Skip to main content

Area of Cooperation: Environmental protection

Vëzhgimi i zogjve në liqenin e zanave

Një projekt i financuar nga BE-ja promovon vëzhgimin e zogjve për turistët si pjesë e projektit të bashkëpunimit ndërkufitar.

Legjenda thotë se Liqeni i Shkodrës u krijua nga lotët e derdhura nga një zanë malazeze, e cila dëshira e saj që sytë e saj të ktheheshin nga blu në të zezë u refuzua nga Zoti, i cili në vend të kësaj ai e verboi. Zana qau aq shumë sa lotët e saj krijuan një liqen. I mahnitur nga bukuria e tij, Zoti i riktheu shikimin. Me të vërtetë, ata që kanë qenë atje e pranojnë që liqeni i Shkodrës është një nga vendet natyrore më të bukura në Ballkanin Perëndimor dhe një shesh lojërash natyrore për ata që pëlqejnë aventurat në natyrë, një park kombëtar spektakolar prej 400 kmpër tu eksploruar. Gjithsesi, ky vend i zanave përsëri nuk ka marrë vëmendjen që meriton, qoftë nga vendasit por dhe nga turistët ndërkombëtarë. Të paktën, kështu besojnë njerëzit në OJQ malazeze CZIP.

CZIP është për Centar za Zaštitu i proučavanje Ptica (“Centre for Protection and Research of Birds”) dhe organizata punon për më shumë se 20 vite për mbrojtjen e zogjve dhe mjedisit dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore në Malin e Zi. Vitin e kaluar, me organizatat partnere nga Krocia dhe Bosnja dhe Herzegovina, lançuan projektin “Pannonia-Adria Connection” ose PA.CON me financimin e BE-së për të promovuar turizmin në zonat e tre vendeve: Nijemci në Kroaci, Tuzla në Bosnja dhe Herzegovina, Liqeni i Shkodrës në Malin e Zi.

“Aktualisht pjesa më e madhe e vizitorëve në liqenin e Shkodrës tërhiqen nga ajo çfarë quajmë turizmi masiv: duke ardhur në liqen, duke pirë një kafe ose duke drekuar, shëtitje e më pas largohen. Ne donim që ta ndryshonim këtë zakon për më mirë.”

Perspektivat për zhvillimin e turizmit

Zoran Popović nga CZIP është një nga koordinatorët e këtij projekti dhe ai shpjegon se ideja e projektit është përdorimi më i mirë i burimeve në të tre vendet për promovimin e turizmit. “Aktualisht pjesa më e madhe e vizitorëve në liqenin e Shkodrës tërhiqen nga ajo çfarë quajmë turizmi masiv: duke ardhur në liqen, duke pirë një kafe ose duke drekuar, shëtitje e më pas largohen. Ne donim që ta ndryshonim këtë zakon për më mirë,”shprehet Zoran.

Zoran shprehet se ata duan që ta kthejnë liqenin në një destinacion ku turistët të qëndrojnë më gjatë, por që kjo të ndodhi, turistëve ju duhen më shumë atraksione dhe mundësi. Kjo çoi në aktivitetet e zbulimit si vëzhgimi i zogjve, hiking, çiklizmi, udhëtime me varkë dhe elemente të tjerë të ekoturizmit dhe aventuror.

Projekti i PA.CON punon në zhvillimin e zonave për vëzhgimin e zogjve në tre vende – një pikë informimi për turistët në Sopotac, një kënd lojrash dhe kulla për vëzhgimin e shpendëve në Kroaci, rinovimin e parkut natyror në Ilinčica dhe instalimin e dritave LED përgjatë rrugës dhe gjithashtu rregullimin e 16 zonave për mikro-piknikë në Bosnja dhe Herzegovina. Projekti do të investojë dhe në rikonstruksionin e argjinaturës së hekurudhës së vjetër në Virpazar, për ta kthyer në një shteg ecjeje dhe blerja e varkave me energji diellore, biçikletave elektrike dhe stacione të karikimit diellor,me synim për të promovuar aktivitetet turistike me ndikim të ulët në mjedis.

“Pa këtë nivel mbështetjeje financiare nga BE-ja, nuk do të ishte i mundur zbatimi i këtij projekti të rëndësishëm.”

Rreth projektit

Projekti PA.CON mbështetet nga Bashkimi Evropian në kuadër të IPA Cross-border Cooperation Programme Croatia – Bosnia and Herzegovina – Montenegro 2014-2020 Partneri kryesor në projektin PA.CON është Bashkia Nijemci, Kroaci;partnerët nga Bosnja dhe Herzegovina janë qyteti i Tuzit dhe Association for Development NERDA, ndërkohë partnerët në Malin e Zi janë Centre for Protection and Research of Birds and the Public Enterprise for Montenegro’s National Parks. Zbatimi i projektit PA.CON filloi zyrtarisht në tetor 2020 dhe do të zgjasë për 24 muaj.

Vlera totale e këtij projekti për tre vendet është 1.8milion, ku do të investohen 280,000euro për përmirësimin e infrastrukturës turistike në liqenin e Shkodrës. “Pa këtë nivel mbështetjeje financiare nga BE-ja, nuk do të ishte e mundur zbatimi i këtij projekti të rëndësishëm,” shprehet Zoran.

Përveç ndërhyrjeve të drejtpërdrejta në infrastrukturë dhe aktivitetet e promovimit, projekti gjithashtu përfshin ndërtimin e kapacitetit për të siguruar që ndikimi i projektit të jetë i qëndrueshëm. Nëpërmjet gjashtë kurseve mësimore në tre vende dhe një vizite studimore, partnerët e projektit dhe përfaqësuesit e grupeve të synuara do të kenë mundësinë të përmirësojnë kapacitetin dhe cilësinë e shërbimeve të tyre.

Sipas Zoranit projekti do të ketë një ndikim të rëndësishem afatgjatë në popullsinë lokale, ekonomi dhe mbrojtjen e mjedisit natyror. “Por më e rëndësishme mendoj se është ndryshimi i botëkuptimit të shumë njerëzve dhe institucioneve dhe t’ju tregojmë atyre se çfarë është e mundur dhe se sa lehtë gjërat mund të arrihen me planifikimin dhe zbatimin e duhur,” shprehet Zoran.

Dimra më të ngrohtë për nxënësit e shkollave të Prishtinës

Një projekt i financuar nga BE-ja nxit zgjerimin e rrjetit të ngrohjes qendrore që kursen energji në qytetin e Prishtinës, në Kosovë.

Shkolla fillore dhe nëntë-vjeçare Naim Frashëri është një ndër shkollat më të mëdha në kryeqytetin e Kosovës. Shkolla ka më shumë se 1,000 nxënës dhe sipërfaqe prej rreth 5,000 m2. Shqipe Vllasalija Mehmedi është drejtoresha në krye të këtij institucioni të stërmadh. Shumëkush do të mendonte se sfida madhore me të cilën përballet ajo në pozicionin e saj do të ishte e lidhur me arsimin, por në fakt është diçka krejt tjetër: “Kishim probleme të mëdha gjatë dimrit dhe nganjëherë na duhej të ndërpritnim mësimin për shkak të problemeve me sistemin e ngrohjes,”- thotë Shqipja.

Në vitin 2018, kur ajo u vendos në krye të shkollës, godina funksiononte me një sistem ngrohjeje me naftë që furnizohej njëherë në muaj. Autoritetet bashkiake qenë ato që organizonin furnizimin, si për shkollën në fjalë, dhe për shkolla të tjera. Shqipja shpjegon se ngrohja me naftë shkaktonte probleme të ndryshme, si p.sh.: kur temperaturat ishin të ulëta nafta mbaronte para se të arrinte furnizimi i radhës, si dhe dëmtime serioze ndaj mjedisit përreth shkollës. “Më kujtohet se si në vitin 2018, si mësuesit, ashtu dhe nxënësit i kishin palltot veshur gjatë mësimit, sepse nuk ishte ngrohtë sa duhej,”- thotë Shqipja.

“Nga pikëpamja ekonomike, Termokos-i ka nxjerrë përfitime të mëdha duke qenë se përveç reduktimit të humbjeve në rrjet, ka fituar edhe 3,000 klientë të rinj, përfshirë këtu edhe institucione publike si: dy kopshte, pesë shkolla, komisariate, Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si dhe Teatrin Kombëtar të Kosovës.”

 

Rritja e cilësisë së ngrohjes dhe mbrojtja më e mirë e mjedisit

Problemet me ngrohjen dhe ndotjen në Prishtinë nuk janë të pranishme vetëm në shkollën Naim Frashëri. Shumica e banorëve të Prishtinës përdorin për ngrohje qymyr ose energji elektrike nga termocentralet e Kosovës A dhe B që ndodhen aty afër, ndonëse disa prej tyre përdorin në fakt ngrohje më të efektshme nga sistemi i ngrohjes qendrore Termokos. Ngrohja krijohet nëpërmjet avullit që shpërndahet nga tubacionet e termocentralit. Sidoqoftë, një numër i konsiderueshëm godinash publike dhe private, përfshirë këtu edhe shkollën fillore Naim Frashëri, nuk ishin të lidhura me sistemin e ngrohjes qendrore, duke qenë se Termokos kishte probleme me sistemin e tij të vjetër dhe jo-të efektshëm të shpërndarjes.

Për të ndihmuar me trajtimin e këtij problemi, në vitin 2019, Zyra e BE-së në Kosovë nisi një projekt për rinovimin e sistemit të ngrohjes qendrore të Prishtinës. Qëllimi i projektit ishte lidhja e klientëve të rinj publikë dhe privatë me sistemin e ngrohjes qendrore dhe përmirësimi i furnizimit me ngrohje për klientët aktualë. Si rezultat i këtij projekti, për një periudhë dy-vjeçare, janë rinovuar 120 nënstacione të vjetra, janë instaluar 50 nënstacione të reja dhe janë zëvendësuar shtatë kilometra tubacionesh nëntokësore me tubacione të reja, të izoluara paraprakisht. Kjo ka sjellë rritjen e efektshmërisë dhe ulje domethënëse të humbjeve të ujit dhe nxehtësisë.

Si përfaqësues i Termokos-it, Naim Bytyqi, drejtor i departamentit të shitjeve dhe njëkohësisht menaxher i projektit, thotë se ky projekt ka qenë shumë i suksesshëm. “Nga pikëpamja ekonomike, Termokos-i ka nxjerrë përfitime të mëdha, duke qenë se përveç uljes së humbjeve në rrjet, ka fituar edhe më se 3,000 klientë të rinj, përfshirë këtu edhe institucione publike si: dy kopshte, pesë shkolla, komisariate, Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si dhe Teatrin Kombëtar të Kosovës.”

“I jemi shumë mirënjohës Bashkimit Evropian, duke qenë se me anë të mbështetjes së tyre tanimë jemi pajisur me ngrohje të cilësisë së lartë dhe nxënësit e mësuesit mund të mësojnë në një ambient të ngrohtë e të këndshëm dhe të përqendrohen plotësisht te edukimi i tyre.”

Lidhur me projektin

Projekti i Rehabilitimit të Sistemit të Ngrohjes Qendrore në Prishtinë përfundoi në prill të vitit 2021 dhe u financua nga Bashkimi Evropian me programin e Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit.

Ambiente të ngrohta dhe të këndshme në shkollë

Sipas Bytyqit, shumë i rëndësishëm është dhe fakti që këta klientë të rinj nuk kanë më nevojë të përdorin karburante fosile për t’u ngrohur. “Para lidhjes me sistemin e ngrohjes qendrore, të gjitha institucionet publike përdornin naftë për ngrohje. Përveç faktit që duhet të përballonin shpenzime të mëdha financiare për shkak të çmimeve të larta të naftës, këto institucione ishin edhe burim ndotjeje, sidomos për faktin që shumica e tyre ndodhen në qendër të qytetit.

“Banorët që tani janë të lidhur me rrjetin Termokos, nuk përdorin më as energji elektrike për ngrohje. Kjo ndikon pozitivisht tek ekonomia shtëpiake, sepse ul kërkesën për konsumin e energjisë elektrike dhe përmirëson cilësinë e ajrit,”- përfundon Bytyqi.

Tanimë, pas realizimit të projektit, shkolla Naim Frashëri është ka ngrohje 24 orëshe në të gjithë hapësirën e saj, duke përfshirë klasat, korridoret dhe tualetet. Sikurse thotë drejtoresha: I jemi shumë mirënjohës Bashkimit Evropian, duke qenë se me anë të mbështetjes së tyre tanimë jemi pajisur me ngrohje të cilësisë së lartë dhe nxënësit e mësuesit mund të mësojnë në një ambient të ngrohtë e të këndshëm dhe të përqendrohen plotësisht tek edukimi i tyre.”

Art tradicional me tapa shishesh plastike

Një OJQ nga Sarajeva krijon vepra të mahnitshme arti, duke përdorur tapa shishesh plastike

Në rrethinat e Sarajevës, në Ciglanë, është është ekspozuar në një vend të dukshëm një qilim i mrekullueshëm. Sidoqoftë, ky ‘Čepoćilim’ ka diçka të veçantë: është i bërë nga 25,000 tapa shishesh plastike. Emri i tij në shqip mund të përkthehet si ‘qilim tapash’. Ai u dizenjua dhe u krijua si pjesë e një projekti nga Shoqata e Artit të Gjelbër, një OJQ nga Sarajeva, në Bosnjë & Hercegovinë. Presidentja e shoqatës, Alma Hrasnica Dervišević, shpjegon se e gjithë kjo filloi rreth dhjetë vite më parë, në momentin kur i erdhi një ide për të krijuar art me anë të tapave të shisheve si pjesë e aktiviteteve për Javën Evropiane për Reduktimin e Mbetjeve në Sarajevë. “Në atë kohë, ky konsiderohej si një projekt mjaft ambicioz për ne, meqenëse nuk e dinim me siguri nëse njerëzit do ta vlerësonin këtë nismë dhe gjithashtu ishim të shqetësuar për reagimin e tyre,”- thotë Alma.

Sfida fillestare ishte mbledhja e tapave të shisheve. Alma caktoi një vend për mbledhjen e tapave të shisheve dhe kontaktoi shkollat, kompanitë dhe institucione të tjera, duke i pyetur nëse kishin dëshirë të kontribuonin për këtë projekt duke grumbulluar dhe shpërndarë tapat e shisheve plastike të hedhura. “Për çudinë time, përgjigja ishte shumë pozitive dhe brenda një kohe të shkurtër arritëm të mblidhnim një sasi të konsiderueshme tapash. Ja se si nisi trendi i Čepoćilim-it,”-thotë Alma.

“Čepoćilim-i është kombinimi perfekt i artit, trashëgimisë kulturore dhe ekologjisë. Qëllimi i këtij projekti është rritja e ndërgjegjësimit për mbledhjen e paketimeve të hedhura tutje dhe besoj se kemi treguar qartësisht se ekziston një mënyrë për t’i ripërdorur këto mbetje.”

Të krijojmë një qilim me tapa shishesh çdo vit

Pas suksesit dhe vlerësimit të qilimit të parë me tapa shishesh, Alma dhe kolegët e saj nga Shoqata e Artit të Gjelbër vendosën ta kthejnë këtë në një aktivitet të përvitshëm, ku të dizenjojnë dhe të krijojnë të paktën një tapet me tapa shishesh plastike. Për modelin, vendosën të bazoheshin te qilimi tradicional boshnjak, meqenëse kjo do të shërbente si një atraksion artistik por edhe turistik, duke kontribuar kështu për promovimin e trashëgimisë kulturore.

“Čepoćilim-i është kombinimi perfekt i artit, trashëgimisë kulturore dhe ekologjisë. Qëllimi i këtij projekti është rritja e ndërgjegjësimit për mbledhjen e paketimeve të hedhura tutje dhe unë besoj se kemi treguar qartësisht se ekziston një mënyrë për t’i ripërdorur këto mbetje,”- thotë Alma.

Duke përfshirë të rinjtë, Alma beson se arritën ta rrisin  në mënyrë domethënëse ndërgjegjësimin tek grupet që mund të kontribuojnë për mbrojtjen mjedisore në të ardhmen, nëpërmjet reduktimit dhe menaxhimit të mbetjeve.

Kohët e fundit, Shoqata e Artit të Gjelbër pati shumë mbështetje nga programi ReLOaD (Regional Programme on Local Democracy – Programi Rajonal për Demokracinë Vendore) . Programi i ndihmoi me projektin më të fundit, duke dizenjuar dhe duke krijuar stola me tapa shishesh, me një model vizual të bazuar te qilimat tradicionale boshnjake. Në aktivitetin më të fundit, përfshinë fëmijë nga shkolla  fillore Vladislav Skarić, nga shkolla Mjedenica për fëmijë me vështirësi në të nxënë dhe nga jetimorja Bjelave. Si pjesë e projektit, ngritën 30 punishte të artit ekologjik, për shndërrimin e mbetjeve në art të gjelbër. Në këto punishte, ata përdorën materiale të tilla, si shishet plastike dhe kanoçet. Në projektin e tyre përfundimtar, përdorën rreth 15,000 tapa shishesh për të ndërtuar stolat.

“Falë këtij projekti, qemë në gjendje të përfshinim më shumë fëmijë dhe të rinj në aktivitetin tonë dhe të rrisnim ndërgjegjësimin e tyre për problematikat ekologjike dhe për këtë, u jemi shumë mirënjohës programit ReLOaD dhe BE-së.”

Lidhur me programin

Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) financohet nga Bashkimi Evropian dhe vihet në zbatim nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim. ReLOaD është tani në fazën e dytë, e cila do të zgjasë deri në vitin 2024.

Projekti krijoi një ambient, në të cilin fëmijët dhe të rinjtë ishin në gjendje të zhvillonin nisma kulturore ekologjike dhe në të njëjtën kohë të miqësoheshin nëpërmjet aktiviteteve artistike. “Falë këtij projekti, qemë në gjendje të përfshinim më shumë fëmijë dhe të rinj në aktivitetin tonë dhe të rrisnim ndërgjegjësimin e tyre për problematikat ekologjike dhe për këtë, u jemi shumë mirënjohës programit ReLOaD dhe BE-së,”- thotë Alma.

Stoli me tapa shishesh ndodhet tanimë pikërisht në qendër të Sarajevës, në rrugën Gimnazijska, i rrethuar nga shkolla fillore dhe të mesme. Alma është shumë krenare për këtë vepër. Të gjithë fëmijët që punuan për të, bashkë me bashkëmoshatarët e tyre mund ta shohin çdo ditë dhe të kujtohen për rëndësinë e pakësimit dhe menaxhimit të mbetjeve.

Mbrojtja e habitateve që janë të mira për njerëzit, bimët dhe kafshët

Përmirësimi i menaxhimit të zonave të mbrojtura në Shqipëri zvogëlon humbjen e biodiversitetit.

Liqeni i Shkodrës është më i madhi në Gadishullin Ballkanik. Liqeni në veri të Shqipërisë dhe kufiri me Malin e Zi kalon nëpër të. Si një rezervat natyror, është një nga zonat më të pasura në Evropë për biodiversitet, varietete të shumta të peshkut dhe zogjve që mund të gjenden vetëm këtu. Liqeni gjithashtu luan një rol të rëndësishëm si zonë transiti – e ashtuquajtur Adriatik Flyway – për qindra mijëra zogj shtegtarë.

Megjithatë, për një kohë të gjatë kjo jetë e pasur natyrore ka qenë në rrezik nga ndotja e shkaktuar nga njeriu dhe shfrytëzimi. Kishte nevojë për ndërhyrje dhe ekspertizë për të përfshirë praktikat më të mira nga Bashkimi Evropian që kanë rezultuar në planin e parë të Lake Shkodra Management.

“Me ndihmën e BE-së, filloi një epokë e re e menaxhimit të duhur të zonave të mbrojtura.”

Menaxhim i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura

Plani i menaxhimit është vendosur nga National Agency for Protected Areas (NAPA) dhe zbatohet nga Regional Administration for Protected Areas. Age Martini, Drejtoresha e Regional Administration Chief Monitor të Shkodrës, konfirmon se plani ka qenë një revolucion në qasjen e stafit ndaj zonës së mbrojtur dhe sigurimin e rezultateve të dëshiruara. “Stafi në zyrën tonë rajonale tani ka një ide të qartë për protokollet që duhet të ndiqen brenda zonës dhe se si të përdorin pajisjet e reja për të prodhuar raporte mbi florën dhe faunën”, thotë ajo.

Plani nisi të zbatohej me ndihmën e BE-së që solli ekspertizë nga shtetet anëtare me përvojë. Mbështetja e tyre varion nga monitorimi i kafshëve të egra, trajnimi dhe ndërtimi i kapaciteteve të tjera, deri në zhvillimin e marrëdhënieve me komunitetet që jetojnë në zonën e mbrojtur, si dhe sigurimin e pajisjeve profesionale që ndihmojnë stafin të kryejë punën. “Me ndihmën e BE-së, filloi një epokë e re e menaxhimit të duhur të zonave të mbrojtura, pasi çdo anëtar i stafit ka udhëzime të qarta ndërsa ne të gjithë e dimë synimin e përgjithshëm”, shprehet Martini, duke dhënë shembullin se si edhe marrëdhënia me turistët tani ka një protokoll.

Zonat e Mbrojtura dhe NAPA rriten së bashku

Gjatë viteve të fundit ka pasur miliona turistë të regjistruar çdo vit në të gjitha zonat e mbrojtura të Shqipërisë. Ky sukses i atribuohet planeve të menaxhimit që NAPA ka zhvilluar me ndihmën e BE-së që po zbatohen në të gjitha zonat e mbrojtura të vendit. Shqipëria po fiton një reputacion në mesin e turistëve të cilët janë të tërhequr nga çmimet e ulëta, ushqimi i mirë dhe natyra e mrekullueshme.

Megjithatë, në fokus mbetet mbrojtja e biodiversitetit përmes mjeteve të mekanizmit të monitorimit në zonat e mbrojtura të paraqitura në përputhje me standardet e BE-së Natura 2000. Tani, më shumë se 100 punonjës të NAPA-s janë trajnuar për të përballuar zjarret dhe fatkeqësitë natyrore; ata e dinë procesin e mbledhjes dhe përpunimit të informacionit për sistemet e kafshëve të egra dhe mbi të gjitha kanë strategji për të rritur bashkëpunimin midis komuniteteve që jetojnë në zonat e mbrojtura dhe menaxhimin e zonave.

“Ne kemi parë komunitetet të ndryshojnë pozicionin e tyre nga skepticizmi në lidhje me synimet tona për t’u bërë përkrahës të ndryshimit pozitiv që ai ka sjellë në zonat e tyre.”

Rreth projektit

Projekti NaturAl ka kontribuar në sjelljen e rrjetit të zonave të mbrojtura në Shqipëri në përputhje me rrjetin e BE-së Natura 2000, dhe duke përfshirë standardet e BE-së, Shqipëria po përparon drejt anëtarësimit në BE.

Nga viti 2015 deri në vitin 2019, duke u fokusuar në dhjetë zona të mbrojtura të përzgjedhura, funksionoi për të forcuar menaxhimin e zonave të mbrojtura në Shqipëri duke u fokusuar në: trajnimin dhe ndërtimin e kapaciteteve të National Agency for Protected Areas dhe agjencive rajonale; monitorimin e kafshëve të egra; ofrimin e pajisjeve; dhe forcimin e marrëdhënieve me komunitetet.

Drejtori i NAPA, Zamir Dedej, konfirmon se ka përfitime të mëdha kur ke objektiva afatgjata që i japin përparësi si habitatit natyror ashtu edhe komuniteteve që jetojnë aty. “Ne kemi parë komunitetet të ndryshojnë pozicionin e tyre nga skepticizmi në lidhje me synimet tona për t’u bërë përkrahës të ndryshimit pozitiv që ai ka sjellë në zonat e tyre.” Dedej shpjegon se komunitetet tani e kuptojnë se aktivitetet e tyre duhet të monitorohen dhe se kjo kontribuon në zvogëlimin e praktikave të paligjshme si prerja e paligjshme e pyjeve ose gjuetia. Për më tepër, ata kanë kuptuar që sa më mirë të menaxhohen parqet e mbrojtura, aq më shumë turistë dhe përfitime ekonomike ka për të gjithë.

Këto zhvillime pozitive i atribuohen ndihmës së BE-së, e cila u ofrua në kohën kur ishte më e nevojshme, me NAPA-n që ka hyrë në funksion vetëm në vitin 2016. Që atëherë, Shqipëria ka bërë përparime të konsiderueshme në zgjerimin e rrjetit të zonave të mbrojtura dhe në rritjen e nivelit të zbatimit të planeve të saj të menaxhimit nga 19% në 53%. Këto rezultate kanë inkurajuar më tej Agjencinë dhe janë pozitive se bashkëpunimi me BE-në do të vazhdojë me një fazë të re që do të zvogëlojë më tej humbjen e biodiversitetit, por edhe do të parandalojë krimin mjedisor dhe do të rrisë investimet në zonat e mbrojtura në Shqipëri.

Çiklizmi: një trend në rritje në Podgoricë

Merr biçikletën tënde! Një OJQ nga Mali i Zi me mbështetjen e BE-së po nxit kthimin e pedalimit në pjesë të kulturës popullore.

Me një sipërfaqe rreth 100 km2 dhe një klimë mesdhetare, Podgorica – kryeqyteti i Malit të Zi – ka të gjithë elementët e nevojshëm për t’u bërë parajsa urbane e çiklizmit. Megjithatë, qytetit i mungonte infrastruktura e duhur për çiklizëm derisa organizata e shoqërisë civile, Biciklo.me, prezantoi çiklizmin si kulturën e re popullore në qytet në vitin 2013. “Ne duam ta bëjmë Podgoricën një vend të mirë dhe të sigurt për çiklizmin dhe duam që kjo të jetë e dukshme për personat që ende nuk e përdorin biçikletën,” shprehet Sonja Dragović, një nga pjesëtaret e organizatës.

Bike-up-i i parë u organizua organizuar në pranverë të vitit 2012: njerëzit u ftuan nëpërmjet rrjeteve sociale për t’u mbledhur së bashku e për të festuar Ditën e Tokës duke bërë një xhiro me biçikletë. Pjesëmarrja frymëzoi dhe nisma të tjera dhe shumë shpejt pjesëtarët entuziastë të grupit të vogël të çiklizmit filluan të organizonin çdo muaj shëtitje masive në Podgoricë. Në një ditë me diell, kjo mund të tërheqë qindra çiklistë nga të gjitha moshat dhe me prejardhje të ndryshme. Në një qytet me rreth 200,000 qytetarë, ku mungon infrastruktura e përshtatshme për çiklizmin, ky është një fillim i mbarë.

“Në Vjenë dhe në Kopenhagën mësova t’i jepja biçikletës në mjedise urbane, falë infrastrukturës të mrekullueshme që këto qytete kanë zhvilluar. Kur u ktheva në Podgoricë, mendova, “Në rregull, tani më duhet të gjej një biçikletë dhe të bashkohem me këta njerëz nga Biciklo.me”.

Të kesh të drejtën e fjalës në lëvizshmërinë urbane

Sonja Dragović, u bë pjesë e Biciklo.me pasi mbaroi studimet Master për studime urbanistike, ku përfshiheshin dhe periudha ku duhej të studionte në Vjenë dhe Kopenhagën. Më përpara, nuk e përdorte shpesh biçikletën, por gjatë studimeve ajo filloi ta përdorë si mjet transporti. Gjatë kësaj kohe, ajo ka ndjekur Biciklo.me në rrjetet sociale. “Në Vjenë dhe në Kopenhagën mësova t’i jepja biçikletës në mjedise urbane, falë infrastrukturës të mrekullueshme që këto qytete kanë zhvilluar. Kur u ktheva në Podgoricë, mendova,  “Në rregull, tani më duhet të gjej një biçikletë dhe të bashkohem me këta njerëz nga Biciklo.me”.”

Biciklo.me nisi si një nismë e lirë  për të organizuar shëtitjet në masë me biçikletë për të reklamuar çiklizmin në qytetin e Podgoricës.  Në vitin 2013, një mundësi për të përfituar financim për të përmirësuar kushtet e çiklizmit, nisma u cilësua si një OJQ, dhe u zbatua me sukses projekti i parë – instalimi i stacioneve të biçikletave të vendosura në 18 vendndodhje në Podgoricë.

Që atëherë, kanë zhvilluar dhe menaxhuar projekte të vogla të cilat kanë përmirësuar çiklizmin në qytet. “Ne po punojmë me shumë rrugë të ndryshme që janë të lidhura me njëra-tjetrën duke përmirësuar infrastrukturën, trafikun dhe politikat që lidhen me lëvizshmërinë dhe duke mësuar më shumë publikut rreth përfitimeve që ka lëvizshmëria urbane e qëndrueshme,” thotë Sonja

Duke parë suksesin e stacioneve të biçikletave, projekte të tjera filluan shumë shpejt të zbatoheshin ose të advokoheshin nga OJQ -të duke filluar nga prezantimi i korsive të biçikletave dhe plani i lëvizshmërisë urbane nga këshilli i qytetit, në studime kërkimore për përmirësimin e transportit dhe vendit të biçikletave dhe krijimi i materialeve mësimore për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

“Kjo dhe mbështetja e ardhshme nga BE-ja janë shumë të rëndësishme. Jo vetëm nga ana monetare, por dhe për faktin që BE-ja po e mbështet këtë veprim, bëhet më e lehtë të bindim edhe autoritetet lokale të veprojnë.”

Rreth projektit

BE ka mbështetur Biciklo.me nëpërmjet Regional Programme on Local Democracy (ReLOaD) në Ballkanin Perëndimor i cili synon të forcojë  demokracitë pjesëmarrëse  dhe procesin e integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor duke fuqizuar shoqërinë civile që të marrë pjesë aktive në vendimmarrje. Të tjera projekte të financuara nga BE-ja që mbështetën Biciklo.me janë “OJQ-të në Malin e Zi – duke filluar nga shërbimet kryesore deri tek krijimi i politikave – M’BASE i cili është i financuar përmes Instrument for Pre-accession Assistance (IPA), projekti “Better traffic, better city” dhe “Enhancing capacities for better living environment in Montenegro”.

 

BE mbështeti katër nga këto projekte – studime për trafikun dhe kushtet e lëvizshmërisë në Podgoricë, krijimi i propozimeve për përmirësimet e legjislacionit, fushata për të rritur ndërgjegjësimin rreth përfitimeve që ka çiklizmi në shkollat e mesme, dhe prezantimi i stacioneve të biçikletave në 3 qytete në pjesën veriore të vendit. Kjo dhe mbështetja e ardhshme nga BE-ja janë shumë të rëndësishme. Jo vetëm nga ana monetare, por dhe për faktin që BE po e mbështet këtë veprim, bëhet më e lehtë të bindim autoritetet lokale të veprojnë gjithashtu,” thotë Sonja.

Janë ndërtuar disa kilometra rrugë për biçikletat në Podgoricë, edhe pse cilësia e dizajnit dhe mirëmbajtjes mund të ishte më e mirë, është e qartë që kjo hapësirë e sigurt çiklimi ka tërhequr shumë përdorues të rinj të biçikletave dhe ka inkurajuar njerëzit të dalin e të shëtisin me biçikletë.

Për Sonjën, ajo çfarë është e rëndësishme për qytetin është të krijojë procedurat e duhura për planifikimin e ndërtimit të korsive të biçikletave, dhe të investojnë në planifikuesit edukativ të qytetit për trendet më të fundit dhe praktikat më të mira për infrastrukturën e çiklizmit. Sa më shumë njerëz të pedalojnë në qytet, aq më mirë është për të gjithë. Duke qenë se njerëzit që pedalojnë nuk përdorin makina, ata gjithashtu nuk krijojnë ndotje mjedisi ose akustike. Kjo e bën qytetin një mjedis më të mirë për të gjithë, thotë Sonja.

Kthimi i një lumi nga rrezik në kënaqësi

Si një projekt i BE-së dhe bashkëpunimi i komunitetit kanë ndihmuar me kontrollimin e përmbytjeve dhe përmirësimin e jetesës së banorëve në rajonin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Cërnica është një fshat me rreth 600 banorë në anën e Kosovës, në kufirin me Maqedoninë e Veriut. Lumi me të njëjtin emër, që përshkon qendrën e fshatit, e bën këtë zonë një ndër më të bukurat në rajon, por edhe një ndër më të prekurat nga përmbytjet. Fatlum Mehmeti nga Cërnica ndihet krenar për bukurinë natyrore dhe njerëzit punëtorë të fshatit të tij, por shprehet se jetesa e tyre mund të ishte më e mirë nëse do të mund të eliminohej aroma e rëndë që vjen nga lumi për shkak të shkarkimit të ujërave të ndotura, si dhe dëmi i shkaktuar nga përmbytjet. “Çdo vjeshtë dhe dimër kemi jetuar në ankth nga dëmet e mundshme të shkaktuara nga përmbytjet ndaj shtëpive, arave dhe jetëve tona”, thotë ai.

 

Problemi me përmbytjet nuk është i pranishëm vetëm në Cërnicë. I gjithë rajoni kufitar e ka pasur këtë problem për dekada dhe, me ndryshimet klimatike, shpeshtësia e përmbytjeve është rritur. Vetëm gjatë kësaj vere, mbi 60 familje të rajonit janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre si pasojë e përmbytjes. Nuk pati humbje jete, por dëmi material ishte i konsiderueshëm. Sipas përllogaritjeve të Komunës së Gjilanit, dëmi nga përmbytjet e këtij viti arrin vlerën 1,5 milionë euro. Mbi 30 shtëpi u kthyen në të pabanueshme, pesë ura u shkatërruan dhe hektarë të tërë toke të lërueshme u dëmtuan.

“Prej disa vitesh, fshatarët kanë kërkuar ndihmë nga autoritetet lokale dhe menaxhimin tonë për riparimin e shtratit të lumit, me qëllim reduktimin e ndikimit të përmbytjeve”.

Ndalimi i përmbytjeve

Besim Haziri nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” në Kosovë shpjegon se përmbytjet vijnë nga shkaqe natyrore, megjithëse kanë pasur ndikim të konsiderueshëm njerëzor si pasojë e ndryshimeve klimatike. Megjithatë, në rastin e Cërnicës dhe këtij rajoni, përmbytjet shkaktohen edhe nga mungesa e infrastrukturës së përshtatshme. “Prej disa vitesh, fshatarët kanë kërkuar ndihmë nga autoritetet lokale dhe menaxhimin tonë për riparimin e shtratit të lumit, me qëllim reduktimin e ndikimit të përmbytjeve”, thotë Besimi.

Pavarësisht gatishmërisë për të ndihmuar, kompanisë dhe autoriteteve lokale u mungonin mundësitë financiare dhe ekspertiza për këtë projekt të rëndësishëm. Në vitin 2019, u shfaq një mundësi kur mësuan se mund të merrnin mbështetje nga programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar (BNK) për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, i financuar nga BE-ja. Kompania “Hidromorava” aplikoi me sukses bashkërisht me ndërmarrjen publike Vodovod Kumanovo, nga qyteti i Kumanovës përtej kufirit. Ky ishte fillimi i një projekti të titulluar “Përfitime të konsiderueshme shëndetësore dhe mjedisore në zonën ndërkufitare”, që do të sillte ndikim afatgjatë pozitiv në jetët e banorëve vendas.

Përgjatë dy viteve, projekti realizoi një sërë ndërhyrjesh infrastrukturore të konsiderueshme. Ndërhyrjet përfshinë ripozicionimin e shtratit të lumit dhe reduktimin e kontaminimit të dherave duke ndarë ujërat e ndotura dhe ujërat e reshjeve, çka do të thotë se ujërat e ndotura nuk shkarkohen më drejtpërdrejt në lumë, duke eliminuar kështu dhe aromën e rëndë. Krahas kësaj, projekti bëri dhe disa ndryshime estetike duke krijuar një shëtitore përgjatë lumit, si dhe hapësira ndenjjeje dhe rekreacioni. Ndryshime të ngjashme u kryen dhe në anën tjetër të kufirit, në komunën e Kumanovës.

“Falë mbështetjes së BE-së, tashmë nuk na duhet të shqetësohemi më për rrezikun ndaj jetës dhe pronës sonë nga përmbytjet gjatë dimrit”.

Rreth projektit

Projekti BNK “Përfitime të konsiderueshme shëndetësore dhe mjedisore në zonën ndërkufitare” i financuar nga BE-ja filloi në shkurt të vitit 2020 dhe përfundoi në muajin tetor të vitit 2021. Vlera e përgjithshme e projektit ishte mbi gjysmë milioni euro.

Për të siguruar qëndrueshmëri, projekti krijoi dhe zhvilloi edhe një fushatë për ndërgjegjësim mjedisor sa i përket mbajtjes pastër të lumit dhe zonës përreth. Besimi thekson se, krahas financimit nga BE-ja, shkëmbimi ndërkufitar i ekspertizës dhe ideve me kolegët nga Vodovod Kumanovo ka pasur një ndikim të konsiderueshëm në suksesin e projektit.

Fatlumi shpjegon se ky projekt ka pasur një ndikim të rëndësishëm në jetët e tyre. “Falë mbështetjes së BE-së, tashmë nuk na duhet të shqetësohemi më për rrezikun ndaj jetës dhe pronës sonë nga përmbytjet gjatë dimrit”, thotë ai.

Ballkani Perëndimor gumëzhin nga mundësitë e bujqësisë organike

Një projekt i financuar nga BE-ja mbështet bletëmbajtësit nga Maqedonia e Veriut që të kalojnë në bujqësi organike.

Komuna e Kavadarit ndodhet në rajonin e Tikveshit të Maqedonisë së Veriut. Me më pak se 40,000 banorë, si shumë rajone të tjera rurale në Ballkanin Perëndimor, komuna vuan nga migrimi i të rinjve dhe familjeve në qytete më të mëdha në kërkim të një jete më të mirë. Një migrim i tillë ishte motivimi kryesor për nisjen e projektit të inkubatorit Vitac të financuar nga BE-ja që promovon bletarinë organike, pasi mungesa e mundësive ekonomike dihet se është arsyeja kryesore e migrimit drejt qyteteve më të mëdha. Zlatka Milkov është njëra prej atyre që deri më tani ka qëndruar në Kavadar. Ajo është e diplomuar në bujqësi, por ka punuar si kontabiliste për disa vite. Ndërkohë, bashkëshorti i Zlatkës, i cili punon si elektricist, mban bletë. “Por unë kurrë nuk kam qenë realisht i interesuar për bletarinë; Unë e ndihmova burrin tim në paketimin e mjaltit vetëm pasi të kishim produktin përfundimtar”, thotë Zlatka.

Megjithatë, në vitin 2020, bashkëshorti i saj dëgjoi për një program që ofronte trajnime për prodhimin organik të mjaltit, të ofruar nga projekti Vitac, i hartuar dhe zbatuar përmes Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (EU-funded Regional Programme on Local Democracy in the Western Balkans) (ReLOaD) të financuar nga BE. Zlatka kishte më shumë kohë të lirë se burri i saj, pasi ajo nuk punonte në atë kohë, kështu që ai e pyeti nëse do të dëshironte të bashkohej. Me ngurrim, ajo pranoi.

“Kam mësuar shumë gjëra, nga biologjia e bletëve deri në detaje interesante të prodhimit të mjaltit. Çdo moment ishte argëtues dhe interesant”

Bletari organike, një mundësi biznesi në të ardhmen

Trajnimi zgjati nëntë muaj dhe përfshinte njohuri teorike dhe praktike mbi bletarinë organike. “Kam mësuar shumë gjëra, nga biologjia e bletëve deri në detaje interesante të prodhimit të mjaltit. Çdo moment ishte argëtues dhe interesant”, thotë Zlatka.

Gjatë një viti, projekti mbështeti 15 pjesëmarrës, duke përfshirë gra dhe të rinj nga rajoni. Gjatë trajnimit praktik, pjesëmarrësit krijuan 30 koloni bletësh organike të cilat më pas iu dhanë atyre në mënyrë që të fillonin ose zgjeronin bizneset e tyre të bletarisë me një qasje organike. Ata që morën pjesë u certifikuan edhe për rritjen organike të bletëve. Pjesëmarrësit mësuan se si ushqimi organik, përfshirë mjaltin organik, rritet pa përdorimin e pesticideve dhe plehrave  të prodhuara nga njeriu dhe nuk përmban organizma të modifikuar gjenetikisht (OMGJ). Për shkak të besimit të përhapur se ushqimi organik është më i sigurt, më ushqyes dhe me shije më të mirë, atyre iu dha akses në një treg me vlerë të lartë në zhvillim për ushqimin organik në mbarë botën.

“Përkrahja nga BE-ja ishte thelbësore, pasi komunat në rajon kanë fonde vetëm për projekte shumë të vogla. Me mbështetjen e BE-së ne ishim në gjendje të zbatonim një projekt shumë më të madh dhe të adresonim nevojat e komunitetit lokal me ndikim afatgjatë.”

Rreth projektit

Qëllimi kryesor i projektit të inkubatorit Vitac për bletarinë organike është parandalimi i emigrimit dhe kontributi në ringjalljen e vendbanimeve rurale në komunën e Kavadarit. Aktivitetet e projektit kanë përfshirë trajnime teorike dhe praktike për grupin e synuar në prodhimin e produkteve organike të bletëve dhe kolonive të bletëve.

Po ashtu, përmes qendrës informative që u krijua, fermerët nga komuna e Kavadarit tani marrin këshilla dhe udhëzime falas se si ta shndërrojnë prodhimin e tyre bujqësor në organik. Projekti u zbatua nga Shoqata e Prodhuesve Organikë Biovita, financuar si pjesë e Programit ReLOaD të financuar nga BE dhe bashkëfinancuar nga Komuna e Kavadarit.

Biljana Georgievska, menaxhere e projektit, shpjegon se projekti kërkonte shumë përpjekje për t’u realizuar si duhet, por varej edhe nga përkushtimi i pjesëmarrësve. “Përkrahja nga BE-ja ishte thelbësore, pasi komunat në rajon kanë fonde vetëm për projekte shumë të vogla. Me mbështetjen e BE-së ne ishim në gjendje të zbatonim një projekt shumë më të madh dhe të adresonim nevojat e komunitetit lokal me ndikim afatgjatë,” thotë ajo.

Zlatka tani është bërë udhëheqëse e biznesit familjar të rritjes së bletëve, i cili tani është pothuajse 100% organik. Ndërkaq, familja fitoi çmimin e parë për cilësinë e mjaltit në një konkurs vjetor kombëtar në Tetovë. “Po mendoj të hap një dyqan për ushqime organike në të ardhmen e afërt. Nëse mund ta bëjmë këtë punë, atëherë ndoshta, unë mund të punoj këtu me kohë të plotë në të ardhmen,” thotë Zlatka.

Të kthejmë riciklimin në modë në Kosovë

Mbyllja e ciklit: një projekt i financuar nga BE-ja prezanton një koncept të riciklimit të tekstilit në Kosovë.

Në Kosovë është shumë e rrallë të hasësh kosha për ndarjen e mbeturinave, dhe riciklimi është bërë i mundur kryesisht përmes kontributit individual të mbledhësve të mbeturinave, të cilët mbledhin mbetje metalike, kartoni dhe plastike nga kosha të zakonshëm të mbeturinave dhe i shesin ato. Megjithatë, falë një OJQ-je të quajtur ‘Let’s Do It Peja’, mbledhja e mbeturinave të tekstilit është rritur në Pejë, një qytet në Kosovën perëndimore. Arba Shehu është një aktiviste mjedisore e re dhe e pasionuar, e cila së bashku me kolegët e saj të OJQ kanë identifikuar këtë problem dhe më pas kanë vendosur të kontribuojnë në zgjidhjen e këtij problemi. Tani ajo është menaxhere e projektit.

Arba shpjegon se ideja e nisjes së një projekti të tillë erdhi për shkak të volumit/masës të mbeturinave të tekstilit të prodhuara dhe për shkak se institucionet publike kanë dështuar në zhvillimin e një sistemi të qëndrueshëm të mbledhjes dhe menaxhimit të mbeturinave në Pejë apo gjetkë në Kosovë. Sipas saj, pjesa më e madhe e mbeturinave në vend, përfundojnë në landfille ligjore dhe joligjore, ndërsa shumica dërrmuese nuk janë në përputhje me standardet themelore mjedisore dhe shëndetësore. “Edhe pse korniza ligjore është përafruar pjesërisht me atë të BE-së, mbeturinat mbeten një nga problemet më domethënëse në Kosovë”, u shpreh Arba.

“Edhe pse korniza ligjore është përafruar pjesërisht me atë të BE-së, mbeturinat mbeten një nga problemet më domethënëse në Kosovë”

Të kthesh mbetjet në modë

Projekti i financuar nga BE-ja “Promovimi i ekonomisë qarkore si model i qëndrueshëm për zhvillimin e ndërmarrësisë sociale – Projekti SEREC” filloi në janar të këtij viti, me OJQ-në që vendosi një pikë grumbullimi të tekstilit në qendër të qytetit. Për kënaqësinë e stafit të projektit, banorët vendas po i përgjigjen thirrjes për ndarjen e mbetjeve të tekstilit përmes pikave të tilla të grumbullimit.

Projekti është i bazuar në konceptin e ashtuquajtur “3R” (“Redukto, Ripërdor dhe Riciklo”). Megjithatë, përveç kontributit mjedisor, projekti ka edhe një këndvështrim ekonomik pasi kanë hapur një dyqan të dorës së dytë për të shitur tekstilet e dhuruara që janë në gjendje të mirë.

Arba beson se nuk mund të ketë efekt afatgjatë nëse brezat e rinj nuk përfshihen në mënyrë aktive. Prandaj, komponenti arsimor i projektit shihet si më i rëndësishmi nga ajo dhe kolegët e saj. Në bashkëpunim me shkollën e mesme të artit në Pejë, ‘Let’s Do It Peja’ ka nisur një kurs jashtëshkollor të dizajnit ku nxënësit e rinj, të mentoruar nga stilistë me përvojë të punësuar nga projekti, punojnë në dizajnimin dhe prodhimin e veshjeve të reja duke përdorur mbetjet e grumbulluara të tekstilit. Arba shpjegon se kjo është pjesa më emocionuese e projektit për të: “Nxënësit janë shumë të apasionuar dhe ne i kemi parë ata të krijojnë modele shumë interesante dhe tërheqëse.”

“Jam shumë mirënjohëse që jam pjesë e projektit SEREC të financuar nga BE. Po mësoj shumë gjëra të reja dhe po zgjeroj horizontet e mia profesionale me njohuri të reja rreth industrisë së modës.”

Rreth projektit

Projekti i financuar nga BE-ja “Promovimi i ekonomisë qarkore si model i qëndrueshëm për zhvillimin e ndërmarrësisë sociale – Projekti SEREC” filloi në janar të këtij viti dhe do të përfundojë në dhjetor 2021. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të mbështesë zhvillimin e ndërmarrësisë sociale në Kosovë dhe të mbështesë punësimin e grupeve të margjinalizuara, kryesisht të grave dhe të rinjve, nëpërmjet aplikimit të koncepteve të ekonomisë qarkore.

Yllka Latifi është një nga nxënëset pjesëmarrëse në kursin jashtëshkollor të nisur nga projekti. Ajo u shpreh “Jam shumë mirënjohëse që jam pjesë e projektit SEREC të financuar nga BE. Po mësoj shumë gjëra të reja dhe po zgjeroj horizontet e mia profesionale me njohuri të reja rreth industrisë së modës.”

Projekti SEREC synon të jetë i pavarur dhe të vazhdojë me aktivitetet edhe pas përfundimit të financimit të BE-së. OJQ-ja Let’s Do It Peja, aktualisht është duke punuar në regjistrimin dhe hapjen e një ndërmarrje sociale me konceptin dhe emrin e “3R”. Në këtë mënyrë ata synojnë të sigurojnë qëndrueshmëri duke e kthyer këtë projekt në një ndërmarrje me përfitime afatgjata ekonomike dhe mjedisore për komunitetin.

Ndërmarrja e re sociale do të synojë të punësojë staf i cili do të punojë në dizajnimin dhe qepjen e tekstileve të ricikluara, si dhe njerëz për të punuar në dyqanin e rrobave të përdorura. “Në këtë mënyrë ne kemi për qëllim të ndihmojmë njerëzit në nevojë, pasi punonjësit e rinj të ndërmarrjes sociale do të vijnë kryesisht nga grupe vullnetare si gratë, të rinjtë dhe minoritetet”, thotë Arba.

Të jetosh një jetë të ndotur urbane

Një organizatë mjedisore gjeneron të dhëna për të nxjerrë në pah një problem të fshehur por të qartë në qytetet e Shqipërisë. Tirana është një qytet plot gjallëri, ku jeton një e treta e popullsisë së vendit. Me 0.85 milionë banorë, e në rritje, Tirana është një qytet ku shkrihen kulturat dhe ku çdokush kërkon një mundësi për t’u arsimuar dhe bërë biznes. Por kryeqyteti ka një infrastrukturë të kufizuar të transportit publik që i shtyn njerëzit të përdorin më shumë automjete, dhe kërkesa për banesa ka rritur ndjeshëm industrinë e ndërtimit në këto tri dekadat e fundit. E gjithë kjo ndikon ndjeshëm në cilësinë e jetës si rrjedhojë e niveleve të përhershme të ndotjes së ajrit. Në një vend me shumë pak monitorë, shqiptarëve u ngelet vetëm të hamendësojnë rreth cilësisë së ajrit që thithin. Por një organizatë e mirëfilltë mjedisore, Milieukontakt, dëshironte ta ndryshonte këtë. Ajo synonte të maste ndotjen në një shkallë të gjerë: pesëqind vendndodhje. Njëkohësisht, dëshironte të përfshinte sa më shumë njerëz me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të këtij problemi të fshehur, por të qartë mjedisor.

“Çdokush që jeton në Tiranë është i ndërgjegjshëm për cilësinë e dobët të ajrit, por tashmë ne kemi të dhënat për të mbështetur saktësisht se sa rëndë është.”

“Çdokush që jeton në Tiranë është i ndërgjegjshëm për cilësinë e dobët të ajrit, por tashmë ne kemi të dhënat për të mbështetur saktësisht se sa rëndë është,” shprehet Arion Sauku, Koordinator projekti për projektin Mushkëri të Gjelbra, i cili ishte i pari në llojin e tij që ofronte këto të dhëna gjithëpërfshirëse për problematikën. Duke përdorur teknika alternative monitorimi, projekti mati ndotjen me pajisje matëse të lëvizshme në qindra vendndodhje në kryeqytet. Këto përfshinin qendrën me gjallëri të qytetit, zonat gumëzhitëse pranë shkollave, si dhe stacionet e autobusëve në linjat më të gjata të Tiranës. Projekti Mushkëri të Gjelbra mori parasysh tetë parametra të ndryshëm për matjen e ndotësve. “Ndotësit më të mëdhenj të ajrit janë industritë e transportit dhe ndërtimit. Nivelet e matura rregullisht i tejkalojnë normat e BE-së, dhe në disa raste, ato janë tre ose katër herë më të larta”, shprehet Sauku. Përgjatë një periudhe trevjeçare, projekti “Mushkëri të Gjelbra”, i financuar nga BE-ja, e zgjeroi monitorimin e tij në tre qytetet e tjera më të mëdha: Durrës, Elbasan dhe Shkodër. Rezultati: të njëjtit ndotës të nxitur nga ato që kërkohen më shumë: banesa dhe automjete. Industria e ndërtimit nuk zbaton standarde mjedisore, duke çuar në nivele të larta të grimcave të pluhurit përgjatë të gjithë vitit. Ndërkohë, ndotës të përhershëm janë edhe automjetet jashtë standardeve, të cilat shkarkojnë grimca të rrezikshme gjatë djegies së karburantit. Të dhënat tregojnë se në vend përdoren rreth 700 mijë automjete.

 “Vendimmarrësit kanë në dispozicion një tepri informacionesh rreth të tre komponentëve për të vepruar; ne kemi gjeneruar të dhëna, harta të ilustruara dhe përshkrime që përcaktojnë pikat e nxehta.”

Rreth programit Projekti “Mushkëri të Gjelbra” ka projektuar dhe zbatuar një platformë alternative dhe gjithëpërfshirëse për monitorimin e cilësisë së ajrit, ndotjes së zhurmës dhe vlerësimit të shërbimeve të ofruara nga ekosistemi urban i gjelbërimit. Kjo u realizua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërsektorial ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile dhe zhvillimin e kapaciteteve të Organizatave të Shoqërisë Civile.   Këta sektorë kërkojnë ndërhyrje të shpejtë dhe të vazhdueshme për të reduktuar ndotjen e ajrit, tashmë që problemi mund të mbështetet me të dhëna të shumta dhe gjithëpërfshirëse. Por me sa duket ky problem është përhapur edhe në zona të tjera urbane të rajonit. Niveli i ndotjes së ajrit në Ballkanin Perëndimor është një ndër më të lartit në Evropë, me ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e qytetarëve. Ndaj, Bashkimi Evropian ka përcaktuar eliminim e ndotjes, duke përfshirë të ujit dhe tokës, ndër fushat kryesore që duhet të trajtohen në kuadër të Agjendës së Gjelbër. Është një strategji e re e rritjes që aspiron të kalojë nga modeli tradicional ekonomik në një ekonomi të qëndrueshme, në përputhje me Paktin e Gjelbër Evropian. Krahas matjeve të cilësisë së ajrit, platforma alternative e ngritur nga “Mushkëri të Gjelbra” monitoroi edhe ndotjen e zhurmës së shkaktuar nga aktivitetet njerëzore, si dhe ekosistemin e gjelbërimit urban. “Vendimmarrësit kanë në dispozicion një tepri informacionesh rreth të tre komponentëve për të vepruar; ne kemi gjeneruar të dhëna, harta të ilustruara dhe përshkrime që përcaktojnë pikat e nxehta,” shprehet Sauku, i cili beson se politikat duhet të jenë shumëplanëshe me qëllim përmirësimin e jetës së njerëzve në qytetet kryesore të Shqipërisë. Ndërkohë, puna e madhe e vizualizimit të problemit të cilësisë së ajrit është kryer. Njëkohësisht, gjatë zbatimit të projektit, “Mushkëri të Gjelbra” ka arritur të edukojë të rinjtë rreth kësaj problematike përreth shkollave të tyre dhe në rrugën e tyre të përditshme për në shkollë. Së bashku me kalimtarët kureshtarë, të cilët vunë re matësit e shumtë në lagjet e tyre, projekti ka lënë një bazë të pazëvendësueshme të dhënash online për këdo që dëshiron të lokalizojë pikat e nxehta të cilësisë së ajrit në qytetin ku ata jetojnë.

Promovimi i një jetese më të gjelbër në Kosovë

Organizata “Keep it Green” dhe rrjeti i saj i vullnetarëve po rrisin ndërgjegjësimin rreth ndotjes industriale dhe çështjeve të tjera mjedisore në qytetin industrial të Obiliqit. Vetëm 10 minuta larg me makinë nga kryeqyteti, Prishtinë, qyteti i vogël i Obiliqit është qendra e industrisë së minierave në Kosovë. Me vetëm 6,800 banorë, Obiliqi është shtëpia e tre minierave të qymyrgurit dhe 2 stacioneve të energjisë që prodhojnë pjesën më të madhe të elektricitetit në Kosovë. Ky është një rajon që mbështetet ndjeshëm në punësimin nga impiantet energjetike, pasi 5,000 njerëz nga Obiliqi dhe fshatrat përreth punojnë në këtë industri. Pa dyshim, këto veprimtari të minierave dhe industriale kanë shkaktuar dëme të thella mjedisore.

“Teksa po pinim kafen, filluam të bisedonim rreth të gjitha problemeve [mjedisore] me të cilat po përballet komuniteti ynë. E kuptuam që duhej të bënim diçka”.

“Keep It Green” është një organizatë rinore me bazë komunitare që punon për të ndërgjegjësuar rreth çështjeve mjedisore në Obiliq dhe efektet që ato kanë në popullatë. “Rreth 30 për qind e njerëzve në Obiliq vuajnë nga sëmundje respiratore”, shprehet Guxim Klinaku, Drejtor i Keep It Green për EED-në. Ai shpjegon se si frymëzimi për “Keep It Green” erdhi gjatë një bisede në një kafene në vitin 2015. Klinaku rrëfen: “Teksa po pinim kafen, filluam të bisedonim rreth të gjitha problemeve me të cilat po përballet komuniteti ynë. E kuptuam që duhej të bënim diçka”. Të nxitësh qytetarët për të mbrojtur mjedisin e tyre Pas gjashtë vitesh, “Keep It Green” është tashmë një rrjet prej 60 anëtarësh të fokusuar në projekte me bazë komunitetin që nxisin vendasit të interesohen më shumë në mbrojtjen e mjedisit të tyre. Vitet e fundit janë karakterizuar nga disa sfida si pasojë e vështirësive ekonomike me të cilat përballen shumë banorë në këtë rajon industrial. “Është e vështirë t’i bindësh njerëzit që të kujdesen për mjedisin kur ata e sigurojnë jetesën me shumë mund,” pranon Klinaku. “Keep It Green” është i ndërgjegjshëm për këto realitete, teksa vijon të advokojë për energji më të gjelbër në Obiliq. Përpara periudhës së Covid-19, ata zhvillonin protesta javore përpara impiantit energjetik duke kërkuar zbatimin e legjislacionit mjedisor për Obiliqin. Ata gjithashtu kanë organizuar aksione të shumta komunitare për të përmirësuar qytetin. Së fundmi, vullnetarët pastruan një park dhe e zbukuruan me punime të artit të rrugës për të krijuar një hapësirë më të këndshme për banorët. Ata drejtuan Festivalin vjetor të Artit të Gjelbër, një festival mbarëqytetas për rritjen e ndërgjegjësimit ndaj çështjeve mjedisore. Gjithashtu, që prej vitit 2016, organizata ka punuar me shkollat vendore duke zhvilluar workshop-e “Redukto, ripërdor, riciklo”, duke u mësuar nxënësve se si të reduktojnë mbetjet. “Keep It Green” është aktive edhe me organizimin e kampeve verore për të rinjtë duke u përqendruar në temat mjedisore. Objektivi kryesor i këtyre kampeve është të rrisë një brez të ri të liderëve të rinj për aktivizmin mjedisor në Kosovë. Përballimi i Covid-19 Ashtu si organizata të tjera të ngjashme, “Keep It Green” duhej të gjente mënyra krijuese për t’u përshtatur me pandeminë Covid-19. Ndërkohë që workshop-et “Redukto, Ripërdor, Riciklo” kanë qenë të suksesshme edhe përmes webinareve, organizata duhej të anulonte edicionin e Green Art Fest për vitin 2020. Këtë verë ata po planifikojnë të drejtojnë një nga kampet e tyre të aktivistëve mjedisorë, duke përfshirë 20 pjesëmarrës në një trajnim tre-ditor mbi ndërgjegjësimin për problemet mjedisore.

 “Ky financim vjen në një kohë tepër të rëndësishme për ne. Mjedisi tashmë është një temë shumë popullore…dhe shpresoj se së shpejti vala e gjelbër do të mbërrijë edhe këtu”.

Dy fjalë për European Endowment for Democracy Fondi Evropian për Demokraci (EED) është një organizatë e pavarur grantdhënëse, e ngritur në vitin 2013 nga Bashkimi Evropian (BE) dhe shtetet anëtare të BE-së për të nxitur demokracinë në Fqinjësinë Evropiane, Ballkanin Perëndimor, Turqi dhe më tej. EED mbështet organizatat e shoqërisë civile, lëvizjet pro demokracisë, aktivistët civilë dhe politikë, platformat e pavarura mediatike dhe gazetarët që punojnë për një sistem politik pluralist dhe demokratik. Ky është një version i shkurtuar i një artikulli të publikuar nga Fondi Evropian për Demokraci. Këtu mund të lexoni artikullin original Mbështetja nga Fondi Evropian për Demokraci (EED) i mundëson organizatës “Keep it Green” të kalojë nga një operacion me bazë vullnetare, që mbijeton falë entuziazmit, në një organizatë më të qëndrueshme dhe me staf të rregullt. Gjithashtu siguron që aktivitetet e organizatës, si kampi i ndërgjegjësimit për mjedisin, mund të kthehen në aktivitete të përhershme, duke mundësuar më shumë planifikim dhe zhvillim strategjik. “Ky financim vjen në një kohë tepër të rëndësishme për ne. Mjedisi tashmë është një temë shumë popullore në mbarë botën, me të cilën po përfshihen shumë njerëz të interesuar. Ndërsa momentalisht, gjërat janë më pak të zhvilluara në Kosovë, shpresoj se së shpejti vala e gjelbër do të mbërrijë edhe këtu”, shprehet Klinaku.