Skip to main content

Area of Cooperation: Culture and youth

Krijimi i brezit të ardhshëm të vullnetarëve

Një projekt i financuar nga BE-ja në Kosovë po mbështet zbatimin e vullnetarizmit në shkolla.

Rina Recica është 14 vjeç dhe është një nga nxënëset e shkëlqyera të vitit të saj në shkollë. Përveç studimeve, ajo është edhe shumë e përfshirë me çështje dhe problematika sociale si mbrojtja e mjedisit dhe të drejtat e njeriut. Me kalimin e viteve, ajo dhe miqtë se saj kanë kontribuar rregullisht në veprimtari vullnetare në shkollën e saj. “Ne organizojmë rregullisht nismën për pastrimin e oborrit të shkollës dhe kemi bërë postera kundër bullizmit. Por, gjithnjë kam pasur ndjesinë që nuk po bëjmë mjaftueshëm dhe që mund të bëjmë më tepër,” shpjegon Rina.

Kjo ndryshoi kur një organizatë jofitimprurëse e quajtur TOKA iu qas shkollës për të organizuar klube të të nxënit nëpërmjet shërbimit (klube për punë vullnetare) me ndihmën e dy prej mësuesve të tyre. “Kjo na ndihmoi shumë,” shprehet Rina “duke qenë se tani zhvillojmë veprimtari më të rregullta dhe më të mirë-koordinuara, si dhe patëm mundësinë të njohim persona të tjerë në shkollë që zhvillojnë veprimtari vullnetare për të cilët nuk kishim dijeni më parë”.

“Arsyeja përse filluam këtë program është shumë e thjeshtë. Synimi ynë ishte t’i bënim të rinjtë më aktivë për sa i përket çështjeve që lidhen me komunitetin dhe të kontribuojmë edhe në arsimin e tyre informal.”

Programi i të nxënit nëpërmjet shërbimit filloi në Kosovë pesë vite më parë dhe në tre vitet e fundit është zbatuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Shkurtimisht, programi synon të ndihmojë të rinjtë të përfshihen më shumë në vullnetarizëm ndërkohë që përvetësojnë njohuri, vlera dhe aftësi të reja; si mendimi kritik, komunikimi, zgjidhja e problemeve, aftësitë sociale, vendimmarrja, drejtimi dhe përmirësimi i vetë-efikasitetit dhe ndërgjegjësimit për qytetari aktive.

Hatixhe Zeka, që është menaxherja e programit shpjegon se shumë vende e kanë vullnetarizmin të përfshirë në sistemin e tyre formal të arsimit nëpërmjet programeve të të nxënit nëpërmjet shërbimit. Megjithatë, Kosova është një nga ato vende që nuk e kanë vullnetarizmin pjesë të arsimit të tyre formal. “Arsyeja përse filluam këtë program është shumë e thjeshtë. Synimi ynë ishte t’i bënim të rinjtë më aktivë për sa i përket çështjeve që lidhen me komunitetin dhe të kontribuojmë edhe në arsimin e tyre informal,” shprehet Hatixhe.

Në fillim, programi filloi me një thirrje për pjesëmarrje të hapur për të gjithë mësuesit në të gjithë Kosovën, e ndjekur nga gjashtë ditë trajnim për kandidatët e përzgjedhur rreth mënyrave të koordinimit dhe fillimit të veprimtarive vullnetare në shkollë. Më pas, mësuesit e trajnuar u rikthyen në shkollat e tyre dhe filluan të organizonin klubet vullnetare me nxënësit e tyre. Veprimtaritë vazhduan me takime javore, ku mësuesit dhe nxënësit filluan të flasin për veprime konkrete vullnetarizmi. Me mbështetjen e programit, gjatë takimeve, mësuesit provuan të përdornin module të caktuara trajnimi në mënyrë që anëtarë e klubit të tyre të përgatiten më mirë për veprimtaritë e vullnetarizmit.

Moduli i parë kishte të bënte me reflektimin për aftësitë dhe kapacitetet e pjesëmarrësve, moduli i dytë prezantoi ciklin e përgatitjes për veprimin vullnetare, duke përfshirë analizën e nevojave të komunitetit dhe si të zhvillojmë ide që trajtojnë problemet, dhe moduli i tretë reflektonte rreth sukseseve dhe boshllëqeve të projektit. Klubet vullnetare në secilën prej shkollave të përzgjedhura takohen rregullisht përgjatë disa muajve dhe përveç se mësojnë aftësi të reja, secili nga klubet zbaton të paktën një projekt vullnetar deri në fund të programit. Gjithashtu, secili nga projektet u mbështet financiarisht me një kontribut simbolik sipas nevojës.

“Ishte vërtet frymëzuese të shikoje përpjekjet dhe pasionin që si mësuesit ashtu edhe nxënësit patën për projektet e vullnetarizmit – dhe ka akoma edhe më shumë interes për klubet e reja që do të nisin së shpejti.”

Lidhur me projektin

TOKA ka zbatuar programin e të nxënit nëpërmjet shërbimit që nga viti 2017. Në këtë program, TOKA ka përfshirë 2,500 të rinj të moshave 12-17 vjeç prej më shumë se 80 shkolla në 20 komuna të Kosovës. Këta të rinj janë pjesë e klubeve të vullnetarëve të të nxënit nëpërmjet shërbimit që mbështetet nga TOKA. Këto klube drejtohen nga mësuesit ose anëtarë të shoqërisë civile mbi moshën 18 vjeçare, që janë trajnuar në metodologjinë e të nxënit nga përvoja, që e integron të nxënit nga përvoja. Ky program i ekspozon të rinjtë ndaj përvojave konkrete duke zbatuar projektet e të nxënit nëpërmjet shërbimit, duke krijuar kataloge të nevojave të komunitetit të tyre, zgjidhur ose reduktuar problemet e komunitetit të tyre, vendosjes së qëllimeve dhe objektivave, hartimit të buxheteve dhe monitorimit dhe vlerësimit të projekteve. Që nga vitit 2019, projekti është mbështetur nga European Union Office në Kosovë nëpërmjet Instrument for Democracy and Human Rights EIDHR.

Në pesë vite, projekti arriti të niste 29 klube të të nxënit nëpërmjet shërbimit në 15 bashki në të gjithë Kosovën, duke angazhuar 60 drejtues klubesh për të nxënit nëpërmjet shërbimit me më shumë se 500 anëtarë vullnetarë që iu bashkuan klubeve. Gjatë vitit shkollor u zbatuan 60 projekte të të nxënit nëpërmjet shërbimit në komunitete të ndryshme në të gjithë Kosovën.  Si rezultat, mbi 50,000 persona të cenueshëm janë mbështetur në mënyrë direkte dhe indirekte nëpërmjet projekteve që janë zbatuar si pjesë e klubeve të vullnetarizmit. “Ishte vërtet frymëzuese të shikoje përpjekjet dhe pasionin që si mësuesit ashtu edhe nxënësit patën për projektet e vullnetarizmit – dhe ka akoma edhe me shumë interes për klubet e reja që do të nisin së shpejti.” shprehet Hatixhe.

Programi përfshiu edhe studentët nga Fakulteti i Arsimit dhe Departamenti i Psikologjisë nga Universiteti i Prishtinës, që do të bëhen mësuesit dhe psikologët e të ardhmes. Ata përfituan edhe nga teknikat e mësimdhënies informale të ofruara si pjesë e klubeve. Sipas Hatixhesë, ndikimi i përgjithshëm i projektit ishte i trefishtë: mësuesit mësuan metodologji të reja të mësimdhënies që kanë treguar që janë edhe efikase edhe praktike dhe ata i shfrytëzojnë këto përfitime në orët e tyre të zakonshme mësimore; anëtarët e klubit fituan vetëbesim më të lartë në koordimin dhe në aftësitë analitike dhe aftësitë e buta; dhe studentët e Fakultetit të Arsimit dhe Departamentit të Psikologjisë morën eksperiencë të vlefshme në lehtësimin e veprimtarive të të nxënit nga përvoja, si menaxhimi i të rinjve, klubit dhe zbatimi i projektit në komunitetet e tyre.

Hatixhe shpjegon që mbështetja e BE-së për këtë program ishte vendimtar dhe jo vetëm nga pikëpamja financiare. “Mbështetja e BE-së shtoi besueshmërinë dhe rëndësinë e programit te palët e interesit në nivelin e bashkisë dhe atë qendror dhe i dha një shtysë tjetër të rëndësishme në tre vitet e fundit,” shprehet ajo.

Mbështetje nga BE-ja për Guitar Art Summer Fest-in e 16-të në Malin e Zi

Një nga kitaristët akustikë më të mirë në botë, Tommy Emmanuel dhe kitaristi më i mirë në Ballkan, Vlatko Stefanosvski, hapi Guitar Art Summer Fest-in e 16-të këtë muaj në Kanli Kula, në Herceg Novi. Tommy Emmanuel nuk e fshehu kënaqësinë e të performuarit në skenën e mrekullueshme të Kanli Kula-s dhe theksoi sa i lumtur ishte të performonte sërish në ambiente të jashtme pas pushimit të gjatë, të shkaktuar nga pandemia e korona-virusit. Ndërkohë, kitaristi legjendar Vlatko Stefanovski, i cili po merrte pjesë për herë të dytë në festival, tha se e adhuronte Herceg Novi-n, ku edhe performonte shpesh.

 

Gjatë festivalit, u organizuan shtatë koncerte falas në Sheshin e Muzikës, në Qytetin e Vjetër dhe u mbajt një ekspozitë për Artin Vizual të Kitarës në galerinë Sue Ryder në Belavista. Spektakli pesë-ditor i kitarës u mbështet nga Bashkimi Evropian në Mal të Zi, së bashku me sponsorë të tjerë, duke përfshirë këtu Ministrinë e Kulturës dhe Medias, Bashkinë e Herceg Novi-t, dhe School for Basic Music Education.

Klara Šovagović dhe Josip Lukić fitojnë çmimin Zemra e Sarajevës për filmin më të mirë studentor

Regjisorët e rinj kroatë Klara Šovagović dhe Josip Lukić fituan çmimin Zemra e Sarajevës për Filmin më të Mirë Studentor në Festivalin e 28-të të Filmit në Sarajevë, me filmin e tyre Nuk Është Ftohtë për Mushkonjat. Çmimi, pajtori i së cilit ishte Regional Cooperation Council (RCC), u prezantua gjatë ceremonisë mbyllëse të festivalit.

 

Zemra e Sarajevës për Filmin më të Mirë Studentor, e përkrahur nga RCC-ja, synon të promovojë filma të krijuar nga studentët që vijnë nga shkollat rajonale të filmit, fakultetet dhe akademitë e arteve. Me këtë seksion të programit të konkursit, Festivali i Filmit në Sarajevë ofron një platformë të re për trajnimin e profesionistëve të talentuar të filmit, që në hapat e parë të karrierës së tyre. Fokusi është te filmat artistikë, dokumentarët dhe filmat e animuar me kohëzgjatje deri në 60 minuta, që janë krijuar gjatë procesit të mësimit në shkollat rajonale të filmit.

 

Që nga prezantimi i tij në vitin 2017, RCC-ja ka sponsorizuar çmimin Zemra e Sarajevës për Filmin më të Mirë Studentor të Festivalit të Filmit në Sarajevë. Laureatët e mëparshëm të çmimit janë: Alexandru Mironescu (Rumani) për Summer Planning në vitin 2021; Zeynep Dilan Süren (Turqi) për The Great Istanbul Depression në vitin2020; Nikola Stojanović, (Serbi) për Sherbet në vitin 2019; Hajni Kis (Hungari) për Last call në vitin 2018l; dhe Neven Samardžić (Bosnja dhe Herzegovina) për Clean në vitin 2017.

Ambasadorët e Rinj Evropianë marrin pjesë në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Në gusht, Sarajeva ishte qendra e rajonit, në sajë të edicionit të 28-të të Festivalit të Filmit në Sarajevë. Për herë të parë, këtë vit, morën pjesë në event edhe Ambasadorët e Rinj Evropianë (YEAs), si pjesë e programit Dita e të Drejtave të Njeriut.

 

Në program morën pjesë edhe 11 YEA të tjerë, së bashku me vullnetarë nga Institute for Youth Development, KULT, nga Bosnja dhe Herzegovina. Ata panë filma të përzgjedhur posaçërisht, morën pjesë në leksione, u futën në punishte të drejtuara nga ekspertë në fushën e të drejtave të njeriut dhe artit ndërveprues, vizituan institucionet përkatëse dhe morën pjesë në panele me pjesëmarrës të programit rinor që kanë të bëjnë me të kaluarën.

 

Gjatë këtyre pesë ditëve, YEA-t patën mundësinë të shikonin filma nga kineastë me famë, si Ari Folman dhe Joseph Pierson, të dëgjonin historitë dhe përvojat e gazetares së luftës më të famshme boshnjake, Aida Čerkez ose të lideres së OJQ-së Forgotten Children of War, Ajna Jusić, por gjithashtu të flisnin me Ambasadorin e BE-së, Johann Sattler dhe me Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Jan Waltmans. Programi përdori një kombinim të artit– filmit artistik – dhe punës aktiviste e akademike për të ngritur pyetjen: kujt i përkasin të drejtat e njeriut sot?

YEA-të luajnë një rol kryesor në festivalin EXIT

Në festivalin EXIT të këtij viti në Novi Sad, Serbi, Young European Ambassadors (YEAs) organizuan dhe morën pjesë në një sërë aktivitetesh me qëllimin për të promovuar vlerat e BE-së, për të njohur kultura të reja dhe për të marrë pjesë në diskutimin e temave aktuale.

 

Dita e parë e festivalit ishte e dedikuar për njohjen e bashkëmoshatarëve nga Ballkani Perëndimor dhe nga pjesa tjetër e Evropës, për shkëmbimin e ideve dhe ndarjen e eksperiencave dhe qëndrimet. Shërbeu si një mundësi për YEA-të të informonin njerëzit rreth çfarë ofron BE-ja  dhe politikat që ajo ka. Vizitorët që u intervistuan ishin pjesëtarë të organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistë të tjerë, për çështje sociale dhe mjedisore.

 

Sipas vizitorëve, çështjet kyç që BE-ja duhet të advokojë janë riciklimi, më shumë mundësi punësimi për të diplomuarit, lufta kundër ngrohjes globale dhe përdorimi i energjisë bërthamore, të drejtat e imigrantëve, rëndësia e birësimit të fëmijëve në martesat gay, mjedisi, veçanërisht gjurmët e karbonit të BE-së dhe sponsorizimi i shpikjeve që krijojnë energji të ripërtëritshme. Opinioni i përgjithshëm ishte që qytetarët mund dhe duhen të trajtojnë këto çështje të rëndësishme si dhe të ndihmojnë në rritjen e përfshirjes së grupeve të cënueshme në shoqëri, diskutime rreth shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe të jenë më aktiv në çështje sociale.

 

Vizitorët ndanë gjithashtu nisma nga jeta e përditshme, por gjithashtu dhe gjatë festivalit EXIT.  Disa nga aktivitetet që përmendën ishin vullnetarë në pastrimin e parqeve dhe të lagjeve dhe të mësonin fëmijët në shkolla si të riciklonin.

 

Shoqatat e para me BE-në përfshinin politikat e demokracisë, paqes, barazisë, drejtësisë, të drejtat e njeriut dhe fondet e BE-së për artistët. Pjesa më e madhe e njerëzve të intervistuar kishin marrë pjesë në programet edukative të BE-së ose njihnin dikë që kishte marrë pjesë. Këto përfshinin seanca të European Youth Parliament duke diskutuar probleme me të cilat përballen të rinjtë në Evropë, projekte të Erasmus+ dhe projekte të tjera në fushën e artit dhe kulturës që financohen nga BE-ja.

 

Në fund të intervistave, pjesëmarrësit u përcollën mesazhe të rinjve nga Ballkani Perëndimor për të ardhmen e BE-së. Tre më të rëndësishmet ishin:

 “Tregohu i mirë me natyrën, të moshuarit dhe fëmijët sepse të gjithë i vlerësojnë gjestet dashamirëse”

“Bashkimi Evropian është krijuar për të mbajtur paqen në Evropë, sidomos midis Francës dhe Gjermanisë. E ardhmja e Bashkimit Evropian është të parandalojë të ndodhin luftëra, si ajo në Ukrainë.”

“BE-ja dhuron një shumë të madhe parash, shfrytëzojini ato.”

 

Gjatë katër ditëve të tyre të kaluara në kalanë Petrovaradin, duke dëgjuar muzikë të mirë dhe të shumëllojshme, YEA-të treguan më së miri se vlerat e BE-së janë vlerat morale, që kultura e Ballkanit Perëndimor është pjesë e kulturës së BE-së dhe që BE-ja nuk është vetëm e ardhmja e rajonit por dhe e së tashmes gjithashtu.

Nis edicioni i 21-të i Dokufest

Festivali ndërkombëtar i filmit të shkurtër dhe dokumentarë, Dokufest, nisi edicionin e 21-të me shfaqjen e “Fire of Love” nga regjisorja amerikane Sara Dosa. Mbi 250 filma të shkurtër dhe dokumentarë nga e gjithë bota do të shfaqen gjatë javës në Prizren. Përveç shfaqjeve, vizitorët do të kenë mundësinë të marrin pjesë në seminare, kurse dhe debate.

 

Çdo vit, ky festival i madh i filmit në Kosovë mbush kinematë dhe vendet e improvizuara për shfaqjet përreth qendrës historike të Prizrenit duke përzgjedhur 200 filma nga e gjithë bota. E krijuar me qëllimin për të ‘ringjallur’ kinemanë dhe jetën kulturore në Prizren, Dokufest është kthyer në festivalin më të rëndësishëm të filmave të shkurtër dhe dokumentarëve në Evropën Juglindore dhe që në 2019 ka qenë festival kualifikues për filma të shkurtër në BAFTA. Festivali është i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.

 

Tema e festivalit për këtë vit është “how to survive?” dhe do të trajtohen çështje si ndryshimet klimatike, mbijetesa fizike dhe lufta në Ukrainë.

YEA-të marrin pjesë në forumin ‘So Keres Europa?!’ në Tiranë, Shqipëri

‘So Keres Europa?!’ (në gjuhën rome, tjeta Evropë?!) është një forum social ndërkombëtar një-javorësh, pjesë e aktiviteteve të Tirana European Youth capital, i cili mirëpriti më shumë se 150 të rinj duke përfshirë Young European Ambassadors (YEAs) nga gjithë BE-ja, Ballkani Perëndimor dhe Turqia, për të marrë pjesë në një sërë seminaresh. Pjesëmarrësit ishin romë dhe jo romë, të cilët morën pjesë në seminare ku në fokus ishin temat për të drejtat e njeriut dhe minoriteteve në Evropë, ndërsektorialiteti, arti dhe kultura, advokimi për problemet e të rinjve dhe qëndrimet e romëve, në Tiranë nga 11 deri më 17 korrik.

 

Pas një jave të tërë me seminare, forumi kulmoi me një event publik – The International Roma Youth Festival – ku grupet prezantuan rezultatet e punëve të tyre dhe përfaqësuesit e European Youth Capital, përfaqësues të qeverisë dhe politikanë kombëtarë kishin mundësinë me ata përtej Evropës për të mbajtur një qëndrim për diversitetin dhe përfshirjen e të rinjve.

 

Eventi u mbajt nga Roma Active Albania dhe Tirana Youth Capital, forumi ishte bashkëfinancuar nga BE-ja, Erasmus+ dhe Tirana European Youth Capital 2022.

YEA-të u bashkohen romëve në Holocaust Memorial Day

Që nga 2010, të rinjtë romë dhe jo romë janë mbledhur së bashku çdo vit, më 2 gusht për Roma Holocaust Memorial Day.  Këtë vit International Roma Youth Network Ternype, mblodhi rreth 150 të rinj nga e gjithë Evropa në Krakow dhe Auschwitz-Birkenau në këtë event unik për të rinjtë i quajtur Dikh he na bister (“Look and don’t forget”). Këtë vit një Young European Ambassador (YEA) nga Shqipëria mori pjesë, Olta Shehu.

 

Eventi është pjesë e nismës së kujtesës të Roma Genocide, e cila rrit ndërgjegjësimin ndërmjet të rinjve Evropian, shoqërisë civile dhe vendimmarrësve për Roma Genocide, gjithashtu dhe për mekanizmat e anticiganizmit në kontekstin e sotëm sfidues në rritjen e racizmit, gjuha e urrejtjes dhe ekstremizmit në Evropë. Eventi ka si qëllim të ndërtojë kapacitetin e aktivistëve të rinj dhe organizatave rinore, ti motivojë për të pasur një rol aktiv në promovimin e edukimit për kujtesën dhe më tej në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Me këtë nismë, rinia rome po advokon për njohjen zyrtare të 2 gushtit si Roma Holocaust Memorial Day.

 

Përveçse mbledhjes më 2 gusht, eventi edukativ në Krakow përfshin aktivitete të tjera të strukturuara në pesë ditë të plota të programuara ku Olta dhe të rinj të tjerë nga shumë vende do të kenë mundësinë të mësojnë për Holocaust dhe anticiganizmin dhe të drejtat e njeriut sot.

 

Programi The YEA është një rrjet krijues i aktivistëve të rinj nga i gjithë Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia).

Presidentja von der Leyen në Shkup, Maqedoni e Veriut

Më 14 korrik, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vizitoi kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkupin. Gjatë vizitës së saj, Presidentja von der Leyen së pari u takua me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Pas këtij takimi, Presidentja u takua me Kryeministrin Dimitar Kovačevski.
 
Si ngjarje kryesore të vizitës së saj, Presidenja von der Leyen mbajti fjalën e saj në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, në një seancë solemne ku morën pjesë Presidenti, Kryeministri, parlamentarët dhe zyrtarët e lartë.

YEA takojnë orkestrën Western Balkan Youth

Më 19 korrik, një grup i Young European Ambassadors (YEAs) nga Kosova vizituan orkestrën e Western Balkans Youth në sesionin e tyre të fundit të provave para koncertit të tyre në Prishtinë. Grupi përfshinte Amina Kaja, Desantila Muriqi, Eris Cunaku, dhe Jora Zeneli. YEA-të kishin mundësinë të diskutonin më anëtarët e orkestrës Western Balkan Youth, rrjetin e YEA-së dhe mundësitë e mundshme të bashkëpunimit.

 

Orkestra e Western Balkans Youth ështënjë nismë nga Artium Eudora, një OJQ me bazë në Prishtinë që promovon artin si një mjet për progresin individual dhe social. Orkestra shkoi në tur për herë të parë në tetor 2021 dhe në maj 2022 luajti në Novi Sad për Europe Day. Pas koncertit në Prishtinë, orkestra vazhdoi turin e saj në Shkup dhe Novi Sad dhe më pas do të vazhdojnë në Mostar (26 korrik) dhe Kotor (28 korrik). Në gusht, muzikantët e rinj do të performojnë për audiencën gjermane duke dhënë koncerte në Aachen, Berlin, Essen, Kassel, dhe Königswinter.

 

Turi WBYO 2022 u mundësua falë mbështetjes së  EU Directorate-General for Enlargement and Neighbourhood, BE në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, disa Rotary Clubs të rajonit Aachen, Engagement Global, Foreign Ministries of Germany dhe Luxembourg,  Embassy of the Czech Republic in Kosovo, dhe Austrian Cultural Forum në Serbi.