Skip to main content

Autor: WeBalkans

Festivali the New European Bauhaus

Edicioni i parë i festivalit “the New European Bauhaus”, duke nisur nga 9 qershori do të bëjë së bashku ekspozita, performanca artistike, konferenca, seminare dhe evente të ndryshme duke kombinuar eventet me prani fizike në Bruksel me aktivitete virtuale dhe evente shoqëruese në vendet e BE-së dhe më tej, përfshirë dhe Ballkanin Perëndimor. Me oratorë të mrekullueshëm, debate, performanca artistike, ekspozita dhe mundësi për të krijuar lidhje të reja, festivali është një mundësi për ekspertët, organizatat dhe familjet për të diskutuar rreth planifikimit dhe krijimit të mënyrave të reja për të bashkëjetuar në të ardhmen.

 

Temat kryesore të festivalit janë bukuria, qëndrueshmëria, gjithëpërfshirja dhe synimi është krijimi i një marrëdhënie që do të lidhë botën e studimit, shkencës e teknologjisë me arsimin, përfshirjen civile, artin, kulturën dhe arkitekturën.

 

The New European Bauhaus është një nismë ndërdisiplinore dhe kreative që lidh European Green Deal me hapësirat dhe përvojave tona të të jetuarit. Na fton të gjithëve të imagjinojmë dhe të ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme dhe gjithërfshirëse, të bukur për sytë, mendjen dhe shpirtrat tanë.

 

Lançuar nga Presidentja von der Leyen në vitin 2020 State of the Union, New European Bauhaus është projektuar nga bashkëpunimi i mijërave njerëzve dhe organizatave në Evropë dhe përtej Evropës. Në shtator të vitit 2021, nisma pati një zhvillim nga bashkë-projektimi në realizim me një politikë bazuar të Commission Communication që përcakton veprimet politike dhe financimin për ta bërë nismën realitet.

Ta themi historinë siç duhet

Programi Drejtësia Tranzicionale në Ballkan i ka sjellë informacion të besueshëm publikut të Ballkanit Perëndimor për më shumë se dhjetë vite.

Kula në Kroaci dhe Hrtkovci në Serbi janë dy fshatra të Ballkanit Perëndimor që kanë një tragjedi të përbashkët. Në vitin 1992, pasi shpërtheu konflikti i armatosur në ish-Jugosllavi, serbët dhe kroatët nga Kula në Kroaci dhe Hrtkovci në Serbi shkëmbyen shtëpitë dhe u shpërngulën në fshatrat e njëri-tjetrit. Kjo u përshkrua si një “zhvendosje e njerëzishme”, por në të vërtetë ishte një shkëmbim i detyruar i popullsisë në mes të një lufte. Historia e këtyre dy fshatrave u portretizua në filmin dokumentar, “Shtëpia jote ishte streha ime”, i publikuar nga Rrjeti Ballkanik i Raportimit Investigativ (BIRN).

Dokumentari u krijua si pjesë e programit Drejtësia Tranzicionale në Ballkan, një platformë rajonale ebashkëfinancuar nga BE-ja. Platforma publikon lajme online që flasin për problematikat vendase të lidhura me krimet e luftës, duke përmirësuar kështu konceptimin e publikut të gjerë për problematikat e drejtësisë tranzicionale në ish-Jugosllavi.

“Jemi e vetmja media në rajon që flet me detaje për gjyqet e krimeve të luftës dhe që bazohet vetëm te faktet. Mendoj se kjo është një ndër gjërat më të rëndësishme që ka arritur me sukses drejtësia tranzicionale nëBallkan gjatë dhjetë viteve të fundit.”

Mbi dhjetë vite raportim i krimeve të luftës

Nejra Mualomerović, partnere e programit, shpjegon se qëllimi kryesor i programit është të sigurojë një transmetim të rregullt dhe të përditësuar të informacionit lidhur me problematikat e drejtësisë tranzicionale (kryesisht me gjyqet e krimeve të luftës) në rajon. Kjo është arritur falë një rrjeti të përkushtuar korrespondentësh nga e gjithë ish-Jugosllavia dhe kontribuesish nga mediat e tjera, organizatat e shoqërisë civile, institucionet qeveritare e akademitë. “Jemi e vetmja media në rajon që flet me detaje për gjyqet e krimeve të luftës dhe që bazohet vetëm te faktet. Mendoj se kjo është një ndër gjërat më të rëndësishme që ka arritur me sukses drejtësia tranzicionale në Ballkan gjatë dhjetë viteve të fundit,” thotë Nejra.

Sidoqoftë, duke qenë se numri i gjyqeve të krimeve të luftës është ulur, programi ka filluar të zhvillojë aktivitete të tjera me të njëjtin qëllim, duke përdorur përvojën dhe informacionin që zotëron. Një nga projektet e tyre është një bazë të dhënash për varret masive. Ekipi i programit ka filluar ta përpilojë këtë që në vitin 2020, duke u përballur me vështirësitë për shkak të numrit të madh të varreve masive dhe informacionit të parregullt. Nejra shpjegon që për shkak se informacioni nuk ndodhej në një vend të vetëm dhe pjesa më e madhe e tij vihej në dispozicion vetëm në kopje të printuara, stafit të programit iu desh të vizitonte institucione dhe organizata të shumta. Ata shkuan edhe me një fotograf te vendndodhjet e varreve masive, për t’i regjistruar dhe për t’i ruajtur në bazën e të dhënave. Më pas, informacioni u bë publik.

Gjatë këtyre vizitave, u bë i qartë fakti se shumica e vendndodhjeve të varreve masive nuk ishin të shënuara, nuk përkujtoheshin dhe nuk kishte akses te to. Disa prej tyre ndodheshin në prona private, disa ishin kthyer në vendgrumbullime mbeturinash, ndërsa në disa të tjera ishin ngritur kisha,” thotë Nejra.

Megjithatë, ekipi ka arritur të gjejë, filmojë, fotografojë dhe të ruajë me dhjetëra vendndodhje në bazën e të dhënave dhe puna vazhdon akoma.

“Mendoj se të gjithë njerëzit që kanë punuar me BIRN-in gjatë këtyre dhjetë viteve, e kanë parë punën e tyre edhe nga pikëpamja e ndikimit që do të ketë te brezat e ardhshëm dhe te mënyra e të parit të historisë prej tyre.”

Lidhur me projektin

Programi Drejtësia Tranzicionale në Ballkan është një platformë rajonale që synon të përmirësojë konceptimin që ka publiku i gjerë për problematikat e drejtësisë tranzicionale në shtetet ish-Jugosllave (Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia). Programi mbështetet nga Bashkimi Evropian, Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) dhe Ambasada e Mbretërisë së Holandës.

Një nga nismat më të fundit të programit është Muzeu i Shtëpisë së Reporterëve, që do të hapet në Sarajevë këtë vjeshtë. Do të jetë muzeu i parë i pavarur rajonal jofitimprurës në Ballkan, që do të tregojë historinë gjithëpërfshirëse të shpërbërjes së Jugosllavisë, luftërave të saj, si dhe pasojave të këtyre të fundit nga një perspektivë gazetareske. Muzeu do të hapet në një godinë trekatëshe në qendrën e qytetit, me një hapësirë prej 600 m2. Dy katet e para do të shërbejnë si ekspozita të përkohshme që do të tregojnë historitë e krimeve të luftës që janë kryer në ish-Jugosllavi, duke përfshirë këtu historitë e refugjatëve, spastrimit etnik, gjenocidit, kampeve të luftës, si dhe të jetës së gazetarëve gjatë kësaj lufte. Kati i tretë do të shërbejë si një hapësirë komunitare për gazetarët dhe pjesëtarët e tjerë të shoqërisë civile e publikut të gjerë dhe do të përdoret për diskutime lidhur me gazetarinë konfliktuale dhe rolin e medias në ditët e sotme.

Nejra është në dijeni të faktit që, tematikat e drejtësisë tranzicionale nuk janë të lehta për t’u folur. “Por, unë mendoj se të gjithë njerëzit që kanë punuar me BIRN-in gjatë këtyre dhjetë viteve, e kanë parë punën e tyre edhe nga pikëpamja e ndikimit që do të ketë te brezat e ardhshëm dhe te mënyra e të parit të historisë prej tyre,” thotë ajo.

Të luftojmë ndotjen përtej kufirit

Bashkitë ndërkufitare në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi bashkojnë forcat për luftën kundër ndotjes

Zonat kufitare të Likovës në Maqedoninë e Veriut dhe të Preshevës në Serbi janë të dyja bashki me popullsi të vogël: Likova ka 13,000 banorë, ndërsa Presheva 27,000. Duke qenë se shumica e banorëve të tyre jetojnë në zona rurale, ata kanë kulturë, tradita e sistem ekonomik të ngjashëm dhe lidhje të forta familjare e miqësie. Sidoqoftë, kanë edhe të njëjtin problem të rëndësishëm: një nivel të lartë ndotjeje që vjen nga vend-grumbullimet e paligjshme të mbeturinave.  Në bashkinë e Preshevës gjenden 11 vend-grumbullime të paligjshme mbeturinash dhe shtatë të tilla në Likovë.

Të dyja bashkitë kanë një sistem për grumbullimin e mbetjeve, që është organizuar nëpërmjet kompanive të shërbimit publik. Sidoqoftë, këto kompani nuk i mbulojnë krejtësisht bashkitë e tyre përkatëse. Kompania Pisha në Likovë mirëmban dhjetë fshatra nga 22 fshatrat e banuara në zonën ku është rënë dakord të grumbullohen mbetje, ndërsa kompania Moravica në anën serbe të kufirit mbulon 11 fshatra nga 34 të tilla të banuara në bashki. Problemi në rritje i fshatrave, të cilave nuk u është ofruar shërbim, nuk u arrit të shqyrtohej në nivel bashkiak për shkak të mungesës së fondeve dhe koordinimit dhe për këtë arsye, dy bashkitë vendosën të kërkonin mbështetje të jashtme për të menaxhuar problemin.

“Duke marrë parasysh përmasat relativisht të vogla të bashkive, numri i njerëzve me sëmundje ngjitëse ishte shumë i lartë dhe për ne ishte e dukshme që një ndër arsyet kryesore për këtë ishin vend-grumbullimet e paligjshme të mbeturinave dhe mjedisi i ndotur.”

Të bashkojmë forcat për një mjedis më të mirë

Aleksandar Gumberovski është menaxher projekti me bashkinë e Likovës. Ai shpjegon se, në bazë të të dhënave zyrtare, të marra nga Spitali Rajonal në Vranjë, numri i personave me sëmundje ngjitëse në bashkinë e Preshevës ishte 20 në vitin 2017, 30 në vitin 2018 dhe 35 vetëm në gjysmën e parë të vitit 2019. Në anën e tij të kufirit, në Likovë, numri i njerëzve me sëmundje ngjitëse ishte 23 në vitin 2017, 38 në vitin 2018 dhe 42 vetëm në gjysmën e parë të vitit 2019, gjë që dëshmon për rritje të vazhdueshme të infektimit edhe atje. “Duke marrë parasysh përmasat relativisht të vogla të bashkive, numri i njerëzve me sëmundje ngjitëse ishte shumë i lartë dhe për ne ishte e dukshme që një ndër arsyet kryesore për këtë ishin vend-grumbullimet e paligjshme të mbeturinave dhe mjedisi i ndotur,” thotë Aleksandar-i.

Për shkak të madhësive të tyre dhe ekonomisë kryesisht rurale, asnjëra prej bashkive nuk zotëron fonde të mjaftueshme për të mbuluar në mënyrën e duhur të gjitha shërbimet për banorët dhe kjo është arsyeja pse nuk arritën të ofronin shërbime për grumbullimin e mbetjeve për të gjithë qytetarët . Sidoqoftë, duke qenë se në bashkinë e Likovës pati një përvojë të mirë mbështetjeje nga donatorët, ata bashkuan forcat me bashkinë fqinje të Preshevës në anën serbe të kufirit dhe vendosën të aplikonin për financim nga BE-ja, që t’i ndihmonte me këtë problem.

Ata krijuan bashkarisht një projekt të titulluar “Më Pak Mbeturina, Më Pak Rrezik, Më Shumë Shëndet” dhe morën mbështetje nga programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Maqedoni e Veriut – Serbi, të financuar nga BE-ja. Nëpërmjet projektit, ata blenë dy kamionë të mëdhenj për grumbullimin e mbetjeve, 20 kontejnerë më të mëdhenj për grumbullimin e mbetjeve dhe mbi 1700 kazanë të vegjël për t’i shpërndarë në familjet e rajonit.

“Këto bashki janë të pazhvilluara dhe ka mungesë fondesh për thuajse çdo sektor. Për këtë arsye, mbështetja e BE-së luan rol shumë të rëndësishëm për zgjidhjen e problemeve tona, madje ndonjëherë edhe për ato më të thjeshtat.”

Lidhur me projektin

Projekti i bashkëpunimit ndërkufitar “Më Pak Mbeturina, Më Pak Rrezik, Më Shumë Shëndet”, i financuar nga BE-ja, nisi në fillim të vitit 2021 dhe do të vazhdojë deri në fund të vitit 2022. Vlera e përgjithshme e projektit arrin mbi 250,000 euro, rreth 85% prej të cilave janë financuar nga BE-ja. Objektivat specifikë të këtij projekti përfshijnë:

rritjen e kapacitetit për të menaxhuar rreziqet e krijuara nga njeriu dhe ato të lidhura me asgjësimin e mbetjeve të ngurta dhe me mbrojtjen e mjedisit; rritjen e kapacitetit dhe përmirësimin e qasjes së institucioneve ndaj shërbimeve për organizimin e mbetjeve; rritjen e ndërgjegjësimit tek banorët vendas për pasojat e ndotjes; dhe uljen e sëmundjeve ngjitëse.

Përveç mbështetjes me pajisje, projekti do të nisë gjithashtu edhe një fushatë ndërgjegjësimi me fletëpalosje dhe video, për të ndryshuar zakonet e qytetarëve që lidhen me mjedisin, duke i inkurajuar të përdorin kazanët e sapo-blerë për mbetjet e tyre.

Ky nuk është projekti i parë i financuar nga BE-ja nga i cili ka përfituar bashkia e Likovës. Aleksandar-i shpjegon se, bashkia është në kufi edhe me Bullgarinë dhe Kosovën dhe për këtë arsye, ata kanë qenë pjesë e programeve të tjera për bashkëpunim ndërkufitar. “Këto bashki janë të pazhvilluara dhe ka mungesë fondesh për thuajse çdo sektor. Për këtë arsye, mbështetja e BE-së luan rol shumë të rëndësishëm për zgjidhjen e problemeve tona, madje ndonjëherë edhe për ato më të thjeshtat,” thotë ai.

YEAs marrin pjesë në karvanin e debatit në Serbi

Young European Ambassadors (YEA) nga Serbia, Adrijana Nikitović dhe Dimitrije Prokopović, morën pjesë në School of Debate Caravan të BE-së që u organizua nga 23 deri më 26 maj. Ky karvan u organizua nga Qendrat e Informacionit të BE-së në Serbi dhe u mbështet nga EU Delegation në Serbi, si dhe nga EU for Tourism and Cultural Heritage.

 

Në katër ditët e karvanit, së bashku me pjesëmarrësit nga EU School of Debate, YEAs vizituan Felix Romuliana, Golubac, Kladovo, Negotin, Smederevo, Srebrno jezero dhe Zaječar. Në Kladovo, Negotin dhe Smederevo, Adrijana dhe Dimitrije prezantuan YEA Network dhe promovuan thirrjen e tretë të YEA për aplikantët. Dimitrije foli gjithashtu për thirrjen në mediat lokale. Ditën e dytë, ambasadori i BE-së në Serbi, Emanuele Giaufret, vizitoi karvanin dhe diskutoi me pjesëmarrësit për të ardhmen e BE-së dhe Serbisë.

 

Platforma Young European Ambassadors është një rrjet kreativ i aktivistëve të rinj nga e gjithë Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia). YEA-të vijnë nga vende të ndryshme, por të gjithë ndajnë një vizion të përbashkët: Ballkanin Perëndimor të bashkuar në diversitet. Ata mësojnë për njëri-tjetrin dhe BE-në së bashku, ndjekin projekte krijuese, fitojnë aftësi të reja, lidhen përmes mediave sociale dhe organizojnë evente frymëzuese – gjithmonë të shtyrë nga ideja se aktivizmi tek të rinjtë është forca më e fuqishme për ndryshimin shoqëror.

 

Synimet e rrjetit janë: për të ndarë vlerat e BE-së; për të rritur ndërgjegjësimin për bashkëpunimin e BE-së me partnerët e saj të Ballkanit Perëndimor; për të treguar rezultatet konkrete të këtij bashkëpunimi; për të kontribuar në dialogun politik mbi tema të ndryshme; dhe për të ndihmuar në rritjen e aktivizmit civil.

YEA zhvillojnë seminare për edukimin mediatik për shkollat

Seminare për edukimin mediatik të organizuara nga Young European Ambassadors (YEA) kanë filluar, për nxënësit e shkollave fillore në Ballkanin Perëndimor. Seminari i parë u zhvillua në Zenica të Bosnjës dhe Hercegovinës, ku Young European Ambassadors, Dragana Vucković dhe Džulisa Otuzbir, mbajtën një seminar për nxënësit e klasës së shtatë në shkollën fillore Miroslav Krleža.

 

YEAs kanë marrë pjesë më parë në trajnime për trajnerët e rinj për bazat e edukimit mediatik. Tani ata janë të gatshëm të ndajnë këto njohuri me studentët e rinj që janë përdorues të përmbajtjeve të mediave, veçanërisht të mediave sociale. Duke u nisur nga ideja se është thelbësore angazhimi të rinjve në krijimin dhe marrjen e njohurive të duhura rreth mediave, qëllimi kryesor i seminareve mes bashkëmoshatarëve është të prezantojnë nxënësit e rinj në rëndësinë e përdorimit në formën e duhur të përmbajtjes së mediave.

 

Platforma YEA është një rrjet kreativ i aktivistëve të rinj nga e gjithë Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia). YEA-t vijnë nga vende të ndryshme, por të gjithë ndajnë një vizion të përbashkët: Ballkanin Perëndimor të bashkuar në diversitet. Ata mësojnë për njëri-tjetrin dhe BE-në së bashku, ndjekin projekte krijuese, fitojnë aftësi të reja, lidhen përmes mediave sociale dhe organizojnë evente frymëzuese – gjithmonë të shtyrë nga ideja se aktivizmi tek të rinjtë është forca më e fuqishme për ndryshimin shoqëror.

 

Synimet e rrjetit janë: për të ndarë vlerat e BE-së; për të rritur ndërgjegjësimin për bashkëpunimin e BE-së me partnerët e saj të Ballkanit Perëndimor; për të treguar rezultatet konkrete të këtij bashkëpunimi; për të kontribuar në dialogun politik mbi tema të ndryshme; dhe për të ndihmuar në rritjen e aktivizmit civil.

Forumi i shoqërisë civile 2022

Projekti TACSO 3 i financuar nga BE-ja njoftoi EU-Western Balkans and Turkey Civil Society Forum 2022 dhe fton drejtuesit e organizatave të shoqërisë civile (OSHC) dhe aktivistët me përvojë të shoqërisë civile, si dhe përfaqësuesit e OJQ-ve për të aplikuar si kontribues në seancat e Forum dhe si pjesëmarrës të eventit.  
The Civil Society Forum 2022 (Forum ’22) do të mbahet më 8 dhe 9 qershor si një event hibrid drejtpërsëdrejti dhe virtual. Një numër i limituar prej 120 pjesëmarrësish do të përzgjidhen për pjesëmarrjen drejtpërsëdrejti që do të mbahet në Shkup. Pjesëmarrja në internet do të lejojë pjesëmarrje më të madhe nëpërmjet videove në të gjitha sesionet e Forum ’22.  
Forum ‘22 do të mbledhë përfaqësues të shoqërisë civile (duke përfshirë organizatat jofitimprurëse të mediave), autoritete publike, përfaqësues të BE-së, donatorë dhe palë të tjera të interesuara në fushën e zhvillimit të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi. Do të diskutohen situatat aktuale për OJQ-të në rajon, si dhe veprimet e përbashkëta nga ana e BE-së, autoritetet publike dhe shoqëria civile që do të trajtojnë sfidat e identifikuara.  
Qëllimi kryesor i Forum ‘22 është lançimi, prezantimi dhe ndjekja e Guidelines for Support to Civil Society in the Enlargement region (2021-2027) e BE-së, për të cilat ka pasur bisedime të gjera me shoqërinë civile në dy vitet e fundit dhe të cilat janë rishikuar në bazë të reagimeve të marra dhe zhvillimeve të reja.

Ambasadori i BE-së viziton panairin e bujqësisë në Novi Sad

Emanuele Giaufret, ambasadori i BE-së në Serbi, Branislav Nedimović, Minister of Agriculture, and Jadranka Joksimović, Minister of European Integration, vizituan panairin e bujqësisë në Novi Sad në 25 maj.  
Vitin e kaluar, me eksporte ushqimore prej në BE 2.3 miliardë euro, Serbia arriti një bilanc tregtar pozitiv prej gati 700 milionë euro. Kjo sasi më shumë sesa gjysma (55%) e gjithë ushqimeve të eksportuara nga Serbia për në BE-në.  
Duke iu referuar Instrument for Pre-Accession Assistance for Rural Development III (IPARD III), ambasadori Emanuele Giaufret tha: “Një punë e mrekullueshme është bërë gjatë përgatitjes së programit IPARD III, i cili ishte i miratuar nga komisioni në mars të këtij viti. Kjo sjell një shumë shtesë prej 377 milion euro për sektorin e bujqësisë në Serbi ku 288 milion euro është financim nga BE. Nga ana tjetër, duhet theksuar se Serbia duhet të bëjë përpjekje për të bërë të mundur zbatimin e programit IPARD II dhe të shmang çdo mundësi që mund të sjelli humbje shtesë të financimit sipas këtij programi. Serbia humbi 3.7 milion euro në vitin 2021 për shkak të problemeve të vazhdueshme me pagesat e fondeve vjetore.  
Gjatë ciklit të dytë të programit IPARD, i cili është duke përfunduar, nëntë thirrje publike janë njoftuar dhe më shumë se 550 grante janë miratuar ku gjysma prej tyre tashmë janë paguar për fermerët serbë dhe prodhuesit ushqimorë.  
Ambasadori gjithashtu tregoi dhe për projekte të tjera të suksesshme të financuara nga BE-ja për Serbinë. Për shembull, asnjë rast tërbimi nuk është regjistruar në Serbi për vite me radhë dhe BE është pjesëmarrëse në gjetjen e një mënyre për parandalimin e gripit të derrave. BE ka mbështetur kontrollin dhe gjetjen e një mënyre për të zhdukur këto sëmundje të rrezikshme me një financim prej më shumë se 20 milion euro. BE është duke financuar edhe projekte për të mbështetur blerjen e paneleve diellore, gjithashtu dhe blerjen e pajisjeve për National Reference Laboratory.  
Duke theksuar dëshirën për një bashkëpunim të mëtejshëm ambasadori Giaufret thotë: Së bashku jemi më mirë”

Në Serbi organizohet EU Green Week 2022

Ekonomia qarkulluese, zero ndotje dhe biodiversiteti janë në fokusin e EU Green Week për këtë vit që do të mbahet në Serbi nga data 30 maj deri më 5 qershor. The EU Green Week kërkon të rrisë ndërgjegjësimin rreth problemeve më të rëndësishme për mbrojtjen e mjedisit.

 

Gjatë festës, një numër eventesh dhe aktivitetesh online do të paraqesin rezultate konkrete të bashkëpunimit midis Serbisë, BE-së, shteteve të tjera anëtare dhe partnerëve të shumtë ndërkombëtarë. Eventet janë planifikuar në çdo vend të Serbisë duke përfshirë Beogradin, Čačak, Kruševac, Novi Sad dhe Niš. Agjenda e detajuar për EU Green Week në Serbi mund të gjendet këtu.

 

Çdo vit EU Green Week ofron një mundësi për të diskutuar politikën evropiane mjedisore me politikanët, ambientalistët kryesorë dhe palët e interesit nga Evropa dhe jashtë saj. Këtë vit pothuajse 300 evente janë planifikuar në Evropë, me fokus të veçantë në European Green Deal, një strategji rritje , e qëndrueshme dhe transformuese e BE-së, duke mbështetur një mënyrë më eficiente të përdorimit të burimeve dhe ambiciet e BE për t’u bërë neutralë ndaj klimës deri në vitin 2050.

 

Aktivitetet janë zbatuar në partneritet me Ministry of Environmental Protection, the Ministry of European Integration, qeveritë lokale, Ambasadën e Suedisë dhe Francës, the United Nations Development Program, the Swedish Development Agency, Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), KFW Bank, the European Investment Bank dhe shumë të tjerë.

 

Bashkimi Evropian është lideri botëror për mbrojtjen e mjedisit dhe po mbështet Serbinë në rrugën e saj për një mjedis më të shëndetshëm. Me më shumë se €400 milion grante të investuara për mbrojtjen e mjedisit dhe veprimetklimatike në Serbi, BE-ja është donatori më i madh në vend për këtë fushë.

Hapet në Podgoricë Modernised Europe House

Qendra e informacionit e BE-së në qytetin e Podgoricës është rinovuar, modernizuar dhe përshtatur me nevojat e reja e më të gjera të komunitetit, dedikuar promovimit të Bashkimit Evropian në Malin e Zi. Tashmë është rihapur si Europe House, inaugurimi i së cilës u bë nëpërmjet ceremonisë së prerjes së shiritit nga ambasadorja e Bashkimit Evropian, Oana Cristina Popa, kryetari i Foreign Affairs Committee of the European Parliament David McAllister, dhe zëvendëse kryeministrja dhe ministrja e European Affairs, Jovana Marović.

 

Ambasadorja Popa përmendi numrin e madh të eventeve që janë organizuar në qendrën e informacionit të BE-së, duke mbledhur mijëra njerëz nga fusha të ndryshme të shoqërisë që kur është hapur në vitin 2014.

 

“Ishte vendi i duhur për të mësuar rreth nismave, politikave dhe projekteve të BE-së.” Por kohërat kanë ndryshuar. Kemi shumë pritshmëri për këtë House. Ne duam ta kthejmë në një qendër të re për ide frymëzuese, rrjetëzim dhe rrahje mendimesh. Duke shpresuar që koha kur dyert ishin të mbyllura për shkak të pandemisë tashmë mbaroi, shpresojmë që kjo hapësirë do të lidhë njerëzit nga të gjitha fushat e spektrit politik dhe social. Ne shpresojmë që do të jetë shtysa e nevojshme në debatin për integrimin evropian, vlerat tona dhe të ardhmen tonë të përbashkët,” thotë Popa.

 

Europe House, ideuar nga Stanislav Nikičević, ndodhet pranë Argentina Square. Është e hapur për qytetarët, institucionet, median dhe organizatat jo qeveritare të cilat punojnë në projektet e BE-së, ose që dëshirojnë të bëhen pjesë. Përveç eventeve dhe fushatave të zhvilluara sipas standardeve evropiane, Europe House është gjithashtu e përshtatshme për të organizuar workshops, seminare, konferenca për shtyp, ekspozita, fjalime dhe evente të tjera promovuese.

Një përvojë në jetën e kafshëve të egra hapet për biznes

Me anë të mbështetjes së BE-së, zona ndërkufitare mes Malit të Zi dhe Serbisë është gati të mirëpresë turistët që adhurojnë natyrën.

Para pandemisë, Mali i Zi kishte rreth dy milionë vizitorë të përvitshëm dhe mbi shtatë milionë qëndrime gjatë natës në vit. Ky mund të konsiderohet një sukses i madh për një shtet me një popullsi prej vetëm 600,000 personash. Këta vizitorë përqendrohen kryesisht te rajonet e mrekullueshme bregdetare për pushime verore ose te vendpushimet e skive në veri. Sidoqoftë, Mali i Zi ofron edhe shumë mundësi të tjera emocionuese për turizmin e kafshëve të egra, veçanërisht në rajonin verilindor në kufi me Serbinë, i cili është pak i njohur. OJQ-ja Qendra për Mbrojtjen dhe Studimin e Shpendëve (CZIP) nga Podgorica, së bashku me partnerët nga Mali i Zi dhe Serbia, po punon për hapjen e zonës si një destinacion për adhuruesit e kafshëve të egra.

Kudo në botë, jeta e kafshëve të egra dhe vëzhgimi i shpendëve janë kthyer në aktivitete turistike gjithmonë e më popullore dhe rëndësia e tyre po njihet në të njëjtën shkallë sa dhe tregje të tjera të sigurta të turizmit. Sidoqoftë, për shkak të zonës relativisht të izoluar dhe rrjetit të dobët të transportit, infrastruktura e turizmit është e pazhvilluar këtu, pavarësisht se aty ndodhen katër parqe natyrore.

“Duke qenë se kishte mundësi të shumta për zhvillimin e turizmit, por edhe nevojë për mbështetje, vendosëm të vepronim që ta hapnim këtë peizazh përrallor për vizitorët.”

Plotësimi i nevojës për zhvillimin e turizmit

Lejla Abdić është ambientaliste dhe menaxhere projekti në Qendrën për Mbrojtjen dhe Studimin e Shpendëve. Ajo shpjegon se, bashkë me kolegët e saj, e dinin shumë mirë që rajoni ishte i pazhvilluar për nga infrastruktura e turizmit dhe aktivitetet në natyrë. “Duke qenë se kishte mundësi të shumta për zhvillimin e turizmit, por edhe nevojë për mbështetje, vendosëm të vepronim që ta hapnim këtë peizazh përrallor për vizitorët,” thotë Lejla.

Me këtë synim në mendje, ata aplikuan për thirrjen ndërkufitare për bashkëpunim të Malit të Zi/ Serbisë, “Projekti Hoo – Krijimi i Përvojave me Bufët dhe Kafshët e Tjera të Egra”, financuar nga BE-ja.  Meqenëse popullata e shpendëve të rajonit është shumë e pasur, fokusi kryesor i projektit të tyre ishte tek aktivitetet e lidhura me vëzhgimin e shpendëve, nëpërmjet krijimit të hartave dhe sinjalistikave të shtigjeve ku shihen shpendët. Ata gjithashtu po punojnë për trajnimin dhe motivimin e vendasve që të përfshihen në bizneset e lidhura me turizmin e kafshëve të egra, si dhe për krijimin e markave dhe promovimin e produkteve të turizmit, të cilat u zhvilluan si pjesë e projektit.

“Rajoni ka pasuri unike turizmi të kafshëve të egra, që nuk janë shfrytëzuar ende, por së shpejti ato do të promovohen në nivel vendor dhe ndërkombëtar, në mënyrë që vizitorët të mund t’i shijojnë.”

Lidhur me projektin

“Projekti Hoo: Krijimi i Përvojave me Bufët dhe Kafshët e Tjera të Egra” filloi në shkurt 2021. Qëllimi kryesor i projektit është të inkurajojë turizmin e kafshëve të egra, të bazuar te trashëgimia natyrore në zonën ndërkufitare mes Serbisë dhe Malit të Zi. Vlera totale e projektit është 262,029 euro dhe planifikohet të zgjasë 24 muaj. Përveç shumë gjërave të tjera, projekti parashikon të krijojë dy itinerare turizmi të kafshëve të egra, trajnimin e guidave turistike për kafshët e egra, vizita studimore dhe vëzhgimi të shpendëve dhe ngritjen e një platforme digjitale për të promovuar turizmin e kafshëve të egra në rajon.

Lejla shpjegon se zona e projektit mund t’u ofrojë shumë turistëve që adhurojnë natyrën. Për shembull, bufët kanë forcën e nevojshme tërheqëse për një përvojë të bukur turistike. Kjo zonë shërben si banesë edhe për shumë shpendë të tjerë po aq tërheqës, të tillë si shqiponjat e arta dhe perandorake, shkabat grifonë, fajkonjtë pelegrinë, thëllëzat e malit, thëllëzat e fushës, si dhe specie të rralla shpendësh, që kanë nevojë për komplekse më të mëdha pyjore natyrore si habitatet e tyre. “Rajoni ka pasuri unike të turizmit të kafshëve të egra, që nuk janë shfrytëzuar ende, por së shpejti ato do të promovohen në nivel vendor dhe ndërkombëtar, në mënyrë që vizitorët të mund t’i shijojnë.”

Lejla shpjegon më tej se, projekti po korr një sukses të madh nga pikëpamja e bashkëpunimit ndërkufitar. Organizatat partnere do të zhvillojnë guida studimi dhe aktivitete koordinimi, për të lidhur komunitetet, bizneset dhe operatorët turistikë në të dyja anët e kufirit. “Në fund të ditës, zhvillimi i rajonit lidhet ngushtë me bashkëpunimin ndërkufitar,” thotë ajo.