
RINGJALLJA E TRADITAVE TË VJETRA: RRUGËTIMI ME QERAMIKË I ADOLESHENTËVE NGA VELESI
Artizanët e rinj në Veles rizbulojnë trashëgiminë e tyre përmes ringjalljes së mjeshtërisë tradicionale të qeramikës.
Të ecësh nëpër rrugët e ngushta e të pjerrëta të Velesit, në Maqedoninë e Veriut, ndihesh sikur po kthehesh prapa në kohë. Qyteti, me shtigjet e tij me kalldrëm dhe shtëpitë tradicionale prej guri, i bën jehonë një të shkuare ku arti i qeramikës ka lulëzuar. Në mesin e vendeve më ikonike në Veles është rruga e poezisë, ku ka lindur poeti i famshëm Koço Racin. Racini nuk ishte vetëm poet, ai merrej edhe me qeramikë – një zanat që dikur ishte rrahja e zemrës së këtij qyteti. Puna e tij, krahas asaj të artizanëve të tjerë, u vlerësua aq shumë sa disa copë u eksportuan edhe në Evropën Perëndimore.
Sot qeramika është pothuajse një art i humbur në Veles. Por falë nismave të reja, zanati po bën një rikthim, të udhëhequr nga gjenerata e re e artizanëve. Anastasija Davçeva dhe Antonio Trajkovski, të dy 14 vjeçar, janë pjesë e një grupi prej 25 studentëve nga Velesi që kanë zbuluar një pasion për qeramikën përmes punëtorive të mbështetura nga BE-ja dhe UNDP-ja. Këto punëtori janë pjesë e “Punëtorive Kreative Etnike për Ringjalljen e Zanateve të Vjetra”, të financuar nën Programin Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD).
Antonio ishte fillimisht i pasigurt për punëtorinë