Skip to main content

Area of Cooperation: Culture and youth

Grantet e EU4Culture Shndërrojnë Gratë Artizane të Krujës në Sipërmarrëse Digjitale

Programi EU4 Culture i financuar nga BE-ja mbështet gratë artizane për krijimin e markës, marketingun dhe shitjen efektive të punimeve të tyre artizanale në internet.

Artizanet e Krujës, së bashku me përfaqësues nga bashkia, komunitetet vendore, Ministrinë e Kulturës, EU Delegation dhe UNOPS-in, morën pjesë në një ceremoni për të festuar rezultatet e jashtëzakonshme të arritura përmes nismës vendore “Artisans between Past and Future”. Kjo nismë, e zhvilluar nga fondacioni “Progress” dhe e mbështetur nga programi i granteve të EU4Culture, përfshiu 12 seanca trajnimi për gratë artizane, me fokus përdorimin e mediave sociale dhe krijimin e përmbajtjeve vizualisht tërheqëse për krijimin e markës, marketingun dhe shitjen efektive të punimeve të tyre artizanale në internet.

“Ne presim që trajnimi për krijimin e markave, marketingun digjital dhe shitjet në internet të fuqizojë artizanet për të sheshuar hendekun digjital, duke siguruar një kalim sa më të lehtë. Përveç aspekteve ekonomike, këto ‘’aftësi të së ardhmes” do të kontribuojnë në ruajtjen e traditave shekullore, duke bërë të mundur kalimin e tyre te brezat e ardhshëm.”

Si pjesë e projektit, është krijuar dhe instaluar një tabelë informuese digjitale në hyrje të Pazarit të Vjetër të Krujës, e cila shërben si një burim i vlefshëm për turistët që kërkojnë informacion për artizanet dhe sitet e trashëgimisë kulturore vendore. Gjithashtu, tabela do të përdoret nga bashkia për njoftime të rëndësishme për komunitetin. Prej shekujsh, marketingu dhe shitjet në tregun e punimeve artizanale të malit të lashtë të qytetit të Krujës, ka qenë punë për burrat. Të ardhurat ishin të kufizuara në një sezon të shkurtër turistik dhe shumë të varura nga moti i mirë. Teknologjia e re ishte një zgjidhje e përkryer për të ndihmuar artizanët të përmirësojnë jetesën e tyre dhe të bëhen më të fortë ndaj sfidave dhe tronditjeve në të ardhmen, të tilla si pandemitë, kushtet e këqija të motit ose kufizimet e udhëtimeve.

“Ne presim që trajnimi për krijimin e markave, marketingun digjital dhe shitjet në internet të fuqizojë artizanet për të sheshuar hendekun digjital, duke siguruar një kalim sa më të lehtë. Përveç aspekteve ekonomike, këto “aftësi të së ardhmes” do të kontribuojnë në ruajtjen e traditave shekullore, duke bërë të mundur kalimin e tyre te gjeneratat e ardhshme”, theksoi Pamela Lama, Menaxhere e Lartë e Programit EU4CULTURE.

“Aftësitë e reja të fituara nga artizanet e Krujës dhe ngritja e pikës së re informuese, jo vetëm që do të rrisin zhvillimin ekonomik të rajonit, por do të luajnë rol të rëndësishëm në promovimin e turizmit. Rrjedhimisht, do të stimulohet ekonomia vendore dhe do të gjenerohen të ardhura të reja për komunitetet,” shtoi ajo.

“Përmes fuqizimit të artizaneve vendase me aftësi digjitale, ne lidhim të kaluarën me të ardhmen, duke siguruar që punimet artizanale tradicionale të rezistojnë në botën moderne. Kjo nismë jo vetëm që fuqizon gratë e talentuara artizane të Krujës, por edhe vlerëson bukurinë e përhershme të trashëgimisë sonë, duke e shndërruar historinë në një kryevepër të gjallë për brezat e ardhshëm.”

Rreth projektit

Në nëntor të vitit 2019, Shqipëria u godit nga tërmeti më vdekjeprurës i 50 viteve të fundit,  me magnitudë 6.3 ballë i shkallës Rihter, i cili shkaktoi dëme të mëdha në 11 bashki. Projekti EU4Culture financohet nga European Union (EU) dhe zbatohet nga United Nations Office for Project Services (UNOPS) në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë. Ai fokusohet në rinovimin dhe rigjallërimin e vendeve kryesore të trashëgimisë kulturore të dëmtuara nga tërmeti dhe përfaqëson një nga programet më të mëdha të trashëgimisë kulturore të financuar nga European Union me një buxhet total prej 40 milionë euro. Udhëhequr nga parimi “Building Back Better”, EU4Culture fokusohet në rinovimin e pikave kryesore të trashëgimisë kulturore në përputhje me UN Framework for Disaster Risk Reduction. Në të njëjtën kohë, projekti synon të rrisë potencialin turistik të Shqipërisë, duke kontribuar kështu drejtpërdrejt në rimëkëmbjen socio-ekonomike vendore dhe rajonale. Për këtë qëllim, rëndësi e veçantë i kushtohet teknologjive inovative, përfshirë tregimin digjital të historive dhe krijimin e produkteve multimediale të projektuara për të qenë të aksesueshme nga gjithë. Njëkohësisht, projekti mbështet sipërmarrjen vendore, zejtarinë dhe nismat kulturore që zhvillohen rreth vendeve të përzgjedhura përmes shpërndarjes së granteve, duke dhënë një shtysë të drejtpërdrejtë për ekonominë vendore.

EU4Culture ofroi grante për pesë nisma vendore që synojnë mbështetjen e artizanëve dhe nxitjen e turizmit kulturor në Krujë, nga të cilat përfituan mbi 500 individë. Këto aktivitete krijuan 41 mundësi të reja punësimi, përfshirë 29 vende pune të posaçme për gratë. Gjithashtu, këto nisma kontribuan në krijimin e 42 produkteve të turizmit kulturor, përfshirë një tabelë digjitale informuese, paketa të ndryshme markash, video promovuese, faqe interneti e shumë të tjera.

Juljan Aga, Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit “PROGRESS” shpjegon se për ta nisma “Artisans Between Past and Future” është më shumë se një projekt.  Ajo është një zotim i palëkundur për të ruajtur mozaikun kulturor. “Përmes fuqizimit të artizaneve vendase me aftësi digjitale, ne lidhim të kaluarën me të ardhmen, duke siguruar që punimet artizanale tradicionale të rezistojnë në botën moderne. Kjo nismë jo vetëm që fuqizon gratë e talentuara artizane të Krujës, por edhe vlerëson bukurinë e përhershme të trashëgimisë sonë, duke e shndërruar historinë në një kryevepër të gjallë për brezat e ardhshëm,” thotë Aga.

Rijetësimi i Trashëgimisë: Restaurimi i ish-Arqipeshkvisë së Durrësit në Shqipëri

Projekti EU4 Culture i financuar nga BE-ja në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Kulturës restauron ndërtesën historike të Arqipeshkvisë së Durrësit në Shqipëri.

Në vitin 1850, arqipeshkvi Raffaele D’Ambrosio u përball me kundërshtimin e administratës osmane teksa u përpoq të krijonte selinë e Kishës Katolike në Shqipëri, në Durrës. Për rrjedhojë, ai zgjodhi Delbnishtin si vendndodhjen e re. Nga ky këndvështrim, arqipeshkvi mbikëqyri dhe drejtoi një rrjet prej kryesisht tetëmbëdhjetë famullish që shtriheshin në të gjithë rajonin, së bashku me katër dioqeza të tjera që ishin zbehur gjatë sundimit osman. Për më tepër, kjo zonë shërbeu si një pikë qendrore për kuvendet e ndryshme dedikuar ruajtjes së identitetit kulturor, veçanërisht në sferën sociale dhe politike gjatë sundimit të Perandorisë Osmane. Nën drejtimin e kësaj arqipeshkvie, u ngritën shkollat e para shqipe në Shën të Premten e Kurbinit në vitin 1632, e më pas në Delbnisht në 1856-ën dhe në Tiranë e Durrës në vitin 1872. Në vitet 1903, 1904 dhe 1905, në Delbnisht u zhvilluan kuvende të rëndësishme, duke sfiduar politikat tatimore të qeverisë osmane dhe duke mbrojtur të drejtat e popullit.

Në këtë rrjedhë, arqipeshkvi Pren Bardh Kamberi mori një vendim të rëndësishëm për të dërguar krahun e tij të djathtë, Dom Nikollë Kaçorrin, si përfaqësues të Kurbinit dhe të gjithë territoreve nën juridiksionin e Arqipeshkvit të Durrësit, për të marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë gjatë shpalljes së Pavarësisë më 28 nëntor 1912. Në orën 10 të mëngjesit të së njëjtës ditë, u dha urdhri për ngritjen e flamurit shqiptar në Milot nga godina në Delbnisht. Kjo arqipeshkvi pësoi dëme të konsiderueshme nga kryengritësit gjatë një sulmi të ashpër nën udhëheqjen e Haxhi Qamilit kundër mbretit Wilhelm zu Wied të Shqipërisë në shtator të vitit 1914. Rreth vitit 1967, gjatë regjimit komunist, Kisha dhe selia qendrore e Arqipeshkvisë u mbyllën me forcë. Gjatë viteve të mëvonshme, vendi u përkeqësua dhe u shkatërrua gradualisht. Megjithatë, kjo godinë ka një rëndësi të madhe historike, pasi është vizituar dy herë nga shenjtorja shqiptare, Nënë Tereza e Kalkutës, pas vitit 1990. Ngjarjet që lidhen me këtë objekt jo vetëm që janë pjesë përbërëse e historisë së kishës, por edhe e kulturës shqiptare. Për këtë arsye, në mars të vitit 2014, Ministria e Kulturës e shpalli “monument kulture”.

“Kështu, ky restaurim është i rëndësishëm për të demonstruar, si në aspektin fizik dhe atë simbolik, dëshirën për të rivendosur ndjenjën e përkatësisë, jo vetëm brenda Kishës Katolike, por në të gjithë shoqërinë shqiptare dhe diversitetin e saj fetar”.

Ish-Arqipeshkvia e Durrësit në Delbnisht (Laç) pësoi dëme të mëdha gjatë tërmetit të vitit 2019. Për shkak të rëndësisë së thellë historike, ajo u zgjodh për restaurim si pjesë e projektit EU4 Culture, financuar nga BE-ja dhe zbatuar nga UNOPS-i në Shqipëri në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Kulturës.

Don Massimiliano Maria Spezia F.d.C, famullitari gjyqësor i Arqipeshkvisë Tirana-Durrës, thekson rëndësinë e restaurimit të këtij monumenti. Ai thekson se ky restaurim synon të ringjallë një vend që mbart jo vetëm kujtimet e ngjarjeve historike, por edhe lidhjen me vlerat etnologjike, sociale dhe kulturore për të cilat paraardhësit e kombit sakrifikuan shumë. “Kështu, ky restaurim është i rëndësishëm për të demonstruar, si në aspektin fizik dhe atë simbolik, dëshirën për të rivendosur ndjenjën e përkatësisë, jo vetëm brenda Kishës Katolike, por në të gjithë shoqërinë shqiptare dhe diversitetin e saj fetar,” pohon ai.

Projekti për restaurimin e kësaj ndërtese, me një kosto totale prej 620,000 eurosh, nisi në korrik të vitit 2022 dhe zgjati për rreth një vit. Punimet gjithëpërfshirëse përfshinë riparimet e çatisë, fortifikimin e pikës qendrore të strukturës dhe godinave ngjitur, si dhe restaurimin me përpikëri të dritareve, dyerve, dyshemeve dhe rifiniturave, të gjitha në përputhje me projektet e miratuara. Gjithashtu, u zëvendësuan dhe u modernizuan pajisjet mekanike, elektrike e të tjera. Gjithashtu, projekti përfshiu gërmimin e një pusi të ri dhe instalimin e kabllove elektrike të tensionit të lartë.

Lejla Hadzic nga UNOPS shpjegon se ndërtesa ishte në një gjendje të rrënuar për shkak të mungesës së mirëmbajtjes dhe të dëmeve shtesë të shkaktuara gjatë tërmetit të vitit 2019. Ajo përmend se godina e restauruar do të shërbejë për një qëllim të dyfishtë, duke funksionuar si një lloj manastiri. Megjithatë, duke qenë se ky është një investim publik, ajo do të jetë e aksesueshme edhe për përdorim nga komuniteti. “Kështu pra, kati i parë i godinës është restauruar si dhoma konvikti, ndërsa kati përdhes do të përdoret si kuzhinë, ambient ngrënieje dhe ndenjeje. Në këtë mënyrë, nxënësit e shkollave të zonës mund ta përdorin këtë hapësirë për detyrat e shtëpisë ose aktivitete të tjera të lidhura me shkollën. Pra, në thelb komuniteti do të ketë mundësinë ta vlerësojë dhe ta përdorë këtë hapësirë”, thekson Lejla.

“Qëllimi është të rijetësohet jo vetëm struktura fizike e Rezidencës, por e gjithë zona përreth, duke e shndërruar atë në një hapësirë të aksesueshme, të vizitueshme dhe funksionale për të gjithë. Kjo qasje gjithëpërfshirëse do të përfshijë aspekte të ndryshme, që nga ai historik deri tek ai natyralist, duke lehtësuar kështu rizbulimin e historisë së rajonit dhe zakoneve përbërëse të kulturës së krishterë dhe asaj shqiptare”.

Rreth projektit

Në nëntor të vitit 2019, Shqipëria u godit nga tërmeti më vdekjeprurës i 50 viteve të fundit,  me magnitudë 6.3 ballë i shkallës Rihter, i cili shkaktoi dëme të mëdha në 11 bashki. Projekti EU4Culture financohet nga European Union (EU) dhe zbatohet nga United Nations Office for Project Services (UNOPS) në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë.  Ai fokusohet në rinovimin dhe rijetësimin e vendeve kryesore të trashëgimisë kulturore të dëmtuara nga tërmeti dhe përfaqëson një nga programet më të mëdha të trashëgimisë kulturore të financuar nga European Union me një buxhet total prej 40 milionë eurosh. Udhëhequr nga parimi “Building Back Better”, EU4Culture fokusohet në rinovimin e pikave kryesore të trashëgimisë kulturore në përputhje me UN Framework for Disaster Risk Reduction. Në të njëjtën kohë, projekti synon të rrisë potencialin turistik të Shqipërisë, duke kontribuar kështu drejtpërdrejt në rimëkëmbjen socio-ekonomike vendore dhe rajonale. Për këtë qëllim, rëndësi e veçantë i kushtohet teknologjive inovative, përfshirë tregimin digjital të historive dhe krijimin e produkteve multimediale të projektuara për të qenë të aksesueshme nga gjithë. Njëkohësisht, projekti mbështet sipërmarrjen vendore, zejtarinë dhe nismat kulturore që zhvillohen rreth vendeve të përzgjedhura përmes shpërndarjes së granteve, duke dhënë një shtysë të drejtpërdrejtë për ekonominë vendore.

Don Massimiliano Maria Spezia parashikon se monumenti i restauruar do të ushtrojë ndikim të madh në komunitetin e krishterë e më gjerë në popullin shqiptar, duke qenë i rëndësishëm për aspektin shoqëror dhe shpirtëror. Ai shpjegon se ndikimi shoqëror vjen nga aspirata e Imzot Dodaj, që varet nga kushtet e favorshme, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me rrugët e komunikimit. “Qëllimi është të rijetësohet jo vetëm struktura fizike e Rezidencës, por e gjithë zona përreth, duke e shndërruar atë në një hapësirë të aksesueshme, të vizitueshme dhe funksionale për të gjithë. Kjo qasje gjithëpërfshirëse do të përfshijë aspekte të ndryshme, që nga ai historik deri tek ai natyralist, duke lehtësuar kështu rizbulimin e historisë së rajonit dhe zakoneve përbërëse të kulturës së krishterë dhe asaj shqiptare”.

YEA-të marrin pjesë në Starfest 2023

Më 15 nëntor 2023, Ambasadorët e Rinj Evropianë (YEA-të) nga Bosnja dhe Hercegovina morën pjesë në mënyrë aktive në edicionin e dytë të Starfest-it. Starfest shquhet si një nga ngjarjet më të njohura në Bosnjë dhe Hercegovinë, e dedikuar punësimit të rinisë. Mbledhja e këtij viti bëri së bashku mbi 60 kompani dhe OJF-të nga Bosnja dhe Hercegovina dhe paraqiti më shumë se 20 diskutime dhe workshop-e. Gjatë aktivitetit, YEA-të dhanë një kontribut të vlefshëm duke marrë pjesë në panelin e diskutimit të titulluar “Këshilla dhe ‘Marifete’ për zhvillimin e karrierës”. Tarik Bičo, një anëtar i gjeneratës së parë të YEA-ve, prezantoi rrjetin YEA dhe ndau këshilla të hollësishme për individët e rinj që lundrojnë në rrugëtimin e tyre për të ndërtuar karrierë. Për më tepër, YEA-të zhvilluan një workshop mbi Mediat dhe Literaturën Informative, duke zgjeruar shtrirjen e tyre të workshop-it në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Përveç kësaj, ata patën mundësinë të vizitonin ambientet e projektit ReLOaD2 në Shtëpinë e OKB-së në Sarajevë dhe të angazhoheshin në diskutime me përfaqësuesit e projektit, duke eksploruar partneritete potenciale. Në përgjithësi, YEA-të luajtën një rol aktiv dhe domethënës në Starfest 2023, duke kontribuar në diskutimet mbi punësimin e të rinjve dhe zhvillimin e karrierës.

YEA-ja morri pjesë në Garën Born2run në Kumanovë, Maqedoninë e Veriut

Për të gjashtin vir radhazi, qyteti Kumanovë ka organizuar me shumë përkushtim maratonën Born2run në muajin nëntor. Kjo traditë e mirëpritur përqafohet me entuziazëm nga komuniteti lokal, veçanërisht nga të rinjtë. Misioni kryesor i maratonës është promovimi i bashkëjetesës dhe besimit nëpërmjet sporteve, duke bashkuar me sukses njerëzit me formime të ndryshme në qytet dhe duke tejkaluar ndarjet etnike. Maratona ilustron përkushtimin e palëkundur të Kumanovës për të festuar shoqërinë shumë etnike e të pasur dhe diversitetin që e karakterizon. Si Bashkia më e madhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kumanova shërben si një shembull i përkryer i diversitetit etnik, me popullsi që përbëhet nga komitetet maqedonase, shqiptare, serbe, rome, turke dhe vllahe.

 

Gara, që u mbajt më 11 nëntor 2023 dhe që përkon me ditën e pavarësisë së Kumanovës, përfshin dy kategori: një maratonë 3km dhe një maratonë 10km. Në mënyrë të veçantë u vu re pjesëmarrja e të ftuarve specialë, e anëtarëve të qendrës rajonale për personat me aftësi të kufizuara “Poraka Nasha” të Kumanovës, të cilët mbështetën kauzën e veçantë të ngjarjes.

 

OJQ-ja e shquar “Center for Intercultural Dialogue” (CID), e dedikuar për më tepër se 16 vjet për të promovuar pranimin ndërkulturor dhe shtetësinë aktive në Maqedoni, meriton njohje të veçantë si organizuesja kryesore e ngjarjes. CID-i, në bashkëpunim me Europe House Kriva Palanka siguroi zhvillimin me sukses të maratonës.

YEA-ja nga Kosova u takua me Zëvendës Kryeministrin Besnik Bislimi

Fokusi kryesor i takimit ishte fushata informuese për liberalizmin e vizave në Kosovë. Zëvendës Kryeministri Besnik Bislimi ftoi komunitetin YEA për të marrë pjesë në mënyrë aktive në këtë fushatë, me qëllim informimin e shtetasve kosovarë për detajet e liberalizimit të vizave. YEA-ja e Kosovës shprehu mirënjohjen për liberalizimin e vizave dhe gatishmërinë për të mbështetur fushatën informuese. Ato ofruan mbështetje nëpërmjet aktivizimit online, duke shpërndarë përmbajtje lidhur me specifikat e udhëtimit pa viza dhe duke marrë pjesë në aktivitetet publike të organizuara nga qeveria. Takimi përfundoi me planet për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe pjesëmarrje në rritje të YEA-së.

 

Pjesë e takimit Young European Ambassadors ishin edhe Agnesa Jashari, Besfort Spahiu, Albin Bushi, Ardit Gërvalla, dhe Fatbardh Kabashi.

Diskutim publik për “Local Youth Councils” në Kavadarci

Gjorgji Ristov, Young European Ambassador (YEA) nga Maqedonia e Veriut, organizoi një diskutim publik në Kavadarci (Bashkia e tij) dhe u fokusua te Local Youth Councils. Kjo ngjarje ndodhi pas vizitës së ambasadës Gjermane, lehtësuar nga Europe House (Shkup). Sesioni hodhi një vështrim të përgjithshëm mbi “LIGJIN PËR PJESËMARRJEN E TË RINJVE DHE POLITIKAT E TË RINJVE” me qëllim frymëzimin, udhëzimin dhe lidhjen e Local Youth Councils (LYC) në Kavadarci me popullsinë e re të qytetit. U dha një mundësi të rinjve që të njiheshin me funksionin dhe perspektivën e LYC-së.

 

Gjatë fazës së dytë të ngjarjes, pjesëmarrësit patën mundësinë të propozonin ide që të përfitonin të rinjtë. Ideja më e mirë do të dorëzohej te Këshilli i Kavadarcit, i cili është caktuar që të përgatisë buxhetin për vitin 2024 deri më 15 nëntor. Qëllimi përfundimtar është pranimi dhe zbatimi i kësaj ideje në vitin 2024. Europe House (Shkup) ofroi mbështetje për këtë ngjarje, e cila do t’i vazhdojë diskutimet te LYC-ja.

Jeta e shëndetshme bëhet zakon

Një program i financuar nga BE-ja mbështet një projekt që ofron aktivitete sportive dhe rekreative në natyrë për të rinjtë.

Shkolla Universale Sportive “Spartakus” u krijua në shtator 2021 si reagim ndaj një nevoje të vërtetë për t’u ofruar fëmijëve në Gacko një mjedis stimulues të favorshëm për zhvillimin e tyre të mirëfilltë psiko-fizik. Objektivat kryesore të organizatës janë të përqendruara rreth edukimit të zhvillimit gjithëpërfshirës të fëmijëve nga mosha 3 deri në 12 vjeç. Të gjitha aktivitetet janë krijuar për të nxitur rritjen holistike të çdo individi. Programi përfshin aspekte që kontribuojnë në mirëqenien psiko-fizike të fëmijëve, parandalimin e deformimeve, edukimin dhe rritjen e aftësive motorike dhe njohëse. Përveç këtyre komponentëve, ka një fokus të fortë në kultivimin e aftësive të dëshirueshme shoqërore te çdo fëmijë. Misioni është t’u ofrojë fëmijëve një gamë të larmishme aktivitetesh për të siguruar zhvillimin e duhur fizik të tyre, si dhe aktivitete që do të forcojnë elasticitetin e tyre mendor.

“Në botën e sotme të modernizimit të shpejtë, kohës së gjatë para ekranit dhe dixhitalizimit të përhapur, ne kemi dëshmuar pasojat e brezave në rritje, të cilët janë gjithnjë e më shumë të tjetërsuar, të shkëputur nga shoqëria dhe të udhëhequr në mënyrë të papërshtatshme. Këto perceptime na kanë motivuar të promovojmë konceptin e një stili jetese të shëndetshëm përmes një sërë aktivitetesh që rilidhin fëmijët dhe të rinjtë me natyrën dhe me njëri-tjetrin, gjë që ka një rëndësi të madhe.”

Në bashkinë Gacko ka nisur së fundmi projekti “Jeta e shëndetshme bëhet zakon”, i iniciuar nga Shkolla Universale Sportive “Spartakus” në partneritet me shoqërinë alpinistike “Volujak”. Ky projekt është krijuar për të ofruar aktivitete sportive dhe rekreative në natyrë për të rinjtë, duke synuar të nxisë mirëqenien fizike dhe mendore duke rrënjosur vlera të tilla si përgjegjësia dhe një vlerësim të thellë për natyrën. Projekti u drejtohet individëve të moshës 5 deri në 30 vjeç.

Nada Jovovic nga shkolla sportive “Spartakus” thekson rëndësinë e edukimit të një brezi të ri të shëndetshëm brenda shoqërisë. Ajo shpjegon se projekti është iniciuar me synimin për të rrënjosur një kulturë të shëndetit dhe mirëqenies tek popullata e re që në moshë të re. “Në botën e sotme të modernizimit të shpejtë, kohës së gjatë para ekranit dhe dixhitalizimit të përhapur, ne kemi dëshmuar pasojat e brezave në rritje, të cilët janë gjithnjë e më shumë të tjetërsuar, të shkëputur nga shoqëria dhe të udhëhequr në mënyrë të papërshtatshme. Ata janë bërë fizikisht joaktivë dhe mendërisht të brishtë. Këto realizime na kanë motivuar të promovojmë konceptin e një stili jetese të shëndetshëm përmes një sërë aktivitetesh që rilidhin fëmijët dhe të rinjtë me natyrën dhe me njëri-tjetrin, gjë që ka një rëndësi të madhe”, thotë Nada.

Projekti “Jeta e shëndetshme bëhet zakon” ka marrë mbështetje nga Programi Rajonal i financuar nga BE për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2).

Aktivitetet e projektit janë strukturuar në mënyrë të menduar për të krijuar një avancim të qetë, me çdo aktivitet të mëpasshëm që ndërtohet mbi aktivitetet e mëparshme. Disa nga aktivitetet që janë ekzekutuar tashmë me sukses përfshijnë një shkollë vrapimi, workshope që fokusohen në rëndësinë e ndihmës së parë për aktivitete të sigurta në natyrë, seanca mbi orientimin dhe navigimin në natyrë, një shkollë ecjeje, një program trajnimi për fitnes në natyrë, një event sportiv dhe rekreativ i njohur si “Dita pa telefon” dhe më shumë. Anasjelltas, axhenda e ardhshme përfshin aktivitete emocionuese si “Lojërat e klikimit dhe brezit elastik”, dy seanca stërvitore në natyrë, një ekspeditë ecjeje, një garë me pengesa dhe një shkollë tjetër vrapimi.

 “Përmes iniciativave tona të projektit, ne po rikonfirmojmë se individët në komunitetet më të vogla vendore nuk janë pasivë ose apatikë; përkundrazi, atyre u mungojnë mundësitë për ta bërë kohën e lirë më kuptimplote.”

Rreth projektit

The Regional Programme on Local Democracy in the Western Balkans 2 (ReLOaD2) është vazhdim i nismave të mbështetura nga BE-ja, të tilla si: Local Democracy Strengthening Project (LOD, 2009-2016) dhe Regional Program for Local Democracy in the Western Balkans (ReLOaD, 2017-2020). Ashtu si projektet e mëparshme, ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). ReLOaD2 është zbatuar nga Ballkani Perëndimor, në veçanti Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina (BiH),Kosova*, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.

Nada thekson se reagimi dhe entuziazmi i komunitetit lokal ndaj të gjitha aspekteve të projektit “Jeta e shëndetshme bëhet zakon” i ka tejkaluar pritshmëritë e tyre. Ajo komenton, “Përmes iniciativave tona të projektit, ne po rikonfirmojmë se individët në komunitetet më të vogla lokale nuk janë pasivë ose apatikë; përkundrazi, atyre u mungojnë mundësitë për ta bërë kohën e lirë më kuptimplote.”

Nada vazhdon duke theksuar rëndësinë më të gjerë të projektit. Ajo shprehet, “Ajo që është me të vërtetë e rëndësishme është se, pas përfundimit të këtij projekti, do të ketë një numër dukshëm më të madh të rinjsh dhe fëmijësh që do të zhvillojnë një vlerësim të thellë për natyrën.” Për më tepër, ajo parashikon që edhe familjet dhe prindërit e tyre do të kalojnë më shumë kohë në mjedise natyrore.

Komisioni miraton paketën e Zgjerimit të vitit 2023

Sot, Komisioni Evropian miratoi Paketën e Zgjerimit 2023, duke ofruar një vlerësim të hollësishëm të gjendjes dhe progresit të bërë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia, si dhe për herë të parë edhe Ukraina, Republika e Moldavisë dhe Gjeorgjia, në rrugët e tyre përkatëse drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në veçanti, raporti fokusohet në progresin e zbatimit të reformave themelore, si dhe në dhënien e udhëzimeve të qarta për prioritetet e reformave të ardhshme. Anëtarësimi është dhe do të mbetet një proces i bazuar në merita, plotësisht i varur nga progresi objektiv i arritur nga secili vend.  
Ballkani Perëndimor  
Progresi i reformave të anëtarësimit në BE për shumë kohë ka mbetur në vend, pasi Mali i Zi ka vuajtur nga polarizimi i thellë dhe paqëndrueshmëria politike në periudhën raportuese. BE-ja mirëpret konstituimin e parlamentit të ri dhe formimin e qeverisë, e cila ne presim të demonstrojë me shpejtësi kapacitetin dhe përkushtimin e saj në rrugëtimin e Malit të Zi në BE dhe të zbatojë reformat në lidhje me anëtarësimin në BE. Në përgjithësi, progresi i negociatave të anëtarësimit do të varet nga reformat në fushën e shtetit të së drejtës (d.m.th. përmbushja e standardeve të përkohshme të përcaktuara në kapitujt 23 dhe 24). Mali i Zi vazhdon të jetë në përputhje me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë.  
Serbia ka vazhduar zbatimin e reformave në lidhje me anëtarësimin në BE, duke përfshirë edhe në fushën e shtetit të së drejtës. Serbia nisi zbatimin e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2022 për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit dhe miratoi legjislacionin e ri për median. Zbatimi i këtij të fundit mund të përmirësojë ndjeshëm mjedisin rregullator. Megjithatë, ndryshime të mëtejshme do të nevojiten për të qenë plotësisht në përputhje me acquis të BE-së dhe standardet evropiane. Si një çështje me përparësi, Serbia duhet të përmirësojë, përafrimin e saj me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, duke përfshirë masat kufizuese dhe deklaratat ndaj Rusisë. Ajo që nevojitet për zbatimin e reformave në fushën e shtetit të së drejtës është gjithashtu puna e mëtejshme dhe angazhimi politik. Vlerësimi i Komisionit mbetet se Serbia ka përmbushur teknikisht standardet për hapjen e grupimit 3 (konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse). Serbia duhet të bashkëpunojë plotësisht dhe të marrë të gjithë hapat e nevojshëm për të siguruar përgjegjësi për sulmin e dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe sulmin ndaj KFOR-it më 29 maj. Për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, përderisa u arrit Marrëveshja në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, Serbia dhe Kosovaende nuk kanë filluar zbatimin e detyrimeve të tyre përkatëse, të cilat janë obliguese për Partitë dhe një pjesë kyç e rrugëtimeve evropiane.  
Maqedoninë e Veriut, autoritetet kanë deklaruar vazhdimisht se anëtarësimi i BE-së mbetet qëllimi i tyre strategjik. Maqedonia e Veriut ka vazhduar të përafrohet plotësisht me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) të BE-së. Vendi ka bërë gjithashtu disa përparime në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, duke përfshirë luftën kundrejt krimit të organizuar dhe menaxhimin e migracionit. Si vend negociues, Maqedonia e Veriut duhet të përmbushë zbatimin e reformave të lidhura me BE-në, duke përfshirë gjyqësorin,luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformën e administrimit publik, duke përfshirë menaxhimin e financave publike dhe prokurimin publik. Maqedonia e Veriut është zotuar të nisë dhe të arrijë ndryshimet përkatëse kushtetuese si çështje prioritare, me qëllim përfshirjen e shtetasve që janë pjesë e njerëzve të tjerë. Procesi i vlerësimit të acquis-it të BE-së ka përparuar me ngadalë dhe autoritetet kanë treguar një nivel të lartë përkushtimi. Komisioni i paraqiti Këshillit raportet e vlerësimit për “grupimin themelor” për Maqedoninë e Veriut në korrik dhe pret e padurim një vazhdim të shpejtë, me synimin për hapjen e negociatave në këtë grup deri në fund të vitit.  
Shqipëria vazhdoi të demonstronte vendosmërinë e saj për të zbatuar reformat e BE-së dhe të bëjë përparim në reformat nën “grupimin themelor”. Përafrimi i vazhdueshëm i plotë me CFSP-në e BE-së ishte gjithashtu një sinjal i fortë i zgjedhjes strategjike të vendit për anëtarësim në BE. Nevojiten përpjekje të mëtejshme për lirinë e shprehjes, çështjet e pakicave dhe të drejtat pronësore, si dhe në fusha kyç të shtetit të së drejtës, si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Procesi i vlerësimit të acquis-it të BE-së ka përparuar me ngadalë dhe autoritetet kanë treguar një nivel të lartë përkushtimi. Komisioni i paraqiti këshillit raportet e vlerësimit mbi “grupimin themelor” për Shqipërinë në korrik dhe pret një ndjekje të shpejtë. Ai synon të hapë negociatat në grupimin 1 (themelor) deri në fund të vitit.  
Bosnje dhe Hercegovinë, statusi i kandidatit të vitit të kaluar solli një dinamikë pozitive shumë të nevojshme. Një qeveri e re është krijuar me shpejtësi pas zgjedhjeve dhe ka filluar të japë reforma, veçanërisht përmes amendamenteve që futin kontrollin e integritetit në gjyqësor. Megjithatë, nevojiten përpjekje të mëtejshme. Kjo përfshin miratimin e reformave të rëndësishme të shtetit të së drejtës dhe gjyqësorit dhe përparimin e reformave kushtetuese dhe zgjedhore, të cilat janë prioriteti më i madh për të garantuar të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët. Është gjithashtu e rëndësishme ruajtja e rendit kushtetues të vendit. Masat secesioniste dhe autoritare të prezantuara në entitetin e Republikës Srpska nuk janë në përputhje me rrugëtimin e BE-së. Kërkohen përpjekje të mëtejshme që Bosnja dhe Hercegovina të përmbushë prioritetet kyç të përcaktuara në Opinionin e Komisionit për aplikimin e saj për anëtarësim. Prandaj, Komisioni rekomandon hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE me Bosnjën dhe Hercegovinën, pasi të arrihet shkalla e nevojshme e përputhshmërisë me kriteret e anëtarësimit.   
Kosova ka mbetur e përkushtuar në rrugëtimin e saj evropiane. Ajo ka vazhduar të përafrohet plotësisht dhe vullnetarisht me CFSP-në e BE-së, duke përfshirë dënimin e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe miratimin e masave kufizuese kundër saj. Periudha e raportimit dëshmoi arritje legjislative, duke përfshirë një reformë të rëndësishme zgjedhore. Megjithatë, duhet bërë më shumë punë, duke përfshirë planin e veprimit për reformat në drejtësi. Më 1 janar 2024, do të hyjë në fuqi liberalizimi i vizave për Kosovën. Situata në veri të Kosovës është prekur nga disa kriza, më e fundit është sulmi i dhunshëm kundër policisë së Kosovës më 24 shtator 2023. Për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, përderisa u arrit Marrëveshja në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, Kosova dhe Serbia ende nuk kanë filluar zbatimin e detyrimeve të tyre përkatëse, të cilat janë obliguese për Partitë dhe një pjesë kyç e rrugëtimeve evropiane.  
Hapat e radhës  
Tani i takon Këshillit të shqyrtojë rekomandimet e sotme të Komisionit dhe të marrë vendime për hapat e ardhshëm në procesin e zgjerimit.

Komisioni prezanton Planin e ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor që përfshin 6 miliardë euro grante dhe kredi për të përshpejtuar konvergjencën ekonomike me BE-në

Sot Komisioni Evropian miratoi një Plan të ri Rritjeje për Ballkanin Perëndimor, me synimin për të sjellë disa nga përfitimet paraprake në rajon përpara anëtarësimit, për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të përshpejtuar konvergjencën socio-ekonomike aq të nevojshme. Objektivi duhet t’u mundësojë partnerëve të rrisin reformat dhe investimet, që në këtë mënyrë të përshpejtohet procesi i zgjerimit dhe rritja e ekonomive të tyre. Për ta bërë të mundur këtë, është propozuar një paketë e re për periudhën 2024-2027 të Reformës dhe Rritjes prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor. Pagesat do të bëhen vetëm pas përmbushjes së reformave të rëna dakord.

 

Si pjesë e Planit të Rritjes, çdo partner i Ballkanit Perëndimor do të ftohet të përgatisë një Agjendë Reformash e cila do të bazohet në rekomandimet ekzistuese, duke përfshirë nga Paketa vjetore e Zgjerimit dhe Programet e Reformës Ekonomike të vendeve (ERP). Kjo Agjendë e Reformës do të konsultohet, vlerësohet dhe miratohet nga Komisioni.

 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u shpreh: “Me miratimin e sotshëm të Planit të Rritjes prej 6 milion eurosh për Ballkanin Perëndimor, ne po i afrojmë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor me BE-në. Potenciali i këtij Plani të Rritjes është i jashtëzakonshëm. Ky Plan i Rritjes mund të shërbejë për të dyfishuar ekonomitë e Ballkanit Perëndimor në 10 vitet e ardhshme. Me një kombinim prej reforma dhe investime, ai do të lejojë Ballkanin Perëndimor të përfitojë nga fushat kyçe të tregut unik të BE-së, duke përfshirë lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve dhe punëtorëve, zonën e vetme të pagesave me euro, transportin, energjinë dhe tregun e vetëm digjital.”

 

Hapat e radhës

 

Tani i takon Parlamentit Evropian dhe Këshillit që të shqyrtojnë propozimin për Instrumentin Lehtësues në kuadër të paketës së shqyrtimit afatmesëm të MFF-së. Sapo të miratohet plani, gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor do të ftohen të paraqesin agjendat e tyre individuale të reformave që përcaktojnë reformat socio-ekonomike dhe themelore që do të ndërmarrin për të nxitur rritjen dhe konvergjencën sipas Planit të Rritjes gjatë periudhës 2024 – 2027. Si parakusht i nevojshëm, Serbia dhe Kosova duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja në normalizimin e marrëdhënieve, të udhëhequr nga Përfaqësuesi i Lartë.