Skip to main content

Autor: WeBalkans

BE-ja dhe EBRD-ja ndihmojnë shitësit serbë me pakicë të artikujve sportivë që të arrijnë më mirë klientët

Një nga shitësit me pakicë më të suksesshëm të veshjeve dhe pajisjeve sportive në Serbi, Planeta Sport, e cila disponon mbi 100 dyqane ne mbarë vendin, kishte një rrjet të mirëndërtuar shitjesh, si me dyqane fizike ashtu dhe online. Kompania kërkoi asistencë nga BE-ja dhe European Bank for Reconstruction and Development (EBRD) për të përmirësuar komunikimin me klientët e saj duke investuar për mjete të reja digjitale. Ndryshimet që solli projekti, së bashku me financimin nga BE-ja dhe EBRD-ja, përkuan me fillimin e pandemisë COVID-19, pikërisht në momentin kur shumicës së bizneseve iu desh të kalonin me shpejtësi te puna online.

 

Projekti përfshinte krijimin e një strategjie digjitale dhe zbatimin e softuerit të ri të marketingut dhe komunikimit. Për të arritur këtë, Planeta Sport kishte nevojë për asistencë të jashtme. Më pas, kompania kontaktoi Advice for Small Businesses programme të EBRD-së, i cili mbështet ndërmarrjet e vogla dhe të mesme duke i lidhur ato me ekspertë që ofrojnë këshilla dhe njohuri teknike. Programi mbulon një gamë të gjerë fushash, duke përfshirë strategjinë, operacionet, menaxhimin e cilësisë, raportimin financiar, eficiencën e energjisë etj. Është financuar nga Bashkimi Evropian dhe ka mbështetur aktualisht qindra biznese në Serbi.

Nis fushata “Protect yourself – use protective equipment” në Serbi

“Protect yourself – use protective equipment” është titulli i fushatës së lançuar për të mundësuar ndërgjegjësimin rreth rëndësisë së përdorimit të pajisjeve mbrojtëse gjatë punimeve në ndërtim, sporte dhe aktivitete argëtuese. Fushata është pjesë e projektit “EU for Serbia – support for safer products”, i cili filloi këtë muaj me një fushatë televizive, me autobusë të transportit urban në Beograd me logo e slogane të fushatës, dhe stenda në disa qytete serbe.   
Nëpërmjet projektit “EU for Serbia – support for safer products”, Bashkimi Evropian po mbështet Ministrinë e Ekonomisë dhe ministritë e tjera në harmonizimin e legjislacionit të Republikës së Serbisë me atë të Bashkimit Evropian për lëvizjen e lirë të mallrave. Krahas lirisë së lëvizjes së njerëzve, shërbimeve dhe kapitalit, kjo është një nga liritë themelore mbi të cilat është themeluar Bashkimi Evropian. Tregu i përbashkët është thelbi i integrimit evropian.  
Fushata është e dyta nga disa promovime mediatike që do të zhvillohen gjatë projektit, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të procesit të harmonizimit dhe zbatimit të rregulloreve të nevojshme për integrimin e ekonomisë së Republikës së Serbisë në tregun e vetëm evropian.

Studimet tregojnë ndikimin e COVID-19 te grupet e cenueshme në Mal të Zi

Dy organizata joqeveritare (OJQ) kanë punuar së bashku me një shoqatë të prindërve të fëmijëve e të rinjve me aftësi të kufizuara zhvillimore për të kryer studime mbi ndikimin e pandemisë COVID-19. Organizatat u përqendruan te fëmijët dhe të rinjtë me nevoja të veçanta arsimore, si dhe fëmijët dhe prindërit e grupeve të tjera të cenueshme në Mal të Zi. Rezultatet e këtij bashkëpunimi ndërmjet Shoqatës Path të Prindërve, OJQ-së Fëmijët e Malit të Zi nga Tuzi dhe OJQ-së Impuls nga Nikšić u prezantuan në Europe House në Podgoricë.

 

Të dhënat nga kampioni prej 1,055 të anketuarish tregojnë se pandemia pati një ndikim negativ në cilësinë e të nxënit, zakonet e punës, përvojën shkollore dhe qëndrimin e mësuesve. Ka pasur stanjacion zhvillimor dhe akademik, madje edhe regres. U shfaqën pasiguri, te cilat u shoqëruan me rënie të iniciativës, motivimit, vëmendjes dhe qëndrimit ndaj detyrimeve. Ndikimi në arsim pasqyrohet kryesisht në aspektin e socializimit, zakoneve të punës, cilësinë e të nxënit dhe statusin socio-emocional.

 

Për mësuesit, sfida më e madhe lidhej me përshtatjen, organizimin e jetës dhe punës, dhe njohuritë e kompetencat në teknologjinë e informacionit (veçanërisht për mësuesit nga veriu i vendit). Për sa u përket prindërve, aspekti më kërkues ishte ndërthurja e detyrimeve familjare dhe të punës, duke komplikuar dhe shumëfishuar rolet e tyre (prind-mësues-lehtësues).

 

Studimi u zhvillua në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja me titull ““Professional and timely provision of services after COVID.”

Komisioneri i Bashkimit Evropian Várhelyi viziton projektin infrastrukturor të financuar nga BE-ja në Shqipëri

Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë, Olivér Várhelyi vizitoi së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Bypass-in e Vlorës në jug të vendit. Segmenti rrugor prej 29 kilometrash do të shkurtojë kohën e udhëtimit drejt rivierës shqiptare, do të rrisë sigurinë rrugore, do të reduktojë ndotjen e ajrit dhe do të sjellë mundësi të reja për bizneset shqiptare.  
BE-ja ka mbështetur ndërtimin e Bypass-it të Vlorës duke ofruar 20 milionë euro. Përveç kësaj, European Bank for Reconstruction and Development (EBRD), si institucioni kryesor financiar ndërkombëtar dhe European Investment Bank (EIB), kanë dhënë kredi prej 18 milionë eurosh secila.
 
Gjatë konferencës së përbashkët me Kryeministrin Rama, Komisioneri Várhelyi u shpreh: “Jam i kënaqur që vizitoj sot Bypass-in e Vlorës. Ky është një shembull i shkëlqyer i ndihmës sonë dypalëshe për Shqipërinë dhe tregon se si mund të bëjmë një ndryshim për rajonin falë planit tonë ekonomik dhe të investimit”.
 
Bypass-i rreth qytetit të Vlorës është një lidhje jetike në jugperëndim të Shqipërisë. Ky do të përmirësojë kushtet e transportit rrugor në qytetin e Vlorës dhe në zonat përreth, duke përfshirë rrugën bregdetare përgjatë Gjirit të Vlorës. Ky segment rrugor do të sjellë përfitime për turizmin, do të stimulojë sektorin privat dhe do të lehtësojë tregtinë, do të promovojë rritjen rajonale e kombëtare dhe do të kontribuojë në kohezionin ekonomik e social.
 

Këshilli i Stabilizim-Asociimit, BE-Mal i Zi

Mali i Zi dhe Bashkimi Evropian zhvilluan një takim në nivel ministror për Këshillin e 11-të të Stabilizim-Asociimit. Takimi u zhvillua në Podgoricë, Mal i Zi.

 

Kjo ishte hera e parë që takimi i Këshillit të Stabilizim-Asociimit u mbajt në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Mbledhja theksoi angazhimin e qartë të Bashkimit Evropian për integrimin evropian të të gjithë rajonit dhe për procesin e antarësimit të Malit të Zi.

 

Pjesëmarrësit diskutuan strategjinë e anëtarësimit – kryesisht duke u mbështetur te Commission’s Montenegro 2021 Report. Pjesëmarrësit mirëpritën përparimin e shënuar në negociatat e anëtarësimit deri më tani, me të 33 kapituj të negociatave të hapur dhe tre kapituj përkohësisht të mbyllur.

 

Gjithashtu, Këshilli i Stabilizim-Asociimit shqyrtoi marrëdhëniet dypalëshe në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe shkëmbeu pikëpamje mbi zhvillimet e fundit në Mal të Zi dhe në Ballkanin Perëndimor.

 

BE-ja përgëzoi harmonizimin e plotë të Malit të Zi me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, duke përfshirë masat kufizuese të BE-së pas agresionit të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës, dhe e vlerësoi këtë si një sinjal të fortë të orientimit strategjik të vendit dhe angazhimit për arritjen e synimit të anëtarësimit në BE. Pjesëmarrësit mirëpritën edhe përpjekjet e bëra tashmë për të zbatuar sanksionet dhe inkurajuan që të vazhdojnë me hapat e nevojshëm për të zbatuar plotësisht masat kufizuese të miratuara.

 

Bashkimi Evropian u përfaqësua nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell dhe Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë, Olivér Várhelyi. Mali i Zi u përfaqësua nga kryeministri Dritan Abazović. Takimi u kryesua nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.

Sipërmarrësit e rinj në lulëzim zhvillojnë aftësi përtej kufijve

Gjimnazistët e zonës së kufirit ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut rrisin mundësitë për karrierë me përkrahjen e BE-së.

Marina Djorić sapo është diplomuar në shkollën e mesme të ekonomisë dhe tregtisë në Vranjë, Serbi. Ndër opsionet e shumta të studimit, ajo zgjodhi turizmin. “Që nga viti i parë e në vazhdim, kuptova se ky ishte profesioni i së ardhmes që po më thërriste,” thotë Marina. Gjatë studimeve të tyre për turizmin, Marina dhe bashkëmoshatarët e saj mësuan për tema si menaxhimi i turizmit, marketingu dhe sipërmarrja, por, sidoqoftë, mungonte një element i rëndësishëm edukativ: një mundësi për t’i vënë këto aftësi në praktikë në jetën e përditshme. Kjo mundësi u ofrua nëpërmjet një projekti të financuar nga BE-ja gjatë vitit të fundit të studimeve, pikërisht në kohën kur Marinës dhe miqve të saj u nevojitej kjo përkrahje.

Një tjetër mangësi në dispozitat edukative ishin edhe pajisjet e vjetra IT të shkollës, të cilat nuk punonin siç duhet. Për këtë arsye, projekti gjithashtu e ndihmoi shkollën me pajisjet. Sidoqoftë, Marina thekson se përfitimi më i rëndësishëm për të ishte përvoja praktike e punës.

“Për shembull, ne kishim një punishte të përbashkët, kështu që nisëm një garë me nxënësit e shkollave të tjera, për të zhvilluar ide për bizneset start-up dhe për të paraqitur një propozim për biznes, si dhe një film të shkurtër rreth ideve tona.  Mua dhe një kolegut tim na erdhi një ide për një shitore ëmbëlsirash. Na u desh të bënim kërkime dhe të vizitonim shitoret e ëmbëlsirave të zonës për të kuptuar se si funksionojnë bizneset e tyre, për të identifikuar shembujt më të mirë dhe për t’i futur ato në propozimin tonë. Kjo na ndihmoi të kuptonim shumë më qartë se si funksionojnë idetë e zhvillimit të biznesit,” thotë Marina.

“Për shkak të mungesës së pajisjeve apo mundësive për përvojë praktike në shkolla, nxënësve iu desh të qëndronin edhe një vit apo më tepër pas diplomimit, që nëpërmjet internship-eve, të përmirësonin aftësitë e tyre para se të fillonin punë. Ne donim të jepnim kontributin tonë për ta kapërcyer këtë problem.”

Aftësitë praktike dhe njohuritë për një fillim më të mbarë në karrierë

Jovan Jovanović-i është menaxheri i projektit për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, të financuar nga BE-ja, me titullin “Qendrat për zhvillimin inovativ të sipërmarrjes sociale: perspektivat bashkëkohore për integrimin social të të rinjve”. Ideja e projektit u shfaq për të kapërcyer sfidat lidhur me mungesën e pajisjeve dhe mundësitë për punë praktike dhe internship-e për nxënësit e shkollës së mesme, të pranishme në të dyja anët e kufirit. “Për shkak të mungesës së pajisjeve apo mundësive për përvojë praktike në shkolla, nxënësit duhet të qëndronin edhe një vit apo më tepër pas diplomimit, që nëpërmjet internship-eve, të përmirësonin aftësitë e tyre para se të fillonin punë. Ne donim të jepnim kontributin tonë për ta kapërcyer këtë problem,” thotë Jovani.

Përveç shkollës së mesme në Vranjë, projekti mbulon edhe shkollën e mesme Pero Nakov në Kumanovë, në Maqedoninë e Veriut. Në të dyja shkollat, projekti i ka bazat në një qendër për zhvillimin inovativ të sipërmarrjes sociale. Ai i pajisi këto qendra me teknologji moderne, duke u ofruar kështu mësuesve trajnim shtesë për të nxënin rreth sipërmarrjes sociale dhe moderne. Projekti gjithashtu ofroi mbështetje specifike për profilet e edukimit ekonomik që mësoheshin në këto shkolla. Në të dyja shkollat, projekti nisi sipërmarrje sociale që mund të gjenerojnë të ardhura dhe njëkohësisht t’i ndihmojnë nxënësit të marrin përvojë të mjaftueshme praktike para se të diplomohen.

Për shembull, shkolla në Kumanovë ka një seksion për dizajn grafik, por nuk ka asnjë lloj printeri profesional, ku studentët të mund të shohin realizimin e veprave të tyre. Projekti e furnizoi këtë shkollë me makineri printimi që mund të printojnë edhe në filxhanë, tekstile apo materiale të tjera. Modelet e krijuara nga studentët tanimë do të printohen dhe do të nxirren në treg. Po ashtu, shkolla në Vranjë ka një seksion kulinarie, të cilin projekti e furnizoi me pajisje gatimi moderne e profesionale. Kjo shkollë do të nxjerrë së shpejti në treg edhe produktet e saj ushqimore të shijshme. “Seksione të tjera, si ai i shitjeve, i financave apo i reklamave do të jenë pjesë e këtyre sipërmarrjeve sociale, ku studentët do të mund t’i përdorin aftësitë e tyre në situata të jetës së përditshme dhe do të gjenerojnë të ardhura për shkollat,” thotë Jovani.

“Përkrahja nga BE-ja është thelbësore për sa i përket kontributit financiar por edhe për qëndrueshmërinë afatgjatë.”

Lidhur me projektin

Objektivi i përgjithshëm i projektit “Qendrat për zhvillimin inovativ të sipërmarrjes sociale: perspektivat bashkëkohore për integrimin social të të rinjve”, i financuar nga BE-ja, është të mbështesë të rinjtë me mundësi për t’i vënë idetë e tyre në praktikë dhe t’i nxisë që të zhvillojnë potencialin e tyre dhe të nisin sipërmarrje sociale. Projekti synon ta përmbushë këtë qëllim nëpërmjet aktiviteteve, si ngritja e qendrave për sipërmarrjen në shkolla, trajnimi i mësuesve, vënia në zbatim e vizitave studimore të nxënësve dhe pajisja e shkollave me aparatura moderne. Vlera totale financiare e projektit arrin mbi 170,000 euro dhe financohet nëpërmjet Programit për Bashkëpunimin Ndërkufitar mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut (IPA).

Së fundmi, projekti do të nxjerrë një platformë uebi, ku, përveç studentëve, do të përfitojnë edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM-të). Portali do të përfshijë baza të dhënash nga NVM-të e rajonit, ku do të jenë në gjendje të paraqesin produktet e tyre. Për më tepër, faqja do të ketë një hapësirë, ku nxënësit do të mund të prezantojnë veten dhe aftësitë e tyre nëpërmjet videove të shkurtra. “Në këtë mënyrë, do të jemi në gjendje të nxisim bashkëpunimin ekonomik në rajonin ndër-kufitar dhe njëkohësisht të rrisim mundësitë për punësimin e nxënësve,” thotë Jovani.

Jovani thotë se mbështetja financiare nga BE-ja ishte hapi thelbësor për sjelljen e këtij projekti në jetë, duke qenë se, zakonisht, këto shkolla marrin fonde nga qeveritë përkatëse vetëm për nevoja emergjente, të tilla si rregullimi i çative që pikojnë. Ai shton se, vetë fakti që projekti përkrahet nga BE-ja, ndihmon për qëndrueshmërinë e tij – ‘vula aprovuese’ e financimit të BE-së jep një lloj garancie që projekti bazohet mbi analiza të detajuara dhe standarde të larta, gjë që nënkupton se autoritetet vendore, qendrore dhe organizatat e tjera e marrin projektin më seriozisht.

“Përkrahja nga BE-ja është thelbësore për sa i përket kontributit financiar, por edhe për qëndrueshmërinë afatgjatë,” thotë Jovani.

YEA-të takohen me Ministren e Drejtësisë Znj.Alma Zadić

Young European Ambassadors (YEA) nga Bosnja dhe Hercegovina: Armin Poljak, Nikola Bodulović, Hana Kunić, Nejra Gurbeta, Dragana Vučković dhe Džulisa Otuzbir patën mundësinë të takoheshin me Ministren e Drejtësisë Znj.Alma Zadić, e cila mori pjesë në panelin e diskutimit “Quo vadis, Bosnia and Herzegovina?” me ambasadorin e BE-së, Z.Johann Sattler dhe me përfaqësues të shoqërisë civile boshnjake.

 

Pas diskutimit, YEA-të patën mundësinë të flisnin me Znj.Zadić dhe t’i prezantojnë asaj punën e rrjetit të YEA-ve, si dhe të flisnin për pozicionin e të rinjve në Bosnjë dhe Hercegovinë.

 

Programi The YEA është një rrjet krijues i aktivistëve të rinj nga i gjithë Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia). YEA-të kanë formime të ndryshme, por të gjithë ndajnë një vizion të përbashkët: bashkimin e Ballkanit Perëndimor  në diversitet. Ata mësojnë për njëri-tjetrin dhe BE-në së bashku, ndjekin projekte krijuese, fitojnë aftësi të reja, lidhen përmes rrjeteve sociale dhe organizojnë veprimtari frymëzuese – gjithmonë të shtyrë nga ideja se aktivizmi tek të rinjtë është forca më e fuqishme e ndryshimit social.

 

Qëllimet e rrjetit përfshirjen të ndarjen e  vlerave të BE-së; shtimin e  ndërgjegjësimit për bashkëpunimin e BE-së me partnerët e saj të Ballkanit Perëndimor; paraqitjen e rezultateve konkrete të këtij bashkëpunimi; kontribuimin në dialogun politik mbi tema të ndryshme; dhe rritjen e aktivizmit civil.

Programi “Support to Media Freedom and Pluralism in the Western Balkans”

Organizatat mediatike të pavarura të themeluara dhe që operojnë në Ballkanin Perëndimor janë të ftuara të aplikojnë dhe të marrin pjesë në programin Support to Media Freedom and Pluralism in the Western Balkans i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe qeveria gjermane, zbatuar nga GIZ në bashkëpunim me Internews dhe DW Akademie.
 
 Objektivi specifik i programit është të rrisë kapacitetet e organizatave profesionale mediatike të pavarura për t’iu përshtatur më mirë ndryshimeve të mjedisit mediatik. Duke pasur parasysh burimet e pakta financiare dhe njerëzore të sektorit të medias së pavarur, programi do të ofrojë një kombinim të investimeve të konsiderueshme kapitale, mbështetje teknike e përshtatur dhe një sërë aktivitetesh për ndërtimin e kapaciteteve për përmirësimin e biznesit dhe zhvillimin e gazetarisë me cilësi të lartë.
 
Programi do të kontribuojë në objektivin e përgjithshëm të forcimit të demokracisë pjesëmarrëse dhe procesit të përafrimit me BE-në në Ballkanin Perëndimor duke ndërtuar kapacitete në media dhe duke stimuluar një mjedis të favorshëm për mediat pluraliste.  
20 grante me shumën mbi 150 000euro do të jepen si pjesë e këtij programi. Projektet priten që të zgjasin më shumë se 3 vite.

BE dhe EBRD financojnë seksionin rrugor nga Shkupi në kufirin e Kosovës

Bashkimi Evropian dhe European Bank for Reconstruction and Development (EBRD) po financojnë një seksion të ri autostrade në Maqedoninë e Veriut, nga kryeqyteti, në Shkup dhe në kalimin kufitar Bllacë, afër kufirit me Kosovën. Rruga e re do të ofrojë lidhje më të shpejta dhe më të lehta për tregti dhe kalimin e qytetarëve.  
Një grant investimi nga BE-ja me një shumë prej 20.8 milion euro, gjithashtu dhe 8.8 milion euro për bashkëpunimin teknik për përgatitjen, zbatimin dhe mbikëqyrjen e punimeve, do të plotësohet me një hua prej 167.6 milionë euro nga EBRD-ja për ndërtimin e autostradës. Seksioni strategjik i rrugës do të përmirësojë lidhjet në rajon dhe në Bashkimin Evropian. Është pjesë e arteries transportuese nga Shkupi drejt kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës që është hasur me shtim të volumit të trafikut gjatë viteve të fundit dhe që është pjesë e një rrjeti më të madh rrugësh në Evropë që lidh Suedinë me Greqinë nëpërmjet Ballkanit Perëndimor.   
Autostrada me dy korsi do të jetë paralele me rrugën kombëtare ekzistuese A4, si një karrexhatë me një drejtim e ndërtuar më shumë se 50 vite më parë. Kjo do të sjellë një trafik të konsiderueshëm dhe përmirësime të sigurisë rrugore. Gjithashtu, pritet të ketë një ndikim pozitiv në punësim nëpërmjet lidhjes së zgjeruar dhe integrimit ekonomik në rajon.

BE dhe EBRD mbështesin tranzicionin e energjisë diellore në Maqedoninë e Veriut

Planet e dekarbonizimit në Maqedoninë e Veriut po bëjnë një hap të madh përpara. Bashkimi Evropian po mbështet Elektrana na Severna Makedonija (ESM), kompaninë shtetërore të energjisë elektrike, për të zbatuar një projekt fotovoltaik 30 MW(PV) që përbëhet nga 10 MW në një pjesë të minierës  e shteruar  të qymyrit të termocentralit Oslomej, dhe 20 MW në afërsi të termocentralit Bitola. BE do të ofrojë një grant prej 5 milion eurosh nëpërmjet Western Balkans Investment Framework (WBIF).  European Bank for Reconstruction and Development (EBRD) po jep një hua prej 25 milion eurosh për plotësimin e këtij zhvillimi.   
Ambasadori David Geer, Head of the EU Delegation në Maqedoninë e Veriut u shpreh, “Ne po shohim veprime konkrete në materializimin e Green Agenda për Ballkanin Perëndimor dhe kthimin e Economic and Investment Plan në realitet. Granti i investimit të WBIF dhe huaja e EBRD-së, për të mbështetur transformimin e termocentraleve të Oslomejt dhe Bitolës nga energjia me bazë qymyri në energji diellore, përfaqësojnë një tregues të qartë, që vendi po merr hapat e duhur në kalimin në energji të gjelbër duke zbatuar një proces tranzicioni të drejtë social. Ky investim duhej bërë kohë më parë, por vjen në momentin e duhur për Maqedoninë e Veriut duke siguruar furnizimin me energji të pastër dhe të sigurt.  
Impiantet e reja diellore janë një shtesë e termocentralit të parë 10 MW PV të ndërtuar në minierat e shfrytëzuara të qymyrit në Oslomej dhe janë dëshmi e rrugës së dekarbonizimit të ESM dhe të vendit. Pasi të jenë funksionale, objektet e reja do të prodhojnë rreth 48 GWh energji elektrike në vit – e mjaftueshme për të furnizuar me energji 10,000 shtëpi dhe për të zëvendësuar 44,000 ton CO2 në vit. Projekti do të mbështesë përpjekjet e ESM-së për të rigjeneruar vendet e minierave të cilat furnizonin termocentralet me qymyr.