Skip to main content

Autor: WeBalkans

Fourth Regional Forum on Ending Violence against Women në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi

Fourth Regional Forum on Ending Violence against Women, i titulluar ndryshe “Integrated Policies, Inclusive Partnerships,” do të fillojë më 29 nëntor. Duke përfituar nga vrulli dhe përparimi i pesë viteve të fundit, do të krijojë kushtet për arritjet e vazhdueshme drejt dhënies fund të dhunës ndaj grave në rajon. Evenimenti është organizuar nga UN Women në bashkëpunim  me Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian dhe strukturat kombëtare të grave në Ballkanin Perëndimor.

 

Regional Forum është mekanizmi i vetëm i zakonshëm që mbledh grupet thelbësore të interesit në Ballkanin Perëndimor për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave (VAW). Forumi i këtij viti do të trajtojë probleme të lidhura me vendosjen e vëzhgimit të femicidit – mekanizma për monitorimin e femicidit – në nivel kombëtar dhe rajonal,  duke përfshirë edhe ekzaminimin e strategjive dhe sfidave të atyre që janë vendosur në vende të tjera në Evropë apo kudo në botë. Evenimenti, gjithashtu do të përqendrohet te fuqizimi i aleancave, rrjeteve dhe platformave në nivel rajonal dhe lokal, përparimi i bashkëpunimit ndërmjet organizatave të grave dhe ofruesve të kujdesit shëndetësor, si dhe ekzaminimi i sfidave dhe mundësive në forcimin e mekanizmave të referimit  në nivele lokale dhe kombëtare.

 

Regional Forum do të përfshijë një kombinim të seancave plenare dhe punës në grup në zonat tematike të lartpërmendura për të mundësuar diskutime të thella. Ekspertët nga rajoni dhe përtej tij do të paraqesin analiza të bazuara te faktet dhe do të udhëheqin diskutime, në mënyrë që të bien dakord për metodat dhe qëndrimet e mbajtura ndaj ndërhyrjeve të zbatimit drejt dhënies fund të VAW-së në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.

Përzgjidhen 58 projekte të reja VET pas thirrjes së parë për rritjen e kapacitetit nga ERASMUS+

Në bashkëpunim me institucionet e arsimit dhe trajnimit profesional (VET) dhe organizatat nga e gjithë bota, ndër 93 projektet e vlerësuara, janë përzgjedhur 58 projekte të reja Erasmus+ Capacity Building for Vocational Education and Training, me një shumë totale prej 21.3 milion eurosh nga financimi i BE-së. Projektet nga thirrja për “Capacity Building in Vocational Education and Training” përfshijnë organet VET të 75 shteteve nga e gjithë bota.

 

Erasmus+ nuk ka të bëjë thjesht me shkëmbimet e studentëve. Nxit bashkëpunimin ndërmjet organizatave edukative nga BE-ja dhe vendet e tjera evropiane, por edhe përtej tyre. Nismat Erasmus+ VET mbështesin njerëzit për pajisjenme kualifikimet që janë thelbësore për tregun e punës dhe që ndihmojnë me shndërrimin e të rinjve dhe të rriturve në profesionistë. Roli i tyre ngrit pozicionin e organizatave VET, në mënyrë që të mbështesin prioritetet e tjera të Erasmus+-it dhe BE-së për tranzicionin e gjelbër dhe digjitalizimin.

Investitorët evropianë mblidhen për një prezantim të mundësive dhe avantazheve të të bërit biznes në Ballkanin Perëndimor

Në Western Balkans 6 Investment Conference, në Lubjanë, Regional Cooperation Council (RCC) dhe Western Balkans 6 Chamber Investment Forum (WBCIF) mblodhi investitorë nga Austria, Kroacia, Italia dhe Sllovenia, agjencitë e promovimit të investimeve në WB, ministritë përgjegjëse për politikat dhe promovimin e investimeve, organizatat rajonale dhe institucionet financiare ndërkombëtare. Konferenca shpërndau informacion për kuadrin e investimeve, prezantoi mundësitë dhe avantazhet e të të bërit biznes në Ballkanin Perëndimor, paraqiti shembuj të investimeve të suksesshme në rajon, dhe mbështeti rrjetëzimin.  Konferenca gjithashtu prezantoi avantazhet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në krahasim me destinacionet e tjera të investimit, duke marrë parasysh zhvillimet e reja globale dhe afrimin e zinxhirëve të furnizimit.
 

Konferenca ishte pjesë e vënies në zbatim të Western Balkans Common Regional Market (CRM) Action Plan, të financuar nga Bashkimi Evropian. Më shumë informacion rreth CRM-së mund të gjendet në https://www.rcc.int/pages/143/common-regional-market.

Programi M’BASE mbështet 23 projekte të shoqërisë civile në Mal të Zi

Fituesit e fondeve nga konkursi i tretë i programit M’BASE, që është financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Centre for Civic Education, u mblodhën në Europe House për ceremoninë e nënshkrimit. Njoftimi për konkursin e tretë të programit M’BASE u dha më 13 shtator dhe deri në momentin që u mbyll më 13 tetor, ishin dorëzuar 82 aplikime për projektin. Gjithsej, 23 prej tyre do të vihen në zbatim.

Gjatë kohës që fliste për nënshkruesit, Yngve Engstroem, Head of the Cooperation Department në EU Delegation in Montenegro, e përshkroi programin M’BASE si një mundësi të mirë për organizatat e shoqërisë civile që të fitojnë akses në fondet e BE-së, të cilat do t’i ndihmojnë të rrisin kapacitetet e tyre dhe të luajnë një rol të rëndësishëm në komunitetet e tyre.

Si një program i organizatave të shoqërisë civile në Mal të Zi – nga shërbimet bazike te politikëbërësit – M’BASE është vënë në zbatim nga Centre for Civic Education në partneritet me German Friedrich Ebert Foundation, OJQ-në Centre for the Protection and Study of Birds (CZIP) dhe rrjetin e OJQ-së Politikon, dhe në bashkëpunim me Ministry of Public Administration dhe Ministry of European Affairs të qeverisë së Malit të Zi. Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministry of Public Administration.

U zgjodhën fituesit për Being Young në konkursin e fotografisë në Serbi

Argëtim, aktivitete sportive, art, luftë për një të ardhme më të mirë –të gjitha këto janë pjesë e jetës së përditshme të të rinjve në Serbi dhe  frymëzuan pjesëmarrësit e konkursit të fotografisë së këtij viti me temën “Biti mlad u Srbiji” (Të qënurit i ri në Serbi).

 

Një juri prej pesë anëtarësh përzgjodhi katër fitues nga më shumë se 1,000 fotot e dorëzuara në konkurs, i cili u organizua nga Delegation of the European Union në Serbi, National Geographic Serbia, Politikin Zabavnik, dhe Erasmus Student Network Serbia.

 

Ky është një ndër aktivitetet, me anë të të cilit EU Delegation in Serbia shënjoi vitin 2022 si European Year of Youth.

 

Në kategorinë për fotot më të mira të qytetarëve, çmimet u dhanë:

 

Vendi i parë – Miloš Krstić, Festival Euphoria (Exit Festival, Novi Sad-ë)

Vendi i dytë – Irena Ljubanović, Woman showing solidarity to another woman (Beograd)

Vendi i tretë – Jana Cekić, And, What Now? (Beograd)

 

Fotoja që fitoi çmimin e parë do të publikohet në edicionin serb të revistës National Geographic, si dhe në Politikin Zabavnik. Katër fotot fituese, si dhe 16 fotot kandidate do të paraqiten gjatë dhjetorit në EU Info Centre në Beograd, Novi Sad dhe Nish.  Fotografëve të veprave më të mira do t’u dhurohen kuponë për pajisje elektronike; fotos fituese do t’i dhurohet një kupon për blerjen e pajisjeve elektronike me vlerë 1,000 euro, çmimit të dytë një kupon me vlerë 500 euro, çmimit të tretë një kupon me vlerë 300 euro, ndërsa fotografia më e mirë e një projekti të BE-së merr një certifikatë.

TAIEX Forumi i prokurorëve diskuton krimet ndërkufitare ekonomike dhe kibernetike

Partneritetet e ngushta dhe bashkëpunimi përtej kufijve janë çelësi i zhdukjes së krimeve ndërkufitare që nga rrënjët. Ky mesazh thelbësor jehoi në programin dy-ditor në evenimentin e 22-të të TAIEX International Forum for Prosecutors on Fighting Cross-Border Organised Crime në Budva, Mal të Zi, më 8-9 nëntor 2022. Ky TAIEX Forum u organizua për herë të parë në një shtet partner.

 

Evenimenti u organizua në bashkëpunim me Supreme State Prosecutor’s Office of Montenegro, EU Agency for Criminal Justice Cooperation, Eurojust, European Public Prosecutors’ Office (EPPO) dhe Public Prosecutor General`s Office of Saxony, në Gjermani. Mblodhi së bashku më shumë se  100 prokurorë dhe përfaqësues gjyqësorë nga më shumë se 30 vende, duke përfshirë rajonet e zgjerimit dhe fqinje, shtetet anëtare të BE-së dhe agjencitë e institucionet e BE-së, si në eveniment, ashtu edhe online. Folësit trajtuan raste të  ndryshme nga më të fundit, që nga pastrimi i parave dhe hetimet e krimeve kibernetike, deri te rimëkëmbja e pasurive, ekipet e hetimit të përbashkët dhe përdorimi i dëshmive digjitale.

 

Forumi kontribuoi për fuqizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në çështjet kriminale. Së pari, u dha praktikuesve në zinxhirin e drejtësisë penale mundësinë të ndërtojnë dhe përforcojnë rrjetet e tyre profesionale. Së dyti, rriti kapacitetin institucional për të trajtuar çështjet ndërkufitare në zona kritike si skemat e pastrimit të parave dhe përdorimi i dëshmive digjitale. Së fundmi, fuqizimi i bashkëpunimit penal ndërkufitar nuk do të mjaftohet vetëm me Forumin dyditor. TAIEX do të vazhdojë të mbështesë partnerët e tij në reformat e shtetit të së drejtës, me aktivitete të synuara dhe të përshtatura enkas për ndihmën teknike.

Stacioni tjetër: e ardhmja

BE-ja mbështet përmirësimin e infrastrukturës hekurudhore malazeze

Linja e parë hekurudhore në Malin e Zi ishte një linjë hekurudhore me binarë të ngushtë nga Gabela Zelenika, që u hap në vitin 1901. Kjo linjë hekurudhore u ndërtua nga Austro-Hungaria, që qeveriste territorin e Boka Kotorska-s në atë kohë. Sistemi hekurudhor vazhdoi të përmirësohej me kalimin e dekadave, hapi më madhor për të cilat u hodh në vitet ‘70 me hapjen e linjës që lidh kryeqytetin e Serbisë, Beogradin me portin kryesor detar të Malit të Zi, Tivarin.

Kur u hap në vitin 1976, kjo hekurudhë ishte bashkëkohore, po aq moderne dhe e rehatshme sa dhe çdo rrjet tjetër hekurudhor në botë. Ishte projekti infrastrukturor më i madh dhe i kushtueshëm në ish-federatën Jugosllave dhe një ndër udhëtimet më të mrekullueshme në Evropë. Treni i parë që përshkoi itinerarin prej 167 kilometrash ishte Treni Blu, mjeti luksoz i transportit të liderit jugosllav të asaj kohe, Josip Broz Titos. Për këtë udhëtim, në tren ishin ftuar dinjitarë të huaj dhe anëtarë familjesh mbretërore, duke përfshirë këtu edhe Mbretëreshën Elizabeta II dhe ish-perandorin etiopian, Haile Selassie-n.

“Vitet e vështira të krizës lanë gjurmët e tyre te hekurudhat malazeze, duke qenë se sistemi hekurudhor ka nevojë vazhdimisht për vëzhgim dhe riparime. Kjo mirëmbajtje nuk ishte e mundur të bëhej në mënyrën e duhur gjatë krize ekonomike ku po kalonte vendi dhe shoqëria.”

Dragan Radević-i është zv/CEO-ja i “Capital investments” në Hekurudhat Malazese dhe ka punuar për kompaninë që në vitin 2004. Sidoqoftë, ai ka pasur përvojë me hekurudhat dhe i ka adhuruar ato që prej kohësh. Draganit i kujtohet si sot përvoja e tij e parë e udhëtimit me tren në vitet ‘80 – epoka e artë e hekurudhave të Malit të Zi – kur ishte vetëm pesë vjeç dhe prindërit e tij i bënë të ditur se për pushimet e verës do të shkonin me tren në bregdet. “Mbaj mend se nuk vura gjumë në sy gjithë natën nga emocionet: jo vetëm ngaqë do të shkonim në bregdet, por më shumë prej faktit që do të udhëtonim me tren. Udhëtimi me tren ishte diçka e veçantë në atë kohë, por edhe sot, më jep një ndjesi romantike e gati mistike,” thotë Dragani.

Sidoqoftë, mungesa e vazhdueshme e fondeve i shkaktoi probleme të mëdha hekurudhës në vitet ‘90. Mungesa e mirëmbajtjes i solli dëme të shumta pjesës malazeze të hekurudhës dhe një udhëtim me tren për në Beograd që dikur të merrte shtatë orë, filloi të zgjaste rreth 11 orë, sepse treni duhej të ngadalësonte shpesh, si rezultat i shinave dhe infrastrukturës së dobët. Numri i pasagjerëve u ul nga 2 milionë në vitin 1987 në 1.2 milionë në vitin 2016. Sasia e mallrave u ul nga rreth 4 milionë tonë në 1.4 milionë tonë. “Vitet e vështira të krizës lanë gjurmët e tyre te hekurudhat malazeze, duke qenë se sistemi hekurudhor ka nevojë vazhdimisht për vëzhgim dhe riparime. Kjo mirëmbajtje nuk ishte e mundur të bëhej në mënyrën e duhur gjatë krize ekonomike ku po kalonte vendi dhe shoqëria,” thotë Dragani.

Kishte nevojë për rimëkëmbje, por as kompania hekurudhore e as qeveria malazeze nuk i kishin mjetet financiare për ta mbështetur një përmirësim të tillë.

“Shpresojmë të kemi një bashkëpunim të suksesshëm me BE-në dhe European Investment Bank edhe për projekte të ardhshme.”

Lidhur me projektin

Zgjerimi i Korridorit Orient/East-Med në Ballkanin Perëndimor përgjatë Korridorit 4 është përafërsisht 580 km i gjatë dhe përshkon itinerarin nga Vršac-i (kufiri Serbi – Romani) në Beograd (Serbi) dhe më pas në Podgoricë dhe Tivar (Mal i Zi). Tivar – Vrbnica (kjo e fundit në kufirin Mal i Zi – Serbi) është seksioni më i rëndësishëm i rrjetit hekurudhor malazez, që mbulon rreth 20% të të gjithë pasagjerëve dhe rreth 60% të ngarkesave. Nëpërmjet WBIF-së dhe Instrument for Pre-Accession Assistance-it (IPA) kombëtar, BE-ja ka caktuar miliona euro për përgatitjen e paketave konkrete të investimit, si dhe për punët emergjente të restaurimit përgjatë skarpatave që rrezikohen nga rrëshqitja e dheut. Për më tepër, në kuadër të Connectivity Agenda-s, BE-ja ka caktuar më shumë se 20 milionë euro për të mbuluar 50% të shpenzimeve të lidhura me instalimin e sinjalistikës moderne dhe sistemeve të telekomunikacionit në Podgoricë dhe përreth saj, si dhe restaurimin e 29 urave prej betoni dhe 20 tuneleve.

Në vitin 2017, BE-ja mori masa. European Investment Bank (EIB) miratoi një hua prej 20 milionë eurosh për restaurimin e skarpatave, tuneleve, urave dhe sistemeve të sinjalistikës që ishin në gjendje më kritike në linjën nga Tivari në Vrbnica, në kufirin serb. Për më tepër, huaja u kombinua me një grant me vlerë 20 milionë euro, në kuadër të Connectivity Agenda të BE-së, nëpërmjet Western Balkans Investment Framework (WBIF). Kjo nënkuptonte që thuajse 90% e kostos totale prej 45 milionë eurosh të projektit do të mbulohej nga buxheti i BE-së. Projekti është pranë përfundimit dhe stafi menaxhues i kompanisë hekurudhore pret një rritje në transportin e pasagjerëve dhe mallrave si rezultat i këtij investimi. “Shpresojmë të kemi një bashkëpunim të suksesshëm me BE-në dhe European Investment Bank edhe për projekte të ardhshme,” thotë Dragani.

Teksa ky projekt po i afrohet përfundimit, Dragani shpjegon se hekurudha malazeze pritet të nisë një projekt të ri me mbështetjen e BE-së. Projekti i ri përfshin restaurimin e tuneleve & urave të tjera, zëvendësimin e shinave nga Lutovo në Bioce dhe rinovimin e tri punishteve, që të gjitha këto në korridorin Tivar-Vrbnica.

Edicioni i ri i Konferencës EU-Ballkani Perëndimor për Mediat në Shqipëri rikonfirmon rëndësinë e lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes

The new edition of the EU-Western Balkans Media Conference took place on 10-11 November 2022 in Tirana, Albania and it hosted almost 200 participants, including journalists, media professionals, civil society organisations, fact-checkers, professors and more from the Western Balkan region, the EU and its partners.  
The Conference, jointly organised by the European Commission and the European External Action Service, started with a workshop opened by Andris Kesteris, Media and Civil Society Principal Adviser at the Directorate-General for Neighbourhood and Enlargement Negotiations, who, who together with the Commission’s main partners, such as USAID and GIZ, presented the newest media assistance programmes in the Western Balkans.  
The conference officially started with Ambassador Hohmann, Head of the EU Delegation to Albania, who highlighted that free and independent media are a key pillar of democracy in forming a public sphere, shaping public opinion and holding those in power to account.  
Michela Matuella, Acting Director for the Western Balkans at the Directorate-General for Neighbourhood and Enlargement Negotiations, followed up commenting: “Freedom of expression is a core European value and a prerequisite for accession and precisely it is also at the centre of the EU’s enlargement policy.” However, she underlined that governments and relevant actors (regulatory bodies, public broadcasters and media owners) must step up their efforts too, to create an enabling environment for media freedom.  
The conference continued with several panels on key issues such as information manipulation and foreign interference, modern content production, disinformation and collaborative approaches.  
One of the highlights of the conference was the delivery of the EU Investigative Journalism Awards in the Western Balkans, during which the three top investigative journalists from the WB6 were awarded.

Të kthesh pasionin e fëmijërisë në profesion

Një projekt i financuar nga BE-ja që ndihmon të rinjtë në Kosovë të arrijnë ambiciet e tyre profesionale në sektorin e TIK-ut dhe sektorin digjital.

Detjon Qoqaj është një 21 vjeçar nga Prizreni i Kosovës dhe është një nga shumë të rinjtë që vitet e fundit e kanë konsideruar teknologjinë e informacionit si një sektor tërheqës për jetën e tyre profesionale. Vendimi për të ndërmarrë një udhëtim profesional në TIK nuk ishte një vendim teknik për Dejtonin: ai filloi si një pasion kur ai ishte vetëm 10 vjeç. Aty Dejtoni pati përvojën e tij të parë me kompjuterin që e zotëronte shoku i tij. “Është një fushë ku mund të eksplorosh pafund informacion të ri: ishte dashuri me shikim të parë,” shprehet ai. Përvoja e tij e parë në kompjuter bëri që t’i lutej prindërve që t’i blinin një kompjuter. Ata e bënë këtë dhe si rrjedhojë filloi një udhëtim emocionues për Detjonin.

“Ndonëse universiteti që unë frekuentoj është shumë i përditësuar, ata sërish nuk mund të mbajnë plotësisht ritmin me zhvillimet e shpejta në TIK. Kurset profesionale mbeten gjithmonë një mundësi e mirë për të mbyllur hendekun.”

Detjoni zhvilloi më tej aftësitë e tij në TIK dhe ato digjitale dhe kur erdhi momenti për studimet universitare, ai nuk kishte dyshime për lëndën që do të studionte. Ai i nisi studimet e tij në vitin 2020, po ishte i etur të mësonte më shumë dhe më shpejt. Si rrjedhojë ai filloi të kërkonte mundësi të tjera për të shtuar aftësitë e tij dhe u gjend përballë me një lajmërim për një projekt të financuar nga BE-ja që ofron kurse për aftësitë në TIK për të rinjtë nga Kosova. “Ndonëse universiteti që unë frekuentoj është shumë i përditësuar, ata sërish nuk mund të mbajnë plotësisht ritmin me zhvillimet e shpejta në TIK. Kurset profesionale mbeten gjithmonë një mundësi e mirë për të mbyllur hendekun,” shprehjet Detjoni.

Mbështetja e BE-së për projektin e Konkurrueshmërisë së Sektorit të TIK-ut në Kosovë u përqendrua në ofrimin e trajnimit për TIK-un, aftësitë digjitale dhe menaxhimin e biznesit duke përfshirë zhvillimin e uebit, programimin Java, sigurinë kibernetike, Python, big data, të nxënit e makinerive, menaxhimin e projektit të TI-së dhe aftësitë plotësuese. Për më tepër, projekti ka ofruar kurse trajnuese biznesi për menaxhimin dhe drejtimin në sektorin e TIK-ut. Detjoni mori pjesë në dy nga modulet e kursit: Zhvillimi i Java-ës dhe Android-it dhe zhvillimi i uebit.

“Njohuritë e përfituara nga kursi më kanë ndihmuar shumë. Për shembull, kishte disa pyetje teknike në intervistën time të punës, përgjigjet e të cilave i mësova në kurs, që patën ndikim në suksesin tim në intervistë.“

Lidhur me projektin

Mbështetja e BE-së për Konkurrueshmërinë e sektorit të TIK-ut në Kosovë, i njohur si “TIK-u për përmirësimin e Kosovës synon të përmirësojë konkurrueshmërinë e bizneseve digjitale dhe tradicionale duke mbështetur zgjerimin e sektorit të TIK-ut në Kosovë që çon në krijimin e punëve të reja”, Për më tepër, projekti synon të mbyllë hendekun në aftësitë digjitale të biznesit në mënyrë të qëndrueshme që plotëson nevojat e tregut dhe rrit eksportin e bizneseve të Kosovës në TIK si dhe të ndërtojë konkurrueshmërinë e bizneseve digjitale dhe tradicionale nëpërmjet përdorimit të TIK-ut.

Gjithashtu, projekti menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatohet nga WeGlobal në partneritet me European Projects Management Ltd dhe Prishtina REA. Ai do të zgjasë për 42 muaj, nga janari 2020 deri në korrik 2023.

Si rezultat i kësaj pune të rëndësishme, njohuritë e marra nga studimet e tij universitare dhe veçanërisht njohuritë e marra nga kurset e financuara nga projekti i BE-së, Detjoni fitoi një punë në Bottomline Technologies, një kompani që operon në më shumë se 90 vende në të gjithë botën. “Njohuritë e përfituara nga kursi më kanë ndihmuar shumë. Për shembull, kishte disa pyetje teknike në intervistën time të punë, përgjigjet e të cilave i mësova në kurs, që patën ndikim në suksesin tim në intervistë,“ shprehet ai.

Detjoni ka ambicie të mëdha për të ardhmen e tij në sektorin e TIK-ut dhe sektorin digjital. “Në të ardhmen e shoh veten si pronar të një produkti ose drejtorin ekzekutiv të një kompanie të rëndësishme TIK-u që punëson dhe krijon perspektiva pozitive për të rinjtë e tjerë,” shprehet ai.

Të afrojmë të rinjtë me kulturën dhe artin

Mjetet ndërvepruese, novatore në një program pune për të rinjtë të financuar nga BE-ja afrojnë institucionet kulturore me të rinjtë në Serbi dhe më tej.

Galeria e Matica srpska në Novi Sad, e themeluar në vitin 1847, sot përfaqëson një nga muzetë e artit më të pasur në Serbi. Koleksioni i përhershëm shfaq punimet e rëndësishme të artit nga shekulli i tetëmbëdhjetë, nëntëmbëdhjetë dhe shekulli i njëzet dhe ilustron origjinën dhe zhvillimin e artit serb të Epokës së Re, duke treguar pozicionin e kulturës kombëtare serbe në kontekstin evropian. Përveç ekspozitës së përhershme, galeria është një vend ku zhvillohen ekspozita ndërkombëtare, monografike, tematike dhe shfaqje të tjera të përkohshme. Në galeri nuk mungojnë kurrë vizitorët, megjithatë numri i të rinjve mes tyre është zhgënjyes.

Mungesa e vizitorëve të rinj nuk është diçka specifike për këtë galeri. Problemi është vënë re dhe në vende të tjera në rajon dhe përtej. Për të trajtuar problemin në një kontekst më të gjerë dhe për të afruar të rinjtë në institucionet kulturore në përgjithësi, një shoqatë OJQ-sh nga Serbia të quajtura NAPOR lançuan projektin ‘Melting Pot’ me financim nga Bashkimi Evropian. Projekti u zbatua në tre vende, Kroaci, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

“Ideja e projektit është të afrojë të rinjtë me përmbajtjet kulturore në përgjithësi, por edhe të nxisë krijimin e programeve nga institucionet kulturore për të rinjtë.”

Nedeljka Ivošević është menaxherja e komunikimit në NAPOR. Ajo shpjegon se ideja e këtij projekti është bazuar në planin strategjik të organizatës që është të afrojë institucionet dhe të punëtorët e rinj me metodologjinë e punës së të rinjve.  “Ideja e projektit është të afrojë të rinjtë me përmbajtjet kulturore në përgjithësi, por edhe të nxisë krijimin e programeve nga institucionet kulturore për të rinjtë, shprehet Nedeljka”

Fillimisht projekti zhvilloi kërkime në tre vende rreth nevojave të grupeve të ndryshme të të rinjve të lidhura me kulturën. Zbulimet e kërkimit ishin se 60% e të rinjve që morën pjesë në anketë u shprehën se kultura është një pjesë e rëndësishme e jetës së tyre, port 90% e tyre pretendojnë se institucionet nuk konsultohen kurrë me ta për sa i përket përfshirjes në planifikimin e programit, duke i dhënë atyre rolin e konsumatorëve pasivë të përmbajtjes kulturore. Arsyeja tjetër kryesore se përse ata nuk marrin pjesë rregullisht në ngjarjet kulturore është mungesa e informacionit, përmbajtja jo interesante dhe mungesa e veprimtarive kulturore nga vendet nga vijnë.

Për të dhënë shembullin e mirë e lidhjes së të rinjve me institucionet kulturore dhe për të testuar këto shembuj të mirë, projekti zhvilloi dhe zbatoi gjashtë programe kulturore: dy për vend. Programi përfshi 20 të rinj për vend dhe secili zgjati rreth 4 muaj. Për shembull, në Serbi dhe në Matica srpsk galeria zhvilloi programin e quajtur “Le të luajmë: arti dhe shprehja e lirë” që lidh pikturat në galeri me informacionin ngjitur me pikturat si detaje për artistë të tjerë të shekullit gjatë kohës kur është bërë piktura. “Qëllimi ishte që të rinjtë ta ndiejnë hapësirën në galeri si diçka që nuk është vetëm për elitat,” shprehet Nedeljka.

“Ky ishte një projekt i madh dhe kompleks i zbatuar në tre vende. Mbështetja e BE-së është thelbësore duke qenë se pa fondet nuk do të mund të zbatonim projektin.”

Lidhur me projektin

Projekti ‘Melting pot’filloi më 21 mars dhe përfundoi në shtator 2022. Projekti i zbatua në tre vende – Kroaci, Maqedoni e Veriut dhe Serbi – nëpërmjet partneritetit me NAPOR, Galerija Matice srpskeMreža mladih HrvatskePogon – Zagrebački centar za nezavisnu kulturu i mladeSojuz za mladinska rabota Skopje dhe Opstinska ustanova Muzej na grad Negotino. Projekti u financua nga Fondacioni Tempus nëpërmjet programit ERASMUS+ të Bashkimit Evropian.

Projekti zhvilloi dhe një kurrikulë arsimore për zbatimin e qasjeve joformale me qëllimin për të shtuar kapacitetet e punëtorëve të rinj dhe punëtorët kulturorë për të kuptuar qasjet dhe parimet që mbështesin zhvillimin personal dhe social të të rinjve. Broshura e tyre, “Shkrirja e novacionit në punën rinore dhe institucionet kulturore” përmban një përmbledhje të punës dhe kulturës rinore në Maqedoninë e Veriut, Serbi, Kroaci dhe vende të tjera të BE-së. Broshura jep shembuj të punës novatore dhe krijuese të të rinjve dhe liston më shumë se 50 platforma digjitale, instrumente dhe qasje.

Mbi 600 të rinj janë përfshirë drejtpërdrejt ose tërthorazi në veprimtaritë e projekti. Nedeljka shprehet se projekti pati një ndikim të rëndësishëm dhe se mbështetja e BE-së ishte thelbësore. “Ky ishte një projekt i madh dhe kompleks i zbatuar në tre vende. Mbështetja e BE-së është thelbësore duke qenë se pa fondet nuk do të mund të zbatonim projektin,” shprehet ajo.