitetit, duke krijuar një nënprodukt që do t’i japë mundësinë ekipit Mito-REBELS dhe studentëve që të rriten dhe të zhvillojnë shpikje të tjera të rëndësishme.

BE-ja dhe EBRD-ja mbështesin valën e rinovimit në Serbi

Bashkimi Evropian dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po e ndihmojnë Serbinë të përmirësojë efikasitetin energjetik të ndërtesave të saj publike me një paketë financiare prej 14 milionë eurosh.  
Paketa, që përfshin një hua EBRD 12 milionë euro dhe një grant 2 milionë euro nga BE-ja, do të ndihmojë financimin e masave për përmirësimin e efektshëm të energjisë në 80 ndërtesa publike, përfshirë ndërtesat arsimore, shëndetësore, administrative, sportive dhe kulturore, në 20 komuna në Vojvodinë. Këto ndërtesa do të rinovohen me izolim termik, dritare të reja, ngrohje të përmirësuar, sisteme ventilimi dhe ftohjeje, dhe ndriçim me kursim energjie.  
Përmirësimet pritet të kontribuojnë 53% për uljen e shpenzimeve për energjinë dhe 56% për uljen e emetimit vjetor të CO2-shit.  
Përveç grantit 2 milionë euro nga BE-ja, projekti përfiton nga rreth 2 milionë euro grante të tjera për bashkëpunimin teknik, të ofruara nga Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillimin (SIDA) dhe Italia përmes Iniciativës së Evropës Qendrore (CEI).  
Ndërtesat janë përgjegjëse për rreth 34% të konsumit të energjisë në Serbi. Rinovimet mund të ndihmojnë për uljen e konsumit të energjisë dhe të emetimit të CO2-shit, por nevojiten përpjekje domethënëse për t’i stimuluar dhe për t’u dhënë përparësi këtyre investimeve, sidomos në sektorin rezidencial të multi-apartamenteve.