Skip to main content

Autor: WeBalkans

Rivalët e përjetshëm bashkojnë forcat kundër dhunës

Të bashkuar kundër dhunës ndaj grave – ky është slogani i fushatës globale të këtij viti për 16 ditët e aktivizmit – Orange the World. Ngjyra portokalli bashkoi basketbollistët e Crvena zvezda dhe Partizanit, që u takuan për herë të parë këtë muaj për një derbi në garën më të mirë evropiane të basketbollit – Euroleague. Kapitenët e dy skuadrave të Beogradit filmuan një video-mesazh të përbashkët: “Dhuna ndaj grave duhet të marrë fund. Është detyra jonë të mbrojmë të gjitha gratë: nënat, motrat, bashkëshortet, shoqet… Raportojeni dhunën menjëherë – nuk ka justifikime! Le t’i ndihmojmë ata që vuajnë nga dhuna. Bullisti është frikacak – le të bëhemi trima. Le t’i mbrojmë viktimat.” Lojtarëve iu bashkua trajneri i  skuadrës kombëtare serbe, Svetislav Pešić-i, si dhe trajneri i Partizanit, Željko Obradović.

 

Një në tre gra në Bashkimin Evropian dhe kudo në botë ka përjetuar dhunë fizike, seksuale, socio-ekonomike dhe/ose verbale të paktën njëherë në jetë. Diskriminimi gjinor, ngacmimi seksual dhe dhuna gjinore janë problematika të të drejtave themelore të njeriut. Këtë vit, EU Delegation in Serbia i bashkohet fushatës globale të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës gjinore (global campaign of 16 days of activism against gender-based violence) duke promovuar fuqizimin e grave dhe nëpërmjet bashkëpunimit me komunitetin më të gjerë kundër dhunës fizike, verbale dhe socio-ekonomike.

 

Gjatë kësaj fushate globale, EU Delegation in Serbia lidhi partneritet me personalitete serbe në sferat e modës, artit, sportit, letërsisë dhe kinematografisë.

Shpallen fituesit e çmimeve të lojërave online për të drejtat e njeriut në Malin e Zi

Pas një gare nëntë-ditore dhe nisjes së 6,624 lojërave, janë shpallur fituesit e lojës online, të titulluar “Human rights in the palm of your hand”. Emro Feratović nga Plava, Maša Stojanović nga Cetinje dhe Matej Stijović nga Berane fituan secili nga një pako me materiale promocionale luksoze të BE-së.

 

Loja online, e organizuar me rastin e International Human Rights Day, në bashkëpunim me kompaninë Alicorn, zgjati nga data 1 deri më 9 dhjetor. Loja përbëhej nga fusha të ndryshme, dedikuar të drejtave të njeriut, ku konkurrentët lëviznin duke hedhur zara. Bazuar te komentet e lojtarëve, duket se e shijuan me të vërtetë lojën. Të gjithë ata që grumbulluan 50 pikë ose më shumë nga 81 pikët e mundshme, u kualifikuan për një çmim – një pako me materiale promocionale luksoze të BE-së, me autografet e stilistëve vendas të modës dhe bizhuterive. Tre fituesit u zgjodhën në mënyrë të rastësishme nga databaza e konkurrentëve të kualifikuar.

 

International Human Rights Day festohet më 10 dhjetor, në nder të ditës kur u miratua Universal Declaration of Human Rights, duke njohur kështu për të parën herë në histori të drejtat e jetës, lirisë dhe sigurisë së të gjithë njerëzve.

Projekti Gjermani-BE ndihmon me zhvillimin e një sistemi të përbashkët për menaxhimin e mbetjeve në rajonin e Prishtinës

Më 12 dhjetor, si pjesë e projektit të financuar nga BE-ja dhe Gjermania, që po punojnë për të zhvilluar një sistem të përbashkët për menaxhimin e mbetjeve për rajonin e Prishtinës/Priština, kryebashkiakët e Fushë Kosovës/Kosovo, Polje, Gllogoc/Glogovac, Gračanica/Graçanicës, Obiliqit/Obilić, Podujevës/Podujevo, dhe Prishtinës/Priština nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për të nisur bashkëpunimin e tyre.

 

Në përputhje me direktivat përkatëse të BE-së dhe ligjet e Kosovës, bashkitë tanimë do të punojnë për zhvillimin e një Inter-municipal Integrated Waste Management Plan dhe një Inter-Municipal Cooperation Agreement për bashkëpunimin në sektorin e menaxhimit të mbetjeve. Zbatimi i Inter-municipal Integrated Waste Management Plan do të jetë hapi i mëtejshëm i themelimit të një sistemi të integruar për menaxhimin e mbetjeve, që filloi me projektin aktual, të financuar me 35 milionë euro nga BE-ja dhe Gjermania për ndërtimin, zgjerimin dhe rehabilitimin e landfilleve dhe stacioneve të transferimit për mbetjet e ngurta në rajon.

 

Për të mbështetur reforma të lidhura me të në sektorin e menaxhimit të mbetjeve dhe së bashku me qeverinë gjermane, BE-ja po financon projektet të vëna në zbatim nga GIZ-i për 19 milionë euro, për zhvillimin e politikave dhe legjislacionit të duhur të menaxhimit të mbetjeve, planifikimin e integruar ndërbashkiak të menaxhimit të mbetjeve, marrëveshjet e bashkëpunimit, rritjen e kapacitetit në nivel qendror dhe lokal, prezantimin e ekonomisë rrethore dhe zbatimin e projekteve të investimeve prioritare.

BE-ja nis projektin me vlerë 10 milionë euro për të fuqizuar shëndetësinë në Bosnjë dhe Hercegovinë

Më 13 dhjetor, Zyra e BE-së në BH njoftoi nisjen e një projekti me vlerë 10 milionë euro për të fuqizuar shëndetësinë parandaluese dhe parësore në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ky projekt është pjesë e mbështetjes së vazhduar të BE-së ndaj sektorit të shëndetësisë në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe do të vihet në zbatim nga Unicef-i, World Health Organisation, dhe World Bank.

 

Përgjatë katër viteve të ardhshme, projekti EU Support to Health Sector Reform në Bosnjë dhe Herzegovinë do të përqendrohet te mbështetja e reformave të shëndetit parësor dhe rritjes së kapacitetit për sektorin e shëndetësisë së BH-së. Gjithashtu, do të kontribuojë për zhvillimin e politikave për të ngritur nivelin e shërbimeve të shëndetit të fëmijëve, duke u fokusuar tek imunizimi i fëmijëve, shërbimet e zhvillimit të fëmijërisë së hershme, ushqyerja dhe shëndeti mendor.

 

Gjatë pandemisë, donatori që i ka ofruar mbështetjen më të madhe BH-së ka qenë BE-ja, duke dhuruar më shumë se 20 milionë euro për sigurimin e pajisjeve mjekësore, vaksinave dhe pajisjeve të zinxhirit të ftohtë të cilësisë së lartë për ruajtjen e vaksinave. BE-ja gjithashtu ka siguruar më shumë se 75 milionë euro për rimëkëmbjen socio-ekonomike në BH nga pasojat e pandemisë së COVID-19-ës, me qëllim fuqizimin e ekonomisë së BH-së, sigurimin e mbajtjes së punëve aktuale dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

BE-ja rrit kapacitetin e BiH Agency for Medicinal Products and Medical Medical Devices duke dhuruar pajisje IT

Si pjesë e mbështetjes së vazhduar të BE-së për shëndetësinë në Bosnjë dhe Hercegovinë, Zyra e BE-së në BH i shpërndau pajisje IT me vlerë rreth 20,000 euro BiH Agency for Medicinal Products and Medical Devices. Për punën e përditshme të Agjencisë, Bashkimi Evropian siguroi pesë PC, 11 monitorë të mëdhenj, dy printerë multifunksionalë me lazer dhe nëntë laptopë. Këto pajisje do të rrisin kapacitetin e Agjencisë, që është përgjegjëse për sigurimin e produkteve dhe pajisjeve mjekësore të sigurta e me cilësi të lartë për përdorim njerëzor dhe për ngritjen e një sistemi funksional për rregullimin e produkteve medicinale, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

 

Pajisjet e dhuruara do t’i japin një pamje më të qartë të diagramave të analizave të ndërlikuara të laboratorit dhe të numrit të madh të të dhënave, por gjithashtu do të lehtësojnë lëvizshmërinë më të madhe të punonjësve dhe vazhdimësinë e biznesit në kushte emergjente.

 

Gjatë pandemisë, donatori që i ka ofruar mbështetjen më të madhe BH-së ka qenë BE-ja, duke dhuruar më shumë se 20 milionë euro për sigurimin e pajisjeve mjekësore, vaksinave dhe pajisjeve të zinxhirit të ftohtë të cilësisë së lartë për ruajtjen e vaksinave. BE-ja gjithashtu ka siguruar më shumë se 75 milionë euro për rimëkëmbjen pas pandemisë.

Zëvendës Presidentja Pavlova zoton mbështetje nga EIB Global për krizën energjetike në Samitin BE Ballkani Perëndimor

Në Samitin BE Ballkani Perëndimor të mbajtur në Tiranë, Shqipëri, Zëvendës Presidentja e Bankës Evropianë të Investimeve (EIB) Lilyana Pavlova u zotua për mbështetje për rajonin për të përballuar nevojat urgjente afat-shkurtra që rrjedhin nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Kjo mbështetje do të vijë nga EIB Global, dega e Bankës e cila është e fokusuar në operacionet jashtë Bashkimit Evropian, në formën e projekteve të reja që planifikon të financojë në rajon për energjinë e pastër, zgjerimin e rrjeteve të energjisë elektrike dhe infrastrukturës mbajtëse, si dhe për të ndihmuar sektorin privat të zbatojë masa të eficiencës energjetike. Ajo konfirmoi se Banka është plotësisht e harmonizuar me paketën prej 1 miliard euro për mbështetje energjetike të njoftuar nga Komisioni Evropian dhe planifikon të luaj një rol kyç në zbatimin e saj.  
Përveç mbështetjes në fushën e energjisë, banka EU do të rrisë shërbimet e përziera gjithëpërfshirëse të saj të huazimit, këshillimit dhe bashkimit dhe do të vendosë më shumë ekspertë në terren për të mbështetur ndërlidhjen, tranzicionin e gjelbër dhe dixhital, arsimin dhe kujdesin shëndetësor. Promovimi i rritjes, dixhitalizimit dhe dekarbonifikimit të sektorit privat do të jetë gjithashtu një prioritet për Bankën. Për këtë qëllim, Fondi i Investimeve Evropianë (EIF), një filial i EIB Group, ka krijuar Instrumentin për Zhvillimin e Sipërmarrjeve dhe Inovacion në Ballkanin Perëndimor (WB EDIF) Garanci për Rezistencën e NMV-ve, e cila ka si qëllim të përballojë vështirësitë ekonomike duke rritur aksesin në financa për rreth 4,000 sipërmarrje të vogla dhe të mesme në rajon.

Bashkimi Evropian mundëson 10 milion euro shtesë në mbështetje të Forcave të Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës

Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi një masë ndihme me vlerë 10 milion euro e cila do të mbështesë Forcat e Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës (AFBiH). Ky vendim është pjesë e punës së BE-së për të fuqizuar më shumë angazhimin me partnerët e saj në Ballkanin Perëndimor dhe vazhduar në vazhdën e ndihmave të saj të mëparshme për AFBIH, veçanërisht në vazhdën e ndihmës së njoftuar në Nëntor 2021 me vlerë 10 milion euro për batalionin e çminimit të AFBiH, ndihmës me vlerë 6 milion euro të njoftuar në Qershor 2022 në përfitim të Task Forcës Balkan Medical (BMTF) dhe mbështetjes së vazhdueshme për EUFOR Althea të Forcave të Armatosura të BH, përfshirë edhe trajnimet.  
Ndihma e re do të financojë pajisje terreni, mjete thelbësore për inxhinierinë ushtarake dhe materiale për mbrojtje ndaj kërcënimeve kimike, biologjike, Radiologjike dhe Nukleare (CBRN). Kjo ndihmë u kërkua nga Ministria e Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës në Qershor 2022. Përmes mundësimit të pajisjeve të përshtatshme, ndihma do të mundësojë fuqizimin e kapaciteteve të brigadës mbështetëse taktike si dhe të AFBiH në tërësi.  
Ndihma e re u miratua në kuadër të Instrumentit Evropian të Paqes (EPF). EPF u krijua në Mars 2021 si një mjet për të zgjeruar mundësinë e BE-së për të dhënë siguri për qytetarët dhe partnerët e saj. I mundëson BE-së të sigurojë të gjitha llojet e pajisjeve si dhe infrastrukturë për forcat e armatosura të partnerëve të BE-së, në përputhje me ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar humanitar. Ndihma e re u miratua në përgjigje të një kërkesë të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të BH në Qershor 2022.

Programi Rajonal i Strehimit feston shpërndarjen e 10,000 shtëpive në Ballkanin Perëndimor

Programi Rajonal i Strehimit (RHP) festoi një moment të rëndësishëm në 30 Nëntor, me shpërndarjen e shtëpisë numër 10,000 për refugjatët më të prekshëm dhe personat e zhvendosur në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Rasti u shënua gjatë një ceremonie për shpërndarjen e çelësave të 40 apartamenteve të RHP të sapo ndërtuar për familjet e refugjatëve në  Vršac, Serbi. Në total, RHP synon të shpërndajë 11,400 shtëpi në të katër Shtetet Partnere të RHP-së – Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Mal i Zi, dhe Serbi deri në mesin e vitit 2023.

 

Përveç vetë përfituesve, në ceremoninë e shpërndarjes të çelësave morri pjesë Nataša Stanisavljević, Komisioner për Refugjatët dhe Migrimin i Republikës së Serbisë; Holger Schröder, Përgjegjës i Njësisë në Programet Rajonale të Ballkanit Perëndimor dhe Plani i Investimeve Ekonomik në DG NEAR si dhe morën pjesë përfaqësues të tjerë kombëtar dhe ndërkombëtar.

 

Në emër të Bashkimit Evropian – Donatori kryesor i RHP – Z. Holger Schröder përgëzoi të gjitha familjet për shtëpitë e tyre të reja, dhe reflektoi mbi rëndësinë që ka RHP si për rajonin ashtu edhe për BE. “Programi Rajonal i Strehimit simbolizon solidaritetin e BE-së ndaj familjeve të prekshme të cilat lanë pas jetët e tyre”, tha ai.

 

Vizita nga grupet e interesit RHP në Vršac ishte në vijim të një takimi të Asamblesë së Donatorëve të RHP atë mëngjes, paraprirë nga një takim i Komitetit Drejtues të RHP në Beograd në 30 Nëntor, organizuar nga Komisariati për Refugjatët dhe Migrimin i Republikës së Serbisë, drejtuar nga Bashkimi Evropian, dhe bashkë-drejtuar nga Zvicra, një tjetër donator kyç i Programit.

MADE OF US: Një aventurë e pabesueshme do të nisë në pranverën e vitit 2023

Ne në WeBalkans jemi krenarë që hapim një thirrje për aplikime drejtuar vlogerevë nga Ballkani Perëndimor të cilët duhet të bëhen pjesë e udhëtimit “Made of Us” përmes Ballkanit Perëndimor. Kjo aventurë pritet të ndodhë në pranverën e vitit 2023. Ftojmë të gjithë vlogerët e talentuar nga Ballkani Perëndimor, 21 deri në 30 vjeç, të aplikojnë në portalin e dedikuar WeBalkans.eu.

 

Vlogerët e përzgjedhur do të vizitojnë projekte të mbështetura nga BE dhe takojnë personalitete interesante dhe frymëzuese, duke ekspozuar gjithashtu peizazhin natyror, objektet dhe vendet e jashtëzakonshme si dhe trashëgiminë kulturore unike që ka Ballkani Perëndimor. Udhëtarët e përzgjedhur do të regjistrojnë eksperiencat që do të kenë duke përdorur pajisjet e tyre dhe përkthyer udhëtimin në materiale të cilësisë së lartë për media sociale dhe ueb, foto dhe video të cilat do të shpërndahen përmes kanaleve të tyre dhe të WeBalkans.

 

Udhëtimi do të jetë edhe më shumë emocionues duke qenë se gjashtë fituesit nga Ballkani Perëndimor nuk do të udhëtojnë të vetëm. Në fillim të vitit 2023, ata do të bëhen bashkë me gjashtë krijues nga BE për të udhëtuar së bashku dhe bashkëpunuar për prodhimin e materialeve. Dy grupet BE-Ballkani Perëndimor me nga gjashtë persona secili do të kenë mundësi të eksplorojnë më të mirat e Ballkanit Perëndimor, duke ia treguar me fjalët e tyre pjesës tjetër të botës në Prill-Maj 2023!

 

I ftojmë të gjithë të interesuarit të vizitojnë faqen tonë të internetit webalkans.eu për më shumë informacion për procesin e përzgjedhjes, duke përfshirë afatet dhe kushtet për pjesëmarrje. Faza e aplikimit fillon në 7 Dhjetor dhe do të jetë e hapur deri në 7 Janar 2023. “Made of US” është fushata e tretë rajonale e ndërgjegjësimit qe prezantohet nga WeBalkans, një projekt që financohet nga Bashkimi Evropian.

Samiti BE- Ballkani Perëndimor në Tiranë riafirmon perspektivën e anëtarësimit në BE të Ballkanit Perëndimor dhe partneritetin strategjik të BE-së me rajonin

Sot, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, përfaqësuesi i lartë/zëvendës presidenti Josep  Borrell Komisioneri Olivér Várhelyi, si dhe kryetarët e shteteve ose qeverive të shteteve anëtare të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor morën pjesë në  Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. Organizimi i Samitit për herë të parë në këtë rajon është shenjë e qartë e angazhimit të fortë të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe në rrugëtimin e tij drejt BE-së.

 

Liderët e BE-së riafirmuarn angazhimin e plotë dhe të padiskutueshëm ndaj perspektivës për anëtarësim në Bashkimin Evropian të Ballkanit Perëndimor . Ata kërkuan përshpejtimin e procesit të anëtarësimit bazuar në reforma të besueshme nga partnerët, kushtëzim të drejtë dhe rigoroz dhe parimin e meritave vetjake.

 

Përshkallëzimi i agresionit të Rusisë kundër Ukrainës e vendos në rrezik paqen dhe sigurinë globale. Ai thekson rëndësinë e partneritetit strategjik mes BE-së dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u shpreh: “Ky Samit i mbajtur për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor, përcjell një mesazh të qartë për angazhimin tonë,unitetin tonë, dhe partneritetintonë të fortë. Bashkimi Evropian është më i angazhuar se kurrë për një të ardhme të përbashkët. Dhe ne po shfrytëzojmë çdo mundësi që të afrojmë rajonet dhe popujt tanë. Nga trajtimi i përbashkët i krizës energjitike në hapjen e më shumë mundësive për qytetarët dhe bizneset, duke përfshirë reduktimin e tarifave të roaming-ut. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme.”

 

Për më tepër, Samiti ishte një mundësi për të rishikuar përparimin në zbatimin e pothuajse €30 miliardë për  Economic and Investment Plan i fokusuar në projekte novatore në tranzicionin e gjelbër dhe digjital, transportin e qëndrueshëm, energjinë e pastër, mbështetjen në sektorin privat dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor për të ndihmuar në mbylljen e hendekut socio-ekonomik mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Deri më tani, BE-ja ka miratuar financimin për 40 projekte novatore në transport, ndërlidhje, tranzicionin e energjisë, agjendën e gjelbër, tranzicionin digjital dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor, me mbështetje prej €1.8 miliardë nga BE-ja dhe një investim total prej €5.7 miliardë.

 

Kjo përfshin 12 projekte për investime të miratuara më 5 dhjetor, prej të cilëve 6 projekte në sektorin e energjisë janë përshpejtuar falë Energy Support Package prej €1 miliardë, e përbërë prej dy shtyllash:

  • €500 milionë në mbështetje të menjëhershme për të gjithë partnerët nga Ballkani Perëndimor për të përballuar rritjen e çmimeve të energjisë për bizneset dhe familjet e cenueshme, që është miratuar dhe do të jetë gati për disbursim në fillim të vitit 2023.
  • €500 milionë në mbështetje afatmesme nëpërmjet Western Balkans Investment Framework për të avancuar në tranzicionin e energjisë dhe sigurinë e energjisë. Paketa mbulon transferimin e Regional Energy Efficiency Programme për rinovimin me efikasitet energjitik për ndërtesat private dhe publike, gjashtë grante investimesh të reja për burimet e rinovueshme të energjisë, tre skema grantesh për tranzicionin e energjisë në sektorin privat dhe një sërë garancish për të mbështetur energjinë e rinovueshme dhe eficiencën energjitike. Pritet të mobilizohen deri në €2.5 miliardë investime në total në bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare.

Liderët dëshmuan edhe nënshkrimin e deklaratës mes përfaqësuesve të operatorëve të telekomunikacionit nga Ballkani Perëndimor dhe BE-ja për uljen e parë vullnetare të uljes së tarifave të roaming-ut, duke filluar nga tetori i vitit 2023, midis rajonit dhe BE-së që fillojnë në tetor të vitit 2023. Komisioni Evropian dhe Regional Cooperation Council lehtësuan negociatat për marrëveshjen dhe vendimet për reduktimet e mëtejshme që priten në maj të vitit 2023.

 

Së fundmi, Samiti ishte një mundësi për të diskutuar dhe zgjeruar bashkëpunimin e BE-së me rajonin në menaxhimin e migracionit, sigurinë kibernetike, arsimin dhe të rinjtë. Komisioni ka miratuar së fundmi €70 milionë financime për të ndihmuar në përmirësimin e aftësive të menaxhimit të kufiritdhe të shtojë luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkanin Perëndimor. BE-ja po përmirëson ndihmën dhe bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor për të forcuar reziliencën kibernetike në vijim të një sërë sulmesh kibernetike në shkallë të gjerë në rajon, duke përfshirë edhe nëpërmjet një programi të ri prej  €5 milionë në të gjithë rajonin i programuar të fillojë në fillim të vitit 2023. Universitetet e Ballkanit Perëndimor do të përfshihen në European Universities Initiative të Erasmus+ për përparim të barabartë me shtetet anëtare të BE-së, për të krijuar mundësi të mëtejshme për të rinjtë.