Skip to main content

Autor: WeBalkans

Fushata „MADE OF US“ arrin sot në Maqedoninë e Veriut

„Made of Us“ – një fushatë rrugëtimi BE-Ballkani Perëndimor, e financuar nga Bashkimi Evropian dhe e sjellë për ju nga WeBalkans arrin këtë javë në Maqedoninë e Veriut.  Kjo fushatë ndërgjegjësimi synon të promovojë në imazh pozitiv të BE-së te njerëzit në Ballkanin Perëndimor, dhe e anasjellta. Protagonistët e saj janë 12 vlogerë të rinj nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor që udhëtojnë nëpër rajon në çifte. Secili çift i bën të njohura përvojat e tyre përgjatë udhëtimit duke krijuar përmbajtjet e tyre online.

 

Delegacioni i BE-së në Maqedoninë e Veriut shtroi një sillë sot për të lajmëruar nisjen e udhëtimit në Maqedoninë e Veriut. David Geer, Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, i mirëpriti vlogerët dhe i përgëzoi për kontributin që jepnin për promovimin e BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.

 

Vlogerët, Elena Vasilevska (@vasilevska_elena) nga Maqedonia e Veriut dhe Nick Van Putte (@traveltower) nga Belgjika, nisën sot rrugëtimin e tyre. Ata do të udhëtojnë për plot shtatë ditë midis datave 2-8 maj, duke shfaqur të mirat që ofron Maqedonia e Veriut, si dhe investimet e BE-së në rajon.  Ata do të vizitojnë pika të ndryshme në vend, përfshirë dhe qytetin historik të Ohrit, projektet novatore dhe bizneset turistike qe mbështeten nga BE-ja.  Midis projekteve të tjera të financuara nga BE-ja, do të vizitojnë dhe Parkun Aventura në Shkup, një projekt që u mundëson banorëve të Shkupit që të zbaviten në mënyrë aventurore, dhe kampin e skautëve në Strugë, një kamp pushimi të mirënjohur pranë qytetit të Strugës, si dhe sitin arkeologjik të Heraclae-s në Manastir, ndër më të njohurit në Maqedoninë e Veriut.

 

Fushata nisi më 18 prill dhe do të vijojë deri më 30 maj, dhe çdo javë do të përqendrohet te një nga partnerët e WB6-s. Vlogerët do të vizitojnë gjithsej 18 projekte të mbështetura nga BE-ja, do të përshkojnë 6000 km me autovetura dhe do të takojnë personalitete vendase interesante dhe frymëzuese përgjatë rrugës, ndërkohë që do të shfaqin gjithë peizazhet natyrore, vendndodhjet e jashtëzakonshme me interes për t’u vizituar dhe trashëgiminë unike kulturore të Ballkanit Perëndimor. Dymbëdhjetë vlogerët do t’i regjistrojnë përvojat e tyre nëpërmjet pajisjeve të tyre personale dhe kanaleve të medias sociale, duke e kthyer udhëtimin e tyre në përmbajtje me cilësi të lartë rrjeti dhe mediash sociale, me foto dhe video që do të shpërndahen nëpër kanalet e WeBalkans.

EDUINO: Si lindi Biblioteka më e madhe e Arsimit Digjital në Maqedoninë e Veriut

Nga zgjidhja afatshkurtër te Burimi Kombëtar: Rrugëtimi i EDUINO-s në Edukimin Digjital

Në fillimin e pandemisë COVID-19, kur shkollat u mbyllën dhe mësimi në distancë u bë i domosdoshëm, u bë e qartë se Maqedonia e Veriut nuk ishte e pajisur mirë për të përballuar kalimin nga arsimi tradicional në mësimin digjital në distancë. Nuk kishte burime të mjaftueshme digjitale për ta mbështetur këtë dhe mësuesit në përgjithësi ishin të papërgatitur për arsimin digjital. Ashtu si dhe në pjesët e tjera të rajonit, autoritetet u përballën me vështirësi për të përballuar sfidën dhe patën nevojë për ndihmë.

Organizata joqeveritare SmartUp – Social Innovation Lab, së bashku me UNICEF-in, BDE-n dhe ministritë kyç të arsimit në vend, kanë punuar për 3-4 vitet e fundit para pandemisë për të mbështetur inovacionin dhe bashkë-krijimin brenda sektorit të arsimit. Ata kishin arritur të trajnonin një grup bindës bashkëpunëtorësh dhe kishin zhvilluar disa platforma fillestare, të cilat mund t’i ristrukturonin me shpejtësi për të trajtuar këto sfida. Ata e pranuan sfidën dhe filluan të krijojnë atë që tani njihet si biblioteka më e madhe e arsimit digjital në Maqedoninë e Veriut.

“Ne në fillim prisnim të merrnim ndoshta 100 deri në 200 video mësimesh. Megjithatë, në dy ose tre ditët e para, ne kishim mbi 600 video mësimesh të dorëzuara nga mësuesit në mbarë vendin. Ishte emocionuese.”

Aleksander Lazovski, bashkëthemeluesi i SmartUp-it, ka zbuluar se organizata ka shpallur menjëherë një thirrje për mësuesit që të dorëzojnë video të shkurtra mësimesh për platformën EDUINO-s, pasi ata morën përsipër detyrën për të ofruar burime digjitale për të mbështetur mësimin në distancë në Maqedoninë e Veriut. “Ne në fillim prisnim të merrnim ndoshta 100 deri në 200 video mësimesh. Megjithatë, në dy ose tre ditët e para, ne kishim mbi 600 video mësimesh të dorëzuara nga mësuesit në mbarë vendin. Ishte emocionuese,“ u shpreh Aleksandar.

Ky sukses fillestar i bëri themeluesit të shohin potencialin e EDUINO-s si një zgjidhje kombëtare afatgjatë për arsimin digjital në Maqedoninë e Veriut. Platforma u zhvendos drejt këtij qëllimi pas periudhës së krizës, duke u kthyer në atë që themeluesit e quajnë “Portali kolektiv për zgjidhje arsimore digjitale.“ Platforma është ndërtuar mbi idenë e bashkë-krijimit dhe veprimit në komunitet, duke ofruar burime për mësuesit, prindërit dhe nxënësit në arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm.

Tani EDUINO përfshin tre seksione kryesore: EDUINO Schooling, EDUINO ECD, dhe EDUINO Laboratory. EDUINO Schooling përmban një bibliotekë video mësimesh, video udhëzuese mbi aftësitë digjitale të shekullit 21-të për edukatorët, lojëra digjitale dhe burime mësimore. EDUINO ECD ofron aktivitete të bazuara në lojëra dhe mundësi për zhvillimin profesional. Së fundi, EDUINO Laboratory është një laborator shkencor virtual 2D që ofron mësime eksperimentale rreth koncepteve shkencore dhe ndryshimeve klimatike.

“Këto seri webinar-esh të financuara nga BE-ja kanë mbështetur drejtpërdrejt zhvillimin profesional të të paktën 5000 arsimtarëvenë Maqedoninë e Veriut.”

Rreth projektit

EDUINO, platforma e Maqedonisë së Veriut për mësim digjital, nxiti një bashkësi praktikash dhe grumbulloi me sukses një sasi të madhe përmbajtjesh edukative nga mësues dhe arsimtarë anembanë vendit brenda disa javësh nga fillimi i pandemisë COVID-19.

Projekti ka arritur sukses të konsiderueshëm për sa i përket numrave dhe rezultateve. Disa arritje të dukshme përfshijnë krijimin e mbi 4500 video mësimore, të cilat kanë marrë rreth shtatë milionë shikime, si dhe zhvillimin e rreth 800 aktiviteteve të bazuara në lojëra që synojnë të ndihmojnë fëmijët e moshës 3-10 vjeç të mësojnë koncepte komplekse edukative duke përmirësuar aftësitë e tyre socio-emocionale. Projekti ka tërhequr gjithashtu mbi 25.000 anëtarë të regjistruar të komunitetit EDUINO.

Bashkimi Evropian ka njohur ndikimin dhe potencialin e EDUINO-s dhe ka mbështetur projektin duke u bërë partner. BE-ja ka financuar seritë e EDUINO Webinar, e cila ofron ngjarje interaktive për pjesëmarrësit që ndjekin leksione 60-90 minuta mbi tema novatore dhe të avancuara në fushën e arsimit përmes shembujve të praktikave të mira dhe këshillave nga praktikuesit ose ekspertët. Sipas Aleksandrit, seritë e EDUINO Webinar kanë qenë një sukses i madh, me 42 webinarë të zhvilluar gjithsej deri më tani dhe mesatarisht 1800 pjesëmarrës për çdo ngjarje. “Këto seri webinarësh të financuar nga BE-ja kanë mbështetur drejtpërdrejt zhvillimin profesional të të paktën 5000 arsimtarëve në Maqedoninë e Veriut”, shton ai.

Webinarët janë krijuar në mënyrë të tillë që t’i mundësojnë pjesëmarrësve të bëjnë pyetje dhe të konsultohen me ligjëruesit në lidhje me forma, metoda, teknika dhe instrumente të ndryshme për zbatimin e procesit të të nxënit dhe mësimdhënies në mësimdhënien moderne. Sot, seritë e EDUINO Webinar janë një nga burimet më të njohura online për përvetësimin e aftësive në fushën e arsimit dhe sipas statistikave të SmartUp-it, webinarët online më të shikuar në vend.

 

Fuqizimi i personave me aftësi të kufizuara në Mal të Zi

Nga Vlerësimet Mjekësore te Vlerësimet e Bazuara në të Drejtat: Një Epokë e Re për Vlerësimin e Aftësisë së Kufizuar në Mal të Zi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) vlerëson se afërisht 10% e popullsisë globale ka një formë të aftësisë së kufizuar. Kjo statistikë është pasqyruar edhe në Mal të Zi, ku të dhënat nga Censusi i Popullsisë, Familjeve dhe Banesave 2011 të zhvilluar nga Monstat, tregojnë se 11% e popullsisë malazeze, ekuivalente me 68,064 individë, përballet me sfida në aktivitetet përditshme për shkak të sëmundjeve kronike, aftësive të kufizuara dhe moshës. Këta individë hasin vështirësi në kryerjen e detyrave të kryesore të përditshmërisë  ose në pjesëmarrjen në aktivitete të ndryshme. Pikërisht gjatë këtij censusi u mblodhën për herë të parë të dhënat për praninë e vështirësive të tilla në kryerjen e aktiviteteve të përditshme.

Procesi i vlerësimit dhe përcaktimit të aftësisë së kufizuar është një procedurë zyrtare e nevojshme për të përcaktuar pranueshmërinë për shërbime, produkte apo përfitime. Ai shërben si porta përmes së cilës duhet të kalojnë individët që kërkojnë mbështetje, publike apo private qoftë ajo, në lidhje me aftësinë e kufizuar. Në Mal të Zi, sistemi i vlerësimit dhe përcaktimit të aftësisë së kufizuar është karakterizuar nga kompleksiteti, decentralizimi, mungesa e koordinimit dhe mbështetja në një model mjekësor të vjetërsuar. Për të adresuar këtë çështje, United Nations Development Programme (UNDP) po bashkëpunon me autoritetet malazeze dhe po merr mbështetje nga Bashkimi Evropian për të sjellë ndryshime pozitive në këtë fushë.

“Më pëlqen të punoj me makina. Ne krijojmë kuti, shporta dhe magnete. I presim dhe i montojmë. Është një mjedis i këndshëm për të punuar; ndihem si në shtëpi.“

Ismar Ramović, një punëtor i zellshëm dhe i gëzuar nga Tuzi është punonjësi që çdo punëdhënës do ta donte ta kishte në ekipin e tij, siç e përshkruan Nebojša Milikić, punëdhënës i tij. Pasi përfundoi shkollimin, Ismari priti me durim gati për tre vite para se të gjente punë. Sot, ai është një nga dhjetë individët me aftësi të kufizuara që punon për kompaninë, ku ai është i specializuar në prodhimin e suvenireve. “Më pëlqen të punoj me makina. Ne krijojmë kuti, shporta dhe magnete. I presim dhe i montojmë. Është një mjedis i këndshëm për të punuar; ndihem si në shtëpi.“ thotë Ismar.

Për të siguruar të drejtën e tij për të punuar, Ismarit iu desh të kalonte nëpër procedura të gjata dhe të ndërlikuara, e ngjashme me të tjerëve që janë me aftësi të kufizuara. Përveç vlerësimit mjekësor, Ismarit i është dashur të përballet edhe me dy komisione shtesë për vlerësimin e aftësisë së kufizuar. “Takimi me këto komisione më bën me ankth. Jam i shqetësuar sepse nuk jam i sigurt nëse do ta miratojnë kompensimin tim,“ shprehet ai.

Me mbështetjen e projektit ” Reform of the National Disability Assessment System ” të financuar nga BE-ja dhe zbatuar nga UNDP-ja në bashkëpunim me Qeverinë Malazeze dhe OJF-të, po krijohet një proces vlerësimi i centralizuar për të vlerësuar aftësitë e kufizuara dhe nevojat e të gjithë individëve me aftësi të kufizuara. Kjo reformë ka si qëllim thjeshtimin e procedurave procedurat dhe heqjen e mbi 30 komisioneve të ndryshme.

Objektivi parësor i kësaj reforme është lehtësimi i ushtrimit të të drejtave për personat me aftësi të kufizuara në një mënyrë më të drejtë. Modeli mjekësor do të zëvendësohet me një model vlerësimi të aftësisë së kufizuar bazuar në të drejtat e njeriut. Si rezultat, mbi 50,000 individë me aftësi të kufizuara në Mal të Zi do të kenë një lehtësi më të madhe në ushtrimin e të drejtave të tyre, ku procedurat administrative do të reduktohen ndjeshëm.

“Do të doja të mbaroja gjithçka, të gjitha procedurat administrative, në një vend pa qenë nevoja të prisja. Nuk më pëlqejnë turmat dhe pritja”.

Rreth projektit

Objektivi specifik i projektit të financuar nga BE-ja  “Reform of the National Disability Assessment System” është reforma e National Disability Assessment and Determination System. Reforma do t’u mundësojë personave me aftësi të kufizuar të gëzojnë trajtim të drejtë, akses më të lehtë dhe të barabartë në të gjitha të drejtat e sigurimeve shoqërore dhe perspektiva më të mira të përfshirjes sociale. Me këtë gjë, projekti po synon të arrijë rezultate e mëposhtme:  Zhvillimi dhe miratimi i kritereve të reja kombëtare, të standardizuara, të unifikuara, funksionale/të bazuara për aftësinë dhe riorganizimi institucional për të drejtat e njeriut – duke zvogëluar numrin e 26 komisioneve aktuale (me rreth 120 bashkëpunëtorë ekspertë të paguar) në një komision të vetëm.

“Do të doja të mbaroja gjithçka, të gjitha procedurat administrative, në një vend pa qenë nevoja të prisja. Nuk më pëlqejnë turmat dhe pritja,” shprehet Ismar. Në Mal të Zi, individët me aftësi të kufizuara intelektuale shpesh përballen me mungesë të mirëkuptimit, mbështetjes dhe pranimit nga shoqëria. Gjithsesi, eksperienca e Ismarit është ndryshe. “Në punë shoqërohem me kolegët dhe shpesh dalim për kafe bashkë. Ndonjëherë luajmë edhe futboll ose basketboll,“ shton ai.

Sipas punëdhënësit së tij, Nebojša, Ismari ka bërë përparim mbresëlënës dhe është bërë pjesë integrale e ekipit. “Përmes punës dhe arritjeve të tij, ai kontribuon jo vetëm për veten dhe kompaninë tonë, por edhe për shoqërinë në tërësi. Kontributi i 15 punonjësve të tjerë nuk mund të jetë më i madh se kontributi i Ismarit dhe individëve të tjerë me aftësi të kufizuara që punojnë këtu,“ thotë Nebojša.

Qeveria ofron përfitime për punëdhënësit të cilët punësojnë individë me aftësi të kufizuara, duke përfshirë subvencionet e pagave dhe fonde për përshtatjen e vendit të punës. “Më e rëndësishmja është përcaktimi i detyrave në bazë të aftësive të tyre dhe suksesi është i garantuar. U jap kurajo të gjithë punëdhënësve të ndjekin shembullin tim dhe të punësojnë njerëz me aftësi të kufizuara. Kam besim se nuk do të pendohen,“ inkurajon Nebojša.

YEA-të në Ditën e Evropës në Bruksel

Disa Ambasadorë të Rinj Evropianë (YEA) nga Ballkani Perëndimor u ftuan në Ditën e Evropës  të këtij viti në Bruksel, duke iu bashkuar YEA-ve të tjerë nga Rajoni Lindor i Fqinjësisë së BE-së dhe Ambasadorët Vullnetmirë nga  Rajoni Jugor i Fqinjësisë. Dymbëdhjetë Ambasadorë të Rinj Evropianë nga Ballkani Perëndimor patën mundësinë të ndërvepronin me moshatarët e tyre dhe zyrtarë të BE-së dhe rajoneve fqinje, si dhe të merrnin pjesë në aktivitete të ndryshme.

 

YEA-të e angazhuara në diskutime me njësi të ndryshme brenda Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG NEAR), duke i lejuar të kuptonin më tepër për projektet dhe zonat e fokusit brenda DG NEAR. Për më tepër, ata patën mundësinë të takonin kolegë YEA nga Rajonet Lindore dhe Jugore të Fqinjësisë. Veç kësaj, ata vizituan Kolegjin e Universitet Evropian në Brugge, ku u angazhuan në diskutime me rektorin e universitetit, Znj. Federica Mogherini, lidhur me rolin e të rinjve dhe akademisë. Ditën e fundit të aktiviteteve, ata organizuan një sërë aktivitetesh të ndryshme gjatë Ditës së Hapur në Berlaymont, duke e shfaqur rajonin e Ballkanit Perëndimor në mënyrë krijuese.

Fushata „MADE OF US“ arrin sot në Bosnjë dhe Hercegovinë

„Made of Us – një fushatë rrugëtimi BE-Ballkani Perëndimor“, e financuar nga Bashkimi Evropian dhe e sjellë për ju nga WeBalkans arrin këtë javë në Maqedoninë e Veriut.  Kjo fushatë ndërgjegjësimi synon të promovojë në imazh pozitiv të BE-së te njerëzit në Ballkanin Perëndimor, dhe anasjelltas. Protagonistët e saj janë 12 vlogerë të rinj nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor që udhëtojnë nëpër rajon në çifte. Secili çift i bën të njohura përvojat e veta përgjatë rrugëtimit duke krijuar përmbajtjet e tyre online.

 

BE-ja në Bosnjë dhe Hercegovinë shtruan një sillë për median sot për të shpallur fillimin e rrugëtimit në Bosnjë dhe Hercegovinë. Aurelie Valtat, Zëvendës Shef në detyrë i Delegacionit të BE-së në BdhH dhe Patrik Turosik, Zëvendës Shef i Misionit dhe Konsull, Ambasada e Sllovakisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, mikpritën vlogerët dhe i përgëzuan për kontributin për promovimin e BE-së dhe Bosnjë dhe Hercegovinës.

 

Vlogerët, Milos Kuzmanovic (@miloskuzmanov1c) nga Bosnjë dhe Hercegovina dhe Simona Gavalcova (@vecinko) nga Slovakia, u nisën sot në udhëtimin e tyre. Ata do të udhëtojnë për plot shtatë ditë midis datave 9 maj, duke shfaqur të mirat që ofron Bosnja dhe Hercegovina, si dhe investimet e BE-së në rajon. Ata do të vizitojnë pika të ndryshme në vend, përfshirë dhe qytetin historik të Travnikut, projektet për të drejtat e njeriut dhe bizneset turistike që mbështeten nga BE-ja.  Gjithashtu, do të vizitojnë Muzeun e Fëmijërisë gjatë Luftës të vlerësuar me çmim nga BE-ja, një muze i dedikuar përvojës së rritjes së ndikuar nga lufta, dhe midis projekteve të financuara nga BE-ja, Rrugën e Vjetër Hekurudhore, projekt që përfshin vendosjen e një piste për biçikleta përgjatë itinerarit të hekurudhës së vjetër dhe kampin e kanotazhit Encijan që ndodhet në Lumin Tara, një nga lumenjtë më të bukur të Ballkanit Perëndimor.

 

Fushata nisi më 18 prill dhe do të vijojë deri më 30 maj, dhe çdo javë do t’i kushtohet te një nga partnerëve të WB6-s. Vlogerët do të vizitojnë gjithsej 18 projekte të mbështetura nga BE-ja, do të përshkojnë 6000 km me autovetura dhe do të takojnë personalitete interesante dhe frymëzuese vendase përgjatë rrugës, ndërkohë që do të shfaqin gjithë peizazhet natyrore, vendndodhjet e jashtëzakonshme me interes për t’u vizituar dhe trashëgiminë unike kulturore të Ballkanit Perëndimor. Dymbëdhjetë vlogerët do t’i regjistrojnë përvojat e tyre nëpërmjet pajisjeve të tyre personale dhe kanaleve të medias sociale, duke e kthyer udhëtimin e tyre në përmbajtje me cilësi të lartë rrjeti dhe mediash sociale, me foto dhe video që do të shpërndahen nëpër kanalet e WeBalkans.

 

Mos humbisni momentet më të spikatura të këtij rrugëtimi emocionues – filloni të ndiqni qysh tani WeBalkans dhe 12 vlogerët nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor në Instagram!

Rigjallërimi i Kullës Ikonike Veneciane të Shqipërisë

Projekti i financuar nga BE-ja transformon Kullën Veneciane në një Qendër Interpretimi Multimedial

Kulla Veneciane është një strukturë e jashtëzakonshme historike mbrojtëse e gjendur në Durrës, Shqipëri. Ajo përbën një pjesë të kalasë Bizantine të Durrësit, e cila ishte e njohur si një nga fortesat më të fuqishme në bregun perëndimor të detit Adriatik. Kalaja aktuale është produkt i fushatave më të hershme të ndërtimit të perandorit bizantin Anastasius I (491–518), i cili ishte nga Durrësi, i njohur edhe si Dyrrhachium i lashtë. Kulla Veneciane, e ndërtuar gjatë shekullit XV, është ndërtuar mbi mbetjet e kullës bizantine dhe ishte e armatosur me topa për të mbrojtur qytetin nga sulmet detare. Kulla ishte projektuar posaçërisht për artileri dhe funksiononte si një pikë vëzhgimi thelbësore për zonën përreth.

Ky monument i mrekullueshëm i trashëgimisë kulturore dhe pikë referimi i qytetit pësoi dëmtime nga tërmeti i vitit 2019, por që atëherë i është nënshtruar restaurimit me mbështetjen e Projektit EU4Culture. Projekti u financua nga BE dhe u ekzekutua nga UNOPS në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë. Punimet restauruese, të cilat përfshinin pajisje multimediale, kishin  një buxhet prej 700,000 €. Për më tepër, 300,000 euro shtesë u investuan për zhvillimin e përmbajtjes multimediale.

“Për vite nuk ka pasur ndërhyrje në këtë monument dhe dëmtimi i shkaktuar nga tërmeti e përkeqësoi më shumë situatën. Monumenti do të ishte në rrezik serioz pa këtë ndërhyrje që është bërë me mbështetjen e BE-së.“

Drejtori i Qendrës Muzeale të Durrësit, Alban Ramohitaj, shpjegon se tërmeti i vitit 2019 shkaktoi dëme të konsiderueshme në Kullën Veneciane, si në brendësi ashtu edhe në pjesën e jashtme të godinës. “Për vite nuk ka pasur ndërhyrje në këtë monument dhe dëmtimi i shkaktuar nga tërmeti e përkeqësoi më shumë situatën. Monumenti do të ishte në rrezik serioz pa këtë ndërhyrje që është bërë me mbështetjen e BE-së.“, shprehet Albani.

 

Lejla Hadzic, Këshilltare për trashëgiminë kulturore në projektin EU4Culture, vëren se megjithëse nuk kishte probleme të mëdha strukturore në kullë, puna konservuese ishte e domosdoshme. “Ne hoqëm të gjitha shtesat që ishin në materiale të papërshtatshme ose materiale që nuk ishin në përputhje me strukturën historike dhe i zëvendësuam me materiale që përputheshin dhe më shumë me fjalorin e materialeve dhe teknikave tradicionale që u përdorën kur kulla u ndërtua fillimisht. ”, thotë Lejla.

 

Përveç punës konservuese, projekti EU4Culture kontribuoi gjithashtu në promovimin dhe avancimin teknologjik të kullës. Me mbështetjen e projektit, Kulla Veneciane është shndërruar në një Qendër të Interpretimit të trashëgimisë më moderne. Kjo qendër u ofron vizitorëve mundësinë për të eksploruar ngjarje dhe vende historike përmes mjeteve të ndryshme digjitale dhe multimediale, si kufjet VR, periskopët digjitalë, projeksionet multimediale në kupolë dhe aktivitete të tjera që kombinojnë argëtimin me një vështrim më të thellë të historisë së lashtë të qytetit.

“Megjithatë, kur përdoren siç duhet, monumentet e restauruara jo vetëm që mirëmbahen mirë, por shërbejnë edhe si gjenerues të të ardhurave për sektorin e trashëgimisë kulturore.”

Rreth projektit

Projekti EU4Culture financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga United Nations Office for Project Services (UNOPS) në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë. Ai fokusohet në rinovimin dhe rigjallërimi i vendeve kryesore të trashëgimisë kulturore të dëmtuara nga tërmeti dhe përfaqëson një nga programet më të mëdha të trashëgimisë kulturore të financuar nga Bashkimi Evropian me një buxhet total prej 40 milionë euro.

Sipas profesionistëve të konservimit, është shumë e rëndësishme që ndërtesat e restauruara të përdoren në mënyrë që të sigurohet mirëmbajtja e tyre. Në vendet ku buxhetet kulturore janë të kufizuara, ka të ngjarë që monumentet e neglizhuara të shkatërrohen për shkak se nuk mirëmbahen mjaftueshëm. “Megjithatë, kur përdoren siç duhet, monumentet e restauruara jo vetëm mund të mirëmbahen por shërbejnë edhe si gjenerues të të ardhurave për sektorin e trashëgimisë kulturore”, thotë Lejla.

 

Më tej Lejla shpjegon se përpara punimeve të restaurimit, nuk kishte bileta hyrëse në dispozicion për Kullën Veneciane. Megjithatë, që nga ndërhyrjet, të tre vendet e mbështetura nga Projekti Kulturor EU4 në Durrës – Hamami, Muzeu Arkeologjik dhe Kulla Veneciane – do të kenë  bileta  hyrje për vizitorët, duke kontribuar kështu drejtpërdrejt në buxhetin e trashëgimisë kulturore.

Liberalizimi i vizave: BE-ja miraton udhëtimin pa viza për Kosovën

Udhëtimi pa viza për shtetasit e Kosovës do të bëhet realitet jo më vonë se 1 janari 2024. Pas marrëveshjes midis Parlamentit dhe Këshillit Evropian për një propozim nga Komisioni, shtetasit e Kosovës do të lejohen të udhëtojnë pa viza në BE, për një periudhë maksimale prej 90 ditësh  çdo 180 ditë.

 

Udhëtimi pa viza u jep përfitime thelbësore qytetarëve të dyja palëve, duke i forcuar më tej marrëdhëniet e BE-së me Kosovën. Kosova i ka përmbushur në mënyrë të qëndrueshme të gjitha etapat dhe e ka treguar pareshtur përkushtimin e vet. Pas kësaj arritjeje, të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor do të kenë së shpejtë mundësi të hyjnë pa viza në BE.

 

Komisioni i pati propozuar Parlamentit dhe Këshillit Evropian dhënien e mundësisë për udhëtim pa viza në BE për shtetasit e Kosovës qysh në 2016-n. Komisioni vlerësoi se Kosova i kishte përmbushur të gjitha kërkesat që nga 2018-a, duke i realizuar të gjitha etapat e kërkuara në Udhërrëfyesin për Liberalizimin e Vizave.

E BËRË NGA NE: Sapo ka nisur një aventurë e mrekullueshme

WeBalkans dhe Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG NEAR) njoftojnë me krenari nisjen e fushatës ndërgjegjësuese “Made of Us – An EU-Western Balkans road trip” (E bërë nga ne – rrugëtim BE – Ballkani Perëndimor) që synon të promovojë një përshtypje pozitive për BE-në te banorët e Ballkanit Perëndimor, dhe e kundërta. Formati i fushatës karakterizohet nga 12 vlogerë nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor, që janë protagonistët e fushatës të cilët do të udhëtojnë nëpër rajon në çifte të përbëra nga një vloger nga BE-ja dhe një tjetër nga BP-ja. Çdo çift do të udhëtojë në një nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe do t’i bëjnë publike përvojat e tyre përgjatë rrugëtimit nëpërmjet përmbajtjeve online të krijuara prej vetë atyre.

 

Ambasadori i BE-së në Mal të Zi, znj. Oana Cristina Popa, ambasadori italian, znj. Andreina Marsella, si dhe folës të tjerë, folën në aktivitetin me rastin e nisjes së fushatës, që u mbajt në Shtëpinë e Evropës në Podgoricë.  Aktiviteti përfshinte ushqim të frymëzuar nga BE-ja dhe Ballkani, muzikë dhe lidhje me personalitete nga fushatat e mëparshme WeBalkans, si dhe influencues lokalë malazezë të mediave sociale.

 

Edhe vlogerët që mbulojnë pjesën e Malit të Zi të rrugëtimit, Emir Cirikovi nga Mali i Zi dhe Alice Franchi nga Italia, ndodheshin fizikisht në aktivitet dhe folën të dy bashkë me dhjetë vlogerë të tjerë të Made of Us që morën pjesë online. Pas aktivitetit, ata u nisën menjëherë për rrugëtimin e tyre me autoveturë.

 

Fushata do të zgjasë gjithsej gjashtë javë, midis 18 prillit dhe 30 majit, dhe çdo javë do t’i kushtohet një prej partnerëve të EB6-s. Vlogerët do të mbulojnë gjithsej 18 projekte të mbështetura, duke përshkuar 6000 kilometra me autovetura, dhe do të takojnë shumë personalitete lokale interesante dhe frymëzuese përgjatë rrugës, ndërkohë që do të shfaqin peizazhet natyrore, pikat më të spikatura dhe trashëgiminë unike kulturore që ofron Ballkani Perëndimor.  Dymbëdhjetë vlogerët do t’i regjistrojnë përvojat e tyre nëpërmjet pajisjeve të tyre personale dhe kanaleve të medias sociale, duke e kthyer udhëtimin e tyre në përmbajtje me cilësi të lartë rrjeti dhe mediash sociale, me foto dhe video që do të shpërndahen nëpër kanalet e WeBalkans.

 

Mos humbisni asnjë moment nga ky rrugëtim emocionues – filloni të ndiqni qysh tani WeBalkans dhe të gjithë vlogerët në Instagram.

Ulja e tarifave të internetit në roming midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së

38 operatorë telekomunikimi nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë rënë dakord ta bëjnë më të përballueshëm përballimin e internetit në roming midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së  për qytetarët dhe bizneset në të dy rajonet, në një proces të mbështetur nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (KBR) dhe Komisioni Evropian. Kjo marrëveshje është në harmoni meDeklaratën për Romingun të nënshkruar në Samitin e dhjetorit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.   
Nëpërmjet marrëveshjes së tyre me dëshirë të lirë, operatorët u angazhuan që ta zvogëlonin në mënyrë domethënëse hendekun midis tarifave brenda vendit dhe në roming për përdorimin e internetit në të dyja drejtimet midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Nivelet maksimale të çmimeve të shitjes me pakicë (“kufijtë e çmimeve”) për 1 gigabajt do të ulen nga tetori 2023 në 2028 si më poshtë: 18 euro nga 1 tetori 2023, 14 euro nga 2026 dhe 9 euro nga 2028. Parashikohen rishikime vjetore për vlerësimin e ndikimit dhe hapat pasues.  
Para marrëveshjes, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, u shpreh: “Duke u bazuar te suksesi i regjimeve „Roam Like at Home“, si në BE, ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor, mirëpres nënshkrimin e marrëveshjes vullnetare midis 38 operatorëve të telekomunikimit. Ulja e tarifave të romingut midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor nga 1 tetori i këtij viti do t’u sjellë përfitime, dhe qytetarëve dhe bizneseve të Ballkanit Perëndimor, dhe atyre të BE-së. Jemi të përkushtuar të bëjmë gjithçka mundemi që të shpejtojmë integrimin e vërtetë të Ballkanit Perëndimor në Tregun tonë Unik.”  
Vendosja e kufijve të çmimeve pritet të ulë tarifat e internetit në roming për konsumatorët që udhëtojnë midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Kufizimi i çmimeve nxit dhe thjeshton shkëmbimet tregtare, kulturore, turistike, etj, midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, duke i forcuar lidhjet midis rajoneve fqinje. Aktualisht, operatorët po punojnë që të krijojnë produkte me çmimet poshtë kufijve të rënë dakord të çmimeve, që do të mund të përdoren nga numri më i madh i mundshëm i konsumatorëve.   
Operatorë të tjerë telekomunikimi, si nga BE-ja, dhe nga Ballkani Perëndimor, janë të ftuar t’i bashkohen nismës.

Shpallen fituesit e Çmimit të BE-së për Integrimin e Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi për vitin 2023.

Më 27 prill, Komisioni Evropian shpalli 14 fituesit e Çmimit të pestë të BE-së për Integrimin e Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe TurqiÇmimi i këtij viti vlerëson arritjet për nxitjen e dimensionit të përfshirjes së romëve në Agjendën Digjitale dhe në Ekonominë e Gjelbër. Ceremonia e çmimit u mbajt në kuadër të Javës së Romëve të BE-së 2023 (24-27 prill 2023) me mikpritjen e Parlamentit Evropian.

 

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, u shpreh: Përgëzime gjithë fituesve që kanë punuar shumë mirë! Shpresoj se ky çmim do të ndihmojë zgjerimin e aktiviteteve të tyre të rëndësishme, në mënyrë që të frymëzojnë dhe aktorë të tjerë që duan ta përmirësojnë komunitetin rom.”

 

Çmimi i BE-së për Integrimin e Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, i nisur rreth 10 vjet më parë, synon të nënvizojë rëndësinë e integrimit të romëve në procesin e Zgjerimit të BE-së dhe të tregojë vendosmërinë dhe përkushtimin e BE-së për përmirësimin e përfshirjes sociale të popullsisë rome në shoqëri dhe sigurimit të rezultateve të prekshme në terren.

 

Nëpërmjet Çmimit, BE-ja u njeh meritën të gjitha përpjekjeve dhe rezultateve të prekshme për t’i fuqizuar romët që të arrijnë potencialin e tyre të plotë si anëtarë me të drejta të njëjta të shoqërive ku jetojnë dhe punojnë. Edicioni i sivjetshëm i çmimit përqendrohej te përfshirja e romëve në agjendën digjitale dhe ekonominë e gjelbër, që përfaqësojnë mundësi të reja për përmirësimin e pozitës në rajon të grave dhe burrave vulnerabël romë në të ardhmen. Dinamikat e përfshirjes së romëve ndikohet nga përparimi i shoqërisë, përfshirë dhe fushën e agjendës digjitale dhe ekonomisë së gjelbër dhe duhet të sigurohemi që romët të mos lihen pas. Për këtë arsye, që të jemi një hap përpara për përmirësimin e kushteve të jetesës së romëve dhe pjesëmarrjes së tyre, është e rëndësishme të merren masa të vendosura që t’u përgjigjen këtyre vështirësive, duke ofruar mundësi për lehtësimin e aksesit në arsim dhe punësim, në shërbimet shëndetësore dhe sociale si dhe të mobilizimit të komunitetit.

 

Organizatat fituese të shoqërisë civile u shpërblyen me një çmim prej 7,500 eurosh për vendin e parë dhe 4,500 për vendin e dytë. Ndërsa fituesit e sektorëve privatë dhe publikë morën çmime jomonetare. Të gjithë fituesve iu dha si shpërblim një vizitë studimore në Bruksel, një trofe dhe një certifikatë vlerësimi.