Skip to main content

Area of Cooperation: Culture and youth

Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor dhe BE festojnë suksesin e projekteve në Shqipëri

Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (ZRBR) organizoi veprimtarinë përmbyllëse online mbështetur nga BE-ja për projektin “Shtimi i bashkëpunimit rinor dhe shkëmbimit të të rinjve në BP6” në Tiranë më 3 shkurt. Kjo ngjarje prezantoi rezultatet e dy projekteve në Shqipëri mbështetur në kuadër të thirrjes së katërt të hapur për propozim projektesh. Gjatë fjalimit të tij, kreu i zyrës së ZRBR-së në Shqipëri, Kreshnik Loka, përmendi sesi të rinjtë kanë treguar se sa të përkushtuar dhe të interesuar janë në takimin e bashkëpunimin me bashkëmoshatarët e tyre nga rajoni, gjithashtu shtoi se ky projekt ka bërë të mundur bashkëpunimin e qëndrueshëm jo vetëm mes të rinjve, por edhe shoqërisë civile në rajon.
 
Projektet e mbështetura nga ZRBR-ja dhe BE-ja në kuadër të thirrjes së katërt të hapur në të gjithë Ballkanin Perëndimor nxitën pajtimin dhe bashkëpunimin rajonal të të rinjve, si dhe forcimin e kapaciteteve të shoqërisë civile për t’iu përshtatur situatës së COVID-19-ës. Ato u zbatuan nga shkurti deri në tetor 2021.  
Gjatë fazes së aplikimit, jane marrë 129 aplikime, duke krijuar 400 partneritete rajonale. Buxheti i përgjithshëm për këtë thirrje ishte € 333,000.

Artefaktet e çmuara tashmë janë ekspozuar në një ndërtesë të çmuar

Një projekt i financuar nga BE-ja ka kthyer një pallat osman në një burim kulturor si për banorët dhe vizitorët në zonën midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Një sënduk dasme mbi dyqind vjeçar, një kostum tradicional, vegla këpucari dhe argjendari dhe artefakte të tjera historike mund të shihen tani nga vizitorët në muzeun etnologjik në Gjilan/Gnjilane në Kosovën lindore. Ato janë vendosur në një ndërtesë të njohurpër vendasit si Pallati i Hysen Pashës duke qenë se është ndërtuar nga Hysen Pasha Milla, një nga administratorët udhëheqës të Perandorisë Osmane në vend. Ai u ndërtua në vitin 1887 dhe për disa dekada u përdor si shtëpi, derisa u konfiskua nga qeveria Jugosllave dhe pas Luftës së Dytë Botërore u përdor për shtatë dekada si shkollë. Sot ai është një nga strukturat arkitekturore më të mira të periudhës osmane në Kosovë. Në veçanti, tavanet me dru të gdhendur e bëjnë një vend unik për t’u vizituar, por përdorimi deri në kohët e fundit si shkollë muzike nënkupton se vizitorët kishin akses të kufizuar në të. Kjo ndryshoi falë nismës së bashkisë së Gjilanit/Gnjilane me mbështetjen e BE-së.

 “Duke qenë se nuk kishim një hapësirë të caktuar na u desh të shfaqnim artefaktet tona arkeologjike dhe etnologjike në muzeun kombëtar në kryeqytet.”

Një muze i ri për trashëgiminë kulturore Qyteti i Gjilanit/Gnjilane dhe zonat përreth janë të pasura me artefakte arkeologjike dhe etnologjike, por deri para pesë vitesh nuk kishte një hapësirë të veçantë ku këto të shfaqeshin. “Duke qenë se nuk kishim një hapësirë të caktuar na u desh të shfaqnim artefaktet tona arkeologjike dhe etnologjike në muzeun kombëtar në kryeqytet,” shprehet GjylshenDoko Berisha, drejtori i muzeve në Gjilan/Gnjilane. Situata ndryshoi në vitin 2016 me hapjen e muzeut arkeologjik dhe më pas u përmirësua më tej me hapjen e muzeut etnologjik, që përfitoi nga mbështetja e BE-së. Djellza Ademi ishte koordinatorja projektit të bashkëpunimit ndërkufitar të financuar nga BE-ja (CBC) që përqendrohet në përmirësimin e vlerave të trashëgimisë natyrore dhe kulturore që mundësuan rinovimin e ndërtesës dhe hapjen e muzeut etnologjik. Ajo shpjegon se bashkia e Gjilanit/ Gnjilane ka një numër të lartë vizitorësh gjatë vitit, veçanërisht ata nga diaspora që vizitojnë qytetin rregullisht një ose dy herë gjatë vitit. “Pavarësisht trashëgimisë së pasur kulturore dhe natyrore, nuk kishim shumë për t’i ofruar vizitorëve,” shprehet Djellza. Me nismën e bashkisë dhe ne bashkëpunim me bashkinë e Kumanovës dhe në anën tjetër të kufirit në Maqedoninë e Veriut u vendos të krijohej një destinacion turistik më të mirë. Thirrja e CBC-së për Kosovën-Maqedoninë e Veriut ishte marrëveshje perfekte për këtë lloj nisme duke qenë se të dyja nismave i mungonte financimi dhe ekspertiza.

 “Bashkia e Gjilanit ka përfituar nga një sërë projektesh të financuara nga BE-ja në vitet e fundit dhe do të kishte qenë shumë e vështirë të zbatoje këto aktivitete pa mbështetjen e BE-së.”

Rreth projektit Qëllimi i projektit të bashkëpunimit ndërkufitar të financuar nga BE-ja është “Përmirësimi i vlerave të trashëgimisë natyrore dhe kulturore” ishte të sillte investime dhe të promovonte zonën ndërkufitare si destinacion turistik dhe të theksonte vlerat e trashëgimisë kulturore dhe natyrore nëpërmjet ruajtjes dhe ristauruar një ndërtesë të vjetër dhe për të krijuar evente kulturore tradicionale në zonën ndërkufitare. Rezultatet e projektit përfshijnë ruajtjen dhe restaurimin e vendeve të trashëgimisë kulturore, ndërtimin e vendndodhjeve për sportet dhe promovim i shtuar i trashëgimisë kulturore. Vlera totale e projektit ishte €477,000 dhe ai u përfundua në 20 muaj. Me mbështetjen e BE-së, dy bashkitë partnere në projekt arritën të restaurojnë ndërtesën e vjetër dhe ta përshtaste për ta përdorur si Muze Etnografik, për të ndërtuar një amfiteatër dhe për të krijuar një hapësirë për të luajtur futboll, basketboll dhe tenis në Kumanovë. Përveç përmirësimit të infrastrukturës, partnerët e projektit lançuan një platformë online me informacion të lidhur me turizimin dhe kulturën në zonën ndërkufitare. Gjithashtu, ata organizuan festivale popullore dhe evente ndërlidhëse me operatorë të turizmit dhe ofrues të shërbimeve dhe aktivitete të tjera për të promovuar rajonin ndërkufitar si destinacion turistik. “Bashkia e Gjilanit ka përfituar nga një sërë projektesh të financuara nga BE-ja në vitet e fundit dhe do të kishte qenë shumë e vështirë të zbatoje këto aktivitete pa mbështetjen e BE-së,” – shprehet Djellza Ademi.

Ekspozita “Lidhjet” në Shtëpinë e Evropës në Kosovë

Në prani të artdashësve të shumtë, Shtëpia e Evropës në Mitrovicën e Veriut në Kosovë ka hapur ekspozitën “Lidhjet” nga Katarina Nedeljković. Ekspozita, e para e Katarinës, kishte punime të saj artistike në skulpturë, pikturë dhe grafikë.

 

Sipas Katarinës, tema “Lidhjet” i erdhi në mënyrë spontane. “Është shumë e rëndësishme të dimë se çfarë marrëdhënieje duam të kemi me natyrën, Zotin, veten, familjen, miqtë dhe të tjerë. Unë i krijova punimet e mia abstrakte mbi këto baza, duke u përpjekur të shfaq lidhjet më të rëndësishme për mua” shprehet ajo.

 

Ekspozitën “Lidhjet” mund ta vizitoni në Shtëpinë e Evropës në Mitrovicën e Veriut çdo ditë pune, nga ora 9.00 deri më 18.00.

Art tradicional me tapa shishesh plastike

Një OJQ nga Sarajeva krijon vepra të mahnitshme arti, duke përdorur tapa shishesh plastike

Në rrethinat e Sarajevës, në Ciglanë, është është ekspozuar në një vend të dukshëm një qilim i mrekullueshëm. Sidoqoftë, ky ‘Čepoćilim’ ka diçka të veçantë: është i bërë nga 25,000 tapa shishesh plastike. Emri i tij në shqip mund të përkthehet si ‘qilim tapash’. Ai u dizenjua dhe u krijua si pjesë e një projekti nga Shoqata e Artit të Gjelbër, një OJQ nga Sarajeva, në Bosnjë & Hercegovinë. Presidentja e shoqatës, Alma Hrasnica Dervišević, shpjegon se e gjithë kjo filloi rreth dhjetë vite më parë, në momentin kur i erdhi një ide për të krijuar art me anë të tapave të shisheve si pjesë e aktiviteteve për Javën Evropiane për Reduktimin e Mbetjeve në Sarajevë. “Në atë kohë, ky konsiderohej si një projekt mjaft ambicioz për ne, meqenëse nuk e dinim me siguri nëse njerëzit do ta vlerësonin këtë nismë dhe gjithashtu ishim të shqetësuar për reagimin e tyre,”- thotë Alma.

Sfida fillestare ishte mbledhja e tapave të shisheve. Alma caktoi një vend për mbledhjen e tapave të shisheve dhe kontaktoi shkollat, kompanitë dhe institucione të tjera, duke i pyetur nëse kishin dëshirë të kontribuonin për këtë projekt duke grumbulluar dhe shpërndarë tapat e shisheve plastike të hedhura. “Për çudinë time, përgjigja ishte shumë pozitive dhe brenda një kohe të shkurtër arritëm të mblidhnim një sasi të konsiderueshme tapash. Ja se si nisi trendi i Čepoćilim-it,”-thotë Alma.

“Čepoćilim-i është kombinimi perfekt i artit, trashëgimisë kulturore dhe ekologjisë. Qëllimi i këtij projekti është rritja e ndërgjegjësimit për mbledhjen e paketimeve të hedhura tutje dhe besoj se kemi treguar qartësisht se ekziston një mënyrë për t’i ripërdorur këto mbetje.”

Të krijojmë një qilim me tapa shishesh çdo vit

Pas suksesit dhe vlerësimit të qilimit të parë me tapa shishesh, Alma dhe kolegët e saj nga Shoqata e Artit të Gjelbër vendosën ta kthejnë këtë në një aktivitet të përvitshëm, ku të dizenjojnë dhe të krijojnë të paktën një tapet me tapa shishesh plastike. Për modelin, vendosën të bazoheshin te qilimi tradicional boshnjak, meqenëse kjo do të shërbente si një atraksion artistik por edhe turistik, duke kontribuar kështu për promovimin e trashëgimisë kulturore.

“Čepoćilim-i është kombinimi perfekt i artit, trashëgimisë kulturore dhe ekologjisë. Qëllimi i këtij projekti është rritja e ndërgjegjësimit për mbledhjen e paketimeve të hedhura tutje dhe unë besoj se kemi treguar qartësisht se ekziston një mënyrë për t’i ripërdorur këto mbetje,”- thotë Alma.

Duke përfshirë të rinjtë, Alma beson se arritën ta rrisin  në mënyrë domethënëse ndërgjegjësimin tek grupet që mund të kontribuojnë për mbrojtjen mjedisore në të ardhmen, nëpërmjet reduktimit dhe menaxhimit të mbetjeve.

Kohët e fundit, Shoqata e Artit të Gjelbër pati shumë mbështetje nga programi ReLOaD (Regional Programme on Local Democracy – Programi Rajonal për Demokracinë Vendore) . Programi i ndihmoi me projektin më të fundit, duke dizenjuar dhe duke krijuar stola me tapa shishesh, me një model vizual të bazuar te qilimat tradicionale boshnjake. Në aktivitetin më të fundit, përfshinë fëmijë nga shkolla  fillore Vladislav Skarić, nga shkolla Mjedenica për fëmijë me vështirësi në të nxënë dhe nga jetimorja Bjelave. Si pjesë e projektit, ngritën 30 punishte të artit ekologjik, për shndërrimin e mbetjeve në art të gjelbër. Në këto punishte, ata përdorën materiale të tilla, si shishet plastike dhe kanoçet. Në projektin e tyre përfundimtar, përdorën rreth 15,000 tapa shishesh për të ndërtuar stolat.

“Falë këtij projekti, qemë në gjendje të përfshinim më shumë fëmijë dhe të rinj në aktivitetin tonë dhe të rrisnim ndërgjegjësimin e tyre për problematikat ekologjike dhe për këtë, u jemi shumë mirënjohës programit ReLOaD dhe BE-së.”

Lidhur me programin

Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) financohet nga Bashkimi Evropian dhe vihet në zbatim nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim. ReLOaD është tani në fazën e dytë, e cila do të zgjasë deri në vitin 2024.

Projekti krijoi një ambient, në të cilin fëmijët dhe të rinjtë ishin në gjendje të zhvillonin nisma kulturore ekologjike dhe në të njëjtën kohë të miqësoheshin nëpërmjet aktiviteteve artistike. “Falë këtij projekti, qemë në gjendje të përfshinim më shumë fëmijë dhe të rinj në aktivitetin tonë dhe të rrisnim ndërgjegjësimin e tyre për problematikat ekologjike dhe për këtë, u jemi shumë mirënjohës programit ReLOaD dhe BE-së,”- thotë Alma.

Stoli me tapa shishesh ndodhet tanimë pikërisht në qendër të Sarajevës, në rrugën Gimnazijska, i rrethuar nga shkolla fillore dhe të mesme. Alma është shumë krenare për këtë vepër. Të gjithë fëmijët që punuan për të, bashkë me bashkëmoshatarët e tyre mund ta shohin çdo ditë dhe të kujtohen për rëndësinë e pakësimit dhe menaxhimit të mbetjeve.

Fillon Viti Evropian i Rinisë

Së fundmi, 2022-shi është shpallur nga BE-ja si Viti Evropian iRinisë. Veprimtaritë që do të organizohen këtë vit përfshijnë konferenca, nisma që promovojnë pjesëmarrjen e të rinjve në politikëbërje, fushata ndërgjegjësimi për një BE më të gjelbër, më gjithëpërfshirëse dhe më digjitale, dhe studime dhe kërkime rreth situatës ku ndodhen të rinjtë. Viti Evropian i Rinisë ecën krah për krah me NextGenerationEU, gjë që rihap perspektiva për të rinjtë, përfshirë punë cilësore dhe mundësi arsimimi dhe trajnimi në Evropën e së ardhmes, si dhe mbështet pjesëmarrjen e të rinjve në shoqëri.

 

Viti i Rinisë do të kërkojë sinergji dhe bashkëpunim me programe të tjera të BE-së që synojnë të rinjtë në përtej spektrit të politikave – nga programet e zhvillimit rural që përqendrohen te fermerët e rinj deri te programet e kërkimit dhe inovacionit, dhe nga kohezioni te veprimet për ndryshimin e klimës – përfshi programet e BE-së me shtrirje ndërkombëtare ose me natyrë transnacionale.

 

Përveç Erasmus+-it dhe Korpusit Evropian të Solidaritetit, me buxhet për periudhën financiare aktuale prej 28 miliardë Eurosh dhe 1 miliard Eurosh, Garancia Rinore dhe Nisma e Punësimit të të Rinjve po krijojnë më shumë mundësi për të rinjtë. Ndërkohë, në vitin 2022 do të nisë edhe një program i ri i quajtur ALMA për të mbështetur lëvizshmërinë profesionale ndërkufitare për të rinjtë e disavantazhuar.

 

Programi i plotë i veprimtarive dhe informacionet e mëtejshme do të jenë të disponueshme në Portalin e Rinisë. Fushëveprimi i veprimtarive do të mbulojë çështje që prekin kryesisht të rinjtë duke ndjekur prioritetet e theksuara te Qëllimet e të Rinjve, si barazia dhe gjithëpërfshirja, qëndrueshmëria, shëndeti mendor dhe punësimi cilësor. Ato do të përfshijnë edhe të rinj jashtë BE-së.

Ndarja e shtigjeve sekrete vendore me botën

BE-ja mbështet aventurat në natyrë nëpërmjet shënjimit fizik dhe digjital të shtigjeve malore. Rajoni malor i Pejës/Peć në Kosovën Perëndimore është e përqendruar në tejkalimin e turizmit masiv duke ofruar përvoja të personalizuara që kombinon traditat lokale me terrenin e thyer. Potenciali i rajonit për turizëm u identifikua vite më parë me investimet si në infrastrukturë dhe në kapital njerëzor. Tani atje ka vizitorë që e kalojnë kohën duke bërë trekking, ecje në mal dhe çiklizëm. Adhuruesit e natyrës zgjedhin të kalojnë kohë në Alpet Shqiptare, emri i të cilave në gjuhën vendase është ‘Malësia e Madhe’ – vargmali i përbashkët midis Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë. Një grup adhuruesish, disa prej të cilëve e sigurojnë jetesën nëpërmjet tyre janë krenarë të ndajnë me pjesën tjetër të botës njohuritë e tyre dhe tani janë duke vjelë përfitimet nga kjo industri.

“Padyshim që ky projekt është ndërhyrja më e suksesshme në këto vargmale në 20 vitet e fundit.”

Atje ku kalonin vetëm barinjtë Shoqata lokale e alpinizmit, Gjeravica, u partnerizua me projektin ndërkufitar të Bashkimit Evropian midis Kosovës dhe Malit të Zi duke investuar në shënjimin e shtigjeve ekzistuese dhe të reja për ecje në mal ose çiklizëm. “Padyshim që ky projekt është ndërhyrja më e suksesshme në këto vargmale në 20 vitet e fundit.” Shoqata u përfshi në të gjitha hapat e projektit duke këshilluar rreth itinerareve të propozuara dhe duke i shënuar ato. “Ne jemi krenarë që kemi përzgjedhur itineraret më të mira nëpër të cilat kalonin vetëm vendasit – si ajo në qendrën e qytetit ku lartësia është 550m mes për mes kullotave dhe kasolleve të barinjve në vargmale në lartësi 1,800m,” shprehet Gjikolli, duke konfirmuar që shënjëstrimi do të ketë standard ndërkombëtar. Rrugët kalojnë nëpër pjesët piktoreske të zonave të mbrojtura në Kosovë dhe Mal të Zi. Adhuruesit e natyrës mund të kalojnë ditën duke kaluar nga një kufi në tjetrin dhe duke kryqëzuar me rrugët malore si majat e Ballkanit ose në rrugën Dinarike.  

 “Shënjuesit e shtigjeve dhe aktivitetet shoqëruese janë në përputhje me planet lokale të zhvillimit dhe strategjitë për të zhvilluar turizmin në rajon.”

Rreth projektit Malësia e Madhe – Projekti i Destinacionit Natyror të Shkëlqyer u krijua me qëllimin për të fuqizuar zonën ndërkufitare midis Kosovës dhe Malit të Zi si një destinacion natyror. Një rrjet prej rreth 334km shtigje për ecje në mal dhe çiklizëm janë shënjuar dhe ofrojnë lidhje midis Kosovës dhe Malit të Zi. I gjithë rajoni në kufi është i pajisur me vendpushime, vende për soditje ose parkim të biçikletave. Projekti i financuar nga BE-ja do të stimulojë zhvillimin ekonomik për të krijuar mundësi të reja punësimi.   Informacion i përmbledhur në një vend Shtigjet e shënjuara ndërmjet kufijve ruajnë rrjedhën natyrore të masivëve dhe ata udhëheqin vizitorët për të vëzhguar pamjet e jashtëzakonshme të Malësisë së Madhe. Organizatat zbatuese kanë marrë reagime pozitive nga guidat turistike në zonat ku qindra shënjues janë vendosur përgjatë 334 kilometrave të shtigjeve për ecjen në mal dhe shtigjet e çiklizimit. Sokol Luta nga Agjencia Rajonale e Zhvillimit – Perëndim, partneri zbatues në Kosovë shpjegon se me fondet e BE-së janë instaluar 25 tabela me informacione, janë identifikuar burimet ujore dhe rruga është shënjuar me flamuj për të treguar pamjet panoramike. “Shënjuesit e shtigjeve dhe aktivitetet shoqëruese janë në përputhje me planet lokale të zhvillimit dhe strategjitë për të zhvilluar turizmin në rajon.” shprehet Luta Ai shton se kishte shumë bashkëpunim mes grupeve të interesit në të dyja anët e kufirit për të përmirësuar cilësinë e ofertës së turizmit në Malësinë e Madhe, për të shtuar mbulimin dhe për ta prezantuar zonën ndërkufitare si një destinacion natyror tërheqës. Si shembull, organizatat zbatuese kanë mbledhur dhe listuar në një vend – si në faqen e internetit edhe në aplikacionin e telefonit – të gjithë ofruesit e shërbimit në akomodim, gastronomi dhe shërbime turistike. Së bashku me hartën e shtigjeve, vizitorëve u jepet edhe mundësia për të zgjedhur mes tureve të organizuara ose eksplorimit të pavarur të zonës.

Duke bashkuar sërish pjesët e trashëgimisë kulturore së Shqipërisë

BE-ja po financon restaurimin e mozaikut të Muzeut Historik Kombëtar që u dëmtua nga tërmeti në 2019.

Asnjë vizitë në qytetin e Tiranës nuk mund të quhet e plotë pa bërë një foto të mozaikut të madh që mbulon fasadën kryesore të Muzeut Historik Kombëtar. Duke pasur një rol kyç në ansamblin e ndërtesave të rëndësishme rreth sheshit kryesor të qytetit, mozaiku u konceptua në fillim të viteve 1980 dhe titullohet “Albania”, përshkruan njerëzit që kanë jetuar në vend në periudha të ndryshme.

Mozaiku ka qenë dëshmitar i shumë ngjarjeve historike që kanë ndodhur në “Sheshin Skënderbej”, por çfarë tundi themelet e tij ishte tërmeti i 2019. Ky ishte tërmeti më i fortë në vend i gjysmëshekullit të fundit, i cili mori shumë jetë, shkaktoi dëme në prona dhe në 53 zona të trashëgimisë kulturore në Shqipërinë e mesme.

“Ka pasur shumë pak ndërhyrje qëkur u inaugurua dekada më parë – për shembull, është hequr nga mozaiku një yll që ishte simbol i komunizmit.

Inxhinierët e BE-së ndihmojnë në restaurim

Në sytë e inxhinieres civile Daniela Kortoçi e cila po ndihmon në restaurimin e mozaikut, një figurë qëndron dallon më shumë se njerëzit e tjerë në mozaikun “Albania”: një grua që mban një pushkë në dorën e saj.

“Gruaja me fustanin tradicional që qëndron midis dy burrave në qendër të mozaikut  përfaqëson gruan e fortë shqiptare në kohën e komunizmit, por që gjithashtu ka dhe anën e saj miqësore e treguar nga dora e saj e majtë e hapur, e cila pasqyron mikpritjen” shpjegon inxhinierja e re, e cila është e përfshirë në punimet restauruese pas tërmetit. “Ka pasur shumë pak ndërhyrje qëkur u inaugurua dekada më parë – për shembull, është hequr nga mozaiku një yll që ishte simbol i komunizmit,” shprehet Kortoçi duke përshkruar si punimet e restaurimit përfshijnë ekspertizën e kombinuar të BE-së dhe asaj lokale, së bashku me krijuesit origjinalë të veprës.

Kortoçi po punon me një grup ekspertësh të cilët kanë listuar 27 zona të trashëgimisë kulturore që janë përzgjedhur për ndërhyrje nga projekti më i madh kulturor i financuar nga BE-ja, që është zbatuar në vend. Ekspertiza e BE-së sjell vlerë shtesë në transferimin e njohurive te brezi i ri i studentëve të trashëgimisë kulturore lokale. Ata po punojnë krah për krah në muret e dëmtuara të kështjellës, fortifikimet e vjetra të qytetit port, ndërtesat muzeale dhe urat. Duke u përpjekur për të ruajtur aftësitë në zhdukje, punime në kështjella ose ura përfshin muraturën tradicionale duke përdorur gurët e vendit. Synimi përfundimtar është ringjallja e këtyre zonave të përzgjedhura për të rritur potencialin turistik, duke kontribuar drejtpërdrejt në rimëkëmbjen socio-ekonomike të Shqipërisë.

“Për ne gratë inxhiniere, të qenit në ndërtim është një mision. Ne ndjejmë dëshirën për të qenë një model për atë vajzën e vogël pesëvjeçare që tani po vizaton një shtëpi dhe po vendos një diell në cep të letrës.”

Rreth projektit 

Në një nga programet e tyre më të mëdha të trashëgimisë kulturore, me vlerë 40 milionë euro, BE-ja po punon në Shqipëri për të mbështetur restaurimin e zonave dhe monumenteve të prekura nga tërmeti i vitit 2019. Programi synon të kontribuojë në rimëkëmbjen socio-ekonomike duke rindërtuar trashëgiminë kulturore të vendit dhe duke rikthyer potencialin të tij për turizëm dhe gjithashtu duke mbështetur komunitetet lokale. Programi ka marrë një rëndësi edhe më të madhe për shkak të pandemisë COVID-19, i cili ka cenuar ndjeshëm sektorin e turizmit në Shqipëri.

Evropa është synimi ynë

Transformimi ekonomik i Shqipërisë filloi kur demokracia i dha fund dekadave të komunizmit në fillim të viteve 1990. Prandaj, Kortoçi është një qytetare e gjeneratës së dytë që punon për të kontribuar në një vend që aspiron anëtarësimin në BE. Krahas angazhimit të saj profesional si inxhiniere, ajo i është bashkuar rrjetit Young European Ambassadors, një rrjet kreativ i risi prurësve në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Më kujtohet që kur isha fëmijë dëgjoja thirrjen  ‘Ne duam që Shqipëria të jetë si pjesa tjetër e Evropës’, ​​domethënë si vendet e zhvilluara anëtare të BE-së. Prandaj doja të mësoja më shumë për Bashkimin Evropian dhe të ndaja vlerat e tij me bashkëmoshatarët e mi, duke e pritur atë si të ardhmen tonë të përbashkët”, shprehet Kortoçi. Në mesin e këtyre vlerave evropiane është edhe ruajtja e trashëgimisë kulturore, e cila ekziston me shumicë në Shqipëri.

Një tjetër rol i rëndësishëm që Kortoçi e sheh veten është shembulli për brezat e ardhshëm, veçanërisht për vajzat. Edhe pse gratë përbëjnë më pak se 1%  i krahut të punës në sektorin e ndërtimit ajo shprehet , “Unë jam e aftë të punoj dhe të njihem për profesionalizmin tim njëlloj si burrat. Për ne gratë inxhiniere, të qenit në ndërtim është një mision. Ne ndjejmë dëshirën për të qenë një model për atë vajzën e vogël pesëvjeçare që tani po vizaton një shtëpi dhe po vendos një diell në cep të letrës.”

Ashtu si gruaja në mozaik e cila portretizohet duke luftuar dhe duke ftuar të tjerët që të bashkohen puna për restaurimin e këtyre monumenteve nuk bëhet vetëm për të ruajtur të shkuarën apo të tashmen, por për të te ardhmen që gjeneratat e reja të dijnë se nga kanë ardhur.

Udhëtim në kohë në një betejë të Luftës së Dytë Botërore

Projekti i financuar nga BE-ja ofron realitet virtual për vizitorët e muzeve në Bosnje dhe Hercegovinë.

Beteja në lumin Neretva ishte një nga betejat më epike të Luftës së Dytë Botërore në Jugosllavi. Në fund të vitit 1942, komandanti i lartë gjerman u shqetësua për mundësinë e një uljeje të Aleatëve në Ballkan. Si rezultat, Adolf Hitleri urdhëroi një sulm për të shtypur komandën qendrore të lëvizjes partizane të pozicionuar në qendër të Bosnjës dhe Hercegovinës. Pika e kthesës së betejës ishte shkatërrimi i forcave partizane nga një urë e ruajtur lart mbi lumin Neretva për të ngadalësuar avancimin e ushtrisë gjermane.

Beteja u bë e paharrueshme në vitet 1960 përmes prodhimit të filmit Battle of Neretva në të cilin luajtën Yul Brynner dhe Orson Welles ndër aktorëve të tjerë të Hollivudit. Posteri i filmit është dizajnuar nga Pablo Picasso falas. Pas publikimit dhe suksesit të filmit, autoritetet shtetërore hapën një muze të Betejës së Neretvës pranë vendit të betejës, në qytetin e Jabllanicës në Bosnjë dhe Hercegovinë. Muzeu ka funksionuar për gjysmë shekulli, por ka pasur shumë pak vizitorë në 20 vitet e fundit.

Falë iniciativës së një organizate joqeveritare nga Bosnja dhe Hercegovina, audienca tani mund ta rijetojë betejën përmes përmbajtjes së modernizuar dhe realitetit virtual 3D, duke shtuar një arsye të re për të vizituar muzeun në Jabllanicë.

“Ne kuptuam se muzeu në Jabllanicë është shumë tërheqës në aspektin e vendndodhjes dhe tregimit, por nuk ofron shumë në aspektin e përmbajtjes dhe nuk është përfshirës për vizitorin, dhe vendosëm të bëjmë diçka për këtë.”

Kthimi i muzeut në një pike tërheqëse

 Association Link, një organizatë joqeveritare nga Bosnja dhe Hercegovina, kishte zbatuar një projekt për promovimin e turizmit natyror rreth Jabllanicës. Megjithatë, meqenëse rajoni është gjithashtu i pasur me trashëgimi kulturore, ata vendosën të nisin një iniciativë duke pasur këtë në fokus. “Ne kuptuam se muzeu në Jabllanicë është shumë tërheqës në aspektin e vendndodhjes dhe tregimit, por nuk ofron shumë në aspektin e përmbajtjes dhe nuk është përfshirës për vizitorin, dhe vendosëm të bëjmë diçka për këtë,” thotë Rasim Tulumović nga Association Link. Nga konsultimi me kolegët nga Muzeu Kombëtar i Malit të Zi, në anën e kufirit të Malit të Zi, ata mësuan se muzeu në Nikšić ishte në një situatë të ngjashme, dhe ata panë se kjo do të ishte një mundësi e madhe për një iniciativë ndërkufitare për promovimin e trashëgimisë kulturore si pjesë e një pakete turistike. Për këtë ata kishin nevojë për ndihmë, dhe mbështetja erdhi nga programi i financuar nga BE-ja Cross-Border Cooperation (CBC) për Bosnjën e Hercegovinën dhe Malin e Zi.

Problemet kryesore me të cilat përballeshin muzetë në të dyja anët e kufirit ishin prezantimi i përmbajtjes dhe promovimit. Rasim shpjegon se përdorimi i pajisjeve dhe teknikave moderne ishte pothuajse i panjohur në këto muze, dhe si rezultat numri i vizitorëve ishte i ulët dhe ata që erdhën shpenzuan shumë pak kohë në muze. “Përveç kësaj, nuk kishte vend për të pirë një kafe ose për të blerë një suvenir, dhe në një farë mënyre këto muze nuk shërbenin në zhvillimin e turizmit”, thotë Rasim.

Me mbështetjen e BE-së, organizatat partnere prezantuan një mënyrë novatore të paraqitjes së historisë duke përfshirë pajisje moderne në muze dhe duke zhvilluar një prezantim të realitetit virtual dhe një lojë të animuar që jep fakte historike në një mënyrë argëtuese. Për shembull, nëse tani vendosni të përjetoni turneun e realitetit virtual në betejën e Neretvës në muzeun Jabllanica, do të duhet të mbani syze 3D dhe do të gjeni veten në selinë e komandës partizane, të rrethuar nga aktorë të animuar. Komandanti do t’ju japë detyrën e shpëtimit të ushtarëve të plagosur që do t’ju çojë nëpër betejë, dhe në rrugën tuaj ju do të përballeni me një numër pengesash që duhet të kapërcehen. “Ne besojmë se kjo qasje është veçanërisht tërheqëse për të rinjtë që janë të mërzitur nga të mësuarit historinë në mënyrë tradicionale”, thotë Rasim.

Prezantimet virtuale ishin vetëm një pjesë e projektit. Organizatat partnere gjithashtu i pajisën muzetë me syze 3D, ekrane LED, tableta, e-guide dhe pajisje të tjera virtuale të prezantimit. Përveç kësaj, ata kontribuan në trajnimin dhe certifikimin e guidave turistike në metodologjinë bashkëkohore të interpretimit, mbështetën bizneset e vogla për të prodhuar suvenire, dhe ndihmuan muzetë në hartimin e planeve të biznesit.

“Si rezultat i mbështetjes së BE-së tani të dy muzetë mund të bëhen plotësisht të vlefshëm financiarisht, dhe muzetë e tjerë në rajon kanë qenë në kontakt me ta për të mësuar se si të zbatojnë qasjen e tyre.”

Rreth projektit

Instrument for Pre-Accession (IPA) assistance II CBC Programme Bosnia and Herzegovina – Mali i Zi 2014-2020 ka si qëllim të përgjithshëm të programit zhvillimin e qëndrueshëm të zonës kufitare midis Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi, e cila promovohet përmes zbatimit të aktiviteteve të përbashkëta që maksimizojnë avantazhet krahasuese të zonës. Financimi i përgjithshëm IPA për Programin Bosnje dhe Hercegovinë – Mali i Zi 2014-2020 është 8,4 milionë euro.

Projekti i financuar nga BE-ja “Amusing Museums” ka pasur një ndikim të rëndësishëm ekonomik në të dy muzetë. Për shembull, Muzeu Jabllanica dyfishoi tarifën e hyrjes dhe pavarësisht se ishte një vit pandemik – ku numri i vizitorëve të huaj pritej të ishte i ulët – gjithashtu dyfishoi numrin e vizitorëve individualë. “Si rezultat i mbështetjes së BE-së tani të dy muzetë mund të bëhen plotësisht të vlefshëm financiarisht, dhe muzetë e tjerë në rajon kanë qenë në kontakt me ta për të mësuar se si të zbatojnë qasjen e tyre”, thotë Rasim.

Më e rëndësishmja, projekti gjithashtu ka pasur një ndikim të rëndësishëm në bashkëpunimin ndërkufitar midis muzeve dhe institucioneve kulturore të të dy vendeve. Projekti mundësoi vizita të përbashkëta të operatorëve turistikë në të dy anët e kufirit, ku operatorët turistikë u frymëzuan për të sjellë vizitorët e tyre në muze, dhe gjithashtu përfshinte bashkëpunim të ngushtë në zbatimin e projektit midis institucioneve kulturore dhe autoriteteve lokale.

Të ecësh në hapat e Nënë Terezës

Restaurimi i një shtegu malor pelegrinazhi që lidh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut u jep një shtysë ekonomive vendore dhe trashëgimisë së përbashkët kulturore.

Letnica është një fshat në juglindje të Kosovës me më pak se 5000 banorë. Megjithatë, për disa javë gjatë stinës së verës, popullsia e fshatit rritet në mbi 30,000. Arsyeja për këtë është pelegrinazhi për statujën e Madonës së Zezë, apo Zojës së Letnicës.

Kjo statujë është më shumë se 300 vjeçare dhe historia e saj e ka zanafillën në Shkup, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut. Pas tërheqjes së ushtrisë austriake nga qyteti në shekullin e gjashtëmbëdhjetë dhe kthimit të Shkupit nën sundimin osman, disa nga katolikët e qytetit u strehuan në Letnicë, duke marrë me vete edhe statujën e Madonës së Zezë. Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, Fulgencio Carev, kryepeshkopi i Shkupit, organizoi një pelegrinazh vjetor në Letnicë.

“Me prejardhje nga Prizreni i Kosovës dhe rritur në Shkup, fëmijëria e Nënë Terezës është një shembull i përsosur i trashëgimisë së përbashkët kulturore që duhet t’i bashkojë njerëzit nga të dyja vendet dhe më gjerë.”

Në gusht të vitit 1928, një nga pelegrinët ishte e reja Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e cila e kishte bërë udhëtimin që në moshën shtatë vjeçare. Anjeza lindi dhe jetoi në Shkup, por ishte pikërisht në Letnicë, gjatë Festës së të Ngriturit të Zojës së Bekuar në Qiell, ku dëgjoi thirrjen e Zojës së Letnicës, Zojës së Zezë, dhe mori vendimin për t’u bërë misionare dhe për t’u shërbyer të varfërve të botës. Atë vit ajo u largua nga Shkupi për t’u bashkuar me motrat e Lorettos dhe lundroi drejt Indisë me emrin Motër Maria Teresa.

Shpalosja e potencialit kulturor dhe ekonomik

Shtegu ndërkufitar i pelegrinazhit që përshkoi Nënë Tereza ishte i mbyllur dhe i pashfrytëzuar për dekada të tëra, dhe për shkak të mosmirëmbajtjes, njerëzit filluan të përdornin automjete për të ardhur në Letnicë. Fondacioni i Kosovës për Trashëgimi Kulturore pa Kufij (CHwB) dhe organizata e tyre partnere, Fondacioni për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Shkup, evidentuan se restaurimi dhe rihapja e shtegut malor do të ishte një mundësi e mirë për promovimin e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin ekonomik të rajonit, veçanërisht lidhja me jetën e Nënë Terezës.

Adea Mekuli është menaxhere për projektin. “Nënë Tereza është e njohur në mbarë botën, por pakkush e njeh të renë Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, përpara se të bëhej e famshme”, shprehet ajo. “Me prejardhje nga Prizreni i Kosovës dhe rritur në Shkup, fëmijëria e Nënë Terezës është një shembull i përsosur i trashëgimisë së përbashkët kulturore që duhet t’i bashkojë njerëzit nga të dyja vendet dhe më gjerë.”

Mbështetja jetike e BE-së

Ideja u mbështet nga BE-ja dhe kërkimi dhe mbledhja e informacionit mbi jetën e hershme të Nënë Terezës ishte një nga komponentët kryesorë të projektit ‘Gjurmëve të Nënë Terezës’, i cili u financua nëpërmjet programit të BE-së për bashkëpunim ndërkufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Krahas restaurimit dhe vendosjes së shenjave të rrugës së pelegrinazhit si një shteg ecjeje, dhe mbledhjes dhe publikimit të informacionit mbi jetën e hershme të Nënë Terezës, projekti gjithashtu kontribuoi në restaurimin e vendeve të trashëgimisë kulturore si Muzeu Nënë Tereza në Prizren, vendi i pelegrinazhit në fshatin Letnicë dhe Manastiri i Shën Panteleimonit në Nerezin e Epërm në Shkup.

“Projekti do të ketë ndikim në edukimin e mëtejshëm kulturor të njerëzve që jetojnë në zonën ndërkufitare si dhe në zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të rajonit ndërkufitar.”

Rreth projektit

Objektivi kryesor i projektit të financuar nga BE-ja “Shtegu Kulturor ‘Gjurmëve të Nënë Terezës’” ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe të tjerave në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes njohjes së vlerave të përbashkëta dhe rritjes së përbashkët ekonomike.

Adea shpjegon se mbështetja e BE-së ishte kyçe për zbatimin e projektit, me ndikime më të gjera që do të jehojnë në mbarë rajonin. “Projekti do të ketë ndikim në edukimin e mëtejshëm kulturor të njerëzve që jetojnë në zonën ndërkufitare si dhe në zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të rajonit ndërkufitar,” shprehet ajo.

Shtegu i Nënë Terezës tashmë është i hapur për vizitorët që duan të ecin ose të bashkohen me pelegrinazhin e vjetër, ndërsa gjatë rrugës mund të mësojnë më shumë për një nga figurat më ikonike të shekullit të njëzetë.

Të rinjtë nga Serbia dhe Kosova pyesin njëri-tjetrin “Si të shoh unë ty?”

Një projekt i financuar nga BE-ja ndihmon të rinjtë të shohin përtej paragjykimeve dhe të shprehin përvojën e tyre syhapëse në filma të shkurtër. Dy organizata kulturore, Dokufest në Prizren dhe Fond B92 në Beograd, janë bërë bashkë për të mbledhur të rinj nga Kosova dhe Serbia për të parë nëse besimet e tyre kundrejt njëri-tjetrit janë me vend. Deri më tani, rreth 40 të rinj patën mundësi të sfidonin paragjykimet e tyre në projektin “How do I see you?” [Si të shoh unë ty?] Një 24-vjeçar nga Prizreni, Ismail Myrseli, shpjegon arsyen e pjesëmarrjes së tij në këtë aktivitet: “Doja të dija se për çfarë interesohet një i ri nga Serbia dhe zbulova, si ngjashmëri, ashtu dhe opinione të kundërta për shoqëritë tona”. Gjatë udhëtimit, Myrseli kaloi kohë me persona nga Kruševac në Serbi, një vend që, për habinë e tij, ngjasonte shumë me qytetin e tij. Një pjesë të shkurtër të kohës ai shpjegoi gjërat që bënte në Kosovë. Pjesën tjetër të kohës, foli për çështjet më me rëndësi për të: interesi për filmat, teatrin dhe kulturën. “Unë besoj se, nëse e mbushim hendekun e informacionit me vlera universale, nuk u lëmë hapësirë ndasive”.

“Doja të dija se për çfarë interesohet një i ri nga Serbia dhe zbulova, si ngjashmëri, ashtu dhe opinione të kundërta për shoqëritë tona”.

Dhe vërtet, organizatorët siguruan që pjesëmarrësit në projekt të ishin të përqendruar te kultura, si mënyrë për të hulumtuar dhe për të shprehur përvojën e tyre në mënyrë krijuese. U zhvilluan workshop-e, vizita në site kulturore dhe, në fund, u krijuan video që i përgjigjeshin pyetjes së thjeshtë se si takimi ballë për ballë me bashkëmoshatarët ndryshoi mënyrën se si e shohin njëri-tjetrin. Për shkak të kufizimeve nga koronavirusi, grupi i parë i vitit 2020 mundi të zhvillonte vetëm telefonata video përmes internetit, por krijimtaria e tyre në krijimin e filmave spikati te videot e shkurtra që krijuan për njëri-tjetrin. Menaxherja e projektit “How do I see you?”, Zana Arapi Xheladini, thotë se këto projekte janë pikërisht ato që u nevojiten të rinjve për t’u njohur vërtet me njëri-tjetrin, si në Kosovë, ashtu dhe në Serbi. Mungesa e informacionit ishte shtysa e idesë së projektit, siç shpjegon ajo. Gjithçka nisi kur anëtarët e ekipit të Dokufest-it ndoqën një festival në Serbi dhe të rinjtë atje u habitën nga ato që po ndodhnin në Prizren, që deri më atëherë nuk i kishin ditur. Zana shton se një pjesë e rëndësishme e projektit është monitorimi i mediave për narrativa kontradiktore dhe ndarja e tyre me pjesëmarrësit e projektit për të krahasuar pikëpamjet e ndryshme.  

“Ne jemi thjesht të rinj, që argëtohemi dhe na pëlqejnë takime dhe filma të tillë”.

Rreth projektit Projekti “How do I see you?” është konceptuar dhe zbatuar nga dy organizata të shoqërisë civile nga Kosova dhe Serbia: Dokufest dhe Fond B92. Organizatat besojnë se pikëpamjet e të rinjve mbizotërohen nga paragjykimi dhe pasojat e konfliktit, të cilat janë pengesa që cenojnë mobilitetin e të gjithë rajonit. Projekti është financuar nga fondet e para-aderimit të Bashkimit Evropian, si pjesë e Programit të Shoqërisë Civile dhe Medias për Kosovën 2018-2019. Një pjesëmarrëse nga Serbia shprehet se kjo përvojë ishte një ndër më të mirat e jetës së saj. Sara Ećimović, 23 vjeçe, u lidh menjëherë me një bashkëmoshatar nga Kosova. Përpara se të takoheshin, komunikuan në telefon për ditë me radhë, duke ndarë interesat e përbashkët, si filmat evropianë. “Mësova rreth familjes së tij, muzikës që krijonte dhe planeve të tij për të ardhmen”, thotë Ećimović, e cila ishte pjesë e grupit të parë që mori pjesë në festivalin Dokufest të filmave të shkurtër dhe dokumentarëve në Prizren.  “Më në fund, arrita të vizitoj Prizrenin dhe Kosovën”, shton ajo. Më vonë, në vitin 2021, ajo dhe pjesëmarrësit e tjerë do të shfaqin videot e tyre në festivalin Slobodna Zona në Beograd. Kjo falë të njëjtit program të shkëmbimit kulturor. Ajo e përmbyll duke thënë se “Ne jemi thjesht të rinj, që argëtohemi dhe na pëlqejnë këto takime dhe filma”.