Skip to main content

Autor: WeBalkans

UNICEF dhe BE festojnë Muajin e Prindërimit në Malin e Zi

Për të festuar Muajin e Prindërimit , UNICEF ka organizuar një prezantim të programeve të cilat ndihmojnë prindërit në kryerjen e roleve të tyre të rëndësishme. Në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Malin e Zi  dy programet Caring Families dhe Bebbo u prezantuan në Europe House, për prindërit e fëmijëve të vegjël.

 

Programi Caring Families ka operuar në Malin e Zi për 4 vite tashmë, ku pjesëmarrës janë më shumë se 700 prindër. Rezultatet e vlerësimit të programit tregojnë se ka kontribuar në reduktimin prej 70% të prindërimit të ashpër dhe të dhunshëm dhe një reduktim të konsiderueshëm (31%) të problemeve të sjelljes tek fëmijët dhe depresionit prindëror (45%).

 

Aplikacioni The Bebbo u prezantua nga UNICEF Montenegro’s Early Childhood Development Officer, Ida Ferdinandi, të cilës ju bashkua dhe Maja Miranović, një mama e cila është përdoruese e aplikacionit prej një kohe të gjatë. Ky aplikacion u mundëson prindërve të fëmijëve nën moshën 6 vjeç, informacion të besueshëm për tema të ndryshme si shëndeti, ushqimet, ushqyerja me gji, siguria, mësimi i hershëm dhe prindërimi pozitiv.

 

Programi Caring Families dhe aplikacioni Bebbo janë zbatuar në Malin e Zi me mbështetjen e UNICEF-it dhe mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.

Këshilli Evropian miraton masën ndihmëse për Balkan Medical Task Force

Në kuadër të European Peace Facility (EPF), Këshilli Evropian ka miratuar një masë ndihmëse prej 6 milionë eurosh për Balkan Medical Task Force (BMTF). Masa e ndihmës do të mbështesë ndërtimin e kapaciteteve për BMTF-në duke siguruar pajisjet dhe materialet e nevojshme për njësitë mjekësore që bëjnë pjesë në BMTF nga forcat e armatosura të Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

 

Qëllimi i kësaj mase është të përforcojë kapacitetet mjekësore ushtarake të rajonit dhe përpjekjet e ndihmës civile, dhe në fund të kontribuojë në bashkëpunimin dhe kohezionin rajonal. Për të arritur qëllimin e saj, masa ndihmëse do të financojë asetet e mobilitetit, komponentët për spitale në terren, pajisjet dhe furnizimin e laboratorit, si dhe pajisjet e IT-së dhe të komunikimit. Kërkesa për ndihmë u bë në emër të BMTF-së nga Republika e Maqedonisë së Veriut në prill.

 

EPF u krijua në vitin 2021 për të mbështetur partnerët në mbarë botën në fushën e mbrojtjes, me objektivin përfundimtar të parandalimit të konflikteve, ruajtjes së paqes dhe forcimit të sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar. BMTF u krijua si një iniciativë rajonale duke bashkuar gjashtë vende pjesëmarrëse – Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi dhe Slloveni – me qëllim për të ofruar një reagim të shpejtë dhe efektiv ndaj vendeve ose rajoneve të goditura nga fatkeqësitë duke përdorur kapacitetet ekzistuese mjekësore ushtarake të vendeve pjesëmarrëse.

Shfrytëzimi i inteligjencës artificiale për sigurinë në tren

Njihuni me robotin hekurudhor, të shpikur nga një ekip shkencëtarësh nga Serbia për të mbajtur pasagjerët të sigurt!

Për të qenë në përputhje me rregulloret hekurudhore ndërkombëtare, lokomotivat duhet të inspektohen vazhdimisht. Kjo mund të përfshijë inspektimin vizual, matje më të detajuara ose hapjen e një pjese të mjetit të transportit. Lloji i inspektimit varet nga seria e lokomotivave dhe koha apo distanca në të cilën kanë udhëtuar. Normalisht, inspektimet vizuale kryhen në një gropë nga një inspektor hekurudhor, i cili përdor një elektrik dore për ndriçim. Por shpesh, kjo nuk është aq e lehtë sa ç’duket.

Gjatë viteve të fundit, liberalizimi i tregut të makinerive të mallrave hekurudhore në Serbi ka sjellë në treg një numër të madh makinerish hekurudhore të shkallës së vogël. Shumica prej tyre janë të specializuara në mënyrë relative me produkte specifike mallrash transporti dhe me një numër të limituar lokomotivash, vagonësh dhe burimesh shërbimi. Sidoqoftë, rregullat e inspektimit janë akoma të vlefshme, pavarësisht përmasave të makinerisë së mallrave. Duke qenë se makineritë nuk zotërojnë depo me gropa inspektimi, mjetet e transportit duhet të hiqen nga qarkullimi me ditë apo javë të tëra, që t’u nënshtrohen inspektimit në depot kolektive. Kjo shkakton vonesa, ndërprerje shërbimesh dhe humbje të ardhurash. Për ta kapërcyer këtë sfidë, një grup shkencëtarësh nga Serbia kanë bërë çmos për të gjetur një zgjidhje.

“Vendosëm ta çonim më tutje këtë ide, kështu që i gjithë procesi i operimit u përmbyll me mbështetjen e inteligjencës artificiale, pra, të një roboti.”

Profesor Aleksandar Miltenović nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike – Universiteti i Nishit në Serbi – është kreu i ekipit të shkencëtarëve që kanë krijuar ATUVIS-in (Autonomous Train Undercarriage Visual Inspection System). Kjo është një zgjidhje e zgjuar dhe efikase, e bazuar tek inteligjenca artificiale, që do të lejojë inspektimin e trenave në qarkullim por do të shmangë proceset e kushtueshme të mirëmbajtjes që marrin shumë kohë, pasi trenat duhen hequr nga shërbimi për t’i kaluar mbi gropën e inspektimit. Roboti i shpikur nga Profesor Miltenović dhe ekipi i tij mund të ngjitet poshtë trenit, të shkrepë foto dhe të nxjerrë në mënyrë automatike një raport rreth gjendjes së mjetit të transportit.

Profesor Miltenović-i shpjegon se, pas një kërkese nga makinistët privatë hekurudhorë, kaluan mbi pesë vite duke punuar për këtë zgjidhje. Fillimisht, krijuan një pajisje më primitive, e cila përfshinte një zgjidhje mekanike, të bazuar te kamera, por që ende kishte nevojë për ndihmën e njerëzve. “Sidoqoftë, vendosëm ta çonim më tutje këtë ide, kështu që i gjithë procesi i operimit është përmbyllur me mbështetjen e inteligjencës artificiale, me pak fjalë, të një roboti,” thotë Miltenović.

Nga prototipi në treg

Asgjë nga këto nuk do të kishte qenë e mundur pa përkrahjen e skemës së financuar nga BE-ja ‘Proof of Concept’ (EU4TECH PoC). Kjo skemë ndihmon avancimin e teknologjive entuziazmuese, duke përkrahur ekipe publike hulumtimi dhe ndërmarrje të vogla e të mesme, të cilat zotërojnë ide në fazën ‘Proof of Concept’, duke përfshirë këtu nëpërmjet prototipeve dhe licensimit, me synimin final për t’i futur në treg. Përkrahja me prototipe nga EU4TECH PoC për ATUVIS-in ishte përqendruar te verifikimi i realizueshmërisë së inspektimit në terren të vështirë dhe tek aftësia e kamerës në përbërje të tij, e cila ishte pjesë e sistemit për t’u përshtatur me çfarëdolloj pozicioni nën shasi, si dhe në pozicionet anësore. Për më tepër, EU4TECH PoC e ndihmoi ekipin të hulumtonte për mundësinë e patentimit të shpikjes dhe të qartësonte modelin e duhur të biznesit.

“Në momentin që përfunduam projektin EU4TECH, aplikuam për më shumë fonde dhe morëm një rezultat pozitiv. Pa EU4TECH-un, ideja jonë do të mbetej akoma në letër.”

Lidhur me projektin

EU4TECH Proof of Concept (PoC) Ballkani Perëndimor ishte një projekt dy-vjeçar shumë-vendësh i Instrumentit për Para-Anëtarësimin (IPA), i financuar nga BE-ja nëpërmjet Western Balkans Enterprise and Development Innovation Facility (WBEDIF). Projekti mbulonte të gjashta ekonomitë e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Projektet e mbështetura vinin si rezultat i organizatave të hulumtimit publik dhe start-up-eve/NVM-ve.

WBDEIF-ja është një prej instrumenteve të sektorit privat që përkrahet nga Western Balkans Investment Framework (WBIF) – një nismë e përbashkët e BE-së, organizatave financiare, donatorëve dypalësh dhe përfituesve, që synon harmonizimin dhe bashkëpunimin në investimet për zhvillimin socio-ekonomik të rajonit dhe kontributet për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

WBIF-ja është mjeti kryesor për vënien në zbatim të Planit ambicioz Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, të financuar nga BE-ja. Plani përqendrohet te nxitja e konkurrencës në sektorin privat dhe rritja e mbështetjes për hulumtime dhe risi.

Me anë të përkrahjes së EU4TECH-ut, ekipi arriti të krijonte prototipin e ri, i cili ishte shumë më i avancuar se i mëparshmi. “Në momentin që përfunduam projektin EU4TECH, aplikuam për më shumë fonde dhe morëm një rezultat pozitiv. Pa EU4TECH-un, ideja jonë do të mbetej akoma në letër.”

Për fazën tjetër dhe njëkohësisht të fundit për zhvillimin e idesë së tyre, ekipi nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike Nish mori 300,000 euro, si mbështetje nga Fondi për Inovacion në Serbi, i cili bashkë-financohet dhe nga Bashkimi Evropian. Brenda dy vitesh, po planifikojnë ta vënë ATUVIS-in në dispozicion për tregun hekurudhor. “Kur fillova universitetin në fund të viteve ‘90, nuk e mendoja kurrë se do të krijonim robotë për këto lloj qëllimesh. Akoma më duket si ëndërr,” thotë Profesor Miltenović.

Fillon ndërtimi i impiantit të trajtimit të ujërave të zeza në Podgoricë

Më 10 qershor, u firmos kontrata për ndërtimin e një impianti të trajtimit të ujërave të zeza në Podgoricë. Ndërtimi i impiantit të trajtimit të ujërave të zeza është projekti më i madh i infrastrukturës që është bërë në qytetin e Podgoricës. Si në aspektin financiar ashtu edhe në atë ndërtimor, kjo kontratë shënon fillimin e një faze shumë kërkuese të projektit të investimit gjithëpërfshirës, ndërtimi i impiantit dhe instalimi i pajisjeve moderne për trajtimin e ujërave të zeza.

 

Projekti i përfunduar përfshin ndërtimin e një impianti të ri në qytet për trajtimin e ujërave të zeza, impiantin e djegies së llumit dhe gjithashtu zgjerimin e rrjetit të ujërave të zeza.  Investimet do të bëjnë të mundur mbledhjen dhe trajtimin e ujërave të zeza të krijuara nga qyteti në përputhje me standardet e BE-së.

 

Projekti filloi në vitin 2009 pas bërjes së një studimi paraprak me ndihmën teknike të Western Balkans Investment Framework (WBIF).  Mbështetja e WBIF ishte nëpërmjet dhënies së ndihmës teknike dhe granteve të investimit, të cilat bënë të mundur që ky projekt të financojë e të zbatojë komponentë duke përfshirë ndërtimin e rrugës kryesore, rrjetit të kanalizimeve kryesore dhe infrastrukturave të tjera hidroteknike.

 

Për projektin e përgjithshëm të investimeve, BE-ja ka ofruar 22.9 milionë euro dhe një shumë shtesë prej 9.9 milionë eurosh në grante donatorëve bilateral përmes WBIF. Kjo u plotësua me një hua të KfW Development Bank prej më shumë se 35 milionë eurosh dhe një kontribut përfitues prej rreth 7.5 milionë euro.

Konferenca e fundit e projektit Western Balkans Youth Lab

Eventi me titull “UNMUTE: A region fit for YOU(th)”, i organizuar nga Regional Cooperation Council’s Western Balkans Youth Lab Project mblodhi më shumë se 40 të rinj dhe politikëbërës nga i gjithë rajoni. Ata prezantuan aktivitetet e tyre dhe zgjidhjet e problemeve që ndeshin të rinjtë për mundësitë e punësimit, ata të cilët nuk janë në punë, në shkollë ose trajnime. Eventi shënoi dhe një mbyllje të suksesshme të projektit Youth Lab project organizuar nga Regional Cooperation Council (RCC).  
“Rrugëtimi ynë është më shumë sesa një projekt shkencor – është real dhe solli rezultate që me të vërtetë do të ndryshojnë mënyrën se si veprohet: projekti Youth Lab ofroi 11 rekomandime, kapacitetin e ndërtuar përmes trajnimit të saj, dhe zgjidhjet e zhvilluara. Gjenerata e 2020 – 2022 – mirënjohje për ju! Ju jeni akullthyesit! Ju e kthyet në realitet një proces i cili ishte vetëm një eksperiment – synimin për bashkëpunimin e të rinjve me politikëbërësit për të krijuar një politikë ku në fokus janë të rinjtë. Ju jo vetëm vërtetuat që mund të arrihet por gjithashtu hapët rrugën për grupin e ekspertëve për edicionin e dytë të Youth Policy Lab on Mental Health,” përfundoi Ognjen Marković, Team Leader of RCC’s Western Balkans Youth Lab.

Sondazhi i opinionit publik tregon një mbështetje të fortë për BE-në në Mal të Zi

Një numër i madh njerëzish mbështesin anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian, të cilët kanë një qëndrim pozitiv ndaj komunitetit dhe do të jepnin votën e tyre në referendumin e mundshëm që Mali i Zi të jetë vendi anëtar i radhës. Mbështetja e tyre u konfirmua përsëri në muajin maj nëpërmjet një sondazhi të opinionit publik të organizuar nga DeFacto Cosultancy for the European Union dhe qeveria e Malit të Zi. Në këtë sondazh morën pjesë 1,008 persona në të gjithë vendin, të cilët u pyetën për opinionin e tyre rreth procesit të integrimit dhe pranimit në BE.

 

Mbështetja e fortë për idenë evropiane, e përkthyer në shifra tregon se 76% e qytetarëve kanë një qëndrim pozitiv ndaj Bashkimit Evropian dhe pothuajse po i njëjti numër (74.6%) mbështet procesin e anëtarësimit në BE. Nëse do të mbahej një referendum ditën e nesërme, pothuajse 90% e votave duke u mbështetur në sondazhin e bërë, 4/5 e votave ose 83.5% do të votonin që Mali i Zi të bëhej pjesë e Bashkimit Evropian.

 

BE-ja njihet si donatori më i madh në Malin e Zi nga 43% e qytetarëve, dhe 39% mendojnë se BE-ja ka treguar solidaritetin më të madh në luftën kundër COVID-19.

YEA-të takohen me Presidentin e Këshillit Evropian në Kosovë

Young European Ambassadors (YEAs) nga Kosova u takuan dhe diskutuan me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, gjatë vizitës së tij në Kosovë. YEA-të prezantuan rrjetin e tyre dhe shpjeguan qëllimin e tij dhe motivimet e tyre për t’u bërë Young European Ambassadors.

 

Pas prezantimit të parë, diskutimi kaloi në çështjet rajonale dhe globale si konflikti i kohëve të fundit në Ukrainë dhe rëndësia e paqes. Në pjesën përfundimtare të diskutimit, YEA-të ngritën temën e lirisë së lëvizjes për të rinjtë nga Ballkani Perëndimor dhe ranë dakord me Presidentin për rëndësinë e programeve të tilla si ERASMUS+ dhe nismave e programeve të tjera të financuara nga BE-ja për zhvillimin e mëtejshëm personal dhe profesional të të rinjve në Ballkanin Perëndimor.

 

Platforma YEA është një rrjet krijues i aktivistëve të rinj nga i gjithë Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia). YEA-të kanë formime të ndryshme, por të gjithë ndajnë një vizion të përbashkët: bashkimin e Ballkanit Perëndimor  në diversitet. Ata mësojnë për njëri-tjetrin dhe BE-në së bashku, ndjekin projekte krijuese, fitojnë aftësi të reja, lidhen përmes rrjeteve sociale dhe organizojnë veprimtari frymëzuese – gjithmonë të shtyrë nga ideja se aktivizmi tek të rinjtë është forca më e fuqishme e ndryshimit social.

 

Qëllimet e rrjetit përfshijnë: ndarjen e vlerave të BE-së; shtimin e ndërgjegjësimit për bashkëpunimin e BE-së me partnerët e saj të Ballkanit Perëndimor; paraqitjen e rezultateve konkrete të këtij bashkëpunimi; kontributin në dialogun politik mbi tema të ndryshme dhe shtimin e aktivizmit civil.

Mbrojtja e të drejtave të njerëzve në lëvizje

Me mbështetjen e Bashkimit Evropian, një OJQ malazeze ka përkrahur emigrantët me shërbime ligjore falas.

Irfani* është një 30 vjeçar me origjinë nga Maroku, por  ai thotë për vendlindjen e tij se “Të drejtat e njeriut nuk respektoheshin, nuk kishte vende pune: ekonomia ishte e dobët. Gjithçka ishte si mos më keq!”. Ai u arratis nga Maroku në vitin 2011 dhe u drejtua fillimisht për në Turqi, duke përdorur një fluturim të zakonshëm. Së shpejti, iu desh ta linte atë shtet dhe më pas, pati kontaktin e parë me kontrabandistët. Ata e transferuan për në Greqi e më pas në Shqipëri, derisa më në fund mbërriti në Malin e Zi. “Jeta ime ishte në duart e kontrabandistëve. Ata mund të kishin bërë ç’të donin me mua; nuk mund të bëja asgjë. I lodhur nga arratisja, mbërrita në Malin e Zi dhe nuk kisha fuqi të vazhdoja më tutje,” shton Irfani.

Irfani tanimë jeton në Malin e Zi prej më shumë se 10 vitesh. Shumë shpejt pas mbërritjes, ai gjeti një punë në një hotel, ku ra në dashuri me një malazeze me emrin Jovana*. Tani janë të martuar dhe kanë dy fëmijë të mrekullueshëm. Ndërkohë, Irfani mësoi edhe gjuhën malazeze dhe, në shumë aspekte, u ndje vërtet pjesë e shoqërisë në shtëpinë e tij të re. Sidoqoftë, kjo nuk vlente për aspektin ligjor. Ai kishte të drejtë të aplikonte për shtetësi malazeze, por për shkak të ndërlikimeve ligjore dhe faktit që ligje të caktuara janë në konflikt me njëri-tjetrin, ai akoma nuk është në gjendje ta ushtrojë këtë të drejtë. Për ta zgjidhur këtë problem, ai trokiti në derën e Qendrës Ligjore të OJQ-së malazeze, që ofron ndihmë ligjore për të huajt që kërkojnë azil në Malin e Zi, nëpërmjet një projekti të financuar nga BE-ja, të titulluar “Avokati Im – Ndihmë Ligjore Profesionale Falas për Migrantët”, në bashkëpunim me Caritas-in. Tani ai po merr ndihmë ligjore nga ata në lidhje me këtë çështje.

“Ngaqë numri i migrantëve që duan të qëndrojnë në Malin e Zi është i vogël, qeveria akoma nuk ka një politikë për integrimin e tyre në aspektin edukativ dhe të punësimit.”

Shërbime ligjore falas për ata në nevojë

Luka Kovačević-i është drejtori i Qendrës Ligjore të OJQ-së, e cila u themelua në vitin 2007, me synimin për të mbështetur të shpërngulurit dhe refugjatët e luftërave në ish-Jugosllavi. Në atë kohë, Mali i Zi nuk kishte as infrastrukturën ligjore më bazike për azilkërkuesit dhe as një plan qeveritar për t’u ofruar përkrahje azilkërkuesve apo refugjatëve. Fillimisht, Luka dhe ekipi i tij e mbështetën qeverinë për t’i kapërcyer këto pengesa dhe, më pas, qeveria prezantoi infrastrukturën ligjore që është në fuqi deri më sot.

Por, ndërkohë, filluan të vinin në Malin e Zi migrantë nga pjesë të tjera të botës që kishin nevojë për përkrahje. Sipas statistikave të Qendrës Ligjore të OJQ-së, mbi 95% e refugjatëve në vend po e përdorin Malin e Zi si rrugë tranziti dhe vetëm një numër i vogël i tyre vendosin të qëndrojnë, duke qenë se shumica synojnë shtete me mundësi më të mira ekonomike. Por ata që qëndrojnë, kanë nevojë për përkrahje. Luka shpjegon se qeveria nuk mund të bëjë shumë për t’i ndihmuar. “Ngaqë numri i migrantëve që duan të qëndrojnë në Malin e Zi është i vogël, qeveria akoma nuk ka një politikë për integrimin e tyre në aspektin edukativ dhe të punësimit.”

Mbështetja e ofruar për këta migrantë dhe të tjerë që e shohin Malin e Zi vetëm si një rrugë tranziti, është arsyeja pse OJQ-ja e Lukës nisi projektin e financuar nga BE-ja, “Avokati Im – Ndihmë Ligjore Profesionale Falas për Migrantët”, në bashkëpunim me Caritas-in.

“Kemi bërë mbi 146 vizita në terren: kemi qenë në të gjitha bashkitë malazeze, duke vizituar dhe ndihmuar migrantët në vendet zyrtare dhe jozyrtare të grumbullimit. Migrantët që ndihmuam vitin e shkuar, vinin nga Afganistani, Algjeria, Irani, Maroku e vende të tjera.”

Lidhur me projektin

Projekti i financuar nga BE-ja, “Avokati Im – Ndihmë Ligjore Profesionale Falas për Migrantët”, nisi në fillim të vitit 2020 dhe përfundoi më korrik 2021. Vlera financiare e projektit arriti mbi 130,000 euro. Projekti synon të mbrojë të drejtat e kategorive të ndryshme të migrantëve, nëpërmjet ofrimit të ndihmës ligjore, informacionit, konsultimit, ndihmave humanitare, mbështetjes psiko-sociale si dhe përpjekjeve për të rritur kapacitetin e organizatave të shoqërisë civile vendase dhe institucioneve përkatëse për të ndjekur politikat për menaxhimin e migrimit, integrimin e të huajve të cilëve u është siguruar mbrojtje ndërkombëtare dhe ri-integrimin e të kthyerve pas ripranimit.

*Emri është ndryshuar për të ruajtur privatësinë

Nëpërmjet këtij projekti, u mbështetën 677 përfitues, që nga migrantët e parregullt dhe njerëzit që kërkonin mbrojtje ndërkombëtare në Mal të Zi, e deri tek të kthyerit që ktheheshin në bazë të marrëveshjeve të ri-pranimit. Krahas ndihmës ligjore falas, migrantëve iu shpërndanë 350 pako ndihmash humanitare. “Kemi bërë mbi 146 vizita në terren: kemi qenë në të gjitha bashkitë malazeze, duke vizituar dhe ndihmuar migrantët në vendet zyrtare dhe jozyrtare të grumbullimit. Migrantët që ndihmuam vitin e shkuar, vinin nga Afganistani, Algjeria, Irani, Maroku e vende të tjera,” thotë Luka.

Lançohet fushata Europeans Making A Difference

On 10 June, the European External Action Service launched the fourth edition of the “Europeans Making a Difference” campaign at the Italian Cultural Institute in Paris. Within the European Year of Youth, this edition of the “Europeans Making a Difference” campaign portrays young people from the Western Balkans who do things that matter, in the region and far beyond.

 

High Representative/ Vice-President Josep Borrell said: “This campaign gives a platform to people who move boundaries; who inspire and open doors for others. In our work we come across Europeans who make a difference every day. With this campaign, we want to highlight their stories not just because they are good, genuine human stories but also because their stories are not known enough in our EU Member States, and not visible enough in the Western Balkans either.”

   

The launch event presented inspiring young people from the Western Balkans in debate followed by six videos portraying their work.

Bashkëpunimi Evropian për nxitjen e eksperimentimit mediatik dhe inovacionit

Nga konsulencat e biznesit dhe inkubatorët, në seminare dhe përshpejtues, kanale mediatike të pavarura në të gjithë Evropën do të përfitojnë nga një sërë mundësish të ofruara nga një nismë e re e hartuar për të nxitur novacionin, modelet e qëndrueshme të biznesit dhe bashkëpunimin. Lançuar më 1 qershor, “Media Innovation Europe: Energising the European Media Ecosystem” është një program 2 vjeçar në drejtimin e redaktorëve, gazetarëve dhe mbështetësve të mediave të International Press Institute Global Network, së bashku me tre organizata jo fitim-prurëse të lajmeve të cilat janë angazhuar për t’i ofruar publikut gazetarinë e pavarur që u nevojitet.

 

Mbështetur nga Bashkimi Evropian, nisma do të shfaqi pikat e forta të partnerëve të konsorciumit në mobilizimin e rrjeteve, në drejtimin e granteve, programet e mbikëqyrjes dhe mbështetjen e novacionit mediatik. Media Innovation Europe synon të ndihmojë kanalet e lajmeve të kalojnë me sukses sfidat si modelet e shkatërruara të bizneseve dhe rënien e të ardhurave për të fituar besimin e publikut, kapjen nga shteti të medias të pavarur dhe presioneve të tjera politike.