Area of Cooperation: Culture and youth
TEDxYouth@MarijinDvor, Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë
TEDxYouth@MarijinDvor është eventi më i madh TEDxYouth në Ballkanin perëndimor. Këtë herë, eventi u organizua nga Ambasadorët e Rinj Evropianë (YEA-të), Hadzera Selimovic dhe Ena Porca dhe përfshiu nëntë folës nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian. Emri zyrtar i edicionit të këtij viti është “Rishpikja e së ardhmes”.
Në eventin e këtij viti morën pjesë pesëmbëdhjetë Ambasadorë të Rinj Evropianë; gjashtë të tjerë kontribuan për organizimin. YEA -ja nga Mali i Zi, Ivana Sreckovic, ishte një nga folëset në event. Ajo foli për barazinë gjinore në biznes gjatë fjalës të saj “Wo(Men) in Business: Is it a Man’s world?”. (Gratë në biznes, a është e burrave bota?) Përveç fjalës së Ivanës, u mbajtën dhe dy të tjera nga YEA-të nga Bosnja dhe Hercegovina, Anastasija Djordja Bosancic dhe YEA-ja nga Kosova, Fatbardh Kabashi.
Temat e folësve të tjerë kishin të bënin me mjedisin, muzikën, ndërgjegjësimin për shëndetin mendor, hulumtimin dhe tema të ngjashme.
Në frymën e ideve që ia vlen të përhapen, TEDx është një program për evente lokale e të vetorganizuara ku njerëzit bashkohen për të ndarë përvoja TED. Në një event TEDx, kombinohen videot TEDTalks dhe folësit për të ndezur diskutime dhe lidhje të thella në një grup të vogël. Këto evente lokale dhe të vetorganizuara kanë markën TEDx, ku x= një event TED i organizuar në mënyrë të pavarur. Konferenca TED ofron orientime të përgjithshme për programin TEDx, por eventet individuale TEDx janë të vetorganizuara (u nënshtrohen rregullave dhe rregulloreve të veçanta).
Workshop-i Komunikimi me BE-në me YEA-të në Shkup, Maqedoni e Veriut
Në vijim të workshop-eve të suksesshme të komunikimit të organizuara në Tiranë, Shqipëri, në tetor të vitit 2022 dhe në Beograd, Serbi në dhjetor të vitit 2022, workshop-i i tretë i komunikimit i titulluar “Communicating EU to Youth – Communicating Youth to Youth”, u organizua më 4 shkurt 2023, në ambientet e Europe House, Shkup, Maqedoni e Veriut.
Workshop-i është i ndarë në dy seanca:
Gjatë seancës së mëngjesit, YEA-ve iu drejtuan Znj. Giada Trucco (Oficere komunikimi, Komunikimi strategjik për Ballkanin Perëndimor, DG NEAR) Z. Julian Vassallo (Zëvendës kryetari i delegacionit, delegacioni i BE-së në Maqedoninë e Veriut), Znj. Selena Tasic (Menaxhere e diplomacisë publike, WeBalkans) dhe nga Znj. Michela Di Stefano (Drejtuese ekipi, WeBalkans). Gjithashtu, tre YEA-të (Ivan Durgutov nga Maqedonia e Veriut, Agnesa Jashari nga Kosova, dhe Kristian Petro nga Shqipëria) ndanë histori frymëzuese të aktivizmit në komunitetet e tyre vendase.
Seanca e pasdites filloi duke thyer akullin me “Draw and Lead” dhe më pas vazhdoi me “Communication Workshop” me Gareth Harding. Në fund u organizua një seancë me pyetje dhe përgjigje dhe u nda me pjesëmarrësit një formular vlerësimi.
Më 5 shkurt (të dielën në mëngjes), YEA-të organizuan një vizitë në “Daut Pasha Hammam”, një monument historik i ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit të pesëmbëdhjetë, që sot shërben si selia e Galerisë Kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Thirrje e hapur për të shprehur interesin për programet për udhëheqjen kulturore dhe median.
UNESCO, British Council dhe Italian Agency for Development Cooperation (AICS) kanë bashkuar forcat për të menaxhuar Culture and Creativity for the Western Balkans (CC4WBs). Një program i financuar nga Bashkimi Evropian që synon nxitjen e dialogut ndërkulturor dhe përforcimin e ndikimit socio-ekonomik të sektorit kulturor dhe kreativ në Ballkanin Perëndimor (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovina, Kosovë, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia).
Nëpërmjet një qasje të gjerë pjesëmarrëse që shenjëstron autoritetet publike, sektorin privat, organizatat e shoqërisë civile për kulturën, si dhe profesionistë individualë në këtë sektor, programi CC4WBs synon të: përmirësojë performancën e sektorit kulturor dhe kreativ në Ballkanin Perëndimor, të forcojë bashkëpunimin kulturor në dhe me rajonin dhe të evidentojë trashëgiminë kulturore gjithëpërfshirëse për zhvillimin vendas.
Përfituesit eventualë të programit CC4WBs janë qytetarët e Ballkanit Perëndimor që kanë mundësi të ndryshme për të aplikuar në veprimtari për zhvillimin profesional dhe për ngritjen e kapaciteteve, si dhe të marrin fonde për dritare tematike specifike.
Programi CC4WBs ka lançuar një thirrje të hapur për shprehje interesi në programet për udhëheqjen kulturore dhe median. Thirrja e hapur për shprehje interesi organizohet në bazë të dritares tematike 2 të portofolit për thirrjet e hapura për Culture and Creativity for the Western Balkans Programme. Synon të arrijë aplikantët individualë që janë të gatshëm të marrin pjesë në ciklet e specifikuara të programit që kontribuojnë në sfidat e sektorit kulturor dhe sfidat ndërkulturore.
Për informacione të mëtejshme, ju lutemi vizitoni linkun e mëposhtëm:
YEA-të marrin pjesë në një konferencë për vështirësitë dhe mundësitë e marrëdhënieve mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në Danimarkë.
YEA-ja organizon një diskutim për përfshirjen më të madhe të rinisë së Maqedonisë së Veriut në shoqëri
Në Ballkanin Perëndimor nisin seminaret për Edukimin për Median dhe Informacionin nga YEA-të!
A e dini se si krijohen lajmet? A mund ta dalloni të vërtetën nga çinformimi? Përse na nevojitet edukimi për median? Cilat janë burimet më të besueshme të lajmeve? Përse bëhen virale disa histori lajmesh? Na u bashkoni që ta zbuloni!
Pas procesit intensiv të të nxënit për Edukimin për Median dhe Informacionin, Ambasadorët e Rinj Evropianë nga Ballkani Perëndimor po e fillojnë udhëtimin e tyre nëpër Ballkanin Perëndimor, duke ua treguar njohuritë e tyre të rinjve të interesuar për median, mediat sociale dhe shoqërinë, përherë të etur për të mësuar më shumë për botën rreth nesh.
Nëse jeni:
-Të interesuar për temën e Edukimit për Median dhe Informacionin
-13 – 16 vjeç
-nga Ballkanin Perëndimor
atëherë NA U BASHKONI në udhëtimin tonë!
Do t’ju jepet mundësia të takoni YEA-të tanë por edhe të mësoni për:
-median dhe edukimin për median
-lajmet e rreme
–clickbait (tituj bombastikë mashtrues)
-gazetarinë
-manipulimin mediatik
-dhe shumë të tjera…
nëpërmjet ushtrimeve zbavitëse, diskutimeve të shumta, videove dhe shembujve.
Të gjitha seminaret do të mbahen në gjuhët lokale. Gjithashtu, do t’ju jepet mundësia të mësoni për Ambasadorët e Rinj Evropianë, dhe të merrni disa dhurata YEA nga skuadra jonë!
Orari dhe datat e saktë për seminaret në Ballkanin Perëndimor do të njoftohen së shpejti në kanalet tona!
Numri maksimal i pjesëmarrësve në një seminar është 25, ndaj kontrolloni informacionin për datat dhe vendndodhjet rregullisht, që të siguroni një vend në kohë, duke plotësuar këtë FORM.regjistrimi Duke e plotësuar këtë formular do të siguroni një vend dhe do t’ju kontaktojmë drejtpërdrejt për datën dhe vendin e seminarit më të afërt më ju!
Na kontaktoni në yea@webalkans.eupër më shumë detaje! Në të kundërt, qëndroni me ne dhe na ndiqni për të rejat.
Hapet ekspozita „Të jesh i ri në Serbi“
Ekspozita me 20 fotot më të mira të krijuara në kuadër të konkursit „Të jesh i ri në Serbi“ u hap në Silosi, në Beograd. Fotot tregojnë se si jetojnë të rinjtë në Serbi, cilat janë shpresat e tyre dhe çfarë shohin në botën përreth tyre, thotë Ambasadori i BE-së në Serbi, Emanuele Giaufret, duke vënë në dukje se nëpërmjet objektivit të fotove tregohen dhe sfidat e shumta të 2022-shit.
Një juri me pesë anëtarë zgjodhi katër fitues nga mbi 1000 foto pjesëmarrëse në konkursin që organizohej nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi, National Geographic Serbia, Politikin Zabavnik dhe Erasmus Student Network Serbia. Ky është një nga aktivitetet me të cilat Delegacioni i BE-së në Serbi iu bashkua festimit të Viti Evropian të Rinisë 2022.
Fotoja fituese u shpërblye me një kupon prej 1000€për blerjen e pajisjeve elektronike, me një kupon prej 500€për vendin e dytë dhe një kupon 300 €për vendin e tretë. Fotografi që kishte bërë fotografinë më të mirë të një projekti të BE-së u shpërblye me një diplomë.
YEA-të nga Serbia e presin Vitin e Ri me një mbledhje festive të organizuar nga Belgrade EU Info Centre
Më 13 janar, Ambasadorët e Rinj Evropianë (YEA) nga Serbia, e pritën Vitin e Ri me një mbledhje festive të organizuar nga Belgrade EU Info Centre. Festa u dha rast YEA-ve që të takonin Emanuele Giaufret, Ambasadorin e BE-së në Serbi, dhe të vizitonin ekspozitën „Të jesh i ri në Serbi“. Kjo u pasua nga ceremonia e dhënies së çmimeve organizuar nga Delegacioni i BE-së në Serbi, me National Geographic Serbia, Politikin Zabavnik dhe Erasmus Student Network Serbia.
Ky event mbylli 2022-shin si Viti Evropian i Rinisë dhe i çeli udhën 2023-shit, Vitit Evropian të Aftësive.
Komisioni publikon raportin për shëndetin dhe mirëqenien e muzikantëve
Në kuadër të iniciativës „Music Moves Europe“, Komisioni Evropian ka publikuar raportin “The Health and Wellbeing of Professional Musicians and Music Creators in the EU – insights from research for policy and practice”. Raporti zbulon se shëndeti dhe mirëqenia e muzikantëve dhe krijuesve të muzikës profesionistë në BE është e cenueshme nga disa faktorë risku dhe se për t’i mbrojtur, nevojitet veprim në shumë fronte.
Ndërkohë që raporti nënvizon risqet kryesore për shëndetin mendor dhe fizik të muzikantëve dhe krijuesve të muzikës profesionistë, jep, gjithashtu, shembuj të ndërhyrjeve dhe veprimeve të suksesshme (politika dhe praktika) nga disa shtete anëtare të BE-së për t’i trajtuar këto risqe. Raporti përmbledh mësime kyç për politikat nga hulumtimet dhe ofron rekomandime për politika dhe praktika që mund ta përmirësojnë shëndetin fizik dhe mendor dhe sigurinë e muzikantëve dhe krijuesve të muzikës në BE. Për sa i përket edukimit, parandalimit dhe trajtimit.









