Skip to main content

Autor: WeBalkans

YEA-të u bashkohen romëve në Holocaust Memorial Day

Që nga 2010, të rinjtë romë dhe jo romë janë mbledhur së bashku çdo vit, më 2 gusht për Roma Holocaust Memorial Day.  Këtë vit International Roma Youth Network Ternype, mblodhi rreth 150 të rinj nga e gjithë Evropa në Krakow dhe Auschwitz-Birkenau në këtë event unik për të rinjtë i quajtur Dikh he na bister (“Look and don’t forget”). Këtë vit një Young European Ambassador (YEA) nga Shqipëria mori pjesë, Olta Shehu.

 

Eventi është pjesë e nismës së kujtesës të Roma Genocide, e cila rrit ndërgjegjësimin ndërmjet të rinjve Evropian, shoqërisë civile dhe vendimmarrësve për Roma Genocide, gjithashtu dhe për mekanizmat e anticiganizmit në kontekstin e sotëm sfidues në rritjen e racizmit, gjuha e urrejtjes dhe ekstremizmit në Evropë. Eventi ka si qëllim të ndërtojë kapacitetin e aktivistëve të rinj dhe organizatave rinore, ti motivojë për të pasur një rol aktiv në promovimin e edukimit për kujtesën dhe më tej në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Me këtë nismë, rinia rome po advokon për njohjen zyrtare të 2 gushtit si Roma Holocaust Memorial Day.

 

Përveçse mbledhjes më 2 gusht, eventi edukativ në Krakow përfshin aktivitete të tjera të strukturuara në pesë ditë të plota të programuara ku Olta dhe të rinj të tjerë nga shumë vende do të kenë mundësinë të mësojnë për Holocaust dhe anticiganizmin dhe të drejtat e njeriut sot.

 

Programi The YEA është një rrjet krijues i aktivistëve të rinj nga i gjithë Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia).

Përfundon Ura e Gradiška-ës me kontributin e grantit të BE-së prej 3.2 milionë euro

Më  29 korrik përfunduan  punimet në urën ndërkufitare në Gradiška, një nga projektet më të rëndësishme në lumin Sava që lidh Bosnjën dhe Hercegovinën me Kroacinë.  Bashkimi Evropian ka bashkëfinancuar ndërtimin e urës me 3.2 milionë euro grante kombinuar me një hua të favorshme prej 5.6 milionë eurosh nga  European Investment Bank (EIB).  
Ura 430 metra do të lidhë autostradën Route 2a në Bosnje dhe Hercegovinë me autostradën në Kroaci që është në ndërtim e sipër dhe do të kalojë nga kufiri me Bosnjën dhe Hercegovinën përmes Okučani-it në kufirin me Hungarinë.  Përveç kalimit të kufirit, ura do të ofrojë edhe lidhje me Trans-European Core Network on  Corridor Vc dhe do të sjelli ndryshim për ekonominë lokale.  
Pasi të jetë hapur për transport, Ura Gradiška do të reduktojë në mënyrë të konsiderueshme kohën e pritjes në kufi dhe do të mundësojë një rrugë më të shpejtë dhe më të sigurt për bizneset dhe qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës e rajonit, duke përmirësuar mundësitë e reja për punë.  Projekti është një hap i rëndësishëm drejt integrimit të Ballkanit Perëndimor në European Union’s Connectivity Agenda, e cila synon përmirësimin e lidhjeve infrastrukturore në rajon.  
Kjo është ura e dytë ndërkufitare mbi lumin Sava, e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në Bosnje dhe Hercegovinë.  Vitin e kaluar u hap ura, autostrada dhe pika kufitare në Svilaj për të cilin Bashkimi Evropian ka ofruar 25 milionë euro në grante.  
BE-ja ka ndarë deri më tani më shumë se 640 milionë euro në grante për 19 projekte në Bosnje dhe Hercegovinë në sektorin e transportit, duke përfshirë disa seksione në Corridor Vc, por edhe hekurudhat, rrugët ujore dhe portet.  Vendi ka përfituar shumë nga EU Connectivity Agenda dhe tani po përfiton gjithashtu nga Economic Investment Plan.

Presidentja von der Leyen në Shkup, Maqedoni e Veriut

Më 14 korrik, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vizitoi kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkupin. Gjatë vizitës së saj, Presidentja von der Leyen së pari u takua me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Pas këtij takimi, Presidentja u takua me Kryeministrin Dimitar Kovačevski.
 
Si ngjarje kryesore të vizitës së saj, Presidenja von der Leyen mbajti fjalën e saj në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, në një seancë solemne ku morën pjesë Presidenti, Kryeministri, parlamentarët dhe zyrtarët e lartë.

Promovimi i të drejtave të njeriut në një mjedis tradicional

Një organizatë në Shqipëri po ndihmon promovimin e të drejtave të njeriut dhe vullnetarizmit rinor, me mbështetjen e një projekti të financuar nga BE-ja.

Bashkia e Dibrës ndodhet në një rajon malor, në brigjet e lumit të Drinit të Zi, në verilindje të Shqipërisë, pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut. Dibra është prekur ndjeshëm nga emigracioni, veçanërisht ai i të rinjve, që thonë se nuk mund të gjejnë punë në Dibër. Sidoqoftë, një organizatë lokale joqeveritare, Local Action Group (LAG), ka vite që punon për ta bërë vendin më interesant për të rinjtë, duke u ofruar një mundësi për të dhënë kontributin e tyre për shoqërinë dhe për të qenë më aktivë.

Erblina është një 21-vjeçare nga Dibra, që aktualisht po studion për mjekësi në Tiranë. Ajo ka qenë pjesë e Local Action Group që në moshën 16 vjeç dhe akoma vazhdon të kontribuojë kur vjen në shtëpi për pushime. Ajo shpjegon se ka qenë aktiviste që në klasën e nëntë. ”Kam përfituar shumë nga vullnetarizmi: më ka ndihmuar të bëhem kjo që jam sot. Kur ofron ndihmë dhe sheh se kontributi yt jep rezultate, ndihesh shumë mirë,” thotë ajo.

“Vendosëm që duhej të bënim diçka për të mbushur zbrazëtinë, nëpërmjet mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut.”

Rritja e kapacitetit për të nxitur veprimtarinë brenda zonës

Local Action Group u themelua në vitin 2016. Në atë kohë, Kimetja punonte si mësuese dhe njëkohësisht për Kryqin e Kuq Ndërkombëtar. Ajo shpjegon se Dibra është një ndër rajonet më të varfra të Shqipërisë, ku, përveç varfërisë, ka edhe probleme me mentalitetin tradicional, që ndikon te të drejtat e njeriut. Ajo vuri re se nuk po bëheshin shumë përpjekje për ta trajtuar këtë problem. “Vendosëm që duhej të bënim diçka për të mbushur zbrazëtinë, nëpërmjet mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut,” thotë ajo.

Duke qenë se përfaqësonin një organizatë lokale në një zonë të thellë, Kimetja dhe miqtë e saj nuk kishin përvojën e duhur për të drejtuar një OJQ apo mundësi për të fituar aftësitë e nevojshme. Fatmirësisht, atyre iu dha një mundësi nga projekti ‘Technical Assistance to Civil Society Organisations’ (TACSO), i financuar nga BE-ja, misioni i të cilit është të rrisë kapacitetet dhe të fuqizojë rolin e organizatave të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor.

Me njohuritë e fituara nëpërmjet TACSO-s, LAG-u ka arritur të zbatojë dhe të japë kontributin e tij për komunitetin, nëpërmjet projekteve që përqendrohen te të drejtat e njeriut dhe tematika të tjera. Projekti i tyre i parë, që përqendrohej te parandalimi i dhunës në familje dhe që gjithashtu ishte financuar nga BE-ja, ishte një ndër më të rëndësishmit për Kimeten. Ajo shpjegon se, meqenëse Dibra është një rajon tepër tradicional, gratë ngurronin të flisnin hapur rreth rasteve të dhunës familjare dhe abuzimit nga burrat në familjet e tyre. “Gratë në zonat rurale e kanë shumë të vështirë të flasin hapur për dhunën apo të kërkojnë ndihmë. Fakti që përfaqësonim një organizatë lokale na ndihmoi shumë për këtë aspekt, pasi pranoheshim më lehtë në ambientet familjare, bënim vizita nga shtëpia në shtëpi, flisnim me shumë gra vulnerabël dhe i përkrahnim ato në mënyra të ndryshme.

“Projekti EU TACSO na është gjendur pranë që ditën e parë dhe ka qenë çelësi i suksesit tonë.”

Lidhur me projektin

‘Technical Assistance to Civil Society Organisations in the Western Balkans and Turkey’ (TACSO) është një projekt rajonal, i financuar nga BE-ja, që rrit kapacitetet dhe fuqizon rolin e organizatave të shoqërisë civile (OShC-ve). Projekti ndihmon OShC-të të marrin pjesë në mënyrë aktive në proceset demokratike në rajon dhe gjithashtu krijon një mjedis të sigurt për shoqërinë civile dhe zhvillimin e pluralizmit të medias.

Projekti po zhvillohet në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbi dhe Turqi. TACSO-ja është pjesë e ‘Civil Society Facility EU mechanism’, që ofron mbështetje për OShC-të në vendet që nuk janë bërë akoma pjesë e BE-së. OShC-të luajnë një rol të rëndësishëm për Bashkimin Evropian dhe shihen si pjesëmarrësit kryesorë që mbështesin procesin e aderimit të vendit të tyre.

 

Për Kimeten, suksesi më i madh i organizatës mund të jetë përfshirja e të rinjve në aktivitetet e tyre. Organizata ka aktualisht mbi 300 vullnetarë aktivë që japin kontribut rregullisht. “Dibra nuk ka organizata rinore apo përfaqësim të rinisë në nivel vendor. Duke i përfshirë në aktivitetet e organizatës sonë, u dhamë mundësinë të ndihmojnë të tjerët, por edhe të shprehen,” thotë Kimetja.

Sidoqoftë, Kimetja thekson se pa mbështetjen e TACSO-s, nuk do të ishte realizuar mbase asnjë prej këtyre projekteve. TACSO-ja e trajnoi ekipin e saj në mënyra të ndryshme, duke përfshirë këtu shkrimin e propozimeve të projekteve, menaxhimin financiar të projekteve, metodat më të mira për të përdorur vullnetarët, teknikat e komunikimit të mbulimit digjital dhe shumë aftësi të tjera. Ajo thotë:- “Projekti EU TACSO na është gjendur pranë që në ditën e parë dhe ka qenë çelësi i suksesit tonë.”

BE miraton programin IPARD III për Malin e Zi

Komisioni Evropian ka miratuar programin IPARD III për Malin e Zi, me vlerë 63 milionë euro, për periudhën 2021-2027.  Përfitimet e ofruara nga programi IPARD III iu prezantuan publikut të gjerë në një ceremoni të organizuar në punishten e verës Patrimonio, e cila është përfituese e IPARD në Bobija, Cetinje.  
Aktualisht Mali i Zi po përdor fondet e mbetura të disponueshme nga programi IPARD II, të cilat mund të përdoren zyrtarisht deri në fund të vitit 2023, kështu që fondet e programit të ri IPARD III do të përdoren pas këtij afati.  Në fjalimin e saj, Ambasadorja e BE-së në Mal të Zi Oana Cristina Popa përmendi më shumë se 250 investime të BE-së në bujqësi nëpërmjet programit IPARD II.  
“Jam shumë e lumtur që sot festojmë miratimin e IPARD III.  Prodhimi bujqësor dhe agro-përpunimi në Mal të Zi duhet të përshtaten dhe përmirësohen në mënyrë që të jenë të gatshëm dhe konkurrues për tregun evropian kur vendi të bëhet anëtar i plotë i BE-së.  Programet tona IPARD ju japin një shans shtesë për të rritur prodhimin bujqësor dhe për të reduktuar varësinë nga importet e ushqimit.  Unë inkurajoj fermerët dhe agro-përpunuesit e Malit të Zi të shfrytëzojnë plotësisht IPARD II dhe IPARD III e ardhshëm, si dhe inkurajoj Ministrinë të përgatisë zbatimin e masave të reja të IPARD III dhe të tregojë se menaxhon mirë fondet dhe kërkesat e BE-së”, u shpreh Ambasadorja e BE-së në Mal të Zi Oana Cristina Popa.

Rinovohet falë BE-së qendra e pritjes së emigrantëve Borići

Më 21 korrik u inaugurua qendra e re e pritjes së emigrantëve Borići në Bihac.  Rikonstruktimi i fasadës kushtoi më shumë se 200,000 BAM, rindërtimi i gjithë qendrës si dhe shpenzimet e vazhdueshme të pritjes së përkohshme, në total më shumë se 1 milion euro, janë financuar nga Bashkimi Evropian.

 

Qyteti Bihac filloi të strehojë familjet me fëmijë të emigrantëve dhe refugjatëve në dhjetor të vitit 2018.  Që atëherë, ish-shkolla studentore e Borić-it është përdorur si qendër strehimi për familje me fëmijë, fëmijë të pashoqëruar e të ndarë dhe emigrantë të tjerë të cenueshëm.  Ndërtesa është një pikë referimi për qytetarët e Bihac-it dhe rinovimi do të thotë se kur qendra nuk do të jetë më e nevojshme për strehimin e emigrantëve, ndërtesa do t’i rikthehet qytetit në gjendje më të mirë se nga ajo e mëparshmja.

 

Bashkimi Evropian ka siguruar ndihmë financiare dhe teknike me vlerë prej më shumë se 100 milionë europër të mbështetur autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës që të sigurojnë ndihmën e nevojshme për emigrantët, azilkërkuesit dhe refugjatët.  Qendra Borići strehon aktualisht 243 emigrantë, kryesisht familje me fëmijë nga Afganistani, Burundi dhe Kuba.

Projekti EU4AGRI i mbështetur nga BE-ja lançon një thirrje të re publike

Projekti EU4AGRI i financuar nga BE-ja ka lançuar një thirrje publike për grante për të mbështetur njohjen e standardeve të certifikimit në bujqësi dhe prodhimin ushqimor.  
Në kuadër të kësaj thirrjeje, Bashkimi Evropian do të mbështesë subjektet e biznesit në sektorin agro-ushqimor në Bosnje dhe Hercegovinë për të njohur standarde të caktuara në operacionet e tyre ose për të siguruar certifikimin e produkteve, shërbimeve ose proceseve të tyre të prodhimit. Thirrja synon përforcimin e industrisë bujqësore dhe ushqimore, përmirësimin e cilësisë, higjienës, gjurmueshmërisë dhe sigurisë ushqimore, rritjen e konkurrencës dhe lehtësimin e aksesit në treg.  
Thirrja është e hapur për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, artizanët/sipërmarrësit dhe kooperativat e angazhuara në prodhimin dhe/ose përpunimin e produkteve bujqësore për konsumim njerëzor, si dhe shoqatat që mbledhin prodhuesit/procesorët për certifikim grupor.
 
Shuma totale e ofruar nëpërmjet thirrjes është 1 milion BAM, dhe fondet e grantit për aplikim variojnë nga 5,000 BAM në 50,000 BAM, me bashkëfinancim të detyrueshëm për 30% të vlerës totale të kostove të projektit të kualifikuar.
 

Ushqim i shëndetshëm dhe me çmim të përballueshëm për të rinjtë

Një projekt i BE-së mbështet shkollat e mesme profesionale që të prodhojnë ushqim të shëndetshëm dhe pa alergjenë.

Obeziteti është një fenomen që po shtohet gjithmonë e më shumë te rinia e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Serbisë. Sipas artikujve shkencorë, të publikuara në të dyja vendet, gati 15% e të rinjve vuajnë nga obeziteti dhe mbi 35% e tyre ndodhen në një gjendje ‘para-obeziteti’. Nga ana tjetër, deri në 10% e popullsisë nuk toleron ushqime të caktuara dhe shfaq reaksione alergjike që dëmtojnë shëndetin. Studimi shkencor doli në përfundimin se shkaku kryesor i këtyre të fundit është konsumi në rritje i ushqimeve të yndyrshme, prandaj anëtarët e organizatës jo-qeveritare Limitless Association nga Serbia kanë marrë përsipër të kontribuojnë për përmirësimin e kësaj situate.

Së bashku me dy shkolla të mesme profesionale të qyteteve ndërkufitare të Rumës në Serbi dhe Zvornikut në Bosnjë dhe Hercegovinë, Limitless Association ka nisur një projekt që synon nxitjen e punësimit të të rinjve në zonën ndërkufitare, duke ofruar produkte të reja ushqimore. Krahas punësimit, projekti gjithashtu synon të krijojë një shumëllojshmëri ushqimesh të shëndetshme dhe të sigurta për të rinjtë dhe grupet vulnerabël, me çmime të përballueshme dhe brenda mundësive të tyre.

“Fatkeqësisht, në zonën ndërkufitare, ushqimi i shëndetshëm dhe pa alergjenë thuajse nuk ekziston, kështu që na u desh të merrnim masa.”

Aventura të reja, plot me vlera ushqyese

Jovan Jovanović-i është menaxheri i projektit te Limitless Association. Ai shpjegon se patën idenë të kombinonin objektivin e rritjes së punësimit për të rinjtë e rajonit ndërkufitar me misionin për të ofruar ushqim të shëndetshëm për rininë, veçanërisht për të rinjtë e grupeve vulnerabël që përballen me sfida financiare. “Fatkeqësisht, në zonën ndërkufitare, ushqimi i shëndetshëm dhe pa alergjenë thuajse nuk ekziston, kështu që na u desh të merrnim masa.”

Shkolla e Mesme Profesionale “Branko Radičević” nga Ruma dhe Shkolla e Mesme Profesionale “Petar Kočić” nga Zvorniku janë të dyja pjesë e projektit dhe ofrojnë trajnime kateringu, si dhe një përvojë të fituar prej dekadash në punën me të rinjtë. Pavarësisht kësaj, u mungojnë pajisjet dhe ekspertiza më e fundit për t’u mësuar nxënësve si të përgatisin ushqim të shëndetshëm. Fillimisht, projekti i ndihmoi të rinovonin kuzhinat e tyre, duke i pajisur me aparatura bashkëkohore. Më pas, projekti nisi dy programe trajnimi dhe ndihme profesionale rreth ushqyerjes së shëndetshme dhe ushqimeve pa alergjenë, si për mësuesit, ashtu dhe për nxënësit.

Ushqimi i shëndetshëm, i prodhuar në shkolla nga nxënësit, do të ofrohet në restorantet e shkollave me çmime të përballueshme. Jovani shpjegon se këto restorante do të regjistrohen si ndërmarrje sociale, gjë që do të sigurojë edhe qëndrueshmërinë e tyre. Restorantet do të jenë jofitimprurëse, por, me të ardhurat që do të nxjerrin, do të jenë në gjendje të blejnë lëndë të para cilësore për përgatitjen e ushqimit. Njëkohësisht, nxënësit do të fitojnë mjaft përvojë, kështu që, kur të diplomohen, do të jenë të përgatitur për tregun e punës.

“Mbështetja nga BE-ja ishte thelbësore për marrjen përsipër të këtij projekti, duke qenë se asnjëra prej shkollave apo qeverive vendore nuk do të kishte arritur ta vinte atë në zbatim me mënyra të tjera.”

Lidhur me projektin

“Healthy and safe gastronomic products as potential for new employment”, e financuar nga BE-ja, është mbështetur si pjesë e Cross-border Programme Serbia – Bosnia and Herzegovina 2014- 2020, për alokimet e Instrument for Pre-accession Assistance (IPA II), për vitet 2016, 2017 dhe 2018. Projekti filloi në maj 2022 dhe pritet të përfundojë në fund të vitit 2022.

Limitless Association ka vënë re mungesën e ushqimit organik, të shëndetshëm dhe pa alergjenë në shkollat në rajonin ndërkufitar, prandaj projekti do të marrë përsipër edhe aktivitete që promovojnë njohuritë specifike të të diplomuarve nga këto shkolla në tregun e punës. Projekti do të nxjerrë një portal uebi të tregut për hotelierët, që do t’u mundësojë punonjësve të lidhen drejtpërdrejt me nxënës të kualifikuar, ekspertiza e të cilëve do të garantohet nga shkolla.

Ky projekt është financuar nga Bashkimi Evropian me mbi 250,000 euro. Jovani shpjegon se asgjë prej këtyre nuk do të kishte qenë e mundur pa mbështetjen e BE-së. “Mbështetja nga BE-ja ishte thelbësore për marrjen përsipër të këtij projekti, duke qenë se asnjëra prej shkollave apo qeverive vendore nuk do të kishte arritur ta vinte atë në zbatim me mënyra të tjera,” thotë ai. Ai shpreson se aktivitetet e marra përsipër si pjesë e projektit do të shërbejnë si shembull për shkollat në qytetet e tjera të Serbisë dhe se qeveria do t’i përdorë këto shembuj për ta shumëfishuar këtë projekt.

YEA takojnë orkestrën Western Balkan Youth

Më 19 korrik, një grup i Young European Ambassadors (YEAs) nga Kosova vizituan orkestrën e Western Balkans Youth në sesionin e tyre të fundit të provave para koncertit të tyre në Prishtinë. Grupi përfshinte Amina Kaja, Desantila Muriqi, Eris Cunaku, dhe Jora Zeneli. YEA-të kishin mundësinë të diskutonin më anëtarët e orkestrës Western Balkan Youth, rrjetin e YEA-së dhe mundësitë e mundshme të bashkëpunimit.

 

Orkestra e Western Balkans Youth ështënjë nismë nga Artium Eudora, një OJQ me bazë në Prishtinë që promovon artin si një mjet për progresin individual dhe social. Orkestra shkoi në tur për herë të parë në tetor 2021 dhe në maj 2022 luajti në Novi Sad për Europe Day. Pas koncertit në Prishtinë, orkestra vazhdoi turin e saj në Shkup dhe Novi Sad dhe më pas do të vazhdojnë në Mostar (26 korrik) dhe Kotor (28 korrik). Në gusht, muzikantët e rinj do të performojnë për audiencën gjermane duke dhënë koncerte në Aachen, Berlin, Essen, Kassel, dhe Königswinter.

 

Turi WBYO 2022 u mundësua falë mbështetjes së  EU Directorate-General for Enlargement and Neighbourhood, BE në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, disa Rotary Clubs të rajonit Aachen, Engagement Global, Foreign Ministries of Germany dhe Luxembourg,  Embassy of the Czech Republic in Kosovo, dhe Austrian Cultural Forum në Serbi.

BE shpall thirrjen për propozime për të fuqizuar shoqërinë civile në Serbi

Delegacioni i BE-së në Serbi ka shpallur një thirrje të re për propozime për organizatat e shoqërisë civile. Thirrja për propozime e financuar nga BE-ja, ka vlerën prej 4.8 milion eurosh dhe synon të fuqizojë shoqërinë civile në Serbi për të marrë pjesë në mënyrë aktive në marrjen e vendimeve duke nxitur më tej një mjedis të përshtatshëm për shoqërinë civile, duke forcuar kështu procesin e integrimit të Serbisë në BE.

 

Konkretisht, kjo thirrje do të forcojë edhe më tej kapacitetin e përgjithshëm të shoqërisë civile nëpërmjet National Resource Centre të BE-së. Gjithashtu, do të rrisë kapacitetet e grupeve bazë e informale për advokimin dhe monitorimin e reformave dhe procesit të integrimit të Serbisë në BE nëpërmjet mbështetjes financiare fleksibël për zhvillimin e OSHC-ve dhe grupeve informale. Ajo do të përqendrohet në forcimin e shoqërisë civile të pa zhvilluar në sektorë të veçantë dhe në ndihmën e transformimit të grupeve informale në OSHC-ve të organizuara.

 

Emanuele Giaufret, Ambasador i BE-së në Serbi, u shpreh: “Demokracia është më e fortë kur shoqëria civile është e fortë dhe në gjendje të forcojë transparencën dhe përgjegjësinë e autoriteteve publike dhe promovon angazhim aktiv të qytetarëve brenda komuniteteve të tyre për procese gjithëpërfshirëse dhe pjesëmarrëse. Jam shumë krenar që BE-ja do të vazhdojë të mbështesë shoqërinë civile serbe dhe të kontribuojë për ta bërë atë sa më efektive dhe të qëndrueshme. Një shoqëri civile e fuqizuar është një element shumë i rëndësishëm në një sistem demokratik dhe duhet të njihet e të trajtohet si e tillë nga të gjitha palët e interesit dhe institucionet shtetërore.

 

Pas një rritjeje të qëndrueshme në terma afatgjatë, kontributi vjetor i BE-së do të jetë 5.5 milion euro, kjo përbën kontributin total të BE-së për shoqërinë civile në Serbi të jetë 17 milion euro për një periudhë tre vjeçare. Kjo ndihmesë do të ofrohet përmes një kombinimi të mënyrave të financimit për t’ju përgjigjur nevojave specifike të OSHC-ve të ndryshme në aspektin e madhësisë, nivelit të kapacitetit dhe pranisë gjeografike.

 

Do të ketë kontakt të vazhdueshëm me organizata më të vogla, në veçanti përmes mbështetjes financiare për zhvillimin e OSHC-ve dhe palëve të treta dhe mekanizmave mbështetës fleksibël.