Autor: WeBalkans
BE dhuron 150 zbulues metali Forcave të Armatosura të Bosnjë dhe Hercegovinës
Së bashku me zyrtarë të lartë ushtarakë nga Military Committee i BE-së, 27 ambasadorë të Political and Security Committee të Bashkimit Evropian dhuruan 150 zbulues metali për Demining Battalion e Forcave të Armatosura të Bosnjë dhe Hercegovinës në fund të vizitës së tyre në Bosnjë dhe Hercegovinë. Zbuluesit e metalit ju dhuruan Ministrit të Mbrojtjes të Bosnjë dhe Herzegovinës dhe janë sendet e para të dorëzuara si pjesë e një mase ndihmëse në kuadrin e European Peace Facility e cila ka një vlerë prej10 milion eurosh ku përfshihen dhe 34 automjete transporti e 34 automjete mjekësore.
The EU Peace Facility është një mekanizëm i ri i BE-së për ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse të BE-së dhe partnerëve më të ngushtë të Bashkimit Evropian. Përveç masës së ndihmës për përmirësimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të Demining Battalion të Forcave të Armatosura të Bosnjë dhe Hercegovinës, BE-ja ka miratuar së fundmi edhe një masë ndihmëse prej 6 milionë eurosh për të rritur kapacitetin e Task Forcës Mjekësore të Ballkanit.
Ambasadorët mirëpritën bashkëpunimin e Bosnjës dhe Hercegovinës me BE-në në çështjet e jashtme, sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë të rëndësishme për stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë dhe përballë agresionit të pajustifikueshëm të Rusisë kundër Ukrainës. Vizita e nivelit të lartë përfshinte një takim me trupat dhe komandantin e EUFOR Althea.
Prodhimi i ushqimeve të lehta me energji diellore
Kompania Voćar nga Brčko u themelua mbi 30 vjet më parë. Në gjuhën boshnjake, emri i kompanisë do të thotë “kultivues frutash” dhe farat e kompanisë u mbollën nga Avdo Musić-i shumë dekada më parë. Ai ishte një ndër prodhuesit më me famë të kumbullave në rajon dhe shiste kumbulla natyrale dhe të thata në tregjet vendase. Në vitin 1989, kur Jugosllavia socialiste filloi të liberalizohej ekonomikisht dhe qytetarët lejoheshin të hapnin kompani private, djali i tij Meho vendosi ta çonte biznesin një hap më tej duke regjistruar dhe hapur zyrtarisht kompaninë Voćar. Voćar-i tanimë prodhon një gamë të gjerë ushqimesh të lehta, që nga vaferët e kokoshkat e deri tek gjalpi i kikirikut. Slogani i kompanisë është “Për një shije më të mirë jete!”.
Tani, kompania drejtohet nga nipi i Avdos, Esed Musić-i. Esedi shpjegon se rrugëtimi nga rritja e kumbullave deri tek prodhimi i ushqimeve të lehta ishte mjaft i vështirë. Si shumë familje të tjera gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, edhe e tyrja humbi thuajse gjithçka dhe, kur mbaroi lufta, iu desh të niste çdo gjë nga fillimi. Pikërisht gjatë kohës që rinisën punën, u erdhi ideja të provonin të zgjeronin gamën e produkteve të tyre. “Në atë kohë nuk kishte thuajse fare prodhim në Bosnjë dhe Hercegovinë: gjithçka vinte nga jashtë shtetit. Papritmas, u krijua një treg i madh, kështu që vendosëm ta shfrytëzonim këtë mundësi dhe të përqendroheshim tek zëvendësimi i produkteve të importuara,” thotë Esedi.
“Po të kishim instaluar vetë një sistem panelesh diellore, do të kishim një barrë shumë të madhe financiare mbi supe. Mbështetja nga Bashkimi Evropian ishte vërtet thelbësore: na dha shtysën që na nevojitej për të vazhduar me planifikimin e punës tonë dhe zhvillimit afatgjatë.”
Pas luftës, Voćar-i nisi punën me pesë punonjës, ndërsa tani ka 60 punonjës me orar të plotë dhe shumë bashkëpunëtorë të jashtëm që përfitojnë nga bashkëpunimi me kompaninë. Pas 30 vjetësh, kompania prodhon mbi 100 produkte të ndryshme që u ofrohen klientëve në Bosnjë dhe Hercegovinë, por edhe atyre në Shtetet e Bashkuara, Australi, shtetet e Bashkimit Evropian, etj.
Sidoqoftë, pandemia ndikoi tek operacionet e kompanisë njëlloj si tek ekonomia globale. Esedi thotë se gjatë krizës filluan të mendonin si të shkurtonin shpenzimet që të mund të ruanin qëndrueshmërinë financiare. Shpenzimi i parë që u erdhi ndërmend ishte fatura e energjisë elektrike, por çdo investim kishte kosto dhe nuk dukej shumë praktike tentimi i investimit në një kohë të atillë.
Megjithatë, në vitin 2021, me ndihmën e projektit EU4AGRI, të financuar nga BE-ja, një ëndërr e vjetër e parealizuar e kompanisë Voćar u bë realitet, duke qenë se arritën të investonin për një sistem panelesh diellore që u dha mundësinë të plotësonin rreth 65% të nevojave totale të energjisë elektrike. “Po të kishim instaluar vetë një sistem panelesh diellore, do të kishim një barrë shumë të madhe financiare mbi supe. Mbështetja nga Bashkimi Evropian ishte vërtet thelbësore: na dha shtysën që na nevojitej për të vazhduar me planifikimin e punës tonë dhe zhvillimit afatgjatë,” thotë Esedi.
“Produktet tona prodhohen me ndihmën e energjisë së gjelbër dhe për këtë jemi shumë krenarë.”
Lidhur me projektin
Projekti EU4AGRI është një nismë katër-vjeçare (2020-2024) që synon modernizimin e sektorit agro-ushqimor, hapjen e vendeve të reja të punës bashkë me ruajtjen e vendeve aktuale dhe mbështetjen e rimëkëmbjes nga kriza e COVID-19-ës në Bosnjë dhe Hercegovinë. Vlera totale e projektit të financuar nga BE-ja është mbi 20.25 milion euro dhe është vënë në zbatim me bashkëpunimin dhe bashkë- financimin e Agjencisë Çeke të Zhvillimit dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në BH.
Deri më tani, projekti EU4AGRI ka mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet e BH-së me 45 investime me vlerë rreth 5,5 milion euro, mbi 3,2 milion euro prej të cilave u financuan nga Bashkimi Evropian.
“U vendosën panele diellore në çatitë e godinave tona të prodhimit dhe magazinave, që ishin ideale për shkak tëvendndodhjes dhe formës së çative,” shpjegon Esedi. “Centrali ynë fotovoltaik zë një hapësirë prej 1000 m2 dhe prodhon 150 KW energji elektrike, gjë që na jep shumë dorë për pavarësinë tonë energjitike. Shpenzimet e ngritjes së centralit fotovoltaik arrinin rreth 83,000 euro, nga të cilat 54,000 euro u mundësuan nga projekti EU4AGRI dhe 29,000 euro nga Voćar-i.
Një vlerë tjetër e këtij projekti ishte reduktimi i emetimit të dioksidit të karbonit (CO2) me rreth 76%, duke ulur kështu edhe ndikimin negativ në mjedis. Siç thotë Esedi, “Produktet tona prodhohen me ndihmën e energjisë së gjelbër dhe për këtë jemi shumë krenarë.”
Rezultatet e deritanishme e kanë nxitur Voćar-in të plotësojë nevojat e energjisë elektrike ekskluzivisht nga burimet e ripërtërishme edhe në të ardhmen. Esedi shpjegon, “Kemi edhe çati të tjera të pashfrytëzura që plotësojnë kriteret për instalimin e një centrali fotovoltaik dhe duam të arrijmë 100%pavarësi energjitike. Në këtë mënyrë, do të mund të kontribuojmë edhe më tepër për mbrojtjen mjedisore”.
Krahu robotik që arrin mirë-ushqyerjen e peshqve
Bogdan dhe Goran Maksimović janë vëllezër nga Nikshiqi, në Malin e Zi. Më i riu, Bogdani, është ekspert IT-je, ndërkohë që vëllai i tij më i madh, Gorani, është elektricist dhe peshkatar i apasionuar pas punës së tij. Në momentin që bashkuan forcat, ata krijuan një ushqyes peshku modern. “Procesi i sotëm i ushqyerjes së peshkut është paksa i vjetruar, njëlloj siç ka qenë 50 vite më parë. Njerëzit nuk dinë as sa peshq kanë në pellg, e jo më për sa ushqim kanë nevojë, prandaj ndërtuam një sistem, i cili ndihmon për kursimin e ushqimit dhe, rrjedhimisht, edhe të parave,” thotë Gorani.
Gorani shpjegon më tej se, kur nuk ke dijeni se sa ushqim u nevojitet peshqve, mund të shkaktosh probleme të tjera. Për shembull, ushqimi i tepërt mund të ndotë ujin dhe të shkaktojë ngordhjen e peshqve. “Tanimë, të gjitha këto probleme janë zgjidhur,” thotë Gorani. Pajisja e ushqyerjes së peshqve, të cilën ai e modeloi me vëllain e tij, mund të përdoret për të programuar dhe monitoruar sasinë e ushqimit që u jepet peshqve. Bazuar mbi këtë informacion, pajisja mund të llogarisë edhe sasinë e ushqimit që u nevojitet në ditë. Makineria punon me panele diellore, prandaj kursen energji, është e lëvizshme dhe mund të përdoret në pellgje në vende të largëta, si malësitë.
“Na u desh të prezantonim dhe shpjegonim nga fillimi koncepte të tilla si risia, start-up-et dhe teknologjia. Gjithsesi, arritëm të krijonim një lloj epiqendre për energjinë pozitive, idetë, projektet e aftësitë dhe jemi shumë të kënaqur nga kjo.”
Një vend për risi
Pajisja për ushqyerjen e peshkut u krijua dhe u testua në Qendrën Tehnopolis për Risi dhe Sipërmarrje në Nikshiq, qendër për zhvillimin e kompanive start-up dhe sipërmarrjes. Kohët e fundit, projekti i financuar nga BE-ja me titullin “Të përmirësojmë infrastrukturën për kërkimet dhe risinë, që mund të përdoren për të nxitur zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM-të)” e përkrahu Tehnopolis-in, duke ngritur një laborator të ri modelimi industrial, një laborator bioteknologjik dhe një qendër të dhënash. Modeli 3D për ushqyesin e peshqve u krijua në laboratorin e modelimit industrial, i cili është i pajisur me printerët më modernë 3D, makineri CNC dhe një krah robotik.
Đorđije Brkuljan-i drejton Qendrën për Aktivitetet e Programit, Kërkimet dhe Zhvillimin në Tehnopolis, e cila u themelua në vitin 2014 nga qeveria e Malit të Zi, si një kompani jofitimprurëse me përgjegjësi të limituar, e zotëruar nga qeveria. Đorđije shpjegon se fillimi ishte shumë i vështirë për shkak të vendosjes në Nikshiq, ku nuk kishte pasur asnjë lloj aktiviteti në lidhje me teknologjinë para nisjes së Tehnopolis-it. “Na u desh të prezantonim dhe shpjegonim nga fillimi koncepte të tilla si risia, start-up-et dhe teknologjia. Gjithsesi, arritëm të krijonim një lloj epiqendre për energjinë pozitive, idetë, projektet e aftësitë dhe jemi shumë të kënaqur nga kjo,” thotë Đorđije.
Đorđije shpjegon se grupi i synuar është shumë i gjerë dhe përfshin fëmijë të vegjël, të rritur të moshës së mesme dhe të vonë, nxënës, start-up-e, sipërmarrës, ekipe zhvillimi, ndërmarrje mikro, të vogla, e të mesme, prodhues bujqësorë, institucione, investitorë, partnerë vendas dhe rajonalë, e të tjerë.
“Aktualisht, qendrën e të dhënave, laboratorin bioteknologjik dhe laboratorin e modelimit industrial në qendrën tonë e përdorin rreth 40 novatorë. Të gjitha këto janë të financuara nga BE-ja.”
Lidhur me projektin
Projekti “Të përmirësojmë infrastrukturën për kërkimet dhe risinë, që mund të përdoren për të nxitur zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM-të), i financuar nga BE-ja, mbështeti Tehnopolis-in me rritjen e kapacitetit të infrastrukturës së laboratorit biokimik, laboratorit për modelim industrial dhe qendrën e të dhënave. Si rezultat, projekti arriti të krijojë një platformë inovative për të mbështetur shërbimet dhe produktet e reja në Malin e Zi, si dhe për të nxitur konkurrencën e NVM-ve aktuale, duke ndihmuar njëkohësisht edhe me zhvillimin e NVM-ve krejtësisht të reja me orientim teknologjik. Buxheti total i projektit arrin 818,000 euro.
Deri më tani, Tehnopolis-i ka vënë në zbatim rreth 30 projekte, nga të cilat 16 janë akoma në proces e sipër. Mbi 90% e fondeve për këtë projekt janë mundësuar nga BE-ja, e cila e ka mbështetur Tehnopolis-in me rreth 4 milion euro nëpërmjet programeve të ndryshme gjatë këtyre pesë viteve të fundit. “Aktualisht, qendrën e të dhënave, laboratorin bioteknologjik dhe laboratorin e modelimit industrial në qendrën tonë e përdorin rreth 40 novatorë. Të gjitha këto janë të financuara nga BE-ja,” thotë Đorđije.
“Ne po zhvillojmë edhe burimet tona njerëzore, për t’u siguruar që të kemi njerëz me aftësitë e duhura për të punuar me këto pajisje. Kjo do të thotë se, në të ardhmen e afërt, do të jemi në gjendje t’u ofrojmë përkrahje edhe më të madhe fermerëve, novatorëve dhe NVM-ve që duan të përmirësojnë procesin e tyre të prodhimit dhe të konkurrojnë në treg,” përfundon ai.
Zhvillohet java e dytë e Open Days për YEA-të në Ballkanin Perëndimor
Edhe javën e kaluar u zhvilluan disa Open Days për promovimin e thirrjes së re për Young European Ambassadors (YEA), ku YEA-të prezantuan rrjetin e tyre në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.
Më 9 qershor, YEA-të nga Bosnja dhe Hercegovina organizuan YEA Open Days në Europe House në Sarajevë. Nëpërmjet një bashkëpunimi të suksesshëm me Delegacionin e BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë, eventi përfshiu prezantimin e YEA-ve, kremtimin e 35 vjetorit të programit Erasmus, por edhe një diskutim të gjallë me Ambasadorin Johann Sattler. Për më tepër, rreth 50 të rinj fituan çmime në provimin për YEA-të dhe kaluan bukur duke takuar miq të rinj.
Më 10 qershor, YEA-të nga Kosova organizuan ditët e hapura të YEA-ve në Europe House në Prishtinë. Me këtë rast, YEA-të dhe Delegacioni i BE-së organizuan një diskutim të hapur për Ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, YEA-të dhe të rinjtë që ishin mbledhur. Java përfundoi me Stumica and Niš Open Days, ku YEA-të u takuan me kolegët e tyre dhe i ftuan ata t’i bashkohen rrjetit duke u bërë gjenerata e tretë e YEA-ve 2022.
Platforma YEA është një rrjet krijues i aktivistëve të rinj nga i gjithë Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia). YEA-të kanë formime të ndryshme, por të gjithë ndajnë një vizion të përbashkët: bashkimin e Ballkanit Perëndimor në diversitet. Ata mësojnë për njëri-tjetrin dhe BE-në së bashku, ndjekin projekte krijuese, fitojnë aftësi të reja, lidhen përmes rrjeteve sociale dhe organizojnë veprimtari frymëzuese – gjithmonë të shtyrë nga ideja se aktivizmi tek të rinjtë është forca më e fuqishme e ndryshimit social.
Qëllimet e rrjetit përfshijnë: ndarjen e vlerave të BE-së; shtimin e ndërgjegjësimit për bashkëpunimin e BE-së me partnerët e saj të Ballkanit Perëndimor; paraqitjen e rezultateve konkrete të këtij bashkëpunimi; kontributin në dialogun politik mbi tema të ndryshme dhe shtimin e aktivizmit civil.
BE financon asistencën teknike për Projektin e Menaxhimit të Ujërave të Zeza të Durrësit në Shqipëri
Projekti i Kosovës në mesin e fituesve të European Heritage Awards 2022
Komisioni Evropian dhe Europa Nostra kanë shpallur fituesit e European Heritage Awards 2022 / Europa Nostra Awards. Çmimi vjetor i BE-së për Trashëgiminë Kulturore shpërblen 30 iniciativa dhe personalitete të shquara nga 18 vende evropiane, që përfaqësojnë zhvillimet dhe prioritetet e fundit në lidhje me politikën dhe praktikat e trashëgimisë në Evropë.
Kategoritë e çmimeve përfshijnë ruajtjen dhe ripërdorimin adaptiv, edukimin kërkimor, trajnimin dhe aftësitë, angazhimin e qytetarëve e ndërgjegjësimin dhe kampionët e trashëgimisë.Këtë vit, projekti “Lumbardhi Public Again” nga Prizreni, Kosova, ishte ndër fituesit në kategorinë e angazhimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve. “Lumbardhi Public Again” është një iniciativë për ta shpëtuar kinemanë Lumbardhi nga privatizimi dhe shkatërrimi, dhe për t’i ridhënë vendin si trashëgimi kulturore e hapur për të gjithë. Kinemaja, e përbërë nga ekranet e brendshme dhe një kinema në ajër të hapur, u ndërtua në vitet 1950 dhe gëzoi popullaritet të madh në qytetin e Prizrenit deri në fund të viteve 1980. Pas fushatave të tyre në vitin 2007 dhe 2014, organizatat e shoqërisë civile ‘DokuFest’ dhe ‘EC Ma Ndryshe’ lançuan Fondacionin Lumbardhi në vitin 2015. Gjatë shtatë viteve, fondacioni ka arritur synimet e tij kryesore. Rilindja e kinemasë në bashkëpunim me CHwB Kosovë dhe një numër partnerësh lokalë dhe ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe BE-në, përmes ndërhyrjeve emergjente dhe restaurative, ka mundësuar pothuajse 1,000 programe publike që arrijnë më shumë se 100,000 përdorues dhe vizitorë.
Programi ADRION hap një thirrje të re për universitetet, qendrat kërkimore dhe institucionet e biznesit
Programi Adriatiko-Jonian (ADRION), i cili zbatohet në zonën Adriatiko-Joniane , ka hapur një thirrje të re për universitetet dhe qendrat kërkimore, si dhe institucionet e biznesit. Qëllimi i kësaj thirrje të pestë të jashtëzakonshme për propozime është rritja e kompetencave dhe aftësive në fushat e konsideruara me rëndësi strategjike për zonën, duke hyrë në periudhën e re të programimit dhe duke mbështetur temat e qëndrueshmërisë marine/detare , mjedisore dhe sociale.
Thirrja ka në fokus temat vijuese : ekonomia blu, inovacioni social, energjia e rinovueshme dhe ekonomia qarkulluese. Ajo synon të zhvillojë masa përgatitore për aktivizimin e programeve të përbashkëta të nivelit master që do të vazhdojnë deri në vitin 2027. Projektet që përputhen me synimet e thirrjes duhet të jenë strategjike dhe do të marrin grante si pjesë e Instrument for Pre-Accession Assistance (IPA) ADRION Programme 2021-2027.
Propozimet e projekteve do të përfitojnë nga kontributi i BE-së (European Regional Development Fund and IPAII) deri në një maksimum prej 1 milion eurosh.
Shpallen në Tiranë fituesit e Regional Butterfly Innovation Award
Çmimet e Regional Butterfly Innovation iu dhanë gjashtë ideve inovative fituese nga rajoni tek një ceremoni në Tiranë më 28 qershor.
Fituesit e Regional Butterfly Innovation Awards të parë janë:
Industry Innovation Award: Orjon Rroji, Shqipëri
University Innovation Award: TiPy-AIR Universiteti i Banja Luka, Bosnje dhe Herzegovinë
Green Innovation Award: GoBeyond, Kosova
Youth Innovation Award: GuesTool, Mali i Zi
Women’s Innovation Award: WISE Group, Maqedonia e Veriut
STEM (science, mathematics, engineering and technology) Innovation Award: BIOIRC, Serbi
Të gjithë fituesit do të kenë mundësinë të promovojnë zgjidhjen e tyre përmes rrjetit të kontakteve të RCC-së dhe pranisë në media, do të marrin mbështetje teknike të mentorimit me € 5,000 dhe do të kenë shansin për të takuar investitorë të tjerë të mundshëm. Ceremonia e dhënies së çmimeve, e organizuar bashkë nga RCC-ja dhe Komisioni Evropian, u mbajt në linjat anësore të Takimit Ministror të Steering Platform on Research and Innovation and Education and Training, i organizuar nga Komisioni Evropian.
Ceremonia e dhënies së çmimeve është një moment i rëndësishëm i një procesi më të gjatë që u lançua zyrtarisht në dhjetor të vitit të kaluar gjatë Butterfly Innovation and Business Forum. Regional Butterfly Innovation Award është financuar nga Bashkimi Evropian.
BE dhe EBRD ndihmojnë SME-të e Bosnjes që të bëhen digjitale
European Bank for Reconstruction and Development (EBRD) po i jep një hua prej 5 milionë eurosh ProCredit Bank në Bosnjë dhe Hercegovinë, mbështetur nga grantet e Bashkimit Evropian (BE), në kuadër të programit të lançuar kohët e fundit Go Digital në Bosnjë dhe Hercegovinë. Të ardhurat do të përdoren për të ndihmuar firmat e vogla të investojnë në digjitalizimin e proceseve të biznesit dhe për të përmirësuar produktivitetin, efikasitetin operacional dhe qëndrueshmërinë.
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) do të mund të aplikojnë për fonde që të investojnë në hardware dhe software për projekte të transformimit digjital në fushën e komunikimeve digjitale, sigurisë së informacionit dhe IT, menaxhimit digjital të kompanisë dhe proceseve të shërbimeve digjitale të prodhimit. Qëllimi është të nxisë transformimin digjital të NVM-ve dhe t’i bëjë ato më konkurruese në tregjet e BE-së dhe në përputhje me standardet e kërkuara nga direktivat e BE-së.
Përveç huave, NVM-të do të përfitojnë nga stimujt e granteve deri në 15% të shumës totale të huasë. Këta stimuj financohen nga Bashkimi Evropian.
BE-ja ka siguruar grante prej 9 milionë euro për pagesa stimuluese, shërbime këshilluese dhe asistencë teknike për programin e përbashkët EBRD-BE Go Digital në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa EBRD-ja ka siguruar 40 milionë euro nga huatë. Programi do të shoqërohet nga aktivitetet e agjencisë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar, GIZ, i cili do të punojë me qeverinë dhe palët e interesuara për të ndihmuar në ndërtimin e një ekosistemie për digjitalizimin, automatizimin dhe inovacionin në Bosnje dhe Hercegovinë, duke përfshirë qendrat e inovacionit digjital, në përputhje me praktikat më të mira të BE-së.
Programi kontribuon drejtpërdrejt në Agjendën digjitale të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, e cila synon të mbështesë tranzicionin e sektorit privat dhe të ndihmojë bizneset të sigurojnë plotësisht përfitimet e transformimit digjital të ekonomisë.









