Skip to main content

Autor: WeBalkans

BE-ja dhuron pajisje IT dhe laboratorike për Autoritetin e Taksave Indirekte të Bosnjës dhe Hercegovinës

Bashkimi Evropian ka dhuruar 1.250 laptopë, kompjutera desktop, serverë, firewalls dhe pajisje të tjera laboratorike me cilësi të lartë për Autoritetin e Taksave Indirekte (ITA) në Bosnje dhe Hercegovinë (BiH). Pajisjet me vlerë totale prej 2.3 milionë eurosh do të ndihmojnë ITA-n të përmirësojë biznesin e saj të përditshëm, të aplikojë nënshkrime dixhitale të kualifikuara, procedurat doganore dhe tatimore të thjeshta dhe të përmirësojë më tej performancën e laboratorit doganor.

 

Head of the EU Delegation dhe EU Special Representative në Bosnje-Hercegovinë, Ambasadori Johann Sattler vizitoi laboratorin doganor të Autoritetit të Taksave Indirekte në Ramići pranë Banja Luka më 21 qershor, dhe së bashku me Drejtorin Miro Džakula, vizituan ambienetet e ITA-s në Bosnje dhe Hercegovinë dhe kontrolluan pajisjet e dhuruara.

 

Nga 1 gushti, ITA BiH do të fillojë të përdorë një sistem të ri transit të kompjuterizuar në nivel kombëtar. Zbatimi i ligjit të ri për politikën doganore nga 1 gushti do të mundësojë zbatimin e procedurave të thjeshta doganore.

BE-ja lançon udhëzime të reja për të mbështetur shoqërinë civile në Enlargement Region

Rreth 200 përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile, Komisioni Evropian, Delegacionet e BE-së, autoritetet e Ballkanit Perëndimor dhe organizata ndërkombëtare morën pjesë në Civil Society Forum në Shkup më 8 dhe 9 qershor. Qëllimi kryesor i takimit ishte lançimi i “Guidelines for EU Support to Civil Society in the Enlargement Region 2021-2027”.

 

Forumi ritheksoi rolin e rëndësishëm që organizatat e shoqërisë civile luajnë në shoqëritë e tyre dhe në procesin e integrimit në BE. Këto organizata mund të kontribuojnë në reformat e nevojshme, të ndihmojnë në përfshirjen e qytetarëve dhe të mbështesin transformimin ekonomik, social dhe politik të rajonit. Në kohë krize, organizatat e shoqërisë civile janë thelbësore për të ndihmuar në monitorimin e ndikimit, reduktimin e dezinformimit dhe mbrojtjen e interesave të komuniteteve të margjinalizuara.

 

BE-ja do të përdorë udhëzimet për monitorim në intervale të rregullta. Kjo do të ndihmojë BE-në, si dhe palët e tjera të interesuara, që të identifikojne dhe veprojnë në fushat ku ka hapësirë për përmirësim.

EIB promovon punësimin social gjithëpërfshirës dhe sipërmarrjen në Serbi

European Investment Bank (EIB)- krahu huadhënës i Bashkimit Evropian- dhe UniCredit Bank Serbia kanë lançuar zyrtarisht një linjë kredie prej 30 milionë eurosh për të mbështetur punësimin, trajnimin profesional dhe punësimin afatgjatë të njerëzve nga grupe sociale vulnerabël. Këto fonde do të mundësojnë që UniCredit t’u japë hua kompanive serbe që janë të angazhuara për të përmirësuar ndikimin social të biznesit të tyre dhe për të krijuar mundësi punësimi dhe sipërmarrjeje afatgjatë për gratë, të rinjtë dhe ato segmente të popullsisë që hasin pengesa më të mëdha për të hyrë në tregun e punës. Përfaqësues të Qeverisë së Republikës Serbe dhe Delegacionit të BE-së në Serbi morën pjesë në ceremoninë e lançimit, duke shprehur mbështetje për instrumentet financiare sociale të këtij lloji.

 

Përveç fondeve, kompanitë serbe do të marrin një shpërblim financiar në bazë të performancës nëse përmbushin objektiva specifike për të nxitur udhëheqjen, punësimin dhe zhvillimin profesional për gratë, të rinjtë dhe të tjerët, duke përfshirë njerëzit me aftësi të kufizuara dhe refugjatët që shpesh hasin pengesa te mëdha për të marrë pjesë në mundësi të tilla. Shpërblimi financiar ofrohet si një grant në kuadër të EIB’s Economic Resilience Initiative (ERI), e cila synon të nxisë krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e qëndrueshme të sektorit privat. Kjo është huaja e parë e sektorit privat të EIB-së në Ballkanin Perëndimor nën ERI, e cila do të kontribuojë në objektivat më të rëndësishme në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm. EIB-ja do të ofrojë gjithashtu ndihmë teknike për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve për të arritur këto qëllime dhe për të pasur një ndikim më të gjerë social.

Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor forcojnë marrëdhëniet në takimin e parë ministror për kulturën

Më 27 dhe 28 qershor u mbajt në Tiranë Takimi Ministror i Programeve të Ballkanit Perëndimor për Kulturën, Kërkimin dhe Inovacionin, Arsimin dhe Trajnimin. Takimi me ministrat e kulturës ishte i pari i organizuar me Ballkanin Perëndimor. Komisionerja Mariya Gabriel lançoi zyrtarisht programin.  
Komisionerja u bëri thirrje ministrave që të përfitojnë sa më shumë të jetë e mundur nga takimet për të punuar së bashku, për të zhvilluar bashkëpunimin midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe të kontribuojnë për integrimin e rajonit në BE. “Shkëmbimi i praktikave më të mira, njohurive dhe përvojave do të çojë punën tonë të përbashkët në fushën e kulturës në një nivel tjetër”, u shpreh Mariya Gabriel në fjalimet e saj hapëse.  
Në këtë takim të parë, Komisionerja Gabriel dhe ministrat e kulturës të rajonit diskutuan rolin e të rinjve në promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Diskutimi mbuloi tema të tilla si mungesa e profesionistëve të kualifikuar, si t’i bëjmë profesionet e lidhura me trashëgiminë kulturore tërheqëse për të rinjtë, luftën kundër trafikimit të paligjshëm të objekteve me vlerë kulturore, dhe roli i trashëgimisë kulturore në ndjesinë e të qenit pjesë e Evropës.  
Komisioni Evropian, Presidenca Franceze e Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Ministrja Shqiptare e Kulturës bashkëkryesuan eventin.

Po të japim më shumë dashuri, gradualisht do i japim fund urrejtjes

Personat e famshëm në Serbi po i bashkohen betejës kundër gjuhës së urrejtjes online, drejtuar LGBTQ-së dhe grupeve të tjera të shënjestruara

“Bllokoje urrejtjen. Jep dashuri” është slogani i një nisme të re të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës (CoE), e cila synon të luftojë gjuhën e urrejtjes, duke përfshirë këtu edhe sasinë në rritje të materialeve negative online, veçanërisht në mediat sociale. Duke pranuar që dallimi midis lirisë së shprehjes dhe gjuhës së urrejtjes dhe përcaktimit se çfarë është e përshtatshme dhe ku nevojiten filtrat do të jetë një betejë e vështirë, fushata synon t’u mësojë përdoruesve të mediave sociale t’u kushtojnë vëmendje përmbajtjeve që postojnë në faqet e tyre apo në platformat e tjera publike.

Nisma ka si qëllim të trajtojë forma të ndryshme të gjuhës së urrejtjes që shënjestrojnë komunitete të caktuara dhe grupe sociale vulnerabël. Si kudo në Ballkanin Perëndimor, edhe në Serbi fushata ka përfshirë figura publike që veprojnë dhe flasin në rolin e ambasadorëve të ndryshimit. Njerëzit që janë të famshëm për arritjet e tyre në arte, aktrim, sporte dhe fusha të tjera, po i inkurajojnë audiencat dhe ndjekësit e tyre të diskutojnë dhe të përqafojnë sjelljet pozitive në shoqëri të shumëllojshme, të përpiqen të ndryshojnë stereotipet dhe të promovojnë barazinë. Drejtuesit e fushatës besojnë se kjo mund të sjellë një ndryshim që është nevojitur prej kohësh në opinionin publik dhe të reduktojë gjuhën problematike online.

“U bëjmë thirrje njerëzve të mendohen dy herë para se të postojnë diçka online: kini parasysh se narrativat toksike mund të përhapen shumë shpejt, por pasojat e tyre mund të jenë fatale, sepse mund të nxisin urrejtjen dhe madje të inkurajojnë përdorimin e dhunës ndaj një individi apo një grupi, pavarësisht qëllimit që mund të keni pasur në fillim.”

Ninoslav Mladenović-i nga departamenti i KE-së kundër diskriminimit, është një anëtar i ekipit që po punon për projektin “Promovimi i Diversitetit dhe Barazisë në Ballkanin Perëndimor”. Ai shpjegon se, është e rëndësishme që ky mesazh të shpërndahet tek njerëzit, të cilët nuk janë në dijeni të dëmit që po shkaktojnë (mbase të paqëllimshëm) dhe t’u bëjnë të ditur se si pohimet e tyre mund t’i ndikojnë të tjerët. “U bëjmë thirrje njerëzve të mendohen dy herë para se të postojnë diçka online: kini parasysh se narrativat toksike mund të përhapen shumë shpejt, por pasojat e tyre mund të jenë fatale, sepse mund të nxisin urrejtjen dhe madje të inkurajojnë përdorimin e dhunës ndaj një individi apo një grupi, pavarësisht qëllimit që mund të keni pasur në fillim.”

Të mendojmë për gjurmën digjitale

Fushatës rajonale të KE-së iu dha një dimension shtesë në Serbi, ku përdoruesve online të medias iu bë një pyetje-slogan: “Çfarë gjurme digjitale lini?”. Kjo ka bërë që përdoruesit të mendohen para se të publikojnë diçka, duke u rikujtuar se kjo e fundit qëndron aty dhe nuk zhduket menjëherë, pavarësisht nëse inkurajon dhunë apo simpati.

“Është e rëndësishme të kemi fuqinë e nevojshme për t’i përdorur hapësirat tona publike për të promovuar simpatinë, mirëkuptimin dhe respektin reciprok, pasi kjo është padyshim ajo që i mungon shoqërisë sonë. ”

Lidhur me programin

Ky program mbështet pjesëmarrësit më të rëndësishëm vendorë dhe institucionet përfituese në Serbi apo kudo tjetër në Ballkanin Perëndimor, në luftën kundër diskriminimit, gjuhës së urrejtjes dhe krimeve të urrejtjes ndaj minoriteteve, njerëzve të komunitetit LGBTI dhe grupeve të tjera vulnerabël të shoqërisë. Gjithashtu, mbështet edhe përpjekjet e përfituesve nga Serbia dhe Ballkani Perëndimor në kontekstin e hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian, në fushën e të drejtave themelore. Programi financohet nga Bashkimi Evropian/ Instrumenti Horizontal i Këshillit të Evropës për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022.

Slaven Došlo, një nga figurat më të shquara në botën e aktrimit, iu bashkua fushatës kombëtare si ambasador për të shpërndarë mesazhin e gjithëpërfshirjes. “Është e rëndësishme të kemi fuqinë e nevojshme për t’i përdorur hapësirat tona publike për të promovuar simpatinë, mirëkuptimin dhe respektin reciprok, pasi kjo është padyshim ajo që i mungon shoqërisë sonë,” tha Došlo në një intervistë për mediat, si pjesë e fushatës. Aktori i famshëm ka luajtur role që trajtojnë problematika që ai beson se duhen trajtuar, të tilla si abuzimi i të drejtave të njeriut dhe pabarazia. Kur Slaven Došlo luajti rolin e një personazhi nga komuniteti LGBTI, u përball me një valë kritikash e madje me mesazhe urrejtjeje nga përdorues interneti që e barazuan aktorin me personazhin e tij.

Kjo lloj gjuhe urrejtjeje nuk i habit organizatorët e fushatës “Bllokoje urrejtjen. Jep dashuri”. Sipas një studimi të publikuar nga Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci, përfituese e grantit të KE-së këtë vit, më pak se 20% e qytetarëve në Serbi kanë sjellje pozitive ndaj komunitetit LGBTI, dhe 50% e të intervistuarve kanë sjellje negative. Një ndër rekomandimet e studimit është krijimi i një strategjie që përfshin përdoruesit nën moshën 40 vjeç të mediave online dhe rrjeteve sociale, për të influencuar anëtarët e tjerë të shoqërisë.

Ky rekomandim po vihet tashmë në zbatim në fushatë, nëpërmjet pjesëmarrjes së një grupi specifik influencuesish – Ambasadorëve të Rinj Evropianë ‘kundër urrejtjes’ (YEA). Rrjeti i tyre promovon aktivizimin e të rinjve brenda komuniteteve të tyre vendase, si një forcë e jashtëzakonshme e ndryshimit social. YEA-të kanë marrë pjesë në marshimet LGBTI, shfaqje filmash, diskutime rreth marrëdhënieve brenda së njëjtës gjini dhe metodave për të përmirësuar pozitën e anëtarëve të komunitetit LGBTI, që janë ndër grupet më të diskriminuara të shoqërisë. Rreth 25 Ambasadorë të rinj Evropianë, anëtarë të rrjetit, janë trajnuar nga ekipi i Këshillit të Evropës për të rritur ndërgjegjësimin e tyre për gjuhën e urrejtjes dhe për të përforcuar aftësitë e zhvillimit të narrativave të së drejtave të njeriut gjatë fjalimeve publike dhe bashkëveprimit në mediat sociale.

Për të ndryshuar perceptimet dhe sjelljet ndaj komunitetit LGBTI, nevojitet një nismë shumëdimensionale. Mladenović-i shpjegon se e nisën veprimtarinë në maj, para Ditës së Evropës, dhe vazhduan me vizitat shkollore për të rritur ndërgjegjësimin për dëmet që mund t’i shkaktojë shoqërisë gjuha e urrejtjes.

Krahas aktiviteteve për rritjen e ndërgjegjësimit, KE-ja punon me partnerë për të sjellë ndryshime strukturore dhe të rregullta në sistem. Një shembull është edhe bashkëpunimi me institucionet vendore, me qëllimin e rritjes së kapacitetit të tyre për të normalizuar të drejtat e LGBTI-së në dokumentet e politikave vendore dhe aktet nënligjore.

Jo të gjithë ne mund të bëjmë ndryshime të tilla në nivel politikash, por fushata na rikujton se mund ta bllokojmë urrejtjen dhe të japim dashuri. 

Pride Month mbështetet gjerësisht nga YEA-të në të gjithë rajonin

The Young European Ambassadors (YEAs) morën pjesë gjerësisht në evente dhe aktivitete të Pride Month në të gjithë rajonin. Pride Month shënon një periudhë të dedikuar ngritjes së zërit, festimeve dhe mbështetjes së të drejtave civile dhe barazisë për anëtarët e komunitetit LGBTQ – lezbike, gej, biseksualë, transgjinorë dhe queer. Gjatë gjithë muajit qershor, YEA-të kanë marshuar, kanë marrë pjesë në shfaqje, lexime dhe në debate rreth mbulimit mediatik.  
Në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë, YEA-të morën pjesë në pride walk në qendrën e qytetit, një aktivitet që solli debat në ndikimin e raportimit të mediave në dinamikën e familjes, si dhe një piknik familjar duke përfshirë diskutime për të ndërgjegjësuar e publikut.  
Në Podgoricë, Malin e Zi, një sërë eventesh u organizuan nga organizatat e shoqërisë civile, në disa prej tyre ishin pjesëmarrës dhe YEA-të. Ata nisën një seminar rreth mbulimit mediatik për LGBTQ-të, një mbledhje për të diskutuar rreth shëndetit mendor, si dhe çështjet ligjore rreth ligjit të identitetit gjinor. Eventi do të mbyllet nga një seminar tre ditor për aktivistët në Malin e Zi.  
YEA-të ishin pjesë edhe në eventet në Serbi, ku aktivistët në Novi Sad nisën muajin me panelet e diskutimit rreth identitetit, personat interseks dhe të drejtat e LGBTQ-së. Ndërkohë në Beograd u shfaq një film dhe u publikua një raport.  
The Young European Ambassadors morën pjesë në pride marches në Shkup, Maqedoninë e Veriut dhe gjithashtu në Prishtinë, Kosovë. YEA-të kaluan një pasdite poetike në Prishtinë ku u interpretuan poezi queer shqiptare dhe pjesëmarrësit u ftuan të ndajnë krijimet e tyre poetike.  
Promovimi i aktivizmit brenda komuniteteve të tyre lokale përkufizon platformën YEA, me idenë se aktivizmi tek të rinjtë është forca më e madhe e ndryshimit shoqëror.

BIRN Albania bën thirrje për hetime në çështjet mjedisore

The Balkan Investigative Reporting Network (BIRN) në Shqipëri ka lançuar një thirrje për histori investigative, duke ofruar i grante katër gazetarëve për të shkruar artikuj që lidhen me tema mjedisore. Thirrja është pjesë e projektit“Using Big Data and Multimedia to Boost Quality and Independent Journalism in Albania”, i cili mbështetet nga Bashkimi Evropian.

 

Qëllimi i këtij projekti është të krijojë një mjedis ku gazetarët shqiptarë të kenë mundësinë të krijojnë përmbajtje të pavarura nëpërmjet trajnimeve, këshillimeve, mbështetjes financiare e teknike, dhe bashkëpunimit të ngushtë me shoqërinë civile, përmirësimi i lirisë së shprehjes dhe forcimi i pluralizmit mediatik në Shqipëri.

 

Thirrja është e bazuar në tematika të sugjeruara nga aktivistë dhe gazetarë të shoqërisë civile gjatë një seminari të mbajtur më 10 qershor. Në seminar ishin pjesëmarrës 24 aktivistë dhe gazetarë të shoqërisë civile, të cilët diskutuan rreth temave të rëndësishme lidhur me mjedisin që duhen të hetohen gjithashtu dhe për nevojën për të ndërtuar një komunikim dhe bashkëpunim më të fortë ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe gazetarëve.

 

Gazetarëve të mbështetur nga kjo thirrje, do t’u jepet një periudhe kohore prej 3 muajsh për të kërkuar informacione dhe për të hulumtuar rreth ideve të tyre gjithashtu do të kenë mundësinë që të punojnë me  redaktorë me eksperiencë si mentorë që do t’i udhëheqin  gjatë procesit të të shkruarit në përputhje me standardet e BIRN-së.

EIB ofron 1.5 milion euro grante për eficiencën e energjisë në Prishtinë

The European Investment Bank (EIB) – krahu huadhënës i BE-së – ka ofruar një grant prej 1.5 milion eurosh për ndihmë teknike nëpërmjet degës së re EIB Global për të financuar përgatitjen e projektit për zgjerimin e sistemit të ngrohjes qendrore në Prishtinë. Projekti do të sjell një sistem ngrohjeje energjitik më efikas  për qytetin, duke ndihmuar në reduktimin e ndotjes së ajrit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për 210,000 njerëz.  
Ndihma teknike e EIB-së do të mbështesë zhvillimin e një plani dekarbonizimi për sistemin ngrohës në Prishtinë, përgatitjen e vlerësimeve të nevojshme të ndikimit mjedisor dhe social dhe zbatimin e projektit. Fondet janë ofruar nga EIB dhe BE për të përforcuar infrastrukturën kryesore që përmirëson jetën e njerëzve. Me qëllim mbështetjen e rritjes rezistente dhe gjithëpërfshirëse në Ballkanin Perëndimor, Banka e BE-së ofron mbështetje financiare për zhvillimin e infrastrukturës dhe të sektorit privat.
 
Që nga fillimi i pandemisë, EIB ka ofruar 70 milionë euro për Kosovën për të mbështetur rimëkëmbjen e shpejtë të bizneseve të vogla dhe ndërtimin e planeve rreth trajtimit të ujërave të zeza në Gjilan dhe Mitrovicë.

Dhurohen 81 shtëpi familjeve përfituese të RHP-së në Serbi

Më 20 qershor, në Ditën Botërore të Refugjatëve (World Refugee Day) u mbajt në Beograd ceremonia e dhënies së kontratave për blerjen e 60 apartamenteve të Regional Housing Programme (RHP) për familjet e refugjatëve nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e Kroacisë. Përveç përfituesve, në event ishte dhe Nemanja Starović, State Secretary of the Ministry of Foreign Affairs; Nicola Bertolini, Head of Cooperation at the Delegation of the European Union to Serbia; Richard Kohli, Head of Cooperation at the Swiss Embassy to Serbia, Swiss Cooperation Office; Ambasadori Jan Braathu, Head of the OSCE Mission to Serbia; Stefanie Krause, Acting Representative of UNHCR in Serbia; Vladimir Cucić, Serbian Commissioner for Refugees and Migration; Nataša Stanisavljević, Secretary for Social Protection in the City of Belgrade, and Dušan Kovačević, Head of the Public Sector Projects Implementation Unit Ltd.

 

Në emër të BE-së, donatori më i madh i RHP-së, Z. Bertolini u shpreh: “Një nga synimet kryesore të BE-së është që qytetarët tanë të bëjnë një jetë sa më dinjitoze. Ky program ka ndihmuar më shumë se 6,000 familje në Serbi për të arritur këtë qëllim.”

 

Tre ditë para organizimit të eventit në Beograd, kontratat për 21 shtëpi fshati ju dorëzuan familjeve refugjate në Odžaci, Serbi.

Young European Ambassadors në Prespa Forum

Young European Ambassadors nga Maqedonia e Veriut ishin pjesëmarrës në edicionin e këtij viti të Prespa Forum Dialogue, i cili ishte organizuar nga data 16 deri më 18 qershor në Ohër. Pjesëmarrja e tyre përfshiu dhe panelin e diskutimit “Western Balkans Next Generation”. Young European Ambassador, Irena Shumenkovska, diskutoi me hollësi mbi çështje që shqetësojnë të rinjtë si përfshirja më e madhe në vendimmarrje dhe problemet e tyre për punë dhe mundësi.

 

The Prespa Forum Dialogue është një platformë e krijuar nga qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të mundësuar që shtetet, liderët, organizatat dhe qytetarët të krijojnë marrëdhënie afatgjata dhe të përforcojnë partneritetet. Eventi i këtij viti mblodhi së bashku përfaqësues të niveleve të larta nga Ballkani Perëndimor dhe vendeve të tjera.

 

Programi YEA është një rrjet krijues i aktivistëve të rinj nga i gjithë Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia). YEA-të kanë formime të ndryshme, por të gjithë ndajnë një vizion të përbashkët: bashkimin e Ballkanit Perëndimor në diversitet. Ata mësojnë për njëri-tjetrin dhe BE-në së bashku, ndjekin projekte krijuese, fitojnë aftësi të reja, lidhen përmes rrjeteve sociale dhe organizojnë veprimtari frymëzuese – gjithmonë të shtyrë nga ideja se aktivizmi tek të rinjtë është forca më e madhe e ndryshimit social.

 

Qëllimet e rrjetit përfshijnë: ndarjen e vlerave të BE-së; ndërgjegjësimin për bashkëpunimin e BE-së me partnerët e saj të Ballkanit Perëndimor; paraqitjen e rezultateve konkrete të këtij bashkëpunimi; kontributin  në dialogun politik mbi tema të ndryshme; dhe rritjen e aktivizmit civil.