Ndarja e shtigjeve sekrete vendore me botën
14 Janar 2022
Kosova
BE-ja mbështet aventurat në natyrë nëpërmjet shënjimit fizik dhe digjital të shtigjeve malore.
Rajoni malor i Pejës/Peć në Kosovën Perëndimore është e përqendruar në tejkalimin e turizmit masiv duke ofruar përvoja të personalizuara që kombinon traditat lokale me terrenin e thyer. Potenciali i rajonit për turizëm u identifikua vite më parë me investimet si në infrastrukturë dhe në kapital njerëzor. Tani atje ka vizitorë që e kalojnë kohën duke bërë trekking, ecje në mal dhe çiklizëm.
Adhuruesit e natyrës zgjedhin të kalojnë kohë në Alpet Shqiptare, emri i të cilave në gjuhën vendase është ‘Malësia e Madhe’ – vargmali i përbashkët midis Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë. Një grup adhuruesish, disa prej të cilëve e sigurojnë jetesën nëpërmjet tyre janë krenarë të ndajnë me pjesën tjetër të botës njohuritë e tyre dhe tani janë duke vjelë përfitimet nga kjo industri.



