Autor: WeBalkans
Dy qytete në listën e ngushtë për t’u bërë Kryeqyteti Kulturor Evropian 2028 në një vend kandidat
BE: Statusi i Kandidatit – Mesazh i Shefit të Delegacionit të BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Përfaqësuesit Special të BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë, Ambasadorit Johann Sattler
Të nderuar shtetas të Bosnjës dhe Hercegovinës!
Jam i lumtur të ndaj me ju gëzimin që Bosnja dhe Hercegovina, ka fituar statusin e kandidatit për anëtarësim në BE!
“Të bashkuar në diversitet” është parimi udhëheqës dhe vlera thelbësore e BE-së. Bosnja dhe Hercegovina dhe BE-ja, qëndrojnë mbi të njëjtat themele; parimi “të bashkuar në diversitet” është vlera, forca dhe thesari ynë i përbashkët.
Ky vend është plot energji dhe talent. Kudo që të shkoni, do të gjeni trashëgimi kulturore dhe bukuri natyrore, arritje në art dhe sporte, risi dhe traditë, dhe mbi të gjitha një shpirt të palëkundur.
Statusi i kandidatit është një shenjë se ne besojmë në këtë vend dhe se ndajmë shpresat tuaja për një të ardhme më të mirë. Mbrojtje më e fortë e të drejtave të njeriut, më shumë besim, luftë efektive kundër korrupsionit, institucione publike funksionale, ekonomi më e fortë, kujdes shëndetësor dhe arsim më i mirë.
Është një inkurajim për të gjithë qytetarët që e dinë se rruga drejt BE-së është rruga për një Bosnjë dhe Hercegovinë më të mirë. Por është gjithashtu një mesazh për liderët politikë që të kthejnë një faqe të re dhe të zbatojnë reformat e nevojshme për t’u sjellë të mira qytetarëve dhe për ta sjellë Bosnjën dhe Hercegovinën më afër BE-së.
Ne e dimë se ka shumë sfida përpara, por momenti i ri politik është këtu. Le ta përdorim!
Ne besojmë në këtë vend. Një vend që ka qenë gjithmonë në zemër të Evropës!
Shishja Numër Katër që fitoi çmim
Goran Radević-i është një mjek me përvojë pune në katër kontinente. Ai e la atdheun e tij, Malin e Zi, në moshë të re dhe për 27 vite me radhë punoi në vende si Ishujt Kajman, Kinë, Oman, Afrikën e Jugut, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gorani gjithmonë ushqente idenë se një ditë do të kthehej në vendlindjen e tij dhe do të ndërtonte një kantinë vere. Prodhimi i verës ishte traditë në familjen e Goranit dhe dashuria e tij për prodhimin e verës filloi që para se të mbushte pesë vjeç. Gjyshi i tij nga nëna zotëronte një vresht dhe ishte ekspert për prodhimin e verës. “Mësova si të shartoja hardhitë para se të mësoja shkrim e këndim,” thotë Gorani.
Sidoqoftë, nuk ishte e lehtë të rriste vreshtin e tij, pasi për këtë nevojitej investim i madh. Megjithatë, teksa vitet kalonin, ideja u kthye në një nevojë dhe më në fund, së bashku me familjen e tij, Gorani mori vendimin e madh që të kthehej në Malin e Zi dhe të hapte kompaninë e ëndrrave të tij. Investimi financiar dhe pasioni nuk u kursyen, por kjo punë nuk do të ishte e lehtë për Goranin dhe bashkëshorten e tij.
“Pati shumë vështirësi: shishet e para u prodhuan në një garazh dhe pa asnjë lloj mbështetjeje nga ekspertët.”
Ata i mbollën hardhitë e para në vitin 2007, kurse në vitin 2009 morën të vjelat e para dhe nxorën shishen e parë. “Pati shumë sfida: shishet e para u prodhuan në një garazh dhe pa asnjë lloj mbështetjeje të duhur nga ekspertët,” thotë Gorani. Sidoqoftë, në mënyrë të mahnitshme, shija ishte e mrekullueshme dhe produkti premtonte sukses. Atë vit, Gorani arriti të dërgojë mostra të produkteve të tij fillestare në një konkurs për degustimin e verës në një restorant të mirënjohur në Manhattan. Pati shtatë konkurrues dhe shishja numër katër ishte e tyrja, kujton Gorani. “Të pestë anëtarët e jurisë, të cilët ishin pronarë resorantesh të mirënjohura, emëruan shishen numër katër si më të mirën. Besoj se ishte fati i fillestarit,” buzëqesh ai.
Në mënyrë të menjëhershme, ata filluan ta eksportonin verën e tyre në SHBA, por u përballën me disa probleme. Disa elemente – që nga cilësia e etiketës deri te cilësia e tapës së shishes – nuk i përmbushnin kriteret e standardeve ndërkombëtare dhe e kuptuan se duhet t’u kushtonin më shumë vëmendje këtyre çështjeve. Bashkëshortja e Goranit, e cila ka origjinë amerikane, mori përsipër sektorin e marketingut të kompanisë. Ata filluan të përdornin tapa shishesh me cilësi të lartë që vinin nga Franca dhe letër etikete nga Gjermania. Suksesi u bë i dukshëm, shumë shpejt, duke qenë se kompania filloi të eksportonte në Gjermani, Skandinavi, Zvicër, madje dhe Japoni.
Teksa tregu zgjerohej, në vitin 2011, Gorani dhe bashkëshortja e tij vendosën të përfshinin konsulentë profesionistë për të siguruar zgjerimin e qëndrueshëm të biznesit të tyre. Ata lidhën kontratë me një agronom dhe teknolog më se të kualifikuar, që kishte vite përvoje kombëtare dhe ndërkombëtare. Me ndihmën e të dyve, kantina e verës u kthye në një markë të mirënjohur ndërkombëtare.
“Falë mbështetjes së BE-së, munda t’i përdor paratë e planifikuara për këto investime të domosdoshme në pjesë të tjera të veprimtarisë së biznesit.”
Lidhur me projektin
Një pjesë e “Instrument for Pre-accession Assistance” (IPA) është dizenjuar për të mbështetur reformat e vendeve në proces pranimi në BE, “Instrument for Pre-accession Assistance for Rural Development” (IPARD) përqendrohet te sektorët agro-ushqimorë dhe zonat rurale të këtyre vendeve. Nëpërmjet këtij instrumenti, BE-ja u ofron përfituesve ndihmë financiare dhe teknike për ta bërë sektorin e tyre bujqësor dhe zonat e tyre rurale më të qëndrueshme, duke i përshtatur me politikat e përgjithshme bujqësore të BE-së.
Gjatë rrugëtimit të kantinës drejt suksesit, ata patën dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian. Në vitin 2018, aplikuan për programin “Instrument for Pre-accession Assistance for Rural Development” (IPARD), të financuar nga BE-ja dhe iu ofrua mbështetje për sigurimin e makinerive, si pirun, traktor, vibro-kultivues, parmendë për vreshta dhe lesa elektrike. Me rënien e biznesit gjatë pandemisë, kjo mbështetje erdhi pikërisht në kohën e duhur. “Falë mbështetjes së BE-së, munda t’i përdor paratë e planifikuara për këto investime të domosdoshme në pjesë të tjera të veprimtarisë së biznesit,” thotë Gorani.
Gorani ka katër fëmijë dhe djali i tij më i madh, Luka, po studion Teknologjinë e Verës në fakultetin bujqësor të Beogradit. “Kam 27 vite që ëndërroj për këtë kantinë vere dhe kam punuar pa u lodhur për të kursyer para për hapjen e saj. Djali im do ta trashëgojë kantinën dhe do ta vazhdojë traditën. Kjo më bën të ndihem shumë i lumtur dhe i përmbushur,” thotë Gorani.
RHP-ja shpërndan çelësat e 44 apartamenteve të sapondërtuara në Subotica, Serbi
U shpërndanë 44 çelësa apartamentesh të sapondërtuara të Regional Housing Programme (RHP) familjeve refugjate në Subotica, Serbi. Deri më sot, janë caktuar më shumë se 6,800 shtëpi për përfituesit nga e gjithë Serbia, një nga katër shtetet partnere të RHP-së.
Përveç vetë përfituesve, tek të pranishmit në ceremoninë për shpërndarjen e çelësave përfshihej edhe Nataša Stanisavljević-i, Commissioner for Refugees and Migration of the Republic of Serbia; Stevan Bakić, kryebashkiak i Subotica-s, Emanuele Giaufret, ambasador dhe Head of the European Union Delegation to the Republic of Serbia; Christian Ebner, ambasador i Austrisë në Serbi; Daniel Mohseni, Second Secretary at the German Embassy in Serbia; Ivana Jelić, Assistant Durable Solutions Officer, at the United Nations High Commissioner for Refugees (UNHCR) in Serbia, dhe Dušan Kovačević, Head of the Public Sector Projects Implementation Unit Ltd.
Në emër të Bashkimit Evropian – donatori kryesor i RHP-së – Emanuele Giaufret uroi familjet për shtëpitë e tyre të reja dhe reflektoi për rolin e BE-së dhe partnerëve të saj në sigurimin e banesave për një numër të madh familjesh refugjate. “Është kënaqësi e madhe t’u dorëzojmë çelësat 44 familjeve që tanimë do të nisin një jetë të re,” tha ai. Këto familje vuajtën goxha gjatë luftërave të viteve ’90 në Jugosllavi dhe tani, ato më në fund i kanë sytë nga e ardhmja dhe një jetë më e mirë.”
Evenimenti YEA Debate Club në World AIDS Day në Shkup
Folësit përfshinin ambasadorin e BE-së në Maqedoninë e Veriut, David Geer, mjekët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, që ndanë të gjithë me pjesëmarrësit informacion të dobishëm rreth HIV-it, SIDA-s, diagnozës, parandalimit, trajtimit, aktiviteteve studentore, projekteve për HIV-in/SIDA-n, punës sociale me njerëzit që kanë rezultuar pozitiv me HIV, sfidat, nevojat e tyre dhe masat që duhen marrë për të përmirësuar statusin e njerëzve që jetojnë me HIV/SIDA.
World AIDS Day ishte dita e parë botërore e shëndetit dhe që nga viti 1988, çdo vit më 1 dhjetor bota bashkohet në betejën për t’i dhënë fund epidemisë së SIDA-s. World AIDS Day i ofron botës mundësinë jo vetëm për të vajtuar dhe përkujtuar ata që kanë humbur jetën nga kjo sëmundje, por edhe për të rritur ndërgjegjësimin për nevojën e vazhduar për parandalimin dhe edukimin, uljen e stigmës dhe të kuptuarit më të mirë të mënyrës se si SIDA vazhdon të ndikojë te shëndeti publik në të gjithë globin.
RCC-ja organizon Second Butterfly Innovation and Business Forum në Sarajevë
Second Butterfly Innovation and Business Forum u zhvillua nga data 6-7 dhjetor në Sarajevë. Forumi u organizua nga Regional Cooperation Council (RCC), në partneritet me projektin EU4DigitalSME – Innovation and Digitalisation in Small and Medium-sized Enterprises in BiH – e zbatuar nga GIZ-i dhe Enterprise Europe Network.
Forumi i këtij viti u përqendrua te promovimi i modeleve të qëndrueshme të bashkëpunimit akademik dhe të biznesit, fuqia e Digital Innovation Hubs, startupet, partneritetet me institucionet më të larta arsimore dhe nismat inovative të jashtëzakonshme që po fitojnë popullaritet në të gjithë Evropën Juglindore. Folësit magjepsës ndanë përvojat e tyre personale transformuese, në përputhje me moton “Imagine. Innovate. Create…”
Forumi mblodhi një grup të jashtëzakonshëm të praktikantëve të inovacionit, që folën rreth mësimeve të nxjerra nga zhvillimi i ekosistemeve të inovacionit dhe bashkëpunimi i akademisë dhe biznesit. Ky aktivitet është pjesë e Common Regional Market Action Plan, dhe bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian.
Mbi 200 biznese në Maqedoninë e Veriut përmirësojnë konkurrencën me mbështetjen e BE-së dhe EBRD-së.
Më shumë se 200 ndërmarrje të vogla dhe të mesme (SME) në Maqedoninë e Veriut (North Macedonia) kanë zbatuar me sukses projektet e investimit dhe janë bërë më konkurruese falë SME Competitiveness të European Bank for Reconstruction and Development (EBRD) dhe SME Competitiveness Programme, të mbështetur nga Bashkimi Evropian (European Union) (EU).
Programi, që filloi në vitin 2019, kombinon kreditë nga EBRD-ja dhe nxitjet me grante të financuara nga BE-ja, që janë hua për bizneset e vogla në partneritet me bankat tregtare vendase. Një shumë prej 51 milionë eurosh në formën e huave iu dha bizneseve të vogla në Maqedoninë e Veriut për 316 projekte investimesh. Shumica e këtyre investimeve ishin për prodhimin, transportin, shitjen me pakicë, shërbimet dhe industrinë ushqimore dhe më shumë se 60% e tyre ishin për NVM-të, që ndodhen jashtë kryeqytetit.
NVM-ve u mundësohej aplikimi për fonde investimi për pajisje të reja dhe përditësime të pajisjeve ekzistuese, për t’i ndihmuar të rrisin produktivitetin e tyre, shkurtojnë shpenzimet operacionale, rrisin efikasitetin e energjisë dhe përmirësojnë përputhshmërinë me standardet e BE-së. Përveç huave, NVM-të përfituan nga nxitjet e granteve të financuar nga BE-ja dhe me vlerë deri në 15% të shumës totale të huasë.
Përmirësimi i aksesueshmërisë te mjetet financiare i ka ndihmuar NVM-të t’i tejkalojnë operacionet e tyre të zakonshme dhe të investojnë për t’u bërë më konkurrues në tregjet vendase dhe ato të BE-së.
SME Competitiveness Programme i ERBD-së është vënë në zbatim në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, për t’i ndihmuar të përmirësojnë aksesueshmërinë e NMV-ve lokale te mjetet financiare. Deri më tani, kanë përfituar më shumë se 850 biznese nga programi rajonal.
Donatorët dypalësh të BE-së, EBRD-së dhe WBIF-së financojnë zgjerimin e broadband-it në Serbinë rurale
Projekti Rural Broadband Rollout, i mbështetur nga BE-ja, nisi në vitin 2020 dhe i jep mundësinë Serbisë të zgjerojë rrjetin aktual prej me fibër optike në 300,000 banesa dhe 1500 shkolla/institucione publike, që ndodhen në 1,800 vendbanime të thella në zona rurale, pa akses në një rrjet broadband.
Investimet, që do të zbatohen me dy faza, do të krijojnë mundësi të reja ekonomike dhe aftësi për popullatat lokale në rajonet më pak të zhvilluara, nëpërmjet rritjes së aksesit te konektiviteti dhe trajnimi, si dhe do të çojnë përpara përfshirjen e politikës së fokusuar te konkurrenca në sektorin e telekomunikacionit.
Faza 1 e projektit po përparon dhe e ka zgjeruar tashmë rrjetin broadband në zonat rurale të Serbisë. Në dhjetor të vitit 2022, nisën punimet për lidhjen e një shkollë vendase në një fshat të Shumadijës (Serbi Qendore), me praninë e Kryeministres serbe, Ana Brnabić-it, Ministrit të Informacionit dhe Telekomunikacionit, Mihajlo Jovanović-it, ambasadores së BE-së në Serbi, Emanuele Giaufret-it, dhe Drejtorit të European Bank for Reconstruction and Development për Ballkanin Perëndimor, Matteo Colangeli-t.
Investimi mbështetet nga një grant investimi prej 34 milionë eurosh nga BE-ja, një paketë huaje prej 118 milionë eurosh nga ERBD-ja dhe një grant i ndihmës teknike prej 1.7 milionë eurosh nga donatorët dypalësh të WBIF-së.
Përzgjidhen grantmarrësit e parë për lëvizshmërinë e Culture Moves Europe
176 artistë dhe profesionistë kulturorë do të kenë mundësinë të fillojnë projektet e tyre të lëvizshmërisë kulturore duke udhëtuar drejt një shteti tjetër të Creative Europe. Grantmarrësja e parë, që udhëtoi më 23 nëntor të vitit 2022 nga Ukraina, e ka filluar tashmë në Lituani projektin e saj në lidhje me trashëgiminë kulturore. Shumë të tjerë do t’i fillojnë projektet e tyre në vitin 2022.
26 shtete të Creative Europe, veçanërisht Gjermania, Italia, Franca, Finlanda, Spanja, Belgjika dhe Ukraina dërguan aplikime të suksesshme, duke përfshirë këtu edhe një projekt virtual. Grantmarrësit përzgjodhën 29 shtete si destinacion dhe shtetet më të njohura si destinacione të lëvizshmërisë kulturore ishin Gjermania, Spanja, Islanda, Italia, Finlanda dhe Portugalia. Disa projekte do të zbatohen edhe në Ukrainë, Tunizi dhe Serbi.
Ndër 7 sektorët e pranueshëm, shumica e projekteve të përzgjedhura lidheshin me artet performuese dhe vizuale, si dhe me muzikën. Në periudhën e parë të vlerësimit nuk pati projekte të suksesshme në fushën e arkitekturës dhe u përzgjodhën vetëm disa prej tyre për përkthimin letrar. Pjesëmarrësit e 44 nga 111 projektet e përzgjedhura vendosën të udhëtojnë me mënyra udhëtimi që shfrytëzojnë energjinë e ripërtëritshme dhe kërkuan shtesë për udhëtimin e gjelbër. Ky i fundit vendoset në dispozicion të atyre që nuk udhëtojnë me avion. 25% e projekteve të përzgjedhura u dorëzuan nga grupe me deri në 5 persona.









