Autor: WeBalkans
Java e Mundësive të BE-së – Zbuloni se çfarë ju ofron BE-ja
Bashkimi Evropian iu ofron mundësi të ndryshme qytetarëve, institucioneve, shoqërive dhe organizatave serbe, duke filluar nga ndihma financiare e deri te udhëtimet falas dhe programet e shkëmbimit. Ky është mesazhi kryesor i Javës së Mundësive të BE-së – një aktivitet unik që do të zhvillohet nga data 15 deri në datën 21 maj në Beograd (Salla MTS), Niš (Hoteli Ambassador), dhe Novi Sad (Panairi Novi Sad). Java e Mundësive në BE organizohet bashkërisht nga Delegacioni i BE-së në Serbi dhe Qeveria e Republikës së Serbisë.
Në gjashtë ditë do të realizohen mbi 120 panele dhe seanca informuese, duke iu ofruar pjesëmarrësve mundësinë që të mësojnë se si të aplikojnë për programet, projektet, dhe fondet e BE-së. Sipërmarrës, biznesmenë, fermerë, studentë, nxënës, mësues, risiprurës, institucione, qeveri vendore, media, shoqata qytetare, dhe organizata të tjera do të paraqesin mundësi të shumta.
Folës të ndryshëm do të analizojnë tema ekonomike dhe do të japin informacione specifike rreth fondeve në fusha të ndryshme, si: biznesi, risitë, arsimi, kultura, dhe segmente të tjera bashkëpunimi. Java e Mundësive në BE do të përmbyllet duke pasur në vëmendje bujqësinë, dhe seancat do të zhvillohen gjatë Panairit Bujqësor të këtij viti në Novi Sad.
Fushata MADE OF US mbërrin sot në Kosovë
Made of Us – një fushatë “rrugëtimi BE-Ballkani Perëndimor”, e financuar nga Bashkimi Evropian dhe e sjellë për ju nga WeBalkans mbërrin këtë javë në Kosovë. Kjo fushatë ndërgjegjësimi synon të promovojë në imazh pozitiv të BE-së te njerëzit në Ballkanin Perëndimor, dhe anasjelltas. Protagonistët e saj janë 12 vlogerë të rinj nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor që udhëtojnë nëpër rajon në çifte. Secili çift i bën të njohura përvojat e veta përgjatë rrugëtimit duke krijuar përmbajtje online.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë zhvilloi sot një drekë me median për të çelur rrugëtimin në Kosovë. Alessandro Bianciardi, Zëvendës Shefi i Seksionit të Bashkëpunimit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, mirëpriti dhe përgëzoi vlogerët për kontributin e tyre në promovimin e BE-së dhe Kosovës.
Vlogerët, Alb Muhaxhiri (@albfilmss) nga Kosova dhe Brian Rocca (@brianrocca) nga Holanda, e nisin sot rrugëtimin e tyre. Ata do të udhëtojnë për plot shtatë ditë midis datave 25 prill dhe 1 maj, duke shpalosur të mirat që ofron Kosova, si dhe investimet e BE-së në rajon. Ata do të vizitojnë pika të ndryshme në vend, duke përfshirë dhe qytetin historik të Prizrenit, Bjeshkët e Rugovës, dhe Festivalet e Filmave, projektet Risiprurëse, si dhe bizneset turistike që mbështeten nga BE-ja. Disa nga projektet e financuara nga BE-ja që do të vizitojnë janë Labbox, një projekt që iu mundëson fëmijëve të eksperimentojnë me projekte të vogla inxhinierike dhe elektronike; Dokufest, një festival filmash i mirënjohur në mbarë botën; si dhe Balkan Natural Adventure, një shoqëri operatorësh turistikë që tërheq vizitorë nga e gjithë bota në Kosovë.
Fushata nisi më 18 prill dhe do të vijojë deri më 30 maj, dhe çdo javë do të përqendrohet te një nga partnerët e WB6-s. Vlogerët do të vizitojnë gjithsej 18 projekte të mbështetura nga BE-ja, do të përshkojnë 6000 km me autovetura dhe do të takojnë personalitete vendase interesante dhe frymëzuese përgjatë rrugës, ndërkohë që do të shfaqin gjithë peizazhet natyrore, vendndodhjet e jashtëzakonshme me interes për t’u vizituar dhe trashëgiminë unike kulturore të Ballkanit Perëndimor. Dymbëdhjetë vlogerët do t’i regjistrojnë përvojat e tyre nëpërmjet pajisjeve të tyre personale dhe kanaleve të medias sociale, duke e kthyer udhëtimin e tyre në përmbajtje me cilësi të lartë rrjeti dhe mediash sociale, me foto dhe video që do të shpërndahen nëpër kanalet e WeBalkans.
Mos humbisni momentet më të spikatura të këtij rrugëtimi emocionues – filloni të ndiqni qysh tani WeBalkans dhe 12 vlogerët nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor në Instagram!
Zbulimi i ndikimeve mjedisore në industritë energjetike dhe nxjerrëse të shqipërisë
Shqipëria është një vend i pasur me shumëllojshmëri burimesh natyrore, duke përfshirë burimet minerale, naftën dhe ujin, të cilat shfrytëzohen përkatësisht nga industria nxjerrëse dhe hidroenergjetike. Megjithatë, këto industri kanë pasur ndikime të rëndësishme në mjedis, të cilat kanë qenë objekt i shumë debateve dhe polemikave veçanërisht në dekadat e fundit. Industrive nxjerrëse u mungon monitorimi dhe rehabilitimi i mjedisit. Mungesa e statistikave dhe/ose të dhënave jo të besueshme. Kjo vjen veçanërisht nga kapacitetet dhe infrastruktura e dobët monitoruese mjedisore në nivel vendor dhe qendror. Për më tepër, zbatimi i ligjit për rehabilitimin e ndotjes mjedisore është i dobët.
The Polluter-Pays Principle (PPP) vazhdon të mos funksionojë, gjë që i bën zonat rurale edhe më të cenueshme ndaj ndotjes me ndikime negative mjedisore, duke përfshirë shkatërrimin e pyjeve, erozionin e tokës, ndotjen e ujit dhe emetimin e substancave toksike në ajër, tokë dhe ujë. Barra i mbetet popullsisë vendase. Vitet e fundit, ka pasur shqetësime rreth ndikimeve mjedisore dhe shëndetësore të minierave të kromit në veçanti, e cila është lidhur me rritjen e përqindjes së të sëmurëve me kancer dhe sëmundje të tjera në komunitetet vendase.
Nga ana tjetër, industria hidroenergjetike në Shqipëri ka pasur gjithashtu ndikim të rëndësishëm mjedisore veçanërisht në lumenjtë dhe ekosistemet ujore të vendit. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime hidrografike dhe qeveria ka ndjekur një program ambicioz të zhvillimit të hidrocentraleve vitet e fundit, duke përfshirë ndërtimin e digave dhe devijimin e lumenjve për prodhimin e energjisë. Megjithatë, këto projekte shpesh janë kritikuar për ndikimin e tyre në komunitetet vendase dhe mjedisin, duke përfshirë humbjen e habitateve të vlefshëm, ndërprerjen e migrimit të peshqve dhe zhvendosjen e njerëzve dhe komuniteteve. Për këto arsye, Organizata Joqeveritare ECO Partners for Sustainable Development (ECOP) ka ndërmarrë nismën për adresimin e këtyre problemeve.
“Përdorimi i tepruar i burimeve natyrore si nafta, mineralet dhe uji pa asnjë kontroll në Shqipëri, ka tërhequr vëmendjen e ECOP-it. Ne jemi duke punuar për më shumë se një dekadë në qeverisjen mjedisore dhe veçanërisht për aspektet e zbatimit, dhe kemi vënë re se legjislacioni shqiptar, i cili është në procesin e përafrimit me Acquis të BE-së, është pas në zbatimit të legjislacionit, në kapacitete administrative, institucionale dhe financiare për të adresuar mbrojtjen dhe degradimin e mjedisit, veçanërisht në zonat rurale. Kështu që, ne vendosëm të kontribuonim në këtë aspekt.”
Në 2018, Bashkimi Evropian financoi Rural Watch –duke përmirësuar rolin e OSHC-ve në mbështetjen e transparencës dhe llogaridhënies së autoriteteve publike dhe bizneseve në zonat rurale “. Projekti u prezantua nga ECOP-i me qëllim adresimin e problemeve mjedisore në Shqipëri të shkaktuara nga industria energjetike dhe ajo nxjerrëse. Entela Pinguli, Drejtoreshë Ekzekutive e ECOP-it, shpjegon se nevoja e projektit ishte urgjente, duke u shprehur:- “Shfrytëzimi i tepruar i burimeve natyrore në Shqipëri ka marrë vëmendjen e organizatës sonë. Ne jemi duke punuar për më shumë se një dekadë në qeverisjen mjedisore dhe veçanërisht për aspektet e zbatimit, dhe kemi vënë re se legjislacioni shqiptar, i cili është në procesin e përafrimit me Acquis të BE-së, është pas në zbatimit të legjislacionit, në kapacitete administrative, institucionale dhe financiare për të adresuar mbrojtjen dhe degradimin e mjedisit, veçanërisht në zonat rurale.
Projekti zgjodhi pesë pika të Energy and Extractive Industry (EEI) (EEI) si rajone pilot ku operojnë biznese me praktika që nuk janë në përputhje me kërkesat ligjore kombëtare, duke përfshirë dy zona nxjerrjeje në Patos -Marinëz dhe Bulqizë, si dhe tre zona energjetike, hidrocentrali i Lumit Shushicë (në pellgun e lumit Vjosa), hidrocentrali i Qarrishtës në Parkun Kombëtar Shebenik dhe Jabllanicë dhe hidrocentrali i lumit Mat. Programi për ngritjen e kapaciteteve ofroi trajnim për organizatat e shoqërisë civile, dhe avokatë në këto pesë vende EEI. Gjithashtu projekti u zhvillua me aktivitete advokuese përmes grupeve monitoruese të përbëra nga gazetarë, juristë, ekspertë teknikë dhe përfaqësues të organizata të shoqërisë civile apo komuniteteve vendase. Përveç përfitimeve të drejtpërdrejta të aktiviteteve advokuese, synimi ishte që të prezantoheshin praktikat e mira tek komunitetet vendase në mënyrë që ata të mund të vazhdonin t’i zbatonin ato në afat të gjatë.
Projekti advokoi në emër të mjedisit ndaj autoriteteve vendore dhe qendrore si edhe ndërgjegjësimin e organizatave dhe komuniteteve të shoqërisë civile vendase për pasojat e ndotjes së mjedisit, të drejtat dhe detyrimet e tyre, duke e çuar këtë temë në një tjetër nivel, veçanërisht duke ofruar komponentin e ndihmës ligjore, i cili fuqizoi më tej komunitetet vendore të vepronin në këtë aspekt. Projekti ndihmoi në hartimin e kërkesave për akses në informacionin mjedisor dhe sfidimin e refuzimeve për të dhënë informacion para Komisionerit për të drejtën e informimit ose në gjykatë. Ndihmë juridike u dha gjithashtu për këshillin ligjor të organizatave të shoqërisë civile dhe komuniteteve vendore në procedurat mjedisore si Environmental Impact Assessment (EIA) dhe në debatet gjyqësore për çështjet që lidhen me respektimin e ligjit mjedisor.
“Vendimmarrja e centralizuar, veçanërisht për menaxhimin e burimeve natyrore strategjike si nafta, uji, pyjet, vija bregdetare etj., nuk ndihmon në përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe në zbatimin e politikave në nivel vendor.”
Rreth projektit
Projekti Rural Watch Albania trajtoi disa nga çështjet më të ngutshme në zhvillimin rural të Shqipërisë, më konkretisht ato që i përkasin cilësisë së jetës dhe standardeve për një mjedis të pastër dhe të sigurt. Me presion në rritje dhe zhvillim ekonomik në zonat e synuara të projektit nëpërmjet Energy and Extractive Industry (EEI) – konkretisht në Bulqizë me industrinë e saj të kromit; Bulqiza me hidroenergjinë e saj në Lumin Mat; Përrenjasi/Librazhdi me hidro-energjinë e tij në lumin e Shkumbinit në Parkun Kombëtar; Fieri/Patosi me nxjerrjen e naftës në Patos-Marinëz; dhe Selenica me hidroenergjinë e saj në degën e Shushicës në lumin Vjosa – ka një nevojë edhe më të madhe për organizata të forta të shoqërisë civile (OSHC) në terren që mund t’i mbajnë autoritetet publike kompetente dhe bizneset përgjegjëse për standardet dhe rregulloret mjedisore, shëndetësore dhe të sigurisë.
Projekti përfshiu gjithashtu praktikat më të mira në zhvillimin rural nga Bullgaria, veçanërisht të lidhura me transparencën dhe përgjegjshmërinë e Energy and Extractive Industries (EEI) në lidhje me rritjen e ndërgjegjësimit të publikut, aksesin në informacion dhe drejtësi dhe angazhimin publik përmes kanaleve novative të medias.
Kjo u plotësua në bashkëpunim me organizatën bullgare Blue Link, e cila ofroi mbështetje për zbatimin e një fushate informacioni. Si pjesë e kësaj fushate, u prezantua portali Rural Watch, duke ofruar informacion në çështje të ndryshme të qëndrueshmërisë rurale të siguruar nga projekti, si edhe burime informacioni të dobishëm për vendndodhjet e synuara rurale. Entela thekson kontributin e projektit për ngritjen e çështjes së ndikimit mjedisor në një nivel më të lartë, duke thënë, “Vendimmarrja e centralizuar për menaxhimin e burimeve natyrore strategjike si nafta, uji, pyjet, vija bregdetare etj., nuk ndihmon në përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe në zbatimin e politikave në nivel vendor.”
Ngushtimi i hendekut arsimor
Hyrije Kryezi, një gjimnaziste 15 vjeçare në qytetin e Prizrenit, u përball me sfidën për të vendosur për karrierën e saj të ardhshme dhe studimet universitare por nuk ishte e sigurt për të bërë zgjedhjen e duhur për stabilitetin e saj financiar dhe profesional. Fatmirësisht, ajo u ftua për të marrë pjesë në një program mentorimi mbështetës nga Roma Versitas. Programi financohet përmes një granti nga një projekt i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, synimi i të cilit janë nxënësit romë, ashkali dhe egjiptianë në nivelin e arsimit të mesëm të lartë. Asaj iu caktua një mentor i cili i jepte udhëzime për karrierën dhe çështje të tjera në lidhje me shkollën. Hyrije duke reflektuar mbi përvojën e saj, pranon se mbështetja dhe këshillat e këshilluesit të saj e ndihmuan atë të qartësohej mbi ëndrrat e saj dhe ia hapën sytë ndaj mundësive të reja. Ajo tani synon të bëhet një police dhe ka treguar një përmirësim të madh në performancën e saj të përgjithshme akademike.
“Mbështetja dhe këshillat e këshilluesit tim më ndihmuan të qartësohesha mbi ëndrrat e mia dhe më hapën sytë ndaj mundësive të reja.”
Genc Broqi është një nga menaxherët e projektit në Roma Versitas Kosovo (RVK). RVK ka punuar në projekte të ngjashme për më shumë se një dekadë, dhe ndikimi i tyre pozitiv në komunitet e bën të qartë nevojën për vazhdimin e këtyre projekteve. “Shumica e familjeve rome, ashkali dhe egjiptiane në Kosovë jetojnë në kushte të këqija ekonomike dhe sociale, me nivele të kufizuara arsimore në mesin e të rriturve të cilët nuk mund t’i ndihmojnë fëmijët e tyre me detyrat e shtëpisë apo detyrat e tjera akademike. Si rezultat, fëmijët romë mbesin prapa në arsimin duke e bërë këtë lloj të projektit thelbësor,” shprehet Genci
Mbështetja nga projekti është e dyfishtë. Së pari, përfshin caktimin e një mentori për të monitoruar frekuentimin dhe progresin akademik të jo më shumë se pesë nxënësve. I cili po ashtu përditëson rregullisht projektin mbi çdo shqetësim që kanë nxënësit. Kjo lejon që projekti të ofrojë mbështetje të personalizuar në trajtimin e këtyre problematikave. Së dyti, është edhe programi i tutorimit i cili ofron klasa shtesë për studentët të cilët kanë vështirësi në lëndë të caktuara. Në të kaluarën, mësuesit e shkollave të mesme përzgjidheshin si mentorë, por tani, të diplomuarit e suksesshëm nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian po angazhohen si mentorë. Sipas Gencit, anëtarët e komunitetit të cilët janë përballur me probleme të tilla janë persona të duhur të cilët kuptojnë shqetësimet që kanë nxënësit e këtij komuniteti.
Për më tepër, projekti ofron trajnime mbi aftësitë e komunikimit për nxënësit e shkollave të mesme të vitit të fundit, i cili përfshin tema të tilla si përgatitja e CV-së, aftësitë për intervistën e punës dhe menaxhimi i kohës.
“Pa ndihmën e Këshillit të Evropës dhe BE-së, ne nuk do të mund ta vazhdonim këtë projekt dhe si rezultat i kësaj mbështetjeje, tani do të kemi dhjetëra kandidatë për mjekë, inxhinierë dhe të tjerë të arsimuar universitar dhe profesionistë të tjerë nga komuniteti romë, ashkali dhe egjiptian.”
Rreth projektit
Objektivi i projektit “Fuqizimi i nxënësve të shkollave të mesme përmes mentorimit” është nxitja e arsimit cilësor gjithëpërfshirës në Kosovë dhe një nga objektivet specifike është përmirësimi i aksesit në arsim për fëmijët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Programi i mentorimit financohet përmes një granti nga programi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Ndërtimi i Kapaciteteve për Përfshirje në Arsim – PËRFSHIJ” dhe zbatohet nga Roma Versitas Kosovo. Projekti filloi në janar të vitit 2023 dhe do të zhvillohet gjatë një periudhe prej 12 muaj.
Shkalla e braktisjes së shkollës në mesin e nxënësve të shkollave të mesme nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian ishte një çështje serioze, me mbi 80% të nxënësve që e braktisën shkollën në vitin 2013. Megjithatë, falë nismave si ky projekt, shkalla e braktisjes së shkollës është ulur në rreth 10-15%. Fillimisht, projekti kishte përqindje të ulët të pjesëmarrjes, me vetëm 40 nxënës, 80% të cilët ishin meshkuj dhe 20% ishin femra. Gjithsesi, tani ka qindra pjesëmarrës, me mbi 100 që shkojnë në universitet çdo vit pas mbarimit të shkollës së mesme.
Projekti ofron mbështetje për mbi 600 nxënës në total. Genci thekson se projekti nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian. “Pa ndihmën e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, ne nuk do të mund ta vazhdonim këtë projekt dhe si rezultat i kësaj mbështetjeje, tani do të kemi dhjetëra kandidatë për mjekë, inxhinierë dhe të tjerë të arsimuar universitar dhe profesionistë të tjerë nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian”, shton Genci.
Përmirësimi i cilësisë së jetës për të moshuarit malazezë
Të moshuarit në Malin e Zi, veçanërisht pensionistët, kanë një standard të ulët të jetesës për shkak të gjendjes së tyre materiale, sociale dhe shëndetësore. Kjo është veçanërisht e dukshme në bashkitë më të vogla dhe me të thella, si Andrijevica, e cila ka një popullsi prej pothuajse 4,500 banorë. Të vendosur në qarkun lindor të Polimlje-s së Malit të Zi, të moshuarit në Andrijevica përballen me sfida ekonomike si edhe me mungesën e aktiviteteve rekreative dhe sociale, duke përfshirë sportet dhe eventet kulturore, dhe aksesin në strukturat e kujdesit shëndetësor. Kjo situatë u përkeqësua gjatë pandemisë, duke bërë që të moshuarit në Andrijevica të ndërmarrin veprime për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre.
‘’Duke njohur situatën tonë dhe kapacitetin e kufizuar ekonomik, ne kërkuam ndihmë nga donatorët për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre dhe UNDP-ja dhe BE-ja iu përgjigjën pozitivisht kërkesës sonë.’’
Doko Elezovic, një ish-menaxheri 70-vjeçar i një ndërmarrje shtetërore, shërben aktualisht si president i Andrijevica Retirees Association, një organizatë joqeveritare e financuar nga kontributet e anëtarësimit të atyre me të ardhura të ulëta ekonomike. Sipas Z. Elezovic, ‘’Deri para pak kohësh, situata për pensionistët në Andrijevica ishte e rëndë për shkak të pensioneve të ulëta, si dhe mungesës së aktiviteteve rekreative, sociale dhe informative. ‘’Duke njohur situatën tonë dhe kapacitetin e kufizuar ekonomik, ne kërkuam ndihmë nga donatorët për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre dhe UNDP-ja dhe BE-ja iu përgjigjën pozitivisht kërkesës sonë,‘’ deklaroi Z. Elezovic.
Andrijevica Retirees Association, nën udhëheqjen e Z. Elezovic dhe me mbështetjen e UNDP-së dhe BE-së, lançuan projektin ‘’Veterans’’. Projekti u financua nga Regional Programme for Local Democracy in the Western Balkans 2 (ReLOaD2). Projekti synon përshtatjen e një hapësire për Pensioners’ Club, organizimin e aktiviteteve të ndryshme rekreative dhe sociale, dhe informimin e pensionistëve rreth aksesit më të thjeshtë në strukturat e kujdesit shëndetësor. Me këtë mbështetje, shoqata e pensionistëve organizoi udhëtime në malet e afërt, seanca për shëndetësinë, teknologjinë dhe përdorimin e kompjuterit, dhe mbrëmje me temë. ‘’Këto aktivitete ishin shumë të dobishme për të moshuarit në bashkinë tonë dhe transformuan jetët tona në shumë mënyra,’’ deklaroi Z. Elezovic.
‘’Mbështetja e ofruar nga programi ReLOaD e financuar nga BE-ja dhe menaxhuar nga UNDP-ja ishte shumë thelbësore për ne, pasi pa të, ne nuk do të ishim në gjendje të rigjallëronim shoqatën tonë dhe ta bënim atë të dobishme për anëtarët tanë.’’
Rreth projektit
The Regional Programme for Local Democracy in the Western Balkans 2 (ReLOaD2) është vazhdim i nismave të mbështetura nga BE-ja, si: – Local Democracy Strengthening Project (LOD 2009 – 2016) dhe Regional Program for Local Democracy in the Western Balkans (ReLOaD, 2017-2020). Objektivi i përgjithshëm i projektit është forcimi i demokracive pjesëmarrëse dhe i integrimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, duke fuqizuar shoqërinë civile dhe duke i nxitur të rinjtë që të marrin pjesë në mënyrë aktive në procesin e vendimmarrjes, si dhe nëpërmjet përmirësimit të një mjedisi mbështetës ligjor dhe financiar për shoqërinë civile.
Shërbimet e ofruara nga projekti ‘Veterans’’ mundësuan shfrytëzim më të mirë të kohës së pensionistëve, inkurajuan pjesëmarrjen e tyre në punën e Pensioners’ Club, mblodhën të moshuarit në zonat e thella rurale, dhe rritën kënaqësinë e tyre në aspekte të ndryshme të jetës. ‘’Mbështetja e ofruar nga programi ReLOaD të financuar nga BE-ja dhe menaxhuar nga UNDP-ja ishte shumë thelbësore për ne, pasi pa të, ne nuk do të ishim në gjendje të rigjallëronim shoqatën tonë dhe ta bënim atë të dobishme për anëtarët tanë,’’ deklaroi Z. Elezovic.
Elezovic dhe anëtarët e tjerë shohin një të ardhme më të ndritur për Andrijevica Retirees Association. Ata janë duke planifikuar aktivitetet e ardhshme dhe shpresojë për më shumë mbështetje nga qeveria dhe donatorët.Mbrëmja e Madhe e BE-së – Përgjithmonë të Rinj
Si pjesë e festimeve të Ditës së Evropës, si dhuratë për qytetarët e Serbisë, Delegacioni i Bashkimit Evropian po organizon një Mbrëmje të Madhe të BE-së, që do të zhvillohet më 12 maj në Hangar, në Portin e Beogradit, me bandën muzikore gjermanë Alphaville në qendër të mbrëmjes, që do të këndojnë për herë të parë në Serbi.
Koncepti i Mbrëmjes së Madhe të BE-së është përmbushja e të gjitha shijeve muzikore dhe brezave, ndaj, përveç Alphaville-s, do të japë shfaqje dhe çifti i maskuar e misterioz kroat, Nipplepople, si dhe banda e jashtëzakonshme nga Nishi, Stereo Banana. Mbrëmja do të vijojë deri në mëngjes me disa nga përfaqësuesit më të mirë të skenës lokale të DJ-ve, dhe Dejan Milićević, Lea Dobričić, Luton, Cosmic G dhe Gavra do të garantojnë një argëtim të paharrueshëm.
Kjo është një mundësi e mrekullueshme për të kërcyer, kënduar dhe për të festuar për dashurinë, respektin, lirinë dhe tolerancë – vlerat universale të Bashkimit Evropian, por edhe për bandën muzikore Alphaville, që ekziston prej 40 vjetësh në skenën e muzikës botërore dhe që do të japin shfaqje për herë të parë në Serbi më 12 maj. Hitet e tyre “Forever Young”, “Big in Japan”, dhe “Sounds Like a Melody” janë të pavdekshme. Albumi i tyre i parë „Forever Young“ që përmban hitet e tyre më të mëdha, është shpallur albumi më i mirë i të gjitha kohërave i muzikës electro-pop në sondazhe të ndryshme. Banda gjermane që këndon për Japoninë e pushtoi Evropën në vitet 1980, dhe fakti që këngët e tyre janë ripunuar dhe miksuar nga disa prej muzikantëve dhe DJ-ve më të famshëm të botës tregon se ç’gjurmë kanë lënë në muzikë.
Adresimi i sfidave me të cilat përballen fëmijët me aftësi të kufizuara në Ballkanin Perëndimor
Në vitin 2018, UNICEF-i publikoi një raport të titulluar “Everybody Counts” që shpalosi sfidat e konsiderueshme me të cilat përballen fëmijët me aftësi të kufizuara në Ballkanin Perëndimor. Raporti i financuar nga BE-ja theksonte se pavarësisht përpjekjeve të qeverive në rajon, fëmijët me aftësi të kufizuara përballen me pengesa të ndryshme, si aksesi i kufizuar në programet e identifikimit dhe ndërhyrjes së hershme, diskriminimi dhe stigma e rrënjosur shoqërore, kostot e larta financiare për familjet, mungesa e mbrojtjes nga dhuna dhe abuzimi, dhe të tjera. Zbulimi më domethënës i raportit ishte se shoqëria përjashtonte sistematikisht që nga lindja fëmijët me aftësi të kufizuara. Raporti i bënte thirrje qeverive të merrnin veprim, që ato e bënë deri diku.
Nga ana tjetër, UNICEF, me mbështetjen e BE-së, lançoi projekte për të adresuar këtë problem. Një nga këto projekte, i zbatuar në Bosnje dhe Hercegovinë, veçanërisht në kantonin Herzegovina-Neretva, u përqendrua në vlerësimin dhe referimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Qëllimi i projektit ishte të përmirësonte sistemin, që më parë bazohej në vendimmarrjen e pavarur të ekspertëve për nevojat e fëmijës dhe trajektoren e zhvillimit. Qasja e re e prezantuar nga projekti vendos në qendër të vëmendjes familjet dhe fëmijën.
“Qëllimi ynë është një qasje humane dhe jam i kënaqur që ka prindër që kanë zgjedhur këtë metodë. Ne përqendrohemi te fëmija, familja, ekspertët dhe komuniteti. Shpresoj se përpjekjet tona do të jenë të dobishme.”
Darko Kobetić, profesor rehabilitimi, konsulent i UNICEF në Bosnje dhe Hercegovinë dhe autori i “Analysis of Policies and Practices in the Area of Assessment and Referral of Children with Disabilities at the FBiH Level,” është përfshirë në zhvillimin e sistemit të ri të vlerësimit që në fillesat e tij. “Qëllimi ynë është një qasje humane dhe jam i kënaqur që ka prindër që kanë zgjedhur këtë metodë – thotë ai. Ne përqendrohemi te fëmija, familja, ekspertët dhe komuniteti. Shpresoj se përpjekjet tona do të jenë të dobishme.”
Sistemi i ri i vlerësimit përqendrohet tërësisht te fëmija dhe familja, ku mblidhen të gjitha të dhënat e rëndësishme për çdo fëmijë nga të gjitha palët e interesit të përfshira në rritjen dhe vlerësimin e tyre, duke përfshirë prindërit, logopedistët dhe fizioterapistët. Për më tepër, ndryshe nga më parë, anëtarët e organizatave eksperte në shumë sektorë do të koordinojnë zbatimin dhe punën për hartimin e planeve të personalizuara për secilin fëmijë që merr pjesë. Theksi është në fuqizimin e fëmijës dhe familjes, përcaktimin e aftësive, nevojave dhe interesave të fëmijës. Reagimi fillestar nga prindërit ka qenë pozitiv.
Martina, nëna e katër vjeçarit Noa, ndan eksperiencën e saj pozitive me sistemin e ri të vlerësimit: “Mënyra si zhvillohej vlerësimi i mëparshëm ishte stresuese sepse fëmija im mund të mos ishte në humor atë ditë dhe të mos tregonte asgjë. M’u desh ta sillja dy ose tre herë për vlerësimin dhe kjo ishte shumë e pakëndshme. Nuk mund të përcaktosh asgjë në 10 minuta. Gjëja më e rëndësishme për mua është të shoh që Noa po përparon dhe ne duhet të marrim më të mirën prej tij. Ai ka përparuar dhe ky përparim duhet vlerësuar. Unë besoj se ai mund të arrijë shumë dhe ne duhet të punojmë me të.”
“Në Bosnje dhe Hercegovinë ishin shumë të përqendruar në diagnostikim dhe objektivi parësor i vlerësimit ishte identifikimi i llojit të problemit të fëmijës, që ishte dhe përfundimi i procesit të vlerësimit. Zhvendosja e fokusit drejt interesave dhe nevojave të fëmijës, që është edhe zhvendosja nga paradigma mjekësore në atë të drejtave të njeriut është elementi më i suksesshëm i këtij projekti.”
Rreth projektit
Zbatimi i vlerësimit dhe referimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara është pjesë e programit “Mitigation of the impact of COVID-19 on the lives of children and parents in the Western Balkans and Turkey” të zbatuar nga UNICEF dhe financuar nga BE-ja nëpërmjet European Commission’s Directorate-General for Neighbourhood Policy dhe Enlargement Negotiations (DG NEAR). Nëpërmjet këtij programi prej 5 milionë euro, 490,000 fëmijë dhe prindër në zonën ku zhvillohet programi pritet të kenë akses më të mirë në shërbimet publike që promovojnë zhvillimin në fëmijërinë e hershme, shëndetësinë dhe mbrojtjen si pjesë e rimëkëmbjes nga COVID-19-a.
Sipas Darkos, qëllimi parësor i sistemit të ri është identifikimi i hershëm i problemeve dhe ofrimi i planeve më të mira mbështetëse për familjet dhe fëmijët për të parandaluar institucionalizimin. Ata hartojnë një plan vjetor për fëmijën dhe familjen dhe e përditësojnë atë sa herë që ndryshojnë rrethanat. “Ne përgatisim dhe fëmijët dhe familjet për periudhën transitore, kur ata duhet të regjistrohen në kopsht apo në shkollën fillore, si dhe përgatisim shkollat për regjistrimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara, në mënyrë që ato të kenë një qasje më të mirë kur të regjistrohet fëmija,” shpjegon Darko.
Darko beson se ndikimi kryesor i projektit ishte ndryshimi i perspektivës dhe përqendrimi në nevojat e fëmijës dhe familjes. “Në Bosnje dhe Hercegovinë ishin shumë të përqendruar në diagnostikim dhe objektivi parësor i vlerësimit ishte identifikimi i llojit të problemit të fëmijës, që ishte dhe përfundimi i procesit të vlerësimit. Zhvendosja e fokusit drejt interesave dhe nevojave të fëmijës, që është edhe zhvendosja nga paradigma mjekësore në atë të të drejtave të njeriut është elementi më i suksesshëm i këtij projekti,” – shprehet Darko.
Rritja e bashkëpunimit për të trajtuar sfidat me të cilat përballen të kthyerit e cenueshëm në Serbi
Të kesh platforma të lidhura mirë ku ofruesit e shërbimeve vendore (publike dhe OJQ-të) bashkëpunojnë në mënyrë efektive është thelbësore në ofrimin e shërbimeve në kohë për të kthyerit në komunitet e tyre të origjinës, qoftë aksesi në dokumentet personale, kujdes shëndetësor, arsim apo punësim. Pavarësisht se qeveria e Serbisë ka ndarë fonde të konsiderueshme nga buxheti për të mbështetur grupet e cenueshëm të të kthyerve në këto shërbime dhe programe, sfidat vazhdojnë për më të cenueshmit. Local Migration Councils u themeluan disa vite më parë për të ndihmuar të kthyerit të orientohen në procese komplekse burokratike që të kenë akses në mbështetjen dhe shërbimet e nevojshme institucionale. Gjithsesi, që nga themelimi i tyre, këshillat nuk kanë qenë shumë ndërveprues, duke e bërë rrjetin e shërbimeve vendore mjaft të fragmentuar dhe jo plotësisht funksional dhe efektiv për të kthyerit.
Me mbështetjen e BE-së dhe UNDP-së, Local Migration Councils janë riaktivizuar dhe fuqizuar për t’i ofruar në mënyrë efektive mbështetje të integruar dhe të gjithanshme të kthyerve. Sot, Local Migration Councils janë platforma ndërvepruese ku palët vendore të ndryshme të interesit si administrata e qytetit, policia, qendra për punë sociale, zyra vendore e punësimit, Commissioner for Refugees and Migration, Red Cross dhe OShC-të mblidhen rregullisht, organizohen dhe bashkëpunojnë në mënyrë efektive për të trajtuar sfidat e të kthyerve. Local Migration Councils kanë një qasjet ndërsektoriale, duke siguruar që institucionet dhe ofruesit vendorë të jenë të lidhur dhe të aksesueshëm për të kthyerit, duke e bërë më të lehtë për to aksesin në mundësitë e punësimit, arsimit dhe shërbimeve të kujdesit shëndetësor. Duke hartëzuar sfidat komplekse me të cilat përballen të kthyerit, duke identifikuar pengesat sistematike dhe duke gjetur zgjidhje (shpesh novatore) për të trajtuar sfidat e të kthyerve, Local Migration Councils janë zgjidhjet e sistemit dhe lidhja ndërmjet politikëbërësve kombëtarë, dhe ofruesve të shërbimeve vendore (publike dhe OJQ-të).
“Në vitet e shkuara, të gjithë aktorët në nivel vendor kanë punuar veçmas për të zgjidhur çështjen e të kthyerve. Nëpërmjet Local Migration Councils, të gjithë këta aktorë të ndryshëm u lidhën brenda një rrjeti të vetëm”- shpjegon Ljiljana Mihajlovic, anëtare e Local Migration Councils në Novi Sad dhe Drejtoreshë e Provincial Office for Roma Inclusion.”
Ndihma u dha në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja ” Strengthening National and Local Systems to Support Effective Socio-economic Integration of Returnees in the Western Balkans.” Si pjesë e këtij projekti, UNDP-ja po ndihmon tre qeveri vendore si Novi Sad, Valjevo dhe Bujanovac në aktivizimin, ose në disa raste riaktivizimin e Local Migration Councils. Projekti gjithashtu ofron mbështetje për ngritjen e kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve publike dhe OJQ-ve vendore për të ofruar mbështetje gjithëpërfshirëse dhe për të përmirësuar aksesin e të kthyerve në shërbimet e nivelit vendor dhe për të prezantuar shërbime të reja që trajtojnë nevojat specifike të të kthyerve. Këto janë pjesë e përpjekjeve bashkëpunuese të UNDP-së me partnerët për të provuar dhe zbatuar zgjidhje novatore, në të gjithë sistemin për riintegrimin socio-ekonomik të grupeve të cenueshëm të të kthyerve, veçanërisht romëve.
Local Migration Councils luajnë një sërë rolesh thelbësore në riintegrimin efektiv të të kthyerve të cenueshëm. Një nga këto role është skanimi i nevojave të të kthyerve dhe lidhja e aktorëve për të ofruar zgjidhje të gjithanshme. Për pjesën më të madhe të të kthyerve në ekonominë e Ballkanit Perëndimor, një nga sfidat më të mëdha është mungesa e vendeve të punës formale; pjesa më e madhe e të kthyerve fitojnë të ardhura nëpërmjet punës informale. Gjithsesi, ka dhe sfida të tjera të rëndësishme me të cilat hasen të kthyerit, shpjegon Ljiljana Mihajlovic, Drejtoreshë e Office for Roma Inclusion of Autonomous Province of Vojvodina dhe anëtare e Local Migration Council në Novi Sad, Serbi.
Në Novi Sad, vendbanimi më i madh informal i romëve në qytet është Veliki Rit, ku banojnë pjesa më e madhe e të kthyerve. Krahas infrastrukturës së dobët dhe kushteve nën standardeve të jetesës, nuk ka asnjë dispozitë për regjistrimin e adresave të shtëpive në Veliki Rit. Si rezultat, të kthyerit e kanë të pamundur të marrin dokumente personale dhe pa asnjë identifikim, ata nuk kanë të drejtë për mbrojtje sociale. Për të adresuar këtë çështje urgjente, Local Migration Council në Novi Sad identifikoi një zgjidhje të përkohshme, afatshkurtër të regjistrimit të të kthyerve në një adresë të përkohshme vendore, duke u mundësuar atyre aksesin e menjëhershëm në shërbime jetike. Ndërkohë, Local Migration Council po punon në mënyrë aktive drejt një zgjidhjeje afatgjatë. “Jemi duke punuar në krijimin e procedurave dhe një rrjeti vendor që do të ndihmojë të kthyerit në marrjen e dokumenteve personale”, thotë Ljiljana. Ndonëse procesi kërkon koordinim ndërmjet shumë subjekteve dhe procedura të shumta, Local Migration Council kryeson në kërkimin e një zgjidhjeje për të kthyerit.
Local Migration Council luajnë një rol drejtues edhe në formulimin dhe zbatimin e Local Action Plans (LAP-të). LAP-të janë dokumente strategjike veprimi që qeveritë vendore miratojnë së bashku me buxhetet për të siguruar që veprimet e nevojshme që trajtojnë nevojat janë vënë në veprim. Projekti ofroi mbështetje me ekspertë për këshillin vendor të migracionit në Novi Sad dhe dy komuna të tjera në përgatitjen e Local Action Plans.
“Dëshiroj të theksoj se kjo është hera e parë që këto institucione bëhen bashkë për të punuar për prioritetet dhe sfidat e të kthyerve në mënyrë specifike dhe gjithëpërfshirëse. Në Ballkanin Perëndimor dhe në rastin tonë në Serbi, ky është një hap i rëndësishëm drejt garantimit që të kthyerit të marrin mbështetjen që u nevojitet për t’u zhvilluar në komunitetet e tyre të origjinës.”
Rreth projektit
Projekti Reintegration of Returnees in the Western Balkans fokusohet në trajtimin e pengesave kyç për riintegrimin socio-ekonomik të të kthyerve të cenueshëm në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Projekti është pjesë e Instrument for Pre-accession Assistance (IPA) II Multi-Country Action, EU support to Fundamental Rights of Roma Community, dhe Reintegration of Returnees, zbatuar nga UNDP, World Bank, dhe Council of Europe.
Në shembullin e Novi Sad-it, përveç sfidës së paraqitur nga mungesa e adresave të shtëpive, u identifikuan disa prioritete të tjera urgjente për të trajtuar nevojat e të kthyerve. Një nga prioritetet e identifikuara është ngritja e një qendre shërbimi me një ndalesë pranë vendbanimit Veliki Rit, për të afruar shërbimet për të kthyerit. Është e rëndësishme që romët dhe të kthyerit aksesojnë lehtësisht dhe shpejt shërbime të ndryshme përmes kësaj qendre. Prioritetet që janë identifikuar janë përfshirë në LAP-në e Novi Sad-it, së bashku me një buxhet të propozuar për zbatimin e tyre. Për shembull, në këtë qendër shërbimi, ofrohet mbështetje për regjistrimin në shkolla të fëmijëve të të kthyerve dhe asistencë mësimore për ata, të cilat janë jetike për parandalimin e braktisjes së shkollës dhe për të kontribuar në përmirësimin e rezultateve arsimore dhe riintegrimin e fëmijëve të të kthyerve.
Bogdanka Tasev Perinovic, menaxhere e projektit UNDP në Serbi, shpjegon se Local Migration Councils luajnë një rol të rëndësishëm në garantimin që të kthyerit të mund të riintegrohen me sukses në komunitetet e tyre të origjinës dhe të bëjnë jetë të përmbushur. Duke ofruar ndihmë dhe mbështetje për të kthyerit, duke promovuar përfshirjen sociale dhe duke monitoruar dhe vlerësuar procesin e riintegrimit, Local Migration Councils sigurojnë që të kthyerit të kenë mbështetjen e nevojshme për t’u zhvilluar në komunitetet e tyre të origjinës. “Dëshiroj të theksoj se kjo është hera e parë që këto institucione bëhen bashkë për të punuar për prioritetet dhe sfidat e të kthyerve në mënyrë specifike dhe gjithëpërfshirëse. Në Ballkanin Perëndimor dhe në rastin tonë në Serbi, ky është një hap i rëndësishëm drejt garantimit që të kthyerit të marrin mbështetjen që u nevojitet për t’u zhvilluar në komunitetet e tyre të origjinës,” thotë Bogdanka.
Ndihma e drejtpërdrejtë financiare e BE-së për Kosovën tejkalon shumën prej 1.3 miliardë eurosh
Marrëveshja e përvitshme e 16-të radhazi e Financimit ndërmjet European Union dhe Kosovës, në kuadër të Instrument for Pre-accession Assistance (IPA) të BE-së iu prezantua zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ,më 24 mars, në Prishtinë, nga Ambasadori i BE-së për Kosovën, Tomas Szunyog. Marrëveshja, e cila ka një vlerë prej 62 milionë eurosh dhe që është pjesë përbërëse e IPA III për vitet 2021-2027, e rrit shumën totale të ndihmës së drejtpërdrejtë financiare nga BE-ja në mbi 1.3 miliardë euro dhe rikonfirmon BE-në dhe shtetet e saj anëtare si donatorët kryesorë të fondeve për Kosovën.
Kjo është marrëveshja e dytë e asistencës financiare ndërmjet BE-së dhe Kosovës për këtë vit; vetëm muajin e kaluar, BE-ja i ofroi Kosovës 75 milionë euro në kuadër të Paketës së saj të Mbështetjes për Energjisë për Ballkanin Perëndimor, për t’i ndihmuar qytetarët dhe bizneset e saj të përballojnë rritjen e çmimeve të energjisë, për të stimuluar kursimin e energjisë, dhe për të përmirësuar eficiencën e energjisë.
Marrëveshja e Financimit, e nënshkruar sot nga zëvendëskryeministri Bislimi, do ta ndihmojë Kosovën ër të përmirësuar integrimin socio-ekonomik të komuniteteve të pakicës dhe të të kthyerve, dhe për të zhvilluar infrastrukturën e menaxhimit të mbetjeve dhe ujërave të ndotura, duke përfshirë sistemin e kanalizimeve të kryeqytetit, Prishtinës, për të përmirësuar eficiencën e energjisë në sektorin publik, dhe për të përafruar legjislacionin e Kosovës me legjislacionin e BE-së dhe për të mbështetur profesionistët ligjorë.
BE-ja filloi të ofronte fonde IPA për Kosovën në vitin 2007. Programet IPA I dhe IPA II përfshijnë periudhën 2007-2020, duke 14 Marrëveshje vjetore Financimi me vlerë 1.2 miliard euro. Financimi IPA III që përfshin periudhën 2021-2027 dhe Marrëveshjet shoqëruese vjetore të Financimit, që kanë filluar të zbatohen vitin e kaluar, së bashku me Marrëveshjen për vitin 2021 kanë një vlerë prej 64 milionë eurosh dhe Marrëveshja për vitin 2022, e dorëzuar sot, ka një vlerë prej 62 milion eurosh.









