Skip to main content

Area of Cooperation: Culture and youth

Shtatë ditë, 45 të rinj, 1.540 kilometra, shtatë qytete

Pas një jave duke udhëtuar në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, për kryerjen e iniciativave vullnetare dhe takimeve në zyrën e degës vendase të RYCO-s, aktivistët e rinj dhe organizatat vullnetare lokale, ROUTE WB6 Caravan përfundoi udhëtimin e saj në Tiranë. Gjatë këtyre shtatë ditëve, 45 të rinj nga rajoni kanë pasur mundësinë të vizitojnë qytete si Bitola, Mostar, Kopaonik, Podgorica, Prishtina dhe Sarajeva, duke mbuluar një total prej 1.540 kilometrash.

 

Nxënësit vullnetarë të ROUTE WB6, gazetarët e rinj të HAJDE dhe Young European Ambassadors bashkojnë forcat për çështjet e përbashkëta rajonale, mbështesin komunitetet lokale dhe thyejnë paragjykimet dhe stereotipet që ende ekzistojnë në rajon. U krijuan gjithashtu klube nxënësish ROUTE WB6 në të gjithë rajonin.

 

The Young European Ambassador nga Banjaluka, Anastasija Đorđa Bosančić, e përshkroi karavanin si një përvojë që me të vërtetë të ndryshon jetën. “Disa gjëra nuk mund të kuptohen ose të përpunohen derisa të shikoni në të gjitha shoqëritë e WB6, të kaloni pak kohë me njerëz që kanë perspektiva dhe prejardhje të ndryshme, dhe sigurisht, derisa të keni guximin të hapni zemrën dhe të guxoni t’i thoni po kësaj aventure të pazakontë dhe të mahnitshme. Dëshira ime e sinqertë është që atmosfera që kemi përjetuar gjatë këtij karavani të përhapet përtej rajonit tonë në të ardhmen e afërt”, u shpreh Anastasija.

YEA-të dhe US Youth Council Albania po përgatiten për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike

Më 16 mars, në Tiranë u mbajt diskutimi i dytë i hapur midis ambasadorëve të BE-së dhe SHBA-së, Young European Ambassadors dhe US Youth Council. Palët diskutuan bashkëpunimin e tyre që nga takimi i parë i mbajtur në qershor të vitit 2021 dhe bashkëpunimin e mundshëm të ardhshëm midis dy rrjeteve të të rinjve.

 

Fokusi i takimit ishte EU Green Agenda për Ballkanin Perëndimor – dhe se si të rinjtë mund të përfshihen në formimin e Green Agenda. Në përputhje me kërkesat e European Green Deal, the Green Agenda hap rrugën për një transformim drejt ekonomive neutrale ndaj klimës dhe reliziente, të gjelbëra dhe rrethore.

 

Në përgjithësi, dy ambasadorët i inkurajuan ata të angazhohen, të shkëmbejnë ide dhe të marrin pjesë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë dhe më të sigurt për vendin e tyre, duke kujtuar edhe pozicionin që zë vendi i tyre në botë dhe ndryshimin që mund të bëjnë.

 

Në përgjithësi u arrit një marrëveshje që YEA-të dhe US Youth Council të përgatisnin një draft për një nismë të përbashkët për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike në Shqipëri. Takimi i radhës mes rrjeteve do të jetë për të ndarë rezultatet.

Ndryshon zbatica për artizanatin tradicional

Ndërtimi i anijeve malazeze prej druri kthehet në një markë të njohur botërisht

Për një kohë, Petar Bokovac ishte njeriu i vetëm në brigjet malazeze që përdorte teknikat e lashta të ndërtimit të anijeve prej druri. Ai nuk  ishte trajnuar profesionalisht për ndërtimin e anijeve por, që prej viteve ‘60, kryente shërbime riparimi duke përdorur mjeshtërinë tradicional të ndërtimit të varkave prej druri në punishten e tij Bokovac Calafat, në Tivar.

Riparimi i varkave nuk kishte ndonjë përfitim të madh, por  njëzet vjet më parë, Petar dhe djali i tij, Nenad-i, ndërtuan anijen e tyre të parë të peshkimit 30-tonëshe. Më pas, gruaja e Nenadit, Miroslavka, vendosi t’i bashkohej kompanisë dhe ta çonte biznesin në një nivel tjetër, duke e kthyer kështu Punishten Bokovac Calafat në një markë botërore . Miroslavka mori përsipër reklamimin e anijeve prej druri, të ndërtuara nga bashkëshorti i saj dhe babai i tij, gjë që e promovoi mjeshtërinë e tyre – një element i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore dhe potencialit turistik – te komuniteti vendas, autoritetet dhe tregu ndërkombëtar.

“Ajo që mund të ofronim ishte qasja jonë unike.”

Paraqitja e mjeshtërisë vendase për botën

Miroslavka shpjegon se kur hodhi për herë të parë idenë e reklamimit të prodhimit të anijeve prej druri sipas mënyrës tradicionale, komuniteti vendas pati dyshime serioze për të. “Ata pyetën se kush do të interesohej për anijet tona prej druri në këto kohë, ku shikojmë vetëm jahte moderne dhe teknologji të avancuar,”- thotë ajo.

Sidoqoftë, ajo nuk u dorëzua. “Mendova se ajo që mund të ofronim ishte qasja jonë unike.”

Për të ruajtur ekskluzivitetin e markës, familja Bokovac duhet të përmbushë kushtin e përdorimit të materialeve me origjinë malazeze për më shumë se 80% të materialit të përdorur për ndërtimin e anijes. Druri që përdoret për ndërtim është kryesisht ai i manit, i cili njihet mjaft mirë në brigjet malazeze dhe të cilin, familja Bokovac e quan “tiku Malazez”(teak). Është jashtëzakonisht i lehtë në peshë, por edhe shumë i fortë, tipar thelbësor për cilësinë e produktit përfundimtar, duke qenë se druri duhet të kalojë nëpër disa faza të rëndësishme përpunimi para se të përdoret në anije. Miroslavka thotë: “Nuk është gjithmonë e lehtë të blesh dru mani, por duke qenë se gjithmonë e më shumë njerëz në zonën tonë po mësojnë se nevojiten këto materiale, po rritet edhe numri i telefonatave nga pronarët që rrisin pemë mani në tokat e tyre dhe ofrojnë t’i shesin.”

Gjatë viteve të fundit, eventi i ndërtimit të anijeve që tërhoqi vëmendjen e shumicës së mediave në Mal të Zi dhe në rajon, ishte lajmi se Punishtja Bokovac Calafat ishte vlerësuar nga familja mbretërore e Abu Dabit nëpërmjet një porosie për tri anije: një e vogël me një motor, një tjetër vetëm një metër më e gjatë se e para dhe një e tretë 10 metra e gjatë. Nenad-i dhe Petar-i punuan shumë me ekipin e tyre për t’i përmbushur të gjitha kriteret dhe që arritën t’i mbaronin të gjitha mjetet lundruese në kohë. Me mbërritjen e varkave në Emiratet, familja Bokovac u bë një markë e njohur në rang botëror.

“Projekti ReLOaD na ndihmoi me reklamimin e mëtejshëm të këtij zanati në sytë e komunitetit tonë dhe gjithë botës. Ç’është më e rëndësishmja, na ndihmoi t’ua trashëgonim këtë mjeshtëri brezave më të rinj.“

Lidhur me programin

Programi Rajonal për Demokraci Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) financohet nga Bashkimi Evropian dhe vihet në zbatim nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim. ReLOaD tanimë ndodhet në fazën e tij të dytë, e cila do të zgjasë deri në vitin 2024.

Kohët e fundit, punishtja Calafat ka bashkuar forcat me projektin ReLOaD, të financuar nga BE-ja dhe ka nisur misionin për promovimin e kësaj tradite përgjatë gjithë bregut malazez. Projekti Cattaro Sail ofroi trajnim për të rinjtë për ndërtimin e anijeve dhe promovimin e lundrimit me anë të lajmërimeve dhe rrjeteve sociale. Finalja e madhe ishte eventi “Ditë Lundrimi” dhe Regata e Kotorit. Ky projekt i dhuroi varka lundrimi Muzeut Detar dhe kështu u hodh një hap i madh drejt ruajtjes së kësaj zejeje historike dhe vlerës së saj për turizmin. Mirovlaska thotë për punishten Calafat: “Projekti ReLOaD na ndihmoi me reklamimin e mëtejshëm të këtij zanati në sytë e komunitetit tonë dhe të të gjithë botës. Ç’është më e rëndësishmja, na ndihmoi t’ua trashëgonim këtë mjeshtëri brezave më të rinj.“

Fjala calafat mund të gjendet në Greqisht dhe Arabisht dhe që prej kohëve të lashta, i është referuar zejtarit të mjeteve lundruese, të specializuar për mirëmbajtjen e një skeleti druri. Më vonë, ky term filloi t’u referohej ndërtuesve më me përvojë dhe më të respektuar të anijeve. Punishtja Bokovac është e vetmja në botë që ka të drejtë të përdorë emrin “Calafat”. Për ta, ashtu si edhe për Malin e Zi, është një nder ta mbajnë këtë traditë gjallë.

Përfaqësuesi i Lartë / Zëvendëspresidenti Josep Borrell në Ballkanin Perëndimor

Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë / Zëvendës presidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell, ishte në Maqedoni ditën E hënë para se të udhëtonte për në Shqipëri diten E martë dhe më pas për në Bosnjë dhe Hercegovinë ditën E mërkurë. Vizita e tij konfirmoi sërish angazhimin dhe mbështetjen e BE-së për rajonin, veçanërisht tani në periudhën e luftës ruse kundër Ukrainës dhe ndikimit të saj në sigurinë e Evropës në tërësi.
 
Borrell u takua në Shkup me Presidentin Stevo Pendarovski dhe Kryeministrin Dimitar Kovačevski, Zëvendës Kryeministrin për Çështjet Evropiane, Bojan Marichijk, Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe Ministren e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska. Të martën, Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell do të udhëtojë  për në Tiranë, ku do të takohet me Kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të autoriteteve shqiptare dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të vizitojë punimet e vazhdueshme të restaurimit në mozaikun e Muzeut Kombëtar të Historisë, i rinovuar me ndihmën e BE-së për rimëkëmbjen pas tërmetit (EU’s post-earthquake recovery assistance).
Ditën E mërkurë, Josep Borrell do të jetë në Sarajevë, ku do të vizitojë për herë të parë EUFOR Althea Operation, kapaciteti i trupave në terren i së cilës është dyfishuar pothuajse kohët e fundit. Ai do të takohet më pas me autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës, me përfaqësuesit e opozitës politike dhe me shoqërinë civile.

Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet nga YEA-të në të gjithë Ballkanin Perëndimor

Për Ditën e Gruas të këtij viti, më 8 Mars, WeBalkans dhe Young European Ambassadors bashkuan forcat për të promovuar fushatën #BreakTheBias (https://www.internationalwomensday.com/). Ata e bënë këtë përmes ‘reels’ dhe përmbajtjeve të tjera të mediave sociale dhe aksioneve në rrugë në të gjithë Ballkanin Perëndimor, si në: Banja Luka, Beograd, Kumanovë, Nish, Novi Sad, Podgoricë, Prishtinë, Sarajevë, Shkup dhe Tiranë.

 

Aktivitetet synojnë të thyejnë paragjykimet e stereotipeve gjinore. #BreakTheBias ka të bëjë me fuqizimin e grave dhe rritjen e rolit të tyre në shoqëri dhe lirinë për të vendosur se kush janë dhe çfarë duan të bëhen.

 

Rrjeti WeBalkans Young European Ambassadors (YEA) u lançua në gusht të vitit 2020 nga një program komunikimi rajonal për Ballkanin Perëndimor, i përfaqësuar nga European Commission Directorate-General for Neighbourhood and Enlargement Negotiations (DG NEAR), si një rrjet krijues i të rinjve që do të sjellin ndryshimin në të ardhmen i gjithë Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnje dhe-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia). Këta 120 të rinj vizionarë janë të interesuar të mësojnë për vlerat e BE-së dhe të promovojnë mundësitë që ju ofron BE-ja, por janë gjithashtu të etur për të mbështetur tema të tilla si barazia gjinore, mësimi ndërkulturor, mbrojtja e mjedisit dhe të drejtat e njëriut, dhe për të ndarë iniciativat e përbashkëta rajonale për të rinjtë.

Karvani i Vullnetarëve i Route WB6 bën turne në tetë qytete në Ballkanin Perëndimor

Karvani i Vullnetarëve i Route WB6 është duke ardhur! Ky karvan unik krijues përbëhet nga 40 ambasadorë të rinj evropianë, vullnetarë të Route WB6 dhe gazetarë të rinj nga platforma ‘Hajde’ nga i gjithë Ballkani Perëndimor. Si pjesë e fazës përfundimtare të projektit Route WB6,  duke promovuar lëvizshmërinë e të rinjve, vullnetarizmin dhe ndërtimin e paqes në rajon, karvani synon të promovojë shkëmbimet rajonale të vullnetarëve dhe vullnetarizmin e të rinjve në të gjithë rajonin. Karvani i vullnetarëve mbi  rrota po viziton tetë qytete të ndryshme në rajon në një javë, ku vullnetarët e rinj angazhohen me partnerë lokalë në aktivitete si aksione për mbrojtjen e mjedisit, restaurime, workshop-e  krijuese me fëmijë, takime dhe këshillat rinorë. Aktiviteti po zhvillohet në bashkëpunim me rrjetin e Young European Ambassadors.

 

Pika e nisjes së këtij udhëtimi ishte Podgorica më 9 mars dhe destinacioni përfundimtar është Tirana më 15 mars. Gjatë rrugës, vullnetarët do të kenë mundësinë të vizitojnë Mostarin, Sarajevën, Kopaonikun, Prishtinën dhe Manastirin, ndërkohë që do të shoqërohen me bashkëmoshatarët e tyre dhe do të kontribuojnë në komunitetet lokale.

 

Një nga Young European Ambassadors të përfshirë në Karvanin e Vullnetarëve të Route WB6 tha “Si YEA, ne kemi udhëtuar nëpër Ballkanin Perëndimor për studime, çështje mjedisore, socializim, debate, këngë e kërcime në festivale. Jam shumë i emocionuar që këtë herë do i bashkohemi Karvanit të Vullnetarëve të Route WB6. Të gjithë po shkojmë drejt një destinacioni: një rajon që përfaqëson vlerat evropiane. Pra, le të bashkohemi së bashku në këtë karvan, duke ndarë rrugën që çon në pajtim dhe stabilitet si dhe një të ardhme të përbashkët evropiane për rajonin.”

Mjekët dhe stafi ushtarak serb i bashkohen Misionit të Trajnimit të BE-së në Somali

Gjashtë mjekë dhe stafi ushtarak serb do t’i bashkohen EU Training Mission in Somalia (EUTM S).. Misioni u lançua në vitin 2010, me qëllim forcimin e institucioneve federale të mbrojtjes somaleze përmes trajnimit, mentorimit dhe këshillimit. Ai përbëhet nga rreth 200 anëtarë të personelit nga shtatë shtete anëtare të BE-së, plus Serbinë.

 

Ambasadori e BE-së në Serbi, Emanuele Giaufret, ka falenderuar ushtarët serbë që do të nisen në mision, duke i uruar fat. Ai tha: “Ne jemi mirënjohës dhe krenarë që kemi mbështetjen e Serbisë në misionet dhe operacionet tona civile dhe ushtarake. Liria, demokracia dhe siguria kanë një çmim të lartë dhe personeli serb po përmbush rolet kyçe thelbësore për suksesin e misioneve të tilla. Ushtarët e BE-së kanë privilegjin të jenë në duart e sigurta të ekipit mjekësor serb. Shpresojmë që partneriteti ynë të rritet dhe të thellohet, për hir të zgjerimit të sigurisë dhe stabilitetit global.”

 

Roli i kontingjentit mjekësor të Serbisë si pjesë e këtij misioni është trajtimi, evakuimi, furnizimi dhe funksionet thelbësore për ruajtjen e shëndetit të forcës. Ai përfshin dhënien e ndihmës së parë, masat e menjëhershme për shpëtimin e jetës dhe triazhin. Për më tepër, do të kontribuojë në shëndetin dhe mirëqenien e njësisë përmes udhëzimeve në parandalimin e sëmundjeve, lëndimeve jashtë fushës së betejës dhe stresit operacional.

Programet e reja master i bashkohen katalogut Erasmus Mundus

Njëzet e shtatë programe të reja të nivelit të masterit të përbashkët Erasmus Mundus do të ofrojnë bursa për studentët nga Ballkani Perëndimor dhe gjetkë në mbarë botën. Këto janë të parat nën Erasmus+ për periudhën 2021-2027.

 

Pranimi i parë i studentëve do të fillojë këtë vit dhe këto programe të sapozgjedhura bëjnë gjithsej më shumë se 170 programe të disponueshme në katalogun Erasmus Mundus (Erasmus Mundus catalogue). Pothuajse 127 milionë euro janë investuar në këto programe të reja, me mbështetje për mbi 2,000 bursa për studentë nga e gjithë bota. Gjatë 17 viteve të programeve të përbashkëta master të Erasmus Mundus, më shumë se 28,000 studentë nga 195 vende u janë dhënë bursa për të studiuar në 566 programe.

 

Programet e përbashkëta ndërthurin mësimdhënien më të mirë nga universitete të ndryshme, shpesh duke kombinuar fakultete dhe disiplina të ndryshme. Studenëtet studiojnë me dy ose më shumë universitete partnere gjatë dy viteve. Shumë prej tyre gjithashtu kanë një vend për kompaninë ose organizatën për të fituar eksperiencë në praktikë. Prandaj studentët diplomohen me aftësitë e duhura dhe prespektiva ndërkombëtare duke i pajisur ata për nje karrierë si praktikues, drejtues ose studiues në sektorët profesionalë kyçë/niche.

The future of Europe in a mural

The Delegation of the European Union to Serbia, in cooperation with the New Moment New Ideas company and in partnership with the Novi Sad city council for culture and the Novi Sad 2022 Foundation, is inviting artists to apply to Paint Me the Future of Europe. For this initiative in Novi Sad, this year’s European Capital of Culture, artists must be between 18 and 35 and be from Serbia, elsewhere in the Western Balkans or Europe.  
Through the mural and active engagement in other cultural activities in Novi Sad, the selected artists will demonstrate their artistic excellence, their ability to reflect on socially engaging topics, and their vision of the European continent’s future. Artists wishing to take part in Paint Me the Future of Europe should apply with a short resume, a portfolio, and a sketch of their vision of the theme, using the form at futureofeurope.newmoment.com. The website offers other details about applying for the initiative and the events around the preparation and creation of the mural.  
Applications will be accepted until 18 March. The eight selected artists will paint a wall together across the Petrovaradin Fortress during a stay in Novi Sad from 18 April to 9 May. The mural will be officially unveiled as part of Europe Day celebrations on 9 May.

Evropa Krijuese lançoi thirrjen për vitin 2022 për projektet evropiane të bashkëpunimit

Komisioni Evropian lançoi në shkurt një thirrje për propozime në kuadër të fushës së kulturës të programit ‘Evropa Krijuese’ për të mbështetur projekte të bashkëpunimit evropian. Me këtë thirrje, Komisioni Evropian mbështet profesionistë të sektorit kulturor dhe krijues në një spektër të gjerë aktivitetesh dhe nismash.

 

Veprimi integron çështjet ndërsektoriale të gjithpërfshirjes, mbrojtjes së mjedisit dhe barazisë gjinore si dhe prioritetet tematike të rëndësishme për nismën ‘New European Bauhaus’.

 

Me një buxhet prej €68 milionësh, veprimi do te nxisë bashkëpunimin ndërmjet organizatave të sektorëve krijues. Thirrja ka si objektiv forcimin e krijimit ndërkombëtar, lejimin e qarkullimit te veprave dhe artistëve evropianë, dhe kultivimin e talenteve. Në këtë mënyrë ai mbështet risitë, përparimin, gjenerimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike.

 

Ngritja e kapaciteteve apo aktivitetet trajnuese në sektorët e trashëgimisë kulturore, muzikës, librave dhe botimeve, arkitekturës, modës dhe dizajnit si dhe turizmit kulturor janë prioritetet e këtij raundi veprimesh. Projektet mund të fokusohen gjithashtu në zhvillimin e audiencës, përfshirjen sociale, qëndrueshmërinë, digjitalizimin ose zhvillimin e lidhjeve ndërkombëtare për profesionistët e kulturës.