Skip to main content

Autor: WeBalkans

Programi i Rajoneve të Qymyrit nis shkëmbimet ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe BE-së

Programi i shkëmbimit të rajoneve të qymyrit ka nisur gjashtë shkëmbime midis zonave të Ballkanit Perëndimor dhe homologëve të tyre të BE-së. Këto sjellin mundësi për këto rajone të fillojnë dialogun e drejtpërdrejtë dhe të mësojnë nga përvoja e njëri-tjetrit për largimin nga qymyri si pjesë e tranzicionit drejt energjisë së pastër.

 

Një total prej 32 aplikimesh, që përfaqësojnë një shtrirje të larmishme gjeografike, u dërguan për pjesëmarrje në program. Bazuar në vlerësimet e ekspertëve, 14 prej tyre janë grupuar së bashku për të formuar gjashtë grupe partnerësh shkëmbimi, të cilët aktualisht po përgatiten për shkëmbimet e tyre. Janë planifikuar edhe dy grupe të tjera, secila prej tyre bashkëdrejtohet nga aplikantë ukrainas, por janë pezulluar përkohësisht.

 

Tre shkëmbime do të fillojnë në pranverë të vitit 2022 dhe planifikimi i detajuar e përgatitja e tre të tjerëve do të fillojë në pjesën e dytë të vitit. Udhëhequr nga moderatorë te përkushtuar të shkëmbimit, pjesëmarrësit e programit janë duke zhvilluar plane të sakta për shkëmbimet e tyre. Këto do të përfshijnë një ose dy vizita fizikisht, të cilat do të planifikohen paraprakisht përmes ndërveprimeve virtuale dhe diskutimeve ku rajonet mund të forcojnë marrëdhëniet e tyre, në mënyrë ideale duke çuar në bashkëpunim të frytshëm përtej këtij programi.

 

Programi i shkëmbimit është një nga aktivitetet kryesorë të Iniciativës për rajonet e qymyrit në tranzicion në Ballkanin Perëndimor dhe në Ukrainë, i cili synon të ndihmojë rajonet të largohen nga qymyri drejt një ekonomie neutrale ndaj karbonit, duke siguruar që ky tranzicion të jetë i drejtë. Ai menaxhohet nga Komisioni Evropian dhe gjashtë partnerë ndërkombëtarë: College of Europe in Natolin, Energy Community Secretariat, European Bank for Reconstruction and Development, European Investment Bank, Poland’s National Fund for Environment Protection and Water Management dhe Banka Botërore.

Prezantimi hudhrës hercegovinase në botë

Nëpërmjet një projekti të financuar nga BE-ja, një kompani nga Bosnja dhe Hercegovina është kthyer në lider të tregut rajonal për prodhimin e hudhrës.

Mbi 300 ditë me diell në vit dhe toka e pasur me gëlqerorë janë vetëm disa prej tipareve që e shquajnë nga të tjerët terrenin përreth qytetit të Ljubinje-s në jug të Bosnjës dhe Hercegovinës. Shumë dekada më parë, fushat në Ljubinje ishin të mbjella me duhan hercegovinas, cilësia e të cilit siguronte një jetesë të përshtatshme për popullin e këtij rajoni. Megjithatë, për shkak të rënies së investimeve për industrinë vendase të duhanit, fermerëve iu desh ta diversifikonin produktin e tyre.

Kjo nuk ishte shumë e vështirë, duke qenë se toka është shumë pjellore. Ata u përqendruan te hudhra, e cila prej shekujsh, është prodhuar dhe përdorur në rajon, si për gatim, edhe për të luftuar sëmundjet. Mundësia për biznesin e hudhrës u vu re nga Farmavit-a, një kompani nga rajoni i Ljubinje-s që vendosi të provojë jo vetëm rritjen, por edhe përpunimin e këtij produkti, për ta shpërndarë më pas në tregje më të gjera.

“Analizat e kryera nga institucionet me famë botërore kanë treguar se, për nga vetitë dhe ndikimi që ka te shëndeti, hudhra hercegovinase renditet në pesë më të mirat në botë.”

Teknologji moderne për përmirësimin e prodhimit

Stefan Šalvarica është menaxheri përgjegjës për prodhimin dhe përpunimin e hudhrës në kompani, së cilës iu bashkua në vitin 2020. Kompania u themelua në vitin 2000 dhe në fillim, prodhonin kryesisht ushqim për gjedhët. Por, pasi panë mundësinë e prodhimit të një game më të gjerë kulturash, vendosën të provonin diçka më interesante dhe të përshtatshme për tregje më të mëdha. “Analizat e kryera nga institucionet me famë botërore kanë treguar se, për nga vetitë dhe ndikimi që ka te shëndeti, hudhra hercegovinase renditet në pesë më të mirat në botë,” thotë Stefani.

Sot, Farmavit-a është kompani lider për prodhimin e hudhrës në Bosnje dhe Hercegovinë. ata prodhojnë më së shumti për eksport, edhe në BE. Gjatë rrugëtimit të tyre drejt suksesit të arritur, ata u mbështetën edhe nga nisma EU4 Business, e financuar nga BE-ja dhe e vënë në zbatim nga PKBZh-ja. Nëpërmjet kësaj mbështetjeje, kompania i dha zgjidhje një problemi madhor me burimet e ngrohjes, si dhe me problemin me avullin e formuar në procesin e trajtimit termal të hudhrës, që e kishte vështirësuar prodhimin. “Falë ventilimit dhe ajrit të kondicionuar në ambientet tona, tanimë arrijmë ta largojmë avullin brenda pak minutave. Gjithashtu, në të shkuarën, një pjesë e madhe e punës bëhej me dorë, por tani, me ndihmën e makinerive të reja, proceset e mbushjes, etiketimit dhe mbylljes së kavanozave janë përmirësuar dhe përshpejtuar,” shpjegon Stefani.

Kompania zotëron plantacionet e veta të hudhrës, por në të njëjtën kohë blen sasi të caktuara nga nën-kontraktorët e saj në Hercegovinë.  Pas blerjes, hudhra dërgohet për analiza para se të kthehet në produkt të gatshëm për klientët në raftet e supermarketeve në Bosnje dhe Hercegovinë, me markën “Aromë Hercegovine”.

“Falë projektit EU4Business, ia kemi dalë të përmirësojmë kushtet e punës dhe prodhimin, të ulim shpenzimet dhe të ofrojmë produkte unike për klientët tanë. Duke qenë se kemi përmirësuar prodhimin e hudhrës, sasia jonë vjetore e prodhimit është rritur me 10 tonë.”

Lidhur me projektin

EU4Business është një projekt i BE-së që synon të rrisë kapacitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës për të fuqizuar ekonominë dhe punësimin, duke përqafuar konkurrencën dhe risinë në sektorët e përzgjedhur. Ka një buxhet prej 16.1 milionë eurosh: 15 milion euro, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe 1.1 milion euro nga Republika Federale e Gjermanisë.

EU4Business është pjesë e Strategjive për Zhvillim Vendor – Vetëqeverisje Vendore dhe Zhvillim Ekonomik në Bosnje dhe Hercegovinë të Programit të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ).

Stefan shpjegon më tej se, prodhojnë gjithashtu edhe puré dhe marinada që përmbajnë hudhër me erëza, vaj ulliri dhe vaj luledielli. Për më tepër, falë projektit EU4Business, tanimë ata prodhojnë të ashtuquajturën hudhër të zezë. Hudhra e zezë është rezultat i fermentimit të hudhrës së freskët. Në këtë proces të përshpejtuar vjetrimi, hudhra ndryshon ngjyrën, karamelizohet dhe vetitë e saj theksohen. Kjo lloj hudhre vlerësohet shumë në tregun botëror dhe me blerjen e makinerisë së fermentimit falë mbështetjes së BE-së, kompania Farmavit u bë prodhuesi i vetëm i kësaj lloj hudhre në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Falë projektit EU4Business, ia kemi dalë të përmirësojmë kushtet e punës dhe prodhimin, të ulim shpenzimet dhe të ofrojmë produkte unike për klientët tanë. Duke qenë se kemi përmirësuar prodhimin e hudhrës, sasia jonë vjetore e prodhimit është rritur me 10 tonë,” thotë Stefani.

Përveç planeve për marinada të reja dhe futjen e hudhrës së zezë dhe asaj të freskët në tregun ndërkombëtar, kompania Farmavit  vijon të investojë për plane madhore, për të ruajtur pozicionin e tyre si lider i tregut. “Kemi investuar fonde tona shtesë për të blerë pajisje që do të na ndihmojnë për prodhimin e kapsulave të xhelatinës, të mbushura me ekstrakt hudhre. Do të bëhemi kompania e parë në rajon që prodhon suplemente dietike të këtij lloji,” thotë Stefani, i kënaqur.

Kompania Farmavit  u mbështet nëpërmjet projektit EU4Business me 150,000 BAM, ndërkohë që vlera e investimit arriti një total prej 300,000 BAM.

Forumi i 7-të i Strategjisë së BE-së për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit

Komisionerja Evropiane për Kohezionin dhe Reformat, Elisa Ferreira, hapi sot Forumin e 7-të vjetor të EU Strategy for the Adriatic and Ionian Region(EUSAIR) me një video-mesazh. Forumi dy-ditor, i cili do të mbahet në Tiranë nga Presidenca Shqiptare e EUSAIR, do të përqendrohet në çështje të tilla si sfidat e sigurisë energjetike dhe ndryshimit klimatik, transportit, mundësitë e investimeve në makro-rajonet Adriatik dhe Jon dhe lehtësimin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

 

Komisionerja Ferreira u shpreh: “Jam e lumtur që Forumi Vjetor EUSAIR po zhvillohet gjatë Vitit Evropian të Rinisë në Kryeqytetin Evropian të Rinisë, Tiranë. Të rinjtë janë faktori kryesor për bashkëpunimin rajonal, pajtimin e ndërtimin e paqes dhe i inkurajoj për formimin e Këshillit të Rinisë EUSAIR në mënyrë që të rinjtë që jetojnë në makro-rajonet Adriatik dhe Jon të munden të shkëmbejnë mendime rreth sfidave të tyre dhe të flasin për të ardhmen.”

 

Takimi Ministror i EUSAIR do të miratojë ‘Tirana Declaration’ për të shprehur kryesisht solidaritetin e tyre për Ukrainën, duke dënuar pushtimin nga Rusia, dhe duke i bërë thirrje BE-së që të përshpejtojë procesin e pranimit në BE të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Gjatë eventit, ‘EUSAIR Young business model Popri’ do të shpërblehet për idetë më të mira sipërmarrëse në mesin e të rinjve nga makro-rajoni  Adriatik-Jon.

 

EUSAIR, lançuar në tetor të vitit 2014, mbulon një makro-rajon prej më shumë se 70 milionë banorësh në katër shtete anëtare (Kroacia, Greqia, Italia, Sllovenia) dhe gjashtë vendeve jo anëtare të BE-së (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe San Marino), ndër të cilat pesë janë nga Ballkani Perëndimor, duke bashkëpunuar për të kapërcyer sfidat e përbashkëta në katër shtylla: ‘Blue Growth’, ‘Connecting the Region’ (Transporti dhe Energjia), ‘Environmental Quality’ dhe ‘Sustainable Tourism’. Shihni programin e eventit.

BE-ja mbështet ndërtesa më të gjelbra në Prizren, Kosovë

Bashkimi Evropian do të ofrojë një grant investimi prej 1 milion Eurosh për Kosovën për ta ndihmuar të përmirësojë efikasitetin energjetik të ndërtesave publike, si kopshtet, shkollat dhe objektet kryesore e kujdesit shëndetësor në qytetin e Prizrenit. Duke plotësuar grantin e BE-së, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po jep një kredi kombëtare 5 milionë Euro për këtë projekt, të zbatuar në kuadër të Programit Rajonal të Efektshmërisë së Energjisë (REEP/REEP Plus) për Ballkanin Perëndimor.

 

Marrëveshja e projektit u nënshkrua nga Ministri i Financave të Kosovës, Hekuran Murati, dheAlain Pilloux, Zëvendës Presidenti i EBRD-së, në Sesionin e Perspektivës së Investimeve në Kosovë në Takimin Vjetor të BERZH-it dhe Forumit të Biznesit në Marok.

 

Kalimi te energjia e gjelbër i Kosovës po mbështetet nga një numër kuadrosh financiarë të para-marrëveshura. Për projektet e efektshmërisë energjetike si ai i Prizrenit, grantet ofrohen nëpërmjet Programit Rajonal të Efektshmërisë së Energjisë WBIF, që mbështetet nga BE-ja, donatorët dypalësh dhe vetë përfituesit. The REEP/REEP Plus identifikohet në Planin Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor  të Komisionit Evropian, si një nga projektet kryesore për energji të pastër. Projekte të tilla kontribuojnë ndjeshëm për reduktimin e emetimeve të gazrave serrë, si dhe për përmirësimin e standardeve të jetesës dhe shëndetit të qytetarëve. Aktivitetet nën REEP/REEP Plus janë në përputhje me Rregulloren e BE-së dhe objektivat e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, që ndjekin pesë shtyllat e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane.

RCC organizon konferencën ministrore të Ballkanit Perëndimor për zhvillimin turistik

Më 12 maj, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) organizoi një konferencë ministrore në Tiranë rreth zhvillimit turistik në Ballkanin Perëndimor. Eventi mblodhi ministrat e Ballkanit Perëndimor përgjegjës për turizmin, përfaqësues të Komisionit Evropian dhe grupe të tjera të rëndësishme interesi në sektorin e turizmit. Nën moton ” Të heqim Pengesat për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Turizmit” eventi shërbeu si një forum diskutimi për temat me rëndësi për turizmin rajonal.

 

Eventi u çel nga Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së, Majlinda Bregu; Ministren e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro; Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, dhe Shefi i Delegacionit Evropian në detyrë në Shqipëri, Alexis Hupin. Ndër panelistët e katër paneleve tematike ishin Tatjana Matić, Ministre e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë; Kreshnik Bekteshin, Ministër i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut; Stasha Kosharac, Ministër i Tregtisë me Jashtë dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnje dhe Hercegovinës; Rozeta Hajdarin, Ministre e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës; dhe Aleksandra Gardašević-Slavuljica, drejtore e përgjithshme në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Malit të Zi.

 

Një event dytësor lidhur me temën “Mësimi i sfidave aktuale në industrinë e turizmit” do të zhvillohet më 13 maj duke mbledhur operatorët turistikë të Ballkanit Perëndimor, politikëbërësit dhe organizatat kombëtare të turizmit, të cilët do të diskutojnë sfidat e industrisë së turizmit dhe rrugën përpara në përmirësimin e ofertës turistike të rajonit.

Chopin Piano FEST në Kosovë me emra të mëdhenj të Muzikës Klasike

Një nga festivalet më të rëndësishme të muzikës klasike në Kosovë, Chopin Piano FEST Prishtina, u hap këtë vit në Ditën e Evropës, 9 maj, me një koncert nga pianisti me famë botërore Martin Garcia Garcia. Festivali do t’u sjellë dëgjuesve në Kosovë mbi 15 koncerte, masterklasa, seminare, garime për instrumentalistë dhe kompozitorë, si dhe aktivitete të tjera kulturore.

 

Një tipar tjetër i veçantë i edicionit të këtij viti të Chopin Piano FEST Prishtina është pjesëmarrja e festivalit në programin SYNERGY të mbështetur nga Bashkimi Evropian nëpërmjet programit Creative Europe.

 

Edicioni i 12- i festivalit vazhdon të ftojë muzikantë të mëdhenj të japin shfaqje në Prishtinë. “Edhe këtë vit do të kemi pianistë të mirënjohur si François Dumont, Florian Uhlig dhe Stefan Vladar që do të luajnë në festival,” thotë prof. Lejla Haxhiu Pula, Presidente e festivalit dhe Drejtuese Artistike .

 

Festivali mbaron më 8 qershor.

Balkathon 3.0 është gati

Këshilli për Bashkëpunimin Rajonal (RCC) ka nisur garën e tretë online për idetë dhe zgjidhjet më të mira digjitale nga Ballkani Perëndimor – Balkathon 3.0. Aplikimet janë të hapura deri më 24 maj.

 

Këtë vit, po kërkojnë ideve të freskëta, inovative dhe unike në pesë kategori:

  -Ecommerce (mjete promovimi virtual, marketing me video dhe ndikim) – Zhvillim, rural, bujqësor dhe i teknologjisë ushqimore –Energji e rinovueshme/e qëndrueshme(energji diellore, ere, hidrike, baticore, gjeotermale ose biomase) –Transport dhe logjistikë Të përziera (teknologji mjekësore/ bio/shnëdeti, blockchain dhe siguri kibernetike, argëtim dhe lojëra, teknologji të pastra dhe të gjelbra)  

Skuadrat e përzgjedhura të Balkathon 3.0 do të kenë mundësinë të ndjekin një program mentorimi dy-ditor me ekspertë me përvojë dhe mundësinë të vënë në zbatim zgjidhjen e tyre në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të fitojnë një nga gjashtë çmimet 10,000 Euro nga fondi 60,000 Euro për çmime – një për çdo kategori kryesore dhe dy për kategoritë e përziera.

 

Vitin e fundit, RCC-ja u dha çmime 6 skuadrave nga 90 të tilla nga ekonomitë e Ballkanit Perëndimor me 54,000Europër zgjidhjet e tyre më të mira inovative në kategoritë e qyteteve smart, e-shëndetit, qyteteve të gjelbra dhe e-ndërmarrjes. Skuadrat e kanë përdorur mbështetjen e marrë financiare për të zhvilluar zgjidhjet e tyre digjitale.

Afat i ri për Çmimin e BE-së për Gazetari Investigative për 2022-shin

Afati i ri për dorëzimin e aplikacioneve për Çmimin e Gazetarisë Hulumtuese të BE-së për vitin 2022 për Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë është 13 maji në orën 23.59. Individë ose grupe gazetarësh nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia kanë të drejtë të aplikojnë në të gjitha format e gazetarisë (të shkruara, online, radio dhe televizion) të publikuara ose të transmetuara në media në çdo vend në gjuhët zyrtare, ndërkombëtare ose të pakicave gjatë vitit 2021.

 

Pranohen të gjitha historitë investigative në lidhje me lirinë e shprehjes, sundimin e ligjit, transparencën, abuzimin me pushtetin dhe të drejtat themelore, korrupsionin si dhe krimin e organizuar. Për secilin vend, fondi i çmimeve është 10,000 Euro, i përbërë nga një çmim i parë prej 5,000 Euro, një çmim i dytë prej 3,000 Euro dhe një çmim i tretë prej 2,000 Euro.

 

Çmimet e BE-së për Gazetarinë Investigative në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi synojnë të lartësojnë dhe promovojnë arritjet e jashtëzakonshme të gazetarëve investigativë, si dhe të vënë më tepër në dukje gazetarinë cilësore në rajon. Çmimet janë pjesë e projektit në vazhdim për Forcimin e Lajmeve Cilësore dhe Gazetarisë së Pavarur në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, të financuar nga Bashkimi Evropian.

YEA-të në Ditën e Evropës në Bruksel

Disa Ambasadorë të Rinj Evropianë (YEA) nga Ballkani Perëndimor u ftuan në Ditën e Evropës  të këtij viti në Bruksel, duke iu bashkuar YEA-ve të tjerë nga Eastern Neighbourhood e BE-së dhe Goodwill Ambassadors nga Southern Neighbourhood.

 

Me Vitin Evropian të Rinisë 2022 që po vinte në qendër të vëmendjes të rinjtë, Ambasadorët e Rinj Evropianë morën pjesë në ngjarje të organizuara nga Institucionet Evropiane, përfshirë edhe një debat rinor të organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Arsimin dhe Kulturën dhe një ndeshje futbolli në mbështetje të refugjatëve në mbarë botën të organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Migrimin dhe Çështjet e Brendshme. Duke marrë pjesë në këto festime, YEA-të nga Ballkani Perëndimor takohen dhe me moshatarët e tyre nga Eastern dhe Southern Neighbourhoods të BE-së për të diskutuar sfidat dhe mundësitë për të rinjtë në të tri rajonet, si dhe për bashkëpunimin e ardhshëm midis këtyre rrjeteve.

 

Çdo vit, një seri aktivitetesh diplomatike publike ndodhin në Bruksel në javën para 9 majit – Dita e Evropës – për të festuar paqen dhe unitetin e Evropës. Synimi është që BE-ja të afrohet me njerëzit, duke i informuar dhe duke rritur ndërgjegjësimin e tyre për atë që përfaqëson BE-ja: vlerat, strukturat dhe institucionet e saj, dhe partneritetin, bashkëpunimin dhe mbështetjen e saj për rajonet dhe vendet në mbarë botën.

 

Këtë vit, Dita e Evropës është një moment i rëndësishëm për të rikonfirmuar përkushtimin e BE-së ndaj paqes, për të treguar unitetin dhe solidarizimin me Ukrainën dhe popullin ukrainas, dhe për t’u ngritur në këmbë për të mbrojtur vlerat universale, si liria dhe demokracia në një rend botëror të bazuar mbi rregullin.

Ballkani Perëndimor feston Ditën e Evropës

Si çdo vit prej më shumë se dy dekadash, Dita e Evropës u festua në të gjithë Ballkanin Perëndimor më 9 maj. Qytetarët mund të shijonin aktivitete të tilla, si koncerte me muzikë live, ekspozita arti dhe sporte. Ambasadorët e Rinj Evropianë ishin edhe ata pjesë e aktiviteteve të Ditës e Evropës nëpër qytetet e Ballkanit Perëndimor, duke kontribuar nëpërmjet seminareve, diskutimeve dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese që përfshinin tema të tilla, si të drejtat e njeriut, e ardhmja digjitale dhe e gjelbër, ndërtimi i paqes dhe barazia gjinore.

Dita e Evropës përkujton firmosjen e ‘Deklaratës Shuman’ në 9 maj1950. Ky ishte një plan ambicioz për të siguruar paqen afatgjatë në Evropën e pasluftës dhe konsiderohet si fillimi i atij që sot quhet Bashkimi Evropian. Në një fjalim në Paris në 1950, ministri i atëhershëm i punëve të jashtme të Francës, Robert Schuman, hodhi idenë e tij për një formë të re bashkëpunimi politik në Evropë, qe do ta bënte të pamendueshme luftën mes kombeve të Evropës. Kjo ditë është një mundësi për të kujtuar deklaratën e Shumanit, dokumentin e parë bazë të krijimit të BE-së së sotme, bashkë me festimin e vlerave evropiane.