Skip to main content

Autor: WeBalkans

Përfundimi i punimeve në burgun bashkëkohor të Kragujevac-it, në Serbi

Të martën, më 16 nëntor 2022, zyrtarë të nivelit të lartë nga Serbia, BE-ja dhe shtete të tjera donatore  morën pjesë në inaugurimin e burgut të Kragujevac-it. Kostoja totale për ambientet e reja të burgut është 40 milion euro. Punimet qenë financuar pjesërisht me një hua prej 17 milionë eurosh nga CEB-i dhe me një grant ndihme teknike prej 3 milionë eurosh nga BE-ja dhe WBIF Bilateral Donors.

 

Duke qenë një nga institucionet më moderne dhe të sigurta të vuajtjes së dënimit në Evropë, burgu i Kragujevac-it mund të strehojë deri në 500 të burgosur në 265 qeli, duke përfshirë edhe disa të ndërtuara posaçërisht për të burgosurit me aftësi të kufizuara. Kompleksi përbëhet nga 11 godina me një sipërfaqe totale prej 22,000 m, duke mundësuar hapësira për socializim, aktivitete pune, trajnime profesionale, si dhe pajisje moderne e ambiente për kujdesin shëndetësor. Burgu do të hapë vende pune për 270 njerëz.

 

Që në vitin 2009, me mbështetjen e BE-së, WBIF Bilateral Donors dhe Council of Europe Development Bank (CEB),  Serbia ka nisur një program për të modernizuar ambientet e burgjeve në përputhje me European Prison Rules. Si pjesë e programit, ka nisur dhe një projekt i WBIF-së, për ndërtimin dhe pajisjen e dy godinave  të reja të burgjeve në Pančevo dhe Kragujevac. Godina e burgut të Pančevo-s, me kapacitete për 500 të burgosur, u përfundua në vitin 2018.

BE-ja, EBRD-ja dhe donatorët ndihmojnë Gradačac-in në Bosnjë dhe Hercegovinë që të përmirësojë furnizimin me ujë

Gradačac-i është një qytet i vogël por plot gjallëri në Bosnjë dhe Hercegovinë, me rreth 40,000 banorë. Qyteti njihet për shpirtin sipërmarrës të banorëve të tij të cilët kanë krijuar shumë biznese lokale dhe për agrobiznesin, por ka hasur vështirësi me furnizimin e paqëndrueshëm dhe të pamjaftueshëm me ujë. Me mbështetjen e Bashkimit Evropian (BE), European Bank for Reconstruction and Development (EBRD) dhe donatorëve dypalësh për Western Balkans Investment Framework (WBIF), Gradačac-i tanimë e ka zgjeruar rrjetin e tij ujësjellës dhe e ka përmirësuar infrastrukturën e ujërave të zeza.

 

Me mbështetjen e BE-së, EBRD-së dhe donatorëve të tjerë, qyteti ndërtoi 100 km tubacione të reja uji, që ndihmuan për rritjen me 80% të numrit të banesave të lidhura me tubacionin kryesor të furnizimit me ujë. Projekti përfshiu edhe zëvendësimin e tubacioneve të vjetra prej azbesti në qendrën e qytetit, që konsideroheshin të pasigurta, duke e bërë kështu qytetin e parë në Bosnjë dhe Hercegovinë që ka hequr plotësisht tubacionet prej azbesti nga rrjeti i tij.

 

Investimi u financua me një hua prej 6 milionë eurosh nga ERBD-ja dhe një grant investimi prej 3.4 milionë eurosh nga Western Balkans Investment Framework dhe Suedia.

BE-ja në Kosovë i bashkohet Ministrisë së Drejtësisë në fushatën 16 Days of Activism against Gender-Based Violence

Për të ndihmuar rritjen e ndërgjegjësimit për nevojën e parandalimit dhe raportimit të çdo lloj forme të dhunës gjinore, BE-ja në Kosovë, Zvicra dhe UNDP-ja bashkuan forcat me Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës dhe OJQ-në Integra, për realizuar fushatën e këtij viti 16 Days of Activism against Gender-Based Violence.

 

Kjo fushatë globale, që nisi në vitin 1991, tradicionalisht zhvillohet nga 25 nëntori, International Day for the Elimination of Violence against Women, deri në 10 dhjetor,  International Human Rights Day, dhe trajton të gjitha format e dhunës ndaj grave, përfshirë këtu dhunën seksuale dhe në familje ndaj grave dhe vajzave.

 

Kjo fushatë do të përfshijë një numër të madh komunikimesh dhe aktivitetesh informuese në Kosovë, të koordinuara nga Ministria e Drejtësisë, të tilla si tryeza të rrumbullakëta me gjykatës, prokurorë, gra dhe vajza, vizita bashkiake, shfaqje teatrore, spote publicitare dhe mesazhesh të projektuara në godinat e qeverisë.

Këshilli bie dakord për mandatin e negocimit për udhëtimin pa viza në Kosovë

Ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së ranë sot dakord për mandatin e negocimit të Këshillit për një rregullore për udhëtimin pa viza për shtetasit e Kosovës. Bazuar te ky mandat, presidenca do të fillojë negociatat me Parlamentin Evropian.

 

Projektligjet do t’i lejonin shtetasit e Kosovës që të udhëtonin në BE pa viza, për një periudhë qëndrimi 90-ditore brenda një periudhe 180-ditore. Sipas pozicionit të Këshillit, përjashtimi nga domosdoshmëria e vizës do të vihej në zbatim që në datën e fillimit të operacionit të European Travel Information and Authorisation System (ETIAS)  dhe pavarësisht situatës, jo më vonë se 1 janari 2024.

Një ish-minierë qymyri kthehet në centralin e parë gjigand diellor në Maqedoninë e Veriut

Mbështetja e BE-së për diversifikimin e burimeve të energjisë.

Në Kičevo të Maqedonisë së Veriut ngrihet një oxhak i stërmadh e i vjetër i një termocentrali që u bën hije ferrave dhe kaçubave të luginës,. Ky termocentral me qymyrguri, i quajtur Oslomej, u ndërtua në fillim të viteve ‘80 dhe ishte krenaria e Republikës së Maqedonisë së asaj kohe. Në dekadat pasuese, centrali mori të tatëpjetën, derisa në fund mbetën vetëm disa punëtorë veteranë që largoheshin me autobus pas mbarimit të turnit. Centrali 125 MW-ësh mbahej aktiv mbi bazën e aktivitetit të reduktuar, kryesisht si alternativë në raste problemesh diku tjetër në sistem. Megjithatë, shkurrnajat në rrethinat e saj janë transformuar nëpërmjet një zhvillimi entuziazmues që do ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut të ecë përpara me vendosmëri për sa i përket dekarbonizimit.

Vendet e Ballkanit Perëndimor varen akoma kryesisht nga qymyri, veçanërisht nga linjiti. Në vitin 2016, 16 termocentrale qymyri në Ballkanin Perëndimor lëshuan po aq sulfur dioksidi sa 250 termocentrale në Bashkimin Evropian. Deri në vitin 2018, pothuajse gjysma e energjisë së Maqedonisë së Veriut vinte nga qymyri dhe vendi varej kryesisht nga lëndët e djegshme fosile. Në atë periudhë kishte dy termocentrale që punonin me linjit – REK Oslomej-i në Kičevo, REK Bitola – dhe Shkupi u shpall qyteti më i ndotur në Europë.

“Ky termocentral është shembull dekarbonizimi dhe kalimi te burimet e ripërtërishme të energjisë në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon. Ky është termocentrali i parë, i ngritur mbi rrënojat e mëparshme të një miniere qymyri në Ballkanin Perëndimor.”

Sidoqoftë, Maqedonia e Veriut ishte e gatshme t’i diversifikonte burimet e saj të energjisë dhe ta pastronte ajrin e saj dhe, tanimë, kjo ambicie po kthehet në realitet. Centrali i parë diellor në shkallë të gjerë në vend, Oslomej 1, u financua me mbështetjen e Bashkimit Evropian, donatorëve dypalësh të Western Balkans Investment Framework (WBIF) dhe European Bank for Reconstruction and Development (EBRD) dhe tashmë është i lidhur me rrjetin dhe po prodhon energji elektrike të pastër.

Godina 10 MW-ëshe u ndërtua në minierën e mëparshme të linjitit, Oslomej. EBRD-ja ofroi një hua prej 5.9 milionë eurosh dhe projekti 8.7 milionë euro përfshin një grant prej 1.6 milionë eurosh nga Western Balkans Investment Framework. “Ky termocentral është shembull dekarbonizimi dhe kalimi te burimet e ripërtërishme të energjisë në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon. Ky është termocentrali i parë, i ngritur mbi rrënojat e mëparshme të një miniere qymyri në Ballkanin Perëndimor,” thotë Aleksandar Stefanovski, inxhinier për teknologjitë e reja në Power Plants North Macedonia.

“Energjia e gjelbër e ka të ardhmen përpara. Ne shohim anën pozitive sepse duhet të sigurojë punësim të përhershëm e të sigurt për punonjësit, duke qenë se ato godina kanë jetëgjatësi nga 25 deri në 35 vite. Është një ambient shumë i rehatshëm për një person që dëshiron të shijojë sigurinë e punës derisa të arrijë moshën e pensionit.“

Lidhur me projektin

Në shkurt të vitit 2022, Komisioni Evropian shpalosi një pako investimi prej 3.2 miliardë eurosh për të mbështetur 21 projekte transporti, digjitale, klime dhe të lidhshmërisë së energjisë në Ballkanin Perëndimor. Kjo është pakoja e parë madhore e projekteve në kuadër të Planit ambicioz Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor të BE-së, të cilin Komisioni e miratoi në tetor të vitit 2020 dhe projektet janë dizenjuar për të sjellë përfitime të prekshme për të gjashtë partnerët në rajon. Centrali diellor Oslomej 1 është një ndër 21 projektet më të rëndësishme (21 flagship projects), të përzgjedhur për financimin nga BE-ja nëpërmjet WBIF-së në vitin 2022. Projekti është emëruar “Flagship 4 – Renewable energy” në Economic and Investment Plan for the Western Balkans 2021-2027, të BE-së.

Projekti planifikon të ndërtojë një central të dytë fotovoltaik, Oslomej 2-shin, si vazhdimësi e të parit. Ai do të ketë një kapacitet prej 10 megavatësh. Së bashku, dy centralet do të prodhojnë energji të mjaftueshme për 5,000 banesa në Kičevo dhe në rajon.  “Energjia e gjelbër e ka të ardhmen përpara. Ne shohim anën pozitive sepse duhet të sigurojë punësim të përhershëm e të sigurt për punonjësit, duke qenë se ato godina kanë jetëgjatësi nga 25 deri në 35 vite. Është një ambient shumë i rehatshëm për një person që dëshiron të shijojë sigurinë e punës derisa të arrijë moshën e pensionit,“ thotë Čedornir Arsovski, kreu i zhvillimit dhe investimeve në kompaninë Oslomej Energy and Mining.

Për centralet diellore në Maqedoninë e Veriut planifikohen investime të tjera. WBIF-ja tashmë e ka miratuar financimin e zgjerimit të centralit në Oslomej 2 dhe ndërtimin e një centrali të ri në Bitolë me një kapacitet total të kombinuar prej 30 MW-sh. BE-ja po e mbështet këtë investim me një grant investimi prej 5.1 milionë eurosh.

Komisioneri Várhelyi viziton Bosnjën dhe Hercegovinën për të diskutuar rreth prioriteteve të reformës së BE-së, emigrimit dhe sigurisë së energjisë.

EU Commissioner for Neighbourhood and Enlargement, Olivér Várhelyi, do të vizitojë Bosnjën dhe Hercegovinën gjatë periudhës 28-29 nëntor për të diskutuar rreth prioriteteve të reformës së BE-së dhe një bashkëpunimi më të gjerë në zona thelbësore, veçanërisht për emigrimin.

 

Pas rekomandimit të Komisionit Evropian për statusin e vendit kandidat, Komisioneri Várhelyi do të takohet në Sarajevë me anëtarët e presidencës dhe zyrtarët e Bosnjës dhe Hercegovinës për të diskutuar hapat e ardhshëm dhe reformat lidhur me rrugëtimin e vendit drejt BE-së. Komisioneri Várhelyi do të diskutojë edhe për bashkëpunimin për menaxhimin e emigrimit dhe do të marrë pjesë në një ceremoni nënshkrimi marrëveshjeje midis Ministrisë së Sigurimit dhe  International Organisation for Migration (IOM) të Bosnjës dhe Hercegovinës, për rritjen e kthimeve vullnetare dhe jo-vullnetare, të mbështetura nga Komisioni Evropian me një fond prej 500,000 eurosh.

 

Komisioneri do të hapë zyrtarisht edhe FabLab-in, një nga qendrat digjitale themelore të mbështetura nga projekti EU4DigitalSME për të nxitur konkurrencën ndërmjet sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Një kompani boshnjake kualifikohet në Kupën e Botës në Katar

Një kompani e vogël mode nga Travniku në Bosnjë dhe Hercegovinë po eksporton mallra për në Katar me ndihmën e BE-së.

Mirela Džinić-i është themeluesja dhe drejtoresha kreative e kompanisë së modës Senses nga Travniku, në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ajo thotë se anëtarët e familjes së saj, që ishin të dhënë pas rrobaqepësisë, rrënjosën tek ajo një dashuri për krijimtarinë dhe modën që në vegjëli. Sidoqoftë, për shkak të rrethanave pas luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, asaj iu desh të pranonte punën e parë që i doli përpara, që ishte një pozicion administrativ në degën lokale të një banke.  “Edhe pse dëshiroja shumë të punoja në një biznes të lidhur me modën, nuk kisha opsion tjetër. Mundësitë ishin të pakta, por pata fatin ta fitoja atë punë në bankë,” thotë ajo.

Mirela qëndroi në atë punë mbi dhjetë vjet dhe me shumë mundësi do të kishte qëndruar atje gjatë gjithë jetës sikur banka të mos kishte falimentuar dhe të ishte mbyllur. Në atë kohë ajo ishte te të tridhjetat, nënë e dy fëmijëve dhe e papunë, kështu që i duhej të gjente një zgjidhje. Me kalimin e kohës, gjeti një punë në një fabrikë tekstili, ku punoi mbi dy vjet në pozicione të ndryshme. “Ishte një botë krejt ndryshe. Punova si koordinatore projekti, modeluese, konstruktore dhe teknologe. E mbulova të gjithë ciklin, që nga ideja, e deri tek mostra, prodhimi dhe shpërndarja në seri,” thotë ajo.

“Cikli i trajnimit të ofruar nga projekti i financuar nga BE-ja, ishte vërtet kreativ dhe frymëzues dhe m’i rriti ambiciet dhe motivimin për të nisur diçka timen.”

Dy vjet më vonë, duke u ndjerë e përmbushur dhe me dëshirën për të eksploruar më shumë, teksa kuptoi që nuk kishte më asgjë më tepër për t’i dhënë asaj kompanie dhe për të mësuar, vendosi të hidhte hapin guximtar për të hapur kompaninë e saj. Përvoja praktike, motivimi dhe kreativiteti nuk kurseheshin, por Mirelës i mungonte përvoja për menaxhimin dhe ngritjen e fondeve për hapjen e një kompanie të re. Pikërisht në atë periudhë, ajo rastisi të njihej me një projekt të financuar nga BE-ja, që mbështeste start-up-et me trajnim menaxhimi dhe financim fillestar për të nxitur përpjekjet e tyre për biznes. Projekti i dha mbështetje duke e mësuar të mendonte si një sipërmarrëse dhe e trajnoi për të gjithë ciklin e biznesit, duke filluar që nga ideja fillestare e biznesit e duke vazhduar me planin e biznesit, grupet e interesit dhe planin e marketingut. “Cikli i trajnimit të ofruar nga projekti i financuar nga BE-ja, ishte vërtet kreativ dhe frymëzues dhe m’i rriti ambiciet dhe motivimin për të nisur diçka timen,” thotë Mirela.

Ajo zgjodhi të zhvillonte një ide, bazuar te moda për fëmijë, pasi sipas saj, diçka e tillë mungonte në Bosnjë dhe Hercegovinë, kështu që hapi kompaninë e saj, Senses. Së bashku me ekipin e saj, ajo krijoi një pako unike dhuratash me rroba fëmijësh, gjë që ishte diçka krejtësisht e re në treg dhe korri sukses menjëherë pas prezantimit të produktit në treg. “Ideja ishte të krijonim një markë të vogël, por me cilësi të lartë, që konkurron me markat e tjera dhe ndërkombëtare në treg. Duke përdorur lëndë të parë të cilësisë së lartë, modele dhe punëdore unike, e kemi arritur këtë,” thotë Mirela.

“Duke qenë një kompani e vogël nga Travniku, vlerësimi i një tregu si ai i Katarit, që mund të përballojë blerjen e produkteve nga cilado markë në botë, ishte një privilegj dhe kishte domethënie të madhe për ne.”

Lidhur me projektin

EU4Business është një projekt i BE-së synon të rrisë kapacitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës për fuqizim ekonomik dhe punësim duke nxitur konkurrencën dhe risinë në sektorët e  përzgjedhur. Ka një buxhet prej 16.1 milionë eurosh: 15 milionë të financuar nga Bashkimi Evropian dhe 1.1 milionë nga Republika Federale e Gjermanisë.

EU4Business është pjesë e e German Federal Ministry for Economic Cooperation and Development’s Local Development Strategies – Local Self-Government and Economic Development Programme in Bosnia and Herzegovina.

Mbështetja nga BE-ja dhe përparimi i Senses-it vazhdoi edhe pas procesit fillestar start-up. Këtë vit, BE-ja në Bosnjë dhe Hercegovinë vendosi të mbështeste disa kompani të vogla për promovimin e markave të tyre duke i lidhur me influencues online. Senses-i ishte ndër kompanitë e përzgjedhura për t’u bërë pjesë e këtij programi. Mirela u bashkua me një influencuese, një nënë e dy vajzave që ishte e gatshme të reklamonte produktet e Senses-it.

Përveç rritjes së parashikuar të pranisë së rrjeteve sociale dhe xhiros në tregun vendas, sipas fjalëve të Mirelës, ajo që ndodhi në vazhdim ishte diçka e jashtëzakonshme. Një zonjë me origjinë boshnjake që jetonte në Katar, e cila e ndiqte influencuesen, e vuri re markën dhe vendosi ta kontaktonte Mirelën për një marrëveshje biznesi. Marrëveshja solli prodhimin dhe dërgimin e ngarkesës së parë të produkteve të Senses-it në tregun ndërkombëtar. “Duke qenë një kompani e vogël nga Travniku, vlerësimi i një tregu si ai i Katarit, që mund të përballojë blerjen e produkteve nga cilado markë në botë, ishte një privilegj dhe kishte domethënie të madhe për ne,”- thotë Mirela.

Dërgesa e parë kishte rroba fëmijësh me modele me temë të lidhur me Kupën e Botës. Meqenëse ngeli shumë i kënaqur, partneri nga Katari ka porositur tashmë një dërgesë të dytë, që do të bazohet te një tematikë tjetër dhe do të dërgohet në vitin 2023.

Një thirrje e Creative Europe për projekte bashkëpunimi

Një thirrje e Creative Europe për projekte bashkëpunimi do të mbështesë projektet për kryerjen e një game të gjerë aktivitetesh dhe nismash që përfshijnë artistë dhe grupe interesi aktivë në sektorë të ndryshëm kulturorë dhe kreativë. Me një buxhet prej 60 milion eurosh, nisma do të nxisë bashkëpunimin ndërmjet organizatave aktive në fushën e kulturës, për të ngritur pozicionin e dimensionit evropian të krijimit dhe qarkullimit të veprave artistike evropiane, si dhe për të nxitur zhvillimin, eksperimentimin, shpërndarjen apo zbatimin e praktikave të reja dhe novatore.

 

Projektet evropiane të bashkëpunimit janë të hapura për të gjithë sektorët kulturorë dhe kreativë. Sidoqoftë, duke qenë se kjo nismë është pjesë  e fushës së kulturës së programit, projektet me përmbajtje ekskluzive audio-vizuale dhe/ose që janë të përbëra nga organizata nga sektori audio-vizual, nuk janë të përshtatshme për aplikim.

 

Afati i fundit për aplikime është më 23 shkurt 2023.

600,000 KM për përmirësimin e shëndetit dhe sigurisë në punë në sektorin agroushqimor të Bosnjë dhe Hercegovinë-s.

Është bërë një thirrje publike për pjesëmarrjen në programin e çmimeve të ndihmës teknike dhe granteve, si pjesë e mbështetjes së investimeve, me qëllim përmirësimin e shëndetit dhe sigurisë në punë (duke përfshirë edhe masat mbrojtëse ndaj COVID-19) në sektorin agroushqimor të Bosnje dhe Hercegovinës, si pjesë e projektitEU4BusinessRecovery, që bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe Republika Federale e Gjermanisë.
 

Duke publikuar këtë thirrje publike me vlerë 600,000 KM, Bashkimi Evropian do t’u japë mundësinë kompanive të marrin pjesë në një program që përfshin trajnim dhe ndihmë teknike e financiare në lidhje me shëndetin e sigurinë në punë. Pas pjesëmarrjes në trajnim dhe mbështetjes së ofruar nga projekti, kompanitë do të kualifikohen për mbështetje financiare në formën e investimeve që arrijnë vlerat ndërmjet  10,000 dhe 30,000 KM, që do të përdoren për të vënë në zbatim masat e rekomanduara të shëndetit dhe sigurisë në punë (duke përfshirë këtu edhe masat mbrojtëse ndaj COVID-19).

 

Kompanitë e përzgjedhura do të marrin pjesë në trajnime falas për aspektin ligjor dhe rëndësinë e zbatimit të masave të shëndetit dhe sigurisë në punë. Për më tepër, kompanive do t’u ofrohet gjithashtu ndihmë teknike, në mënyrë që të vlerësojnë gjendjen aktuale të shëndetit dhe sigurisë në punë dhe  verifikojnë kushtet në ambientet e punës dhe t’u ofrohen rekomandimet për përmirësimin e ambientit të punës.

BE-ja cakton 3.5 milion BAM për mbështetjen e prodhimit primar bujqësor

Si pjesë e projektit EU4AGRI, të financuar nga BE-ja, është bërë një thirrje publike për të mbështetur investimet në prodhimin primar bujqësor.Kjo thirrje publike jep në dispozicion 3.5 milion BAM, me një shumë granti për çdo aplikim që varion ndërmjet 15,000 BAM dhe 300,000 BAM.

 

Aplikanti duhet të sigurojë vetë  bashkëfinancim për çdo projekt individual, për një minimum prej 35% të shumës totale të shpenzimeve të pranueshme të investimit të propozuar, përveç sektorit të prodhimit të fruta-perimeve, ku bashkëfinancimi personal duhet të jetë në një minimum prej 30%.

 

Aplikantët e përshtatshëm për grante në këtë masë mbështetëse përfshijnë  sipërmarrësit e pavarur,  kooperativat dhe kompanitë. Afati i fundit për aplikime është në orën 15.00, më 31 janar 2023.