Skip to main content

TË PUNOSH ME NATYRËN, JO KUNDËR SAJ

Menaxhimi i qëndrueshëm i pyjeve për ruajtjen e jetës dhe mjedisit. Rrahim Zeqiri, tani kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Qymyrit në Llabjan, Novobërdë/Novo Brdo, ka mbi 35 vjet që punon me pyjet e drurit. I rritur në zonë malore, lidhja e tij me malet është edhe shpirtërore edhe ekonomike. Sikurse edhe mbi 20 familje të tjera në fshatin e tij, ai dhe familja e tij kanë gjetur mënyra për kthyer mjedisin e tyre në burim të ardhurash. Pavarësisht mungesës së arsimimit  formal, ai çdoherë ka ëndërruar të punojë në pylltari, siç thotë ai “Unë e kam dashur çdoherë pyllin dhe kam ëndërruar të punojë profesionalisht në pylltari, megjithatë për shkak të mungesës së arsimimit adekuat, ëndrra ime nuk u realizua”. Në vitin 2015, me iniciativë të tij, Z. Zeqiri filloi, siç thotë ai, “të pastrojë pyjet”, e cila është metodë e mbledhjes së degëve të holluara dhe drurëve të vdekur dhe përdorimit të tyre për prodhimin e qymyrit që përdoret kryesisht për ngrohje në ekonomitë vendore.  Mirëpo, gjatë gjithë kësaj kohe, me misionin për të përdorur pyllin duke mos e dëmtuar atë, ai kishte një dëshirë, të ketë një profesionist që vlerëson nëse ai dëmtonte pyllin ose jo. Kjo e solli në kontakt me autoritet lokale dhe më në thelb me ekipin e projektit të financuar nga BE “Mbështetje për forcimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe me qëllime të shumëfishta të pyjeve për të përmirësuar jetesën rurale dhe për adresimin e ndryshimeve klimatike në Kosovë”, përmes së cilit synonte të bashkon të gjitha familjet që punonin në prodhimin e qymyrit dhe të bashkëpunojnë me autoritetet lokale jo vetëm për të pastruar pyjet private, por po ashtu edhe pyjet publike.  Nismat e këtilla të komuniteti, në vende ku, “shumica e familjeve mbështeten në ndihmë sociale dhe shqetësohen se një rregullim formal si ky do t’i pengonte ata të punojnë”, çdoherë paraqesin sfidë. Mirëpo, Rrahimi është i bindur se, të punosh së bashku për pyje më të pastra dhe më të shëndetshme, duke i përdorur sa më mirë ato”, është e dobishme për çdokënd dhe ai është i përkushtuar për të shtuar numrin e banorëve lokal rreth nismës së tij.  Ngjashëm me Rrahimin në Novobërdë/Novo Brdo, Kumrije Kadriu në fshatin e Vrellës të Komunës së Istogut po përpiqet të mbledhë gratë që veç më përdorin të mirat e pyjeve për të siguruar jetesën e tyre, në një nismë më të organizuar dhe më të qëndrueshme. Kumrija është kryetarja e Shoqatës Melissa, e cila fillimisht u themelua si Shoqatë e Bletarëve, por siç thotë ajo, ato “kuptuan shpejtë potencialin në mbledhjen e bimëve siç janë barishtet dhe manaferrat nga mali”. Të ardhurat nga shitja e këtyre produkteve ndihmojnë shumicën e grave të plotësojnë të ardhurat e tyre shtëpiake, posaçërisht në rajon ku mundësitë e punësimit për gra janë të pakta.  Duke jetuar në rajon të rrethuar nga malet, për Kumrijen dhe shoqet e saj ka qenë pothuaj gjë e natyrshme që të mbledhin barishte dhe manaferra të papërpunuara në male, për përdorim shtëpiak. Duke parë potencialin e këtij aktiviteti, ata filluan të kërkojnë mundësi për t’a kthyer këtë në biznes fitimprurës, nga i cili do të kishin përfitim gratë e këtij rajoni. Mirëpo, deri më tani, kanë pasur mundësi vetëm të mbledhin dhe të thajnë barishtet dhe manaferrat, dhe kjo e bën të vështirë nxjerrjen e këtyre produkteve në tregun aktual. Për Kumrijen dhe shoqet e saj, makina që u mundëson atyre të paketojnë barishtet e tyre, i jep vlerë të rëndësishme produkteve të tyre dhe kjo ka ndryshuar gjithçka. 

“Më herët kishim mundësi vetëm t’i shesim barishtet e papërpunuara, por tani mund t’i thajmë dhe t’i paketojmë, gjë që e rrit vlerën e tyre tregtare”, thotë ajo. Tani ato jo vetëm që kanë mundësi të bëjnë atë që kanë bërë gjatë gjithë jetës së tyre, por gjithashtu do të kenë mundësi të nxjerrin fitim prej saj. 

  Kumrije Kadriu Kumrija sqaron se, qëllimi i tyre është të krijojnë rrjet të qëndrueshëm të grave mbledhëse, i cili do të jetë po ashtu zinxhiri i tyre i furnizimit dhe do të blejnë barishtet dhe manaferrat e mbledhura nga gratë që veç më janë duke i mbledhur ato, me çmim konkurrues për të kontribuar në konkurrencën e tregut, që është diçka prej të cilës më së shumti do të përfitojnë gratë e komunitetit.  Përpjekjet edhe të Rrahimit edhe të Kumrijes janë pjesë e një nisme më të gjerë që synon përmirësimin e jetës rurale duke siguruar qëndrueshmërinë e pyjeve të Kosovës. Projekti i mbështetur nga BE-a ka funksionuar në shumë rajone, duke u fokusuar në praktika të menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve, reduktimin e prerjeve të paligjshme dhe promovimin e përdorimit të produkteve pyjore jo-drunore si barishtet që i mbledhin Kumrija dhe shoqet e saja.  Storjet si të Kumrijes dhe Rrahimit janë vetëm disa në mesin e shumë storjeve të suksesit të individëve, familjeve dhe komuniteteve që kanë përfituar drejtpërdrejt nga fondet e BE-së dhe projektit të zbatuar nga FAO (Organizata e Ushqimit dhe Agrikulturës) “Mbështetje për forcimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe me qëllime të shumëfishta të pyjeve për të përmirësuar jetesën rurale dhe për adresimin e ndryshimeve klimatike në Kosovë”.  Në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira, dhe duke theksuar integrimin e balancuar të funksioneve mjedisore, sociale dhe ekonomike brenda ekosistemit të pyllit, katër plane të menaxhimit të pyjeve kanë përfunduar duke përdorur metodologji të re që e zhvendos fokusin nga menaxhimi tradicional i vlerës së drurit në një qasje të bazuar në ekosistem.     Pikërisht qasja e tyre gjithëpërfshirëse ajo i bën këto plane veçanërisht të rëndësishme, jo vetëm për komunitetin dhe atë që përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejt, por po ashtu edhe për politikëbërësit. Këto plane ofrojnë njohuri të shtresuara dhe të gjera mbi menaxhimin e pyjeve, që marrin në konsideratë shërbimet më të gjëra të ekosistemit të ofruara nga pyjet, përfshirë ruajtjen e biodiversitetit, sekuestrimin e karbonit dhe përfitimet e komunitetit, duke përfshirë produktet pyjore jo-drunore. E parashikuar të zbatohet nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës në një të ardhme të afërt, kjo metodologji e re e përgatitjes së planeve të menaxhimit, do të shënojë përmirësim të rëndësishëm në praktikat e menaxhimit të pyjeve në shtet, dhe duke rritur qëndrueshmërinë e pyjeve do të kontribuojë në përpjekjet për zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe promovimin e mirëqenies së komuniteteve lokale.

Unë e kam dashur çdoherë pyllin dhe kam ëndërruar të punojë profesionalisht në pylltari, megjithatë për shkak të mungesës së arsimimit adekuat, ëndrra ime nuk u realizua. 

              Si pjesë e aktiviteteve të programit, me sukses janë pyllëzuar gjithsej 128 hektarë të pyllit. Programi po ashtu theksoi përfshirjen e komunitetit lokal në këto aktivitete, posaçërisht brenda njësive të pilot menaxhimit. Ky angazhim u siguroi anëtarëve të komunitetit përvojë praktike në teknikat e mbjelljes dhe ata gjithashtu përfituan financiarisht nga pjesëmarrja e tyre. Edhe pse vazhdojnë të mbeten sfidat me menaxhimin e mirë të pyjeve në Kosovë, ku prerjet ilegale mbeten si një nga çështjet urgjente, falë qasjes gjithëpërfshirëse të programit dhe ndërhyrjes në shumë nivele – nga puna drejtpërdrejte me individët që jetojnë në zonat e malit jo vetëm për t’i edukuar ata si të përdorin në mënyrën e duhur të mirat e ofruara nga malet, por po ashtu për t’i kthyer ato në aktivitete fitimprurëse, duke ndryshuar njëkohësisht kulturën dhe mendësinë për rëndësinë e pyjeve të shëndetshme dhe të pastra; për të punuar drejtpërdrejt me zinxhirin e institucioneve dhe individëve të ngarkuar në nivelin e politikëbërjes – programi është i përkushtuar të sigurojnë një mjedis më të gjelbër dhe më të shëndetshëm për njerëzit e Kosovës. 

TURNEU I URSULA VON DER LEYEN NË BALLKANIN PERËNDIMOR: NJË RRUGË DREJT LIDHJEVE MË TË NGUSHTA ME BE-NË

Nga 23 tetori, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vizitoi Ballkanin Perëndimor, ku riafirmoi mbështetjen e BE-së për reforma ekonomike, bashkëpunim rajonal dhe ndihmë të menjëhershme për rikuperim nga përmbytjet.   Vizita e saj, pas miratimit të Agjendës së Reformave, nënvizoi mbështetjen e BE-së për reformat socio-ekonomike dhe bashkëpunimin rajonal. Duke filluara nga Tirana, Shqipëri, von der Leyen inauguroi kampusin e Kolegjit të Evropës, duke theksuar mundësitë për liderët e rinj. Ndërsa udhëtoi nëpër Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi, theksoi integrimin ekonomik, mbështetjen për energjinë e rinovueshme dhe premtimin për lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian.  Gjatë vizitës së saj, von der Leyen përshëndeti reformat e ndërmarra nga çdo shtet dhe paralajmëroi investime të rëndësishme të BE-së për përforcimin e projekteve të infrastrukturës dhe energjisë së pastër. Mesazhi i saj ishte konzistent: BE-ja është e përkushtuar në mbështetjen e progresit rajonal drejt integrimit në BE, me Planin e Rritjes duke ofruar edhe ndihmë të menjëhershme edhe investime afatgjate. Nga adresimi i sfidave klimatike në Bosnjë e Hercegovinë deri te përparimi i projekteve energjetike në Mal të Zi, turneu i von der Leyen-it reflektoi angazhim për një ardhmëri ku partnerët e Ballkanit Perëndimor luajnë rol jetik në Bashkimin Evropian.

Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet dhe miqtë që ata lanë pas. Evropa është pranë jush. Evropa qëndron me ju dhe ne jemi këtu jo vetëm për kohë të shkurtë por për një periudhë afatmesme dhe afatgjate. 

Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në rajonin më të prekur nga përmbytjet në Jablanicë, Bosnjë e Hercegovinë  Në Tiranë ajo u takua me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, ku u fokusua në integrimin e Shqipërisë në BE dhe Planin e Rritjes të BE-së, si dhe theksoi iniciativat e energjisë së rinovueshme dhe solidaritetin e BE-së për sfidat klimatike. Të nesërmen vizitoi Maqedoninë e Veriut për të takuar presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe kryeministrin Hristijan Mickoski, ku u fokusua në mbështetjen e BE-së përmes Planit të Rritjes dhe përpjekjet drejt integrimit ekonomik. 

Ne ua hapim derën sektorëve specifik në Tregun e Vetëm të Bashkimit Evropian për kompanitë e partnerëve tanë të Ballkanit Perëndimor. Nga ana tjetër, partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor zbatojnë reforma të rëndësishme për të krijuar një fushë loje të barabartë. Dhe këto reforma mbështeten nga ne, përmes investimeve shtesë evropiane.

              Më 25 tetor, udhëtoi në Bosnjë e Hercegovinë, ku u takua me kryetaren Borjana Krishto në Sarajevë. Atje njoftoi mbi ndihmën e menjëhershme për rikuperim nga përmbytjet prej 20 milionë euro dhe theksoi Planin e Rritjes të BE-së për mbështetje të integrimit rajonal. Më vonë atë ditë, udhëtoi për në Beograd, Serbi, ku u takua me presidentin Aleksandar Vuçiq. Diskutimi i tyre u fokusua në progresin e Serbisë drejt anëtarësimit në BE, ku von der Leyen theksoi se, investimet e Planit të Rritjes synojnë përforcimin e integrimit ekonomik të Serbisë dhe zhvillimin infrastrukturor.  Në Kosovë u takua me presidenten Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryeministrin Albin Kurti, ku përshëndeti progresin e Kosovës në integrimin në BE, përfshirë zbatimin e fundit të udhëtimit pa viza dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal.  Në ndalesën e saj të fundit, në Mal të Zi, u takua me kryeministrin Milojko Spajiq në Podgoricë. Diskutimi i tyre u fokusua në përpjekjet e Malit të Zi për qasje në BE, me çka von der Leyen theksoi investimet kyçe të BE-së në energji, infrastrukturë dhe siguri kibernetike si pjesë e udhëtimit integrues të Malit të Zi.  

RINGJALLJA E TRADITAVE TË VJETRA: RRUGËTIMI ME QERAMIKË I ADOLESHENTËVE NGA VELESI

Artizanët e rinj në Veles rizbulojnë trashëgiminë e tyre përmes ringjalljes së mjeshtërisë tradicionale të qeramikës. Të ecësh nëpër rrugët e ngushta e të pjerrëta të Velesit, në Maqedoninë e Veriut, ndihesh sikur po kthehesh prapa në kohë. Qyteti, me shtigjet e tij me kalldrëm dhe shtëpitë tradicionale prej guri, i bën jehonë një të shkuare ku arti i qeramikës ka lulëzuar. Në mesin e vendeve më ikonike në Veles është rruga e poezisë, ku ka lindur poeti i famshëm Koço Racin. Racini nuk ishte vetëm poet, ai merrej edhe me qeramikë – një zanat që dikur ishte rrahja e zemrës së këtij qyteti. Puna e tij, krahas asaj të artizanëve të tjerë, u vlerësua aq shumë sa disa copë u eksportuan edhe në Evropën Perëndimore.  Sot qeramika është pothuajse një art i humbur në Veles. Por falë nismave të reja, zanati po bën një rikthim, të udhëhequr nga gjenerata e re e artizanëve. Anastasija Davçeva dhe Antonio Trajkovski, të dy 14 vjeçar, janë pjesë e një grupi prej 25 studentëve nga Velesi që kanë zbuluar një pasion për qeramikën përmes punëtorive të mbështetura nga BE-ja dhe UNDP-ja. Këto punëtori janë pjesë e “Punëtorive Kreative Etnike për Ringjalljen e Zanateve të Vjetra”, të financuar nën Programin Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD).  Antonio ishte fillimisht i pasigurt për punëtorinë 

Kur nisa, qeramika më dukej e çuditshme. Por me kalimin e kohës, u bë më interesante. Tani preferoj më shumë të krijojë me argjilë se sa të luaj loja në telefonin tim. Qeramika është zanat vërtetë interesant. 

Antonio Trajkovski  “Kur u bashkova në fillim, qeramika më dukej e çuditshme” thotë ai. Por me kalimin e kohës, u bë më interesante. Tani preferoj më shumë të krijojë me a se sa të luaj loja në telefonin tim. Qeramika është zanat vërtetë interesant.”   Edhe Anastasija ka ndjesinë e ngjashme. Asaj punëtoria i duket “argëtuese”, posaçërisht kur punon në rrotën qeramike dhe dizajnët me vizatim.   Këto punëtori drejtohen nga Goce Stançev, një nga katër artistët e fundit të mbetur të qeramikës në Veles. Pavarësisht skepticizmit fillestar, Stançev ka vërejtur rritje të interesimit në mesin e fëmijëve. 

Nëse ia dalin të bëjmë qoftë edhe dy fëmijë prej 20-ve në poçarë, do të jetë sukses i madh. 

Për më shumë informata për programin ReLOaD të financuar nga BE-ja, vizitoni ueb faqen.                Qeramika ka rrënjë të thella në Veles. Në fillim të shekullit 20, shumë familje në qytet merreshin me qeramikë, duke prodhuar copë që u njohën përtej kufijve të Maqedonisë së Veriut. Kjo lidhje me traditën e bën ringjalljen e qeramikës edhe më të rëndësishme, si për trashëgiminë e qytetit ashtu edhe për ardhmërinë e saj.  Stançev beson se, nëse duam që zanati i qeramikës dhe zanatet e tjera të mbijetojnë, duhet t’i integrojmë në sistemin arsimor. “Ka ardhmëri në qeramikë, por kërkon inkurajim”, thotë ai. “Bashkëshortja ime dhe unë jemi marrë profesionalisht me këtë zanat prej 15 vitesh. Ka kërkesë në treg, por nuk ka njerëz të mjaftueshëm për ta përmbushur. Unë jam provë se njeriu mund të siguroj jetesën nga qeramika”.  Kjo nismë në Veles është vetëm një nga 50 projektet e mbështetura nga programi ReLOaD në Maqedoninë e Veriut në tre vitet e fundit. Këto projekte fokusohen në fuqizimin e të rinjve, promovimin e kohezionit social, ruajtjen e mjedisit dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.  Për këto pjesëmarrës të rinj, punëtoritë e qeramikës janë më shumë se një aktivitet pas shkolle – por paraqesin mënyrë për t’u lidhur me trashëgiminë e tyre dhe rrugë potenciale për një karrierë të ardhshme. Siç thotë Anastasija, “Do të ishte mirë të ruajmë qeramikën si zanat sepse është pjesë e traditës së këtij shteti”.  Kjo storje tregon se si zanatet e vjetra mund të ringjallen përmes entuziazmit të të rinjve, të udhëhequr nga mençuria e atyre që i kanë mbajtur gjallë këto tradita. Është përkujtim i fuqishëm se edhe në një epokë digjitale, krijimtaria me dorë dhe lidhja me trashëgiminë mbeten të vlefshme dhe përmbushëse. 

NJË KLIK MË AFËR: SFIDIMI I STEREOTIPEVE DHE SHPALOSJA E KREATIVITETIT

Në botën e sotme digjitale, zotërimi i aftësive digjitale nuk është më luks. Aftësitë digjitale mund t’i kapërcejnë boshllëqet, të zhbllokojnë mundësitë dhe të sfidojnë paragjykimet e rrënjosura thellë.  Konsideroni një të ri rom që jeton në Ballkanin Perëndimor, që zakonisht përballet me barriera për punësim dhe me shumë gjasë Nuk është në Arsim, Punësim ose Trajnim (NEET). Sipas Anketës së UNDP-së për Romët e vitit 2017, norma e NEET në mesin e romëve lëviz nga 73% në 86%, me normat për gratë rome që arrijnë deri në 93% në disa zona.  Adresimi i papunësisë së të rinjve romë kërkon zgjidhje integruese dhe këtu aftësitë digjitale janë kyçe. Me qasje në trajnime digjitale, të rinjtë romë mund të fitojnë aftësi të vlefshme në marketingun digjital, kodimin apo analizën e të dhënave, duke nxjerrë në pah talentin sipërmarrës dhe duke rritur bizneset e tyre. Ky ndryshim mund të ndryshojë narrativin nga një përjashtim në inkluzivitet dhe nga paragjykimi në mundësi.   Projekti Rajonal për Ri-integrim të të Kthyerve (RRR) i financuar nga BE dhe i zbatuar nga UNDP në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Serbi, punon me partnerë dhe të kthyer për të theksuar rëndësinë e përfshirjes digjitale dhe investimit në programe të trajnimit digjital të përshtatura për nevojat e të kthyerve romë. Këto nisma kanë pajisur romët dhe të kthyerit me aftësi thelbësore digjitale, duke kontribuar për një shoqëri më të barabartë dhe më të drejtë.   Aftësitë digjitale po ashtu nxisin kreativitetin, që është i pranishëm prej shumë kohësh te komunitetet  rome. Me aftësi digjitale, të rinjtë romë mund të shfaqin talentin e tyre globalisht, përmes mediave sociale, bizneset online apo tregimin e storjeve online.  Kjo është storja e Doan Uzeirovski nga Prilepi, Maqedoni e Veriut, i cili para disa muajve përfundoi trajnimin e tij digjital me Projektin Rajonal për Ri-integrim të të Kthyerve (RRR) i financuar nga BE dhe i zbatuar nga UNDP. Ai është një nga 145 të rinj romë dhe të kthyer që trajnohen në komunat partnere në Maqedoninë e Veriut, që tashmë e ka kryer kursin.  Sytë e Doanit shkëlqejnë kur flet për ëndrrën e tij të jetës. “Jam shumë krenar që përfundove kursin e trajnimit digjital dhe tani planifikoj të përdor aftësitë që kam mësuar për të zhvilluar kanalin tim në YouTube. Më vonë, dua të hap dyqanin tim si berber, të krijoj logon time dhe ueb faqen, të xhiroj sesionet e mia stilistike dhe në atë mënyrë të promovojë vetën. Bota digjitale është shumë e madhe dhe e mbushur me mundësi. Unë sapo kam filluar, por ndjehem i sigurt që mund të gjejë “vendin tim digjital” në të!”  Doan UzeiroskiPrilepMaqedonia e Veriut Transformimi digjital po ashtu ndryshon shoqëri, shpesh duke i zhvendosur shërbimet qeveritare online. Në Shqipëri projekti RRR ndihmon në kapërcimin e boshllëkut digjital për të kthyerit e rrezikuar në komunitetet rurale. Me mbështetje të BE-së dhe UNDP-së dhe në partneritet me Agjenci Kombëtare Shqiptare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA), 195 të rinj romë dhe egjiptianë kanë përfunduar trajnimin për aftësi digjitale, duke rritur punësueshmërinë e tyre dhe duke ndihmuar komunitetet e tyre.

“Falë kursit të TI-së, unë tani jam një person shumë i rëndësishëm në fshatin tim, Baltez. Çdo ditë u ndihmoj njerëzve t’u qasen shërbimeve publike përmes E-Albania!”

  Duke i pajisur të rinjtë e kthyer dhe ata romë me aftësi digjitale, projekti ndihmon jo vetëm në ngushtimin e ndarjes digjitale, por po ashtu sfidon paragjykimet, rishkruan narrativat dhe ndërton një ardhmëri ku çdokush mund të lulëzojë.            Ngjashëm, në Serbi, 150 të rinj romë dhe të kthyer kanë përfituar nga programi i trajnimit digjital, duke i pajisur ato me aftësi të rëndësishme. Kurrikula e trajnimit është dizajnuar në atë mënyrë që nuk kërkohet asnjë nivel specifik i arsimimit apo njohuri paraprake.  “Kompletimi i kursimit të trajnimit digjital WORDPRESS ka rritur në mënyrë të konsiderueshme mundësitë e mia për t’u punësuar. Shpresoj se do të gjejë një punë ku do të mund të vazhdoj të mësoj dhe të thyej paragjykimet kundër komunitetit rom!”– Marina Milosavljevic, Valjevo – Serbi.

MARRËVESHJE TË REJA RAJONALE DHE RIAFIRMIMI I RRUGËS PËR NË BE NË SAMITIN E BERLINIT

Berlin, 15 tetor 2024 – Liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – u mblodhën në Berlin për përvjetorin e 10-të të Samitit të Procesit të Berlinit, për të riafirmuar angazhimin e tyre të përbashkët për bashkëpunim rajonal dhe integrim më të ngushtë me Bashkimin Evropian. Samiti, i organizuar nga kancelari gjerman Olaf Scholz ku mori pjesë edhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, shënoi një hap kyç drejt integrimit rajonal ekonomik.    Bashkëpunimi rajonal u zgjerua me marrëveshje të reja  Samiti kulminoi me nënshkrimin e:  Plan të përbashkët të tregut rajonal, i krijuar për të nxitur tregtinë dhe rritjen ekonomike duke eliminuar barrierat mes shteteve.  Marrëveshje mobiliteti për të përmirësuar qasjen në arsimin e lartë në të gjithë rajonin, duke u ofruar të rinjve më shumë mundësi për të studiuar dhe punuar jashtë shtetit.  Këto marrëveshje janë në përputhje me Planin e Rritjes prej 6 miliardë eurosh nga Bashkimi Evropian, që synon të përshpejton rritjen ekonomike dhe të vendosë bazë për anëtarësimin eventual të Ballkanit Perëndimor në BE.    Zgjerimi i BE-së rikthehet në rrugën e duhur   Gjatë samitit, kancelari Olaf Scholz theksoi përkushtimin e BE-së për procesin e zgjerimit, duke thënë:  

“Bashkimi Evropian është i kompletuar vetëm me Ballkanin Perëndimor si pjesë e tij. Shpresoj se, nuk do të duhen edhe 10 vite të tjera para se gjashtë vendet t’i bashkohen bllokut.”

Kancelari gjerman, Olaf Scholz Von der Leyen-i i bëri jehonë këtij optimizmi, duke theksuar se fokusi i BE-së për zgjerim është rigjallëruar:  

Rruga për në BE është e hapur, por çdo shtet duhet të përparojë sipas meritave. Progresi varet nga reformat dhe bashkëpunimi rajonal, nga të cilat në fund do të përfitojnë njerëzit. 

Integrimi SEPA për përfitime të dukshme  Në ditën që u mbajt samiti, Drejtori Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Gert Jan Koopman, u takua me guvernatorët e Bankave Qendrore nga Ballkani Perëndimor:   “Ishte kënaqësi të takohem me guvernatorët e Bankave Qendrore nga Ballkani Perëndimor. Diskutuam progresin në Planin e Rritjes, në lidhje me qasjen në SEPA.  Lehtësimi i pagesave më të thjeshta ndërkufitare do të sjell përfitime të dukshme për qytetarët dhe bizneset!”  Kjo iniciativë synon të integrojë Ballkanin Perëndimor në SEPA (Single Euro Payments Area), duke përmirësuar pagesat ndërkufitare dhe duke i bërë transaksionit më të përballueshme dhe më të qasshme për bizneset dhe individët.  Normalizimi dhe zgjidhja e konflikteve mbetet kritike  Kancelari Scholz përshëndeti vendimin e Kosovës për heqjen e ndalimit për mallrat e Serbisë, duke e quajtur atë një hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së marrëveshjes CEFTA dhe përmirësimit të bashkëpunimit rajonal. Edhe Scholz edhe von der Leyen theksuan se, zgjidhja e çështjeve të hapura mes Kosovës dhe Serbisë, është vendimtare për stabilitetin dhe progresin drejt anëtarësimit në BE.  Von der Leyen tha: “Uniteti rajonal është kyç dhe konfliktet nuk duhet të pengojnë rrugën përpara.”    Adresimi i sfidave gjeopolitike   Samiti trajtoi po ashtu edhe rritjen e presionit gjeopolitik në rajon, me çka von der Leyen theksoi rritjen e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor:   “Lufta e agresionit rus në Ukrainë e ka bërë të qartë – ju duhet të zgjidhni anën e duhur të historisë dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.”

VEPRIMET KOLEKTIVE RRËZOJNË STEREOTIPET, ZBUSIN VARFËRINË

Në qendrat kulturore nëpër Serbi, gra dhe burra të rinj romë krijojnë performancë arti që provokon mendimin, duke parashtruar pyetjen: “Si duhet të duket një rom?” Narrativi i tyre sfidon stereotipat dhe thyen barrierat për përfshirjen e romëve.  

Në Berat, Shqipëri, të rinjtë romë hyjnë në lagjet e tyre lokale për të kapur storjet e romëve të kthyer. Qëllimi i tyre është të ndajnë këto storje me një audiencë më të gjerë dhe të ndihmojnë në tejkalimin e pengesave që e vështirësojnë ri-integrimin. 

Ndërkohë, në Shuto Orizare, Maqedoni e Veriut, romët dhe të kthyerit bashkohen në forumet e komunitetit për të shprehur nevojat e tyre për shërbime më të mira qeveritare. Ky bashkëpunim rezulton në krijimin e një hapësire ku shërbimet do të jenë më të qasshme për grupet e rrezikuara dhe ku mund të zhvillohet dialogu mes qeverisë, shoqërisë civile dhe komuniteteve. 

Këto janë vetëm tre shembuj prej rreth 40 nismave të ndërmarra nga komuniteti që mbështesin të kthyerit romë për t’u ri-integruar dhe për t’i shpëtuar varfërisë, si pjesë e Projektit Rajonal të UNDP-s për Ri-Integrim të të Kthyerve të financuar nga BE-ja. Projekti përfshin nëntë komuna në Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi. 

Me mbështetjen e BE-së dhe UNDP-së, romët, të kthyerit dhe komunitetet lokale mësojnë, punojnë dhe argëtohen së bashku. Bashkëpunimi i tyre sfidon paragjykimet, thyen barrierat për inkluzivitet dhe përmirëson mirëqenien ekonomike të romëve dhe të kthyerve. 

Ky bashkëpunim njihet në Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë, duke theksuar fuqinë kolektive për të nxitur ndryshime dhe për të përmirësuar mirëqenien ekonomike dhe njohjen sociale. 

 

Shprehje kreative për përfshirje 

Në Novi Sad, të rinjtë romë përdorin kreativitetin e tyre për të sfiduar stigmën. Performancat e tyre, të cilat pyesin audiencën “Si duhet të duket një romë?” inkurajojnë njerëzit të përballen me paragjykimet e tyre.  

Aktorja Aleksandra Milojkoviq Novikova sjell në jetë këtë mesazh në Teatrin Nacional të Serbisë me monodramën e saj “Vetëm”. Performanca fton audiencën të reflektojë dhe na rikujton gjithë neve se, ne mund të bëjmë dallimin. 

Të mbështetur nga BE-ja dhe UNDP-ja, këto performanca kanë për qëllim të rrëzojnë stereotipat dhe të tregojnë se çdokush luan një rol në krijimin e shoqërive inkluzive. 

 

Dhënia e zërit komuniteteve  

Komunitetet e romëve dhe të kthyerve shpesh keq prezantohen në media. Për të ndryshuar këtë, të rinjtë romë janë bashkuar për t’u bërë “reporterë të komunitetit”.

Me mbështetje BE-së dhe UNDP-së, ata mësojnë aftësi gazetareske dhe të shkrimit të storjeve për të përforcuar zërin e romëve dhe të kthyerve.

Në Berat, Shqipëri, këto reporterë kanë kaluar kohë me të kthyerit romë, duke dokumentuar betejat dhe sukseset gjatë rindërtimit të jetës së tyre. Një storje paraqet grup grash të kthyera që kanë filluar biznes social duke ofruar shërbime përkujdesjeje dhe pastrimi. Me mbulim mediatik, biznesi i tyre po rritet. 

Kjo qasje ndaj raportimit të udhëhequr nga komuniteti dëshmon se si media mund të avokojë për përfshirjen e grupeve të rrezikuara. Ju mund të zbuloni punën e tyre përmes video dokumentareve dhe podcast-eve për të mësuar më shumë rreth sfidave dhe sukseseve të romëve të kthyer. 

 

T’i bësh hapësirat dhe shërbimet publike të qasshme për banorët 

Në Shuto Orizarë, Shkup, ndërtohet hapësirë e re e komunitetit për të nxitur lidhjet mes qeverisë dhe grupeve të rrezikuara, duke përmirësuar qasjen në shërbimet publike. Qendra e Burimeve e Shuto Orizares, një zyrë one-stop për të kthyerit dhe individët e tjerë të rrezikuar, u formua përmes konsultimeve me komunitetet lokale për të adresuar nevojat e tyre. 

Me mbështetje të BE-së dhe UNDP-së, kjo qendër nuk ofron vetëm shërbime por po ashtu, po krijon hapësirë për dialog dhe bashkëpunim mes qeverisë dhe komunitetit. Me kalimin e kohës, do të zhvillohet në bazë të nevojave dhe kontributet e njerëzve që e përdorin atë. 

Rreth projektit 

Projekti Ri-integrimi i të Kthyerve në Ballkanin Perëndimor fokusohet në thyerjen e barrierave që pengojnë të kthyerit e rrezikuar të ri-integrohen në shoqëri. Ky projekt, pjesë e Instrumentit të BE-së për Asistencë Para-Qasëse (IPA) II, mbështet të drejtat e komunitetit rom dhe ri-integrimin e të kthyerve, duke punuar me partnerë si UNDP-në, Bankën Botërore dhe Këshillin e Evropës. 

Në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Serbi, projekti teston qasje të reja të qëndrueshme të ri-integrimit në nivel lokal. Gjithashtu lehtëson dialogun në përmirësimin e politikave dhe programeve nëpër Ballkanin Perëndimor për të mbështetur të kthyerit e rrezikuar. 

Bashkëpunimi për përfshirje dhe zbutje varfërisë

Bashkëpunimi dhe veprimi i komunitetit janë thelbësore për përfshirje dhe zbutje të varfërisë. Duke punuar së bashku, brenda komunitetit rom si dhe me aktorë më të gjerë, mund të kemi ndryshim të vërtetë. Këto përpjekje adresojnë nevojat e menjëhershme, siç është përmirësimi i shërbimeve publike, por edhe duke trajtuar sfidat afatgjate si paragjykimet. 

Kur komunitet bashkohen, ato mund të arrijnë gjëra që individët nuk munden. Përmes veprimit kolektiv, njerëzit mund të ngrihen mbi varfërinë. Më 17 tetor, Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë dhe çdo ditë, le të njohim fuqinë e të punuarit së bashku për të thyer stigmën dhe për të krijuar një botë më inkluzive.

Revolucioni i gjelbër i CEMPROM-it: Si po e ndihmon BE-ja një biznes serb të udhëheq rrugën e qëndrueshmërisë

Në Preljinë, CEMPROM, kompani e madhe e betonit, ka dëshmuar se mund të ketë qëndrueshmëri dhe sukses të biznesit paralelisht. Duke përfituar nga programi Ecoloans – i financuar nga Banka Gjermane e Zhvillimit (KfW) dhe mbështetur nga Programi Rajonal i BE-së për Efikasitet Energjetik (REEP) – kompania ka bërë hapa të rëndësishëm drejt punës më të gjelbër.  Themeluar në vitin 1992, CEMPROM është rritur, nga prodhimi i blloqeve të betonit dhe thasëve më çimento, në lider në prodhimin e betonit, me projekte përfshirë Korridorin E 763 dhe partneritete ndërtimore lokale. Sot, me një flotë me mbi 100 kamionë dhe 150 persona të punësuar, kompania mund të prodhojë mesatarisht 300,000 tonë beton në vit.  Përmes një investimit prej 820,000 eurove, të lehtësuar nga UniCredit Bank, CEMPROM ka përmirësuar flotën e automjeteve me metan. Kjo ka ulur konsumin e karburantit për 42%, ka reduktuar emetimet e oksidit të azotit me 32%, dhe ka ulur emetimet e dioksidit të karbonit me 56%, me shkurtime shtesë të konsiderueshme në hidrokarburet dhe grimcat e padjegura. Në aspektin financiar, këto ndryshime sjellin kursime prej rreth 20% në vjet, ku investimi pritet të rikthejë paratë e investuara për katër deri në pesë vite. Drejtori i prodhimit të CEMPROM-it, Dejan Isailoviq, i theksoi këto iniciative si strategjike në aspektin ekonomik dhe në atë ekologjik, duke kontribuar në rritjen e qëndrueshme të kompanisë dhe krijimin e vendeve të punës. 

Angazhimi ynë i palëkundur ndaj biznesit ekologjik çdoherë ka qenë prioritet. Ky rrugëtim na ka hapur horizonte të reja, duke e bërë të mundshëm ofrimin e sasive më të mëdha për projekte të rëndëishme dhe zgjerimin në shërbime të reja si transporti i çimentos

Angazhimi i CEMPROM-it në qëndrueshmëri shkon përtej flotës së vet. CEMPROM-i integron ujërat e zeza në prodhim dhe ripërdor materialet e mbetura për përdorim lokal, duke reflektuar përkushtimin ndaj mbështetjes së komunitetit dhe efikasitetit të burimeve. Kjo qasje proaktive frymëzon kolegët, pasi CEMPROM-i vendos standard të lartë për efikasitetin energjetik dhe përgjegjësi për mjedisin.  Programi Ecoloans, pjesë përbërëse e rrugëtimit të Serbisë drejt një ekonomie më të gjelbër, adreson dy sfida primare për NVM-të: financimi i kufizuar afatgjatë dhe nevoja për ndërgjegjësim për biznes të qëndrueshëm. Me 120 milionë euro të kanalizuara përmes bankave të Serbisë, programi ndihmon bizneset në shkurtimin e kostove të energjisë dhe reduktimin e emetimeve. Është pjesë e REEP-it nën Kornizën e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, duke shfaqur mbështetjen e fortë të BE-së dhe Gjermanisë.  Pavarësisht harxhimeve të larta fillestare të adaptimit të praktikave të gjelbra, Isailoviq u bën thirrje NVM-ve që të përqafojnë qëndrueshmërinë, duke theksuar periudhën e shkurtër e kthimit të investimit dhe përfitimet e gjera.  Programi Ecoloans, i financuar nga Banka Gjermane Zhvillimore dhe i mbështetur nga BE-ja ka dhënë 120 milionë euro në bankat komerciale serbe. Programi është komponentë kyçe e Programit Rajonal për Efikasitet Energjetik (REEP).  Flota e gjelbër në aksion:  Kamionët me energji metani të CEMPROM-it reduktojnë emetimet dhe kostot e karburantit.  “Ekziston nevojë urgjente për më shumë ndërgjegjësim ndaj qëndrueshmërisë dhe praktikave të gjelbra të biznesit”, nënvizon ai. “Mënyra më e mirë për të larguar dyshimet është përmes dialogut të hapur dhe duke mësuar përmes kompanive që veç më kanë nisur këtë rrugëtim, kanë arritur kursime dhe kanë përmisuar prodhimin”. 

Bashkimi Evropian mbështet trashëgiminë e gjallë kulturore të Ballkanit Perëndimor

Bashkimi Evropian është i përkushtuar ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë së gjallë dhe unike kulturore të Ballkanit Perëndimor. Me anë të mijërave të projekteve të financuara nga BE-ja, peizazhi i pasur kulturor i rajonit është duke u rigjallëruar, me nxitjen e unitetit dhe bashkëpunimit përtej kufijve.

 

Kultura dhe kreativiteti për Ballkanin Perëndimor (CC4WB)

 

Për të përmirësuar bashkëpunimin dhe zhvillimin kulturor në Ballkanin Perëndimor, BE-ja ka nisur me programin Kultura dhe Kreativiteti për Ballkanin Perëndimor (CC4WB). Kjo nismë e financuar nga BE-ja, ndërsa e zbatuar nga UNESCO në bashkëpunim me Këshillin Britanik dhe Agjencinë Italiane për Zhvillim të Bashkëpunimit, mbështet autoritetet publike, organizatat kulturore dhe kreative, shoqërinë civile dhe profesionistët individual me një buxhet prej 8 milion euro.

Krijimi i urave mes kulturave dhe komuniteteve

Mirjana, artiste kinematografike nga Sarajeva, ka marrë pjesë në një projekt ndërkufitar për film të CC4WB, duke bashkëpunuar me artistë nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Filmi i saj, hulumtimi i temave të rinisë dhe aspiratave të tyre, ka rezonuar nëpër gjithë Ballkanin, duke treguar mënyrën si kultura mund të lidh njerëzit dhe të nxit një ndjenjë të përbashkët të shpresës dhe fillimeve të reja​​.

Përforcimi i zërave lokal

Projekti CC4WB përforcon zërat lokal, duke vendosur në pah vetitë unike kulturore të Ballkanit Perëndimor para një publike më të gjerë evropiane. Festivali i muzikës “Zërat e Ballkanit” (“Voices of the Balkans”) ka bashkuar muzicientë popullor dhe bashkëkohor, duke tërhequr mijëra vizitorë dhe rritur turizmin lokal, dhe  njëkohësisht duke kremtuar trashëgiminë e llojllojshme muzikore të rajonit​.

Nxitja e zhvillimit ekonomik dhe social

Gjithashtu, projekti CC4WB kontribuon për zhvillimin ekonomik dhe social të rajonit. Me investime në industritë kreative, programi krijon punësime, stimulon ekonomitë lokale dhe tërheq investimet ndërkombëtare. Mundëson edhe fuqizimin e grupeve më pak të përfaqësuara me anë të punëtorive, sesioneve trajnuese dhe programeve të mentorimit për artistë të ri, gra dhe komunitete pakicë​​.

Ndikim të qëndrueshëm kulturor

Qëndrueshmëria është pjesa kryesore e projektit CC4WB. Projektet si iniciativa “Rrënjët e Trashëgimisë” (“Heritage Trails”) promovon turizmin kulturor duke përfshirë komunitetet lokale në ruajtjen dhe interpretimin e trashëgimisë së tyre kulturore. Këto përpjekje sigurojnë që pasuritë kulturore të Ballkanit Perëndimor të mbrohen për brezat dhe gjeneratat e reja.

Evropa Kreative: Një vizion më i gjerë për unitet kulturor

Duke kaluar nga bashkëpunimi rajonal në kontekst më të gjerë evropian, programi  Evropa Kreative luan rol kryesor në bashkimin e sektorëve kulturor dhe kreativ në mbarë kontinentin. Me buxhet prej 2.4 miliardë euro për periudhën e zbatimit 2021-2027, programi Evropa Kreative mbështet sektorët kulturor dhe kreativ, duke përfshirë profesionistët audio-vizual nga e gjithë Evropa, ku është përfshirë edhe Ballkani Perëndimor. Ky program nxit unitetin me anë të bashkëpunimit ndërkufitar dhe mund të mbështet rigjallërimin kulturor duke mundësuar një spektër të gjerë të bashkëpunimeve artistike dhe kulturore​​.

Nxitja e lidhjeve me ndihmën e kulturës

Programi Evropa Kreative ka qenë një katalizator për ndryshime, fuqizim të individëve dhe nxitjen e lidhjeve nëpër gjithë rajonin. Ana, artiste e kinematografisë maqedonase, ka përdorur mbështetjen financiare të programit të Evropës Kreative për të dokumentuar historitë gojore të rajonit të origjinës së saj, duke bashkëpunuar me artistë dhe historianë nga Serbia, Shqipëria dhe Kosova. Ky projekt u përqendrua në trashëgiminë e përbashkët që tejkalon kufijtë bashkëkohor dhe ka prodhuar një seri të dokumentarëve, audio incizimeve dhe arkiv digjital me fokus në trashëgiminë e përbashkët që tejkalon kufijtë bashkëkohor.

Emiri, muzicient boshnjak, kombinon instrumentet popullore ballkanike me ndikimet bashkëkohore të xhezit. Me anë të projektit të financuar nga programi Evropa Kreative, Fuzioni Ballkanik i Xhezit (Balkan Jazz Fusion), grupi i tij është shfaqur nëpër Evropë, duke lidhur publikun e ri me muzicientë tjerë dhe duke prezantuar fuqinë e shkëmbimit kulturor​.

Fuqizimi i grave në fushën e arteve

Programi Evropa Kreative fuqizon gjithashtu edhe gratë në fushën e arteve. Lina, piktore e re nga Mali i Zi, ka prezantuar punën e saj në galeri në Itali dhe Francë, me mbështetjen e projektit të Evropës Kreative për artet vizuale. Ky ekspozim i ka sjellë këndvështrime të reja për punën, duke sfiduar dhe mprehur shprehjen e saj artistike​​.

Rruga përpara 

Të dy programet, CC4WB dhe Evropa Kreative, në vazhdimësi përshtaten me peizazhet kulturore dhe politike të Ballkanit Perëndimor. Këto programe janë pjesë të rëndësishme të përkushtimit të BE-së për prosperitetin dhe unitetin kulturor të rajonit. Ato ilustrojnë fuqinë transformuese të diplomacisë kulturore dhe bashkëpunimin në rajonet që janë goditur me ndarje historike​​​.

Bashkimi Evropian mbështet trashëgiminë e gjallë dhe unike kulturore të Ballkanit Perëndimor me anë të mijërave projekteve të financuar nga BE-ja që nxisin bashkëpunimin tej kufijve dhe pasurojnë peizazhin kulturor të rajonit. Këto programe kremtojnë llojllojshmërinë e pasur kulturore të rajonit duke promovuar trashëgiminë e përbashkët dhe respektin e ndërsjellë. Në procesin e evoluimit, historitë individuale si ato të Mirjanës, Anës, Emirit dhe Linës nënvizojnë ndikimin e thellë të bashkëpunimit kulturor në ndërtimin e një ardhmërie më kohezive, të gjallë dhe të unifikuar evropiane.

Zbuloni si programet Bashkëpunimi Kulturor në Ballkanin Perëndimor (CC4WB) dhe Evropa Kreative janë duke arritur ndikimin e thellë mbi jetët dhe komunitetet. Ndiqni dhe mësoni më shumë në faqen e internetit dhe mediat sociale të WeBalkans.

Përfitimet e Planit të BE-së për rritjen e Ballkanit Perëndimor

Gjatë festimeve të Ditës së Evropës, ekipi i WeBalkans pati mundësinë të takohet me David Hudson, Ekspert i Lartë i Politikave dhe Strategjive Rajonale për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit (DG NEAR) në Komisionin Evropian. Detyra e tij është të promovojë integrimin ekonomik në rajon dhe ai ndau me ne përfitimet e Planit BE-së për Rritje në Ballkanin Perëndimor. Lexojeni tekstin deri në fund për të kuptuar më shumë rreth tij!

 

Cili është plani i BE-së për rritjen në Ballkanin Perëndimor?

Qëllimi është të përmirësohet jeta e qytetarëve në Ballkanin Perëndimor duke krijuar mundësi për biznes dhe duke rritur dhe përshpejtuar rritjen ekonomike të rajonit. Është një nga objektivat kryesore të Planit të Rritjes, pasi ka nevojë për rritje më të madhe ekonomike, për të krijuar më shumë vende pune, për të sjellë investime dhe për t’i bërë bizneset në rajon më tërheqëse.

Megjithatë, Plani i Rritjes ka edhe një objektiv politik: ne duam të përshpejtojmë procesin e anëtarësimit dhe Plani i Rritjes do të kontribuojë në këtë në dy mënyra. Para së gjithash, zmadhimi i rritjes ekonomike do të rrisë burimet që do të jenë në dispozicion të qeverive, me të cilat do të investojnë në procesin e anëtarësimit. Arsyeja e dytë lidhet me mënyrën se si është ndërtuar Plani i Rritjes – ai bazohet realisht në zbatimin dhe përafrimin me legjislacionin e BE-së, si dhe në progresin në angazhimet e anëtarësimit.

Si do të përmirësojë ky plan jetën e njerëzve të zakonshëm në Ballkanin Perëndimor?

Ky plan do të përmirësojë jetën e njerëzve, pasi do të stimulojë rritjen ekonomike dhe do të krijojë vende të reja pune dhe mundësi të reja, por do të mundësojë edhe qarkullimin e produkteve më cilësore dhe më të sigurta me çmime më të përballueshme në rajon. Me pak fjalë, do të rezultojë në më shumë mundësi, si në rajon ashtu edhe në Bashkimin Evropian, për qytetarët e Ballkanit Perëndimor dhe familjet e tyre.

A mund të tregoni diçka mbi projektet specifike që do të nisin në kuadër të këtij plani?

Le të marrim një shembull aktual për të cilin angazhimet e qeverive janë të mëdha: Zona e Vetme Evropiane e Pagesave, ose e njohur më mirë si “SEPA”. E thënë thjesht, është një zonë me tarifa shumë të ulëta për transferimin e eurove. Megjithatë, nëse aktualisht jeni punëtor nga Ballkani Perëndimor që punoni në Gjermani, për shembull, keni shpenzime të larta për transferimin e parave tek familja juaj. Tarifat për këtë janë shumë të larta, ndërsa një transferim i ngjashëm brenda Bashkimit Evropian është shumë më i lirë. Anëtarësimi në Zonë e Vetme Evropiane të Pagesave, sipas Planit të Rritjes, mund t’i kursejë familjeve në Ballkanin Perëndimor deri në 500 milionë euro në vit, bazuar në transfertat aktuale të bëra nga njerëzit jashtë vendlindjes për familjet e tyre në shtëpi.

Si do të kontribuojë Plani i Rritjes në krijimin e vendeve të reja të punës në Ballkanin Perëndimor?

Plani do të ndihmojë në krijimin e vendeve të reja të punës, pasi do të rrisë tërheqshmërinë e rajonit. Do të thjeshtojë shumë aftësinë për të eksportuar në Bashkimin Evropian, si për produkte të gatshme ashtu edhe për ato që ne i quajmë gjysmë të gatshme, të cilat janë mallra që prodhohen në rajon si pjesë e zinxhirit të furnizimit dhe më pas shkojnë në kompanitë evropiane si pjesë për makina ose komponentë elektronik. Për më tepër, do ta bëjë më të lehtë njohjen e standardeve të cilësisë së produktit në të ardhmen, gjë që do të lehtësojë edhe eksportet. Përveç kësaj, do të ndihmojë në uljen e pritjes në kufi për mallra, e cila aktualisht mund të zgjasë deri në 16-18 orë. Duke shkurtuar kohën e qëndrimit në kufi, çmimi i eksportit të produkteve do të jetë edhe më i lirë. E gjithë kjo do ta bëjë rajonin më tërheqës për investitorët potencialë. Dhe më shumë investime do të thotë më shumë vende pune dhe punë më të paguara në sektorë me vlerë më të lartë. Do të përfitojë ekonomia, familjet dhe banorët e Ballkanit Perëndimor.

Mund të gjeni më shumë informacione rreth Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor këtu.

 

 

 

 

 

 

 

 

Çfarë mundësish do t’u jepen të rinjve falë Planit të Rritjes?

Plani i rritjes do të sigurojë një gamë të gjerë përfitimesh për të rinjtë. Një nga gjërat që duam të bëjmë është zgjerimi i marrëveshjeve ekzistuese të disa viteve më parë: marrëveshjet e mobilitetit, njohja e kualifikimeve profesionale dhe njohja e kualifikimeve akademike. Siç e shpjegova, me një treg më të madh rajonal, njerëzit do të jenë në gjendje të gjejnë mundësi pune që përputhen me aftësitë dhe pritshmëritë e tyre në rajon. Do të inkurajojë të rinjtë dhe do të parandalojë nevojën për tu shpërngulur diku tjetër. Në të njëjtën kohë, duam që së shpejti t’u japim mundësi njerëzve që duan të fitojnë nga përvoja e punës jashtë rajonit, në BE, por në një mënyrë që u përshtatet atyre.

Të rinjtë nga rajoni do të mund të përfitojnë nga masat specifike që duhet të hyjnë në fuqi së shpejti, si Wi-Fi për Ballkanin Perëndimor. Kjo tashmë është bërë brenda Bashkimit Evropian: ne financuam Wi-Fi në komunat në të gjithë shtetet anëtare të BE-së. Duam ta bëjmë këtë edhe për Ballkanin Perëndimor. Nga atje, deri në 500 komuna do të marrin Wi-Fi në zonat ku nuk e kanë pasur më parë, deri në fund të këtij viti ose në gjysmën e parë të 2025. Kjo do ta bëjë rajonin më tërheqës, përfshirë edhe për turistët.

Përveç rezultateve afatshkurtra, cilat janë përfitimet afatgjata që mund të presin banorët e Ballkanit Perëndimor nga Plani i Rritjes?

Në fund të fundit, do të përshpejtojë rrugën drejt anëtarësimit në BE. Nga njëra anë, është e rëndësishme të kuptohet se Plani i Rritjes, duke integruar Ballkanin Perëndimor në tregun e vetëm, do të sjellë disa nga përfitimet ekonomike të anëtarësimit në rajon, përpara vetë datës së anëtarësimit. Nga ana tjetër, ne japim një nxitje për të pranuar standardet e BE-së dhe për të zbatuar ligjet e BE-së përpara anëtarësimit nëpërmjet Planit të Rritjes. Miratimi dhe zbatimi i këtyre ligjeve do të përshpejtojë negociatat e anëtarësimit, pasi partnerët nga Ballkani Perëndimor do të jenë në gjendje të demonstrojnë se janë të gatshëm t’i bashkohen Bashkimit Evropian në ato fusha.

Së fundi, por po aq e rëndësishme, si i trajton Plani i Rritjes problemet me të cilat përballet mjedisi dhe qëndrueshmëria mjedisore në Ballkanin Perëndimor?

Çështjet mjedisore janë padyshim shumë të rëndësishme dhe për këtë arsye mjedisi mbulohet në Planin e Rritjes. Ne tashmë kemi një Agjendë të Gjelbër për Ballkanin Perëndimor për të cilën qeveritë kanë rënë dakord. Është një plan që përfshin qëndrueshmërinë afatgjatë dhe dekarbonizimin. Tashmë kemi integruar elementë të Agjendës së Gjelbër brenda Planit të Rritjes, më konkretisht në ato që ne i quajmë agjenda reformash. Ato janë marrëveshje ndërmjet subjekteve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, sipas të cilave Bashkimi Evropian do të shpërndajë fondet pasi të zbatohen disa reforma: është një mënyrë krejtësisht e re e menaxhimit të ndihmës sonë. Dhe ka një fokus të rëndësishëm në reformat e gjelbra në këto agjenda reformash, më konkretisht në dekarbonizimin dhe largimin nga karburantet fosile, kështu që do të ketë një shtytje kryesore për të bërë reforma që trajtojnë çështjet mjedisore dhe promovojnë qëndrueshmërinë.

LEPETIT.APP: TREGIME TË PËRZEMËRTA DHE LOGOTERAPI PËR FËMIJËT NË BOSNJË DHE HERCEGOVINË

Aty ku tregimet u flasin zemrave, duke kultivuar dashurinë për të mësuar tek çdo fëmijë Në Bosnje dhe Hercegovinë, ka një projekt të ri të financuar nga Bashkimi Evropian, i quajtur LePetit.app.  Ky projekt po rrëmben zemrat e fëmijëve. Gjithçka filloi me një prind që donte përmbajtje më të mirë edukative në gjuhën e tyre amtare. LePetit.app bashkon edukatorët dhe familjet me audio histori të jashtëzakonshme. Me 20 orë tregime dhe përralla për fëmijë, të rrëfyera nga aktorë nga rajoni, LePetit.app është më shumë se një aplikacion. Është një produkt dashurie, i projektuar dhe ndërtuar nga mbi 50 profesionistë, duke përfshirë shkrimtarë, artistë dhe edukatorë, për t’iu përgjigjur nevojave të prindërve dhe fëmijëve. “LePetit.app u zhvillua për shkak të një nevoje të vërtet. Si prind i dy fëmijëve të vegjël, kuptova shpejt se ka shumë pak përmbajtje arsimore cilësore në dispozicion për fëmijët në gjuhët e Bosnje dhe Hercegovinës. Të vegjlit tanë përfundojnë duke parë programe nga pjesa tjetër e botës nëpërmjet YouTube-it, gjë që nuk është e mirë për të folurit e tyre dhe për të mësuar gjuhën e tyre amtare.” Adnan Koro, drejtues i Shoqatës “Rojtarët e Traditës”. Historitë në LePetit.app trajtojnë çështje që do t’i ndihmojnë fëmijët të përballen me emocione të forta, të përballen me sfida dhe të përjetojnë gjëra si humbja ose ardhja e një anëtari të ri të familjes.  Krijuar nga Susan Perrow, një autore australiane me famë botërore, fakti që këto tregime janë në dispozicion në këtë rajon është një ëndërr e realizuar.

“U gëzova shumë kur mësova se historitë e mia do të dëgjohen në këtë rajon, veçanërisht nga fëmijët në Bosnje dhe Hercegovinë!” 

Rreth këtij projekti “Zhvillimi i të folurit nëpërmjet teknologjive moderne” u zbatua nëpërmjet Programit Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) me mbështetje të Komunës së Novo Sarajevës. Duke parë se si fëmijët mund të përfitojnë nga ky projekt, Ministria e Arsimit e Kantonit të Sarajevës ka miratuar përdorimin e këtij programi në kopshtet lokale, nën menaxhimin e Institucionit Publik të Fëmijëve të Sarajevës në Novo Sarajevë. I financuar nga Bashkimi Evropian dhe i mbështetur nga UNDP, ky projekt ka ndikim të rëndësishëm në edukimin e fëmijëve. Në fund të shkurtit në Sarajevë u prezantua versioni i ri i aplikacionit LePetit.app, duke ofruar tani një program terapie të të folurit me mbi njëqind ushtrime për fëmijët me probleme të të folurit. Aplikacioni i ndihmon prindërit, kujdestarët dhe mësuesit të identifikojnë dhe trajtojnë çrregullimet e të folurit tek fëmijët.

“Nëpërmjet punës sime me fëmijët, kam vënë re një rritje të numrit të fëmijëve që hasin vështirësi në të folur gjatë viteve të fundit, krahas sfidave të tjera të ndryshme, për shkak të përdorimit të tepërt të pajisjeve IT, veçanërisht në moshën parashkollore. Besoj se programi i terapisë së të folurit, i cili ka pasuruar mbretërinë digjitale të tregimeve të LePetit.app, është një mjet i shkëlqyeshëm për fëmijët që të kryejnë detyrat e shtëpisë të caktuara nga logopedët në shtëpi.”

Lidija Sejdinović, rrëfyese dhe edukatore

LePetit.app është i dashur nga fëmijët dhe prindërit sepse i ndihmon të kenë biseda më cilësore duke mbajtur gjallë traditat e tyre familjare. Në një botë ku argëtimi shpesh pushton, LePetit.app shquhet si burim pozitiv idesh dhe shembull i mrekullueshëm se si teknologjia mund të na sjellë më pranë familjeve tona dhe mençurisë që ndajmë. Veç kësaj, trajton një shqetësim të përbashkët midis prindërve për fëmijët që kalojnë shumë kohë para ekraneve. Në vend që thjesht të shikojnë, fëmijët përdorin imagjinatën e tyre dhe i paraqesin historitë ndërsa dëgjojnë. Kjo pjesëmarrje aktive jo vetëm që i argëton, por gjithashtu i ndihmon ata të zhvillojnë emocionet dhe aftësitë e tyre gjuhësore. Të gjithë të përfshirët mund të jenë krenarë për LePetit.app — është edukativ dhe argëtues, dhe ndihmon fëmijët të rriten duke u kënaqur. Projekti “Zhvillimi i të folurit nëpërmjet teknologjive moderne” është i mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNDP në Bosnje dhe Hercegovinë, por ky projekt ka marrë edhe mbështetjen nga Komuna e Novo Sarajevës. Duke parë se si fëmijët mund të përfitojnë nga ky projekt, Ministria e Arsimit e Kantonit të Sarajevës ka miratuar përdorimin e këtij programi në kopshtet lokale, nën menaxhimin e Institucionit Publik të Fëmijëve të Sarajevës në Novo Sarajevë.