
Revolucioni i gjelbër i CEMPROM-it: Si po e ndihmon BE-ja një biznes serb të udhëheq rrugën e qëndrueshmërisë
Në Preljinë, CEMPROM, kompani e madhe e betonit, ka dëshmuar se mund të ketë qëndrueshmëri dhe sukses të biznesit paralelisht. Duke përfituar nga programi Ecoloans – i financuar nga Banka Gjermane e Zhvillimit (KfW) dhe mbështetur nga Programi Rajonal i BE-së për Efikasitet Energjetik (REEP) – kompania ka bërë hapa të rëndësishëm drejt punës më të gjelbër.
Themeluar në vitin 1992, CEMPROM është rritur, nga prodhimi i blloqeve të betonit dhe thasëve më çimento, në lider në prodhimin e betonit, me projekte përfshirë Korridorin E 763 dhe partneritete ndërtimore lokale. Sot, me një flotë me mbi 100 kamionë dhe 150 persona të punësuar, kompania mund të prodhojë mesatarisht 300,000 tonë beton në vit.
Përmes një investimit prej 820,000 eurove, të lehtësuar nga UniCredit Bank, CEMPROM ka përmirësuar flotën e automjeteve me metan. Kjo ka ulur konsumin e karburantit për 42%, ka reduktuar emetimet e oksidit të azotit me 32%, dhe ka ulur emetimet e dioksidit të karbonit me 56%, me shkurtime shtesë të konsiderueshme në hidrokarburet dhe grimcat e padjegura. Në aspektin financiar, këto ndryshime sjellin kursime prej rreth 20% në vjet, ku investimi pritet të rikthejë paratë e investuara për katër deri në pesë vite. Drejtori i prodhimit të CEMPROM-it, Dejan Isailoviq, i theksoi këto iniciative si strategjike në aspektin ekonomik dhe në atë ekologjik, duke kontribuar në rritjen e qëndrueshme të kompanisë dhe krijimin e vendeve të punës.