Skip to main content

Area of Cooperation: Employment and inclusion

Të ndihesh krenar, më shumë se një herë në vit

Të prekësh zemrat e njerëzve përmes aktivizmit në mbështetje të një nga komuniteteve më të diskriminuara në Shqipëri. “Vaksina kundër homofobisë është dashnia” ishte slogani i përdorur këtë vit gjatë aktiviteteve që celebronin diversitetin dhe krenarinë e të gjithë personave gej, lesbike, biseksualë, transgjinor, “queer” dhe interseks (LGBTI) në Shqipëri. Ajo ishte një thirrje e komunitetit LGBTI për të kuptuar dhe pranuar atë që Aleanca Kundër Diskriminimit LGBTI e përshkruan si një vit të vështirë, plot pasiguri, frikë dhe izolim gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit. Aleanca është një ndër organizatat kryesore që drejton aktivitetet në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë (IDAHOT), të cilat zhvillohen gjatë javës që përkon me datën 17 maj.   Xheni Karaj, drejtuesja e Aleancës, është një ndër aktivistet kryesore prej më shumë se një dekade. Nismat e këtij viti janë përqendruar në shfaqjet publike dhe performancat artistike. “Komuniteti ynë duhet ta dijë që ne jemi këtu për t’i mbështetur ata, dhe 17 Maji është rasti i duhur për të dalë publikisht,” shprehet Karaj. “Ata nuk duhet të ndihen në turp apo në faj”.

“Familja duhet të jetë një vend i sigurt [për personat LGBTI]. Përmes artit përpiqemi t’u fitojmë zemrat njerëzve në mënyrë që të ndryshojmë mendimin e tyre.”

Ndër aktivitetet kryesore të programit ishte një monodramë “queer” e vënë në skenë në një nga qendrat kulturore të kryeqytetit, Tiranë. Drama trajtonte një nga frikat më të mëdha të personave LGBTI në Shqipëri, duke përfshirë vetëpranimin dhe rëndësinë e pranimit të familjes. “Familja duhet të jetë një vend i sigurt. Përmes artit përpiqemi t’u fitojmë zemrat njerëzve në mënyrë që të ndryshojmë mendimin e tyre,” shprehet Karaj. Ajo është anëtarja e parë e komunitetit LGBTI në vend e cila zbuloi publikisht identitetin e saj seksual si lezbike. Karaj merr motivimin për punën e saj nga guximi i personave LGBTI për të sfiduar shoqërinë konservative shqiptare. Paralelisht me rritjen e ndërgjegjësimit, organizatat LGBTI kanë përfshirë edhe institucionet publike për t’u angazhuar në mënyrë strategjike për eliminimin e diskriminimit kundër personave LGBTI në mbarë vendin. Studimet zbulojnë se personat LGBTI diskriminohen dhe përjashtohen dy herë më shumë se pjesa tjetër e popullsisë. Me mbështetjen e programit të përbashkët të BE-së dhe Këshillit të Evropës, Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, organizatat e shoqërisë civile të tilla si Aleanca janë në gjendje të ndërtojnë lidhjen ndërmjet komunitetit dhe institucioneve ligjzbatuese. Një shembull i kësaj është Drejtoria e Policisë së Shtetit që ka caktuar pika kontakti me komunitetin LGBTI dhe ka përmirësuar protokollet për raportimin e rasteve të krimeve të urrejtjes. Mundësitë e dialogut ndërmjet komunitetit dhe policisë nxiten nëpërmjet nismave të programit, në Shqipëri dhe mbarë rajonin. Këshilli i Evropës së fundmi ka përshtatur dhe përkthyer në gjuhën shqipe një manual për të orientuar policinë se si të përgjigjet në mënyrë profesionale ndaj këtyre rasteve dhe ka organizuar aktivitete për të ngritur kapacitetet e policisë. Ky manual nxit ngritjen e një sërë nismash ndjekëse që do të trajtojnë diskriminimin, pabarazinë dhe do të forcojnë gjithëpërfshirjen brenda policisë si dhe marrëdhënien ndërmjet policisë dhe qytetarëve. Këto nisma udhëhiqen nga standardet e BE-së dhe Këshillit të Evropës në respektimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

 “Hera e vetme që orientimi seksual u përmend gjatë fushatës së zgjedhjeve të përgjithshme ishte kur kundërshtarët politikë donin të fyenin njëri-tjetrin”.

Rreth programit Nisma “Promovimi i diversitetit dhe barazisë në Shqipëri” synon forcimin e mekanizmave të diskriminimit në vend, duke përfshirë promovimin/mbrojtjen më të mirë të të drejtave të personave LGBTI dhe luftimin e gjuhës së urrejtjes, në përputhje me standardet dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës. Aktivitetet gjithashtu synojnë të mbështesin negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian në fushën e të drejtave themelore. Programi financohet nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës në kuadër të Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë (Instrumenti Horizontal II) 2019-2022, një përpjekje e përbashkët e dy organizatave që u mundëson përfituesve të përmbushin agjendat e tyre të reformës në fushat e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë në përputhje me standardet evropiane. Në kuadër të luftës për një shoqëri të lirë dhe të barabartë për të gjitha identitetet seksuale dhe gjinore, Aleanca vlerëson se sfida kryesore institucionale është me partitë politike. Pothuajse dhjetë vjet më parë, me mbështetjen e Këshillit të Evropës, u propozuan ndryshime në dy ligje kyçe që lejojnë martesën e të njëjtit seks dhe njohjen e gjinisë për personat transeksualë. Megjithatë, Kuvendi asnjëherë nuk i ka marrë parasysh këto. “Nuk ka aspak vullnet politik,” shprehet Karaj, e cila duket e zhgënjyer por jo e habitur. Aleanca u kërkoi të gjitha partive pjesëmarrëse në zgjedhjet e përgjithshme për vitin 2021 rreth planeve të tyre për përmirësimin e statusit të komunitetit LGBTI, por pati vetëm heshtje. Siç shprehet Karaj, “Hera e vetme që orientimi seksual u përmend gjatë fushatës së zgjedhjeve të përgjithshme ishte kur kundërshtarët politikë donin të fyenin njëri-tjetrin”. OJQ-ja ndërmori një fushatë publike duke drejtuar gishtin te politikanët që përdorën praktika të tilla në fushatën e fundit zgjedhore dhe gjatë vitit të kaluar. Një atmosferë e tillë do të thotë që anëtarët e komunitetit shkurajohen për të raportuar abuzim, ngacmim dhe dhunë në familje. Megjithatë, sipas Xheni Karaj, personat LGBTI në Shqipëri janë një komunitet rezilient, të cilët mbeten aktivë pavarësisht presionit të madh në jetën e përditshme. Komuniteti ka një shërbim online në mbështetje të komunitetit ku ofrohet këshillim dhe ndihmë ligjore. Solidariteti me njerëzit në nevojë është rritur gjatë pandemisë, kryesisht me ndihmën e donatorëve. Mesazhi që ata të gjithë përcjellin është “Krenar”. Në anglisht përkthehet “Proud”.

Arsimi për të gjithë në Kosovë

Projekti i BE-së për arsimin gjithëpërfshirës në Kosovë ofron mbështetje për fëmijët me nevoja të veçanta dhe nga komunitete të cenueshme. Arti është një 12 vjeçar që është shumë kokëfortë për sa i përket pavarësisë së tij. Ai ka sindromën Down, një çrregullim gjenetikqë përgjithësisht lidhet me vështirësitë e të nxënit. Ligji kosovar ka ndryshuar së fundmi për t’i lejuar fëmijët me sindromën Down dhe fëmijë të tjerë me nevoja të veçanta të nxënë në shkolla të zakonshme. Tashmë nxënësit si Arti janë duke nxënë në një epokë të re. Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta në shkolla të zakonshme pa një mësues ndihmës mund të jetë sfidues. Duke qenë se shkolla nuk mund të ofrojë një, në rastin e Artit roli i mësueses ndihmëse është marrë përsipër nga nëna e tij. Kjo zgjati për disa vite derisa projekti i financuar nga BE-ja, Arsim për të gjithë, ndërmori hapa për t’i siguruar Artit dhe fëmijëve të tjerë me nevoja të veçanta në shkollën e tij një mësuese ndihmëse. “Me ndihmën e mësueses së përkushtuar ndihmëse, Arti ia doli të ishte plotësisht i pavarur nga unë dhe të zhvillonte aftësitë e tij duke përmbushur pjesën më të madhe të objektivave në planin e tij individual të të nxënit,” shprehet nëna e Artit, Florentina.

 “Fëmijët me nevoja të veçanta përballen me sfida të ndryshme: disa mund të kenë vështirësi me leximin, disa me matematikën ose lëndët e tjera. Kështu që si rrjedhojë ne hartojmë dhe zbatojmë një plan individual të nxëni për çdo fëmijë me nevoja të veçanta.”

Në aktivitetet e përditshme shkollore Artin e ndihmon Xhenneta Shabani, një e diplomuar nga fakulteti i pedagogjisë e cila iu bashkua ekipit si praktikante. Sapo filloi punë, ajo u takua me mësuesen e klasës për të hartuar një plan mësimor individual për Artin dhe filloi zbatimin e tij. “Fëmijët me nevoja të veçanta përballen me sfida të ndryshme: disa mund të kenë vështirësi me leximin, disa me matematikën ose lëndët e tjera. Kështu që si rrjedhojë ne hartojmë dhe zbatojmë një plan individual të nxëni për çdo fëmijë me nevoja të veçanta,” shprehet Xhenneta. Xhenneta e ndihmon Artin gjatë mësimit edhe është e pranishme gjatë gjithë kohës në klasë me mësuesen e zakonshme. Përveç punës me Artin, ajo ndihmon edhe fëmijë të tjerë. Plani i saj profesional afatgjatë është të punojë si këshilltare e shkollës, kështu që përvoja e përftuar në këtë projekt është jashtëzakonisht e vlefshme. “Ndoshta pjesa më e mirë e angazhimit tim në këtë projekt është që kur të filloj të punoj si këshilltare shkolle, të mund të transferoj të gjitha njohuritë nga ky projekt në shkollën në të cilën po punoj, në mënyrë që edhe mësues e nxënës të tjerë të përfitojnë prej tyre,” shprehet ajo. Projekti ‘Arsim për të gjithë’ po zbatohet nga një organizata jofitimprurëse (OJQ) çeke ‘People in Need’ dhe partnerë nga Kosova Njomza Emini nga ‘People in Need’ shpjegon se sa i domosdoshëm është projekti për fëmijët me nevoja të veçanta në Kosovë. “Kemi pasur raste kur shkollat ngurronin të pranonin fëmijë me nevoja të veçanta, duke qenë se ata kanë nevojë për vëmendje të veçantë dhe shkollave iu mungonte stafi mbështetës. Edhe sikur të kishin kohë për të punuar me të, mësuesve të zakonshëm iu mungon trajnimi për të trajtuar nevojat e këtyre fëmijëve,” shprehet Njomza. Si rrjedhojë projekti drejton një program që angazhon 42 praktikantë që mbështesin 250 fëmijë si Arti që kanë nevoja të veçanta ose që vijnë nga komunitete të cenueshëm. Projekti ofron edhe trajnim për mësuesit e zakonshëm rreth mësimit gjithëpërfshirës të fëmijëve me nevoja të veçanta. Deri tani projekti ka trajnuar mbi 150 mësues edhe ata planifikojë të trajnojnë deri në 225 mësues deri në përfundim të projektit. Trajnimi përfshin tema si parimet e gjithëpërfshirjes, komunikimit me fëmijët me nevoja të veçanta dhe identifikimin dhe menaxhimin e rasteve të bullizmit. “Trajnimi i prit shumë mirë nga administratorët e shkollave dhe mësuesit që morën pjesë,” shprehet Njomza.

 “Ekzistojnë hendeqe të konsiderueshme në arsimin gjithëpërfshirës në Kosove dhe derisa institucionet tona të mund të mbyllin këto hendeqe mbështetja nga BE-ja dhe donatorët e tjerë është shumë e rëndësishme.”

Rreth projektit Projekti ‘Arsim për të gjithë’ i financuar nga BE-ja u lançua në vitin 2018 dhe bazohet në të drejtën për arsim të barabartë për fëmijët dhe adoleshentët me nevoja të veçanta si dhe ata nga komunitete të cenueshme si komuniteti Rom. I financuar ngaInstrumenti Evropian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut (EIDHR)projekti po zbatohet nga OJQ-ja çeke ‘People in Need’ në partneritet me OJQ-të kosovare ‘Autizmi Flet’ dhe ‘The Ideas Partnership’ Për hartimin e trajnimit të mësuesve, projekti përfitoi nga përvoja e departamentit të arsimit ‘Varianty’ i ‘People in Need’ në Republikën Çeke dhe mënyra se si ata kanë përdorur udhëzimet e Agjencisë Evropiane për Arsimin Gjithëpërfshirës. “Ekzistojnë hendeqe të konsiderueshme në arsimin gjithëpërfshirës në Kosove dhe derisa institucionet tona të mund të mbyllin këto hendeqe mbështetja nga BE-ja dhe donatorët e tjerë është shumë e rëndësishme,” shprehet Njomza. Projekti ka edhe një tjetër element të përqendruar në përmirësimin e arsimit gjithëpërfshirës në nivelin institucional. Platformat e arsimit gjithëpërfshirës janë ngritur në të gjitha vendndodhjet e projektit duke përfshirë grupet vendore të interesit, organizatat e të drejtave të njeriut dhe prindërit. Platforma gjithëpërfshirëse e arsimit në qytetin e Janjevës/Janjevo ka arritur të sigurojë qëndrueshmërinë e programit të stazhit duke e përfshirë atë në buxhetin e bashkitë edhe pas përfundimit të projektit. Në Obiliq/ć ata arritën të rinovonin klasat e dedikuara fëmijëve me nevoja të veçanta me mbështetjen e bashkisë.

Ndarja e shtigjeve sekrete vendore me botën

BE-ja mbështet aventurat në natyrë nëpërmjet shënjimit fizik dhe digjital të shtigjeve malore. Rajoni malor i Pejës/Peć në Kosovën Perëndimore është e përqendruar në tejkalimin e turizmit masiv duke ofruar përvoja të personalizuara që kombinon traditat lokale me terrenin e thyer. Potenciali i rajonit për turizëm u identifikua vite më parë me investimet si në infrastrukturë dhe në kapital njerëzor. Tani atje ka vizitorë që e kalojnë kohën duke bërë trekking, ecje në mal dhe çiklizëm. Adhuruesit e natyrës zgjedhin të kalojnë kohë në Alpet Shqiptare, emri i të cilave në gjuhën vendase është ‘Malësia e Madhe’ – vargmali i përbashkët midis Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë. Një grup adhuruesish, disa prej të cilëve e sigurojnë jetesën nëpërmjet tyre janë krenarë të ndajnë me pjesën tjetër të botës njohuritë e tyre dhe tani janë duke vjelë përfitimet nga kjo industri.

“Padyshim që ky projekt është ndërhyrja më e suksesshme në këto vargmale në 20 vitet e fundit.”

Atje ku kalonin vetëm barinjtë Shoqata lokale e alpinizmit, Gjeravica, u partnerizua me projektin ndërkufitar të Bashkimit Evropian midis Kosovës dhe Malit të Zi duke investuar në shënjimin e shtigjeve ekzistuese dhe të reja për ecje në mal ose çiklizëm. “Padyshim që ky projekt është ndërhyrja më e suksesshme në këto vargmale në 20 vitet e fundit.” Shoqata u përfshi në të gjitha hapat e projektit duke këshilluar rreth itinerareve të propozuara dhe duke i shënuar ato. “Ne jemi krenarë që kemi përzgjedhur itineraret më të mira nëpër të cilat kalonin vetëm vendasit – si ajo në qendrën e qytetit ku lartësia është 550m mes për mes kullotave dhe kasolleve të barinjve në vargmale në lartësi 1,800m,” shprehet Gjikolli, duke konfirmuar që shënjëstrimi do të ketë standard ndërkombëtar. Rrugët kalojnë nëpër pjesët piktoreske të zonave të mbrojtura në Kosovë dhe Mal të Zi. Adhuruesit e natyrës mund të kalojnë ditën duke kaluar nga një kufi në tjetrin dhe duke kryqëzuar me rrugët malore si majat e Ballkanit ose në rrugën Dinarike.  

 “Shënjuesit e shtigjeve dhe aktivitetet shoqëruese janë në përputhje me planet lokale të zhvillimit dhe strategjitë për të zhvilluar turizmin në rajon.”

Rreth projektit Malësia e Madhe – Projekti i Destinacionit Natyror të Shkëlqyer u krijua me qëllimin për të fuqizuar zonën ndërkufitare midis Kosovës dhe Malit të Zi si një destinacion natyror. Një rrjet prej rreth 334km shtigje për ecje në mal dhe çiklizëm janë shënjuar dhe ofrojnë lidhje midis Kosovës dhe Malit të Zi. I gjithë rajoni në kufi është i pajisur me vendpushime, vende për soditje ose parkim të biçikletave. Projekti i financuar nga BE-ja do të stimulojë zhvillimin ekonomik për të krijuar mundësi të reja punësimi.   Informacion i përmbledhur në një vend Shtigjet e shënjuara ndërmjet kufijve ruajnë rrjedhën natyrore të masivëve dhe ata udhëheqin vizitorët për të vëzhguar pamjet e jashtëzakonshme të Malësisë së Madhe. Organizatat zbatuese kanë marrë reagime pozitive nga guidat turistike në zonat ku qindra shënjues janë vendosur përgjatë 334 kilometrave të shtigjeve për ecjen në mal dhe shtigjet e çiklizimit. Sokol Luta nga Agjencia Rajonale e Zhvillimit – Perëndim, partneri zbatues në Kosovë shpjegon se me fondet e BE-së janë instaluar 25 tabela me informacione, janë identifikuar burimet ujore dhe rruga është shënjuar me flamuj për të treguar pamjet panoramike. “Shënjuesit e shtigjeve dhe aktivitetet shoqëruese janë në përputhje me planet lokale të zhvillimit dhe strategjitë për të zhvilluar turizmin në rajon.” shprehet Luta Ai shton se kishte shumë bashkëpunim mes grupeve të interesit në të dyja anët e kufirit për të përmirësuar cilësinë e ofertës së turizmit në Malësinë e Madhe, për të shtuar mbulimin dhe për ta prezantuar zonën ndërkufitare si një destinacion natyror tërheqës. Si shembull, organizatat zbatuese kanë mbledhur dhe listuar në një vend – si në faqen e internetit edhe në aplikacionin e telefonit – të gjithë ofruesit e shërbimit në akomodim, gastronomi dhe shërbime turistike. Së bashku me hartën e shtigjeve, vizitorëve u jepet edhe mundësia për të zgjedhur mes tureve të organizuara ose eksplorimit të pavarur të zonës.

Malikowsky Couture: një markë e re e modës e frymëzuar nga kostumet tradicionale romake

Një artist i ri i komunitetit rom hyn në botën e dizajnit të modës falë një projekti të financuar nga BE-ja në Maqedoninë e Veriut.

Në familjen e Muamed Malikovskit, artistët ishin stereotipa të lidhur me vështirësi financiare dhe mungesë të një të ardhme profesionale. Muamed kishte një interes të madh për artin dhe dizajnin që nga fëmijëria e në vazhdim, por pasi ai ishte gjithashtu një student i mirë në pothuajse të gjitha lëndët e tjera në shkollë, ai zgjodhi juridikun si një profesion kur erdhi koha për të vendosur për universitetin.

Me shumë punë, Muamed mori vlerësime të larta në fakultetin e juridikut, por pak para diplomimit ndodhi diçka. “Të gjithë rreth meje, duke përfshirë edhe familjen time, prisnin që të isha dikush që nuk isha unë, dikush që nuk e kam takuar kurrë në shpirtin tim. E dija – nuk i përkisja asaj bote, dhe vendosa të dëgjoja zemrën time dhe të ndiqja ëndrrat e mia”, thotë Muamed.

“Ishte një sfidë për mua sepse nuk kisha asnjë mbështetje nga familja apo miqtë e mi. Më thoshin gjatë gjithë kohës: “Nuk mund ta bësh”. “Hë pra, hiq dorë, nuk do të kesh sukses”. “Ti duhet të jesh avokat.”

Të jetosh ëndrrën

Ai vendosi të regjistrohej në Fakultetin e Dizajnit të Modës në Universitetin “Goce Delçev” në Stip të Maqedonisë sëVeriut. Vendimi për të studiuar dizajnin e modës nuk ishte një zgjedhje e lehtë, por sapo Muamed nisi studimet për modën, ai filloi të skicojë ilustrime për t’i sjellë në jetë idetë e tij te reja për modën. “Ishte një sfidë për mua sepse nuk kisha asnjë mbështetje nga familja apo miqtë e mi. Më thoshin gjatë gjithë kohës: “Nuk mund ta bësh”. “Hë pra, hiq dorë, nuk do të kesh sukses”. “Ti duhet të jesh avokat”, u shpreh Muamed.

Fillimi i një marke të re dhe hyrja në tregun e modës është sfiduese dhe e ardhmja dukej e vështirë për Muamed. Në vitin 2020, pikërisht kur ai po mendonte të hiqte dorë, Muamed dëgjoi rreth një projekti të bashkëfinancuar nga Këshilli i Evropës, i drejtuar nga European Roma Institute for Arts and Culture (ERIAC), i cili mbështet të rinjtë romë në ndërmarrje krijuese dhe të biznesit. Falë ERIAC dhe fondeve të tij, Muamed më në fund fitoi mundësinë për të kthyer pasionin e tij në një biznes.

Por ky ishte vetëm fillimi dhe Muamed po synonte një sukses shumë më të madh. Ai nuk kishte një dyqan, dhe për ta hapur një kërkoheshin investime të konsiderueshme financiare, të cilat Muamed nuk kishte mundësi ti mbulonte. Pastaj filloi pandemia. Së bashku me vuajtjet dhe vështirësitë që shkaktoi, ajo gjithashtu hapi mënyra të reja të të bërit biznes. Një projekt tjetër i financuar nga BE-ja – Roma Digital Boost mbështetur nga Regional Cooperation Council (RCC) – ndihmoi Muamed të kapërcente këtë sfidë tjetër.

“Projekti Roma Digital Boost i financuar nga BE-ja më ka ndihmuar të çoj biznesin tim në një tjetër nivel dhe të filloj rrugëtimin për t’u bërë një markë e njohur.”

Rreth projektit

Projekti i Roma Integration synon të zvogëlojë hendekun socio-ekonomik midis popullsisë rome dhe jo rome në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, si dhe të forcojë detyrimet institucionale të qeverive për të përfshirë dhe realizuar objektiva specifike të integrimit të romëve në zhvillimet kryesore politike. Ai zbatohet nga Regional Cooperation Council, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Open Society Foundations.

Roma Digital Boost trajnoi Muamed për shitjet online, krijimin e një marke dhe identitetin vizual për kompaninë e tij, si dhe menaxhimin dhe promovimin për kanalet e mediave sociale. “Projekti Roma Digital Boost i financuar nga BE-ja më ka ndihmuar të çoj biznesin tim në një tjetër nivel dhe të filloj rrugëtimin për t’u bërë një markë e njohur”, shprehet Muamed.

Tani ai ka nisur koleksionin e tij të parë të rëndësishëm të modës, të frymëzuar nga kostumet tradicionale të komunitetit rom. Dizajni i tij Aurora fitoi vendin e dytë në konkursin “Miss Freedom of the World” dhe një tjetër dizajn u zgjodh si kostumi më i mirë kombëtar në konkursin “Miss Summer 2021” në Shqipëri. Vizioni i tij për të ardhmen është të hapë një studio mode më të madhe në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, dhe më pas të zgjerohet në tregun ndërkombëtar. “Edhe nëse të tjerëve u duket e pamundur”, thotë Muamed, “le të krijojmë së bashku histori që ia vlen t’i themi me zë të lartë edhe me krenari”.

Edhe pse projekti i RCC-së Roma Integration funksionon kryesisht në nivelin politik, projekti vazhdon të mbështesë programet që punojnë drejtpërdrejt me komunitetet romë. Boost Digital Roma – të cilin RCC-ja e mbështet si financiarisht ashtu edhe me burimet njerëzore – është një nga këto programe dhe është i rëndësishëm sepse ndihmon në përshpejtimin e procesit të digjitalizimit brenda komuniteteve rome.

“Pa aftësitë digjitale, nuk ka përparim në procesin e integrimit në asnjë fushë, duke përfshirë arsimim cilësor, pjesëmarrjen e barabartë në tregun e punës, qasjen në shërbimet publike e shëndetësore dhe qasjen në informacion. Njerëzit shumë të motivuar si Malikovski janë shembujt më të mirë se si komuniteti rom mund të kontribuojë në transformimet e vazhdueshme në ekonomitë tona”, shprehet Orhan Usein, kreu i Zyrës së Regional Cooperation Council Roma Integration.

Ndërkohë, Muamed thotë: “I inkurajoj të gjithë, dhe sidomos të rinjtë romë, të dëgjojnë zemrat e tyre dhe të ndjekin ëndrrat e tyre. Kurrë mos hiqni dorë nga ajo që ju bën të lumtur në jetën tuaj. Gjithmonë jini vetvetja!”

Cilësia ime e jetës është përmirësuar dukshëm

Ndihma personale bëhet një shërbim i përhershëm ndaj personave me aftësi të kufizuar në rrethin e Mačvanit të Serbisë me mbështetjen e BE-së.

Dragana Marković Matić jeton në qytetin Šabac, në rrethin Mačvan të Serbisë perëndimore. Ajo vuan nga artriti reumatoid, i cili me kalimin e kohës ka çuar në kufizimin e lëvizjes dhe nevojën për mbështetje për të kryer aktivitetet e përditshme. “Nuk mund të punoj në mënyrë të pavarur, nuk mund të lëviz. Lëvizjet e mia bëhen gjithnjë e më të kufizuara me moshën”, thotë ajo. Përkeqësimi i sëmundjes të saj solli nevojën për një kujdestar të rregullt që do ta ndihmonte atë pjesën më të madhe të ditës. Familja dhe miqtë ishin atje për ta mbështetur, por siç na tregon edhe ajo vetë “është punë me kohë të plotë: të bëhen krahët dhe këmbët e mia”.

Nevoja për ndihmë personale, natyrisht, nuk është ekskluzive për Draganën: personat e tjerë në Šabac me aftësi të kufizuara kanë problem të ngjashëm. Familjarët përpiqen t’i ndihmojnë, por nuk mund të jenë gjithmonë aty aq sa është e nevojshme. Një zgjidhje alternative është punësimi i një ndihmësi personal, por kjo është një barrë financiare që shumica e familjeve nuk mund ta përballojnë. Ndihmësit personalë duhet të trajnohen profesionalisht për të lëvizur një person në karrige me rrota, për ta transferuar atë në shtrat ose në makinë, si dhe për ta ndihmuar me veshjen dhe ruajtjen e higjienës personale. “Dikush që nuk ka pasur asnjëherë kontakt me personat me aftësi të kufizuara duhet të trajnohet për t’i ndihmuar ata në mënyrë që të mos dëmtojnë aksidentalisht veten ose personin për të cilin ata po kujdesen,” thotë Dragana.

“Gjëja më e rëndësishme do të ishte krijimi i një kuadri për trajnimin e personave të parë që ishin të interesuar në ofrimin e shërbimeve të ndihmës personale për personat me aftësi të kufizuara.”

Një rrugëtim dhjetëvjeçar

Dragana është anëtare e District Association of Paraplegics të Mačvanit, e cila mori iniciativën për të zgjidhur këtë problem përmes institucioneve vendore një dekadë më parë. Në atë kohë, shoqata arriti të përfshijë nevojën për një jetë të pavarur për personat me aftësi të kufizuara në strategjinë e politikës sociale të Šabac. Njohja e nevojave të personave me aftësi të kufizuara nga politikanët ishte një arritje e rëndësishme, por pasi nuk kishte mbështetje financiare apo të tjera, u deshën pothuajse dhjetë vjet luftë për të parë një rezultat të dukshëm të politikës.

Drita në fund të tunelit u bë e dukshme në vitin 2018 kur një program i financuar nga BE-ja ReLOaD (Regional Programme on Local Democracy) ofroi mbështetje. “Gjëja më e rëndësishme ishte të krijohej një kornizë për trajnim dhe të trajnojë personat e parë që ishin të interesuar në ofrimin e shërbimeve të asistencës personale për personat me aftësi të kufizuara”, thotë Slaviša Savić, e cila drejton Association of Paraplegics në Mačvan.

Me mbështetjen e BE-së, dhe në bashkëpunim me Ministry of Labour, Employment, Veterans dhe Social Affairs, Shoqata ka identifikuar personat që ishin të interesuar në ofrimin e një shërbimi të ndihmës personale dhe i ka trajnuar e licencuar ata. Si pjesë e të njëjtit program, ata arritën edhe të nisin një projekt pilot mbështetës ku pesë njerëz me aftësi të kufizuara u siguruan me ndihmë personale për tetë orë në ditë dhe katër të tjerë me nga katër orë në ditë mbështetje.

“Marrja e kostos së ndihmësve personalë për personat me aftësi të kufizuara në buxhetin bashkiak ishte një hap i madh dhe sukses i madh për ne dhe nuk mund ta kishim bërë pa mbështetjen e programit ReLOaD të financuar nga BE-ja,”

Rreth programit

Regional Programme for Local Democracy në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga United National Development Programme. Qëllimet e programit përfshijnë forcimin e demokracive pjesëmarrëse dhe integrimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor duke përmirësuar mjedisin ligjor, financiar dhe më gjerë për fuqizimin e shoqërisë civile.

Zbatimi i programit pilot e bëri kauzën e shoqatës më të fortë për të bindur autoritetet bashkiake se sa e rëndësishme është shërbimi i ndihmës personale për njerëzit me aftësi të kufizuara. Si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme të lobimit, asambleja bashkiake më në fund e përfshiu këtë mbështetje në listën e shërbimeve të rregullta që ofron bashkia. Shërbimi tashmë është përfshirë në buxhetin për vitin 2021 dhe pagat e asistentëve personalë tani mbulohen dhe do të mbulohen nga bashkia.

“Marrja e kostos së asistentëve personalë për personat me aftësi të kufizuara në buxhetin bashkiak ishte një hap i madh dhe sukses i madh për ne dhe nuk mund ta kishim bërë pa mbështetjen e programit ReLOaD të financuar nga BE-ja”, thotë Slaviša.

Dragana dhe njerëz të tjerë nga Šabac që janë me aftësi të kufizuara ndihen më të qetë pasi kanë siguruar një shërbim të ndihmës personale për gjithë jetën. “Cilësia ime e jetës është përmirësuar dukshëm. Me një asistent personal, ju jeni të pavarur”, thotë Dragana.

Një kompjuter për çdo familje

Një i ri entuziast nga Maqedonia e Veriut ka bërë të mundur dhurimin e më shumë se 1,200 kompjuterave për familjet në nevojë.

Gjatë vitit të parë të pandemisë së COVID-19-ës, kufizimet e lëvizshmërisë dhe mbyllja e shkollave patën një ndikim të madh në arsimimin dhe përditshmërinë e fëmijëve, pasi iu desh ta zhvillonin mësimin nga shtëpia. Kjo situatë vuri sërish në dukje hendekun ndërmjet fëmijëve dhe familjeve me akses në kompjutera dhe internet dhe atyre pa këtë akses. Borche Stamenov nga qyteza e Kavadarcit në Maqedoninë e Veriut është një nga heronjtë, i cili ka kontribuar për ngushtimin e këtij hendeku për 1,200 familje në mbarë vendin, që nuk kishin mundësi financiare të blinin një kompjuter. Historia e tij ka filluar thuajse aksidentalisht.

Borche punon në Bidat Informatika, një kompani nga Kavadarci, që ofron shërbime për riparimin e softuerëve dhe pajisjeve harduer. Ai shpjegon se, ndër vite, klientët i kanë lënë kompjuterat e tyre të vjetër në dyqanin ku punonte, me qëllim trajnimin e praktikantëve për t’i riparuar. Në vitin 2016, një grua vizitoi Bidat Informatika dhe tha se i nevojitej një kompjuter, por se nuk kishte mundësi financiare për ta blerë. Borche-s i lindi ideja të përdorte pjesë rezervë për të ndërtuar një kompjuter për zonjën. Më pas, ai bashkë me kolegun e tij ia dorëzuan kompjuterin zonjës në shtëpi.

“Lumturia e fëmijëve dhe gëzimi në sytë e tyre më bënë të vendosja që ta vazhdoja dhurimin e kompjuterave dhe të bëja sa më shumë fëmijë të lumtur.”

Një dhurim i vogël që i dha shkas një nisme

Kur shkuan në shtëpinë e zonjës, Borche dhe kolegu i tij takuan edhe tri fëmijët e saj, të cilët u lumturuan nga dhurata e Borche-s. “Lumturia e fëmijëve dhe gëzimi në sytë e tyre më bënë të vendosja që ta vazhdoja dhurimin e kompjuterave dhe të bëja sa më shumë fëmijë të lumtur,” thotë Borche.

Pas kësaj ndodhie, Borche krijoi faqen “Dhuro një kompjuter” në media sociale, në mënyrë që të mund të arrinte te më shumë persona që ishin të gatshëm të dhuronin kompjutera të përdorur dhe më shumë familje që nuk kishin mundësi financiare të blinin një kompjuter. Sikurse kishte parashikuar, familjet në nevojë ishin të shumta por, për habinë e tij, numri i dhuruesve ishte po aq i madh. Fillimisht, një shoqëri vendase, që do të zëvendësonte kompjuterat e saj të vjetër, dhuroi 20 kompjutera. “E publikuam dhurimin në faqet tona në media sociale dhe numri i dhurimeve u rrit”, thotë Borche.

Ecuria e këtij misioni humanitar u përshpejtua gjatë pandemisë, kur Ministria e Arsimit e Maqedonisë së Veriut vendosi që mësimi të zhvillohej online. Si rrjedhojë, qindra fëmijë dhe të rinj nga familje të varfra dhe zona të thella u përballën me një sfidë të vështirë.

Numri i kompjuterave të dhuruar u rrit ndjeshëm gjatë këtij viti, ku nga rreth 100 dhurime në vit, Borche dhe kolegët e tij e rritën numrin e kompjuterave të dhuruar në rreth 500. Atyre iu desh të krijonin një faqe interneti për ta organizuar më mirë rrjedhën e dorëzimit nga dhuruesit te personat në nevojë. Ai u ndihmua nga individë që i përcillnin mesazhet nga personat në nevojë, si dhe nga shoqëritë e dërgesave, si Eko Logistic Servis, që i dorëzoi kompjuterat pa pagesë.

“BE-ja ishte e gatshme të na mundësonte rreth 140 kompjutera dhe pajisje të tjera TI-je. Kjo ishte diçka e mrekullueshme dhe dhurimi më i madh që kemi marrë deri më tani.”

Rreth nismës

Doniraj Kompjuter (Dhuro një kompjuter) është një nismë e krijuar nga Borche Stamenov nga Kavadarci në Maqedoninë e Veriut. Deri më tani, nisma ka bërë të mundur sigurimin e 1,200 kompjuterave për familjet në nevojë në mbarë Maqedoninë e Veriut. Pajisjet harduer janë dhuruar nga individë privatë, shoqëri dhe institucione, duke përfshirë Delegacionin e BE-së në Shkup, i cili dhuroi mbi 140 pajisje TI-je, duke filluar nga laptopët dhe kompjuterat desktop e deri te printerët.

Borche u kontaktua nga Delegacioni i BE-së në Shkup, që po merrte kompjutera të rinj dhe pajisje të tjera të reja TI-je, dhe kishte dëgjuar për nismën e tij. “BE-ja ishte e gatshme të na mundësonte rreth 140 kompjutera dhe pajisje të tjera TI-je. Kjo ishte diçka e mrekullueshme dhe dhurimi më i madh që kemi marrë deri më tani”, thotë Borche.

Kontakti me Delegacionin e BE-së në Shkup vijoi edhe pas dhurimit të tyre. Këtë vit, Borche-s iu dha Çmimi i Veçantë Evropiani i Vitit për Solidaritet. Kontributi i tij u vlerësua për përmirësimin e jetës së familjeve në nevojë për lidhje digjitale, një nevojë shumë e theksuar gjatë izolimit dhe mësimit online në kohërat e COVID-it.

Kompjuterat e Borche-s kanë mbërritur praktikisht në çdo rajon të Maqedonisë. Ai ka marrë falënderime në forma të ndryshme, si për shembull letra dhe video. Dhe ka në plan të vazhdojë. “Shpresoj që në të ardhmen e afërt kontributi im nuk do të jetë më i nevojshëm, pasi qeveria ose institucione të tjera do t’i mundësojnë çdo familjeje në Maqedoninë e Veriut nga një kompjuter të ri. Por deri atëherë, unë do të vazhdoj kështu”, thotë ai.

Të rikthehesh në shtëpi pas 20 vitesh

Programi i bashkëfinancuar nga BE-ja mbështet një refugjat nga Bosnja dhe Hercegovina për të rifilluar jetën në fshatin e tij të lindjes.

Lufta në Bosnje dhe Hercegovinë shkaktoi tragjedi për qindra mijëra familje. Shumë humbën të njerëzit e tyre të dashur apo punën e tyre dhe u detyruan të linin vendlindjet dhe fshatrat e tyre, për të mos u kthyer më. Davorin Savić nga fshati Bačevići, afër Mostarit, është një nga ata që u detyruar të linte shtëpinë e tij brenda natës dhe të gjente strehim gjetkë. Por, Davorin është edhe një nga ata me fat që ka arritur të kthehet në fshatin e tij dhe të fillojë një jetë të re aty.

Qyteti i Mostarit ishte një ndër qytetet e shumta multi-etnike në Bosnje dhe Hercegovinë ku kroatët, boshnjakët dhe serbët jetonin në harmoni. Por kjo harmoni u prish me fillimin e luftës në vitin 1992, e cila zgjati deri në vitin 1995. Mijëra njerëz u vranë dhe mbi një milion të tjerë u zhvendosën, duke e bërë atë konfliktin më shkatërrues në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

“Ishte e vështirë të jetoje si refugjat, por në një farë mënyre arritëm të mbijetonim. Morëm me qira një vend për të jetuar, dhe më së shumti punoja në tregun vendas me një pagë të ulët.”

Më në fund, në shtëpi

Konflikti në Mostar filloi dhe u zhvillua me shpejtësi, ndaj, Davorini së bashku me familjen e tij, duhej të largoheshin sa më shpejt, duke lënë pas shtëpinë dhe plaçkat e tyre në fshat. Meqenëse ishin pakicë serbe, ata u shpërngulën në Serbi. Kujtimet e Davorinit janë ende të freskëta, se si në vitin 1992 ai la shtëpinë e familjes së tij, së bashku me vëllanë dhe nënën e tij, për t’u larguar drejt Beogradit. “Ishte e vështirë të jetoje si refugjat,” kujton ai. “Por në një farë mënyre arritëm të mbijetonim. Morëm me qira një vend për të jetuar, dhe më së shumti punoja në tregun vendas me një pagë të ulët.”

Ai jetoi në Beograd për 18 vjet, por në vitin 2010, më në fund, familja u kthye në Bačevići, ku u përballën me faktin se shtëpia e tyre ishte shkatërruar plotësisht. Por fati i tyre do të ndryshonte. “Takuam disa fqinjë të cilët na treguan për programin e rindërtimit të shtëpive për të kthyerit,” shpjegon Davorini. “Menjëherë aplikuam në Programin Rajonal të Strehimit.”

Ai pranon se jeta në Bosnje dhe Hercegovinë nuk është e lehtë, veçanërisht për të kthyerit dhe personat e zhvendosur brenda vendit. Megjithëse përpara luftës ai kishte punuar në shoqërinë energjetike, ai e kishte të vështirë të gjente një punë në shoqërinë e vjetër pas kthimit të tij në BH. Ai ende nuk ka një punë me pagë të sigurt apo sigurim shëndetësor.

“Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të kthehesha në fshatin tim dhe do të prodhoja perime në një serë dhe do të punoja tokën.”

Rreth projektit

Rreth 1800 njësi banimi janë dorëzuar deri më tani në Bosnje dhe Hercegovinë si pjesë e Programit Rajonal të Strehimit. Objektivi përfundimtar është që të ndërtohen mbi 3,000 njësi banimi deri në qershor 2023.  Rreth 291 milionë euro janë alokuar deri më tani për Programin Rajonal të Strehimit, nga të cilat më shumë se 76 milionë euro janë për projekte në BH. Me 235 milionë euro, Bashkimi Evropian është donatori kryesor i Programit.

Por, pavarësisht gjasave, Davorin arrin të sigurojë një jetë dinjitoze për veten, nënën dhe familjen e vëllait të tij, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar. Kjo është kryesisht falë shtëpisë së rindërtuar me mbështetjen e Programit Rajonal të Strehimit si dhe serës dhe traktorit të vogël të siguruar me mbështetjen e Shërbimeve të Ndihmës Katolike. “Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të kthehesha në fshatin tim dhe do të prodhoja perime në një serë dhe do të punoja tokën,” qesh ai. “Por është fantastike. Shes prodhimet e mia në tregun e Mostarit.”

Duke reflektuar mbi jetën e tij sot, Davorin komenton me ngazëllim rreth miqësisë së tij me fqinj nga etni të ndryshme. Në kontrast nga situata kur iu desh të ikte nga Bačevići, tani ai shprehet, “Ne jetojmë bashkë, ndihmojmë njëri-tjetrin dhe festojmë të gjitha festat.”

“Më në fund një vend që mund ta konsideroj shtëpinë time”

Program i bashkëfinancuar nga BE i ofron një refugjateje kroate një shtëpi dhe jetë të re në Serbi.

Mira Mihajlović 43 vjeçe, së bashku me familjen e saj jetonin në një fshat afër qytetit të Karlovac, Kroaci. Ajo ka kaluar një fëmijëri të lumtur dhe ka përfunduar studimet e mesme të larta për turizëm dhe gjithmonë ka qenë ëndërr e saj të bëhej menaxhere turizmi. Jeta e Mirës ndryshoi plotësisht me fillimin e luftës në vitin 1995, kur Mira ishte vetëm 17 vjeçe. “Ishte e tmerrshme; nuk dinim se si të vepronim, por e dinim që duhet të largoheshim sa më shpejt,” tregon Mira.

Kështu që, Mira dhe familja e saj u larguan nga vendbanimi i tyre. Si fillim u bashkuan me një grup refugjatësh, pasi nuk kishin as ndonjë automjet për të lëvizur, por një fqinj i tyre i ndihmoi me një traktor. Me kalimin e kohës karburanti mbaroi, dhe u duhej te ecnin në këmbë për disa ditë me rradhë. Teksa ecnin në pyje vëllai i Mirës, – i cili ishte 13 vjeç – u nda prej tyre dhe ata u detyruan të ktheheshin mbrapa. Fatmirësisht arritën ta gjenin, por Mira thotë se vëllai i saj ka pasur probleme dhe makthe për një periudhë kohe nga kjo eksperiencë.

“Nuk e mendoja asnjëherë që do më ndihmonin që unë të kisha një shtëpi timen. Në fakt, nuk e besoja fare.”

Në fillim kur erdhën në Serbi, Mira së bashku me familjen e saj jetonin në qendra kolektive për refugjatët dhe punonin në fusha misri, pastronin shtëpi dhe prisnin drurë për të siguruar jetesën. Pas një kohe, Mira martohet por martesa e saj nuk funksionoi dhe 2 vjet më vonë u divorcua. Ajo kthehet për të jetuar përsëri me familjen e saj “Ishte shumë e vështirë, të gjeje një punë, duhej të paguanim qeranë dhe ishte shumë e vështirë të mbuloje shpenzimet e tjera” tregon ajo.

Ajo shpërngulet përsëri, kësaj here për t’u vendosur me djalin e saj të vogël në fshatin Radar, afër qytetit të Obrenovac. Fatmirësisht arriti të gjente një punë si sanitare në një shkollë afër vendit ku banonte, por e kishte të vështirë të paguante qeranë me të ardhurat që merrte.

Mira, nëpërmjet një fqinji, dëgjoi rreth The Regional Housing Programme (RHP), një organizatë e cila ndihmon refugjatët dhe njerëzit që janë shpërngulur nga Kroacia dhe Bosnja Hercegovina me problemet e strehimit. Ajo vendosi të kërkoj ndihmën e tyre duke aplikuar në program dhe pse ishte shumë skeptike rreth mundësisë që mund të kishte një shtëpi të sajën. “Nuk e mendoja asnjëherë që do më ndihmonin që unë të kisha një shtëpi timen. Në fakt, nuk e besoja fare” thotë ajo.

Një e ardhme e ndritur përpara

BE si donatori kryesor i The Regional Housing Programme, dha një përgjigje pozitive ndaj kërkesës së Mirës. Ata i ofruan një apartament, ose nëse ajo zotëronte një tokë, projekti do investonte për ndërtimin e një shtëpie. Mira zgjodhi opsionin e tretë, ku programi e ndihmonte të blinte shtëpinë në të cilën jetonte me qera.

“Për herë të parë në jetën time kam dicka që më përket mua. Ndihem shumë e lumtur dhe e qetë. Tashmë mund të fle e qetë,”

Rreth projektit

The Regional Housing Programme (RHP) është një nismë e përbashkët e Bosnje Hercegovinës, Kroacisë, Malit të Zi dhe Serbisë. RHP synon të kontribuojë në zgjidhjen e situatës së zgjatur së shpërnguljes të refugjatëve të pambrojtur pas konflikteve të viteve 1991-1995 në ish-Jugosllavi.

Bazuar në angazhimet aktuale të komunitetit ndërkombëtar të donatorëve, deri në fund të vitit 2022, RHP ofron për 11,800 familjet më të rrezikuara një zgjidhje për problemin e tyre të strehimit – që do të thotë mbi 36,000 njerëz në katër vendet partnere. Kostoja totale e këtyre projekteve është 291 milionë euro, prej të cilave 237 milionë euro (80%) do të financohen nga donatorët e RHP dhe 54 milionë euro të mbetura (20%) nga vendet partnere. Me 235 milionë euro, Bashkimi Evropian është donatori kryesor i Programit.

Jeta e saj ndryshoi rrënjësisht në momentin kur ajo bleu shtëpinë, tashmë nuk ishte më e detyruar të paguante për qeranë. Me mbështetjen e organizatës ‘Catholic Relief Services’, ajo ndërtoi një serë në kopshtin e saj ku rrit perime të cilat i shet në tregun vendas për të ardhura shtesë. “Për herë të parë në jetën time kam dicka që më përket mua. Ndihem shumë e lumtur dhe e qetë. Tashmë mund të fle e qetë,” thotë Mira.

Mira e shikon të ardhmen me një pozitivitet tashmë. Pjesë e planeve të saj është edhe hapja e një dyqani të vogël në hambarin e kopshtit të saj, duke qenë se në fshat nuk ka një të tillë, në këtë mënyrë do të ketë burim tjetër të ardhurash për të siguruar një të ardhme më të mirë për djalin e saj. Në të ardhmen, ajo beson se do të ketë mbështetje të mëtejshme nga donatorët për biznesin e saj.

Të kthejmë riciklimin në modë në Kosovë

Mbyllja e ciklit: një projekt i financuar nga BE-ja prezanton një koncept të riciklimit të tekstilit në Kosovë.

Në Kosovë është shumë e rrallë të hasësh kosha për ndarjen e mbeturinave, dhe riciklimi është bërë i mundur kryesisht përmes kontributit individual të mbledhësve të mbeturinave, të cilët mbledhin mbetje metalike, kartoni dhe plastike nga kosha të zakonshëm të mbeturinave dhe i shesin ato. Megjithatë, falë një OJQ-je të quajtur ‘Let’s Do It Peja’, mbledhja e mbeturinave të tekstilit është rritur në Pejë, një qytet në Kosovën perëndimore. Arba Shehu është një aktiviste mjedisore e re dhe e pasionuar, e cila së bashku me kolegët e saj të OJQ kanë identifikuar këtë problem dhe më pas kanë vendosur të kontribuojnë në zgjidhjen e këtij problemi. Tani ajo është menaxhere e projektit.

Arba shpjegon se ideja e nisjes së një projekti të tillë erdhi për shkak të volumit/masës të mbeturinave të tekstilit të prodhuara dhe për shkak se institucionet publike kanë dështuar në zhvillimin e një sistemi të qëndrueshëm të mbledhjes dhe menaxhimit të mbeturinave në Pejë apo gjetkë në Kosovë. Sipas saj, pjesa më e madhe e mbeturinave në vend, përfundojnë në landfille ligjore dhe joligjore, ndërsa shumica dërrmuese nuk janë në përputhje me standardet themelore mjedisore dhe shëndetësore. “Edhe pse korniza ligjore është përafruar pjesërisht me atë të BE-së, mbeturinat mbeten një nga problemet më domethënëse në Kosovë”, u shpreh Arba.

“Edhe pse korniza ligjore është përafruar pjesërisht me atë të BE-së, mbeturinat mbeten një nga problemet më domethënëse në Kosovë”

Të kthesh mbetjet në modë

Projekti i financuar nga BE-ja “Promovimi i ekonomisë qarkore si model i qëndrueshëm për zhvillimin e ndërmarrësisë sociale – Projekti SEREC” filloi në janar të këtij viti, me OJQ-në që vendosi një pikë grumbullimi të tekstilit në qendër të qytetit. Për kënaqësinë e stafit të projektit, banorët vendas po i përgjigjen thirrjes për ndarjen e mbetjeve të tekstilit përmes pikave të tilla të grumbullimit.

Projekti është i bazuar në konceptin e ashtuquajtur “3R” (“Redukto, Ripërdor dhe Riciklo”). Megjithatë, përveç kontributit mjedisor, projekti ka edhe një këndvështrim ekonomik pasi kanë hapur një dyqan të dorës së dytë për të shitur tekstilet e dhuruara që janë në gjendje të mirë.

Arba beson se nuk mund të ketë efekt afatgjatë nëse brezat e rinj nuk përfshihen në mënyrë aktive. Prandaj, komponenti arsimor i projektit shihet si më i rëndësishmi nga ajo dhe kolegët e saj. Në bashkëpunim me shkollën e mesme të artit në Pejë, ‘Let’s Do It Peja’ ka nisur një kurs jashtëshkollor të dizajnit ku nxënësit e rinj, të mentoruar nga stilistë me përvojë të punësuar nga projekti, punojnë në dizajnimin dhe prodhimin e veshjeve të reja duke përdorur mbetjet e grumbulluara të tekstilit. Arba shpjegon se kjo është pjesa më emocionuese e projektit për të: “Nxënësit janë shumë të apasionuar dhe ne i kemi parë ata të krijojnë modele shumë interesante dhe tërheqëse.”

“Jam shumë mirënjohëse që jam pjesë e projektit SEREC të financuar nga BE. Po mësoj shumë gjëra të reja dhe po zgjeroj horizontet e mia profesionale me njohuri të reja rreth industrisë së modës.”

Rreth projektit

Projekti i financuar nga BE-ja “Promovimi i ekonomisë qarkore si model i qëndrueshëm për zhvillimin e ndërmarrësisë sociale – Projekti SEREC” filloi në janar të këtij viti dhe do të përfundojë në dhjetor 2021. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të mbështesë zhvillimin e ndërmarrësisë sociale në Kosovë dhe të mbështesë punësimin e grupeve të margjinalizuara, kryesisht të grave dhe të rinjve, nëpërmjet aplikimit të koncepteve të ekonomisë qarkore.

Yllka Latifi është një nga nxënëset pjesëmarrëse në kursin jashtëshkollor të nisur nga projekti. Ajo u shpreh “Jam shumë mirënjohëse që jam pjesë e projektit SEREC të financuar nga BE. Po mësoj shumë gjëra të reja dhe po zgjeroj horizontet e mia profesionale me njohuri të reja rreth industrisë së modës.”

Projekti SEREC synon të jetë i pavarur dhe të vazhdojë me aktivitetet edhe pas përfundimit të financimit të BE-së. OJQ-ja Let’s Do It Peja, aktualisht është duke punuar në regjistrimin dhe hapjen e një ndërmarrje sociale me konceptin dhe emrin e “3R”. Në këtë mënyrë ata synojnë të sigurojnë qëndrueshmëri duke e kthyer këtë projekt në një ndërmarrje me përfitime afatgjata ekonomike dhe mjedisore për komunitetin.

Ndërmarrja e re sociale do të synojë të punësojë staf i cili do të punojë në dizajnimin dhe qepjen e tekstileve të ricikluara, si dhe njerëz për të punuar në dyqanin e rrobave të përdorura. “Në këtë mënyrë ne kemi për qëllim të ndihmojmë njerëzit në nevojë, pasi punonjësit e rinj të ndërmarrjes sociale do të vijnë kryesisht nga grupe vullnetare si gratë, të rinjtë dhe minoritetet”, thotë Arba.

Udhëtim në kohë: si kaloi në epokën digjitale një shkollë në Shkup

Mënyra se si mundësuan burimet për të financuar mjete mësimore moderne dhe digjitale në një shkollë të Maqedonisë së Veriut investimet infrastrukturore në shkallë të gjerë. Njëra nga shkollat më të vjetra në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, është shkolla “25 maji”. E ndërtuar në vitin 1967, aktualisht ajo ndiqet nga 1,500 nxënës. Për thuajse 50 vite nuk ishte kryer asnjë veprimtari domethënëse rinovimi. Dritaret, tualetet, çatia dhe, madje, karriget dhe bankat ishin të njëjtat që prej viteve 1970, duke bërë që shkolla të dukej thuajse si një muze. Fadil Murtezani kish studiuar në këtë shkollë kur ishte fëmijë, në vitet 1970. Ai mban mend se, në atë kohë, shkolla konsiderohej si një nga më luksozet në qytet. Dyzet vite më vonë, në vitin 2011, ai u emërua Drejtor i shkollës. “Çatia pikonte, kishim probleme me të ftohtin në dimër dhe karrigia dhe banka ku ulesha unë ishin ende aty. Pashë emrin tim mbi të,” shprehet ai me nostalgji. Bashkë me ekipin e ri të menaxhimit, Fadili u bë nismëtar për ta përmirësuar situatën sa më parë.

“Investimet infrastrukturore mundësuan burimet për të financuar mjete mësimore moderne dhe digjitale.”

Kursimi i energjisë dhe investimi në mjete digjitale Fillimisht, punimet e rinovimit filluan si një nismë e prindërve. Së pari, u kryen rinovime të vogla, duke lyer gardhin e shkollës dhe duke pastruar oborrin. Megjithatë, këto nuk mjaftonin. Shkollës kishte nevojë për më shumë punime, por nuk kishte fonde. Megjithatë, nxitja dhe entuziazmi i komunitetit vendas tërhoqi vëmendjen e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, që miratoi pa vonesë kërkesën për rinovimin dhe rikonstruksionin e shkollës, financuar me mbështetjen e Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF). WBIF-ja është një platformë e mundësuar nga BE-ja, që mbledh fonde nga burime të ndryshme, ku përfshihet Komisioni Evropian, donatorë dypalësh dhe institucione financiare ndërkombëtare. Si rezultat, shkolla “25 maji” rinovoi çatinë dhe fasadat e godinës së shkollës, ndërroi dritaret dhe rregulloi sipërfaqet e dyshemesë, si dhe sistemet e ngrohjes dhe ato elektrike. Kjo përpjekje modernizimi ka përmirësuar veçanërisht efikasitetin energjetik të shkollës, duke i bërë të mundur kursimin e energjisë dhe përmirësimin e kushteve të mësimdhënies. Kursimet e energjisë, prej më shumë sesa 100% në vit, të ardhura nga këto investime, kanë mundësuar lirimin e burimeve financiare, që u caktuan për qëllime të tjera.

“Tashmë, klasat tona janë më interesante dhe argëtohemi më shumë; e konsiderojmë veten fatlumë dhe ndihemi krenarë për shkollën tonë.”

Rreth projektit Rinovimi i shkollës “25 maji” është pjesë e një projekti në shkallë të gjerë, që përfshin ndërtimin e 70 godinave të reja të edukimit fizik në shkollat fillore dhe të mesme, si dhe rinovimin e 60 shkollave fillore dhe të mesme në mbarë Maqedoninë e Veriut. Projekti ka përfituar nga një investim i kombinuar i granteve dhe kredive të kanalizuara përmes Kuadrit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor, të mundësuar nga BE-ja. Në të përfshihen dy grante të mundësuara nga kontributet e donatorëve dypalësh të WBIF-së, si dhe dy kredi në shumën totale 42.5 milionë euro nga Banka për zhvillim e Këshillit të Evropës (CEB).   Rreth WBIF-së Kuadri i Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) është një platformë koordinimi e donatorëve që mbledh fonde nga burime të ndryshme, duke përfshirë Komisionin Evropian. WBIF-ja ofron financim dhe asistencë teknike për investimet strategjike në sektorët e energjisë, mjedisitsocialtransportit, dhe infrastrukturës digjitale. Ai gjithashtu mbështet nismat për zhvillimin e sektorit privat.  WBIF-ja është një nismë e përbashkët e BE-së, institucioneve financiare, donatorëve dypalësh dhe qeverive të Ballkanit Perëndimor. Akses më i mirë për të gjithë Tashmë, mësuesit dhe nxënësit e shkollës kanë mobilie dhe pajisje mësimore të reja, si dërrasa të bardha interaktive dhe videoprojektorë në çdo klasë, duke bërë të mundur përmirësimin e aftësive digjitale të nxënësve. “Tashmë, klasat tona janë më interesante dhe argëtohemi më shumë; e konsiderojmë veten fatlumë dhe ndihemi krenarë për shkollën tonë”, thotë Anila Ibishi, nxënëse e klasës së nëntë në këtë shkollë. Krahas ofrimit të një aksesi digjital më të mirë, rinovimet kanë përmirësuar edhe aksesin për nxënësit me aftësi të kufizuara. Shkolla është kthyer në shembull dhe institucione të tjera arsimore në Maqedoninë e Veriut po e përdorin si pikë referimi për aksesin në infrastrukturë arsimore të përshtatshme.  Arritja e standardeve arsimore evropiane në shkollën “25 maji” ka tërhequr vëmendjen e nxënësve të rinj, duke rritur numrin e regjistrimeve. Fadili thotë me krenari se “Përqindja e regjistrimit është rritur ndjeshëm pas rinovimit, pasi po aplikojnë dhe banorë nga bashki të tjera”.