Skip to main content

Area of Cooperation: Culture and youth

Hapet thirrja e re për Young European Ambassadors!

Thirrja e re për aplikime për Young European Ambassadors u lançua më 20 maj në webalkans.eu

 

Programi The Young European Ambassadors (YEA) është një rrjet krijues i aktivistëve të rinj nga i gjithë Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia).  YEA-të kanë formime të ndryshme, por të gjithë ndajnë një vizion të përbashkët: bashkimin e Ballkanit Perëndimor  në diversitet.  Ata mësojnë për njëri-tjetrin dhe BE-në së bashku, ndjekin projekte krijuese, fitojnë aftësi të reja, lidhen përmes rrjeteve sociale dhe organizojnë veprimtari frymëzuese – gjithmonë të shtyrë nga ideja se aktivizmi tek të rinjtë është forca më e fuqishme e ndryshimit social.

 

Qëllimet e rrjetit përfshirjen të ndarjen e vlerave të BE-së; shtimin e ndërgjegjësimit për bashkëpunimin e BE-së me partnerët e saj të Ballkanit Perëndimor; paraqitjen e rezultateve konkrete të këtij bashkëpunimi; kontribuimin në dialogun politik mbi tema të ndryshme; dhe rritjen e aktivizmit civil.  Një Young European Ambassador është një aktivist i ri që e sheh veten si një komunikues të mirë, i gatshëm për të ndarë vlerat e BE-së dhe për të marrë pjesë në projekte dhe evente që lidhen me integrimin e BE-së, mbrojtjen e mjedisit, të drejtat e njeriut, artin dhe kulturën dhe teknologjitë e reja.  Të gjithë të rinjtë e moshës 18-29 vjeç që janë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor janë të ftuar të aplikojnë.

 

Aplikimet janë të hapura nga data 20 maj deri më 30 qershor.

BE mbështet kulturën e Ballkanit Perëndimor me një nismë prej €8 milion

BE ka shpallur një nismë të re “Culture and Creativity for the Western Balkans (CC4WBs)” e cila  promovon marrëdhënie paqësore dhe zhvillimin socio-ekonomik.  Projekti do të zbatohet nga UNESCO, British Council dhe Italian Agency for Development Cooperation.

 

Mariya Gabriel, European Commissioner for Innovation, Research, Culture, Education and Youth , tha “ Jam e lumtur që, së bashku me kolegun tim komisionerin Várhely, mundëm të lançonim një veprim ambicioz prej €8 milion për të mbështetur sektorët kulturorë dhe krijues në Ballkanin Perëndimor. Kultura e përbashkët mund të çojë në një mirëkuptim të ndërsjellët, bashkëpunim paqësor dhe stabilitet si dhe përfitime ekonomike, veçanërisht në një rajon që ka një trashëgimi kaq të pasur kulturore. Unë jam e përkushtuar për të ndihmuar në integrimin e Ballkanit Perëndimor në të gjitha fushat e portofolit tim, dhe i uroj shumë suksese UNESCO-s dhe partnerëve e tij në zbatimin e kësaj nisme.

 

Institucionet kërkimore dhe të arsimit, studentët dhe profesionistë të mediave nga rrjetet e pavarura, blogjet dhe prodhuesit e përmbajtjeve kulturore do të jenë çelësi i kësaj nisme.

Shpallet konkursi për Young European Heritage Makers 2022

Young European Heritage Makers është një konkurs për të rinjtë e Evropës, duke përfshirë të rinjtë nga Ballkani Perëndimor. Është një mundësi për ta eksploruar mjedisin e tyre, për të identifikuar pjesët më interesante të trashëgimisë së tyre dhe për t’ia prezantuar botës.  
Ky konkurs duhet të inkurajojë të rinjtë që të kuptojnë konceptin e trashëgimisë dhe të shprehin pikëpamjet e tyre. Tema e këtij viti është “Sustainable Heritage”.  
Konkursi është pjesë e European Heritage Days. Me nga 70,000 evenimente të organizuara çdo vit në shtetet evropiane nënshkruese të European Cultural Convention dhe afro 30 milionë vizitorë, ky veprim i përbashkët i Këshillit të Evropës dhe i Komisionit Evropian është një shembull i veçantë i një iniciative bazë të organizuar dhe të ndjekur nga miliona njerëz që jetojnë në Evropë.

Forumi i 7-të i Strategjisë së BE-së për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit

Komisionerja Evropiane për Kohezionin dhe Reformat, Elisa Ferreira, hapi sot Forumin e 7-të vjetor të EU Strategy for the Adriatic and Ionian Region(EUSAIR) me një video-mesazh. Forumi dy-ditor, i cili do të mbahet në Tiranë nga Presidenca Shqiptare e EUSAIR, do të përqendrohet në çështje të tilla si sfidat e sigurisë energjetike dhe ndryshimit klimatik, transportit, mundësitë e investimeve në makro-rajonet Adriatik dhe Jon dhe lehtësimin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

 

Komisionerja Ferreira u shpreh: “Jam e lumtur që Forumi Vjetor EUSAIR po zhvillohet gjatë Vitit Evropian të Rinisë në Kryeqytetin Evropian të Rinisë, Tiranë. Të rinjtë janë faktori kryesor për bashkëpunimin rajonal, pajtimin e ndërtimin e paqes dhe i inkurajoj për formimin e Këshillit të Rinisë EUSAIR në mënyrë që të rinjtë që jetojnë në makro-rajonet Adriatik dhe Jon të munden të shkëmbejnë mendime rreth sfidave të tyre dhe të flasin për të ardhmen.”

 

Takimi Ministror i EUSAIR do të miratojë ‘Tirana Declaration’ për të shprehur kryesisht solidaritetin e tyre për Ukrainën, duke dënuar pushtimin nga Rusia, dhe duke i bërë thirrje BE-së që të përshpejtojë procesin e pranimit në BE të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Gjatë eventit, ‘EUSAIR Young business model Popri’ do të shpërblehet për idetë më të mira sipërmarrëse në mesin e të rinjve nga makro-rajoni  Adriatik-Jon.

 

EUSAIR, lançuar në tetor të vitit 2014, mbulon një makro-rajon prej më shumë se 70 milionë banorësh në katër shtete anëtare (Kroacia, Greqia, Italia, Sllovenia) dhe gjashtë vendeve jo anëtare të BE-së (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe San Marino), ndër të cilat pesë janë nga Ballkani Perëndimor, duke bashkëpunuar për të kapërcyer sfidat e përbashkëta në katër shtylla: ‘Blue Growth’, ‘Connecting the Region’ (Transporti dhe Energjia), ‘Environmental Quality’ dhe ‘Sustainable Tourism’. Shihni programin e eventit.

Chopin Piano FEST në Kosovë me emra të mëdhenj të Muzikës Klasike

Një nga festivalet më të rëndësishme të muzikës klasike në Kosovë, Chopin Piano FEST Prishtina, u hap këtë vit në Ditën e Evropës, 9 maj, me një koncert nga pianisti me famë botërore Martin Garcia Garcia. Festivali do t’u sjellë dëgjuesve në Kosovë mbi 15 koncerte, masterklasa, seminare, garime për instrumentalistë dhe kompozitorë, si dhe aktivitete të tjera kulturore.

 

Një tipar tjetër i veçantë i edicionit të këtij viti të Chopin Piano FEST Prishtina është pjesëmarrja e festivalit në programin SYNERGY të mbështetur nga Bashkimi Evropian nëpërmjet programit Creative Europe.

 

Edicioni i 12- i festivalit vazhdon të ftojë muzikantë të mëdhenj të japin shfaqje në Prishtinë. “Edhe këtë vit do të kemi pianistë të mirënjohur si François Dumont, Florian Uhlig dhe Stefan Vladar që do të luajnë në festival,” thotë prof. Lejla Haxhiu Pula, Presidente e festivalit dhe Drejtuese Artistike .

 

Festivali mbaron më 8 qershor.

YEA-të në Ditën e Evropës në Bruksel

Disa Ambasadorë të Rinj Evropianë (YEA) nga Ballkani Perëndimor u ftuan në Ditën e Evropës  të këtij viti në Bruksel, duke iu bashkuar YEA-ve të tjerë nga Eastern Neighbourhood e BE-së dhe Goodwill Ambassadors nga Southern Neighbourhood.

 

Me Vitin Evropian të Rinisë 2022 që po vinte në qendër të vëmendjes të rinjtë, Ambasadorët e Rinj Evropianë morën pjesë në ngjarje të organizuara nga Institucionet Evropiane, përfshirë edhe një debat rinor të organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Arsimin dhe Kulturën dhe një ndeshje futbolli në mbështetje të refugjatëve në mbarë botën të organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Migrimin dhe Çështjet e Brendshme. Duke marrë pjesë në këto festime, YEA-të nga Ballkani Perëndimor takohen dhe me moshatarët e tyre nga Eastern dhe Southern Neighbourhoods të BE-së për të diskutuar sfidat dhe mundësitë për të rinjtë në të tri rajonet, si dhe për bashkëpunimin e ardhshëm midis këtyre rrjeteve.

 

Çdo vit, një seri aktivitetesh diplomatike publike ndodhin në Bruksel në javën para 9 majit – Dita e Evropës – për të festuar paqen dhe unitetin e Evropës. Synimi është që BE-ja të afrohet me njerëzit, duke i informuar dhe duke rritur ndërgjegjësimin e tyre për atë që përfaqëson BE-ja: vlerat, strukturat dhe institucionet e saj, dhe partneritetin, bashkëpunimin dhe mbështetjen e saj për rajonet dhe vendet në mbarë botën.

 

Këtë vit, Dita e Evropës është një moment i rëndësishëm për të rikonfirmuar përkushtimin e BE-së ndaj paqes, për të treguar unitetin dhe solidarizimin me Ukrainën dhe popullin ukrainas, dhe për t’u ngritur në këmbë për të mbrojtur vlerat universale, si liria dhe demokracia në një rend botëror të bazuar mbi rregullin.

Ballkani Perëndimor feston Ditën e Evropës

Si çdo vit prej më shumë se dy dekadash, Dita e Evropës u festua në të gjithë Ballkanin Perëndimor më 9 maj. Qytetarët mund të shijonin aktivitete të tilla, si koncerte me muzikë live, ekspozita arti dhe sporte. Ambasadorët e Rinj Evropianë ishin edhe ata pjesë e aktiviteteve të Ditës e Evropës nëpër qytetet e Ballkanit Perëndimor, duke kontribuar nëpërmjet seminareve, diskutimeve dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese që përfshinin tema të tilla, si të drejtat e njeriut, e ardhmja digjitale dhe e gjelbër, ndërtimi i paqes dhe barazia gjinore.

Dita e Evropës përkujton firmosjen e ‘Deklaratës Shuman’ në 9 maj1950. Ky ishte një plan ambicioz për të siguruar paqen afatgjatë në Evropën e pasluftës dhe konsiderohet si fillimi i atij që sot quhet Bashkimi Evropian. Në një fjalim në Paris në 1950, ministri i atëhershëm i punëve të jashtme të Francës, Robert Schuman, hodhi idenë e tij për një formë të re bashkëpunimi politik në Evropë, qe do ta bënte të pamendueshme luftën mes kombeve të Evropës. Kjo ditë është një mundësi për të kujtuar deklaratën e Shumanit, dokumentin e parë bazë të krijimit të BE-së së sotme, bashkë me festimin e vlerave evropiane.

Atmosfera e xhazit rikthen në jetë hapësirat kulturore

Nismat muzikore që lindën gjatë pandemisë, lulëzojnë me anë të mbështetjes së BE-së

Kur të rinjtë e Pejës në Kosovën perëndimore u nxitën të organizonin evente të reja për të përfshirë më shumë qytetarë kulturalisht, ata improvizuan me ato që kishin: një godinë të vjetër kinemaje, artistë të mirënjohur dhe vullnetarizëm. Dhe kështu, nisma e udhëhequr nga OJQ-ja Anibar u përqendrua te zhanri muzikor themelet e të cilit u ngritën mbi improvizimin – xhazi. Si për ta bërë këtë nismë edhe më të pasigurt, seria e tyre e koncerteve të xhazit ishte planifikuar të fillonte në fund të vitit 2020, në mes të pandemisë së COVID-19-ës. Sidoqoftë, pavarësisht të gjitha pengesave, lindi aktiviteti kulturor më i ri në qytet, Peja Jazz.

“Gjithmonë i kisha thënë vetes se, do të kthehesha në Pejë vetëm nëpërmjet eventeve kulturore.”

Personi kryesor për realizimin e  Peja Jazz-it ishte Dardan Selimaj, përgjegjës për shumë evente kulturore në Kosovë gjatë njëzetë viteve të fundit. Për të, ideja e xhazit në Pejë ishte e vështirë të refuzohej. “Gjithmonë i kisha thënë vetes se, do të kthehesha në Pejë vetëm nëpërmjet eventeve kulturore,” thotë Dardani për qytetin, nga i cili vjen familja e tij dhe ku ka pak evente të kësaj natyre. “Në qytete më të vogla, ku në pjesën më të madhe të vitit nuk ndodh asgjë, brezi i ri meriton të marrë pjesë në koncerte, të cilat mund t’i frymëzojnë të bëhen dikushi në jetë – muzikantë apo pjesë e një bande muzikore – dhe në këtë mënyrë të tejkalojnë kufijtë,” thotë Dardani. Në të shkuarën, një numër i madh muzikantësh që ishin rritur në Pejë zgjodhën një rrugëtim të ngjashëm. Ata shërbyen si frymëzim për Dardanin dhe e shtynë të pranonte rolin e përgjegjësit për një event si Peja Jazz-i.

Përtej idesë frymëzuese, ishte i pashmangshëm fakti që do të kishte shumë pengesa rrugës, veçanërisht në një vit kur nisi një pandemi. Koncertet duhet të përfundonin brenda orëve të para të mbrëmjes dhe kishin një numër të limituar vendesh për t’u ulur, në mënyrë që të respektonin rregullat në fuqi të sigurisë publike. Sidoqoftë, ky kontekst kishte edhe avantazhet e veta.

“Duke qenë se 2020-a ishte një vit kur artistët i ndërprenë të gjitha shfaqjet, çdo gjë mbeti në vend në skenën kulturore, kështu që ata u bënë më kreativë dhe krijuan vepra të reja,” thotë Dardani, me zë të entuziazmuar se do të njihte xhevahiret muzikore  të krijuara gjatë muajve të izolimit.

“Ne shfaqëm katër koncerte dhe secili prej tyre me albume të reja: të gjitha brenda edicionit të parë,” thotë ai, me bindjen se një ndodhi e tillë është e vështirë të përsëritet. Sidoqoftë, një element që u arrit të përsëritej një vit më vonë, në edicionin e dytë, ishte përkushtimi ndaj koncerteve cilësore. Gjatë kësaj kohe, duke qenë se performuesit rajonalë dhe ata të vendosur në BE mund të udhëtonin, Peja Jazz-i kaloi përtej kufijve të Kosovës.

 “Fakti që Peja Jazz-i është organizuar nën patronazhin e Anibar-it, është në favor të qëndrueshmërisë së tij, si nga pikëpamja organizative, ashtu edhe për frymëzimin e performuesve të ardhshëm.”

Lidhur me projektin

Projekti i Partneritetit Qytetar-Publik për Qeverisjen Novatore të Infrastrukturës Publike në Pejë, Prizren dhe Mitrovicë synon të përmirësojë gjendjen aktuale të hapësirave kulturore, si dhe të krijojë hapësira të reja anë-e-kënd Kosovës. Përveç shumë roleve të tjera, projekti shërben edhe si një ndërhyrje e rëndësishme për demokratizimin e politikave kulturore dhe urbane në Kosovë dhe u ofron më shumë qytetarëve pjesëmarrje në jetën publike.

Investimi për organizatat, jo për individët, për evente të shëndetshme kulturore

Mbajtja e një eventi muzikor ndikon në jetën kulturore të një qyteti të vogël si Peja në shumë mënyra. Së pari, zhvillimi i Peja Jazz-it në kinemanë e vetme në qytet ndihmoi për parandalimin e ndërhyrjeve të mundshme në godinën madhështore. Së dyti, i hapi rrugën qytetit drejt përfitimeve të tjera të ndërthurura, si turizmi dhe shkëmbimet kulturore. Ç’është më e rëndësishmja, u kthye në një mundësi për të transformuar brezat më të rinj, duke i ndërgjegjësuar më shumë për potencialin e tyre, nëpërmjet kontaktit me artistë të njohur.

“Fakti që Peja Jazz-i është organizuar nën patronazhin e Anibar-it, është në favor të qëndrueshmërisë së tij, si nga pikëpamja organizative, ashtu edhe për frymëzimin e performuesve të ardhshëm,” thotë Dardani, i cili është i gatshëm t’ua transmetojë njohuritë e tij të menaxhimit vullnetarëve në eventet muzikore. Ai u referohet sukseseve që ka korrur Anibar-i në fushën e animacionit, ku të rinjtë kanë kaluar nga mësimi i hapave fillestarë tek shfaqja e animacioneve në festivalet e përvitshme. Anibar-i po mëson nga përvojat lidhur me prezantimin e aktiviteteve të reja kulturore në qytete si Peja dhe tanimë ka partneritet me organizata të tjera në Kosovë e më gjerë për të përmirësuar gjendjen aktuale të hapësirave kulturore. Me financimin e BE-së, synimi i tyre është të jenë më të përgatitur si aktorë kulturorë për menaxhimin e infrastrukturës publike, si dhe të rrisin bashkëpunimin me qeveritë vendore për përdorimin e qëndrueshëm të infrastrukturës, politikave dhe financave publike.

YEA-të pjesëmarrës në European Forum of Young Leaders

The European Forum of Young Leaders, një konferencë hibride katër ditore, ka përfunduar në Katowice, Poloni. Forumi ofroi një hapësirë që pjesëmarrësit e rinj nga Bashkimi Evropian, Ballkani Perëndimor, Evropa Lindore dhe Kaukazi të reflektojnë mbi situatën aktuale politike, të ndajnë përvojat dhe për të krijuar kontakte të reja. Ngjarja përfshinte diskutime në grup dhe seanca tematike mbi aspektet e bashkëpunimit për të rinjtë evropianë, me fokus të veçantë në situatën e të rinjve ukrainas. Temat e tjera të forumit përfshijnë the United Nations 2030 Agenda for Sustainable Development, the European Youth Strategy 2019-2027, dhe prioritetet e EU Youth Programmes 2021-2027, duke përfshirë gjithëpërfshirjen dhe diversitetin, transformimin digjiital, mjedisin dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike, dhe pjesëmarrjen në jetën demokratike.

 

Këtë vit Young European Ambassadors (YEA-të) nga Ballkani Perëndimor ishin pjesëmarrës në këtë veprimtari dhe në panele duke mbledhur kontakte të dobishme dhe duke takuar profesionistë nga fusha e tyre e studimeve dhe e punës.

 

Ky ishte edicioni I 14-të I këtij eventi, që trandicionalisht është organizuar nga SALTO-YOUTH , pjesë e ERASMUS +.

Balkan Trafik Festival sjell kulturën e BP-së në Bruksel

Të kremtojmë muzikën ballkanike – nga ajo tradicionale në folk, jazz dhe punk – the Balkan Trafik festival rikthehet në Belgjikë për edicionin e tij të 16-të, duke filluar në Bruksel më 29 prill për të përfunduar më 1 maj. Për herë të pare pas dy vitesh, evenimenti u zhvillua me prani fizike pas lehtësimit të kufizimeve të Covid-19 këtë vit.

 

Festivali katër-ditor i mbajtur në mjedis të hapur mblodhi më shumë se 150 artistë dhe muzikantë të ndryshëm ndërkombëtarë, si Goran Bregović, Bernard Orchestar dhe Rojaze. Në ditën e mbylljes së festivalit, edicioni i 10-të i “Giant Horo” mblodhi trupa kërcimtarësh nga i gjithë rajoni i Ballkanit. Ata kërcyen së bashku në harmoni në Grand Place të Brukselit në një finale që ishte e hapur për publikun dhe pa pagesë. Përveç muzikës dhe kërcimit, festivali përfshinte edhe artin e rrugës, provimin e ushqimeve dhe degustimin e verës, workshop-e dhe debate. Edhe Young European Ambassadors nga Ballkani Perëndimor morën pjesë në festival si folës dhe moderatorë në një debat mbi rolin e artit në ndërtimin e paqes, duke paraqitur kuzhinën e Ballkanit Perëndimor në një ngjarje degustimi ushqimi dhe aktivitete të tjera.