Skip to main content

Autor: WeBalkans

Rrugët e migrimit: Komisioni propozon plan veprimi për bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor për të trajtuar sfidat e përbashkëta.

Përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor më 6 dhjetor 2022 dhe Justice and Home Affairs Council më 8 dhjetor, Komision po prezanton një EU Action Plan dhe për Ballkanin Perëndimor . Plani i veprimit ndjek Extraordinary Justice and Home Affairs Council (Home Affairs) më 25 nëntor, kur ministritë e angazhuara për zbatimin e EU Action Plan për mesdheun qendror, propozuar nga Komision më 21 nëntor.

 

Plani i veprimit identifikon20 masa operacionale të strukturuara në 5 shtylla: (1) forcimi i menaxhimit të kufirit përgjatë rrugëve; (2) procedura të shpejta për azil dhe kapacitetet pritëse mbështetëse; (3) lufta kundër kontrabandës së emigrantëve; (4) përmirësimi i bashkëpunimit të ripranimit dhe rikthimit (5) arritjes së përafrimit të politikave për vizat. Masat janë të përqendruara në mbështetjen për veprimet nga partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe veprimeve në BE. Ato synojnë të forcojnë bashkëpunimin për migrimin dhe menaxhimin e kufirit me partnerët në Ballkanin Perëndimor duke pasur parasysh statusin e tyre unik të perspektivës së anëtarësimit në BE dhe përpjekjeve të vazhduara për t’u përafruar me rregullat e BE-së.

Efekti Maribor: përforcimi i aftësive profesionale jashtë vendit

Projekti Intervet, i financuar nga BE-ja, ndihmon me rritjen dhe krijimin e mundësive për lëvizshmërinë e të mësuarit në Ballkanin Perëndimor

Engjull Miftari është një gjimnazist 17-vjeçar nga Kosova. Ai është në vitin e fundit të shkollës profesionale “7 Shtatori” në Prishtinë. Engjulli thotë se e ka mahnitur biznesi i kateringut që në vegjëli. Ai shpjegon se arsyeja për këtë mund të jetë babai i tij: “Im atë ishte shef në një restorant për më shumë se 17 vite dhe ndonjëherë e shoqëroja për në punë; rashë në dashuri me këtë profesion,” thotë Engjulli. Duke qenë se nuk ishte e mundur të studionte kulinari në shkollë të mesme, zgjodhi të studiojë turizëm të përgjithshëm, duke përfshirë këtu menaxhimin e agjencive të turizmit dhe recepsionit dhe thotë se nuk është penduar për vendimin e tij – madje, edhe po të kishte zgjedhje më të shumta, as tani nuk do të zgjidhte shkollë tjetër profesionale.

“Përvoja e internship-it në Prishtinë ishte shumë e dobishme. Sidoqoftë, kisha ndjesinë se më nevojitej më shumë përvojë dhe larmi pune praktike.”

Engjulli ishte nxënës shumë i mirë, me nota të larta dhe lavdërime nga mësuesit e tij. Si rezultat, u caktua në një internship katër-mujor në Grand Hotel, një hotel historik në qendrën e Prishtinës. “Përvoja e internship-it në Prishtinë ishte shumë e dobishme. Sidoqoftë, kisha ndjesinë se më nevojitej më shumë përvojë dhe larmi pune praktike,” thotë Engjulli. Kjo mundësi erdhi shumë shpejt kur projekti Intervet, i financuar nga BE-ja, u bëri thirrje nxënësve të shkollave të mesme profesionale (VET) nga Kosova për internship-e ndërkombëtare.

Si nxënës i një shkolle VET, Engjulli u informua për këtë mundësi nga mësuesi tij i anglishtes dhe vendosi menjëherë të aplikonte. Ai i përmbushte kriteret sepse ishte nxënës i mirë dhe kishte njohuri të gjuhës angleze dhe u përzgjodh ndër nxënësit e rinj nga Kosova që do t’i bashkoheshin një programi internship-i një-mujor në një hotel malor në Maribor, Slloveni. “Isha shumë i emocionuar,” kujton Engjulli.

“Përvoja ime gjatë internship-it në Maribor ishte e shkëlqyer. Jo vetëm që përmirësova aftësitë e mia profesionale, por u njoha dhe me kulturën dhe zhvillova aftësitë e të folurit.”

Lidhur me projektin

Synimi i projektit Intervet Western Balkans, të financuar nga BE-ja, është të krijojë mundësi për lëvizshmërinë e të mësuarit në qendrat e trajnimit të Ballkanit Perëndimor, ndërkombëtarizimin e VET System-it dhe një kulturë të përmirësuar të lëvizshmërisë së të nxënit në fushën VET. Për t’i arritur këto, projekti po vë në zbatim aktivitete në dy nivele: nga njëra anë, lëvizshmëria e nxënësve VET dhe nga ana tjetër, rritja e kompetencave të stafit VET. Shoqëria e tyre përfshin biznese dhe shoqata arsimore, sipërmarrje të vogla dhe të mesme, qendra VET, dhoma tregtie dhe universitete nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor dhe tetë vende të BE-së, ndërkohë që Prishtina REA është partneri i projektit për shtetin e Kosovës. Pas përfundimit të tij, projekti synon të ketë vënë në zbatim 56 mobilitet PRO-type, të ketë hapur 360 vende të reja pune, 54 përvoja praktike profesionale, pjesëmarrjen e 36 mësuesve VET në shkolla verore – në Amsterdam, Bolonjë, Lion, Maribor dhe Seviljë dhe pjesëmarrjen e 72 mësuesve VET dhe menaxherëve në aktivitetet e mbajtura nga Malta College of Arts, Science & Technology (MCAST), ROC Da Vinci College (Hollandë) dhe SEPR (Francë)

Gjatë internship-it në Maribor, Engjulli i praktikoi aftësitë e tij në pozicione të ndryshme, që nga mbështetja administrative për sektorin e shërbimit të mirëmbajtjes së hotelit e deri te shërbimi i restorantit, recepsioni dhe spa-ja. Përveçse fitoi përvojë profesionale, në kohën e lirë, gjithashtu pati mundësinë të vizitonte qytetin me nxënësit e tjerë dhe të mësonte më shumë për kulturën e tij. Ata vizituan muzeun e qytetit dhe atraksionet kryesore, madje patën mundësinë të vizitonin dhe Lubjanën dhe qytetin e Gracit në Austri, që nuk ndodhet shumë larg nga Maribori.

Në përgjithësi, ishte një përvojë e mrekullueshme e të mësuarit për Engjullin dhe nxënësit e tjerë. “Përvoja ime gjatë internship-it në Marbor ishte e shkëlqyer. Jo vetëm që përmirësova aftësitë e mia profesionale, por gjithashtu mësova për kulturën dhe zhvillova aftësitë e të folurit,” thotë Engjulli.

Sarajeva, pjesë e misionit 100 Net Zero Emission Cities: Nisja e koalicionit për projekte më të gjelbra

Pas përzgjedhjes së Sarajevo Functional Urban Area, si pjesë e misionit 100 Net Zero Emission Cities, Zyra e BE-së në BH dhe në kantonin e Sarajevës ndërmori misionin Net Zero Emission Coalition më 14 dhjetor. Partnerët e Koalicionit u angazhuan në koordinimin e aktiviteteve të tyre dhe orientimin e burimeve drejt projekteve për zero emetim në Sarajevë.

 

Prezantimi i koalicionit, që do të përfaqësojë një ndryshim themelor në mënyrën se si shpenzohen fondet, është një mundësi për ta lidhur financimin me objektivat e një ambienti më të pastër, veçanërisht në zonat e ndotura urbane si Sarajeva.

 

Pas përzgjedhjes së Sarajevo Functional Urban Area ndër “100 cities”, duhet të zhvillohet një Net Zero Action Plan dhjetë vjeçar, duke përfshirë këtu një plan për neutralitetin e klimës që të përfshijë të gjithë sektorët, si energjetikën, godinat, menaxhimin e mbetjeve dhe transportin, së bashku me plane të ngjashme investimi. Te ky proces do të përfshihen qytetarët, organizatat kërkimore dhe sektori privat. Net Zero Emission Coalition do të mblidhet rregullisht për takime praktike pune, që do të jenë një mundësi për të koordinuar aktivitetet dhe për të ndarë me të tjerët praktikat më të mira.

RHP-ja u jep çelësat e apartamenteve të sapondërtuara 25 familjeve refugjate në Serbi

Ndonëse 2022-s po i vjen fundi, Regional Housing Programme (RHP) nuk po e ul aspak ritmin e kativiteteve, pasi 25 familje të tjera refugjate dhe të zhvendosura morën çelësat e apartamenteve të sapondërtuara të RHP-së në Šid dhe Lučani të Serbisë, më 15 dhe 16 dhjetor. Në ceremoninë e parë që shënoi shpërndarjen e çelësave për dhjetë familje në bashkinë e Šid-it më 15 dhjetor, morën pjesë ndër të tjerë Svetlana Velimirović-i, Deputy Commissioner for Refugees and Migration of the Republic of Serbia; Zoran Semenović-i, kryetar i bashkisë së Šid-it; Mirjana Maksimović-i, Programme Manager at the European Union Delegation to Serbia;  Ružica Banda, National Human Rights Officer at the OSCE Mission to Serbia, dhe Jovan Lazarov, Deputy Director of the Public Sector Projects Implementation Unit Ltd., ndër të tjerë.

 

Në emër të Bashkimit Evropian, donatori kryesor i RHP-së, Mirjana Maksimović-i uroi familjet për shtëpitë e tyre të reja dhe theksoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit vulnerabël nga pikëpamja sociale. “Më bëhet qejfi që tashmë do të kemi mundësinë të hapim dyert e më shumë apratamenteve para se ky program të mbyllet vitin e ardhshëm,” tha ajo.

 

Festimet vazhduan të nesërmen në Lučani, ku iu dhanë shtëpi të reja 15 familjeve të tjera që përfitojnë nga RHP-ja. Në emër të familjeve refugjate të pranishme, përfituesi i RHP-së, Radoslav Mirković-i nga Lučani përfitoi nga rasti për të falenderuar të gjithë donatorët dhe palët e interesit.

Grante nga BE-ja në shumën 263 milionë euro për 7 projekte në Serbi

Së fundmi, Bashkimi Evropian prezantoi një paketë të re për energjetikën në mbështetje të Ballkanit Perëndimor, nga e cila do të përfitojë veçanërisht Serbia. Planet janë të larmishme, dDuke filluar që nga mbështetja për familjet dhe bizneset vulnerabël për të zbutur rritjen e çmimeve të energjisë, e deri te hidrocentrali dhe centrali i ri eolik, dhe do të konkretizohen së shpejti në Serbi dhe në rajon.

 

Serbia dhe BE-ja kanë rënë dakord për një paketë me shtatë projekte të reja për energjetikën, mjedisin dhe infrastrukturën e transportit. Ky është investimi më i madh i BE-së në Serbi përekonominë e gjelbër. Operation Board of the EU dhe Western Balkan Investment Framework i tij, bashkëfinancuar nga shtetet anëtare, miratuan grantet e BE-së me vlerë 263 milionë euro për shtatë projekte në Serbi. Grantet e miratuara nga BE-ja plotësojnë financimin e huave nga European Investment Bank,  European Bank for Reconstruction and Development, dhe German Kreditanstalt für Wiederaufbau (KfW), si dhe kontributet kombëtare nga Serbia. Fondet janë dhënë në vijim të donacioneve të Bashkimit Evropian për të mbështetur Green Agenda for the Western Balkans dhe përmbajnë elemente  të EU’s Economic and Investment Plan.

 

Këto projekte të reja do të ndikojnë pozitivisht dhe drejtpërdrejt te cilësia e jetës në të gjithë Serbinë, duke përmirësuar konektivitetin dhe reduktuar emetimet e panevojshme dhe degradimin mjedisor. Ky investim prej 263 milionë eurosh do të mundësojë rritjen të konsiderueshme ekonomike nëpërmjetmundësive të reja për biznes dhe hapjes së vendeve të reja të punës në komunitetet vendase.

 

Më 6 dhjetor, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, prezantoi Energy Support Package for the Western Balkans në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Tiranë. Donacioni për sektorin energjetik të Serbisë është pjesë e fondeve prej 500 milionë eurosh për projektet në sektorin energjetik të Ballkanit Perëndimor, siç u njoftua në samitin e Tiranës.

Indeksi i sigurisë së gazetarëve: Mali i Zi i treti në rajon

Mali i Zi u rendit i treti në rajon në Journalists’ Safety Index, me 3.40 pikë, pas Maqedonisë së Veriut (3.95) dhe Kroacisë (3.73). Krahasuar me vitin e kaluar, renditja për Malin e Zi ka rënë ndjeshëm (zbritur nga 3.59), kryesisht për shkak të numrit rekord të sulmeve ndaj gazetarëve. Kjo u shpjegua në prezantimin e Journalist Safety Index of Montenegro for 2021, që u mbajt në Europe House, si pjesë e panelit të “The Role of Independent Media in a Democratic Society”, organizuar nga Ambasada e Republikës Çeke në Podgoricë.

 

Western Balkan Journalist Safety Index është një mekanizëm që mat dhe monitoron ndryshimet e mjedisit social dhe politik, që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë te siguria e gazetarëve dhe profesionistëve të medias gjatë ushtrimit të profesionit të tyre, dhe përbëhet nga katër njësi të veçanta që pasqyrojnë imazhin e përgjithshëm të sigurisë së gazetarëve. Mali i Zi mori vlerësimet më të dobëta në kategorinë Real Security dhe shënoi edhe rënien më të madhe në renditje për vitin 2021, nga 3.58 në 3.20. Për këtë kontribuoi kryesisht numri rekord i sulmeve, kërcënimeve dhe presioneve ndaj gazetarëve.

BE-ja në Kosovë ndihmon luftën kundër korrupsionit, duke mbështetur përpjekjet për informimin e publikut rreth Anti-Corruption Agency

Anti-Corruption Agency, mbështetur nga BE-ja në Kosovë, ka nisur një fushatë për informimin e publikut, që promovon rolin e saj në kontrollin e deklarimit të pasurive të zyrtarëve, parandalon  konfliktet e interesit dhe heton raportimet sinjalizuese. Fushata, me sloganin “for a corruption-free Kosovo”, që i bën thirrje publikut ta denoncojë korrupsionin,po ndërmerret menjëherë pas miratimit të ligjeve të reja që fuqizojnë mandatin e Agjencisë, duke i dhënë fuqi dhe detyra shtesë, përfshi këtu sanksionimin e drejtpërdrejtë të zyrtarëve dhe vlerësimin  anti-korrupsion të legjislacionit.

 

Me mbështetjen e Bashkimit Evropian në Kosovë, fushata do të përfshijë pesë video dhe një broshurë me informacion rreth mandatit të Agjencisë, mënyrat se si publiku mund ta raportojë korrupsionin, si dhe gjobat e sanksionet me të cilat mund të përballen zyrtarët dhe institucionet nëse nuk respektojnë ligjin. BE-ja në Kosovë po punon me institucionet legjislative dhe ekzekutive  për të ndihmuar në përafrimin e ligjeve dhe praktikave të vendit me  ato të BE-së, si pjesë e procesit të integrimit në BE.

BIRN trajnon 30 Gazetarë në Raportimin e Angazhimit me Publikun

Nga data 5 deri më 8 nëntor, BIRN organizoi një kurs trajnimi katërditor online mbi angazhimin me publikun për 30 gazetarë nga vendet e Ballkanit dhe Vishegradi. Tridhjetë gazetarë nga dhjetë media morën trajnim për gazetarinë e angazhimit gjatë seminarit të udhëhequr nga botuesja e angazhimit të ProPublica, Ariana Tobin dhe trajnerët dhe mentorët ekspertë të BIRN-it Aleksandra Bogdani, Ana Petruseva, Gyula Csak dhe Katarina Zrinjski.  
Si pjesë e programit, mediat e përzgjedhura patën mundësinë të merrnin pjesë në trajnime dhe mentorim për të inovuar redaksitë e tyre, për të angazhuar komunitetet dhe për të zhvilluar histori hulumtuese duke përdorur mjetin B-angaged, një mjet digjital i krijuar dhe zhvilluar nga BIRN për angazhimin e audiencës. Kursi i trajnimit, i cili kombinoi aftësitë teknike dhe njohuritë editoriale, ishte hapi i parë i programit për të ndihmuar mediat të zhvillojnë historitë e tyre të angazhimit.  
Grantet për Gazetari të Angazhuar me Publikun janë pjesë e projektit Media Innovation Europe (MIE), financuar nga Komisioni Evropian. Programi menaxhohet nga Instituti Ndërkombëtar i Shtypit, Fondacioni Thomson, Fondacioni për Zhvillimin e Medias dhe BIRN dhe synon të fuqizojë organet mediatike në tranzicionin digjital, duke i pajisur ato me mjete gazetarie dhe ekspertizë në produkte dhe struktura të ndryshme biznesi për të arritur audiencat dhe për të sjellë qëndrueshmëri. 

Paketa e mbështetjes energjetike prej 1 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor

Më 6 dhjetor 2022, në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, prezantoi Paketën e Mbështetjes së Energjisë për Ballkanin Perëndimor. Ai përbëhet nga 1 miliard euro grante të BE-së për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor të përballet me pasojat e menjëhershme të krizës energjetike dhe të krijojë elasticitet në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme.

 

Gjysma e parë e paketës përbëhet nga 500 milionë euro në mbështetje buxhetore për të zbutur ndikimin ekonomik dhe social në familjet e cenueshme dhe NVM-të dhe për të mbështetur tranzicionin energjetik dhe sigurinë e rajonit. 90% e fondeve do të disbursohen që në janar 2023, ndërsa pjesa tjetër do të vijojë më vonë në vitin 2023/fillim të vitit 2024, pas zbatimit të suksesshëm të planeve kombëtare të veprimit për trajtimin e krizës energjetike nga gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor.

 

Gjysma e dytë e paketës përbëhet nga 500 milionë euro për të përparuar në diversifikimin e energjisë, prodhimin e energjisë së rinovueshme dhe ndërlidhjet e gazit dhe energjisë elektrike përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (KIBP). Paketa mbulon një ndarje prej 100 milionë eurosh për rivendosjen e Programit Rajonal të Efiçiencës së Energjisë (PREE), 170 milionë euro shtesë në grante të BE-së për përzierjen e sektorit publik dhe privat dhe deri në 230 milionë euro financim të BE-së për gjashtë skema garancie për të mbështetur sektorin e energjisë. Pjesa më e madhe e kësaj pakete financimi është miratuar tashmë nga Këshilli Operativ i KIPB-së për përzierjen më 5 dhjetor 2022 në Bruksel.

BE-ja po investon 91 milionë euro në hekurudhat e Kosovës për të ndihmuar në përmirësimin e lidhjes me Evropën

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë shënuar sot në Fushë Kosovë fillimin e punimeve të bashkëfinancuara nga BE-ja për rehabilitimin dhe modernizimin e 34 kilometrave të hekurudhës në mes të Fushë Kosovës dhe Mitrovicës.

 

Vlera totale e punimeve, të cilat do të kryhen gjatë 15 muajve të ardhshëm, kap vlerën 68 milionë euro, nga të cilat BE-ja siguron 27 milionë euro, nëpërmjet Planit të saj Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) 41 milionë euro të mbetura. “Tani po fillojmë të rehabilitojmë dhe të përmirësojmë seksionin e dytë të Linjës Hekurudhore rajonale 10 në Kosovë, e cila është pjesë e Rrjetit të Transportit Trans-Evropian (TEN-T) dhe lidh Kosovën me rajonin dhe pjesën tjetër të Evropës”, ​​tha Szunyog.

 

Linja Hekurudhore 10, e cila fillon nga Maqedonia e Veriut, kalon Kosovën dhe mbërrin në Serbi, është e gjatë 256 kilometra, 148 prej të cilave janë në Kosovë. Përmirësimi i seksionit të parë nga kufiri me Maqedoninë e Veriut në Fushë Kosovë, 66 kilometra i gjatë, ka filluar në gusht të vitit 2019 dhe pritet të përfundojë në fund të vitit 2023, ndërsa përgatitjet për përmirësimin e seksionit të tretë nga Mitrovica e tutje, janë në vazhdim.

 

Linja hekurudhore 10 ishte përgjithësisht në gjendje të keqe me kufizime të rënda strukturore që kufizonin shpejtësinë e trafikut në 60 km/h. Rehabilitimi i saj, është investimi i parë i madh në sektorin hekurudhor në Kosovë dhe përfshin ndërrimin e çelësave, shinave dhe traversave të vjetruara, si dhe rinovimin e tuneleve dhe urave.