Skip to main content

Area of Cooperation: Environmental protection

Interreg dhe Green-Tex: Tekstile të ricikluara – Më pak ndotje

Nga 1 janar 2025, të gjitha vendet e BE-së duhet veçmas të mbledhin mbetjet e tekstilit. Megjithatë, shumë shteteve anëtare, si dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, u mungon një sistem efikas për këtë qëllim. Për të adresuar këtë sfidë dhe për të zhvilluar zgjidhje të zbatueshme në të gjithë rajonin, 11 organizata nga 9 vende janë bashkuar në kuadër të projektit Green-Tex.

Organizatat partnere përfshijnë Agjencinë e Zhvillimit SERDA (Bosnjë dhe Hercegovinë); Komunën e Postojnës (Slloveni); Institutin për Rritje të Qëndrueshme Active Nativa (Slloveni); Shoqata Qytetare Eko Charity Sllovakia Për Sllovakinë (Sllovaki); Eurotex Ltd (Bullgari); Komunën e Majurit (Kroaci); Fakultetin e Teknologjisë së Tekstilit, Universitetin e Zagrebit (Kroaci); Universitetin “Donja Gorica” (Mali i Zi); Agjencinë për Zhvillim Rajonal Zlatibor (Serbi); Shoqatën për Zhvillim Ndërkomunitar “Zona Metropolitane e Bukureshtit” (Rumani); dhe Shoqatën Inovative “Hungarezi i Parë i Përgjegjshëm” (Hungari).

Prodhimi i tekstilit është një nga industritë më ndotëse, duke gjeneruar 20% të ujërave të zeza industriale, me emetim të sasive të mëdha të gazeve serrë. Për shembull, për të prodhuar një këmishë të vetme prej pambuku nevojiten 2700 litra ujë, ekuivalente me atë që pi një person gjatë 2,5 viteve. Në të njëjtën kohë, 86% e veshjeve përfundojnë në deponi ose digjen pas përdorimit, dhe vetëm 1% riciklohet.

Green-Tex synon të krijojë dhe testojë zgjidhje të reja në zinxhirin e prodhimit, nga dizajnimi i produkteve të reja deri te mbledhja e mbetjeve të tekstilit. Mjetet digjitale, si hartë interaktive me pika të caktuara grumbullimi, do të jenë pjesë përbërëse e Green-Tex platformës së mësimit dhe inovacionit. Për shembull, Komuna e Postojnës, në bashkëpunim me shoqatën Prostor, rrit ndërgjegjësimin për pasojat e konsumit të tepërt të tekstilit duke ofruar alternativa të qëndrueshme ndaj zakoneve tradicionale të blerjeve nëpërmjet punëtorive tërheqëse dhe ngjarjeve ku shkëmbehen veshjet.

Sllovenia, Sllovakia, Kroacia dhe pjesë të Hungarisë dhe Bullgarisë kanë zbatuar praktika të suksesshme që mund të përshtaten në vendet që ende janë duke zhvilluar sistemet e tyre të riciklimit të tekstilit, përfshirë Rumaninë dhe vendet kandidate për në BE, Bosnjë dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë.

E themeluar në vitin 2003, Agjencia e Zhvillimit Rajonal të Sarajevës (SERDA) mbështet zhvillimin ekonomik në makro-rajonin e Sarajevës dhe në Bosnje-Hercegovinë. Zbaton projekte për inovacion, sipërmarrje, ekologji dhe zhvillim të qëndrueshëm, duke bashkëpunuar shpesh me partnerë vendas dhe ndërkombëtarë, përfshirë BE-në, për të forcuar konkurrencën ekonomike, për të tërhequr investime dhe për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

“Duke punuar me partnerët tanë nga Sllovenia, kuptuam se ballafaqohemi me çështjen e njëjtë me mbetjet e tekstilit dhe mund të kontribuojmë në reduktimin e tyre duke lehtësuar shkëmbimin e njohurive dhe përvojave midis vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve kandidate”, shpjegon Amela Ikiq Suljagiq, menaxhere e projektit në SERDA.

“Në Bosnje dhe Hercegovinë, SERDA mbledh mbetjet e tekstilit. Kemi blerë dhjetë kontejnerë inteligjentë të pajisur me sensorë dhe do të analizojmë konsumin lokal dhe modelet e mbetjeve, do të optimizojmë rrugët e grumbullimit dhe do të punojmë në gjetjen e zgjidhjeve më të mira për mbetjet e grumbulluara—qoftë nëpërmjet riciklimit, ripërdorimit ose riadaptimit,” thotë Ikiq Suljagiq. Ajo shton se partnerët e SERDA-s në këtë përpjekje përfshijnë kompaninë lokale të shërbimeve komunale dhe ministrinë përkatëse në qeverinë e Kantonit të Sarajevës.

Në Bullgari, në një fabrikë për riciklim mekanik, mostrat e mbetjeve të mbledhura nga Bukureshti do të përdoren për të zhvilluar prototipe të produkteve të reja të bëra nga fije të vjetruara. Në Kroaci, Serbi dhe Slloveni, projekti do të testojë zbatimin më të gjerë të fijeve natyrore me burim vendas në prodhimin e tekstilit dhe do të zhvillojë prototip të një produkti të ri jo të thurrur, duke kombinuar leshin e ricikluar me mbetjet e tekstilit të ricikluar që janë të papërshtatshme për ripërdorim. Nisma kërkon gjithashtu zgjidhje për përdorime të shumta të leshit, shumica e të cilave aktualisht përfundojnë në deponi ilegale. Në Mal të Zi dhe Slloveni, projekti do të hulumtojë zgjidhje inovative për dizajn të qëndrueshëm dhe të gjelbër të modës duke krijuar koleksione mode që janë miqësore për mjedisin.

Green-Tex do të prezantojë teknologji inovative të prodhimit si ngjyrosje pa ujë, rritje të përdorimit të materialeve të ricikluara, mbështetje për markat dhe prodhuesit e qëndrueshëm që përdorin metoda miqësore për mjedisin dhe zgjerim të riciklimit të tekstilit duke vendosur pika grumbullimi lehtësisht të qasshme në vende të dukshme, si qendra tregtare dhe shkolla. Stimujt për qytetarët, si zbritjet në dyqane ose programet e shkëmbimit të veshjeve, promovojnë modën vintage, shkëmbimet e veshjeve, dyqanet  të dorës së dytë dhe programe të riciklimit në dyqane.

Green-Tex ka buxhet prej 1.79 milionë €, 80% e të cilit sigurohet nga Programi Interreg. Aktualisht, Sllovakia, Sllovenia, Kroacia, Hungaria dhe Bullgaria i kanë krijuar praktikat më të mira që mund të transferohen në vendet kandidate.

Interreg është instrument kyç i Bashkimit Evropian (BE) për forcimin e bashkëpunimit midis Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së. Për periudhën 2021–2027, programi fokusohet në adresimin e sfidave siç është ndryshimet klimatike, transformimi digjital dhe përfshirja sociale. Me buxhet prej 10 miliardë eurosh, një pjesë e fondeve ndahet për rajonet më të largëta të BE-së dhe vendet fqinje, si dhe zona specifike gjeografike me rëndësi strategjike për Evropën, si Gjiri i Guinesë, Oqeani Indian dhe Kanali i Mozambikut. Programi synon të përmirësojë politikën e kohezionit të BE-së, duke adresuar sfida specifike në të gjithë Evropën dhe më gjerë. Prioritetet deri në vitin 2027 përfshijnë rritjen e zgjuar, tranzicionin e gjelbër, përfshirjen sociale, zhvillimin territorial dhe infrastrukturën efikase dhe të qëndrueshme.

Aftësitë e gjelbra, e ardhmja e pastër: Si EU4Green transformon Ballkanin Perëndimor

Nisma EU4Green është më shumë se thjesht një projekt – është një lëvizje që transformon Ballkanin Perëndimor në qendër qëndrueshmërie dhe inovacioni. Nga trajtimi i ndotjes deri te nxitja e aftësive dhe edukimit të gjelbër, EU4Green hap rrugën për një të ardhme më të pastër dhe më të shëndetshme duke krijuar vende pune të gjelbra dhe duke forcuar lidhjet me BE-në. Ja se si kjo nismë e re bën ndryshim të prekshëm në të gjithë rajonin.  Nisma EU4Green bën hapa të rëndësishëm në promovimin e qëndrueshmërisë mjedisore në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Një shembull i tillë është “GreenCast-i i Ballkanit Perëndimor”, një seri podkastesh që hulumton çështje të rëndësishme mjedisore dhe strategjitë e tranzicionit të gjelbër në rajon dhe në BE. Kjo seri ka intervista me ekspertë, studime të rasteve të jetës reale dhe diskutime të thella që synojnë të frymëzojnë dhe edukojnë dëgjuesit mbi praktikat dhe zgjidhjet e qëndrueshme për një planet më të shëndetshëm.  Episodi i parë, “Uji: Nevoja e përditshme”, fokusohet në ruajtjen e ujit, një çështje kritike për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në. Në të, profesoresha Dragana Tomasheviq Pilipoviq nga Universiteti i Novi Sadit dhe Harald Loishandl Weisz, ekspert i ç’ndotjes së ujit nga Agjencia e Mjedisit të Austrisë. Ata diskutojnë sfidat me ndotjen e ujit, pse është e rëndësishme të mbrohen burimet ujore dhe strategjitë për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme ujore. Nxjerrin në pah keqkuptimet e zakonshme, duke shpjeguar se çështjet e ujit kanë të bëjnë me cilësinë po aq sa me sasinë. Gjithashtu diskutojnë mbi nevojën për sisteme më të mira monitorimi, problemet me objektet e vjetëruara të trajtimit të ujërave të zeza dhe ndotjen e shkaktuar nga industria dhe bujqësia. Episodi nënvizon nevojën urgjente për bashkëpunim gjithëpërfshirës rajonal dhe zbatimin efektiv të rregulloreve mjedisore.  Kjo seri e podkasteve ilustron angazhimin e EU4Green për transparencë dhe angazhim publik, duke theksuar sukseset e prekshme mjedisore dhe duke nxitur optimizmin mes qytetarëve, ndërkohë që promovon llogaridhënien në qeverisje. Duke shfaqur arritjet nëpërmjet nismave si fushata #WeDidIt, EU4Green feston përparimin e përpjekjeve rajonale dhe lokale në zbatimin e masave dhe reformave sipas direktivave të Agjendës së Gjelbër. Kjo qasje jo vetëm që demonstron ndikimin pozitiv të përpjekjeve bashkëpunuese në mjedis dhe shoqëri, por gjithashtu lehtëson ndarjen e njohurive midis palëve të interesuara, duke frymëzuar ekonomitë e tjera për të përsëritur strategjitë e suksesshme.  Nëpërmjet nismave të tilla, EU4Green vazhdon të mbështesë Ballkanin Perëndimor në rrugëtimin e tij drejt një të ardhmeje më të gjelbër dhe më të qëndrueshme, duke u përafruar me qëllimet më të gjera të Agjendës së Gjelbër të Bashkimit Evropian.  Për më shumë informacione, mund t’i shikoni episodet e para të GreenCast të Ballkanit Perëndimor këtu: EU4Green Transboundary Podcast    Rreth projektit:  Projekti EU4Green mbështet Ballkanin Perëndimor – Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën*, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë – në zbatimin e “Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor”, në gjelbërimin e ekonomive të tyre në konsultim me të gjithë partnerët përkatës dhe në rritjen e monitorimit dhe raportimit.  EU4Green do të kontribuojë në rajon për: 
  • kalim në ekonomi rrethore; 
  • monitorimin dhe reduktimin e ndotësve në ajër, ujë dhe tokë; 
  • rritjen e qëndrueshmërisë dhe elasticitetit të bujqësisë ndaj klimës; 
  • ruajtjes së biodiversitetit; 
  • ofrimit të mbështetjes ad hoc të politikave të nivelit të lartë; 
  • forcimit të monitorimit dhe raportimit për Agjendën e Gjelbër; 
  • përmirësimin e të kuptuarit të Agjendës së Gjelbër nëpërmjet aktiviteteve të komunikimit; 
  • forcimin e edukimit të gjelbër; 
  • përfshirjen e shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë; 
  • nxitjen e financimit të tranzicionit të gjelbër. 

TË PUNOSH ME NATYRËN, JO KUNDËR SAJ

Menaxhimi i qëndrueshëm i pyjeve për ruajtjen e jetës dhe mjedisit. Rrahim Zeqiri, tani kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Qymyrit në Llabjan, Novobërdë/Novo Brdo, ka mbi 35 vjet që punon me pyjet e drurit. I rritur në zonë malore, lidhja e tij me malet është edhe shpirtërore edhe ekonomike. Sikurse edhe mbi 20 familje të tjera në fshatin e tij, ai dhe familja e tij kanë gjetur mënyra për kthyer mjedisin e tyre në burim të ardhurash. Pavarësisht mungesës së arsimimit  formal, ai çdoherë ka ëndërruar të punojë në pylltari, siç thotë ai “Unë e kam dashur çdoherë pyllin dhe kam ëndërruar të punojë profesionalisht në pylltari, megjithatë për shkak të mungesës së arsimimit adekuat, ëndrra ime nuk u realizua”. Në vitin 2015, me iniciativë të tij, Z. Zeqiri filloi, siç thotë ai, “të pastrojë pyjet”, e cila është metodë e mbledhjes së degëve të holluara dhe drurëve të vdekur dhe përdorimit të tyre për prodhimin e qymyrit që përdoret kryesisht për ngrohje në ekonomitë vendore.  Mirëpo, gjatë gjithë kësaj kohe, me misionin për të përdorur pyllin duke mos e dëmtuar atë, ai kishte një dëshirë, të ketë një profesionist që vlerëson nëse ai dëmtonte pyllin ose jo. Kjo e solli në kontakt me autoritet lokale dhe më në thelb me ekipin e projektit të financuar nga BE “Mbështetje për forcimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe me qëllime të shumëfishta të pyjeve për të përmirësuar jetesën rurale dhe për adresimin e ndryshimeve klimatike në Kosovë”, përmes së cilit synonte të bashkon të gjitha familjet që punonin në prodhimin e qymyrit dhe të bashkëpunojnë me autoritetet lokale jo vetëm për të pastruar pyjet private, por po ashtu edhe pyjet publike.  Nismat e këtilla të komuniteti, në vende ku, “shumica e familjeve mbështeten në ndihmë sociale dhe shqetësohen se një rregullim formal si ky do t’i pengonte ata të punojnë”, çdoherë paraqesin sfidë. Mirëpo, Rrahimi është i bindur se, të punosh së bashku për pyje më të pastra dhe më të shëndetshme, duke i përdorur sa më mirë ato”, është e dobishme për çdokënd dhe ai është i përkushtuar për të shtuar numrin e banorëve lokal rreth nismës së tij.  Ngjashëm me Rrahimin në Novobërdë/Novo Brdo, Kumrije Kadriu në fshatin e Vrellës të Komunës së Istogut po përpiqet të mbledhë gratë që veç më përdorin të mirat e pyjeve për të siguruar jetesën e tyre, në një nismë më të organizuar dhe më të qëndrueshme. Kumrija është kryetarja e Shoqatës Melissa, e cila fillimisht u themelua si Shoqatë e Bletarëve, por siç thotë ajo, ato “kuptuan shpejtë potencialin në mbledhjen e bimëve siç janë barishtet dhe manaferrat nga mali”. Të ardhurat nga shitja e këtyre produkteve ndihmojnë shumicën e grave të plotësojnë të ardhurat e tyre shtëpiake, posaçërisht në rajon ku mundësitë e punësimit për gra janë të pakta.  Duke jetuar në rajon të rrethuar nga malet, për Kumrijen dhe shoqet e saj ka qenë pothuaj gjë e natyrshme që të mbledhin barishte dhe manaferra të papërpunuara në male, për përdorim shtëpiak. Duke parë potencialin e këtij aktiviteti, ata filluan të kërkojnë mundësi për t’a kthyer këtë në biznes fitimprurës, nga i cili do të kishin përfitim gratë e këtij rajoni. Mirëpo, deri më tani, kanë pasur mundësi vetëm të mbledhin dhe të thajnë barishtet dhe manaferrat, dhe kjo e bën të vështirë nxjerrjen e këtyre produkteve në tregun aktual. Për Kumrijen dhe shoqet e saj, makina që u mundëson atyre të paketojnë barishtet e tyre, i jep vlerë të rëndësishme produkteve të tyre dhe kjo ka ndryshuar gjithçka. 

“Më herët kishim mundësi vetëm t’i shesim barishtet e papërpunuara, por tani mund t’i thajmë dhe t’i paketojmë, gjë që e rrit vlerën e tyre tregtare”, thotë ajo. Tani ato jo vetëm që kanë mundësi të bëjnë atë që kanë bërë gjatë gjithë jetës së tyre, por gjithashtu do të kenë mundësi të nxjerrin fitim prej saj. 

  Kumrije Kadriu Kumrija sqaron se, qëllimi i tyre është të krijojnë rrjet të qëndrueshëm të grave mbledhëse, i cili do të jetë po ashtu zinxhiri i tyre i furnizimit dhe do të blejnë barishtet dhe manaferrat e mbledhura nga gratë që veç më janë duke i mbledhur ato, me çmim konkurrues për të kontribuar në konkurrencën e tregut, që është diçka prej të cilës më së shumti do të përfitojnë gratë e komunitetit.  Përpjekjet edhe të Rrahimit edhe të Kumrijes janë pjesë e një nisme më të gjerë që synon përmirësimin e jetës rurale duke siguruar qëndrueshmërinë e pyjeve të Kosovës. Projekti i mbështetur nga BE-a ka funksionuar në shumë rajone, duke u fokusuar në praktika të menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve, reduktimin e prerjeve të paligjshme dhe promovimin e përdorimit të produkteve pyjore jo-drunore si barishtet që i mbledhin Kumrija dhe shoqet e saja.  Storjet si të Kumrijes dhe Rrahimit janë vetëm disa në mesin e shumë storjeve të suksesit të individëve, familjeve dhe komuniteteve që kanë përfituar drejtpërdrejt nga fondet e BE-së dhe projektit të zbatuar nga FAO (Organizata e Ushqimit dhe Agrikulturës) “Mbështetje për forcimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe me qëllime të shumëfishta të pyjeve për të përmirësuar jetesën rurale dhe për adresimin e ndryshimeve klimatike në Kosovë”.  Në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira, dhe duke theksuar integrimin e balancuar të funksioneve mjedisore, sociale dhe ekonomike brenda ekosistemit të pyllit, katër plane të menaxhimit të pyjeve kanë përfunduar duke përdorur metodologji të re që e zhvendos fokusin nga menaxhimi tradicional i vlerës së drurit në një qasje të bazuar në ekosistem.     Pikërisht qasja e tyre gjithëpërfshirëse ajo i bën këto plane veçanërisht të rëndësishme, jo vetëm për komunitetin dhe atë që përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejt, por po ashtu edhe për politikëbërësit. Këto plane ofrojnë njohuri të shtresuara dhe të gjera mbi menaxhimin e pyjeve, që marrin në konsideratë shërbimet më të gjëra të ekosistemit të ofruara nga pyjet, përfshirë ruajtjen e biodiversitetit, sekuestrimin e karbonit dhe përfitimet e komunitetit, duke përfshirë produktet pyjore jo-drunore. E parashikuar të zbatohet nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës në një të ardhme të afërt, kjo metodologji e re e përgatitjes së planeve të menaxhimit, do të shënojë përmirësim të rëndësishëm në praktikat e menaxhimit të pyjeve në shtet, dhe duke rritur qëndrueshmërinë e pyjeve do të kontribuojë në përpjekjet për zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe promovimin e mirëqenies së komuniteteve lokale.

Unë e kam dashur çdoherë pyllin dhe kam ëndërruar të punojë profesionalisht në pylltari, megjithatë për shkak të mungesës së arsimimit adekuat, ëndrra ime nuk u realizua. 

              Si pjesë e aktiviteteve të programit, me sukses janë pyllëzuar gjithsej 128 hektarë të pyllit. Programi po ashtu theksoi përfshirjen e komunitetit lokal në këto aktivitete, posaçërisht brenda njësive të pilot menaxhimit. Ky angazhim u siguroi anëtarëve të komunitetit përvojë praktike në teknikat e mbjelljes dhe ata gjithashtu përfituan financiarisht nga pjesëmarrja e tyre. Edhe pse vazhdojnë të mbeten sfidat me menaxhimin e mirë të pyjeve në Kosovë, ku prerjet ilegale mbeten si një nga çështjet urgjente, falë qasjes gjithëpërfshirëse të programit dhe ndërhyrjes në shumë nivele – nga puna drejtpërdrejte me individët që jetojnë në zonat e malit jo vetëm për t’i edukuar ata si të përdorin në mënyrën e duhur të mirat e ofruara nga malet, por po ashtu për t’i kthyer ato në aktivitete fitimprurëse, duke ndryshuar njëkohësisht kulturën dhe mendësinë për rëndësinë e pyjeve të shëndetshme dhe të pastra; për të punuar drejtpërdrejt me zinxhirin e institucioneve dhe individëve të ngarkuar në nivelin e politikëbërjes – programi është i përkushtuar të sigurojnë një mjedis më të gjelbër dhe më të shëndetshëm për njerëzit e Kosovës. 

Të mbrojmë lumin Vardar me mbështetjen e BE-së

Sistemi i ujësjellësit në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë se veriut po merr një shtysë, duke treguar se zhvillimi shkon paralelisht me integrimin në BE.

Qytetet duhet të përshtaten vazhdimisht, për të trajtuar popullsinë urbane në rritje të shpejtë, për të trajtuar sfidat e ndryshimeve klimatike dhe për të menaxhuar burimet e kufizuara. Shkupi, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, po punon në mënyrë aktive drejt transformimit të vetvetes në një metropol të qëndrueshëm, modern evropian me një vëmendje të veçantë në mbrojtjen e mjedisit. Ky angazhim ilustrohet nga një nismë e rëndësishme për të mbrojtur mjedisin e qytetit nëpërmjet ndërtimit të një impianti për trajtimin e ujërave të zeza. Ky impiant do të zgjerojë shërbimet higjienike për më shumë se gjysmë milioni banorë, dhe në të njëjtën kohë do të frenojë ndotjen në lumin Vardar, lumi më i gjatë i Maqedonisë së Veriut.

Në Shkup, ujërat e këtij lumi të shquar, i cili përshkon kryeqytetin e vendit, deri më tani nuk i janë nënshtruar trajtimit të duhur. Në kuadër të rrjetit të kanalizimit të menaxhuar nga PE Ujësjellës dhe Kanalizim, ujërat e zeza shkarkohen në disa pika përgjatë bregut të majtë dhe të djathtë të lumit Vardar. Megjithëse ekziston një nivel kontrolli dhe trajtimi fillestar për këto shkarkime, ato në fund e gjejnë rrugën e tyre direkt në lumin Vardar.

“Për shumë vite kemi punuar me përkushtim për krijimin e kushteve të nevojshme për realizimin e këtij projekti infrastrukturor jetik dhe shumë domethënës.”

Znj. Kaja Shukova, Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë së Veriut, thekson rëndësinë kritike të ndërtimit të një impianti për pastrimin e qytetit të Shkupit. Ajo thekson se kjo ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga çështjet më urgjente jo vetëm për Ministrinë dhe Qeverinë, por mbi të gjitha për qytetarët dhe shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Ministrja Shukova thekson se “Kemi shumë vite që punojmë me përkushtim për krijimin e kushteve të nevojshme për realizimin e këtij projekti infrastrukturor jetik dhe shumë domethënës”.

Gjatë fazës përgatitore, projekti ka marrë grante të vlefshme për asistencë teknike nga disa institucione me famë, duke përfshirë Bankën Evropiane të Investimeve, Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Kornizën e Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe qeverinë franceze. Kjo mbështetje pasqyron përkushtimin e palëkundur të Team Europe ndaj Maqedonisë së Veriut. Objektivi kryesor i kësaj ndihme është të adresojë kufizimet e kapaciteteve brenda partnerëve vendorë, duke rritur aftësitë e tyre në planifikimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e projekteve investuese.

Impianti i trajtimit të ujit në Shkup është projektuar për t’i shërbyer 650,000 banorëve ekuivalent. Faza e ndërtimit parashikohet të zgjasë tre vjet, e ndjekur nga një periudhë prove dyvjeçare kushtuar testimit të funksionalitetit të impiantit të trajtimit dhe trajnimit të personelit përgjegjës për funksionimin e tij. Objekti do të shtrihet në një sipërfaqe prej 13 hektarësh, i vendosur në komunën e Gazi Babës, në bregun e majtë të lumit Vardar në zonën e Trubarevës. Projekti është një përpjekje bashkëpunuese që përfshin NP Ujësjellës dhe Kanalizim – Shkup, Qytetin e Shkupit, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrinë e Financave. Pas përfundimit të ndërtimit, Impianti për trajtimin e ujërave të zeza – Shkup do të bëhet pronë e NP Ujësjellës dhe Kanalizim – Shkup.

Projekti do të zhvillohet në dy faza të veçanta. Faza fillestare përfshin para-trajtimin dhe trajtimin biologjik të ujërave të zeza së paku deri në vitin 2035, ndërsa faza pasuese do të fokusohet në largimin e azotit dhe fosforit nga ujërat e zeza që derdhen në lumin Vardar, që do të përfundojë jo më vonë se 2045. Pas funksionimit të plotë të impiantit të trajtimit, afërsisht 74.7% e kapacitetit të kërkuar të vendit për trajtimin e ujërave të zeza do të përmbushet deri në vitin 2027.

“Mund të pohoj me besim se pa akses në këta mekanizma financiarë evropianë, arritja në këtë fazë përfundimtare – ndërtimi i stacionit – do të kishte qenë jashtëzakonisht sfiduese. Ne e vlerësojmë thellësisht mbështetjen e BE-së në këtë drejtim, si dhe në proceset e tjera përmes të cilave ne përpiqemi të arrijmë standardet evropiane”.

Rreth projektit

Njësoj si banka e BE-së për klimën, Banka Evropiane e Investimeve financon 3 miliardë euro në infrastrukturën ujore çdo vit, me fokus në sigurinë e ujit dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike. Rreth 30% e projekteve të bankës për ujin janë jashtë Bashkimit Evropian, shpesh herë në disa nga prej vendeve më të varfra dhe të goditur nga thatësira Në vitin 2022, ne kemi investuar rreth 2.17 miliardë euro në këtë sektor, i cili përmirësoi kanalizimet për 10.8 milion njerëz dhe mundësoi akses më të mirë në ujë të pijshëm të sigurt për 25.4 milion njerëz.

Për të forcuar këtë përpjekje, Bashkimi Evropian ka dhënë një grant të konsiderueshëm prej 70 milionë eurosh nëpërmjet Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor. Ky alokim është kontributi më domethënës i dhënë ndonjëherë nga institucioni financiar ndërkombëtar në sektorin e ujësjellësit në vend. Mbështetja financiare e BE-së është e gatshme të përshpejtojë në mënyrë dramatike përgatitjet dhe ekzekutimin e projektit, duke rezultuar përfundimisht në pastrimin e 90% të ujërave të zeza në Qytetin e Shkupit dhe 74.7% të ujërave të zeza të vendit. Ky projekt përputhet pa probleme me Planin Ekonomik dhe Investues të BE-së, strategjinë Global Gateway dhe Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Për më tepër, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka lehtësuar financimin e ndërtimit të impiantit të trajtimeve përmes një kredie të marrë nga dy banka të BE-së, Banka Evropiane për Investime (BEI) 68 milionë euro dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) 58 milionë euro. Ministrja Shukova thekson rolin kryesor që ka luajtur BE-ja në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm të infrastrukturës kapitale. Ajo vëren, “Unë mund të pohoj me besim se pa akses në këta mekanizma financiarë evropianë, arritja në këtë fazë përfundimtare – ndërtimi për stacionin – do të kishte qenë jashtëzakonisht sfiduese. Ne e vlerësojmë thellësisht mbështetjen e BE-së në këtë drejtim, si dhe në proceset e tjera përmes të cilave ne përpiqemi të arrijmë standardet evropiane”. Impianti i trajtimit është i vendosur të përdorë teknologjinë më të avancuar, pajisjet më të fundit dhe praktika efikase të energjisë. Energjia termike e gjeneruar nga stacioni do të shfrytëzohet për djegien e llumit në përshpejtues. Projekti gjithashtu përfshin aspekte shtesë si, asistenca teknike dhe trajnimi i stafit për të siguruar qëndrueshmërinë e instalimit.

BE-ja organizon pastrimin e plazheve të Liqenit të Prespës

Në liqenin e Prespës, në orën 12.00 të ditës së diele, 17 shtator 2023, zëvendës shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian Ben Nupnau dhe kryetari i Komunës së Resnjës Jovan Tozievski, kanë nisur #EUBeachCleanup të parë të organizuar në Maqedoninë e Veriut. Aksioni i pastrimit është një iniciativë globale e përvitshme dhe këtë vit do të organizohet në plazhin e Slivnicës përmes rrjetit të Ambasadorëve të Rinj Evropianë “We Ballkans” i financuar nga BE-ja.

 

Nisma e BE-së për pastrimin e plazheve zhvillohet në të gjithë botën çdoherë në javën e tretë të shtatorit. #EUBeachCleanup është një fushatë e organizuar nga Komisioni Evropian me EEAS-in dhe Kombet e Bashkuara. Ajo zhvillohet në të gjitha llojet e brigjeve me qëllimin përfundimtar të ndërgjegjësimit për sfidat e mbetjeve detare dhe mbetjeve plastike.

 

Vlerësohet se deri në 37 milionë ton mbetje plastike do të arrijnë në oqean çdo vit deri në vitin 2040. Në ditët e sotme ndotja nga plastika është një problem masiv por mund të bëhet ndryshim i madh edhe nga veprimet e vogla. Çdo shishe, çdo pipëz, çdo pjesë mbeturine që pastrohet mund të kontribuojë për një planet më të pastër dhe më të shëndetshëm.

 

Bregu i liqenit të Prespës këtë vit u pastrua nga 20 Ambasadorë të Rinj Evropianë nga Ballkani Perëndimor të cilët u bashkëngjitën bashkëmoshatarëve të tyre maqedonas për të pastruar plazhin e Slivnicës. Ky është viti i 3-të që Ambasadorët e Rinj Evropianë nga rajoni marrin pjesë në veprimtarinë e organizuar përmes projektit “We Ballkans” të financuar nga BE-ja. Ky aktivitet në komunitet, i mbështetur nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, Shtëpia e Evropës si dhe nga Komuna e Resnjës do të inkurajojë njerëzit të pastrojnë plazhet e liqenit të Prespës nga mbeturinat që dëmtojnë ato.

NVM-të e suksesshme të Kosovës shfrytëzojnë fuqinë e diellit për energji

Mbështetja e BE-së ndihmon NVM-të e Kosovës të shfrytëzojnë energjinë diellore dhe të ecin drejt integrimit në BE.

Dielli është burimi kryesor i energjisë që gjendet në planetin Tokë dhe Kosova vlerësohet të ketë 240 ditë me diell në vit. Duke shfrytëzuar këtë potencial të bollshëm dhe duke kaluar në burime të pastra të energjisë, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në Kosovë kanë filluar investimet në energjinë e rinovueshme, të mbështetura nga Bashkimi Evropian (BE), duke korrur përfitimet përkatëse. Për më tepër, këto investime në energjinë e rinovueshme jo vetëm që po ndihmojnë bizneset, por edhe po i hapin rrugën Kosovës drejt anëtarësimit në BE, e cila ofron mundësi të shumta, veçanërisht për NVM-të. Megjithatë, rruga drejt miratimit të acquis communautaire përfshin ndryshime thelbësore rregullatore, duke imponuar një barrë të konsiderueshme financiare për ndërmarrjet që përpiqen të përmbushin këto standarde të reja.

“Ne kemi instaluar panele diellore me kapacitet 112kwp, të cilat kanë ulur ndjeshëm shpenzimet tona të energjisë. Më parë na është dashur të paguajmë një faturë të energjisë elektrike prej përafërsisht 1200 euro në muaj. Tani, shpenzimet tona mujore janë afërsisht 200 euro. Kjo përkthehet në një reduktim të përafërt prej 80% të kostove tona të energjisë.”

Falë përkushtimit të palëkundur dhe punës së palodhur, Forma SHPK, një ndërmarrje e mesme e themeluar në vitin 2013 në fshatin Bresalc të komunës së Gjilanit/Gnjilane, ka bërë përparime të konsiderueshme në sektorin e saj. Besim Rexhi, menaxher në Forma Sh.pk, thekson objektivin e tyre parësor për zgjerimin në tregjet vendore dhe ndërkombëtare, duke tërhequr klientë të rinj. Ai thekson faktorët kritikë që kontribuojnë në suksesin e tyre, duke përfshirë një fuqi punëtore të përkushtuar dhe një angazhim për inovacion të vazhdueshëm në produkte dhe shërbime.

Kompania aktualisht punëson 70 persona, një rritje e konsiderueshme nga stafi fillestar prej 10-15 punonjësish. Prodhimi i tyre kryesor përfshin prodhimin e komponentëve plastikë që përdoren kryesisht në shërbimet e transportit, veçanërisht për shërbimet e trenave dhe tramvajit, me Gjermaninë që është destinacioni i tyre kryesor i eksportit.

Në përpjekje për të reduktuar shpenzimet e energjisë dhe për të kontribuar në ruajtjen e mjedisit, Forma SHPK investoi në panele diellore përmes një kredie të lehtësuar nga EBRD’s Kosovo SME Competitiveness Support Programme. Si pjesë e kësaj nisme, Forma SHPK mori gjithashtu udhëzime të vlefshme teknike falas nga një ekip ndërkombëtar konsulentësh dhe një grant për kthimin e parave të financuara nga BE-ja. Besim Rexhi, menaxheri i kompanisë, vlerëson rezultatet e jashtëzakonshme të këtij investimi. “Ne kemi instaluar panele diellore me kapacitet 112kwp, të cilat kanë ulur ndjeshëm shpenzimet tona të energjisë. Më parë na është dashur të paguajmë një faturë të energjisë elektrike prej përafërsisht 1200 euro në muaj. Tani, shpenzimet tona mujore janë afërsisht 200 euro. Kjo përkthehet në një reduktim të përafërt 80% të kostove tona të energjisë.” shprehet me krenari Rexhi.

“Pendimi im i vetëm është që më përpara nuk kam qenë i vetëdijshëm për avantazhet e jashtëzakonshme të energjisë së rinovueshme. Nëse do të ishte e mundur do të instaloja edhe 100 panele shtesë edhe pse panelet e tanishme diellore plotësojnë në mënyrë adekuate kërkesat e mia për energji. Përfshirja e praktikave miqësore me mjedisin jo vetëm që redukton shpenzimet tuaja të energjisë, por gjithashtu ofron një ndjenjë personale kënaqësie, duke e ditur që po kontribuon pozitivisht në planetin tonë.”

Rreth projektit

EBRD’s Kosovo SME Competitiveness Support Programme në Kosovë është zhvilluar posaçërisht për të ndihmuar NVM-të në pronësi private për të përmbushur rregulloret e reja dhe për të kuptuar kërkesat e përmirësimit në fushën e mbrojtjes së mjedisit, shëndetit dhe sigurisë në punë dhe cilësisë dhe sigurisë së produkteve. Linja e kredisë e ofruar nga BERZH-i nëpërmjet bankave partnere vendase, së bashku me një grant prej 15% dhe asistencë teknike falas të financuar nga Bashkimi Evropian, ndihmon NVM-të të identifikojnë kërkesat e tyre për investime për përmirësimin drejt përputhshmërisë me Direktivat prioritare të BE-së. Këshilla teknike falas, e ofruar nga një ekip ndërkombëtar ekspertësh, i ndihmon NVM-të në Kosovë të gjejnë zgjidhjen më të mirë për t’iu përmbajtur direktivave të BE-së, të jenë konkurruese në tregtinë e tyre me partnerët e BE-së dhe të rrisin përfitimin e tyre në vend përmes ofertave të produkteve dhe shërbimeve me cilësi më të lartë.

Udhërrëfyesi i ardhshëm i kompanisë përfshin një angazhim për të zgjeruar eksportet duke hyrë në tregje të tjera jashtë shtetit, duke nxitur marrëdhënie të forta me klientët, furnizuesit dhe partnerët e ndryshëm dhe duke përmirësuar më tej fuqinë e tyre punëtore. Gjithashtu, Besimi bën thirrje që bizneset e tjera në Kosovë të përfshijnë burimet e pastra të energjisë. “Pendimi im i vetëm është që më përpara nuk kam qenë i vetëdijshëm për avantazhet e jashtëzakonshme të energjisë së rinovueshme. Nëse do të ishte e mundur do të instaloja edhe 100 panele shtesë edhe pse panelet e tanishme diellore plotësojnë në mënyrë adekuate kërkesat e mia për energji. Përfshirja e praktikave miqësore me mjedisin jo vetëm që redukton shpenzimet tuaja të energjisë, por gjithashtu ofron një ndjenjë personale kënaqësie, duke e ditur që po kontribuon pozitivisht në planetin tonë,” përfundon prerazi Rexhi.

Përmirësimi i Eficiencës së Energjisë në Godinat Publike: Transformimi i Infrastrukturës së Sarajevës

Një projekt i financuar nga BE-ja po punon për rigjallërimin e godinave publike të Sarajevës për një të ardhme më të ndritshme dhe më të gjelbër.

Bosnje dhe Hercegovina është një vend që karakterizohet nga mungesa e konsiderueshme e eficiencës energjetike në sektorët e ndërtimit, industrisë dhe shërbimeve. Godinat publike në Bosnje dhe Hercegovina (BiH) kanë një konsum mesatar energjie tre herë më të lartë se mesatarja e BE-së, duke i bërë ato plotësisht me mungesë të eficiencës. Më shumë se 70% e godinave publike në BiH u ndërtuan mbi 30 vite më parë, pa marrë parasysh eficiencën e energjisë (EE). Për më tepër, mbi 80% e godinave të sektorit publik aktualisht mbështeten te lëndët djegëse fosile ose sisteme të ngrohjes qendrore, kryesisht me bazë qymyri.

Sarajeva, qyteti më i madh në vend me një popullsi mesatare prej 360,000, ndodhet në Kantonin e Sarajevës. Ky rreth administrativ rajonal përfshin qytetin e Sarajevës dhe zonat përreth tij, me një popullsi totale prej rreth 450,000. Kantoni i Sarajevës mbështetet shumë në importet e energjisë elektrike, duke përdorur 61.6% të energjisë elektrike të konsumuar në vitin 2021, ndërsa 38.3% u mor nga burimet vendase. Megjithatë, kjo zonë po bën progres, e mbështetur edhe nga Bashkimi Evropian përmes projektit “Energy Efficiency in Public Buildings in Sarajevo Canton”.

“BE-ja ka kënaqësinë të mbështesë përpjekjet e qeverisë së Kantonit të Sarajevës në trajtimin e ndotjes së ajrit përmes projekteve të shumta. Për këtë iniciativë specifike, e cila do të çojë në ngrohje më të pastër, izolim të përmirësuar dhe kushte të përgjithshme më të mira në shkolla, kopshte, konviktet e studentëve dhe klinikat ambulatore në Kantonin e Sarajevës, BE-ja ofron një grant prej 2 milionë euro. Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një përpjekjeje kolektive për të përmirësuar mjedisin dhe cilësinë e ajrit në Kantonin e Sarajevës.“

Falë një pakete financimi prej 10 milionë euro nga Bashkimi Evropian (BE) dhe European Bank for Reconstruction and Development (BERZH) po zhvillohet një nxitje e rëndësishme për eficiencën energjetike të godinave publike në Sarajevë. BE-ja ka dhënë 2 milionë euro, ndërsa BERZH-i ka kontribuar me një hua prej 8 milionësh euro për rinovimin e 40 ndërtesave në kryeqytetin e Bosnje-Hercegovinës. Këto punime janë nismat prioritare të  Green City Action Plan për Kantonin e Sarajevës.

Investimet u fokusuan kryesisht në 29 shkolla, struktura përkatëse, gjashtë kopshte, tre konvikte studentore dhe dy klinika ambulatore. Zbatimi i masave të kursimit të energjisë pritet të rezultojë në kursime të vlerësuara të energjisë afërsisht rreth 13.7 GWh dhe një reduktim vjetor prej 4,774 ton emetime CO2. Masat e eficiencës së energjisë përfshijnë prezantimin e sistemeve më të pastra dhe më efikase të ngrohjes, izolim të përmirësuar, ndriçim më të mirë dhe përmirësime të përgjithshme.

Një nga përfituesit e kësaj mbështetjeje është Kopshti Labudovi në Sarajevë, ku së fundmi kanë mbaruar punimet për eficiencën e energjisë. Këto punime përfshinin termoizolimin e fasadës, zëvendësimin e pjesshëm të hapjeve të amortizuara, instalimin e valvulave termostatike në radiatorët ekzistues, instalimin e kalorimetrave dhe kontrollin automatik të ngrohjes me pompë qarkulluese, zëvendësimin e ndriçimit joefikas me llamba të reja LED, si dhe përgatitjen dhe përcjelljen e masave për rinovimin e ndërtesave.

Gilles Rebattet, Shef i Operacioneve, Seksioni për Zhvillim Ekonomik, Burime Natyrore dhe Infrastrukturë në Delegacionin e BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë, mori pjesë në ceremoninë e përfundimit të punimeve në Kopshtin Labudovi. Ai theksoi ndikimin e dëmshëm të ndotjes së ajrit, i cili ka pasoja të konsiderueshme ekonomike, redukton jetëgjatësinë dhe rrit kostot e trajtimit mjekësor. “BE-ja ka kënaqësinë të mbështesë përpjekjet e qeverisë së Kantonit të Sarajevës në trajtimin e ndotjes së ajrit përmes projekteve të shumta. Për këtë iniciativë specifike, e cila do të çojë në ngrohje më të pastër, izolim të përmirësuar dhe kushte të përgjithshme më të mira në shkolla, kopshte, konviktet e studentëve dhe klinikat ambulatore në Kantonin e Sarajevës, BE-ja ofron një grant prej 2 milionë euro. Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një përpjekjeje kolektive për të përmirësuar mjedisin dhe cilësinë e ajrit në kantonin e Sarajevës,” vuri në dukje Rebattet.

“Kopshti ynë ka bërë një ndryshim vërtet të mrekullueshëm që na dallon. Kemi izoluar godinën dhe kemi ndërruar të gjitha valvulat e sigurisë për ngrohje dhe besoj se si brezat e tanishëm ashtu edhe ato të ardhshëm do të shijojnë bukurinë e kopshtit tonë.”

Rreth projektit

Projekti ” Energy Efficiency in Public Buildings in Sarajevo Canton ” po zbatohet si pjesë e Regional Energy Efficiency Programme (REEP/REEP Plus) për Ballkanin Perëndimor. Ky program është identifikuar si një nga projektet kryesore në kuadër të “Renovation Wave” në skemën e investimeve “Clean Energy” të European Commission’s Economic and Investment Plan për Ballkanin Perëndimor. Këto projekte japin një kontribut të rëndësishëm në uljen e emetimeve të gazrave serrë dhe përmirësimin e standardeve të jetesës dhe shëndetit të qytetarëve.  Aktivitetet e kryera nën REEP/REEP Plus përputhen me Rregulloren e BE-së dhe Green Agenda Targets për Ballkanin Perëndimor, duke ndjekur pesë shtyllat e European Green Deal. The Regional Energy Efficiency Programme u krijua nga Western Balkans Investment Framework në 2012. Organizata të ndryshme bashkëpunojnë për ta bërë atë një sukses, duke e përfshirë Energy Community, the European Bank for Reconstruction dhe Development, European Commission dhe KfW Development Bank. Ai përfshin më shumë se 600 milionë euro investime nga BERZH-i dhe KfW Banking Group, të cilat kombinohen me grante nga WBIF.

Kopshti Labudovi në Sarajevë është godina e parë që i nënshtrohet një rinovimi të plotë, duke ofruar kushte më të mira për të vegjlit, ulur kostot e ngrohjes dhe minimizuar emetimet e dëmshme në ajër.

“Kopshti ynë ka bërë një ndryshim vërtet të mrekullueshëm që na dallon. Ne kemi izoluar ndërtesën dhe kemi ndërruar të gjitha valvulat e sigurisë për ngrohje dhe besoj se si brezat e tanishëm  ashtu edhe ato të ardhshëm do të shijojnë bukurinë e kopshtit tonë”, thekson Špresa Zenon, mësuese parashkollori prej shumë vitesh në Labudovi. Ajo shton se izolimi i strukturës ka ofruar një ambient më të këndshëm dhe të gëzuar për fëmijët e kopshtit.

Zbulimi i ndikimeve mjedisore në industritë energjetike dhe nxjerrëse të shqipërisë

Një projekt i financuar nga BE-ja mbështet përmirësimin e përgjegjshmërisë mjedisore në sektorët e energjisë dhe nxjerrjes në Shqipëri.

Shqipëria është një vend i pasur me shumëllojshmëri burimesh natyrore, duke përfshirë burimet minerale, naftën dhe ujin, të cilat shfrytëzohen përkatësisht nga industria nxjerrëse dhe hidroenergjetike. Megjithatë, këto industri kanë pasur ndikime të rëndësishme në mjedis, të cilat kanë qenë objekt i shumë debateve dhe polemikave veçanërisht në dekadat e fundit.  Industrive nxjerrëse u mungon monitorimi dhe rehabilitimi i mjedisit. Mungesa e statistikave dhe/ose të dhënave jo të besueshme. Kjo vjen veçanërisht nga kapacitetet dhe infrastruktura e dobët monitoruese mjedisore në nivel vendor dhe qendror. Për më tepër,  zbatimi  i ligjit për rehabilitimin e ndotjes mjedisore është i dobët.

 

The Polluter-Pays Principle (PPP) vazhdon të mos funksionojë, gjë që i bën zonat rurale edhe më të cenueshme ndaj ndotjes me ndikime negative mjedisore, duke përfshirë shkatërrimin e pyjeve, erozionin e tokës, ndotjen e ujit dhe emetimin e substancave toksike në ajër, tokë dhe ujë. Barra i mbetet popullsisë vendase. Vitet e fundit, ka pasur shqetësime rreth ndikimeve mjedisore dhe shëndetësore të minierave të kromit në veçanti, e cila është lidhur me rritjen e përqindjes së të sëmurëve me  kancer dhe sëmundje të tjera në komunitetet vendase.

Nga ana tjetër, industria hidroenergjetike në Shqipëri ka pasur gjithashtu ndikim të rëndësishëm mjedisore veçanërisht në lumenjtë dhe ekosistemet ujore të vendit. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime hidrografike dhe qeveria ka ndjekur një program ambicioz të zhvillimit të hidrocentraleve vitet e fundit, duke përfshirë ndërtimin e digave dhe devijimin e lumenjve për prodhimin e energjisë. Megjithatë, këto projekte shpesh janë kritikuar për ndikimin e tyre në komunitetet vendase dhe mjedisin, duke përfshirë humbjen e habitateve të vlefshëm, ndërprerjen e migrimit të peshqve dhe zhvendosjen e njerëzve dhe komuniteteve. Për këto arsye, Organizata Joqeveritare ECO Partners for Sustainable Development (ECOP) ka ndërmarrë nismën për adresimin e këtyre problemeve.

“Përdorimi i tepruar i burimeve natyrore si nafta, mineralet dhe uji pa asnjë kontroll në Shqipëri, ka tërhequr vëmendjen e ECOP-it. Ne jemi duke punuar për më shumë se një dekadë në qeverisjen mjedisore dhe veçanërisht për aspektet e zbatimit, dhe kemi vënë re se legjislacioni shqiptar, i cili është në procesin e përafrimit me Acquis të BE-së, është pas në zbatimit të legjislacionit, në kapacitete administrative, institucionale dhe financiare për të adresuar mbrojtjen dhe degradimin e mjedisit, veçanërisht në zonat rurale. Kështu që, ne vendosëm të kontribuonim në këtë aspekt.”

Në 2018, Bashkimi Evropian financoi  Rural Watch –duke përmirësuar rolin e OSHC-ve në mbështetjen e transparencës dhe llogaridhënies së autoriteteve publike dhe bizneseve në zonat rurale “. Projekti u prezantua nga ECOP-i me qëllim adresimin e problemeve mjedisore në Shqipëri të shkaktuara nga industria energjetike dhe ajo nxjerrëse. Entela Pinguli, Drejtoreshë Ekzekutive e ECOP-it, shpjegon se nevoja e projektit ishte urgjente, duke u shprehur:- “Shfrytëzimi i tepruar i burimeve natyrore në Shqipëri ka marrë vëmendjen e organizatës sonë. Ne jemi duke punuar për më shumë se një dekadë në qeverisjen mjedisore dhe veçanërisht për aspektet e zbatimit, dhe kemi vënë re se legjislacioni shqiptar, i cili është në procesin e përafrimit me Acquis të BE-së, është pas në zbatimit të legjislacionit, në kapacitete administrative, institucionale dhe financiare për të adresuar mbrojtjen dhe degradimin e mjedisit, veçanërisht në zonat rurale.

Projekti zgjodhi pesë pika të Energy and Extractive Industry (EEI) (EEI) si rajone pilot ku operojnë biznese me praktika që nuk janë në përputhje me kërkesat ligjore kombëtare, duke përfshirë dy zona nxjerrjeje në Patos -Marinëz dhe Bulqizë, si dhe tre zona energjetike, hidrocentrali i Lumit Shushicë (në pellgun e lumit Vjosa), hidrocentrali i Qarrishtës në Parkun Kombëtar Shebenik dhe Jabllanicë dhe hidrocentrali i lumit Mat. Programi për ngritjen e kapaciteteve ofroi trajnim për organizatat e shoqërisë civile, dhe avokatë në këto pesë vende EEI. Gjithashtu projekti u zhvillua me aktivitete advokuese përmes grupeve monitoruese të përbëra nga gazetarë, juristë, ekspertë teknikë dhe përfaqësues të organizata të shoqërisë civile apo komuniteteve vendase. Përveç përfitimeve të drejtpërdrejta të aktiviteteve advokuese, synimi ishte që të prezantoheshin praktikat e mira tek komunitetet vendase në mënyrë që ata të mund të vazhdonin t’i zbatonin ato në afat të gjatë.

Projekti advokoi në emër të mjedisit ndaj autoriteteve vendore dhe qendrore si edhe ndërgjegjësimin e organizatave dhe komuniteteve të shoqërisë civile vendase për pasojat e ndotjes së mjedisit, të drejtat dhe detyrimet e tyre, duke e çuar këtë temë në një tjetër nivel, veçanërisht duke ofruar komponentin e ndihmës ligjore, i cili fuqizoi më tej komunitetet vendore të vepronin në këtë aspekt. Projekti ndihmoi në hartimin e kërkesave për akses në informacionin mjedisor dhe sfidimin e refuzimeve për të dhënë informacion para Komisionerit për të drejtën e informimit ose në gjykatë. Ndihmë juridike u dha gjithashtu për këshillin ligjor të organizatave të shoqërisë civile dhe komuniteteve vendore në procedurat mjedisore si Environmental Impact Assessment (EIA) dhe në debatet gjyqësore për çështjet që lidhen me respektimin e ligjit mjedisor.

“Vendimmarrja e centralizuar, veçanërisht për menaxhimin e burimeve natyrore strategjike si nafta, uji, pyjet, vija bregdetare etj., nuk ndihmon në përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe në zbatimin e politikave në nivel vendor.”

Rreth projektit

 Projekti Rural Watch Albania trajtoi disa nga çështjet më të ngutshme në zhvillimin rural të Shqipërisë, më konkretisht ato që i përkasin cilësisë së jetës dhe standardeve për një mjedis të pastër dhe të sigurt. Me presion në rritje dhe zhvillim ekonomik në zonat e synuara të projektit nëpërmjet Energy and Extractive Industry (EEI) – konkretisht në Bulqizë me industrinë e saj të kromit; Bulqiza me hidroenergjinë e saj në Lumin Mat; Përrenjasi/Librazhdi me hidro-energjinë e tij në lumin e Shkumbinit në Parkun Kombëtar; Fieri/Patosi me nxjerrjen e naftës në Patos-Marinëz; dhe Selenica me hidroenergjinë e saj në degën e Shushicës në lumin Vjosa – ka një nevojë edhe më të madhe për organizata të forta të shoqërisë civile (OSHC) në terren që mund t’i mbajnë autoritetet publike kompetente dhe bizneset përgjegjëse për standardet dhe rregulloret mjedisore, shëndetësore dhe të sigurisë.

Projekti përfshiu gjithashtu praktikat më të mira në zhvillimin rural nga Bullgaria, veçanërisht të lidhura me transparencën dhe përgjegjshmërinë e Energy and Extractive Industries (EEI) në lidhje me rritjen e ndërgjegjësimit të publikut, aksesin në informacion dhe drejtësi dhe angazhimin publik përmes kanaleve novative të medias.

Kjo u plotësua në bashkëpunim me organizatën bullgare Blue Link, e cila ofroi mbështetje për zbatimin e një fushate informacioni. Si pjesë e kësaj fushate, u prezantua portali Rural Watch, duke ofruar informacion në çështje të ndryshme të qëndrueshmërisë rurale të siguruar nga projekti, si edhe burime informacioni të dobishëm për vendndodhjet e synuara rurale. Entela thekson kontributin e projektit për ngritjen e çështjes së ndikimit mjedisor në një nivel më të lartë, duke thënë, “Vendimmarrja e centralizuar për menaxhimin e burimeve natyrore strategjike si nafta, uji, pyjet, vija bregdetare etj., nuk ndihmon në përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe në zbatimin e politikave në nivel vendor.”

Erëra ndryshimi për prodhimin e energjisë në Maqedoninë e Veriut

BE-ja mbështet revolucionin e gjelbër të vendit.

Bogdanci është një qytezë në Maqedoninë e Veriut, në afërsi të Greqisë. Kjo zonë njihet për erërat e forta që fryjnë gjatë gjithë vitit. Erërat e vazhdueshme në Bogdanci njihen si Vardarec, që fryjnë përgjatë luginës së lumit Vardar, me shpejtësi mesatare prej 7.2 m/s, çka i bën erëra goxha të forta për këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor. Kjo është arsyeja përse studimi i fizibilitetit, i financuar nga Kuadri i Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) e identifikoi Bogdancin si vendndodhjen ideale për parkun e parë eolik në Maqedoninë e Veriut.

“Të gjithë do të përfitojnë nga energjia e gjelbër e parqeve eolike, qofshin familjet apo industria; të gjithë do të përdorin energji të gjelbër.”

Parku eolik ndodhet në një zonë të përzgjedhur pas një analize të thellë të të dhënave dhe simulimit të rrjedhës së erës. Ndërtimi i Fazës I të parkut, financuar nga huat e KfW-së  dhe shoqëria e prodhimit të energjisë “ELEM”, përfundoi në vitin 2014, dhe ka një kapacitet prej 36.8 MW dhe prodhim vjetor mesatar prej rreth 112 gigavatë orë, çka iu ofron energji të gjelbër përafërsisht 16,000 familjeve në jug të vendit.

Në fazën e parë u instaluan 16 turbina ere dhe u ndërtua një linjë transmetimit 11 km e gjatë, 110 kV, krahas një nënstacioni dhe rrugëve hyrëse, që lidhin parkun eolik me rrjetin e energjisë. Faza II është në zhvillim e sipër dhe do të shtojë 14 MW në kapacitetin e prodhimit të energjisë të objekteve ekzistuese,për ta sjellë kapacitetin total në 50 MW, sipas planit fillestar.

“Maqedonia e Veriut ka përcaktuar objektiva klimatike shumë ambicioze. Së pari, nënshkroi Marrëveshjen e Parisit për Klimën dhe më pas u angazhua të reduktonte gazet serë me 52%. Në fund të këtij dhjetëvjeçari, vendi do të ketë mbyllur termocentralet që furnizohen me qymyr, çka e vendos në një situatë të vështirë. “Të gjithë do të përfitojnë nga energjia e gjelbër e parqeve eolike, qofshin familjet apo industria; të gjithë do të përdorin energji të gjelbër.” – shprehet Robert Sarlamanov nga Banka për Zhvillim KfW.

“Prodhimi vjetor mesatar do të jetë 112 gigavatë orë. Thënë më thjesht, do të mbulojë konsumin energjetik për rreth 16,000 familje, që do të ishte mesatarisht konsumi vjetor i energjisë për familjet që banojnë në qytezat fqinje të Gevgelija, Bogdanci, Valandovo dhe Dojran.”

Lidhur me projektin

Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) u prezantua në vitin 2009 nga Komisioni Evropian(Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Zgjerimin – ish-DG ELARG, tani DG NEAR), institucione financiare ndërkombëtare dhe donatorë dypalësh, për të rritur investimet në harmonizim dhe bashkëpunim për zhvillimin socioekonomik të Ballkanit Perëndimor. Së bashku me përfituesit e Ballkanit Perëndimor, WBIF-ja formon një partneritet unik, që përcakton prioritetet dhe paketat mbështetëse të investimeve strategjike dhe reformave institucionale. WBIF-ja kontributon në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor jo vetëm duke mbështetur projekte investimi, që përmirësojnë konkurrueshmërinë dhe rritjen, por edhe duke përforcuar bashkëpunimin dhe ndërlidhjen rajonale.

Parku eolik ka një ndikim të ndjeshëm në furnizimin e rajonit me energji. “Prodhimi vjetor mesatar do të jetë 112 gigavatë orë. Thënë më thjesht, do të mbulojë konsumin energjetik për rreth 16,000 familje, që do të ishte mesatarisht konsumi vjetor i energjisë për familjet që banojnë në qytezat fqinje të Gevgelija, Bogdanci, Valandovo dhe Dojran.” – shprehet Goce Dzambalovski nga Centralet Energjetike në Maqedoninë e Veriut.

Së fundmi, Maqedonia e Veriut ka bërë goxha progres me tranzicionin energjetik në Ballkanin Perëndimor. Vendi kryen ankande të energjisë së rinovueshme, duke zëvendësuar qymyrin me energjinë diellore dhe gazin, si dhe duke nënshkruar marrëveshje strategjike investimi, jo vetëm për parqe të mëdha eolike, por edhe për centrale fotovoltaike. Sipas portalit të Energjisë së Gjelbër të Ballkanit Perëndimor, prodhimi i energjisë elektrike në centralet e energjisë së rinovueshme të Maqedonisë së Veriut, vitin e kaluar u rrit me 14.7% krahasuar me vitin 2020, ndërsa produkti i centraleve që furnizohen me qymyr ra me 17.1%. Përqindja e energjisë së rinovueshme në prodhimin e përgjithshëm të energjisë u rrit gjithashtu, nga 29.2% në 31.4%, falë projekteve madhore, si projekti i Parkut Eolik të Bogdancit.

The New European Bauhaus: mundësi për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë

Duke filluar nga sot, Komisioni ka hapur aplikimet për New European Bauhaus Prizes 2023. Në vijim të dy edicioneve të fundit të suksesshme ku pati më shumë se 3,000 hyrje nga të gjithë shtetet anëtare të BE-së, konkursi i vitit 2023 do të vlerësojë me çmime 15 nisma shembullore që lidhin qëndrueshmërinë, estetikën dhe gjithëpërfshirjen – tre vlerat bazë të New European Bauhaus.

 

Në kontekstin e European Year of Skills, edicioni i këtij viti do të fokusohet në arsim dhe të nxënit. Gjithashtu, ne do të mirëpresim për herë të parë aplikimet për projektet dhe konceptet në Ballkanin Perëndimor. Ashtu si vitin e kaluar, do të ketë çmime specifike për personat nën 30 vjeç. Thirrja është e hapur deri më 31 janar 2023 në 19:00 CET.

 

Çmimet e vitit 2023 do të vlerësojnë projektet ekzistuese si dhe konceptet e zhvilluara nga talentet e reja në katër kategori:

 

-Rilidhja me natyrën

-Rifitimi i ndjesisë së përkatësisë

-Prioritizimi i vendeve dhe njerëzve që kanë më shumë nevojë

-Nevoja për të menduarit afatgjatë për ciklin e jetës në ekosistemin industrial

 

Në secilën kategori, aplikantët mund të zgjedhin mes tre drejtime të konkurrimit:

 

-Drejtimi A: “New European Bauhaus Champions”, i përkushtuar ndaj projekteve ekzistuese dhe të përfunduara me rezultate të qarta dhe pozitive.

-Drejtimi B: “New European Bauhaus Rising Stars” i dedikuar ndaj koncepteve të dorëzuara nga talentet e reja të moshës 30 vjeç ose më pak se 30 vjeç. Konceptet mund të jenë në faza të ndryshme zhvillimi, nga ide me një plan të qartë në nivelin e prototipit.

-Drejtimi C: “New European Bauhaus Education Champions” i përkushtuar ndaj nismave që fokusohen në arsim dhe të nxënit. Pranohen si projektet e përfunduara, po ashtu edhe nismat me nivel minimal maturiteti.

 

Çmimet e vitit 2023 do t’i jepen 15 fituesve që do të marrin shpërblim për çmimin deri në €30,000, si dhe një paketë komunikimesh që do t’i ndihmojë ata të zhvillojnë dhe promovojnë më tej projektet dhe konceptet e tyre.